Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/08

“ Nuk besoj të ketë në botë si në Shqipëri, obeliskë natyralë, ku është gdhendur vetëmohimi i gruas shqiptare!”


Image result for VILHEME VRANARI


Vilhelme Vrana Haxhiraj


Gra të shquara shqiptare, elitare të kombit.
Paragraf nga dorëshkrimi” Elitat, krenari kombëtare”

“ Nuk besoj të ketë në botë si në Shqipëri, obeliskë natyralë,
ku është gdhendur vetëmohimi i gruas shqiptare!”

“Familja, atdheu i vogël, ku hedh rrënjë kombi, ndërtohet nga të dy gjinitë, ...kur burri dhe gruaja do të dinë ta vlerësojnë njëri-tjetrin për atë që është në gjendje të bëjë e të arrijë secili segment i shoqërisë, do të kemi një familje të bukur, një shoqëri kompakte e pa smirë, një shtet më të konsoliduar dhe një komb të integruar...”Vivra

Shoqërinë njerëzore e bëjnë dy segmente:burra dhe gra, ku kjo e dyta sipas statistikave, zë vendin e parë, me mëse 51% të numrit të të gjithë popullsisë së globit tokësor. Ky segment vital, qeliza e njerëzimit, nga i cili lind e bukura “JETA”, ka dhënë, jep dhe do të japë vlera në shoqëri. Është gruaja që ka dhënë burra të aftë që kanë drejtuar dhe drejtojnë perandori, shtete, organizma kombëtare dhe ndërkombëtare në të gjitha fushat si në organet e larta presidenciale, legjislative, juridike, ekzekutive, si dhe në shkencë, ekonomi, drejtësi, arsim, kulturë, shëndetësi, ushtri etje... Edhe pse të pavlerësuara si e sa duhet, si dhe në kushte pabarazie gjinore, megjithatë janë në një numër të konsiderueshëm gratë që janë ndërtuese të shoqërisë, me të njëjtat vlera si dhe meshkujt. Kurr s’duhet harruar se gjatë historisë ka pasur shumë vajza të reja, bashkëshorte, nëna që me punën e tyre, bazuar në intelekt, arsim, profesion, kurajo, guxim e vetmohim, janë bërë shembuj virtyti që kanë dhënë vlera të njëjta apo dhe më të avancura sesa meshkujt. Në këtë mënyrë ato kanë krijuar modele që duhen ndjekur nga bashkëkohësit apo të merren si nxitje për të thyer konceptet patriarkale të shqoqërisë njerëzore. Në kërkim të modeleve të grave që patën guxim për të sfiduar kohën dhe mentalitetin, për gjetjen e atyre zonjave që thyen tabu dhe korniza shumë të ngurta, të vendosura padrejtësisht ndaj tyre nga politikat e mbrapshta, ka pasur në çdo kohë.
Një fjalë e urtë thotë:“Po të kërkosh, gjen.” Në Shqipëri ka shumë modele grash që me guxim, kanë thyer rregullat strikte dhe patriarkale të mesjetës. Ato dolën kundër kohëve të egra që mohonin ekzistencën e saj si një segment vlerash. Them me bindje se Elitat dolën nga kornizat e rregullave të ngurta të shoqërisë, duke sfiduar kohën dhe pushtetet despotike. Me vlerat e tyre të pamohueshme, jo vetëm kanë luftuar gjatë shekujve për të çliruar vendin, por hodhën themele të reja për një shoqëri të re dhe hapën rrugën e qytetërimit. Këto zonja jetuan e punuan në periudha të ndryshme historike, që me guxim e mençuri u ngritën kundër çdo lloj shtypjeje, dhune dhe tutele, që ishin tregues të lënies së tyre në injorancë, varfëri mendore dhe vartësi ekonomike. Një gjendje e tillë e gruas, me mungesë të theksuar lirie, që ishte për të dëshiruar, përherë ka karakterizuar ndërgjegjen tonë kombëtare në nivele tejet të ulëta. Dua të veçoj e të vë në dukje ato gra intelektuale që u ngritën me forcë kundër shtypjes,dhunës, indiferentizmit gjinor, mohimit dhe hapën rrugën për një të ardhme ndryshe, ku femra të mos ndihet inferiore. Këto zonja vitale me shembullin e tyre ia rritën famën dhe vlerat vendit që i lindi e i rriti, duke e vënë kombin mbi gjithçka tjetër, shumë syresh rritën prestigjin e këtij segmenti të bukur dhe të pazëvendësueshëm.
Synimi i zonjave që kanë dalë nismëtare, ka qenë luftë kundër zakoneve e mentalitetit patriarkal të Mesjetës, nëpërmjet arsimimit të tyre, rritjes së nivelit kulturor, pjesmarrjes së gruas me të drejta të barabarta dhe në kushte të njëjta me burrat në çdo fushë të jetës, pse jo edhe në drejtim. Elitat gra janë vlera që duhen nxitur apo inkurajuar nga shteti me institucionet e tij.
Familja, atdheu i vogël, ku hedh rrënjë kombi, ndërtohet nga të dy gjinitë, nga burri dhe gruaja, por emrin e mbajtjes së familjes, namin e mirë apo famën tek ne, e merr burri. Pse? Ata paskan të drejtë të ndihen të përkushtuar?! Jo. Këtë pseudosakrificë e bëjnë vetëm për ego, për mentalitet dhe për të treguar se “pa burrat nuk rritet fëmija, nuk mbahet familja, madje edhe kombet nuk zhvillohen pa pasur në krye burra shteti”. Arti gojor i popullit tonë të lashtë u transmeton brezave: “Njëra dorë lanë tjetrën, të dyja lajnë fytyrën!” - kjo thënie është më se e duhura dhe tejet e spikatur për këtë rast. Sepse kur të dy gjinitë do të dinë ta vlerësojnë njëri-tjetrin për atë që është në gjendje të bëjë e të arrijë secili segment, do të kemi një familje të bukur, një shoqëri kompakte e pa smirë, një shtet më të konsoliduar dhe një komb të integruar. Natyrisht këto gra që i ka nxjerrë koha,me vrazhdësinë e saj, të cilat qëndrojnë më lartë se të tjerat, pavarësisht nga bindjet politike që ka secila, kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve të larta shtetërore, duke nisur që nga Kryeministri, Qeveria, gjithë pushteti qëndror dhe ai që do t’i spikat i pari këto vlera, duhet të jetë pushteti lokal.
Gra të tilla, që meritojnë të quhen “ELITA” i treguan botës se, ekzistenca e shoqërisë njerëzore nuk mund të jetë e njëanshme, as vetëm mashkullore dhe as vetëm femërore, por mundësohet nga dy segmente, femra dhe meshkuj. Pyes:”Si mund ta mohojnë atë të vërtetë të madhe se, nga gruaja lindën burrat e shteteve, në duart e të cilëve është luajtur e luhet politika, diplomacia botërore, drejtësia dhe fatet e kombeve të mëdhenj apo të vegjël?” Gra të tilla, veç të qenit bija të denja, bashkëshorte besnike dhe nëna apo gjyshe shembullore, por duke sjell progres në ssoqëri në fusha të ndryshme të jetës, kanë fituar disi lirinë vetjake.
Si individ, unë jam kundër lirisë pa kufi që shtrembëron e përdhos nocionin e kësaj fjale të bukur, fisnike, të vyer dhe të pazëvendësueshme.Jam për atë liri që individit, në rastin tonë, gruas i jep mundësinë për të qenë vetvetja dhe si e tillë, është vlerë kombëtare.
Vo:Tribuna Shqiptare,7 mars 2014- Vivra,” Gruaja shqiptare në shekuj”: Historia e kombeve është zhvilluar sipas epokave historike, politike, ekonomike dhe sociale që, në tërësi bëjnë historinë e një kombi. Historinë e vërtetë e bënë njerëzimi me bëmat e tij, vetëm atëherë kur të dalin në pah vlerat e rralla të njerëzve të shquar. Meqë gratë dhe burrat bashkëudhëtojnë, duhen pasur parasysh vlerat reale që ka dhënë çdo segment i shoqërisë në historinë e kombit. Zakonisht politikat e politikanët më tepër i kanë prishur dhe i prishin punë, se sa i japin vlerat e duhura gruas, këtij segmenti të rëndësishëm e të pamohueshëm në jetën politiko-social-ekonomiko-kulturore të kombit. Njëanshmëria e këtij mentaliteti do të ekzistojë për sa kohë të ketë pabarabarazi gjinore. Madje ky qëndrim do të jetë edhe pasi të mënjanohet mentaliteti patriarkal dhe të pranohet se femra ka të njëjtin potencial intelektual e profesional, si burrat. Pikërisht për këtë diferencim gjinor,duhet të vlerësohen veprimtaria, arritjet dhe sfidat e gruas në çdo epokë historike. Çdo epokë ka përfaqësuesit e shquar të shoqërisë.
Ashtu si shumë meshkuj që janë shembuj virtyti e trimërie, si mbretërit ilir,si: Bato, Pleurati, Monuni, Mytili, Pirro i Epirit, Genti, Agroni. Aleksandri i Madh, më vonë Gjergj Arianiti, Skënderbeu dhe Ismail Qemali, ka edhe mjaft gra të shquara.
Theksoj se qysh në lashtësi, gruaja ka mbajtur peshën e familjes e të të gjithë shoqërisë. Gratë ilire merrnin pjesë në kuvende dhe herë -herë u dëgjohej fjala më shumë se sa burrave. Një vlerësim të tillë për femrën e përmban edhe Kanuni i Lek Dukagjinit. Si heroizmat e pashoqe të burrave trima, të tilla drithëruese dhe vetëmohuese, janë legjendat edhe për gratë trimëresha. Shembuj të tillë ka plot.
Pas vdekjes së Agronit drejtimin e shtetit Ardian e mori mbretëresha Teuta, e cila diti t'i udhëheqë ilirët nga beteja në betejë, në luftën e drejtë dhe çlirimtare ndaj romakëve. Teuta u shqua si një stratege e zonja që e nxori popullin e vet nga situata të vështira ndërlufuese, jo shaka por me një Perandori që ishte sundimtare e botës. Kjo u tregoi ilirëve dhe botës se edhe një grua është e aftë të drejtojë si çdo burrë.
Shembuj vitaliteti e besnikërie ishin gratë ilire që luftonin përkrahë burrave. Në kohën që ata ishin në luftë, gratë jo vetëm drejtonin familjen, ekonominë, rrisnin dhe edukonin fëmijët për t’u bërë luftëtarë të zotë, por drejtonin e mbronin edhe pronën e tyre. Pra rrjedhat e kohës nxorën, jo vetëm burra por edhe gra të famshme. Sa e sa gra atdhetare ia kanë rritur emrin Shqipërisë iliro-pellazge.
Ato, në çaste vendimtare për atdheun e tyre, i dhanë emër vetes, kanë mbijetuar me armë në dorë ose kanë vdekur me nder. Shembuj të tillë, janë 6000 gra dhe vasha që dolën malit për çlirimin e Shqipërisë, e cila u përfshi në Luftën e Dytë Botërore. Veç tyre ka dhe nga ato zonja me kuptimin e vërtetë të fjalës, që me bëmate tyre janë shndërruar në legjenda, si: Doruntina e Vranajve, të cilën e thirri zëri i tokës mëmë. Legjendat e Gjergj Elez Alisë dhe të Mujës e Halilit, që veç trimërisë së pashoqe tregojnë besën e shqiptarit. Rozafa e flijuar që muret e kështjellës së Shkodrës të mos binin, duke lënë jetim fëmijën në gji. Argjiroja, e cila për të mos rënë në durt e pushtuesve, u hodh nga muret e kalasë së Gjirokastrës. Mbretëresha Teutë, gratë e Sopotit, gratë e Pargës, apo suljotet në vallen e vdekjes, përjetësuar nga piktori Ari Shefer, në pikturën “Gratë e Sulit”.
*Maro Konda:Kujt mund t’ia merrte mendja se nusja e re nga bregu i praruar i Jonit do të bënte epokë, që u vetflijua, duke u hedhur nga shkëmbi dhe tërhoqi në greminë pas vetes, turqit e lidhur me litar njëri pas-tjetrit. Pas njohjes së vitalitetit dhe karakterit të gruas shqiptare, i kanë përjetësuar në vpra letrare, kurse Akademikja franceze, Margaret Jursenar në tregimin “Qumështi i vdekjes” u bazua në legjendën e murosjes së Rozafës, nënës së re që u flijua nën gurët e kalasë. Ka vënë në gojën e një personazhi të entuiazmuar nga legjenda e Rozafës,i cili u shpreh: “Ama për nënë do të doja të kisha një vashë si ajo e legjendës shqiptare”.
Kujtojmë dy princeshat e Kaninës:
* Rugjina Balsha, e cila në shek.e XIV bëri epokë, duke luftuar dhe udhëhequr luftëtarët si burrë. Pasi aleatët ia mohuan ndihmën, nuk fitoi, por as nuk iu dorëzua pushtuesve osmanë. Ajo me trimat e saj migroi në Korfuz, ku vdiq me sytë nga brigjet shqiptare.
* Donika Arianit Kastrioti, e cila ishte e denjë për t'u kurorëzuar Mbretëreshë e Arbërisë, titull që e mbajti me nder edhe pas vdekjes së Skënderbeut. Si Donika, dhe e motra, Shën Angjelina, dy vajzat e Princit të Kaninës, Gjergj Arianiti rritën emrin e tyre, të të atit dhe të Arbërisë. Donika Kastrioti jetoi jo pak po 32-33 vite në oborret e Napolit, Venedikut me dinjitet mbretëreshe. Deri në vdekjen e saj, në fillim të shek XVI ajo nuk reshti së ndihmuari shqiptarët nga mërgimi ku jetonte.
*Elena Lukrecia Peshkopia Me këtë rast ju njohim me të panjohurën Elena Peshkopia, e para grua në botë që mori doktoraturën në Filozofi. Programin e doktoraturës e ndoqi në Universitetin e Padovës( Itali). Ajo për doktoraturë mbrojti teoritë e saj sipas babait të Filozofisë,Aristotelit, më 25 qershor 1678 para profesorëve të filozofisë, astronomisë, logjikës, mjekësisë dhe teologjisë, në Universitetin “Vassar” të Nju Jorkut në SHBA. Aty para katedrës, Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin. Portreti i saj është në dritaren e qelqit rreth 7 m. i lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson”, në Universitetin “Vassar”. Gjithashtu ky portret që ngre në piedestal gruan shqiptare, gjendet edhe në shumë universitete të Europës.
*Rilindja Evropiane dhe lufta për të drejtat e gruas.
Qysh në shek. e XVIII-të, në oborrin e Shën Petërburgut u bë evolucion social-ekonomik-kulturor nga Perandoresha Katerina e Madhe. Kjo grua me origjinë gjermane, shërbeu si shembull për femrat përparimtare dhe të arsimuara të Evropës, që kërkonin ndryshim, të cilin duhet ta sillte gruaja prej së cilës lind jeta. Askush nuk mund ta mohojë se nga gruaja lindën burrat e shteteve, në duart e të cilëve është luajtur e luhet politika, diplomacia botërore dhe fatet e kombeve. Shumë zonja të nderuara, që e urrenin skllavërinë e femrës si segment, izoluar brenda katër mureve të shtëpisë, kishin vërejtur se mungesa e lirive dhe të drejtave të gruas, mospjesmarrja e saj në votime, mosarsimimi apo mohimi i të drejtës së punës intelektuale në administratën shtetërore, ishte një pengesë për zhvillimin e kontinentit plakë. Femrat e arsimuara e kanë ditur se ky segment i shoqërisë, gruaja e pakulturuar ka qenë pengesë e zhvillimit të shoqërisë. Ndaj qysh në Mesjetë vajzat malësore të Alpeve shqiptare morën një vendim që do të luftonin kundër pushtuesit si me pushkë por edhe me zgjimin e ndërgjegjes. Ato u ngritën kundër sundimit të huaj për të mos u bërë skllave që të shiteshun nëpër tregjet e Europës. Këto ishin 200 Amazonat shqiptare, që shkuan në ndihmë të Katerinës së Madhe në brigjet e Detit të Zi. Gjithashtu ishin këto amazona të maleve shqiptare që u ngritën kundër fejesës në djep dhe martesave të detyruara nga ligjet e egra të kohës.
*Nora e Kelmendit: Ajo ishte një e re trimëreshë, si zanë mali, e cila bëri emër ishte në shek.XVII. Nora ishte vajza nga Malësia e Madhe. E shquar për bukurinë dhe trimërinë e saj Nora e Kelmendit, në vitet 1637-38, pranoi të martohej kundër vullnetit të të atit me kryekështjellarin boshnjak, Pashanë e Shkodrës, të cilin e vrau me një kamë me dorezë argjendi, që e kishte fshehur nën xhubletë. Për këtë akt trimërie që nuk iu nënshtrua të huajit, bota e quajti Brunilda Shqiptare, ose Mbretëresha e Maleve që vrau kryekështjellarin, ashtu si Brunilda e antikitetit që vrau Zigfridin.Shembujt tregojnë se,

