“Epopeja e UÇK-së e zgjoi kudo krenarinë e botës shqiptare, në Kosovë, diasporë e kudo anembanë botës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Me vizionin e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoj mbështetjen e ndërkombëtarëve duke u bërë forcë mbështetesë e jona në vitet 1998-1999. Kosova përfundimisht u bë një vend i lirë për të gjithë qytetarët. Kosova poashtu kaloj me sukses periudhën e tranzicionit deri në aktin sublim, të shpallje së pavarësisë”, ka thënë Thaçi.
“Sot bashkohet më së miri, historia, e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë. Rreshtimet e juaja na bëjnë krenarë, na japin forcë, siguri dhe shumë dashuri për atdheun tonë. Ju jen në themelet e identitetit tonë, si shtet i pavarur që prej kohës së formimit deri tek strukturimi i sotëm. Shpreh respektin më të madh të punës suaj në uniformën e FSK-së.
Këtë uniformë përmes pjesëtarëve tuaj po e bëni të respektuar kudo në botë, qoftë me arritje grupore apo individuale. Duke marrë parasysh përgatitjet e juaja dhe me përkrahjen e ndërkombëtarëve po tregoni aftësinë për të qenë ‘Forca të Armatosura të Kosovës’ Sot është një ditë festive ku kujtohet krenaria për sakrificën e lirisë dhe pavarësisë.
Duam , synojmë dhe FAK-u do të bëhet, nuk do të lejojmë askënd të vë veto të pakufishme për të drejtën tonë legjitime. Jam i bindur se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë vlerë e përbashkët e të gjithë neve, që shpreh karakterin etnik të këtij shteti dhe shoqërisë sonë”, ka përfunduar Thaçi.
No comments:
Post a Comment