Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/04/10

Befasia mes legjendës dhe të së vërtetës në një dashuri hyjnore.


Armela Hysi


Përshtypje nga novela:“Legjenda e dashurisë së Arkitekt Sinanit me Sulltaneshën Mihrimahn”, e shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe e Penës”
  
   

   Zonja e Letrave Shqipe,  Mjeshtrja  e Madhe”, Vilhelme Vrana Haxhiraj, me mëse 42 tituj botuar në 20 vitet e krijimtarisë së saj, në një jetë të rifituar prej dhëmbëve të diktaturës komuniste, vjen në këtë pragpranverë me një libër të ri. Autorja vjen sërish për të rinovuar takimin e saj me lexuesit me novelën e bukur“Legjendë...apo e vërteta e një  dashuri e hyjnore?!” ku flitet për dashurinë e jashtëzakonshme tëArkitekt Sinanit me Sulltaneshën Mihrimahn. Ajo i sjellë lexuesit të letërsisë së saj një libër që lexohet shpejt, por që lë vrag dhe mbetet në mendje për një kohë të gjatë. Në këtë rrëfimtari trill, Vivra duke hyrë në botën shpirtërore të njërës prej femrave më të njohura në hierarkinë dhe politikën e Mesjetës, me mendje, shpirt dhe zemër na çon larg, shumë larg si në kohë, ashtu, edhe në hapësirë.
    Nuk di nëse bota njerëzore do të zgjidhë ndonjëherë  dhe do të vërtetojë dualitetin, nëse ka qenë “ambicia”e Zotit që krijoi njeriun, apo ambicia e njeriut që krijoi Zotin, natyrisht ky i fundit imagjinar apo sureal. Përditë ndeshim që njeriu virtualisht beson në ekzistencën e një fuqie të mbinatyrshme, së cilës i falet, i lutet, madje deri në një cak apo kufi, edhe i beson fuqisë së tij. Porse në përçapjen e shoqërisë njerëzore në këto 21 shekuj-dëshmi qytetërimi, njihen qartë dy nga llojet e krijimeve që njeriu përfeksionoi si provë të ekzistencës së tij mbi planet. Nëse kjo vërtetohet ndonjëherë, për çdo skeptik, një lidhje e tij me një forcë të mbinatyrëshme superiore, është e sigurtë, se të dyja këto, janë dhe kanë shërbyer si porta komunikimi të reales me irealen, të dukshmes me të padukshmen apo të mundshmes me të pamundurën. Diçka e tillë si mënyrë komunikimi në novelë ekziston te ndërtesat dhe librat, si dhe te lidhja e njeriut me Zotin. Këto lidhje në novelë përshfaqen tek dashuria për artin dhe konkretisht, skulptura e Sinanit apo piktura e Mihrimahnit, që për autoren, arti i shprehur në to, luan rolin e fijeve të padukshme që gërshetojnë ndjenjat e tyre. Në këtë rast arti gurskalitur i arkitektit të famshëm apo ndjenjat e Sulltaneshës të shprehura në të ujtën e pikturave Ebru, në novelë, zenë vendin e personazheve që shprehin ndjenjat virtualisht. Pra në këtë novelë kemi të bëjmë me çdo lloj përmbajtje a pamje që nënkuptojnë këto fjalë në shekuj përmes sendeve jofrymorë.
   Është një komunikim ky, ndërmjet njerëzve me njëri-tjetrin, prezent, me brezat e kaluar e të ardhshëm, komunikimi i njeriut me hyjnitë , apo, siç duan të besojnë idhëtarët e ndryshëm të asaj lidhjeje shpirtërore e ndërgjegjësore mes vetë Perëndisë me njerëzit. Kjo lidhje me, apo pa ndërgjegjen e plotë të vetëqenies humane, por si një gjë që i vjen natyrshëm dhe gati-gati instiktivisht, sepse me atë gjithmonë lidhet diçka hyjnore që u përket të dy faktorëve të këtij binomi: “dashurisë”.
 Këto dy krijime, që sipas Hygoit në “Katedralen e Parisit”, mund t'i quajmë se janë në një pikëtakim i ndërsjellë për nga zhvillimi dhe lehtësia e arritjes së shprehjes. Kjo pasi në një frymëzim gjenial, profetik, ai thotë se si në shekuj njeriu ka përdorur ndërtesat si kulmin e elokuencës së tij shpirtërore, në këtë mënyrë jep mesazh për ekzistencën, njohuritë, madhështinë, por dhe intimitetin e botës së tij të brendëshme. Ndërsa ardhja e letrës, shtypshkronjës, librit të leht’arritshëm tashmë tek lexuesit, e bëri të “çlirojë” energjinë e tij krijuese në të, duke zëvendësuar pra pjesërisht, arkitekturën gjeniale, me elokuencën letrare. Pra lidhja ekzistuese mes botës së brendshme shpirtërore  me botën e  jashtme që është libri, i cili shkon te lexuesi, janë mënyra se si njeriu zbulon dhe kondenson në art madhështor frymën hyjnore që gjendet brenda tij. Këtë gjithmonë dhe parreshtur ai e arrin, i frymëzuar nga ndjenja hyjnore “dashuria”.
