Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/25

Heroi vdes duke kënduar : Agim Miftar Kukleci (5 nënotr 1958- 28 mars 1989)


Nga Flori Bruqi 




Dëshmori Agim Kukleci, u lind më 5 nëntor 1958, në fshtain Isniq të komunes së Deçanit. Familja Kukleci ishte e njohur edhe më parë për aktivitete patriotike. Shaban Sadiku, i kësaj familje, ishte pjesmarrës në Lidhjen e Prizrenit më 1878.


Ishte pjesëmarrës edhe në Luftën e Galicisë, ku edhe është vrarë. Edhe Osman Kukleci, Mustafë Syla dhe Haxhi Duçi, (edhe këta nga familja Kukleci), kishin qënë pjesmarrës në Luftën e Dytë Botërore.

Fotografia e Enver Pajazitaj

Sh.K.A "Mehmet Riza" nga Isniqi me dramen e Rexhep Qosjes "Beselam pse me

 flijojnë" ne foto Agim Kukleci, Sanije Haklaj dhe Bute Haklaj viti 1983

Në odat e Isniqit, gjithë herë, flitej për trimeritë e djemve të Isniqit. Në biseda dhe kujtime çdo herë skalitej Isa Boletini, Isuf Bardhoshi, Ramë Nura, veprimtari e pjestarëve të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare (PNDSH) si e Smajl Balajt, Cenë Imerajt, Haki Osdautajt, Dervish Kuklecit, Selim Seferit, Bajram e Halil Januzajt e shumë e shumë trimave dhe veprimtarve të tjerë nga kjo anë. Këto biseda, kishin lenë gjurmë të thella në mendjen e Agimit. Ai u rrit dhe u skalit në një trim të vërtetë, duke kujtuar të kaluaren e kushërinjëve të tij nga Isniqit


Agim Kukleci , shkollimin fillor e filloi më 1965 në Shkollen Fillore “Liria” në Isniq, ku e përfundoi në qershor të vitit 1973.

Shoqëria Kulturo-Artistike "Mehmet Riza" nga Isniqi

Në vitin shkollor 1973-1974, regjistrohet në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Përveçse një nxënës i mirë, Agimi dallohet edhe për aktivitetet e tij kulturo-artistike, veçanërisht si antar i Shoqërisë kulturo-artistike “Mehmet Riza” nga Isniqi, një shoqëri kjo shumë aktive e njohur për pjesëmarrjet dhe çmimet e fituara në nivel federativ.

Ndër shfaqjet artistike ku Agimi mori pjesë janë; “Beselam pse më flijojnë”, ”Fosilet”, “Pirgu i Lartë” , “Hakmarrja”, “Rremuja” etj.

Agimi, tashmë kishte kuptuar të vërtetën historike të popullit shqiptar të Kosovës. Ai ishtë i bindur se pa sakrificë nuk do të vijë liria. Pasi e mbaroi shkollimin e mesëm, i vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Agimi, shok të jetës e kishte dëshmorin e luftës së fundit, Rrustem Bruqin. Të dytë së bashku, Agimi dhe Rrustemi, si studentë ishin pjesëmarrës në Demonstratat e vitit 1981 që u organizuan asokohe në Prishtinë.


Demonstratat e vitit 1981, kishin ndikuar në jeten dhe veprimtarinë e Agimit. Në vitin 1982, Agimi apsolvoi në Fakultetin Juridik.

Dy vite më vonë, Agimi bashk me Rrustemin shkojnë në shërbim ushtarak në Strumnicë të Maqedonisë, ku për fat të keq, paten maltretime të shumta. Megjithatë aty gjetën mbështetje nga dy oficierë shqiptarë.

Pasi e kryen shërbimin ushtarak, Agimi rikthehet në vendlindje në Isniq.

Viti 1987, shënon një kthesë në Kosovë. Populli shqiptar i Kosovës, u kundërpërgjigjet mitingjeve serbe. Siç dihet, politika serbe po shkonte në drejtim që të shuante në tërësi qënien shqiptare në Kosovë, përfshirë çdo lëvizje.

Keshtu në rrethana shumë të vështira politike, Kuvendi i Serbisë më 23 mars 1989, suprimoi Autonominë e Kosovës. Siç dihet kjo shkaktoi paknaqësi ndër shqiptarët e Kosovës dhe si rrjedhojë e kësaj shpërthyen demonstrata masive.

Në ballë të demonstruesëve, në qendër të Deçanit, duke u konfrontuar me policinë dhe ushtrinë serbe, bie heroikisht në mbrojtje të dinjitetit shqiptar, Agim Kukleci. Po atë ditë, në altarin e lirisë, ranë për të mos vdekur kurrë edhe Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.

Deshmori Agim Kukleci, u varros me nderime dhe me një pjesëmarrje masive të njerëzve, në vendlindjen e tij në Isniq.

Për nder të dëshmorit, nga mërgata isniqase në Zvicër, u themelua edhe shoqata “Agim Kukleci”, e cila është e njohur për një varg aktivitetesh humanitare.