*Rilindja Europiane ndikoi edhe në Shqipëri.
1993) - sepse për gruan shqiptare, madje edhe në botë ishte e ndaluar të merrej me politikë apo punë intelektuale.
Por me kohë femrat e arsimuara e kishin të qartë se pa një grua të kulturuar nuk mund të ketë as familje, as rini dhe as të ardhme të zhvilluar të kombit. Si pasojë e nivelit të ulët kulturor të njerëzimit, botës do t'i mungojnë kombet e qytetëruar. Në Europë kishte nisur lëvizja femërore madje e nxitur nga burrat. Në Paris, Rusoi themeloi shoqatën "Lega e Gruas"më 1869. Por ligjet e kohës ishin të egra. Ndaj shumë gra që kërkonin ndryshim, përfunduan në gijotinë, shumica e të cilave ishin nga shtresa e lartë e aristokracisë, mbretëresha e princesha si në Skoci, Angli, Hollandë, Francë etje. Një shembull i tillë ishte e reja 19 vjeçare franceze Zhan d'Ark (1412-1431), që udhëhoqi lëvizjen fshatare në Francën e viteve 1429-1431,model, që e ndoqën amazonat shqiptare,Nora Kelmendi, Janica Martinaj apo Tring Smajlja.
Revolucioni në industri, solli ndryshime rrënjësore në Evropë. Dalja e gruas në punë me kushte të vështira, paga e ulët, orari 12-14 orë dhe puna e rëndë e të miturve në miniera, ose si hamenjë, bënë që gruaja të zgjohej ndërgjegjësisht sidomos në Angli e Francë.
*Shekulli i XIX-të,shekulli i Rilindjes Evropiane, ishte një lëvizje social-kulturore, në të cilën u përfshinë edhe mjaft zonja. Në këtë kohë, krahas industrisë, mori hov arti, letërsia, piktura, skulptura, muzika, teatri, baleti etje. Duhej kurajo dhe guxim nga gra të virtytshme që të thyenin konceptet mesjetare dhe të dilnin nga kornizat e kohës. Këtë rrugë ndoqi dhe një ndër 10 gratë e shquara të shekullit XIX-të:
* Elena Gjika ose Dora D'Istria, që u bë pjesë aktive e Rilindjes në Europë. Elena ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. Lind pyetja:-Pse mbante këtë pseudonim? E dimë mirë se atëherë ishte e vështirë që të pranohej gruaja si vlerë e profesioneve si letërsi, politikë, drejtësi, diplomaci, profesione që ishin pronë për mendjet dhe forcën mashkullore. Ndaj Elena Gjika jo më kot u quajt Princesha e Kulturës Evropiane. Nuk besoj të ketë në botë si në Shqipëri, obeliskë më natyralë që ka gdhendur vetëmohimin e gruas shqiptare, si kanë dalë vetë ato.
Elena nuk ishte rasti i parë në kontinent si grua e emancipuar. Në Francë ishte Zhorzh Sandi, e cila vetëm kur mohoi emrin femëror dhe u vesh si kalorës, mundi t'i botonte veprat e saj letrare. Në Evropë atë kohë kishte mjaft femra të kulturuara, por mes tyre ishin 4 femra të famshme që ngjallën respektin e botës mashkullore, zgjuan dhe rritën interesin e rretheve politike, të salloneve mondane, tryezave diplomatike për mençurinë, kurajon dhe elegancën e tyre. Ndërkohë që gruas i ishin mohuar shumë të drejta, madje dhe e drejta e votës, në Angli u shqua një zonjë, Virxhinia Woolf, shkrimtare moderne, romanciere, publiciste e shquar, eseiste, që mbronte të drejtat e grave. Le të[ shohim disa modele grash elitare të kombit shqiptar:
*Laskarina Bubulina:Në Luftën për Pavarësinë e Greqisë, mes shumë burrave shqiptarë,u dallua gruaja shqiptare, luftëtarja trime, kapedania, Laskarina Bubulina, e cila e vuri gjithë pasurinë në shërbim të revolucionuit grek.
*Lejla Rasih Dino: Fisnikja nga Çamëria, Lejla Rasih Dino,në emër të grave shqiptare, si një diplomate e sprovuar, iu drejtua autoriteteve të larta botërore për çështjen e trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijve të 1913-ës. Ishte gruaja e parë shqiptare që me kurajo iu drejtua në kohën e duhur, Kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris, për përkrahjen e drejtë të çështjes shqiptare. Ajo trokiti tek simboli i Paqes, personaliteti më në zë i politikës botërore, Woodrow Wilson, për mbrojtjen e çështjes shqiptare në përgjithësi e të Kosovës e Çamërisë në veçanti. Ajo preku zemrën e Wilsonit, i cili kishte firmosur zyrtarisht dhe vendosur ne kalendar të dielën e dytë të muajit Maj festën e nënave, “Mother’s Day”. Lejla Dino krijoi në Gjenevë të Zvicrës “Komunitetin e Gruas Shqiptare” në vitin 1919 dhe identifikoi se SHBA ishte mik i madh i Shqipërisë.
Ne themi:“E vërteta vonon, por nuk harron” Për 100 vjetorin e copëzimit të Shqipërisë nga konferenca e Ambasadorëve, u botua Traktati i fshehtë i Londrës 1915, i cili kishte hartuar zhdukjen e Shqipërisë, njëlloj si Kongresi i Berlinit 1878, kur kancelari gejramn, Bismarku u shpreh: “Shqipëria është një shprehje gjeografike.”

* Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi :Jo vetëm nuk duhen harruar, por duhet të nderohen motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, të cilat hapën shkollën e parë shqipe të vashave më 1892 nën luftën e rreptë të kishës helene dhe Portës së Lartë, për ta penguar përhapjrn e gjuhës shqipe. Ndalonin zhvillimin e arsimit, që forconte kombin shqiptar, e shihnin si rrezik të pretendimeve të tyre gllabëruese, ndaj i pengonin shkollat e para shqipe.
*Tringa e Malsisë, ose Tring Smailja: Në kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, me në krye heroin legjendar Ded Gjo Luli, ku u përfshinë edhe gra si Tringa e Malsisë, ose Tring Smailja. Kjo kryengritje u kurorëzua me ngritjen e flamurit në Deçiç, më 3 prill të po këtij viti,që është Preludi i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
*Janica Martinaj - Vo:New York Times 25 maj 1911 dhe Gazeta franceze'Le Petit Journal', më 28 maj1911: Beteja e Vraninës - një Zhan d'Ark shqiptare :” CETTINJE, 9 maj. Në betejën e Vraninës, Malësia mbi Shkodër - u shqua një vajzë e re, shumë e bukur, Janica Martinaj , që zuri vendin e babait të saj të vrarë dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Vajza në mediat e huaja u quajt “Zhan d’Ark shqiptare”.
*Shote Galica: Kush nuk e kujton heroizmin e trimëreshës Shote Galica, e cila u vesh si burrë, ngjeshi armët e Azem Galicës, bashkëshortit, dhe luftoi kundër të huajve. Ç'bëri më shumë heroi legjendar El Sidi, se sa kjo grua malësore që mbrojti trojet arbërore?
*Sado Koshena, nga Dukati i Vlorës më 1907 u bëri qëndresë torturave të xhandarëve turq, për kunatin, që s’ pranoi të shërbente në ushtrinë turke. Më 27 dhjetor 1912, në luftën italo-greke nisi djemtë në luftë, ngjeshi gjerdanin me fishekë dhe mauzerin në dorë, luftoi në Llogara kundër forcave greke, që kishin zbritur në Himarë. Kur pa burrat që lanë frontin e luftës gërthiti: “Turp, turp! Pse kështu bëjnë burrat? Shkoni, shkoni e futni në çitjanet e grave që të shpëtoni lëkurën!”- (Dukat- Word press). Po kështu në Luftën e Vlorës, më 4-5 qershor 1920 ishte në krye të çetës prej 13 vetash, që shpartalluan garnizonin Italian.
*Gratë e shquara shqiptare të kohës moderne :
* Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare për gjallesat e ujërave, që e vrau diktatura me grupin që gjasma hodhi bombë në ambasadën sovjetike. Pas vrasjes, studimin e saj, dorëshkrim gati për botim, ia dhanë autorsinë, një rusi dhe dy shqiptarëve.
*Tefta Tashko Koço, Sopranoja, që me talentin dhe zërin e saj debutoi në skenat e Parisit dhe La Skalës (Milano), e kërkuar të ushtronte artin e saj brilant në SHBA. Por ajo zgjodhi vendin e saj,. Ajo ngriti në art lirik këngën popullore, folklorin e pasur shqiptar, duke e shndërruar atë në art modern e të përjetshëm.
*Musine Kokalari, Gjatë luftës së II Botërore doli një grua trime, Musine Kokalari, intelektuale me vizion të gjerë për demokracinë në Shqipëri, që ishte për një shtet të tipit evropian, pasi ishte arsimuar në Universitetin e Romës. Ajo luftoi me penë duke lënë mbi 5000 faqe dorëshkrim. Ishte gruaja që nuk i ndërroi idetë edhe pse e kaloi gjithë jetën në burg dhe internim.
*Nermin Vlora Falaski, Studiuesja, gjuhëtarja që ka mbrojtur me dije e kulturë origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe, që vërteton se përmes gjuhës shqipe deshifrohen shumë gjuhë të vdekura. Teza e Nermin Vlorës, që thekson se shqipja rrjedh nga pellazgishtja, është një dokument i rëndësishëm për ekzistencën parahelene të shqiptarëve si pasardhës direkt të iliro-pellazgëve.
*Nobelistja "Nënë Tereza", e mohuara nga Diktatura Komuniste e cila është një prej personaliteteve më të mëdha të kombit shqiptar, e quajtur “nëna e të gjithë botës” e cila sot është shenjtore “Shën Nënë Tereza e Kalkutës”.
*Laura Nexhat Mersini nga Vlora, një shkencëtare e re shqiptare, pretendente për çmimin Nobel .Dr. Laura Mersini-Houghton, Profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Chapel Hill. Kjo grua, një gjeni “Mari Kyri”e sotme e fizikës së kozmosit, që me kurajo demonstroi zbulimin e saj shkencor më (24-29 gusht 2015) në Suedi para 32 shkencëtarëve nga e gjithë bota. Ajo deklamoi se Teoria e Big Bang-ut dhe e ekzistencës së ‘vrimës së zezë’ është e pamundur për shkak të energjisë së jashtëzakonshme që i duhet një shpërthimi të tillë. Ajo shkencërisht hodhi tezën se, Gjithësia është multiverse.
Tani pyes se cila nga këto zonja të nderuara, nga këto elita shqiptare që ia kanë rritur prestigjin kombit, është vlerësuar nga politika, nga shteti shqiptar?! Shumica janë të mohuara, të panjohura dhe ndonjera që është vlerësuar, nuk e ka marrë vendin që meriton në piedestalin e elitës së mohuar shqiptare.” I uroj gruas shqiptare kurrë të mos rresht për të kërkuar të drejtat dhe liritë e saj për rritjen e ndërgjegjes kombëtare, për integrimin e saj me dinjitet dhe jo duke qenë bishti i kavallit në politikë e kudo, por me arsimim , profesionalizëm dhe intelekt..
Ndaj me të drejtë jam shprehur 25 vite më parë: (Vivra.Kogresi i I-rë i LDG-ës 5 mars,Tiranë-1993.)
“Ne jemi gra,me arsim të barabartë, gjithashtu me intelekt dhe profesionalizëm të barabartë me burrat. Ç’kanë më tepër nga ne këta zotërinjë? Vetëm se ata janë më të korruptueshëm se gratë. Pasi një grua e korruptuar, nuk ka vlerë morale as si bijë, si motër, si bashkëshote dhe aq më tepër si nënë apo gjyshe, pasi duhet të jetë model mirësie dhe virtyti në shoqëri e kudo. Fëmijët i lindim dhe i rrisim bashkë me burrat, familjen e mbajmë së bashku, shoqërinë e ndërtojmë së bashku, atëherë përse të mos drejtojmë politikën dhe pushtetin të dy segnmentet bashkë?!
Respekte dhe konsideratat më të larta për këto zonja që u vetëflijuan për zhvillimin dhe integrimin e kombit! Vivra.
Vlorë 6 mars 2018

2018/03/07

Kauza e qëndresës dhe dinjitetit kombëtar përballë armiqve të lirisë…


Image result for dugagjin hata
Nga Dukagjin HATA


Krijimi i një profili të lartë dhe të qëndrueshëm shoqëror,politik,estetik, kulturologjik është një proces i gjatë dhe që ndodh natyrshëm, pa shtytje nga jashtë unit dhe pa paterica të gjithëfarëshme, të cilat nuk të çojnë askund, përveçse në bjerrje kohë dhe devijime e keqkuptime të skajshme.

Ndryshe nga pseudoelita e “shtrydhur” në shtrydhësen e “ekskatedrës” dhe që në këto vite tranzicioni ka prodhuar shteprësi, një elitë reale është konturuar ngadalë por bindshëm në letrat tona, në media, në hapësirat e kulturës kombëtare etnike e një nga zërat e kësaj elite, analisti, politologu, kulturologu, autori i mjaft librave dhe qindra shkrimeve të botuara në shtypin mbarëshqiptar, Azgan Haklaj, ia ka dalë të përveçësohet në daljen e tij publike në fushën e shkrimtarisë dhe më gjërë.

Në dy librat e tij më të fundit “Jam Arbër: 800 vjet shtet” dhe “Shteti Komb, domosdoshmëri historike”, Haklaj vazhdon të përvijojë qasjet dhe qëndrimet e tij rreth shtetit dhe antishtetit, rreth politikës si forcë progresive dhe mundësi shndërrimi të shoqërisë dhe politikës si bunker, ku mbyllën instinktet më të ulëta të llojit human, rreth asaj çfarë kemi dëshmuar me historinë dhe parahistorinë tonë brilante, ne pellazgët, ilirianët, arbërorët, shqiptarët, bijtë e këtij dheu të lashtë me rrënjë në qytetërimin dhe kulturën evropiane dhe çfarë na kanë rezervuar kohët e këqija, aleancat e këqija dhe shtetarë të këqinj në udhëkryqe të trishta kohësh dhe epokash historike.

Është një kërkim që autori ka kohë që e bën me pasionin dhe përkushtimin e një intelektuali emblematik, duke gërmuar në thellësitë e fjetura të një vetëdije të harruar historike, për të nxjerrë që andej ide, qasje, fragmente ëndrrash të gjymtuara në kohë të vështira për shqiptarinë, rekujeme që mbartin mesazhe dhe kumte që rrëzëllijnë në të gjitha kohët.

Nëse në librin “Jam Arbër: 800 vjet shtet”, Azgan Haklaj ndjek gjurmët e ajkës së fisnikërisë së kombit, shenjat e shtetit dhe të kryeshtetarëve, që u ngritën në lartësitë e epokave që i lindën dhe i mbrujtën, tek libri tjetër “Shteti Komb, domsodoshmëri historike”, depërton në palcën e historisë sonë kombëtare, një histori e deformuar dhe keqkuptuar, të cilën ai e “pastron” nga retushimet dhe pluhuri i stisjeve të kahershme, duke tentuar që ta xjerrë mendimin historik dhe filozofinë e ekzistimit gjithëshqiptar nga vorbullat e amullisë dhe hutisë së kahershme të “ekskatedrës”.

Ajo që autori mbledh pikë pikë, me pasionin e një arkitekti dhe projektuesi brilant në librin “Jam Arbër: 800 vjet shtet”, duke na përvijuar linjat e një historie të ndaluar, me ngjarje që edhe pse na madhështojnë e fisnnikërojnë nuk kanë gjetur pasqyrim në linjën e historisë sonë zyrtare, e rikonturon dhe plotëson në librin tjetër “Shteti Komb, domosdoshmëri historike”, ku rrinë të ulur në të njëjtën “sofër”, në sofrën e madhështisë sonë kombëtare figurat më emblematike të kohëve të vjetra e të reja të shqiptarisë.

Azgan Haklaj e rindërton mendimin e tij analitik, duke shkrirë në një induksionin dhe deduksionin, sinkroninë dhe diakroninë, elegancën e frazës ku spikat një stil i latuar, i përpunuar hollë, me fuqinë e imazhit dhe kthjelltësinë e gjykimit, duke iu dhënë veprave të tij një qasje të thellë dhe shteruese ndaj realitetit të të ndodhurave, që bën objekt të shqyrtimit të tij.

Tek Haklaj shkrihet në një gazetari investigues me analistin shije hollë, historiani me mendimtarin, veprimtari politik e shoqëror me politologun, individi i aksionit kombëtar me atë të përballjeve të mëdha e të gjithëkahshme, për shkak të kauzave madhore që pasqyron dhe mbron.

Ajo që ngre si qasje dhe vizion ndaj një realiteti historik të anashkaluar e për më tepër të anatemuar tek libri mjaft intersant “Jam arbër: 800 vjet shtet”, ku “parabola” e faktit dhe analizës vjen përmes një deduksioni të beftë, rikonturohet në figura dhe mesazhe gjithëkohore tek libri tjetër jo më pak domethënës “Shteti Komb, domosdoshmëri historike”, ku idetë dhe tezat autori i përcjell nëpërmjet një site të imët analitike, herë me sharmin e një gazetari inevstigues shijehollë, herë me mprehtësinë e analistit dhe intuitën e dikujt, që gjithçka e ka provuar në lëkurën e tij dhe “lëkura” si përvojë në rrugëtimet e qëndresës është dituria më e madhe e njeriut.

“Manualet” diturore të Haklajt, qasjet e tij të freskëta e të befta ndaj realittetit historik, politik, sociologjik panshqiptar, ngrihen përmbi kufijtë dhe doganat mes shqiptarëve në Ballkan e më gjërë, duke na përcjellë mesazhe që ndriçojnë të djeshmen dhe aktualitetin e kësisoj vlejnë për sot e për nesër.

Sipas Haklajt, mesazhet e shqiptarisë në kohë nuk kanë ndryshuar që nga epoka e shtetit të Arbërit në epokën e internetit dhe dixhitalizimit të gjithçkaje, në të ashtuquajturën epoka e modernitetit, por kanë ndryshuar vetëm kostumet dhe rekuizitat e protagonistëve dritëshkurtër politikë, këtyre dështakëve, që në vijë lineare, me një kurajo të pacipë, iu janë kundërvënë heronjve, martirëve, mbartësve të idealit gjithëkombëtar, idealistave dhe progresistave të gjithëkohshëm.

Azgan Haklaj, para se të jetë politikan, artist, njeri i aksionit kulturolgjik, ësht një misionar dhe si i tillë qëndron përmbi podiumet politike të radhës, përmbi foltoret, ku premtimet boshe ngjajnë me koshat pas të vjelave, siç thotë i urti ynë shembullor.

Tek ai shkrihet në një analisti, mendimtari, politikani, politologu, veprimtari aktiv atdhetar, kulturologu, që me dijet dhe kurajën e tij ka vënë në veprim një institucion prestigjioz të lartësimit të vlerave kombëtare, siç është Unioni Artistik I Kombit Shqiptar, të cilin ai e ka krijuar dhe ngritur në lartësitë e një misioni atdhetar në çdo cep të trojeve tona entike.

Njerëz si Azgani, që me aktin e tyre përkushtimtar iu paraprijnë kohëve të reja të shqiptarisë, nuk i nxënë njëzet e tetë mijë kilometrat e Shqipërisë amë, të rrudhur, të ngrënë kufijsh e të gjymtuar nga kohë të errëta dhe mllefe primitive.

Azgani e konsideron veten njësoj të angazhuar si për Tropojën, vendlindjen e tij, Tiranën, vendbanimin e tij, Shkodrën, Fierin, Vlorën, Sarandën, Strugen, Pejën, Gjakovën, Prizerenin, Prishtinën, Kumanovën, Tuzin, Artën, Prevezën, duke lidhur me aktin e tij të pandërprerë kulturologjik, me lëvizjen fizike dhe shpirtërore, me këngët, vallet, librat e tij dhe të miqve të ti të gjitha fijet e dukshme dhe të padukshme të kombit. Nuk ka personalitet politik e kulturologjik për të cilin të kenë shkruar aq shumë pena mjeshtërore, siç kanë shkruar për Azganin. Për të janë shprehur shkrimtarë e poetë të shquar, politikanë të zotë e kryetarë partish, ish kryeministra me të cilët ka replikuar dhe më vonë janë detyruar të pranojnë epërsinë e akteve të tij përtej të zakonshmes, në mbrojtje të vlerave qytetare dhe politike të demokracisë së brishtë shqiptare, kryeministra në detyrë, diplomatë të rangut të lartë të kancelarive më të fuqishme të vendeve të zhvilluara europiane.

