Flori Bruqi: Olimpi shqiptar
(Pikëpamje/kritikë/vlerësime/poetikë...)
Fjala e redaktorit
PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR
Vepra "Olimp shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e theksuam.Madje,kjo e tashmja:"Olimp shqiptar",në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës. Me sajimin e librit "olimp shqiptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare. Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,Abdullah Konushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Raimonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,
krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…
Përmbajtja e librit "Olimpi shqiptar"
1.POETË SHQIPTARË
Fjala e redaktorit
Azem Shkreli
Agim Vinca
Fatos Arapi
Arshi Pipa
Abdullah Konushevci
Esad Mekuli
Agim Bacelli
Besnik Mustafaj
Arif Molliqi
Din Mehmeti
Naim Kelmendi
Sabri Hamiti
Fahredin Shehu
Fatmir Terziu
Ëngjëll Shehu
Raimonda Moisiu
Mardena Kelmendi
Pal Sokoli
Albana M.Litschin
Raif Gashi
Iljaz Prokshi
2. SHKRIMTARË BOTËROR
Albert Kamy,klasiku modern
Borges,ky fenomen letrar
Heinrich Heines,I rilexuar
Gabriel G.Markuez,jeta dhe vepra
Anton P.Çehov
Heminguej,shkrimtari I dy luftërave
Fjodor Dostojevski,art dhe vuajtje
Vlladimir Majakovski
Victor Hygo
Jean Paul Sartre
Orhan Pamuk:Unë jam e kuqja
Robert Schfarc
3. RECENSIONE
Motivi patriotik në vjershat e Ali Asllanit
Homazh veprës së Fan Nolit tonë të madh
Anton Pashku,(1937-1995)
Fatos Kongoli
Ben Blushi:Të jetosh në ishull
Kastriot Myftaraj:Gjyqi intelektual i Kadaresë
Kritika letrare në pozitën "stand by"
Martin Camaj,(1925-1992)
Vedat Kokona:"Lutja e fundit" e shkrimtarit
Romani "Ndanë",një risi në letrat shqipe
Një roman interesant:arkëmorti bosh
Të gjithë gafat e Kodit të Da Vinçit
Flutura Açka:"Kryqi i harresës"
Myrvete Dreshaj-Baliu:"Konteksti i shkrimit"
Zymer Elshani:"Xhitë,xhitë,xhita ime"
Azem Shkreli:"Muri përfundi shqipeve"
Ibrahim Skënderi:"Loku e carroku"
Zekë Murseli:"Buzëqeshja"
Sadik Përvetica:"Diell dhe ylber në zemra"
Mehmet Gjevori:"Prindërit,edukatorë të parë të fëmijëve"
"Beteja e Koshares…",libër me të dhëna të reja për Kosharen
4.TEMA PSIKOLOGJIKE
Dhunimet gjatë luftës në Kosovë
Lufta moderne e Vesli Klark për ta mposhtur diktatorin Millosheviç
Masakra e Çyshkut
Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi
Pse vetëvrasje
Psikologjia andragogjike dhe zbatimi I saj në ushtrinë shqiptare dhe në TMK/FSK
5.TEMA HISTORIKE
Kosova,të pathënat për luftën
Nacionalizmi dhe ndikimet e huaja
Milan V.Sufflay dhe shqiptarët
Jeta e Ali Pashë Tepelenës
Ahmet Zogu
Adem Jashari,symbol I rezistencës sonë kombëtare
6. NGA BOTA E DIJES SHQIPTARE
Gonxhe Bojaxhiu në letërsinë shqipe
Jusuf Gërvalla
Dritësimi i botës shqiptare bëhet me dr.Mirela Bogdani
Akademik Idriz Ajeti,jeta dhe vepra
Kush është Ledri Kurti-Kraja?
Ledri Kurti ose "Martesa" estetike me natyrën
Ismail Kadare pak më ndryshe
Jup Kastrati
Ibrahim Rugova
Rexhep Qosja
Ku është Ukshin Hoti,ai nuk i përket harresës!
Jo nuk çarten kullat tona
Njeriu i prirë për perfeksion
Adem Demaçi ndryshe
Kush është Zymer Neziri?
Kush është Adnan Abrashi?
Kush është Nimon Muçaj?
Intelektuali Namik Shehu,Shqipëria-mjekësia e tij nëpër vite…
Begzad Baliu
Mbi komunikimin tonë
7.OPINIONE PËR LIBRIN "GUXIM SHQIPTAR"
Përgjigje krasistëve të historisë shqiptare
Lufta e opinioneve
Libër që spikat me tematikën dhe gjerësinë njohëse të shumë fakteve dhe të vërtetash
Zbardhja e çështjes kombëtare
Nga forma elektronike te forma e shtypur
Gazeta Tirana Observer:Të dish të guxosh
Poezi nga Flori Bruqi
Shënime për autorin
https://www.scribd.com/document/99839073/OLIMPI-SHQIPTAR-Pikepamje-kritike-vleresime-poetike-Flori-Bruqi
No comments:
Post a Comment