Ismet Qorraj deshi lirinë më shumë se jetën

Me rastin e  përvjetorit të rënies heroike të Ismet Qorrajt dhe martirëve tjerë



Image result for qazim berisha poet
Prof. Qazim Berisha

Kësaj toke martire kurrë nuk i kanë munguar burrat, kurrë nuk i kanë munguar bijtë dhe bijat për t’i dalë zot atdheut, i tillë ishte studenti qe kishte bukurinë e rrezeve të diellit, 21 vjeçari Ismet Qorraj nga Carrabregu i Ulët i Deçanit.

Ismet Qorraj lindi më 21 janar 1968 ne fshatin e martirizuar Cërrabreg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme e kreu në Deçan. Studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjakovë. Babë Avdiu dhe nënë Zadja kishin lindur dhe rritur dhjetë fëmijë (pesë djem dhe pesë vajza), të gatshëm kurdoherë për të sakrifikuar për lirinë e atdheut.
Ishte pranvera e marsit 1989, kur qiellin e Kosovës e kishin mbuluar re të zeza si kumt për një plojë gjaku për të hapur varre e për të lëshuar gjëmë të madhe.



Më 23 mars 1989, pas një mbledhje të gjatë në Kuvendin e Kosovës, i cili ishte vënë në rrethim të hekurt nga forca të shumta policore, delegatët e pakurriz në mesin e tyre edhe udbash, ngritën dorën dhe i thanë po suprimimit të Autonomisë së Kosovës. Kushtetuta pesëmbëdhjetë vjeçare (1974-19890) më 23 mars 1989, ndërroi jetë, sepse ishte ngulfatur nga Sebia fashiste dhe ishte shkelur me tanke duke u varrosur para syve të botës. Kjo vdekje e dhunshme e Kushtetutës së Kosov]ës nuk kishte prekur fare ndërgjegjen e Republikave jugosllave, duke mos menduar se kryekrimineli Millosheviq po fillon me Kosovën për të vazhduar me Republikat tjera.

Populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbas më shumë përveç prangave të robërisë, u ngritë në këmbë i madh e i vogël, nuk heshti, por ngriti zërin dhe u hodh në demonstratat e fuqishme në tërë Kosovën. Ishte 27-28 marsi 1989, ku sheshet e Kosovës po lahen me vrushkuj gjaku të bijve dhe të bijave më të mirë të popullit. Në Prishtinë bien edhe martirët e parë dhe gjithë andej Kosovës. Në Deçan bie studenti i dalluar Ismet Qorraj, sypetriti qe nuk di çka është frika.

Babë Avdiu dhe nënë Zadja kur morën kumtin nuk derdhen lot, as motrat nuk morën kujën, as vëllezërit nuk u ligështuan. E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.
Ismeti nuk ishte vetëm, përkrah tij ishin edhe shokët e idealit që ranë në altarin e lirisë, Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mozniku i Deçanit. Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtrëngon në damarët e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.


Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë: Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës; Mitrovicë: Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt; Besianë: Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajësojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare; Prizren: Xhemshit Badallaj, Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badallaj, i cili vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit; Malishevë: Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës; Gjilan: Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit.

Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me autobote nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithandej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës dhe e bëri Serbinë unike, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite, sepse lufta jonë çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare.

Lavdi e përjetshme gjithë brezave ndërshekuj që gjakuan lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që derdhen gjakun për këtë liri që po e gëzojmë ne sot.

(Autori është poet e publicist dhe profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe)

Flakadanët e marsit !




Kjo fotografi e Ismetit ka mbetë e pa kallur nga Lufta


ISMET (AVDI) QORRAJ (1968-1989),lindi në fshatin Carrabreg të ulët të Deçanit me 21.01.1968 në një familje të varfër, por me traditë atdhetare. Pasi mbaroi shkollen fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjakovë në degen Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kontakti i përhershem me popullin dhe dashuria për të lexuar vepra nga letërsia kombëtare kultivuan të Ismeti urrjetjen ndaj diktatrures ushtarako-policore.

Ketë urrejtje e kishte trashëguar edhe nga prindërit. Babai Avdiu mezi i kishte shpetuar masakrës në Tivar me 1945, ndërkaq kishtë mesuar se çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar me 1912 tëre fshatin Carrabreg, duke i vare tre veta, nder ta edhe Ose Qorrajn, sepse kishin bërë rezistencë për të mos e ndar kombin e as fenë.

Edhe nga kujtimet e nënës Zade, bijë e familjës se Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, kishtë mesuar se çëtniket e kishin masakruar fshatin dhe tëre familen e Xhemë Sadrisë.

Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me tragjedinë që e kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981, e ketëj tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

Marsi i vitit 1989 ishte shpërthim i revoltës si një vullkan i zjarrtë i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës se Trepçës ku minatoret vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tëtë ditë me radhë dhe ishin të gatshem të sakrifikohen për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe roberinë s’do ta durojë me.