Për shkak të qëndresës së tij të ngritur në një kult dashurie për lirinë dhe identitetin panshqiptar, mbi Azganin dhe familjen e tij janë bërë gjashtë atentate politike, që nga vendosja e eksplozivëve në banesë deri tek snajperi, C4, granatimi me armë të rënda, aksidenti me makinë e deri tek tentativa për ta helmuar.

Veprimtaria dhe kauza e tij është shfaqur në një linjë konstante, në përballje me segmente të mafies shtetërore dhe është bërë objekt i kanecelarive të BE-së, Moskës e Uashingtonit, dy perandorive më të mëdha të kohës, me të cilat ka pasur letërkëmbime.

Gjithmonë Azgan Haklaj ka mbrojtur dhe mbron me fanatizëm identitetit evropian të shqiptarëve, duke i kërkuar rrënjët e këtij identiteti thellënë histori, në ato humnella keqkuptimi dhe devijimi që na kanë ofruar historianët e linjës pansllavisto-komuniste, linjë të cilën ai e çmitizon me argumente të fortë dhe mendjekthjelltësi të admirueshme.

Mjeshtri i Madh Azgan Haklaj, siç thotë Dr. Bujar Leskaj në parathënien e librit “Shteti Komb, domosdoshmëri historike, “i ka parë personazhet e historisë kombëtare në një këndvështrim të ri dhe pak të ndriçuar më parë. Kur lexova shkrimin e titulluar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Moisiu ynë” tek libri i pestë “Jam Arbër: 800 vjet shtet”, u mahnita me portretin që i kishte gdhendur Heroit tonë Kombëtar.Një Skënderbe epik dhe modern njëkohësisht, strateg gjenial e burrë shteti vizonar, ideator e themelues i shtetit të përqëndruar Arbëror “.

Idetë e tij nacionaliste, përkushtimi dhe qëndresa e tij, do t’i bënte nder spektrit politik shqiptar, që sot e gjithë ditën ka qenë i zënë duke bërë pazare e duke ndarë tortën e turpit, ndërkohë që individë si Azgani iu nënshtrohen presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve me jetë, në një vend ku të jeshë idealist dhe progresist është një sprovë e vështirë.

Ne shqiptarët ka një mijë vjet që po përjetojmë kaosin e madh dhe nuk orientohemi dot në kohë-hapësirën gjeopolitike, falë një hutie shumëshekullore, të ardhur, siç thotë Haklaj në librat e tij, nga moskuptimet e gjata e të rënda, që kanë pasuar njëri-tjetrin, nga vënia e shkopinjve nën rrota që i kanë bërë shtetit dhe shoqërisë shqiptare plangprishësit e djeshëm dhe të sotëm, që i kanë vrarë e rivrarë heronjtë dhe martirët kohë pas kohe e tradhëti pas tradhëtie. .

Qasja e Azgan Haklajt në këto dy libra është në përvijim të ideve të tij rreth historisë së popullit shqiptar, ku tash njëqind e ca vjet shtet i reduktuar i shqiptarëve në Ballkan, (ku janë kërkimet e “ekskatedrës” për “Shtetin e Arbërit”, këtë identitet të lakmuar prej gjithëkujt në këtë sijudhesë të vjetër?!) historia jonë na ka ardhur e frustuar, e deformuar dhe e shantazhuar, sa prej armiqve tanë historikë, po aq dhe prej vetë shqiptarëve.

Ashtu si dhe në pesë librat e tjerë të tij, të pritur ngrohtësisht nga lexuesi dhe qarqet letraro-historike-gazetarekse, edhe në këto dy librat e tij të fundit, Haklaj ndërton gur pas guri kauzën e tij dhe të bashkëidealistëve që mendojnë si ai, se historia jonë duhet të pastrohet nga jashtësitë dogmatike dhe e vërteta e kulluar e të ndodhurave tona kombëtare në shekuj e mijëvjeçarë do të na çlirojë nga çdo makth dhe moskuptim ekzistencial.

Cikël poetik nga DUKAGJIN HATA

NGA TUNDJA E AJRIT KINDAT E MBRËMJES U VARËN NË KRYQ HARRESE

Image result for DUKAGJIN HATA


Në kohën e lisit tënd



Në lugun e Kroit të Butë

Ende shoh fytyrën tënde

Pasqyruar mbi ujë.

Me shpejtësinë e dritës

Iku koha dhe çasti ngriu

Në avullin e bardhë përtej driatres.

Qenë vetëm fjalë, ndjesi, përfytyrim

U bënë mungesë, pëlhurë e endur me nge

Në tezgjahun e të pathënave.

Qukapiku çukit zgavrat e thata

Në kohën e lisit tënd

Ulen shqiponjat.



Për shkak të tundjes së ajrit



Nga tundja e ajrit kindat e mbrëmjes

U varën në kryqe harrese, manjola lëkundëse,

Purpuri i imët i sitës harrakate të dëshirave

Veshur me purpurin e klithjeve të bufave, krela bionde,

Parfumosur me ankthin e pritjeve, dëshira të befta kozmike,

Kaktuse pendesash pa mëshirë, askund nën asnjë qiell,

Mbi asnjë dhe, askush kujtohet për krahun cung të Rembosë,

Për anijen e dehur po. Rendin pas saj në dehjen e valëve dhe peshqve

Frymërat e algave brohoritëse, shtjellat e verbëra të diellit,

Manat e tokës dhe qiellit, gaforret e ç artura të puthjeve,

Mbështjellë me frymën e muzgjeve të verbër.

Anije e ç artur, detarë të ç artur, kohë e ç artur

Nga tundja e ajrit, të parat bien zonjushat me parzmore citatesh…

Pasatj rrogëtarët e ngeshëm të bujtinave ndanë rrugës,

Më vonë adhuruesit e Maos në orizoret pa frak,

Vijojnë më tej lypësit, politikanët, prestigjiatorët,

Rapsodët në odat e burrave në male,

Tek pinë raki thane të zier dy herë

Dhe kupat i hedhin në pusin e harrimit.

Në gishtat e gjatë të zonjave,

Në gishtat e lyer me këna pasthirrmash

Bien kërpudhat e tejpjekura të epshit…



Tramaks nga bukuria



Muzgu me eks i përpiu ahishtet

Shqarthin e pendesave të myshkura n’ajri

E orët e malit tu vallzu n’lumni

I grishin ujëvarat

N’gosti të harbuara

E Lugjet e Verdha, tu derdhë mëny

Mbi ojna kungatash të harruara

Pinë kupën e mushtit të barit të ri…



Në lektisje. Një pasthirrmë. Thyhet agu përbri

Si dru i thatë bie nga orteku.

Dizdar Osman Aga del në vërri

Orët e Mujit i këndojnë përbri

Rrokullisen kohët atij shtegu.

Muzgu me eks i piu ahishtet

Shqarthin e pendesave të myshkura n’ajri…

Dizdar Osman Aga i tramaks nga bukuria

Pesë mijë dimra s’po shtin gjumë në sy.




Humbet në anën e sprapsme të hënës



Ana e sprapsme e hënës, kungatë e shelgut në ujë,

Lëmashku i verës premtuese, tre herë rikrijuar

Në tehun e një ëndrre ngujuar, fiksim i gjithkujt

N’ajri zogu i mishit të harbuar

Brohoret e shkalafitet pa bujë

Në lëkurën tënde rritet pema e vjetër

Në tokën e askujt.

Ti vjen nga një cep i kopshtit

Me krelat si fllade përmallimi,

Veshur me nejlon nënshtrimi

Shtjellë e ëmbël gufmon gjinjtë e pritjes

Teksa muzgun e mbështjell me hije erëmimi

Si kulpër kacaviresh në lisin e çastit

Fytyra jote e imët, kubike

Humbet në anën e sprapsme të hënës

Dhe plaku Balë i bie lirës dhe vjel tinguj

Frutat e tejpjekur të një stine,

Kujtesën e braktisur të Kopshtit të Botës.



Të tjera ëndrra


Palma lundruese, gjinj të gufmuar, perla,

Deti si qielli, krah të përkorë gjakimi,

Endur në tezgjahun e orëve të Mujit

Bora e prekjes në tokën e Lugjeve të Verdha.

Shkimun ndjesitë, shkapetë trupat, dehur peshqit,

Fryma e rërës vesh muret e heshtjes

Dhe tingujt, hajnisht, ikin përskaj ndezjes.

Gjithkund palma lëkundëse, çasti mbërrin në Jutbinë,

Nuk ka kohë, hapësira shtrihet përtej detit,

Në dete të tjerë, në valë të panjohura…

Palmat lëkundëse flejnë dhe shohin në ëndërr

Të tjera vise, të tjera ëndrra…


Kaq kohë



Ke pritur nën statujën e thyer të qortimit

Teksa stinët ndërroheshin e bari i tundimit

Rritej në livadhin e harbimeve të vjetra.

Sa ikte dimri me heje akujsh groteskë

Pranvera të ndizte në bëbëza një flakë të re

E ti prap rrotulloheshe rreth të njëjtit imazh

Duke më pritur nën hijen e flokëve të tu.

Ku vallë kisha humbur

Që dot s’e gjeja rrugën

Për tek ti?

Shiu bie në një tokë të etur

Ku rritet myshku i premtimit

Dhe fjala ç el trëndafila dashurie.

Kaq kohë klorofili në enën e kurmit tënd

I jeshiloi të vjelat e stinës dhe era

Mori ngjyrën e mushtit, sytë e mëngjeseve

U ç elën nën palmat e qytetit të vjetër.

Ëndrra e kulluar poqi fruta të arta

Dhe paqëtoi sytë e tu në gjumë…

A thua trajta e shpellave pagane

U mbulua nën tënden gunë?


Fati i peshkaqenve


E hollë turma flirt në rreshta të gjatë e të ngjeshur

Camel digjet në buzë zonjash dendi

Trup më trup shuhet thëngjilli i ankthit

Nënqeshja me ura zjarri bie e ngrihet

Në thellësitë e ujërave shkruhet fati i peshkaqenve.

E hollë turma, lexon diçitura të holla

Pankarta të lyera me krem përmallimi

Trup më trup ndizet thëngjilli i limfës

Purot shuhen në buzë zonjash të hirshme

Në gojën e luleve

Fle fati i peshkaqenve.


Ti del nga gjumi i vdektarve


Muzgu i veshi kodrat me pulovrën e qeshjes tënde

Teksa del nga një cep i hënës

E hyn në pafajninë e gjumit të luleshqerrave

Vdektarët e luginës rrëfejnë të fshehtat e lëkurës tënde

Lëkurës tënde alabastër, çaste të mbetura pezull

Në frymëmarrjen e këmbanave të së dielës

Dehen tingujt e ngrirë kallkan në ajër, hieroglife

Poresh të shkalafitura në lojën pa të keq të epshit…

Mos më thuaj: Kam qenë në Luginën e Pendesës Bojëalle

Ç astet tona ishin ndjesi, hutim, ekstazë

Tani janë heshtje, përdëllim

Bien rroket e dëshirës nga buzët e tua

Si mana të tejpjekur

Onamatopetë e qejfit pa fillim, pa mbarim

Ti del nga gjumi i vdektarëve të luginës

E hyn në Amshim.



Pas anijes

Frymon me barin e ri, thekët, pistili

Klorifili në sëndukun e herbareve të harruara

Mushkëritë e festës të shtunave, nën neonë

Vjellin tym të zi ndukjeje, kafshimi…

Poker. Duart-lojë dalldi, lëng molle

Njollë në kurmin e ndrojtur të diellit…

Topi në rrjetë-kosh pendesa, shiringa

Bar magjik në sytë neurotikë të albatrosit

Teksa ndjek anijen e ankimeve të tua…


Pa shkak



Për shkak të mjekrës së kuqërremtë të hënës së re

Dhe mjekrave të tjera tebdil në gardërobën e vesit,

Unë nuk mbaj mjekër, nuk iu falem mjekrave…

Pikiatë shkon mendimi, duke fishkëllyer

Melodinë e gishtave memecë, fotosinteza

Lëvozhgat e kujtimeve i shndërron në ujëvarë.

