2018-04-10

Kush është Dick Marty?




Dick Marty i lindur në Sorengo [Komunë e Kantonit të Ticinios(1.666 banorë) qark i qytetit të Luganos] me 7 Janar 1945-tës. U diplomua në universitetin e Neuchâtel në degën juridik.

Në 1975 emërohet prokuror ne Kantonin e Ticinos ku menjëher shquhet për luftën që i bëri krimit të organizuar dhe drogës. Në 1987-tën puna e tij për drejtësi i solli dhe mirënjohjen dhe çmime të ndryshme nga departamenti amerikan i drejtësisë dhe i narkotizmit intenacional.

Në 1989-tën zgjidhet anëtar i Këshillit të shtetit në Kantonin e Ticinos ku dhe ishte drejtor departamentit të financave deri në 1992-shin ku dhe me rotacion mori postin e presidentit(sipas rregullit ndër anëtarë). Në 1995 pasi refuzoj te rikanditohej në Këshillin të shtetit ai u emërua anëtarë në Këshillin e shteteve(dhoma e lartë e parlamentit zvicerian) si përfaqësues i Kantonit të Ticinios ku punon si këshilltar juridiko-ekonomik.

Nga 1998-ta është anëtarë i Asambles Parlamentare të Këshillit të Europës(KE) ku bën pjesë në disa komisione. Në 2005-sën emërohet si raportues i KE-s për hetimet mbi dyshimet e ndërtimit të burgjeve sekrete nga CIA në Europë. Mbi këto hetime Martyn publikoj dy raporte. Këto dy raporte kanë hedhur dritë mbi shkelje të ndryshme të normave internacionale të të drejtave të njeriut të bëra nga shtete të ndryshme europiane.

Spiunazhi bashkëkohor :Informacionet elektronike dhe terrorizmi nëpërmës teknologjive të sotisfikuara….


Udhëheqësit e zotë dhe strategët e mençur veprojnë dhe fitojnë, kryejnë heroizma që ua kalojnë të tjerëve, sepse gjithçka e kanë ditur që më parë. Të diturit që më parë, nuk merret nga zotët dhe demonët, nuk merret as me hamendje, as me të përngjarë e as me çfarëdo llogaritje. Njohja e gjendjes së kundërshtarit mund të merret vetëm me anë të njerëzve.

I
Nevoja e njeriut për t’i parashikuar ngjarjet që do të ndodhin është e vjetër sa vet njeriu. Qysh në parahistori, te bashkësitë njerëzore primitive kanë ekzistuar parashikues të kohës ndodhive shoqërore dhe fatit individual, kurse në kohërat e më vonshme të antikitetit, personat të cilët merreshin me parashikimin e gjërave fituan një rëndësi të veçantë. Ata i hasim pran çdo oborri mbretëror me emërtime të ndryshëm si orakull, magjistarë, astrolog etj. Gjatë gjithë antikitetit dhe mesjetës, parashikuesit e ngjarjeve apo fatit i hasim që nga Mikena, në Maqedoni te Leka i Madh, mbreti Pirro i Epirit, në Bizant, në Perandorinë Osmane etj. Mbretërit, personalitetet politike dhe ushtarake, para çdo veprimi të tyre, konsultoheshin me parashikuesit e tyre dhe shpesh ndodhte që vendimi për të ndërmarrë ndonjë veprim qoftë ushtarak apo tjetër, ndikohej nga këshilla e orakullit, magjistarit apo astrologut. Këto këshilla dhe parashikime kishin të bënin vetëm me parashikimin e fatit dhe kurrsesi me ndonjë informacion paraprak mbi fenomenet apo ngjarjet.
Përkundër faktit se gjatë gjithë antikitetit dhe mesjetës prania e parashikuesve të fatit apo ngjarjeve ishte prezente, tendencat për të krijuar shërbime të specializuara të cilat merreshin me grumbullimin dhe përpunimin e informacioneve me karakter politik dhe ushtarak vërehet shumë herët. Të gjitha ndërmarrjet dhe fushatat e mëdha ushtarake të antikitetit bazoheshin kryesisht mbi informacionet grumbulluara në rrugë të ndryshme operative.

II
Njëra ndër doktrinat më të vjetra ushtarake e cila ka mbetur e shkruar deri në ditët e sotme është ajo e kinezit Sun Xu, për të cilën mendohet se i takon periudhës së shekullit të IV-III, para erës së re. Kjo doktrinë ushtarake e cila për nga aktualiteti i mendimit ushtarak është e aplikueshme edhe sot, përbëhet prej 13 kapitujsh. Kapitulli i fundit bën fjalë për organizimin e shërbimeve të zbulimin dhe mban titullin “Disa mënyra të përdorimit të agjentëve sekretë”. Ky kapitull, është njëri prej dokumenteve më të vjetra që njeh njerëzimi deri më sot dhe që bën fjalë për organizimin e shërbimeve zbuluese. Në këtë kapitull, fillimisht bëhet fjalë për rëndësinë që kanë shërbimet e zbulimit për një shtet apo popull. Sun Xu, organizimin e shërbimit të zbulimit e justifikon në versët 3 dhe 4 ku thotë: “Udhëheqësit e zotë dhe strategët e mençur veprojnë dhe fitojnë, kryejnë heroizma që ua kalojnë të tjerëve, sepse gjithçka e kanë ditur që më parë. Të diturit që më parë, nuk merret nga zotët dhe demonët, nuk merret as me hamendje, as me të përngjarë e as me çfarëdo llogaritje. Njohja e gjendjes së kundërshtarit mund të merret vetëm me anë të njerëzve.” Sipas Sun Xusë, shërbimi i zbulimit duhet organizuar mbi bazën e strukturës së më poshtme: informimin e jashtëm të bazuar kryesisht nga personat e rekrutuar nga radhët e kundërshtarit, të cilët janë: spiunët e vendit të rekrutuar nga banorë të rëndomtë, spiunë të brendshëm të rekrutuar nga radhët e zyrtarëve të shtetit, kundërspiunët të rekrutuar nga radhët e spiunëve kundërshtarë. Si dhe kundër informimin të përbërë prej njerëzve nga radhët vetjake të cilët ai i quan spiunë të humbur dhe spiunë që kthehen. Duke e vlerësuar lartë rolin e njeriut (spiunit) që ka ai në zbulim, në versin e 8 ai thotë: “Prandaj, për ushtrinë (shtetin, kombin) nuk ka gjë më të vlefshme se sa spiunët, nuk ka shpërblim më të madh se sa spiunët, nuk ka punë më sekrete se sa spiunazhi. Pa zotëruar dituri të përkryera nuk mund të përdorësh spiunët; pa pasur humanizëm dhe drejtësi nuk mund të përdorësh spiunët; pa pasur mprehtësi dhe aftësi depërtuese nuk mund të marrësh nga spiunët rezultat të vërtetë. Mprehtësi! Mprehtësi! Nuk ka asgjë për të cilën të mos përdorën spiunët”. Ajo që e bën këtë kapitull shumë aktual është fakti se kinezi i vjetër vëren se shërbimi i zbulimit duhet organizuar në mënyrë të centralizuar dhe të ketë karakter inteligjent.