    Nëse arti i shprehur në gurë nga arkitekt Sinani, apo në letër nga sulltanesha piktore është monumentale, por padyshim ajo që mbetet pas njeriut, ose pas fasadës së këtyre veprave artistike që jetojnë më gjatë se artisti, është dashuria, ajo ndjenjë për të cilën njeriu jeton. Njeriu krijon për të thirrur: “Unë jetoj, kurse arti im apo vepra ime, pas meje, ndërkohë do të shprehin përjetësinë… ”  
     Ndaj Mihrimahni me Sinanin u dashuruan, se përballë të qenësishmes përherë ekziston harresa që njeriu është i vdekshëm, por duke bërë art, duan të thonë e të vërtetojnë se dashuria e pavdekshme vetëm me të mund të shprehet. Vetëm me një art simbolik e të pakrahasueshëm, ku shprehet bota e brendshme e artistit, përceptohet kjo ndjenjë sa e bukur dhe po aq e dhimbshme. Dashuron sepse, dashuria është gjithëçkaja që bashkon dy shpirtra binjakë dhe që plotëson njeriun, duke e bërë atë më njerëzor dhe më të dhimbshur.
 Kushdo qoftë ky njeri, i lindur nga dy prindër të rëndomë, apo i vetë Të Madhërishmit Sulltan Sulejmani, një ndër figurat më të ngritura dhe më të ndritura në botën e asaj kohe, të periudhës së tij dhe gruas së tij të ligjshme Hyrrem Hanëmi, ka nevojë për pak liri vetjake. Në pozita të tilla është edhe e bija e tyre, Princesha e kësaj historie, Sulltnesha Mihrimahn,  e cila kërkon të gjejë gjysmën e vet, që ka nevojë ta realizojë me magjinë që dhuron dashuria e pavdekshme.
Gjithmonë janë të pranishme këto mendime grishëse dhe sa filozofike, po aq edhe të stamposura në poret e të përditëshmes. Janë sa të shumëpërgjigjura dhe të shumërrahura, po aq edhe konstante  pa përgjigje, që qarkullojnë në mendjen e lexuesit tek nis të bashkëudhëtojë me dashurinë e Sulltneshës Mihrimahn me njërin ndër mjeshtrit më të mëdhenjë të arkitekturës së Mesjetës dhe të të gjithë kohrave, Arkitekt Sinanin. Me këto personazhe të Mjeshtres së  Madhe ,Vilhelme Vrana Haxhiraj në novelën e saj më të re, ku përfshihen figura historike nga më të njohurat e kohës së tyre që shkrimtarja i sjellë në këto faqe me një histori të prekshme dashurie. Nëpër faqet e novelës flitet për një dashuri të madhe, të parealizuar që shkon kundër rrymës së kohës, sepse kjo ndjenjë që e madhon njerinë, nuk e zgjedh as kohën kur duhet të lindë, as vendin, as shtresën shoqërore se ku do të zhvillohet. Është paqtimi dhe njehsimi në një të vetme i dy shpirtrave që nuk njohin moshë apo rregulla, nuk diktohen as urdhërohen por vetëm shkrihen tek njëri-tjetri aq natyrshëm sa edhe hyjnitë do t’i kishin zili. E dëlirë, e pafajshme si rrezja e diellit, e hajthme si vet rinia, e  bukur e dhimbshme, lozonjare, plot dritë dhe lumturi, e tillë përshkruhet nga autorja dashuria e jashtëzakonshme e sullatneshës me arkitektin shqiptar.
    Një princeshë otomane, ëndrrathyer në dashuri dhe një arkitekt që dashurinë e tij e shndërron në art, shprehur në ndërtesa madhështore, të cilat edhe sot pas katër shekujsh ngrihen të dëshmojnë e të frymëzojnë njerëzimin për vepra të mëdha që përshkohen nga ndjenja e dashurisë së përjetshme...Si këto vepra madhore, e tillë, hirplote dhe e madhërishme, erdhi deri në ditët tona kjo legjendë dashurie, që ngeli sekret i shekujve. Por e sotmja udhëton në të djeshmen dhe duke e zhbiruar atë, u heq koren plagëve të kohrave për të njohur bukurinë e jetës, një jete që nuk ekziston më. 