Më nuk kam çfarë të lexoj në lëvorën e drurëve,

Rrathët e lisit nuk janë kujtesë, as ëndërr,

Kalorësi me Kryqin Ujor nga Fusha e Sinjës

Niset për Albulenë,

Me hënëzën e nuseve të Gjergjit

Në duar…

EPOLEKSIKOONOMAT E PROZËS SË REXHEP QOSJES


(Prej relacioneve ekuivalente deri te qarku resemantik)

Begzad Baliu.jpg

Shkruan : Prof. dr. Begzad Baliu


Një prej mënyrave me të cilat Profesor Rexhep Qosja i ka ndërtuar prozat e tij “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje” dhe “I ringjallur i penduar”, është edhe struktura e veçantë e rrafsheve kuptimore të toponimeve dhe antroponimeve.

Në këto vepra numri më i madh i personazheve vetë¬shpjegohen sipas emrave dhe sidomos mbiemrave të tyre. Përmes kësaj veçantie të emërtimit autori ka realizuar efekte të shumta semasiologjike. Struktura e tyre gjuhësore e artistike reflektohet qoftë atëherë kur këto identifikohen si antroponime, patronime e mikrotoponime, qoftë atëherë kur këto para¬qiten të organizuara si sisteme më vete: eponime, leksikë dhe onoma. Mes tyre autori ka krijuar raporte të shumëfishta motivuese e rimotivuese, konceptuale e kodifikuese, estetike e semantike, sistemesh, fushash e dimensionesh gjuhësore e letrare.

*

Autori i romaneve “Vdekja me vjen prej syve të tillë”, dhe “Një dashuri dhe shtatë faje” Profesor Rexhep Qosja, është njëri prej krijuesve të rrallë, i cili ka shfrytëzuar mundësitë që përmes sistemit onomastik të arrijë efekte estetike, të krijojë një galeri personazhesh dhe të sugjerojë përmes tyre një botë po ashtu komplekse dhe sugjestive. Ai ka treguar prirje prej onomaturgu të vëmendshëm kur ka shenjuar dhe shënuar në detaje tipizimin e ambientit ku zhvillohet ngjarja, cilësitë e individëve dhe nofkat zbunuese të cilat reflektojnë kuptimin e brendshëm të tyre. Personazhet e romanit të tij, pothuajse pa përjashtim, kanë nyje të paravendosur, karakteristikë kjo e traditës sonë etnografike, prej të cilave autori arrin efekt të dyfishtë: onomastik, leksikor dhe estetik njëkohësisht. Madje tash së fundit, studiuesi Shaban Sinani ka tërhequr vërejtjen për nevojën e “hetimit të një nyjeje me funksion aristokratik që del edhe në ligjërimin etnografik” , që në projektin tonë hap fushën e kërkimit, nga struktura familjare e personazhit drejt trashëgimisë kulturo-historike të botës materiale dhe shpirtërore të personazheve dhe ambientit të qytetit të Vajazanit.
Në prozë dhe në dramë – ka thënë në një intervistë Profesor Rexhep Qosja, “gratë (si dhe meshkujt) mendojnë, flasin, sillen, veprojnë vetë, varësisht prej rrethanave jetësore, varësisht prej situatave konkrete”. Ndërsa kryeperso¬na¬zhi i prozës “Laneti”, që këtu del në rolin e narratorit, duke shpjeguar mënyrën e shkrimit të tij, thotë: “shënoj emrat dhe mbiemrat e protagoni¬stëve, profesionet e tyre, lidhjet familjare ose shoqërore, tiparet themelore të kara¬kterit, emrat e vendlindjeve dhe të vendeve, qyteteve e fshatrave ku janë gjetur si dhe fundin e çdonjërit prej tyre”.

Brenda romaneve dhe sidomos në kuadër të temave që trajtohen në prozat veç e veç, shumë personazhe, me sjelljen e tyre vetetimologjizohen si antroponime dhe patronime dhe vetëshpjegohen si verbalizime, ndërsa një numër tjetër i tyre zbërthehen edhe nga vetë autori:

për Xhaferin e Nallbanit thuhet se “punonte shalaxhi”;
për Arifin e Hamallit thuhet së është i “fortë si demat e Aqifit të Kasapit”;
për Arifin e Tëhuajzimit thuhet se ishte “njeri i sëmurë prej nervave”, pra ishte njeri i tëhuajsuar, i rrënuar nga dhuna pushtetare;
për Nadi Sitaxhiun thuhet se ishte “zejtar që punonte kalanica”;
për Skeren e Vidhaxhiut thuhet se ishte i prirë për të shikuar vithe;

- Për Trashen thuhet se: “Emri që kishte u përgjigjej jashtëzakonisht mirë vijave të jashtme aq sa edhe cilësive të saj shpirtërore: ishte e trashë, si thesi i mbushur miell; i kishte këmbët si shtylla e Teqes së Madhe; i kishte llërët më të trasha se qafa e buallicës së Makes; i kishte vithet e gjera, si të mushkës së Ramizit të Nurës; i kishte cicat e mëdha si të lopës së Canit të Kastratit”;

Një numër tjetër i personazheve vetëshpjegohen më për së afërmi përmes patronimeve të tyre që në fakt janë toponime ose mikrotoponime të antroponomizuara.

Siç mund të shihet, jo për shkaqe formale e aq më pak historike, por para së gjithash për shkaqe simbolike, autori krijon edhe trajta të ndryshme të emërtimeve duke antroponomizuar leksikun, duke patronomizuar antroponi¬met dhe toponimet dhe duke i zbunuar e madje epnomizuar ato veç e veç, përmes këmbimeve të rregullta fonetike e morfologjike, që kryesisht nuk dalin jashtë normave gramatikore të sistemit të gjuhës shqipe. Kuptohet, asnjëherë kjo nuk është e rastit, sado formal të duket motivi denominues antroponi¬mik ose patronimik i demiurgut. Përmes simbolikës së emërtimit të personazheve, autori sintetizon karakterin e klaneve politike, shprehitë e grupeve kulturore e shkencore dhe pamjen feudale të tyre në jetën e një qyteti, që sigurisht për shkak të tyre dhe për shkaqe të tjera si këto edhe qyteti është emërtuar Vajazan, që po të verbalizohet, merr kuptimin e qytetit që ka zënë vajin. Kjo “është vepra në të cilën jeta shikohet me sytë e dhembjes”, ka thënë në një intervistë Profesor Rexhep Qosja:.

Si paraqiten këto raporte ndërmjet leksikut që ngrihet në shkallën e nocioneve e simboleve dhe leksikut të antropono¬mizuar. Një strukturë e pasur dhe e ndërtuar mbi “paradigma përmbajtësore e semantike”, është arritur në tregimin “Horostati”, në të cilën Astriti paraqet kod në vete, pra paraqet kodin esencial (X), ndërsa personazhet e tjera rreth tij, sipas funksionit artistik dhe gjedhjes linguistike, paraqesin kodin e përbashkët formal (x1, x2, x3, x4, x5, përkatësisht X = x1 + x2 + x3 + x4 + x5). Në anën tjetër qëndron kodi esencial i Xhezairit të Gjikës (Y), por ai, meqenëse është i vetmuar (Y=Y’), ndaj tij personazhet e kodit x1, x2, x3, x4, x5 sillen edhe flasin veç e veç duke plotësuar mendimin e kodit (personazhit) esencial Y (y1‘, y2‘, y3‘, y4‘, y5‘, përkatësisht Y= y1‘+ y2‘+ y3‘+ y4‘+ y5‘.

Kjo do të thotë se Xhezairi i Gjikës (Y) me konceptet e tij etike e estetike (të mirën, të madhërishmen, të moralshmen etj.), vetvetiu në mënyrë simbolike u kundërvihet koncepteve të X-it (x1 të së keqes, x2 të së shëmtuarës, x3 – dhunës, x4 - urrejtjes etj.), që x-i i paraqet përmes personazheve me emra simbolikë, prej nga edhe mund të krijohen relacionet ekuivalente: x1=x1’, x2=x2’, x3=x3’, x4=x4’, (….)xn=xn’.

Në formën e një skeme këto raporte do të mund të ndërtoheshin edhe kështu:



Mirëpo kompleksiviteti i këtij raporti, në leksikun e prozës së Rexhep Qosjes është edhe më kompleks. Me leksikun e prozës së tij mund të krijohen edhe raporte të tjera më të ndërliqshme semantike dhe resemantike, një prej të cilave mund ta ndërtojmë duke u nisur nga qarku etimologjik, të cilin ne këtu po e përplotësojmë dhe po e quajmë qark resemantik:

Në këtë rast, Astriti është referenca e parë, fjala e parë, është spektër konceptual, por bartësit e mendimeve të tij janë antroponimizuar dhe këtu janë personazhet e tipit antropo¬zoomorfik dhe zbunues, që e rrethojnë: Dashi, Ujku, Meli, Besniku, Kajmaku dhe Galani, ndërsa Xhezairi i Gjikës, drejtpërdrejt bëhet rrezatim i kuptimeve dhe koncepteve etike e estetike, përmes të cilave dialogon me konceptet e “antroponimizuara” të Astritit.

Personazhet e tilla, prej situatave në të cilat gjenden, në të vërtetë prej strukturës përmbajtësore të prozës, fillimisht paraqiten si eponime, për të mos thënë eponomizohen, pastaj iu referohen dy rrafsheve: rrafshit leksikor dhe onomastik, kur veç e veç e kur njëkohësisht. Në të dy aspektet fjala është për resemantizimin gjuhësor dhe estetik të tyre. Fillimisht këtë strukturë e kisha parë më të thjeshtë, prandaj raportet e këtyre personazheve (me paradigmë eponimesh leksikore apo kuptimore) i quaja raporte konvencionale dhe lineare. Këtë strukturë të resemantizimit, Profesor Shefki Sejdiu, në një studim në fushë të gjuhësisë tash së fundi e ka quajtur qark etimologjik, një nocion që më së miri i përgjigjet edhe kompleksivitetit gjuhësor dhe estetik të ndërtimit të këtyre personazheve. Fjalësi onomastik i prozë së tij është një kompleks raportesh gjuhësore, letrare dhe semantike, prej të cilit mund të ndërtohen qarqe të tëra të resemantizimit jo vetëm gjuhësor po edhe estetik.

Në disa pjesë të tekstit, prania e onomastikës (antroponomisë dhe patronomisë) del aq e theksuar, saqë personazhet në një masë, jo vetëm bëhen pjesë konstituive e funksionit dhe strukturës së veprës, por krijohet bindja se ato me emrat dhe mbiemrat që mbajnë, nuk kanë funksion tjetër, më shumë se sa të zgjerojmë funksio¬nin emocional përmes rrafshit fonetik, leksikor e stilistik. Në këtë mënyrë, antroponimet dhe toponimet, synojnë të bëhen gjuha poetike e kësaj proze. Natyrisht, emërtimet e tilla të personazheve kanë funksione dhe domethënie të caktuara: ato, në leximin e parë përballë situatave në të cilat paraqiten, shpjegojnë gjendjen shpirtërore të personazheve, botëku¬ptimin e tyre, karakterin vetjak, vetitë fizike, morale, psikolo¬gjike, ëndrrat dhe realitetin, prirjet mendore dhe synimet largvajtëse, prejardhjen krahinore, qytetare apo familjare, statusin shoqëror, pra botën materiale dhe shpirtërore të tyre. Ato shfaqen në vepër si në skenën e teatrit: si hiena, si statuja, si botë kulturore, si fitonime dhe zoonime, si bashkësi politike etj., me funksione që nga proza në prozë plotësojnë imazhe, ambiente dhe qasje autentike, nëpër të cilat udhëton imagjinata e autorit.
Le ta diskutojmë në këtë rast vetëm epoleksikonomin e njësisë leksikore dash, duke iu referuar skemës së qarkut, të cilin ne po e quajmë qark resemantik.




Rrafshi i parë: mikrosistemet gjuhësore - estetike
A: Njësi leksikore
B: Njësi estetike
C: Njësi onomastike
D: Njësi etike

Rrafshi i dytë: sistemet semantike

A: Referencë gjuhësore - leksikore, koncept estetik: dash-i (shenjë gjuhësore, frymor, numër i përveçëm, gjinia mashkullore, -‘njeri i shëndosh’, ‘i bukur’, dhe ‘i hijshëm’ - sidomos për fëmijët etj.)”

B: Referencë gjuhësore, koncepti estetik: kryemadh (model i veçantë, ‘flokëdredhë’, ‘kaçurrel’ etj).

C: Referencë onomastike: Dash-i (zoonim, emër njeriu, patronim i regjistruar, veç tjerash në komunën e Gjakovës, emër i përveçëm etj).