Me 28 Mars 1989 Serbia po festonte ditën e aprovimit të Kushtëtutës ushtarako- policore me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishtë bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që endrrën për Përandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.

Për katër orë rresht populli i gozhdoi aradhat e policise deri sa atyre nuk u erdhen përforcime të reja për të hapur zjarr mbi popullin e armatosur vetëm me gur.

Plumbai e armikut e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa.

Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin: “Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqët përpara plumbave të armikut! Ja vdekje - Ja Liri! ”.

Në ora 15 e 30 minuta Ismeti i mbyll sytë përgjithmonë.

Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e martirëve të lirise: Agim Kukleci, Salih Hadërgjonaj, Mujë Mehmetaj dhe Ismet Qorraj.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me besa-besë, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës e cila është në prag.

Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë ( 4 djemtë dhe 5 vajzat), bashkë me popullin e mbanin vetën krenar që Ismetin ia falën Kosovës.


F.B

VDEKJA E ISMET QORRAJ NA BËRI MË TË FORTË (XHEVDET QORRAJ, RRËFIM PËR HERË TË PARË NGA VËLLAI I DËSHMORIT )



****


….Deri në ora 11.30 të datës 28 mar 1989 Ismeti ishte duke punuar në depo....

Disa minuta më vonë Ismeti me shumë shokë ju bashkuan demostruesve afër komunës tonë (Deçan)…Ai vazhdimisht i gjuante policinë më gurë e gjësende tjera...

Policia ishte në fillim e përzierë :shqiptar dhe serbo-malazezë…Policët fillimisht tentonin ti shpërndanin me gas lotësjellës demostruesit .Ata (Policia e Deçanit) deri në një kohë atë nuk kanë përdorur armët,përpos bombave lotësjellëse...…

Turma shtohej në vazhdimësi (mbi 10.000 demostrues të moshave dhe strukturave të ndrushme)…

Në ndërkohë nga Peja ,në drejtim të Deçanit ,erdhën njësitë e blinduara ( Njësitë Speciale të Policisë Federale Jugosllave )me shpejtësi pa paralajmrim kanë filluar të gjujnë në drejtim të demostruesve afër depos së ish “Gërmisë”në Deçan ...

Rreth 200 metra larg ndërtesës së “Gërmisë”(në drejtim të fshatit Carrabreg),një plumb dum-dum( në shpinë) e e plandosi Ismetin .Nga krahërori i tij i shpuar rridhte lumë gjaku.




Xhevdet Qorraj, vëllai i dëshmorit Ismet Qorraj, thotë"Ismeti vdiç nga plumbat dum-dum të Specialcave të MUP-it Federal Jugosllavë " me 28 mars 1989 në Gjakovë.


I plagosur Ismeti më tha :”Xhevdet, vëlla jam plagosur …Mbamë”,ishin fjlaët e tij.…E kapa për krihësh dhe e tërhjeka zvarrë përafërsisht rreth 100 metra në drejtim të oborrit të shtëpisë së Dinë Ahmetit.


****

Në ndërkohë erdhi dhe vëllau i yni Muhameti, si dhe bashkëfshatari -Agron Gjonajt.

Ismetit ,nën stres ,gazë lotësjellës,ia dhamë ndihmën e parë...Ishim në panik për gjakderdhjen e madhe të tij nga krahërori. Pas një kohe të shkurtër kishte dëgjuar vëllai i ynë i madh Xuni ,se Ismeti është plagosur rëndë...

Na 3 vëllzërit , me Ismetin e plagosur muarëm një automobil dhe u nisëm drejt Gjakovës. u nisëm për Spital të Gjakovës...

*****

Aty tek Ura e Binakëve (Carrabreg i Ultë) na ndaluan Njësitë e Policisë Speciale të ish YU ....

Na maltertuan dhe ofenduan bukur shumë... Xuni më zhdërvjellësinë e tij prej vozitësi nuk i përfilli rregullat dhe urdhërat e specialcëve serbo-malazezë , por më një shpejtësi të madhe pa pritur përgjegjën e tyre , u nis për Spitalin e Gjakovës.




Ismet Qorraj , 8 ditë para se të vritej nga plumbat dum-dum të armikut (20 mrs 1989)


Mbas 10 minutave kemi arrijtë në Spital .Koridoret gumëzhinin nga të plagosurit që kishin ardhur nga Komuna e Deçanit dhe ajo e Rahovecit....

Mjekët na thanë :Do e operojmë,por gjasat janë shumë të vogla që të kemi suksësë!.....

E Ismeti nuk e priti operacionin...Ai ndërroi jetë ,pa bërë asë uf...,thotë Xhevdeti...

Babai ,nëna , me 5 motra dhe 4 vëllëzër nuk lëshuam asnjë zë ishim të mpirë...Ishte sugari ynë...më trimi.

E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.


****

....Tërë Kosova ishte në kryeshënosh...në mesin e tyre ishte edhe komandanti Hamzë Shaban Jashari nga Prekazi i Drenicës ,e mija burra,gra e vasha të reja nga tërë Kosova...




*****




Ismeti nuk ishte vetëm , përkrah tij ishin edhe shoket e idealit që ranë në altarin e lirisë , Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mazniku i Deçanit.

Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtërgon në damart e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.

Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë:
Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës.

Mitrovicë:

Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt.

Besianë:

Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajsojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare.
Prizren: Xhemshit Badallaj,Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badaj qe vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit.

Malishevë:

Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës.

Gjilan:

Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit …

Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me auto topa nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithë andej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite ,sepse Lufta jonë Çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare.

Flori Bruqi 

Nga Rajmonda Maleçka : Një shqipe mbi Deçan

Image result for Ismet Qorraj flakadan lirije

Balada-Kujtim për dëshmorin Ismet Qorraj

Vrapon dritë e shekujve e ndalet në sytë e djaloshit,
Dritë nëpër gjëmime, dhimbje, lindje e deka që pa,
Në parzmën e ballit ku ndrin krenari e besë e burrit,
Dritën e ndritshme të shekujve djaloshit Ismet Qorraj ia dha.

Vrapojnë luftëtarët e shekujve e ndalin në dashurinë e djalit,
Luftëtarë që zbrapsën ushtri, hasëm e tundën Perandori,
S’e ndalon ardhacak a diktaturë atdhedashurinë në zemër me e ndry,
Se Njizetë e një shekujt shqiptarë mbi shpinë i ka ai.

E andrra e lirisë u bë fytyrë e bukur djaloshare,
21 vjeçare në jetë të jetëve fytyra e djalit, trojeve do të mbesë,
Do të shkojnë e vijnë brezat, e malet do të thinjën nga motet,
Ismet Qorraj në rini të tij të ardhmen do të presë.


Nëpër odat e Deçanit gjithmonë do të kuvendojnë burrëria,
Djelmëria e lirisë do ta ndrijë fytyrën e tyre në çdo mot,
Ismet Qorraj bukur i ka lidhë kohët e trimave në 21 vite jetë,
Është bërë istikam, asnjë pushtues nuk e mposht dot.

Nëpër çdo stinë bëhet diell lirie rinia e djaloshit,
Thinjë në flokët e nanave, dhimbë tek motrat e Deçanit,
Si gurët e zgjedhur për kullën po mblidhen kangët, kujtimet,
N’fjalë e besë burrërie me ia pa jetën luftëtarit.


Sa t’jetë jeta yll i mëngjeseve në dritaret e Deçanit,
Sa t’jetë liria n’karvanin e trimërisë ai prijatarë,
Sa t’ketë shqipe në bjeshkët e Kosovës e shqiptarisë,
Ismet Qorraj n’rreze drite petkat e shtatit i ka varë…


Është e bukur rini e përjetshme, pa rudhë në ballë e flokë thinjë,
Vetëm nënëmadhja liri këto djem e vajza mund t’i lindë,
Siç don atdheu forcë e vrullë djaloshare me u mbajtë në këmbë,
Dhe karvanet e historisë me luftëtarë, në udhë don rininë.

Tiranë, më 23.03.2015

Në vend të përkujtimit : Prof.Dr.Begzad Baliu -ISMET AVDI QORRAJ (1968-1989)




Prof.Dr.Begzad Baliu


Në biografinë e një dëshmori zakonisht identifikohet një datë, një vit apo një ngjarje e caktuar me të cilën ai ka fituar përjetësinë. Të tjera momente dhe ngjarje, janë ato që i dallojnë biografitë e tyre dhe me të cilat krijuesit nxiten të shkruajnë biografitë e tyre apo frymëzohen të shkruajnë tekste të gjinive dhe llojeve të ndryshme letrare për ta. Ismet Avdi Qorraj është njëri prej atyre dëshmorëve, në jetën e të cilit nuk është vështirë të identifikosh edhe disa shenja përcaktuese për biografinë e tij prej dëshmori.

Image result for Ismet Qorraj flakadan lirije

                                               Ishe prijatar trimërie, mbete Diellor –Lirie!