***






FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT U NGRIT...

Image result for fritz radovani

Nga Fritz RADOVANI:

Image result for DED GJO LULI

MBAS  KASTRIOTIT  ERDHI  DEDË  GJO’ LULI
 Image result for DED GJO LULI

DEDË GJO’ LULI
(1840 – 1915)




FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT U NGRIT...

Kishin kalue jo vite, po shekuj kur Flamuri i Gjergj Kastriotit kishte ra nga Kështjella e Krujës Heroike dhe bashkë me Heroin tonë Kombëtar ishin vorrosë për me u kalbë. Shtërgata e robnisë turke kishte mbulue me brraka uji gjithë Trojet tona, ku shuhej çdo ditë çdo virtyt dhe shpresë e Shqiptarëve. Ishin përdhosë kështjella e kulla ku dikur ndër ato hatlla varej me madhshti Lahuta, martina e huta; që tashma ishin ba vetem vende të shkreta ku këndonte qyqja e kulumrija...
Image result for DEDE GJO LULI

Ishin thye e ra përtokë deri ndër vorret e të Parvet Kryqat e drunit të lisit e të çamit. Deri poshtë ku derdhej gryka e lumit ishin shue shenjat e pushimit, vue nga dalta ndër shkambij. Shqiptarët, rrugë pa rrugë, përditë e ma shumë zhyteshin në humnerën e mjerimit e të padijes. Dhuna kishte shpërba edhe gurin e kthye në ranë, thonë disa, po vende-vende edhe në pluhun e baltë të kuqe nga gjaku me të cilin mbruhej e njeshej për thundra të kuajve të robnuesit, i cili krenohej ngallnjimtar mbi eshtnat e nxjerruna nga vorret e shpuplueme, të shkapërndame e të tretuna në të katër anët. 

Picture

Mbi kumbonaret e Kishave të vjetra monumentale ngrihej nalt një copë zhele robnije, që tregonte se mbi këte “minare” nuk do të ketë kurrma Kryqa, dhe se Shqiptarët nuk do të dijnë “asnjëherë” çka u pat mësue dikur Imzot Pal Engjulli i Drishtit, rrenuem e ba rrafsh me tokë. Ishte shue jo vetëm rrezja e dritës së shpresës për Liri, po edhe dielli ishte zanë nga një tymnajë e vransinë që njillte kob. 