D: Referencë gjuhësore, koncepti etik: ‘njeri kokëfortë’; ‘që mban qëndrim të pandryshuar’, ‘kokëfortësi’ etj.

Raporte semantike

Rrafshi I:

Rrafshi gjuhësor leksiko-onomastik: boshti X - X’ (dash- Dash)

Rrafshi semantik (estetik dhe etik): boshti Y-Y’ (kryemadh – kokëfortësi)

Rrafshi II:

AB: Raporte estetike. Nga koncepti gjuhësor (emër i përgjithshëm – dash-i), në emër të përgjithshëm (kryemadh), respektivisht nga koncepti linguistik në koncept letrar – estetik (kryemadh).

BC: Raporte gjuhësore. Nga njësia leksikore e përgjithshme mbiemri (kryemadh-i), në njësi leksikore onomastike (Dash), respektivisht nga koncepti letrar - estetik në koncept linguistik (në antroponimin Dash).

CD: Raporte etike. Nga koncepti onomastik (Dash) në konceptin etik (kokëfortë), respektivisht nga emri i gjinisë mashkullore, zoonimi Dash, në mbiemrin kokëfortë (kokëfortësi).

DA: Raporte eponimike. Nga një koncept etik (kokëfortë) në njësi gjuhësore eponimike (‘ai sipas të cilit e merr emrin’), respektivisht nga koncepti etik në konceptin gjuhësor.

ABCD: Qarku resemantik. Tërësia tetragonale e raporteve leksikore dhe kuptimore, e ndërtuar mbi bazën gjuhësore dhe e konceptuar mbi bazën semantike.

Përfundime: Në skemën e paraqitur më lart mund të ndërtohen, rindërtohen e mbindërtohen një varg strukturash, relacionesh e raportesh gjuhësore, leksiko-semantike e resemantike të onomastikonit të romaneve të Profesor Rexhep Qosjes. Onomastikoni i romanit të tij është aq i pasur sa të kontribuojë në formimin e shumë strukturave kuptimore, njëherë në rrafshin e shenjës gjuhësore: si topos dhe si tipologji; e pastaj edhe në raportet e tyre leksiko-semantike: gjuhësore, shtresore, kulturore, kohore, hapësinore, komunikuese etj.

Pra, në prozën e Rexhep Qosjes, në të cilën antroponimet dhe patronimet paraqesin vlera filolo¬gjike dhe koncepte estetike e etike njëkohësisht: Dashi (kryemadh, kokëfortë), Ujku (forcë, i pabesë), Besniku (besë, njeri), Kajmaku (lakmi, gjalpë), Galani (i zi, emër) etj., mund të ndërtohen relacione a raporte të plota etike dhe estetike, si ndërmjet Xhezairit të Gjikës (Y) dhe Astritit (X) ashtu edhe ndërmjet personazheve të tjera. Mbi strukturën dhe raportetet gjuhësore e semantike të vetëm këtij shembulli mund të ndërtohet një sistem kompleks gjuhësor e (re)semantik tjetër me përmasa dhe raporte shumëdimensionale.

Me këtë rrafsh strukturor e semantik, gjuhësor e letrar, Profesor Rexhep Qosja e ka pasu¬ruar fjalorin onomastik të letërsisë bashkëkohore shqiptare.




Edhe mohon kombin shqiptar, edhe ia fut thikën në shpinë elitës akademike, që ta konfrontojë me Perëndimin!?


Akademik Prof. Dr. Mehdi Hyseni


***

Stalini e as Lenini nuk e kanë zbuluar “kombin kosovar”, por Nexhmedin Spahiu. Prandaj, logjikisht, njerëzisht dhe ligjërisht për atë farë “kombi melez” nuk janë fajtorë as Stalini, as Lenini e as Putini, por vetëm Nexhmedini, askush tjetër.

***

 Që në fillim, dua të nënvizoj se ky ese nuk flet për Stalinin si lider historik dhe politik të Bashkimit Sovjetik, por vetëm për PËRKUFIZIMIN e tij shkencor për “KOMBIN”.

Mirëpo, këtë përkufizim të drejtë dhe të pranueshëm shkencërisht të Stalinit, “babai” i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu e konteston se gjoja“Stalini e ka barazuar etninë me kombin”. Ky farë “shkencëtari i madh” me ambcie dhe me fuqi ëndërrimtare të fabulës “Bretkoca” të shkrimtarit frëng Jean de La Fontaine, veç “zbulimit të gabimit” të përkufizimit të Stalinit, hedh “spirancën” e injorancës doktrinare, edhe në baltimin e të gjithë “akademikëve dhe të institucioneve arsimore të Kosovës”, se gjoja, edhe ata kanë bërë të njëjtin gabim, duke e “barazuar etninë me kombin”. O tempora o mores!!!

“Kombi kosovar” qenka “kopje e kombit shqiptar”!?

-Po si mund të pohohet dhe të shkruhet diç e tillë, kur mbi 90 për qind të shqiptarëve në Kosovë, janë ORIGJINALI I KOMBIT SHQIPTAR, JO kurrfarë kopjeje. Madje, asnjë nga minotetet e tjera, që përbëjnë të ashtuquajturin “komb kosovar”, në aspekt nuk janë “kopje” të KOMBIT SHQIPTAR, sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët.

-Po, ku ka kësi fenomeni negativ në botë, kur “shkencëtari” Nexhmedin Spahiu, “kombin kosovar” e quan “kopje origjinale” të KOMBIT SHQIPTAR, si dhe “komb monoetnik”, kurse KOMBIN SHQIPTAR e quan MULTIETNIK?! – Çfarë “shkence e thellë perëndimore”, çfarë ideali, çfarë patriotizmi, çfarë nacionalizmi dhe evropianizmi është ky?!

– O, Zot i madhërueshëm, ruana prej “shkencëtarëve” të tillë, që për t’i mbushur xhepat e vet dhe për të hapur ndonjë burektore ose firmë private, shtrembërojnë edhe shkencën, edhe parimin, edhe drejtësinë, edhe të vërtetën universale. Ky farë soji “shkencëtarësh” janë oponentët dhe armiqtë më rrezkishëm të shkencës, të diturisë, të arsimit, të kulturës, të kombit, të atdheut dhe të vlerave universale të përbotshme.

Stalini nuk e ka njëjtësuar etninë me kombin!

-Kjo është farsë e thjeshtë dhe e zhveshur nga çdo argument dhe justifikim shkencor.

-Duhet nënvizuar se që nga viti 1913, kur Stalini ka formuluar përkufizimin se kur dhe si mund të formohet një komb, as shkenca lindore e as ajo perëdimore nuk e ka hedhur poshtë si nocion klasik, edhe pse, që atëherë e deri më sot (1913-2018) janë zhvilluar teori të panumërta moderne për “kombin”, për “shtetin” dhe për “nacionalizmin” nga shumë shkencëtarë të njohur botërorë (Ernest Gellner, Anthony D. Smith, Benedict Anderson, John Breuilly, John Hutchinson, John Armstrong, Buchanan Allen, Connor Walker, Karl Deutsch, Eric Hobsbawn, Hugh Seton-Watson, Renan, Fihte, Margaret Moore… etj.).

Mirëpo, ndyrshe nga të gjithë këta teoricienë të derisotëm, që kanë trajtuar përkfizimet e tyre teorike shkencore për “kombin” dhe për “nacionalizmim”, i vetmi është “mbishkencëtari” i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu, i cili e ka shpifur Stalinin, se gjoja ai e pasksha ngatërruar “etninë” me “kombin”! Mirëpo, kjo është vetëm një gënjeshtër sui generis sa për ta jusitifikuar injorancën e vet Spahiu, i cili qe 14 vjet (2004-2018) ende nuk ka mësuar ta bëjë DALLIMIN e nocionit “komb” nga nocioni “shtet”. Pikërisht, kjo padituri ka qenë motivi kryesor i tij, që t’i shkruante dy libra paçavure për të ashtuquajturin “komb kosovar”, i cili e konteston dhe e mohon KOMBIN SHQIPTAR. Kjo është “merita shkencore” e tij, jo e Stalinit, as e Leninit, as e Putinit…, as shkencës së Evropës Lindore e as asaj Perëndimore.

Madje, përpos këtij gabimi shpifës të pajustifikueshëm të “shpërdredhjes” së kuptimit të përkufizimit të konceptit të Stalinit, “babai” i “kombit kosovar” bën edhe një gabim absurd, iracional, të pafalshëm dhe vulgar, kur këtë ua mvesh tërë elitës akademike të Kosovës, si dhe institucioneve arsimore të saj, në vend se t’i kërkonte falje gjithë kombit shqiptar për baltosjen dhe për mohimin e tij me njëfarë “kombi” të fantazuar, të ashtuquajtur “kombi kosovar”. Këso farë krijese fantome askush deri më sot nuk ka zbuluar, në asnjë meridian dhe paralele të globit tokësor.

– Po, si mund formohet “kombi kosovar” brenda natës ( kur shkencërisht është vërtetuar se kombi është një proces shumëshekullor), pa asnjë element të përbashkët të tij: as histori, as gjuhë, as kulturë, as traditë, as mite, as zakone, as simbole etnike…etj.?

– E, ajo çfarë është komike dhe më absurde (cirk si në kopshtin zoologjik të Beogradit) Nexhmedin Spahiu këtë farë lloji kombi e quan hiq më pak se“KOMB NJË-ETNIK”, kurse kombin shqiptar e quan “KOMB SHUMË-ETNIK” ( N. Spahiu, 2014: 177) ?!

-Çfarë “shkence e thellë”!? -Nonsenset e këtilla nuk mund të numërohen, por, po i përmendim edhe dy-tri sosh.

1) “Kombi kosovar është kopje e kombit shqiptar me një distancë kohore jo më pak se 96 vjet”( Po aty,f.175).

Po, si është e mundur, që pjesëtarët e ”kombit kosovar” (shqiptarë, serbë, turq, malazezë, romë, ashkalinj, goranë…etj.) paskanë pasur një ide, një objektiv dhe një luftë të përbashkët 100-vjeçare për të formuar “kombin kosovar”?!

2) Kësaj popullorqe i thonë me “rrenë mbi rrenë, nuk ndërtohet kalaja e “kombit kosovar”, kur “babai” i tij, N.Spahiu, thotë se “ Plani i Ahtisarit në Pikën 1.7 flet në mënyrë implicite dhe eksplicite për kombin kosovar dhe simbolet e tij kombëtare…por, është e turpshme që Presidentja, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri i Kosovës nuk e dinë këtë të vërtetë.” (Po aty, f.173).

Plani i Ahtisarit flet për shtetin, jo për kombin e Kosovës

Pikërisht, “Pika 1.7” e Planit të Ahtisarit sheshit nxori në sipërfaqe paditurinë e Nexhmedin Spahiut, sepse fjalën “NATION” në anglishte, gabimisht e ka përkthyer në fjalën ‘KOMB” në gjuhën shqipe, e që në të vërtetë nuk është fjala për “KOMB”, por vetëm për “SHTET”. Kjo është “Nyja e Gordit” e pazgjidhshme për “shkencën” e N. Spahiut, sepse as Plani i Ahtisarit, as Amerika e as aleatët e saj, si dhe, as vendet e tjera, që deri më sot e kanë njohur Kosovën (mbi 100 sosh) nuk kanë njohur kurrfarë “kombi kosovar” (kjo është propagandë antishqiptare, antiamerikane, antievropiane dhe antindërkombëtare), por kanë NJOHUR vetëm SHTETIN E KOSOVËS, që në anglishte i bie ‘KOSOVAR NATION”, term ky, që assesi nuk është i barasvlershëm me nocion “KOMB”. Për këtë kemi shkruar dhjetra herë (2010-2018). Mirëpo, kot, kujt t’ia thuash e kujt t’ia leçitësh të vërtetën dhe argumentin?!

I vogël është N. Spahiu, që ta hasmërojë elitën akademike të Kosovës me Amerikën dhe me Evrpën Perëndimore

-Sepse as Qosja, as akademikët e tjerë të Kosovës e as ASHAK-u nuk e kanë “barazuar etninë me kombin”, porse me plot të drejtë dhe me argumente kanë hedhur poshtë “foshnjën” e trilluar “komb kosovar”. Kjo është e vërteta, jo kurrfarë “stalinizmi”, i shpifur në adresën e gabuar nga N.Spahiu.