III
Me pak nuanca të gjitha shërbimet e zbulimit që nga antikiteti e deri në ditët e sotme janë të organizuara mbi modelin e Sun Xusë.
Agjencia Qendrore e Zbulimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, CIA, është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore më vitin 1946 me urdhër të presidentit Truman. CIA, është pasardhëse e OSS e krijuar para Luftës së Dytë Botërore. Rolin e shërbimit kundërinformativ në SHBA, e ka FBI, e cila është e organizuar brenda kufijve të SH.B.A-së. Në SH.B.A, ka të organizuara edhe disa agjenci të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e informacionit me karakter të ndryshëm e i cili, vlerësohet i rëndësishëm për sigurinë e SH.B.A-ve. Ndër më të njohurat janë: DIA, agjencia informative ushtarake dhe NSA, Agjencia e Sigurisë Nacionale.

Prej themelimit e deri në fillim të viteve të nëntëdhjeta, CIA së bashku me shërbimet e tjera aleate, ishin njëra nga shtyllat kryesore në luftë kundër ekspansionit komunist drejt perëndimit. Qëllimi i themelimit të saj ishte që të zbulojë dhe parandalojë veprimtarinë anti SHBA, kudo që zhvillohet ajo në rruzullin tokësorë. Qëllimin e krijimit të CIA-së më së miri e justifikon njëri ndër oficerët më të vjetër të saj Rishars Helms, i cili thotë se : “CIA u projektua për të parandaluar një Pearl Harbor tjetër” Në fakt qëllimi i kongresit të SHBA-ve ishte që të ketë një institucion ku i gjithë informacioni i fituar përmes rrugëve të ndryshme, të përqendrohet me një vend, në mënyrë që ai të përpunohet dhe analizohet dhe të bëhej informimi i organeve shtetërore, në mënyrë që ato me kohë të ndërmarrin masa.
Pearl Harbor është një pjesë e errët e historisë së SHBA-ve, për arsye se edhe pse segmente të caktuara të qeverisë amerikane dispononin informacionin për sulmin japonez në këtë bazë amerikane në Paqësor, ato nuk ditën ta administrojnë këtë informacion dhe ndodhi ajo që ndodhi.

IV
Gjatë punës së vet për gjithë kohën sa zgjati lufta e ftohët, CIA, me dështime të kohëpaskohshme, arriti që t’i bëjë ballë veprimtarisë ofensive të KGB dhe shërbimeve satelite të saj. Ndonëse tani bëhen spekulime se gjatë luftës së ftohët KGB ishte më e suksesshme, kjo nuk mund të merret si e saktë nga shkaku se gjatë tërë luftës së ftohët numri i agjentëve të zbuluar ka qenë po thuaj i barabartë në të dyja anët ndërkohë, që ai i atyre të pa zbuluar dhe të cilët sot janë plakur nuk dihet. Nga vetë fakti se gjatë luftës së ftohët SHBA-të, kanë pasur informacion të bollshëm për atë se ç’ka po ndodh në kampin komunist, flet mjaft për efikasitetin e këtij shërbimi.
Suksesi i CIA-s gjatë luftës së ftohët mundë t’i atribuohet një parimi bazë i cili është kryesori në punën e shërbimeve të zbulimit dhe të cilit CIA i është përmbajtur. Ky parim është: të qenit prezent në vendin ku projektohen të gjitha aktivitetet kundër teje. Se CIA ju ka përmbajtur këtij parimi më së miri e shpjegon Villiam Colby, udhëheqës i CIA-së gjatë viteve 1973 – 76, i cili thotë se: “ gjithnjë mendoja se objektivi kryesor i CIA-së ka qenë të futej në Kremlin dhe jo të bëjë lojëra më KGB-në.” Të arriturat teknologjike, gjatë kësaj kohe janë përdorur më tepër si mjete ndihmëse apo si mjete fiksuese. Kurse përpunimi dhe vërtetimi i materialeve është bërë në rrugë operative përmes agjentëve të infiltruar në radhët e kundërshtarit. Këtë më së miri e ilustron shembulli i krizës së raketave kubane. Në qoftë se amerikanet nuk do të dispononin informacion të grumbulluar paraprakisht në rrugë operative (nga agjenti O.Penkovski) për raketat SS-4, me siguri se nuk do të arrinin të bënin deshifrimin e tyre nga fotografitë e marra nga aeroplanët U-2.
Pas luftës së ftohët, krerët e CIA-së, filluan t’i kushtojnë një vëmendje të shtuar aktiviteteve terroriste. Ndonëse edhe gjatë luftës së ftohët aktivitetet terroriste kanë qenë të pranishme, ato më të theksuara ishin në vendet evropiane. Për shkak se në masën më të madhe ato kanë qenë të sponsorizuara nga BRSS, dhe të organizuara nga KGB, efikasiteti i tyre nuk ka qenë i madh nga shkaku se këto dy segmente monitoroheshin nga afër prej CIA-s dhe shërbimeve perëndimore. Bile aktivitetet terroriste në ShBA thuaj se kanë qenë të pa pranishme. Ekzistojnë dyshime se kreun e terrorizmit botëror e ka kontrolluar CIA, përmes terroristit të njohur Iliç Sanqez Ramirez, i cili në fillim të viteve të nëntëdhjeta është arrestuar nga francezët dhe ende mbahet në burg pa u gjykuar.

V
Aktivitetet terroriste të grupeve ekstreme islamike nuk kanë qenë në masë të madhe të përcjellura nga CIA, nga shkaku se gjatë luftës së ftohët këto grupe nuk kishin potencial organizativ për të bërë akte terroriste të përmasave të mëdha. Këto grupe në këtë kohë ishin në fazën e konsolidimit organizativ, shpirtërorë dhe material. Aktivitetet e tyre gjatë kësaj kohe ishin shumë transparente dhe hetoheshin shpejt.
Pas rënies së BRSS, ShBA-të sikur u liruan nga një barrë e rëndë dhe aktivitetin e shërbimeve të zbulimit e reduktuan dukshëm. Reduktimet më të mëdha janë bërë në pakësimin e njerëzve apo agjentëve në teren. Gjatë kësaj periudhe, CIA, filloi të mbështetet kryesisht në grumbullimin e informacionit në mënyrë elektronike nga satelitët përgjues në hapësirë dhe në formën analitike të studiuarit të fenomeneve. Rasti i 11 shatorit më së miri flet se si ka dështuar teknologjia karshi organizimeve klasike që ka bërë Osama bin Ladeni.
Edhe pse CIA me kohë e kishte fiksuar aktivitetin terrorist në rritje të bin Ladenit, ata ose i kanë besuar së tepërmi teknologjisë dhe kanë injoruar tej mase faktin se duhet të kenë njeriun e tyre në mes të Alkaidës, ose për shkak të organizimit të përsosur të kundërzbulimit të Alkaidës, ku CIA nuk ka mundur te infiltrohet.
Flori Bruqi