Ismet Qorraj lindi në fshatin Carrabreg të Ulët të Deçanit, më 21.01.1968, në një familje të varfër, por me traditë atdhetare. Viti i lindjes së tij (1968), më parë se sa kujtesën për ndryshimet politike që ishin shfaqur në Kosovë, në familjen e tij kujtohej për vrragët që kishte lënë një periudhë e gjatë e sundimit rankoviqist, ndërsa shumë prej tyre i kishte realizuar nën hijen e miteve sakrale dhe politike të lidhura ngushtë me emrin e mitit të Stefan Dushanit, të ringjallur gjatë shekullit XX në emrin e qytetit të tij, Deçanit dhe të institucioneve fetare të ruajtura rreth tij. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ismeti po rritej në frymën e një rizgjimi kombëtar, në të cilën gjuha shqipe e rilindur pas Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (1968) dhe hyrjes së literaturës shqipe nga Tirana shfaqej në plan të parë. Veprat e karakterit letrar dhe historik njëkohësisht Ismet Qorrajn e mbanin të lidhur me zhvillimet historike dhe aktuale të popullit të tij. Temat e mëdha të karakterit nacional që sillnin botimet nga Tirana, si ato për Mic Sokolin, Bajram Currin, Isa Boletinin, Rilindjen Kombëtare, të cilat Ismeti i lexonte me dashuri dhe i komentonte mes shokësh, nxiteshin edhe prej kujtimeve familjare, madje të prejardhjes së babait dhe nënës së tij.
Kujtimet ishin nga më tragjiket. Ato të trashëguara nga babai në Deçan dhe ato të treguara nga nëna e lindur në krahinën epike të Rugovës. Në netët e gjata të dimrit dhe në odën e familjes sa e sa herë kishte dëgjuar kallëzimin e babait Avdi Qorrajt, se si mezi i kishte shpëtuar masakrës në Tivar, më 1945 dhe për më tej kishte mësuar nga pleqtë e familjes së gjerë, se si çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar më 1912 tërë fshatin Carrabreg, në mesin e të cilëve kujtimet në oda dhe epizmi në këngët historike flisnin gjallërisht për vrasjen e Osë Qorrajt, sepse kishte bërë rezistencë legjendare ‘për të mos e ndërruar kombin dhe fenë’.
Edhe kujtimet e nënës Zade, bijë e familjes së Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, nuk i mungonin më pak. Prej tregimeve të heshtura të saj kishte mësuar se si çetnikët e kishin masakruar fshatin dhe tërë familjen e Xhemë Sadrisë. I kishte dëgjuar kujtimet e saj mes legjendash dhe dhimbjesh të pafundme për breza të tërë familjarësh të djegur e të vrarë ndër stinë e mote të trishta. Një shekull i tërë kolonizimesh të fshatrave, përndjekjesh të bashkëfshatarëve dhe jetës nën hijen e xhandarëve.
Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me ngulfatjen që kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981 e këtej, tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta. Kishte dhjetë vjet që Kosova ishte kthyer në një gjykatore të madhe dhe në një burg të zi. Për një të ri si Ismeti që kishte më shumë ëndrra se sa vite jete, Kosova ishte një dramë e madhe, jashtë të cilës nuk mund të qëndronte as ai. Përkundrazi, me vrullin djaloshar që i vlonte në shpirt e në zemër, ai jo vetëm nuk mund të merrte rolin e arrivistit, sikur shprehej bashkëfshatari i tij Jusuf Gërvalla, a të indiferentit, por pretendonte të merrte një rol të fuqishëm për të lëvizur përpara zhvillimet kombëtare, e ky rol para se gjithash projektohej në rolet e identifikuara të bardëve kryengritës të kombit, në rolet e identifikuara nga kallëzimet e babait dhe të nënës.
Në mars të vitit 1989 kishte nisur së shpërthyeri një revoltë popullore, si një vullkan i zjarrtë, i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës së Trepçës, ku minatorët vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tetë ditë me radhë dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën, për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe robërinë s’do ta durojë më. Ishte viti i kryqëzimeve dhe i përplasjeve të mëdha, që tejkalonin përmasat e Kosovës, por që më parë se sa në hapësirën jugosllave përpiqeshin të shpërthejnë në duart e shqiptarëve. Ishte viti kur serbët përpiqeshin të rikthejnë një gjendje të tejkaluar në fund të viteve ’60, kur shqiptarët përpiqeshin të sendërtojnë ëndrrat e tyre historike të lara me gjak në vitin 1981, ndërsa mes tyre republikat veriore përpiqeshin të çliroheshin nga etnocentrizimi dhe etnofashizimi serb, duke ia lidhur duart asaj me Kosovën.
Me 28 mars 1989 Serbia po shënonte festueshëm ndonës me tanka dhe me gjak e hekur ditën e aprovimit të kushtetutës ushtarako- policore, me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishte bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që ëndrrën për Perandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.
Për katër orë rresht populli i gozhdoi radhët e policisë duke u barikaduar në kundërshtim të vendimeve të tilla, të cilat edhe njëherë Kosovën po e kthenin nën hijen e xhandarit serb. Kishin dalë në rrugë të gjithë, të rinj e të moshuar, burra e gra, shkollarë e punëtorë, bujq e intelektualë, pa përjashtim dhe si një. Me vendosmëri e brohoritje sikur përpiqeshin të gjithë, por në kundërshtimin e të ndërhyrjeve ushtarako-policore dalloheshin më të rinjtë. Pas disa orësh, forcave policore serbe ju erdhën përforcime të reja, të cilat hapen zjarr mbi popullin e paarmatosur. Mes popullit, por gjithnjë në radhët e para gjendej edhe Ismeti dhe kolegët e tij kryesisht i së njëjtës moshë. Plumbat e shkrepur nga policia e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa. Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin:
Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqet përpara plumbave të armikut!
Ja vdekje - ja liri!
Pikërisht si në veprat letrare e historike, të cilat i kishte lexuar në bankat e Gjimnazit dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Ismeti dhe kolegët e tij u hodhën përpara si në betejë, ndonëse plumbat përshkonin trupin e tyre të njomë.
Ishte ora 15 e 30 minuta. Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e popullit shqiptar të kësaj ane. Qyteti i zgjuar me vrullin e popullit duarthatë, po ngrysej ende pa rënë mirë muzgu i mbrëmjes, më parë se çdo ditë tjetër. Vullneti i një populli të tërë po shtypej me tanke, me plumba e me zjarr. Rrugët e tij, sheshet e tij ishin larë me gjakun e martirëve të lirisë: Agim Kuklecit, Salih Hadërgjonajt, Mujë Mehmetajt dhe Ismet Qorrajt.
Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me Besa-besë si në kohët e lavdishme të Lëvizjes së Madhe të tij, si në kohën e Haxhi Zekës, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës. Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë (katër djemtë dhe pesë vajzat), bashkë me popullin mbaheshin krenar që Ismetin ia falën Kosovës.
Por, Ismeti nuk ishte vetëm asnjëherë.
Trimi i mirë,- thoshin shkrimtarët që ai i kishte shumë përzemër, - me shokë shumë! I tillë ishte Ismeti.
As vdekjen dhe martirizimin nuk e dëshironte vetëm!
As lavdinë, vetëm për vete!
Prishtinë, mars 1995[1]