Prandaj, derisa të ketë akademikë sikurse akademiku-RILINDËSI ynë shqiptar Rexhep Qosja, në Kosovë kurrë nuk do të ketë “komb kosovar”. Pavarësisht se Nexhmedin Spahiu ( me tri pasaporta), i shtirur si “properëndimor” me gënjeshtra dhe me improvizime pseudoshkencore në mbrojtjen e “kombit kosovar” qe 14 vjet (2004-2018) intensivisht po lufton që, jo vetëm akademikun Rexhep Qosja, por edhe të gjithë akademikët dhe intelektualët e tjerë shqiptarë të Kosovës, t’i nxijë, t’i anatemojë dhe t’i vërë nën hipotekën ideologjike antoperëndimore, duke i quajtuar “stalinistët” dhe të “paditur”!?

Ndërkaq, vetë N.Spahiu është KUNDËR PERËNDIMIT me provokimin e një kombi të ri, të cilin e quan “komb kosovar”, sepse Amerika dhe Evropa Perëndimore kanë njohur vetëm një shtet kosovar, ashtu siç thuhet edhe në Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008). Kjo është e vërteta, jo “kombi kosovar”, që në mënyrë flagrante bie ndesh me strategjinë e globalizmit dhe të rendit të ri botëror.

Prandaj, jo akademiku Qosja e as akademikët e tjerë të Kosovës nuk janë antiperëndimorë, pse nuk e njohin “kombin kosovar”, por vetë “globaslisti” dhe kozmopolitisti i rremë, Nexhmedin Saphiu me shpifjen e “kombit të ri kosovar”, është kontradiktor me perëndimin, si dhe i konfrontuar dhe i papranueshëm për globalizimin, fenomen ky gjithëbotëror, që nuk aspiron krijimin e kombeve të reja, por lufton për shkrirjen e kombeve të vejtra në një “shoqëri globale”, të integruar ekonomikisht, politikisht dhe, sipas strategjisë së krijimit dhe të funksionimit sistemit të tregut të lirë, të qarkullimit, të shitjes dhe të këmbimit të mallrave, të lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe të njerëzve të vendeve të ndryshme, të bashkëpunimit dhe të komunkimit të përbashkët në fushën e informacioneve dhe të të arrirave më të reja në shkencën kompjuterike digjitale në dimensione ndërkombëtare, jo të mbylljes rajonale brenda kufijve nacionalë sikurse dikur në periudhën e luftës së ftohtë (1948-1989) të sistemit bipolar.

“Kombi kosovar”-një ambicie narcisoide jashtë kohe dhe hapësire të integrimeve evropiane dhe të globalizmit

-Është vetëm një ëndërr e trishtë dhe, një ambicie e shkretë e parealizueshme individuale e Nexhmedin Spahiut, sepse mbi 90% të shqiptarëve të Kosovës janë pjesë integrale e KOMBIT SHQIPTAR. Kështu që shqiptarët nuk kanë nevojë edhe për njëfarë fantazme, të ashtuquajtur “komb kosovar”, por, vetëm për ribashkimin me gjithë kombin shqiptar të Shqipërisë Etnike.

Për shkak të injorancës së vet të keqkuptimit dhe të keqinterpetimit të teorive shkencore për “etninë”, për “kombin”, për “shtetin” dhe për “nacionalizmin”, koncepte këto, të cilat, ende nuk i ka të qarta dhe, nuk di t’i dallojë vetë Nexhmedin Spahiu, i cili pa fije turpi, këtë padituri të tij ua ka mveshur të gjithë akademikëve, Akademisë dhe institucioneve arsimore të Kosovës. Në veçanti ka stigmatizuar akademikët Rexhep Qojsa dhe Mehmet Kraja, sepse ia kanë “djegur çergen”, duke përtrollisur tezat antishkencore të “kombit kosovar”.

Me një fjalë, “babai” i “kombit kosovar”, i falimentuar si shkencëtar, ngushëllimin dhe vetëkënaqësinë e tij primitive e ka gjetur në shpifjen e përkufizimit shkencor të nocionit “komb” të Stalinit, duke e përfolur se gjoja ai ka bërë “barazimin e etnisë dhe të kombit”.

- E, ajo çka është më iracionale dhe më skandaloze, Nexhmedin Spahiu këtë shpifje të trilluar për Stalinin ua “qepë” ajkës akademike të Kosovës, se kinse edhe këta si Stalini “nuk kanë ditur ta bëjnë dallimin mes etnisë dhe kombit” !?

Në të vërtetë, N.Spahiu është vetë i paditur, sepse që nga 2004, kur ka publikuar librin e parë “Drejt kombit kosovar” e deri më 2014, kur botoi edhe librin e dytë “Foshnjëria e kombit kosovar” ka dëshmuar se ende nuk di ta bëjë dallimin mes “kombit” dhe “shtet”, edhe pse për këtë, i pari, ishte akademiku Rexhep Qosja që i ka leçitur shkencërisht se ç’është kombi e ç’është shteti.

Mirëpo, ky ende vazhdon me avazin e vjetër të “shkencës” së tij, duke duke e barazuar kombin me shtetin, edhe pse këto nocione nuk janë të barasvlershme me njëra-tjetrën.

Stalini e njeh gjuhën si element të kombit, por, jo, edhe Nexhmedin “komb kosovari”!!!

Ja, ky është “zeniti shkencor” i Nexhmedin Spahiut, i cili, krahas Stalinit ka akuzuar tërë elitën akademike dhe institucionet arsimore të Kosovës, se gjoja sikurse Stalini “kanë bërë barazimin e etnisë me kombin” !?

Mirëpo, ky është vetëm një konstatim vulgar dhe i shpifur nga N. Kelmendi, kur thotë se “Në Kosovë në të gjitha instituccionet e arsimit, e vetmja njohuri për kombin është në përkufizimin e Stalinit ku vihet shenja e barazisë mes kombit dhe etnisë. Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të Kosovës, vështirë se gjendet ndonjë akademik që di ta bëjë dallimin mes kombit dhe etnisë. Dy prej këtyre akademikëve, Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, e kanë treguar botërisht mosdijen e vet lidhur me këtë dallim.” (Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, Prishtinë, 2014, f.173).

Kjo është një e pavërtetë e madhe, sepse ja se ç’thotë Stalini për kombin në përkufizimin e tij :” Historikisht kombi është formuar si një bashkësi e qëndureshme e njerëzëve në bazë të gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike , të konstitucionit psikologjik dhe kulturor të përbashkët.” ( Shih në: Stalin, 'Marxism and the National Question, pp. 303-314).

Në këtë përkufizim, Stalini, në asnjë fjalë a fjali nuk e ka përmendur elementin etnik, e as nuk ka bërë “barazimin” e tij me “kombin”, ashtu siç ka shpifur N. Spahiu në librin e tij të sipërtheksuar. Ndaj, akuza e tij perfide dhe urrejtëse ideologjiko-politike ndaj Stalinit, si dhe ndaj gjithë elitës dhe institucioneve akademike të Kosovës, duke i quajtur “stalinistë të paditur”, se gjoja kanë bërë “barazimin e etnisë dhe kombit”, është e paqëndrueshme dhe e pajustifikuese, sepse as Stalini , as askademikët e ASHAK-ut nuk kanë bërë një gabim të tillë të shpifur nga “babai” i “kombit kosovar”, N.Spahiu. Thjesht, për faktin se një gabim i tillë nuk figuron në nocionin e konceptuar të Stalinit.

Shkenca e Stalinit dhe përralla e Nexhmedinit

Për të mos u keqkuptuar në opinion publik, siç vura në dukje që në fillim të këtij punimi, është e domosdoshme të thuhet e vërteta historike, duke rikujtuar se shqiptarët e Shqipërisë Etnike, që në shekullin XX kanë qenë me ide dhe me prirje properëndimore, në veçanti, që nga periudha e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili më 1915 dhe më 1919-1920 në Konferencën e Paqes së Parisit, shpëtoi ricopëtimin e territoreve të Shqipërisë Etnike nga kolonizatorët sllavë të Ballkanit (Serbia, Mali i Zi dhe Greqia).

Kjo traditë dhe miqësi historike e lashtë shekullore e marrëdhënieve politike të Shqipërisë me Amerikën e Uilsonit, në veçanti u rimëkëmb dhe u thellua më 1999, kur presidenti historik amerikan Bill Clinton dha urdhrin, që të bombardohej Serbia çetniko-fashiste e Slobodan Miosheviqit, me qëllim që të ndëshkohej gjenocidi i saj ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe, që Kosova të çlirohej dhe shkëputej përgjithmonë nga Serbia kolinialiste dhe hegjemoniste (1912-1999).

Në këtë kontekst, askush nuk ka të drejtë që shkencëtarët dhe akademikët e Kosovës ( siç është Rilindësi Rexhep Qosja ….etj.) t’i ofendojë dhe t’i keqinterpretojë se gjoja “janë stalinistë” për shkak se si Akademiku Qosja, ashtu edhe disa të tjerë me plot arsye dhe, mbi baza shkencore i kanë përtrollisur “tezat” pseudoshkencore të ashtuquajturit “komb kosovar” të Nexhmedin Spahiut, të pasqyruara në dy librat e tij: “Drejt kombit kosovar” (2004) dhe “Foshnjëria e kombit kosovar” (2014).

Për më tepër “shpata shkencore” e N.Spahiut “kap” edhe më gjerë të “paditurit akademikë” si i ka quajtur ai, duke e provokuar dhe turpëruar tërë shkencën dhe arsimin e Kosovës, se gjoja “Në Kosovë në të gjitha instituccionet e arsimit, e vetmja njohuri për kombin është në përkufizimin e Stalinit ku vihet shenja e barazisë mes kombit dhe etnisë. Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të Kosovës, vështirë se gjendet ndonjë akademik që di ta bëjë dallimin mes kombit dhe etnisë. Dy prej këtyre akademikëve, Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, e kanë treguar botërisht mosdijen e vet lidhur me këtë dallim.” (Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, Prishtinë, 2014, f.173).

Kjo akuzë çmendurake primitive në adresën kolektive të elitës dhe të institucioneve akademike dhe arsimore të Kosovës, se të gjithë “qenkanë të paditur” në këtë çështje, përveç Nexhmedin Spahiut, vërtet tregon “nivelin akademik, etik, kluturor dhe arsimor” të tij!?

Në këtë floskulë politiko-propagandistike antishkencore dhe antikombëtare shqiptare, pikërisht për shkak të mosdijes së N. Spahiut, që të bëjë dallimin mes etnisë, kombit dhe shtetit. Këtë padituri dhe antishkencë të veten ua atribuon akademikëve, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja dhe tërë ASHAK-ut, si dhe të “gjitha institucioneve të arsimit në Kosovë” me akuzën e paskrupullt se gjoja askush nga elita intelektuale akademike dhe institucionet e theksuara në Kosovë, “nuk po ditkanë” se ç’është etnia dhe ç’është kombi?!

Gjithë këtë mllef, gjithë këtë injorancë, gjithë këtë urrejtje, gjithë këtë poshtërim dhe, gjithë këtë ofedim pa “tavan”, pa kurrfarë argumentesh valide shkencore ndaj elitës akademike dhe ndaj të të gjitha “institucioneve arsmiore të Kosovës”, autori i “kombit kosovar”, Spahiu e ka derdhur me motivacionin se “është i vetmi shkencëtar i ditur properendimor”!?

Ndërkaq, të gjithë akademikët e tjerë me Rexhep Qosjen dhe me ASHAK-un në krye, si dhe të gjitha institucionet e arsimit në Kosovës, “janë analfabetë” dhe “prostalinist”, sepse asgjë nuk dinë tjetër veç përqafimit të “përkufizimit të kombit të Stalinit”!?

Një konkluzion i tillë nuk ka asnjë lidhje me teoritë shkenore për “kombin” qofshin të autorëve perëndimorë, qofshin të atyre lindorë ngase shkenca e mirëfilltë është e pranueshme dhe e aplikueshme edhe për Perëndimin, edhe për Lindjen pavarësisht nga autorët e tyre dhe nga sistemet e ndryshme ideologjiko-politike të vendeve të tyre.