35 socialistët me “njollë” në biografi


Përpara zgjedhjeve të 26 majit 1996, në mars të këtij viti kandidatët për deputetë duhet të kontrollonin pastërtinë e figurës së tyre në një komision që u quajt Komisioni i Kontrollit të Figurave dhe që drejtohej nga Hajri Mezini. Ky ishte një komision që u ngrit me nismën e maxhorancës së atëhershme që është edhe maxhoranca e sotme, nëpërmjet një ligji të veçantë që u miratua që në vitin 1995. Përpara zgjedhjeve të 26 majit, ky komision la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit një sërë kandidatësh për deputetë, për të cilët u verifikuan “njolla” në të kaluarën si “spiunë” apo “bashkëpunëtorë të komunizmit”. Kështu sipas fakteve të asaj kohe, pas gati një muaj pune, ky komision eliminoi nga lista e kandidatëve të PS-së për garën elektorale rreth 35 prej tyre. Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Dritëro Agolli, Sabit Brokaj, Leontiev Çuçi, Shkëlqim Cani, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro etj., janë disa nga figurat që u eliminuan nga komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës. Në atë periudhë, menjëherë pas vendimit të komisionit “Mezini”, kryesia e PS-së e cilësoi “vendim arbitrar”.

Prej 268 emrave që ka pasur lista e kandidatëve të PS-së për deputetë që i janë dërguar komisionit të verifikimit të figurave, 35 prej tyre nuk u lejuan nga komisioni të vijojnë garën elektorale. Ndër ta konsiderohen se 12 kanë qenë ish-funksionarë të lartë të shtetit deri në 31 mars 1991, ose anëtarë të forumeve drejtuese të Partisë së Punës të Shqipërisë. Prandaj edhe nga ky komision janë cilësuar si bashkëpunëtorë të komunizmit. Zëdhënësi i PS-së në atë periudhë, Kastriot Islami ka sqaruar se ai ishte eliminuar nga gara e zgjedhjeve parlamentare të 1996-ës, vetëm për faktin se guxoi të kandidonte përballë Berishës për postin e Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër, eliminimi nga gara e Servet Pëllumbit, nënkryetarit të parë të PS-së ishte paralajmëruar që në fund të shkurtit 1996, kur zyra e informacionit e Berishës e quajti “spiun”. Një prej të eliminuarve, Ndre Legisi, i cili atëherë militonte në radhët e PS-së ka sqaruar se vendimi i komisionit ndaj tij ishte një vendim ndaj papërkulshmërisë së tij përballë presioneve të pushtetit të Berishës”. Në listën e konsideruar si “lista e zezë” në atë kohë, ka qenë edhe ish-nënkryetari i Kuvendit Shaqir Vukaj. Sabit Brokaj në atë kohë i është drejtuar Gjykatës për këtë vendim të komisionit. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani renditet mes emrave të kandidatëve të PS-së që u eliminuan, për faktin se ai kishte qenë vetëm 41 ditë ministër i Ekonomisë para 31 marsit 1991.

“Lista e zezë” e PS-së

Servet Pëllumbi
Gramoz Ruçi
Dritëro Agolli
Kastriot Islami
Ylli Bufi
Ndre Legisi
Fehmi Abdiu
Shkëlqim Cani
Moikom Zeqo
Leontiev Çuçi
Sabit Brokaj
Mehmet Loci
Vladimir Metani
Fatos Muço
Zyhdi Pepa
Fatmir Kumbaro
Bashkim Koçi
Spartak Poçi
Kristaq Tumani
Xhevdet Alibali
Murat Kaçi
Gjeto Çutaj
Marko Dhamo
Rexhep Kërçiku
Fehmi Xhema
Shahin Çela
Mefail Belia
Zamira Caka
Leonidha Gjermeni
Spartak Braho
Mexhit Hajdari
Muhamet Bela
Lato Lato
Bardhyl Kondo
Baftjar Malo

Boset e Narko-Trafikut në Shqipëri.


Saktesia e te dhenave eshte verifikuar dhe vertetuar nga te pakten 3 burime dhe ka pasur bashkpunimin e disa segmenteve te Sherbimeve Sekrete Shqiptare, jashte kontrollit te ish Kryeministrit Fatos Nano.

Ne dhjetor 1997 Fatos Nano konsultoi socialiston Fehmi Abdiu, president i Komisionit Legjislativ ne parlament(i cili me vone u be Kryetar i Gjykates se Larte), per te abroguar ligjin anti-trafik te 1996, i bere nga Sala. Me 15 Janar 1998, pas nje propozimi te deputeteve socialiste, ligji riapelohet duke krijuar keshtu nje vakum legjislativ per trafikun e droges. Njerzit me te afert te Kryemistrit Nano u bene boset dhe mbrojtesit e ketij trafiku, duke perdorur te ardhurat prej ketij trafiku ne ndertime dhe ne sektorin turistike. Me poshte lista e disa prej grupeve me te rendesishme qe kotrollojne trfikun e droges dhe trafikun ne perendim, te cilet kane lidhje direkte me ish-Krymistrin Fatos Nano.

1. Pirro Ymeri.

Bodyguard dhe krahu u djathte i Fatos Nanos, qe prej 2001 ka nje laborator per perpunimin e droges ne lagjen “Ali Demi”. Tani ai ka levizur laboratorin ne nje vend te panjohur. Ka bashkpunuar me Arjan Rugji, nje oficer i Gardes, me vone Arjan Rugji, Drejtor i Drejtorise se Kufirit dhe Migracionit, i Ministrise se Brendshme qe u therrit ne postin e tij nga Nehat Kulla, nje figure e njohur e krimit ne Tirane dhe nje mik i afert i Nanos. Pasi Igli Toska u be Minster i Brendshem, Arjan Rugji vihet Drejtor i Kufirit ne Ministrine e Brendshme. Te dy bejne trafik droge duke pasur so qender cafe/restaurant “Milosao” ne Tirane. Madje kane bashkpunuar edhe me Ministrin e Brenshem Luan Rama, por jo me persona te tjere te rendesishem. Luan Rama ishte vete i lidhur me dike ne trafikun Turqi-Tirane-Itali.