Image result for DEDE GJO LULI

Vetullat e burrave ishin bashkue e ba hulli si t’u kishte shkrepë rrufeja në votër e shkimë me farë e fis gjithshka që u kishte falë i Madhi Zot brez mbas brezi. Vetëm kelkaza aty-këtu çilte ndonjë lule e vyshkej nën ferrat e morrizat e pafarë që e patën mbulue këte Dhé të bekuem dikur,..ku, tashma as dallëndyshat nuk vinin në stinën e tyne, se as pranverë nuk kishte ma! 


Image result for DEDE GJO LULI

Zhegu aziatik i kishte përvlue e zharitë si mos ma keq fusha e male e kthye në shkretinë, ku ndonjë gomar fatzi kryente sherbimet e deves për pushtuesin barbar. Edhe qentë e fshatit nuk lehnin ma, se portarja ishte thye natën kur ndër shtëpija kishte msy e mëshef pabesia e shnderimi i robnuesit përbindsh. 

Picture

Burri nuk mbante ma as gurin unur të trashiguem ndër shekuj me llullën e vet prej druni ku ishte ma i forti, daltue nga çobajt fatzez që rritnin desht për me ua shtrue sofrat rrumbullake “felëshuesëve”, të cilët shoqnonin ferlikun e rakinë me vallet turke e kangët mortore të tymosuna nga flaka e zbehtë e drunit të pishës, derisa dikur fillonte me dalë drita, e atëherë kujtoheshin për ndonjë pusi që kishin vue ditën ma parë, e në të zbardhun të dritës, edhe pse ishin të përgjumun, delnin ndër prita e ashtu në kllapi, kishin ndigjue kushtrimin e ndonjë Malësori që kishte lajmërue se kishte lé një Djalë në oxhakun  e vjeter të Gjo’ Lulit...

Image result for DEDE GJO LULI


E Baba i pat vue emnin Dedë, si ta kishte ditë se Ai Emen do të vinte dita e ka me u daltue me shkronja t’ arta!
Picture

Emen që u pat kallë mneren turqve e shkjeve, e besa, ma fort se askujt tradhëtarëve të Atdheut e të Fesë së Gjergj Kastriotit tonë.
Mbërrijti lajmi edhe ndër shtëpijat e vjetra të Shkodrës se Dedë Gjo’ Luli asht rritë e ba Burrë e madje edhe i fortë...

Image result for DEDE GJO LULI
Kishte ba konak e votra e Tij mbushë prej Zotit me djelm, me djelm të pashem e vigaj mali si Baba i Tyne, tashma në të shtatdhetat vjetë... E brezi i tyne vetëm vezullonte nga dorcat e armëve që rrethonin belin e drangojve. Sytë ua kishte dhurue Shqipja dykrenare! Mustaku i shndriste si thupra e sermit që dredhej mbi kronin ku buronte fjala e Burrit... Mbi sy binte vetem qeleshja e bardhë bilur si bora e majeve të Alpeve tona ku sundonte ende vetëm Shqipja e kurrkush tjeter nën çatinë e vume nga dora e Krijuesit!
Qielli hapej e mbyllej nga vetëtimat e asaj pranvere, që ç’mos kurrë, dishka donin me njellë e lajmërue n’ ato ana...

Picture
Edhe dielli që deri atëditë nuk kishte mujtë me shkri as boren mbi majet e atyne maleve, filloi me vezullue e me ra edhe mbi çatijat e shtëpijave, që kishin mbetë pa u shembë. Fyelli i barijve ndigjohej deri larg ndër pyjet ku strofullat e arijve kishin fillue me u shprazë, se edhe vetë bishat kishin marrë iken... 