KUR POETËVE JU MUNGON ATDHEU


Shkruan: Shaban Cakolli

Atdheu është më i shtrenjëti dhe mungesa e tijë është dhëmbje,dhëmbje e cila të ndjek kudo,nuk të lë të qetë,larg atdheut ndihesh i huaj,madje edhe pate gjithë të mirat rreth e rrotull. Kurbeti për shqiptarët ka qenë dhe mbetet plaga e pashërueshme shekullore,e nxitur diku nga përndjekëjet e pushtuesëve,e dikund nga turbullirat e diktaturës të vet shtetit.Kjo e dyta ishte bërë shkak i rrugëtimit të poetit dhe publicistit tonë Eduard M. Dilo,të cilit nën diktaturën e regjimit komunist të shtetit iu privua gjithçka nga e drejta,si për këtë u detyrua të strehohet në Amerikën e largët,atje ku është djepi i demokracisë,ku jeta është komode.Megjithatë poetët janë shpirti i kombit,ata i mbanë dashuria për atdheun,njerëzit dhe tokat e shejta të atdheut,kur atdheu u mungon,ata shkrihen në mallin e tij,e kjo i prishë komoditetin e asaj jete sado e bukur ajo të jetë,poetit dhe publicistit tanë të njohur Eduard Dilo, i cili zemrën e ndjenë në dysh, nga Amerika e largët,zemra e tijë rrahë vetëm për Shqipërinë natyrale.


Eduard M. Dilo


Eduard M. Dilo,nuk kurseu as mund,as kohë,për të mirat e atdheut, nga larg punoi për ngritëjen e vetdijes kombëtare të të rinjëve tanë,për kulturën e gjuhën,i pa epur qëndroi gjëthnjë zgjuar dhe u bë penë e ndritëshme dhe e dashur e letërsisë sonë.Ai u bë një poet i cili rizgjoi në zemrat e shqiptarëve të asaj ndjenje të madhe dashurie për Shqipërinë, për vendin e të parëve të tyre, për vendlindjen e tyre, në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarëve, që në kohë të ndryshme, janë larguar nga Shqipëria, duke mërguar drejt vendeve të tjera.Dilo, vargëroi me mjeshtri,mall e dashuri për vendin e të parëve,që kanë dalë nga shpirti i burimit të tij poetik, janë shprehje malli dhe dashurie, në një kohë kur ndodhet larg brigjeve të Mëmëdheut , larg atyre maleve, fushave, lumenjve, larg fshatit e asaj qerdhje në të cilën është lindur dhe rritur shtatin fëmijëror.

Eduard Dilo vargëron bukur dhe ëmbël për dashurinë e mallit për atdhe,gjuhë,flamur,për Shqipërinë natyrale me gjitha pjesët e saj Kosovën,Çamërinë, dhe gjitha trojet e shqiponjave.Poetët si Eduard .M.Dilo,i kontribojnë atdheut,kulturës e letërsisë shqiptare,pavarësisht sa larg Shqipërie ndodhen.Ata me shkrimet e veta pasqyrojnë kulturën tonë kombëtare para popujve të botës,kurse Shqipërisë i ngrisin nderë e krenari.
Eduard.M.Dilo,është poet dhe publicist i njohur,por për ndonjë nga lexuesit që nuk ka njohur ende veprimtarinë e tij,po japim disa fjalë për biografinë e tij:

Eduard M. Dilo, poet dhe publicist. Edhe pse ju privua gjithcka nen diktaturen me te eger ne rruzull qe kaloi Atdheu yne Shqiperia, prape fale talentit, ka nisur te shkruaj qysh femije, e ka bere prova per te botuar ne revistat e gazetat e asaj kohe, por nuk ka mundur. Vec ne nje shkrim te shkruar ne gazeten “Drita”-Tirane, Prof. Vehbi Bala e rreshton nder poetet e rinj te talentuar, qe premton ne te ardhmen. Eduard .M.Dilo është edhe bashkautorë i disa antologjive të ndritshme poetike.

Ne vitet e tanishme ka botuar shkrime e poezi te ndryshme sa ne gazeten “ILLYRIA” dhe “Dielli”- NY, gazeta “Rrenjet” -Itali , revista “Dituria”, Suedi aq dhe ne gazeta te ndryshme ne Shqiperi e Kosove. Bashkepunon me revistat elektronike: “Zemra Shqiptare”, “Tribuna Shqiptare” etj.

Ka botuar librat :”Shpirti i Trazuar”, “Diloiada”- bashkeautor me shkrimtarin e mirenjohur Jorgo Telo, antologjite poetike:”Keshtjella e Endrrave”, “Vargu ne Perjetesi”, si dhe pjesmarres ne antologjite:” Zemra Prinderore”, “Shpirti i Fjales” etj.
I detyruar eshte larguar nga Atdheu prej shume vitesh dhe jeton tani familjarisht ne USA.

NJEQIND VJET PAMVARSI

Njqeqind vjet Pamvarsi
Njeqind vjet qe hoqem zgjedhen
Vargojte nga Turqia
Themelet e shtetit hodhem.

Padrejtesia ne na ndau
Na coptoi ne pese shtete
Na percau, na dermoi
Vec s’na beri dot per vete…

Na rjedh gjaku ne damare
Jemi vetem Shqipetare
Trojet ne do ti bashkojme
Shqiperine Etnike ta gezojme

Njeri- tjetrin te ndihmojme
Larg merive, drejt bashkimit
Kushtrimi vjen nga te renet
Flet Shpirti i Gjergj Kastriot -trimit

Jemi nje fis e nje fare
Edhe pse ne tri Fe’ jemi
Kemi nje gjak ne damare
Shqipetare – qe rreh nje zemer

Jemi vellezer qe te gjithe
Myslymane e te Krishtere
Te gjithe nje sua kemi
Shqiperine e kemi Nene.

Kemi te gjithe nje qellim
Bashkim dhe vetem bashkim
Kemi nje Flamur qe moti
Flamur qe nga lashtesia
Qekur lindi njerezia
(Ai pershkon trojet e mia).

Shihni! Valvitet n’ajri
Tej e mbane ne ILIRI
Esht’ flamuri kombetar
Na vlon gjaku ne damare
Do ta mbajme deri ne varr.

Rrofte bashkimi, vellazerimi
Qe nga zemra del kushtrimi
Te bashkuar kur ne jemi
Syte plot shkelqim i kemi
Ndrisin drite qe ne agim
Qe te gjithe per nje qellim
Je i shtrenjte Kombi im.
***********
BURRAT E KOMBIT

Kur Burrat e Kombit
Gjunjezohen, e puthin Flamurin
Ata burra-trima luftetare
Qe kurre s’ju perkulen furtunes e tmerrit.

Jane ata qe s’dine c’do te thote lote
Por ja qe Flamuri i perlot !
Jane ndjenjat me te forta Atdhetare
Se cdo ndjenje tjeter ne bote.

E puthin Flamurin
Ballin mbeshtesin ne te
Si foshnja qe mbeshtetet ne gji te Nenes
Ndihen krenare, ne balle bulsa djerse
Ne shpirt gezim e krenari,
emocione te forta ka zemra e burrit.

Simboli Kombetar
Gjeja me e shtrejte ne jete
Per te flijohemi mbare
Pa te s’ka kuptim kjo jete.

THIRRMENI SI ME PARE

Emigrant emrin e kam
Edhe pse ne Vendlindje jam
Kam tani shume vjet larguar
Shoh qe qenkam i harruar.

Emigrant aty ku jam
Emigrant dhe ne ATDHE!
I pa strehe, i vetmuar
S’ka nje shtepi ne kete dhe

Vec abjentin une e njoh
U riperteriva- u bera djale
Plot kujtime, nostalgji
Rrugeve eci pa u ndale…

I njoh guret dhe me njohin
Edhe pse une kam ndryshuar
Isha i ri, endrra-shpresa vrare
Tani shkoj une i moshuar…

Bora mi ka zbardhur floket
Trupi dikur drejt, tani tkurrur…
Isha dikur djale ne fluturim
Edhe pse endrra keputur

U lutem o gure te udhes
Kroje qe rridhni ngadale
Mos me thirrni emigrant
Thirrmeni emrin si me pare…
*******
ENGJELLI MARGARITAR

Lulet e Prillit e te Majit
E humbasin bukurine kur je ti
E ndal kengen zogu i pranveres
E me admirim te shikon ne sy
E ndalin rrjedhen burimet
Endal fluturimin zogu shtegetar
Gjithshka rri e te sodit
Se je Engjell, nje Margaritar.
***********
NË KOSOVEN TONE
I lumtur jam këtu mes jush
Në Kosoven time, tuajën, tonën
Në Dardaninë martire Djep të Shqiptarisë
E shquar ndër shekuj për heroizëm.
Dardania e trimave të pushkës, të penës
Dardania – besnikja e Shqiptarisë
Nga gjiri i saj nxorri shume trima
A. Jasharin, H. Prishtinen,Dr. Rugovën-Ideatorin e Pavarsisë.
Sa i lumtur ndihem ne Kosovën tonë!
Ne Kosovën, -tokën dardane…
Ne Kosoven, ku ndodhet Prizereni
Kryeqytet i patriotizmes se trojeve Shqiptare.
Shihni bjeshkët, shihni fushat, gjithçka
Si na presin e na përshëndesin
Se jemi një gjak, jemi një komb, kemi një gjuhë.
Nuk e mposhti koha, rrebeshi…
Zemrat na gufojnë nga gëzimi
Motra- vellezër të gjithe jemi bashkë.
A nuk esht ky fillimi i Ribashkimit kombëtar
Ribashkimit qe na e thotë shpirti, se jemi nga një Asht?
Le ta ngremë dollinë e me fund ta pimë me radhë;
Se ëndrra shekullore po lulëzon
Kosova do t’i ringjitet trungut Amë
E Nana bijn’ e saj fort ne gji e shtrëngon.

.*********
EMIGRANTE KUDO QE JENI
Emigrante kudo qe jeni
U pershndes me kete kenge
Motra , vellezer te nje gjaku
Shqiperine e kemi Nene.
Jemi shperndare neper bote
Si zogjte e korbit ne cdo ane
Kemi lene token Nene
Braktisem Nene e Babane
Femijet rriten pa Gjyshe
U mungon krejt dashuria
Ne dhe’ te huaj, te huaj
Gjuhen Shqipe s’di femija
Toka Nene na therret
Ajo ka nevoje per ne
Ka ngelur, vetem, jetime
Me shikim larte ne re…
Motra, vellezer emigrante
Vec nje gje kurre mos harroni
Gjithe femijve te mergimit
Gjuhen Shqipe tu mesoni.

•***********
KOSOVE
Kosove, o vend i shejte i shqiptarise
Kosove o toke e sterlashte, djep i trimerise
Kosove o vend legjendash
ku dhe femija lind trim.
Jam tek ty Kosove, te shikoj
Te prek, te puth, guret, balten, gjithshka..
Kosove-Nena Kosove
Nga te kater anet shef syri im!
Kosove, o vend i Bekuar nga Zoti
Jam tek ty Kosova ime
Jam tek ty o vernd i shejte
Nga ku ka Nenen Gjergj Kastrioti
Kosova ime, o toke e vaditur
me gjak trimash e trimneshash
Me lote Nenash qe kerkojne bijt’
Jam tek ty Kosove
Kosova ime e bukur, Kosova martire
Qe prodhon gjithshka te florinjte!
Te dua Kosove
Do te te dua per jete
Se e imja je
Le te vdes tek ty Kosove
Eshtrat rehat do gjejne ne kete dhe’
Enderr te kisha qysh femije
Te te shifja o vend i Bekuar
Esht realitet, sot te shof
te puth, te prek
Kosova ime, jotja, jona
E tille shqiptare do ngelesh per jete.
Ne jete te jeteve do te rrosh.

****



Image result for Shaban Cakolli

Shaban Cakolli

(Shaban Cakolli, lindur më 1958 në fshatin Krilevë të komunës Kamenicë. Nga fëmijëria është aktivizuar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën e mesme kimiko-teknologjike e kreu në Dardanë, kurse studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ishte veprimtar aktiv në vendlindje, por pasi emigroi në Gjermani aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare nuk e la për asnjë çast.


Ka shkruar publicistikë duke bashkëpunuar në revistat dhe gazetat shqiptare, si dhe ka botuar këto përmbledhje poetike:

"Tokë Dardane" "Loti i Atdheut" "Deti i Qiellit" "Krisma e Fjalës"

Shabani ka në pregatitje e sipër edhe një mori përmbledhjesh poetike, si dhe është përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ka bashkëpunuar me gazetat: "Zëri i Kosovës", "Bota Sot", "[[Rilindja (gazetë)|Rilindja", "Emigranti", "Kosova e Re" si dhe revistat "ZËRI", "REPUBLIKA", "FJALA", "RRUGA E JONË", "DORUNTINA", etj.


Shaban Cakolli u lind në Krilevë në Kamenicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë. Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.

Botime

Ka botuar vëllimet poetike: "TOKË DARDANE", "LOTI I ATDHEUT", "DETI I QIELLIT" dhe "KRISMA E FJALËS", kurse ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera. Disa shkrime të tij janë përkthyar në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...