[1] Tekst i rishkruar mbi biografinë e librit të Avdi Gjatës, Resul Bedos, Bajram Kurtit, Begzad Baliut, GJAKU I LIRISË (1981-1995) vëllimi I, KMDLNJ, Prishtinë, 1996, f. 65-66.

[1] Tekst i rishkruar mbi biografinë e librit të Avdi Gjatës, Resul Bedos, Bajram Kurtit, Begzad Baliut, GJAKU I LIRISË (1981-1995) vëllimi I, KMDLNJ, Prishtinë, 1996, f. 65-66.

Misteri i Pablo Nerudës

Related image

NË NJË SITUATË NORMALE, ASKUSH NUK DO TË DYSHONTE PËR VDEKJEN E TIJ. POR KILI KA NJË HISTORI TË GJATË VRASJESH POLITIKE DHE NË KËTO KUSHTE, KËRKOHET E VËRTETA DERI NË FUND


Eshtrat e poetit nobelist të Kilit, Pablo Neruda, u zhvarrosën në një përpjekje për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, pasi një ndihmës ka hedhur dyshimin se ai u vra nga gjenerali Augusto Pinoçet dhe regjimi ushtarak i instaluar prej tij.

Eshtrat e Pablo Nerudës janë varrosur në një kopsht në Isla Negra, shtëpia e tij e dashur pranë detit në bregun e Paqësorit. Ai është varrosur pranë bashkëshortes dhe muzës së tij, Matilde Urrutia.

Poeti vdiq më moshën 69-vjeçare, më 23 shtator 1973, vetëm 12 ditë pas grushtit të shtetit të gjeneralit Pinoçet. Certifikata e tij e vdekjes thotë se shkaku ishte kanceri i prostatës, një konkluzion që u pranua nga të gjithë për pothuajse katër dekada.

Por ish-asistenti i tij personal, Manuel Araya, thotë se poetit iu injektua një helm, ndërsa gjendej në spital. Araya thotë se Neruda, një komunist, po përgatitej të largohej në ekzil në Meksikë, nga ku planifikonte të udhëhiqte opozitën botërore kundër diktaturës ushtarake në atdheun e vet.

“Deri në ditën që do të vdes, nuk do ta ndryshoj historinë time”, thotë Araya për BBC. “Neruda u vra. Ata nuk deshën që Neruda të largohej nga vendi dhe kështu e vranë.”

Kancer apo helmim?

Aludimet e Araya-s janë marrë seriozisht. Pas disa hetimeve, një gjykatës vendosi se ka të dhëna të arsyeshme për të urdhëruar zhvarrosjen e poetit.

Ekspertët mjekoligjorë që do të ekzaminojnë eshtrat e Nerudës, thonë se do të kërkojnë mbi të gjitha për dy gjëra. Fillimisht do të kërkojnë për shenja të kancerit në eshtrat e poetit. Kjo mund të japë të dhëna për shkallën e avancimit të sëmundjes dhe mund të mbështesë, por jo të provojë përfundimisht, teorinë se kanceri shkaktoi vdekjen e tij.

E dyta, ata do të kërkojnë për shenja toksine, ekzistenca e të cilave mund të forcojë aludimet e Araya-s.

Në të gjitha rastet nuk do të jetë e lehtë.