Image result for DEDE GJO LULI

Po, po, kishin fillue me marrë iken, se ndër male ku ishin shue fiset e dalë faret Burrat e Atdheut, armët e tyne ishin rreth brezit xhubletës e kishin zanë vendin e postavës e të sermit, që dikur diftonin nusninë e tyne që edhe ajo vyshkej sa djali shkonte ushtar i dhunuesit pashpirtë.
Picture

Ata tashti ishin perkrah Burrave ndër male. Duert e tyne ishin ato që kishin rrokë dikur ata filiza, që tashti ishin ba Burra e marrë malet, e tash në krah të Atyne Burrave kishin rrokë armët e Lirisë së Atdheut! Ishte dikund andej Nora e Tringa, e ishte Shota, ishte mbarë vajznia e granija, ishin po lulet e zambakët e bardhë si bora, që kishin çelë edhe ata ndër gur’ e shkambij bashkë me vjollcat e pranverës së 1911...


Picture

Ishin Malësorët Shqiptarë, që i drejtonte një Dedë Gjo’ Lul!
Picture

Ishin, po, Ata Burra që kishin shpalosë e nxjerrë nga dheu një Flamur të balsamosun me gjakun e Heronjve e të ruejtun mbrendë thellë në vorrin e Gjergj Kastriotit, në atë Vorr që asht edhe sot, i ruejtun nga Ata besnikë të përjetshëm, që me duertë e tyne të Shugurueme tashti edhe Ata kishin rrokë Armën e Lirisë, Kryqin, e Arma e Lirisë në duert e Shugurueme me Bagmin Shejtë nuk përdhoset kurrma,.. kurrma!

Picture
Plasi Toka Arbnore e mbi një Shkamb me emnin Deçiq u vue një Flamur i harruem ndër shekuj. Vërtetë i harruem gati sa mos me u njohë, por i ruejtun dhe i mbrujtun me Gjak të freskët Herojsh, që me një guxim të pashoq, e nxorën nga Vorri i Shejtë, ku dhunuesi turk mendoi se aty e ka vendin ku Ai do të kalbet e do të shuhet përgjithmonë.
107 vjet ma parë, me 6 Prill 1911...Me Dedë Gjo’ Lulin...

Picture

Mbarë Malësia me armë në dorë u rreshtue me e mbajtë nalt Atë Flamur të bekuem, që u shpalos nga gjokset e At Mati Prennushit e At Buon Gjeçaj!..
I madh e vogël pa kursye as jeten e vet u banë mburojë!
Atdheun filloi me e rrah flladi i freskët i Lirisë!

Picture
Fitorja e shpërblyeme me gjak ndër shekuj erdhi!
Urata, lutja, kanga e falnderimi ndaj të Madhit Zot s’ pushonin!
Secili, sa kishte forcën, me një kurban i rrinte pranë shtizës...

Picture

Pikë lotit nuk shihej n’ Atë vend, veç gaz e hare në sytë e Atyne Burrneshave që këndonin e shkrepshin armët...

Picture
Edhe gratë me të zeza e gjetën një “shenjë” me u gazmue!
Aty pranë në trungun e një gështenje gjuhej në shej një kapicë...

Picture

Sa andej këndej kriste bataria e Malësorëve e zanet ma  të forta e të fuqishme thenin heshtjen shekullore me ushtimën e tyne ndër ato maje malesh, tue jehue e tue u derdhë me jone hyjnore drejt Qiellit paster me një Kushtrim të pafund, që zbriti ndër ato lugina të prarueme e u bashkue me valët e dallgët e harrlisuna të Adriatikut...tue zgjue mbarë një Europë:

Picture
“Oooo... Burra bre... çonju se Flamuri i Gjergj Kastriotit u ngrit edhe njëherë në Tokën Arbnore!...”

Picture
Ai u ngrit për mos me zdrypë kurrma,..kurrma!
Tingujt e Lahutës...vazhdonin Kangët e veta...
***
Shenim nga F. Radovani: 

Pjesë nga libri i F.Radovanit “DEDË GJO’ LULI”, botue në vitin 2011, me rasen e 100 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Deçiq...



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...