2. Eduart Helmesi. Eduart Helmesi, a.k.a. “Ed Baxhella”.

Eduart Hemlesi eshte partneri i gruas se Nanos, Xhoana dhe eshte i dyshuar qe prej 1992 per vrasje me grupin e Gazmend Muca. Helmesi eshte drejtori i kompanise “Xhoy Travel”, pronarja e se ciles eshte Xhoana Nano. Ky grup shperndante drogen ne Greqi me auobusat e “Xhoy Travel” duke bashkpunuar edhe me disa Greke. I njejti grup kishte bashkpuntor ne Greqi dhe ne Itali. Ne Gler partneret kryesor ishin Arjan Shanaj dhe Renato Cami. Renato Cami i mbeshtetur nga shume vrases ne Fier perdorej nga Sherbimet Sekrete per ti bere presion opzites ne zgjedhjet e 2001. Aksidentalisht disa vjet me vone nje sasi e madhe drige u gjend ne shtepine e tij, por Ministri i Brenshem e mbylli çeshtjen. Bashke me Eduart Helmesin punonte edhe Artur Labi(arrestuar me 27.04.2006 per trafik nderkombetar droge dhe pjesemarrje ne organizata kriminale), ne Durres. Ai eshte nje trafikant i vjeter qe nga koha kur Partia Demokratike ishte ne fuqi para 1997.

3. Fabrika Aquila Likuori.

“Aquila Likuori” ndodhet ne autostraden Tirane-Durres. Kjo fabrike fuksionon si laborator droge. Pas 2002 u vu nen kontrollin e njerezve te Fatos Nano. Kjo fabrike kishte nje kontrate me qeverine per furnizimin e pijeve alkolike ne ceremonite zyrtare.

4. Agron Duka dhe Leonard Koka.

Agron Duka, Minister i Ushqimit dhe Bujqesise dhe Leonard Koka. Ky gruop mbante trasportin e kokaines. Leonard Koka eshte vellai i gruas se Agron Dukes dhe mik i afert i Fatos Nanos. Ishte nje nder mbeshtetesit kryesor te Fatos Nanos ne periudhen kur ai u zgjodh Kryeminister 1998-2001, dhe personi qe i prezantoi Xhoanen, gruan e dyte e cila ne ate kohe punonte ne Greqi.Ky grup kontrollonte aksin Turqi-Durres-Kosove-Gjemani gjithashtu dhe Tuqi-Durres-Itali. Ku grup njihej si “Grupi i Shijakut”. Pjesemarresit jane Ilir Hoxha, Arben Shabani dhe vllezrit Tusha(Shijak). Disa prej tyre ishin aktiviste te Partise Demokratike por u futen ne kete grup pas Agron Dukes i cili u zgjodh deputet i Partise Socialiste ne Shijak i cili i ndihmoi te nxirrnin nga burgu nje shok te tyre Arben Shabani, qe ishte arrestuar ne 2001 nga nje kotroll i rastesishem i policise te cilet zbuluan nje laborator dhe nje sasi droge ne shtepin e tij. Ai lirohet nen presioni e Agron Dukes qe ishte Minister i Ushqimit dhe Bujqesise.

Me kete gruop punonte edhe nipi i Bajram Ibro(Drejtori Pergjithshem i Policise) i njohur me emrin “Gezim” ne Laprake, lagje ne periferi te Tiranes. Nje grup i dyte brenda ketij grupi ishte ai i udhehequr nga Lul (Lulezim) Berisha, Arjan Saliu, Klodain Saliu, Rudin Taullahu, Artur Begu, dhe Arben Talja. Ky grup ishte i drejtuar direkt nga Leonard Koka, miku i afert i Fatos Nanos, ne aksin Tuqi-Durres-Tirane-Itali. Me keto 2 grupe eshte i lidhur nje nga deputet e Agron Dukes i cili eshte Drejtor i Pyjeve dhe Shef i Policise se Durresit. Ky grup trafikon kokain ne aksin Durres-Belgjike.

5. Gjegj Luca dhe Jani Morava. Rrjeti tjeter eshte FYROM-Shqiper-Greqi-jashte dhe aksi Tirane-Korçe-Selanik. Ky kas eshte i kontrolluar nga Gjegj Luca dhe Jani Morava i cili ka nje biznes trasporti ne Pogradec. Gjergj Luca eshte nje nga pronaret e disa kazinove ne Tirane, Shkoder dhe Montenegro. Anetaret e ketij grupi jane Roland Ziu(pronar i “Espanja”), Alfred Ziu dhe Fatos Zjarri, transportues.

6. Gjegj Luca , Artur Gjini dhe Arjan Andoni.

Aksi Mal i Zi-Tirane-Itali (kokaine) dhe Tirane-Shkoder, eshte i kontrollur nga Gjergj Luca, Artur Gjini dhe Arjan Andoni. Andoni eshte arrestuar ne 2005 ne nje tentative te Fatos Nanos te vinte Gjergj Lucen nen kontrollin e tij te plote. Pasi u krye çdo gje, liria e tij u urdherua. Nje bashkpunues i afert i ketij grupi eshte Pellumnb Gjoka ,ne Shkoder; Gjoka eshte nje ndermjetes midis Malazazeve dhe Besim Tulines dhe Adem Ahmeti. Fatos Nano kishte stabilizuar ne kontakt me Gjergj Lucen rreth nje vit e gjysem me pare se te ndodhte ky fakt.

7.Grupi i Edmond Pustines.

Grupi i Edmond Pustines dhe “Tota” ne rrugen Fortuzi. Edmond Pustina eshte kushuriri i pare i vellait (jo natyral) te Fatos Nanos, Fatos Pustina, dhe ka qene i perfshire 6 vjet me pare ne lidhje me trafikun. Tani punon ne Dogane. Ne kete grup merr pjese gjithashtu Ilir Arbana(oficer ne Dogane) dhe Ardian Resuli, Shef i Rendit ne Sarande dhe Durres i cili tani investon fitimet e tij ne fushen e ndertimeve. Ata kane lidhje me Gramoz Ruçin, kryetarin e grupit parlamentar te Partise Socialiste dhe Ilir Gjoni, Minister i Brendshem. Ky grup bashkpunon me Sherbimet Sekrete Shqiptare.

8. Igli Toska ne Aksin FYROM-Shqiperia.

Nje njeri i afert i Igli Toskes kontrollon aksin Maqedoni-Shqiperi. Ai ishte arrestuar aksidentalisht ne fillim te 2006 me 30 kg heroine dhe me vone lajmi trasformohet ne 30g heroine. Trafikanti eshte djali i Leonidha Toska, kryetarit të Qarkut të Tiranës. (Igli) Toska nuk beri asnje koment rreth akuzave. Ai po provon te zevendesoje grupin e meparshem te drejtuar nga Ministri Luan Rama dhe grupin e Yamer Lala.

9. Elidoni i Majkos

Bodyguardi personal i Kryeministrit dhe Ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko i quajtur “Elidoni i Majkos”, kontrollon trafikun e droges nga Bullgaria ne Shqiperi. Ai ben transportin me ndihmen e Arjan Rugji, Drejtor i Policise Kufitare ne Ministrin e Brendshme dhe gjithashtu bashkpunon me Fatmir Meta, nje ish Shef Policie i Tropojes arrestuar pas vrasjes se Azem Hajdarit. Kontrolli i ketyre trasporteve kontrollohej nga Arjan Rugji dhe ne disa raste ne hyrjet e kufirit ne piken e quajtur “Tre Urat” edhe nga “Bilali” Shef i Policise dhe ish bodyguard i Fatos Nanos.