Gati 40 vjet kanë kaluar që kur vdiq Neruda dhe trupi i tij është dekompozuar prej kohësh.

“Sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet puna jonë”, thotë dr. Patricio Bustos, drejtor i shërbimeve mjekoligjore të Kilit, një organizëm shtetëror që mbikëqyr zhvarrosjet dhe ekzaminimet.

“Por, nga ana tjetër, ka pasur përmirësime teknologjike përgjatë 30-40 viteve të fundit, të cilat mund të na ndihmojnë.”

Dentistja mjekoligjore dhe antropologia Claudia Garrido-Varas, thotë se edhe pse 40 vjet kanë kaluar, ka ende gjëra që mund të gjenden në mbetjet kockore përmes analizave toksikologjike.

“Nëse helmi është përdorur, varet nga lloji dhe sasia e helmit, apo nga numri i dozave të përdorura për të zbuluar gjurmë të tij.”

Pa gjurmë

Puna e skuadrës mjekoligjore është bërë më e vështirë nga mungesa e të dhënave mjekësore nga spitalet ku Neruda u mjekua. Ai vdiq në spitalin “Santa Maria” në kryeqytetin Santiago.

Sipas lajmeve të gazetave të kohës, spitali publikoi një njoftim, ku përmendej ataku kardiak si shkak i vdekjes. Por spitali thotë se nuk ekziston sot ndonjë kopje origjinale e njoftimit, ndërsa certifikata e vdekjes së poetit nuk përmend atakun kardiak.

Disa muaj para se Neruda të vdiste, media e Kilit raportoi se ai i ishte nënshtruar një operacioni në një spital tjetër. Por zyrtarët e spitalit tjetër thonë gjithashtu se nuk ka të dhëna.

Gjykatësi që po heton vdekjen e Nerudës është përpjekur të gjejë edhe të dhëna mjekësore në Francë, ku poeti ishte mjekuar në vitet 1970, ndërsa shërbente si ambasador i Kilit në Paris.

Asgjë nuk u gjet.

Araya dhe Partia Komuniste e Kilit thotë se mungesa e të dhënave është shumë e dyshimtë, veçanërisht duke marrë parasysh figurën e Nerudës si fitues i çmimit “Nobel” dhe diplomat i lartë.

Injektimi misterioz

Pavarësisht kalimit të kohës, Araya thotë se mban mend qartë se çfarë ndodhi në ditët pas grushtit të shtetit. Ai thotë se Neruda u pranua në spital më 19 shtator 1973 dhe po përgatitej të fluturonte për në Meksikë më 24 shtator.

“Mëngjesin e 23 shtatorit, Matilde dhe unë shkuam në Isla Negra për të mbledhur disa plaçka të tij”, kujton ai. “Ndërsa ne gjendeshim atje, mora një telefonatë nga Neruda në klinikë.”

“Ai më tha: ‘Kthehu sa më parë! Ndërsa po flija një mjek erdhi dhe më dha një injeksion në stomak.’”

Araya thotë se Matilde dhe ai u kthyen menjëherë për në Santiago. “Neruda vdiq rreth orës 22:30 atë mbrëmje”, kujton ai. Matilde Urritia vdiq më 1985-n. Ajo gjithmonë mohoi aludimet se bashkëshorti i saj pati vdekur nga kanceri, por nuk akuzoi kurrë publikisht se ai ishte vrarë.

Fondacioni “Pablo Neruda”, i cili mbikëqyr trashëgiminë e poetit, këmbëngul se ai vdiq nga kanceri, por thotë se do të bashkëpunojë për zhvarrimin dhe testimet.

Histori e pistë

Do të ishte e lehtë të hidhej poshtë akuza për vrasje si e pabazë, në rast se nuk do të bëhej fjalë për historinë e Kilit. Në vitin 2009, gjashtë njerëz u akuzuan për vrasjen e ish-presidentit të Kilit, Eduardo Frei Montalva.

Ai ishte mjekuar në të njëjtin spital ku vdiq edhe Neruda. Atje, Frei Montalva mori një ndërhyrje kirurgjikale rutinë më 1981, në kulmin e sundimit ushtarak të gjeneralit Pinoçet.

Por nuk doli kurrë gjallë.

Një gjykatës doli në konkluzionin se ai ishte helmuar me thallium dhe gaz mustard.

Në dhjetor 2010, eshtrat e ish-ministrit të Brendshëm, Jose Toha, u zhvarrosën si pjesë e një hetimi për vdekjen e tij më 1974-n.

Ushtarakët thanë se ai kreu vetëvrasje, duke varur veten në gardërobën e spitalit. Por në tetor të vitit të kaluar, një gjykatës hetimor doli në përfundimin se ai ishte mbytur.

Do të duhen shumë muaj deri sa ekspertët mjekoligjorë të dalin në një konkluzion mbi shkaqet e vdekjes së Nerudës.

