2018-03-06

Prof.Dr.Sali Berisha: Çfarë di unë për vrasjen e Azem Hajdarit


Berisha: Çfarë di unë për vrasjen e Azem Hajdarit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer edhe marrëdheniet e tij me Azem Hajdarin dhe momentet e vrasjes së tij.

Ai ishit të përfshirë në tentim puçin e ’98-ës pas vrasjes së Azem Hajdarit?

SALI BERISHA: Absolutisht e kundërta. Azem Hajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së.
 Sa i afërt keni qene me zotin Hajdari?

SALI BERISHA: Shumë i afërt. Që nga dita e parë, takimi i parë tek studentët. Ka qenë në mënyrë absolute e vetmja kafshë politike që kam njohur në jetën time. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, kishte reflekse politike të pakrahasueshme me njeri. Kishte si cdo njeri tjetër rënie ngjitje, por ishte njeriu që cdo ditë do hynte në zyrën time dhe më thoshte “cfarë do tu bëjmë sot”. Ishte tribun.

 A ju ka mbështetur në atë kohë zoti Bujar Bukoshi, me njerëz..?

SALI BERISHA: Jo absolutisht. Ajo ishte një revoltë e përgjithshme. Nëse Partia Demokratike kishte krahun e vet militant, ai ishte krahu i Azem Hajdarit. Ata e kishin idhullin e tyre. Dhe këta njerëz nuk kishin kurrë ndërmend as ta sillnin këtu, por në mënyrë krejtësisht të pavarur, nuk e çuan arkivolin dhe kortezhin nga e kishin përcaktuar, e marrin dhe sjellin tek kryeministria. Kemi bërë gjithçka për t’i ndaluar, është Preç Zogaj, në atë kohë (mos gabohem) këshilltar i Rexhep Mejdanit. Rexhepin nuk e gjen. Dhe kam komunikuar me Rexhepin…

Ishte pak komike zhdukja e Partisë Socialiste

SALI BERISHA: U zhdukën ja mbathën të gjithë si minj sepse ishin implikuar të gjithë në krimin e shëmtuar. Ne ishim të bëhej gjyqi, të bëhej procesi. Ata nuk i arrestuan njerëzit, i liruan. Ne i ndoqëm njerëzit në çdo postbllok se na informonim. Dhe çdo postbllok ata i kaluan lirshëm derisa shkuan në Tropojë. Dërguan njerëz këta dhe ata ja pohuan: “Po ne e kemi vrarë”, por ata nuk i arrestuan dhe bënë gjithçka që të mos i arrestojnë. As gjermanët, përveç serbëve, nuk ka bërë kush masakra në Tropojë sa kanë bërë këta, se futën një luftë vëllavrasjeje. Na thonin njerëzit ose duhet të bëjmë kryengritje dhe e marrim me kryengritje komisariatin sepse jemi më shumë..Sepse këta vrisnin, vrisnin në zyrë. Fatmir Haklaj vrau oficerin e policisë në zyrë, Shaqir Hoxhën.

 A është përgatitur atentat ndaj jush në atë kohë prej atij grupi?

SALI BERISHA: Jo prej këtij grupi s’mund të them. Këta qëlluan por…jo ndaj meje personalisht. Këta donin që unë mos të shkoja në Tropojë, por unë shkova. Këta menduan të më bllokonin rrugën por nuk e bënë dot, sepse unë shkova dhe mbajta miting. Ndaj meje nuk mund të them, por këta vranë Tropojën, vranë njerëz të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje, përveçse kishin përkatësi të partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, Naim Dizdari, Abdyl Matoshi…


*****

Sali Berisha tregon se kush janë vrasësit e Azem Hajdarit

Sali Berisha u pyet në lidhje me akuzat e ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, që thotë se ish-Kryeministri është përgjegjës dhe i përfshirë në ngjarjet që vranë Azem Hajdarin.

“Ky është njëri nga vrasësit e akuzuar nga Sali Berisha. Ka një dëshmi të dorëzuar tek prokurori ndërkombëtar dhe prokurorit të vendit, që e dorëzoi menjëherë në media. Ambasadori amerikan ja dha prokurores norvegjeze dhe një tjetër Arben Rakipit. Ai e nxorri në treg dhe bëri gjithcka për ta sabotuar. Por prokurorja norvegjeze bëri të kundërtën. Vëllai i tij qëndroi dhe vuajti dënimin, u tregua burrë, ndërsa ky ja mbathi. Edi Rama nuk ja çon dosjen në Strasburg për të bërë pikërisht këto deklarata që bën”, u shpreh ai.

Por a ka Berisha një peng të pathënë për Azem Hajdarin.

“Në marrëdhëniet që kemi patur është ndarë nga jeta dhe Sali Berisha me ndjenjat më miqësore dhe më njerëzore që kishte kush. Por Azemi ishte vullkan. Nëse dikush e merrte ndryshe nuk e njihte. Ishte një kafshë politike në kuptimin e mirë. Një njeri me instikte politike të jashtëzakonshme dhe në këtë mes kundërshtitë ishin normale, por asnjëherë me mbetje prapa apo akumulim. Ai udhëhoqi Komisionin e Sigurisë Kombëtare që e dëshi vetë dhe në dijeninë time nuk ka patur dëshirë për të qenë anëtar në kabinet dhe vetë zgjodhi komisionin e sigurisë”, deklaroi ish-Kryeministri.

Frikë nga hetimi?

Sali Berisha ka pranuar të dëshmojë, ka dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit para prokurorve të huaj, ndërsa iu shmang hetimit për ngjarjet e Tropojës. A ka frikë ai nga hetimi?

“Asnjëherë! Unë dëshminë time për vrasjen e Azemit e kam bërë me vullnet të plotë. Nuk ja kam bërë Arben Rakipit. Ai ishte avokati i krimit në atë kohë. Dëshmia ime dhënë ambasadorit amerikan që ai e dorëzoi tek prokurorja ishte këmbëngulja jonë hetimi ndërkombëtar dhe ata erdhën dhe dënuan disa prej atyre. Të tjerët i eleminuan nga dosja. Vrasësit direkt të Azemit morën ndëshkim, organizatorët nuk ishte në dorën tonë. Unë dhashë të gjithë dhe dija jo pak“, u përgjigj ai.

No comments:

Post a Comment

Dhuna Politike në Dardani ...

Kërko brenda në imazh Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerësonte  ish ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie....