“6 turqit e deportuar i pret burgimi i përjetshëm dhe tortura në Turqi”
“Për këta persona nuk do të kemi asnjë lloj mëshirë ka thënë Erdogani. “Nuk do t’u japim asnjë pikë uji’, ka deklaruar ai. Këta persona që shkojnë atje do t’i nënshtrohet torturës”, tha Muzhaqi për Klan Kosovën.
Ai ka shtuar se ata “i pret burgim i përjetshëm”, theksoi ai.
“Ose do detyrohet të pranojnë gjëra në shërbim të Erdoganit, përndryshe do të dënohen me dënime maksimale”, shpjegoi ai.
Muzhaqi ka folur edhe për institucionet e Kosovës, ka deklaruar se s’kanë besim fare në policinë e Kosovës e as institucionet tjera
****
Askush nuk kishte informacion se a u larguan nga Kosova ditën kur u arrestuan.
Lajmi.net, ka shfaqur disa video ku shihen gylenistët duke bërë kontrolelt e fundit në aeuroportin e Prishtinës për t’u dërguar pastaj në Turqi.
Deri më tani gjithçka ishte e mjegullt se çfarë ka ndodhur me gjashtë shtetasit turk që u arrestuan më 29 mars në Kosovë dhe pikëpyetja më e madhe ishte se a u deportuan në Turqi?
Familjarët e të arrestuarve këmbëngulnin se të arrestuarit gjenden në Kosovë, konkretisht në pjesën e vjetër të aeroportit të Prishtinës. Mirëpo, lajmi.net ka siguruar pamje ku të arrestuarit shihet tek sa lënë Kosovën. Ata kalojnë nga pjesa e zonës VIP e Aeroportit të Prishtinës për të kaluar më pas tek aeroplani i Inteligjencës turke ku po i priste në pistë.
Të arrestuarit shihen se janë të shoqëruar nga policia e Kosovës dhe, në video shihen qartë se ata kanë kaluar në zonën VIP të Aeroportit të Prishtinës rreth orës 10:00 minuta të mëngjesit, raporton lajmi.net. Gjithashtu pamjet e tjera tregojnë një kombi-bus që i ka shoqëruar deri të aeroplani turk për t’i nisur më pas në Turqi.
Nga ana tjetër, mediat turke, raportojnë se të deportuarit tash janë duke u marr në pyetje nga prokuroria turke.
Kujtojmë, se me insistimin e familjarëve, mbrëmë (e premte) Aeroporti i Prishtinës u kontrollua nga EULEX-i për të vërtetuar se a janë deportuar nga Kosova gjashtë shtetasit turq të arrestuar mëngjesin e së enjtes. EULEX-i gjatë kontrollues nuk gjeti asgjë.
Përveç kësaj krerët e institucioneve shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë poseduar informacion se çfarë ka ndodhur konkretisht me të arrestuar, së paku kështu janë deklaruar para familjarëve (ku i priti në takim kryeministri Haradinaj) dhe para mediave.
Megjithëkëtë, krerët e shtetit nuk kanë qenë në dijeni, siç u deklaruan, se si ka ndodhur arrestimi i gylenistëve. Pas këtij ‘skandali’, kryeministri Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe Drejtorin e Agjencisë se Inteligjencës së Kosovës, Drilon Gashin.
Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
Ndryshe, pas puçit të 15 korrikut të viti 2016, Turqia akuzon Fethullah Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste.