Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/06

Ambasadorja e Kosovës në SHBA,Vlora Çitaku tregoi se Ivica Daçiq nuk është i sjellshëm as në kohën kur nuk shihet nga kamerat.



Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka përfaqësuar për disa vite Kosovën në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku përballet me përfaqësuesin e Serbisë, Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Vlora Çitaku tha se shumë herë gjatë fjalimeve të saja, i bie të dëgjojë tone të ashpra, madje edhe të shara nga Ivica Daçiq.

“Është një situatë shumë e pakëndshme, bashkëbiseduesi im nga Serbia është shumë i padurueshëm . Janë disa gjëra që nuk kapen nga kamerat dhe mikrofonat por ai tërë kohës sa unë flas ai bërtet. Ndonjëherë përdor edhe fjalë të rënda, gjuan fjalë në gjuhën serbe. Më thotë gënjeshtare, po rren, nuk është e vërtetë edhe shan, ndonjëherë edhe me tone të rënda”, tha Çitaku.

Çitaku tha po ashtu se është kundër mbajtjes së këtyre seancave për shkak se sipas saj ‘çdo seancë është një mundësi për Serbinë që të prezantojë Kosovën si një çështje të pazgjidhur brenda OKB-së”.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...