Por duke parë rolin e poetit si një nga figurat më të mëdha të letërsisë latino-amerikane, këto konkluzione ka gjasa që do të bëjnë jehonë nëpër botë.



Ngjarjet hap pas hapi 1973

11 shtator: Gjenerali Pinoçet udhëheq një grusht shteti kundër qeverisë socialiste të Salvador Allendes, i cili kryen vetëvrasje në pallatin presidencial në vend që të dorëzohet.

14 shtator: Ushtarët e Kilit bastisin shtëpinë e Nerudës. Ai raportohet se u tha atyre: “Ka vetëm një gjë që unë posedoj dhe që përbën rrezik për ju. Kjo është poezia!”

16 shtator: Gjenerali Pinoçet mohon zërat për vdekjen e Nerudës.

19 shtator: Neruda dërgohet në spital në Santiago.

20 shtator: Qeveria e Meksikës ofron mikpritje për Nerudën.

23 shtator: Neruda vdes, raportohet se tha se i kishin bërë një injeksion misterioz ndërsa flinte.



Jetëshkrimi

Poeti i njohur si Pablo Neruda e pati emrin e fëmijërisë Neftalí Ricardo Reyes Basoalto, kur lindi në vitin 1904. Ai i nënshkroi veprat e tij si Pablo Neruda, por nuk e mori këtë emër ligjërisht deri në vitin 1946, për shkak se i ati, një punëtor hekurudhash, nuk e pëlqente interesin e të birit për poezinë. Neruda e përdori këtë emër në përkujtim të poetit çek Jan Neruda.

Neruda u rrit në Kilin e jugut deri më 1921-shin, ku u zhvendos në Santiago dhe u regjistrua në kolegj për ta përgatitur veten si mësues i frëngjishtes. Por ai e braktisi shkollën për t’iu përkushtuar poezisë. Libri i tij i parë, “Crepusculario” (Libri i Muzgut), u publikua më 1923-shin, dhe në vitin pasardhës botoi “Njëzet poezi dashurie dhe një këngë dëshpërimi”. Kjo u bë vepra e tij më popullore me më shumë se një milion e gjysmë kopje të shitura. Libri ishte përplot me poezi romantike dhe erotike.

Mes viteve 1927 dhe 1935, Neruda ishte një diplomat i Kilit në Burma, Cejlon, Java, Singapor, Argjentinë dhe Spanjë. Më 1930 ai u martua për herë të parë, por martesa nuk ishte e lumtur dhe disa vite më vonë e la bashkëshorten e tij për të jetuar me Delia del Carril, me të cilën qëndroi deri në vitin 1955. Gjatë kësaj periudhe ai shkroi dy vëllimet me poezi, “Rezidencë në tokë”, të cilat konsiderohen si poezitë më të mira surrealiste në gjuhën spanjolle. Ai pretendoi më vonë se i pati shkruar këto vepra në një kohë që nuk dinte asgjë për surealizmin. Ai thjesht iu përgjigj rrymave letrare në qarkullim, pavarësisht se këto përgjigje u bënë vetë rrymë për formimin e lëvizjes surrealiste gjithkund tjetër.

Tmerri i Nerudës nga luftërat civile dhe barbaritë ushtarake (përfshirë vdekjen e mikut të tij, poetit Federico García Lorca) gjatë Luftës Civile në Spanjë, e bënë atë thellësisht komunist.

Poezia e tij nuk ishte më surrealiste, por më e drejtpërdrejtë. E shkruar jo për akademikët apo lexuesit e tjerë të sofistikuar, por për të shtypurit nga politika, punëtorët dhe njerëzit e thjeshtë.

Neruda këmbëngulte gjithashtu se ai ishte në mënyrë specifike një poet i Amerikës Latine. Ai njihet për poezinë “Lartësitë e Maçu Piçut”, ndoshta poezia më e madhe e tij, një poezi e botuar në vëllimin “Canto”. Ky vëllim u shkrua rreth fundit të viteve 1940, ndërsa Neruda po fshihej në Kili për të shmangur arrestimin për deklaratat që pati bërë kundër qeverisë. Ai u arratis nga Kili më 1949-n dhe nuk u kthye deri më 1952-shin, kur një regjim i ri erdhi në pushtet. Ai u martua me Matilde Urrutia tre vjet më vonë dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës me të në shtëpitë e veta në Santiago dhe në Isla Negra në bregdetin e Kilit.

Neruda mori Çmimin Ndërkombëtar të Paqes më 1950-n, çmimin e paqes “Stalin” më 1953-shin, një Doktoraturë Nderi në Letërsi nga Oksfordi më 1965-n, dhe çmimin “Nobel” në letërsi më 1971. Më 1969-n ai u nominua si kandidat për president nga Partia Komuniste, por u tërhoq në favor të shokut të tij, Salvador Allende. Në fund të jetës së tij, ai la 34 vëllime me poezi, ese dhe drama të botuara, si dhe tetë volume me poezi dhe kujtimet që iu botuan më vonë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...