Keto jane grupet me te rendesishme te cilet drejtojne trafikun e droges ne Shqiperi dhe perdorin per kete qellim pushtetin politik dhe njerzit afer ish Kryeministrit Nano.
Shenim: te dhenat jane te periudhes se para 3 Korrikut Copyright Defense & Foreign Affairs/International Strategic Studies Association Reprinted with permission.

Ilir Bushi : 26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.

Letra

Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
E vërteta e denoncimeve të Pjetër Arbnorit, Bilal Xhaferrit dhe Petro Markos.
Fushat kryesore që drejtohen nga spiunët, nga arti në ushtri.
Ashtu siç shihet lista e spiunëve që kanë nxituar për t’u punësuar në Ambasadën Amerikane është tepër e gjatë dhe në pamjen e parë, duket se kjo ambasadë ka shpallur një garë për të krahasuar meritat më të mëdha të ish bashkëpunëtorëve të shtetit, apo ish- komunistëve, të rrezikshëm të Shqipërisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë do të hapte një panair të spiunëve, atëhere postjerët nuk do të lodheshin shumë për të shpërndarë ftesat. Sepse, 26 prej tyre do t’i gjente në mjediset e brendshme të ambasadës. Lind pyetja: Po sot? Çfarë po ndodh vallë sot, në mjediset e Ambasadës amerikane, pikërisht, 21 vjet pas montimit të sistemit demokratik në Shqipëri? Sipas, Geri Kokolarit, alarmi është i dukshëm dhe kambanat e paralajmërimit, bien gjithmonë, për ata që kanë vesh. Ndërmjet të tjerave, Kokalari ka udhëzuar zyrtarët e kësaj ambasade për të pasur kujdes me spiunët: “Ata mund t’ju spiunojnë”, është shprehur Kokalari. Dhe duke pasur parasysh, shprehjen e Tolstoit se “njeriu nuk ndryshon kurrë”, mund të themi se spiunët e djeshëm, kanë shumë pak shanse të ndryshojnë prirjet e tyre. Pra, ata mbeten spiunë, por në këtë rast rrezikohet që spiunët, të mos kenë ndryshuar profesionin, por padronin. Dhe ata, tanimë, nuk dihet se për kë punojnë. Por një dukuri tjetër e frikshme që duket se vazhdon të funksionojë në ambasadën amerikane është afrimi dhe marrja me të mirë e intelektualëve-spiunë, të cilët nuk punojnë aty, por hyjnë e dalin për të folur mbi udhëtime, takime ndërkombëtare, vizita në SHBA, apo projekte të ndryshme, prej të cilave përfitojnë, herë më pak dhe herë më shumë. Ajo që bie në sy, edhe pse dosjet nuk janë hapur, akoma, është fakti se pseudonimet e këtyre intelektualëve, sot i ka mësuar edhe një fëmijë i vogël, por për çudi zyrtarët e ambasadës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Ata hyjnë e dalin në ambasadë, planifikojnë prerjen e biletave të avionëve, prenotojnë vendet e hoteleve dhe pijnë kafe me zyrtarë të lartë të ambasadës. I pyetur për këtë fenomen, ish kreu i SHISH-it, Klosi u shpreh për gazetën “Sot”, se “spiunët nuk duhen denigruar dhe as nuk duhen publikuar, sepse ata mund t’i nevojiten më vonë, vendit tonë”. Ose, një argument tjetër, që thotë Klosi, ka të bëjë me frikën e spiunëve të ardhshëm, për të punuar në strukturat sekrete, nga frika se mos një ditë, emrat e tyre publikohen, njëlloj, si ata, të sotmit”. Natyrisht, në arsyetimin e Klosit, ka një pjesë që duhet diskutuar, por kundërshtimi ndaj tij, vjen për shkak të dy problemeve: E para, ka të bëjë me faktin, se mijra spiunë të djeshëm, sot komandojnë fatet e vendit tonë, ose, përfaqësojnë majat e larta të diplomacisë, kulturës, shkencës, sportit, gazetarisë, etj, pa pasur as një shfaqje pendese, apo ndjese. Dhe e dyta, ka të bëjë me akuzat që ata vetë u bëjnë njerëzve të tjerë, të pafajshëm, si “bashkëpunëtorë apo servilë të rregjimit”. Ndërsa, në rastin e punësimit të tyre në ambasadën amerikane, kjo e ngre shumë lart stekën e tyre, të përfaqësimit dhe këtu nuk bëhet më fjalë për një garë vlerash, por për një keqkuptim, që mund të rishikohet, ose për një gabim të bërë me dashje, nuk dihet se për çfarë arsyeje.
Fillimet
Gjithçka filloi nga frika e asaj që mund të ndodhte më vonë. Ish-spiunët kërkuan mbështetjen e dy partive të mëdha, duke u strehuar në postet e larta, për t’u mbrojtur nga breshëri i së nesërmes, ose nga urrejtja e viktimave të tyre. Përveç partive, ata kërkuan të lidhen me ambasadat e huaja, për t’u punësuar, ose për të marrë një vizë largimi. Mbahet mend mirë, se denoncuesit, apo informatorët që raportuan Pjetër Arbnorin, Petro Markon, Bilal Xhaferin, Visar Zhitin, Sherif Merdanin, etj, në fillim tentuan të iknin jashtë shtetit, ose disa prej tyre, arritën të largoheshin. Por, më vonë, doli që edhe vetë Arbnori kishte firmosur si bashkëpunëtor i Sigurimit, ndërsa në familjen e Petro Markos, kishte depërtuar Sigurimi i Shtetit në thellësi. Disa guxuan të hedhin akuza edhe mbi Bilal Xhaferrin, por shumica e akuzave hynin në kuadrin e tejkalimit të së drejtës, me argumentin, apo faktin. Ndërkohë, disa prej ish-bashkëpunëtorëve, apo ish-spiunëve të tjerë, nuk lëvizën nga vendi. Ata heshtën, duke e kuptuar se kishin kryer një gabim, nën diktatin e dhunës, apo detyrimit. Disa në një moshë më të pjekur, disa të tjerë në një moshë më të re. Disa në rrethana të rënda detyruese, disa të tjerë duke bërë dhjetra lutje, me dëshirën për t’u pranuar. Por, në fund, fare, erdhi pendimi. Dhe kush pendohet, duhet vlerësuar për luftën e pastër me ndërgjegjen. Prandaj, koha e sotme në apelin e vet kërkon pajtim dhe paqe, për të gjithë, por në rradhë të parë pasi t’a kemi njohur, njëri-tjetrin edhe në tunelin e errët të prapaskenave periodike.
Zhiti: Më spiunuan anëtarët e Lidhjes
Nëse e vutë re akt-ekspertizën, ajo fillonte me anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve. Librin që kisha dorëzuar për botim ua kisha dhënë unë në duart e tyre dhe deklaratat e tyre bënë që të merrej ai dënim që u mor. Mua më bën përshtypje se akt-ekspertiza është bërë para se unë të dënohesha dhe ata avancojnë në drejtimin e së keqes, sepse më konsiderojnë armik. Unë nuk isha cilësuar ende armik në atë kohë. Se të jesh armik e vendoste gjyqi. Ata thoshin ky pseudopoet, ky armik, etj. Pra ata kanë paraprirë gjyqin, ndoshta-ndoshta ata ishin gjyqi i vërtetë! Aktualisht janë në detyra të ndjeshme. Po një pjesë e tyre janë edhe në Itali apo Angli. Gjithsesi, ky ndoshta është shkrimi më i mirë i tyre, akt-ekspertiza për mua. Është i vetmi rast ku ata janë botuar edhe në vende të tjera të botës.
Kasem Trebeshina: Më spiunuan shokët e mi
“Mua më spiunuan shokët e mi dhe në gjyq dolën si dëshmitarë kundër meje, 11 shkrimtarë e poetë”. Kështu, rrëfen Kasem Trebeshina, i cili thotë, se ka edhe më keq. Sepse, dikujt i ka dalë gruaja, apo vëllezërit, dikujt, motra dhe babai. Kjo pozitë është mjaft e tmerrshme dhe çdo dëgjues i vëmendshëm, thotë: “Mjaft”. Kjo është diçka e rëndë për ta dëgjuar sepse na trondit me vërtetësinë e vet. Por ka ndodhur edhe kështu.

Odiseja e një Detektivi (






Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
«Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»

Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.

Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.

Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.

Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.



Zoti Ambasador Arvizu

Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.



Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

Nga - Prof. Dr.Shaban DEMIRAJ : HERO I POPULLIT - MBI DISA ASPEKTE TË JETËS DHE TË VEPRËS SË DEDË GJO’ LULIT, BURRIT KRESHNIK TË MALEVE SHQIPTARE

Picture

DEDË GJO’ LULI - HERO I POPULLIT
"Pushkë e ngrehur për Shqipërinë" 1840 - 1915



Kryengritja e vitit 1911, një betejë shumë e rreptë dhe e përgjakshme 4-mujore në male, pati udhëheqës ushtarak malësorin 71-vjeçar Dedë Gjo’ Lulin e Traboinit të Hotit. Figura e këtij burri, malësori e atdhetari të kulluar, është përmendur në histori dhe është e njohur dhe e nderuar në popull. Më se 50 vjet jetë në shërbim të Atdheut nuk mund të përmblidhet në një ligjeratë përkujtimore e ceremoniale siç e kërkon tubimi i sotëm. Për Dedë Gjo’ Lulin janë shkruar shumë artikuj, është shkruar edhe një libër, i cili ka qenë ribotuar, gjë e rrallë kjo në atë kohë në Shqipëri.


Sot do të kundrojmë vetëm disa anë të veçanta të jetës dhe të veprës së tij siç janë: mjedisi që e rriti dhe e burrëroi, qëndrimi i Dedës ndaj detyrës themelore kombëtare të kohës, Deda si ushtarak, qëndrimi politik apo mendimi politik i Dedës, lidhjet e Dedës me atdhetarët bashkëkohës. Së fundi do të përmend edhe dy çështje anësore siç janë rrethanat e vrasjes dhe gjendja e varrit.


Dedë Gjo’ Luli është personifikimi i maleve shqiptare, në kuptimin organizativ vetëmbrojtës, ushtarak e dokësor të fjalës. Malet shqiptare, si vatra qëndrese kundër pushtuesve të huaj, i kanë vlerësuar shumë historianë të njohur të Europës. Profesori gjerman, Dr. Ferdinand Huepe shkruan: “Vetëm në malet shqiptare u zmbraps furia e valës sllave”. Francezi Ciprion Robert theksonte: “Malësitë janë nervi kryesor i Shqipërisë”, ndërsa Dora d’Istria do të pohonte se në malësitë e veriut ka gjetur strehë shpirti i pavarësisë”.
Nuk ka dyshim se malet e malësitë shqiptare kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, por historia jonë e shkruar nuk e ka vënë në pah ende sa duhet e si duhet këtë rol. Pushtimi osman i Shqipëris vijoi plot një shekull nga luftimet e para pranë Gjirokastrës më 1380 deri në rënien e Shkodrës më 1479. Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri u krijuan bashkësi fqinjësore (jo fisnore) vetëmbrojtëse të quajtura male, të cilat historianët e shquar Hamilton Gibb e Harry Bowen i kanë quajtur vatra të forta qëndrese në Shqipëri. Nga këto male, Hoti përmendet qysh më 1416, më 1459 mali i Tomadhesë, më 1469 mali i Benes e në vijim edhe të tjerë.

Në këtë mjedis, pra në malin e Hotit, vatër qëndrese, i cili jo rastësisht njihet në popull si mal i parë, lindi e u rrit e u burrërua Dedë Gjo’ Luli. Aty ai mësoi kuptimin e detyrës themelore kombëtare, siç ishin vetëmbrojtja e malit të Hotit dhe lufta për liri e vetësundimin e Shqipërisë. Këtë e mësoi Deda se në ato male kurrë nuk u shua fryma skanderbegiane e lirisë. Këtë na e dëshmon vetë Deda. Në letrën që i çon arçipeshkvit të Shkodrës më 27.2. 1904, në të cilën, ndër të tjera theksonte: “Në qoftë ndokush meshtar shqyptar gjakut e vllaznisë sonë po e përbejë për mund e gjak të Skanderbegut, që ka derdhë për Shqypni të na dalë zot tenzotnia jote”.

Mundi dhe gjaku i Skënderbeut ja çka ishte për Dedën - beja më e madhe!


Simboli i lirisë dhe i pavarësisë së popullit shqiptar, Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti ishte për të më i shtrenjtë dhe më i shenjtë se çdo gjë tjetër.
Që fryma Skanderbegiane e lirisë dhe e vetësundimit ishte trupëzuar në mendjen e Dedës, ne e shohim në kërkesat e vijueshme të tij. Në kuvendin me konsullin turk në Cetinë, pyetjes se atë “Librin e kuq” e duan për vete, a për gjithë Shqipërinë, Deda i përgjigjet:” ma parë për vedi e mandej për Shqypninë mbarë”! Që Deda e kishte të qartë detyrën për të cilën luftonte, kjo është shprehur fort bukur në këtë këngë popullore:


Dedë Gjo’ Luli shkruen një letër: Pashës s’Shkodrës me ia çue Se Shqypnia nuk do’ tjetër,Veç do vedin me e sundue!


Duke e kundruar Dedën si ushtarak, mund të pohohet pa lëkundje se ai krahasohet me gjeneralë të shkolluar evropianë e ua tejkalonte gjeneralëve turq.

Si ushtarak, gjeneral me aftësi të shquara, si në fushën e organizimit e mobilizimit ashtu edhe të komandimit, të shfrytëzimit me mjeshtëri të cilësive taktike e operative të terrenit të thyer malor, Deda dallohet si askush tjetër. Duke i njohur këto cilësi në vitin 1879- 1880 Dedën e shohim në detyrën e komandantit të forcave të malësisë dhe zëvendës komandantit të përgjithshëm në Jug, ku komandant ishte Preng Bib Doda e për qytetin e Shkodrës e rrethet, Hodo Sokoli.


Deda kishte aftësi të rrallë që ndjenjën fetare ta përdorte në shërbim të çështjes kombëtare. Duke qëndruar disa kohë në llogore, malësorët luftëtarë kërkuan të shkonin në kishë për të pasë meshë. “Jo, u përgjigj Deda. Do të vijë prifti në llogore e të thotë meshën. Kështu edhe detyrën nuk e braktisim, edhe meshën e shohim”.


Kështu që, duke tërhequr mbi vete gjithë ato forca goditëse, viset e tjera kishin mundësi të shpërthenin kryengritje fare lehtë. Berati e Vlora qenë gati, por njëri me emrin e koduar 333 i ndalonte.


Si dëshmohet konkretisht kjo zgjedhje? Fare lehtë. Në ditët e para të marsit, mirditasit sulmuan garnizonet turke në Orosh e Kashnjet. Komandanti i Divizionit 24 i dislokuar në Shkodër e çmoi gjendjen si shumë të rrezikshme. Për të përballuar sulmet në Mirditë tërheq nga Tuzi 4 batalione këmëbsorie dhe, duke u shtuar edhe disa të tjerë nga Shkodra, nën komandën e shefit të shtabit kolonel Pertef beut i nisi urgjent në Mirditë. Edhe nga Prizreni në drejtim të Mirditës u dërgua një detashment këmbësorësh i shoqëruar me artileri malore.


Duke parë se granizoni i Tuzit ishte pakësuar shumë, prandaj një sulm i befasishëm do të çonte patjetër në sukses, Deda dërgoi Nik Gjelosh Lulin e të birin, Kolën për të nisur këtë sulm. Kështu që më 24 mars sulmohet e merret posta e Rapshës.


Më 25 mars merren postat në Stare, Pikale e Selishtë, ndërsa Kelmendi theu kishën e merr armët e mbledhura aty më 1910.



Më 27 mars sulmuan e morën disa pozita rreth Deçiçit, ndërsa Kelmendi mori dy postat e Vermoshit. Po atë ditë, në drejtimin e Koplik-Kastrat u nisën nga Shkodra 500 ushtarë, 4 topa dhe 1000 vullnetarë shkodranë, por u ndalën për tri ditë në Përrua të Thatë nga forcat e Kastratit nën pritjen e Dodë Preçit.


Më 28 mars sulmohet Tuzi, i cili të nesërmën bie në dorë të kryengritësve. Kështu u krijua një zonë e lirë nga Tuzi e gjer në Drin, duke mbetur në fuar të turqve veç Shipçaniku e Deçiçi.


Më 30 mars kundërsulm turk nga Shipçaniku në drejtim të Deçiçit, por pësojnë humbje pa fituar gjë. Më 31 mars, natën, Pertef Beu, pas një pune mashtruese, mundi të tërheqë prej Mirditës gjithë ushtrinë pa dëm e hyri në Shkodër.


Më 1-2 prill malësorët kanë Pashkë e nuk nxjerrin roje, kështu që forcat turke nga Përroi i Thatë shkojnë në Deçiç e që andej në Shipçanik.


Më 3 prill vjen Dedë Gjo’ Luli në Qafë Kishë e vihet në krye të forcave kryengritëse.


Më 6 prill drejton sulmin kundër Deçiçit ku dëbohet garnizoni turk dhe ngrihet flamuri shqiptar.


Po atë ditë në Kalivare të Mirditës, kuvendi i 12 bajrakëve zgjedh Preng Marka Prengën komandant të përgjithshëm të forcave kryengritëse të Mirditës. Më 10 prill zbret në Shëngjin fuqia turke nën Komandën e Turgut Pashës e përbërë 34 Bk, 20 mitraloze të rëndë e 24 topa malorë.


Tani të dy palët po përgatiteshin. Turqit për mësymje të përgjithshme, ndërsa malësorët për qëndresë aktive. Pra momentin e zgjedhur nga Deda për fillimin e kryengritjes e përligjin fakete konkrete. Ata që shkruajnë ndryshe, derdhin bojë kot.

E dyta, në organizimin e mbrojtjes aktive.


Turgut Pasha në Tuz vuri në rendim luftimi 11 mijë këmbësorë, 8 mitralozë të rëndë dhe 8 topa malorë me detyrë: të bllokojnë daljen e malësorëve në Mal të Zi, të pushtojnë Deçiçin dhe marshojnë drejt Rapshës. Në Koplik po 11 mijë këmbësorë, 4 mitralozë të rëndë e 8 topa malorë: me detyrë të mos lejojnë ndihmën e Dukagjinit në të djathtë, të pushtojnë Kastratin e Shkrelin dhe të dalin në Rapshë.


Nga veriu Etem Pasha vuri në fillim kundër malësorëve 5 mijë këmbësorë, 8 mitraioza të rëndë e 12 topa malorë. E tërë kësaj force: 27 mijë ushtarë, 20 mitralozë të rëndë, 28 topa malorë, Deda u vuri përballë: 380 grudë, 900 hot, 100 diasporë, 500 kastrat e shkrel, 500 shaljanë në jug dhe 900 kelmend në veri, pra gjithsej 3280 vetë. Raporti vetëm në forca të gjalla, duke përjashtuar armatimin, ishte 8:1 në favor të turqve! Veç kësaj Turgut Pasha ishte shkolluar në Turqi e Gjermani, ndërsa Dedë Gjo’ Luli e krerët e tjerë vetëm në malet e veta. Turgut Pasha parashikonte operacionin e tokës së djegur dhe pat deklaruar se “do tu jap shqiptarëve një mësim që të mos e harrojnë për shtatë breza”.
Pas shumë luftimesh lokale për prova, mësymjen në shkallë të gjerë Turguti e nisi në maj. Por nuk arriti rezultatin e parashikuar. Në fillim bënë efekt mitrolozet e rëndë kundër të cilëve malësorët nuk kishin luftuar më parë, por shpejt ua morën anën! Përparimi i ushtrisë turke që mjaft i ngadaltë. Prandaj më 25 maj Turguti i shtoi forcat e vijës së parë në 40 mijë këmëbësorë, 40 mitrolozë e 60 topa, kundër 5100 malësorëve! Por megjithë këtë urdi, forcat turke më 27 maj kishin arritur vetëm vijën Arrëz, brigje, Razem, pra kishin përparuar jo më tepër se 3-6 km., ndërsa në veri kishin mbërritur deri në Selcë!


Kjo ishte taktika e mbrojtjes aktive të Dedës.


E treta, zgjedhja e momentit për kundërsulm. Ndërsa në fushën politike bëheshin përpjekje nga ana e turqve për t’i nënshtruar malësorët dhe nga ana e malësorëve për të nxjerrë sa më shumë të drejta, dhe komanda turke disi ishte pështjelluar, më 7 korrik nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit malësorët kundërsulmuan në befasi Deçiçin dhe dëbuan që andej turqit e lemerisur.


Duke parë këtë ikje në rrëmujë të pazakontë, kinse për të ndaluar ikjen në panik, Turgut Pasha urdhëroi artilerinë e vet të bënte zjarr pengese përpara ushtarëve që po ua mbathnin me të katërta.


Pamje bukur! Pas shpine i gjuanin malësorët me pushkë, madje edhe me pushkët e tyre që i lëshonin shpatit, ndërsa përpara i priste komandanti Turgut Pasha me topa. Me këtë verpim Turgut Pasha u shnderua përpara gjithë botës! Pas kësaj ngjarje skandaloze më 11 korrik Porta e Lartë e shkarkoi nga detyra dhe e largoi nga Shqipëria.


Ky gjeneral që e quante veten “gazi”-ngadhënjyes, nuk mundi të zbatojë planin e hartuar me aq bujë, pësoi disfatë në fushën e betejës nga malësorët e udhëhequr nga Dedë Gjo’ Luli. Kjo pra është vepra e shkruar me gjak në malet e Shqipërisë që na ka lënë Dedë Gjo’ Luli!


Këto ishin disa anë që vënë në pah Dedën si ushtarak. Detyra e studiuesve të historisë së artit ushtarak është që me anë të një analize të hollësishme të të gjithë ecurisë së veprimeve luftarake, të vënë në pah rrumbullak këto faqe të shkëlqyera të historisë së artit ushtarak dokësor shqiptar, ku Dedë Gjo’ Luli qëndron me të drejtë në rend të parë.


Lidhur me ndërprerjen e luftimeve të kësaj kryengritjeje janë bërë vlerësime të ndryshme, madje të gabuara. Në Historinë e Shqipërisë, pa asnjë të drejtë thuhet: “Qëndresa e malësorëve u thye, më në fund nga krerët, të cilët, të detyruar nga gjendja e vështirë që u krijua në fillim të gushtit, pranuan të nënshkruanin marrëveshjen me turqit, në bazë të propozimit të Stambollit”!


E para, duhet thënë se qëndresa e malësorëve nuk u thye.


E dyta, nuk ishin malësorët, por ishin turqit ata që kërkonin të ndërprisnin luftimet me çdo kusht, sepse po të fillonin shirat e pas tyre bora, ushtria turke do të pësonte dëme të pariparueshme! Po ta zinte dimri ushtrinë turke në malësi, të gjithë faktorët ktheheshin në favor të malësorëve! Së fundi është e ditur edhe e njohur se për të qetësuar malësorët shkuan Ismail Qemali e Jak Serreqi në Mal të Zi. Ata vetë i porositën malësorët të ndërpresin kryengritjen. Për këtë, një vit më vonë, në korrik të vitit 1912 në një letër që Ismail Qemali i dërgon Abdi Toptanit, e pohon se vitin e kaluar kanë bërë gabim, pra bën autokritikë.


Gjatë jetës së tij plot përpjekje për Shqipërinë, Deda ka mbajtur vetëm qëndrim të qartë e të prerë politik: ai ishte shqiptar. Po sjell disa shembuj.


Shkodra më 1913 ra nën administrimin e Komisionit ndërkombëtar. Në një mbledhje të organizuar përpara prefekturës së Shkodrës, admirali anglez Cecil Burney i tha Dedës: “Hoti e Gruda kanë mbaruar”. Deda ia priti flakë për flakë: -Ti, zotni ke hyqem me shit kopshtin tand, se atë temin as nuk e shes as nuk e fal”. Admirali e ndërroi fjalën e nisi “me porosit” hot e grudë që të rrinin urtë se ndryshe do t’i çonin me forcë në vendbanimet e tyre, që konferenca e ambasadorëve ia kishte lëshuar malit të Zi. Deda që nga vendi ku ishte iu përgjigj: -”A ka tagër e forcë Europa me më ndalë që të derdhë gjakun tem”?

Me rastin e largimit të komisionit ndërkombëtar nga Shkodra Ismail Qemali e njoftoi Dedën dhe i kërkonte bashkim, rregull e urtësi. Deda i dërgon këtë telegram: “Malësia e Madhe, tue u rregullue edhe mbas sodit me atë urti e kanun të vendit, ka me kenë një vegël e fuqishme e besnike per me shestue e me sjellë për së mbarit qendrën sunduese të mbarë Kombit”!

Më duket se kjo përgjigje e jep qartë mendimin e Dedës.

Si pjesëmarrës në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, në Kuvendin e Lidhjes së Pejës më 1899, në Kuvende të ndryshme ndërkrahinore e mbledhje malësi-qytet në Shkodër, Deda ka qenë njohur me shumë atdhetarë. Sidoqoftë, në pikëpamje të rrjedhës së jetës ai ngjan në shumë pika me Themistokli Gërmenjin: të dy atdhetarë të papërkulur, të dy njerëz që nuk i tundi kurrë paraja e huaj, të dy luftëtarë të lirisë kombëtare, të dy dëshmorë të atdheut, të dy patën të njëjtin fund tragjik.

Për të plotësuar këtë ligjëratë të shkurtër po them dy fjalë edhe për rrethanat e varrimit.

Lidhur me vendvarrimin, meqenëse në shtypin e vitit 1923, kur janë sjellë eshtrat e Dedës prej Oroshi në Shkodër, nuk ka të dhëna konkrete për të, as ndonjë dokument arkival nuk kam gjetur, e pata lënë çështjen të hapur.

Tani do të bëhen kërkimet e duhura, do të bëhet ekspertiza përkatëse dhe do të dalë në shesh e vërteta!

Dedë Gjo’ Lulit i përket një vend nderi në Panteonin e kombit shqiptar. Por ai duhet të njihet. Për t’u njohur duhet të ketë në qarkullim libra për jetën dhe veprën e këtij burri të papërkulur të maleve shqiptare, të kësaj shpate të gjallë të Shqipërisë.
Nga - Pal Doçi
(Fordham U. Symposium, 85-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe,13 prill 1996)
DEDË GJO’ LULI NJË NGA HERONJTË E SHQUAR TË KOMBIT SHQIPTAR


Koha me rrjedhën e saj të pandërprerë, në mjaft raste, mbulon me pluhurin e harresës edhe ngjarje, që në kohën e tyre kanë pasur jehonë e, si rrjedhim, edhe emrat e protagonistëve të atyre ngjarjeve.



Mjerisht një dukuri e tillë ka bërë që shumë ngjarje të rëndësishme të historisë së pashkruar të popullit shqiptar i ka mbuluar ky pluhur harrese, sepse rrethanat historike, në të cilat u është dashur të jetonin, a më saktë të mbijetonin, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, kanë bërë që ne sot të kemi njohuri të kufizuara jo vetëm për periudhat e lashta, por edhe për kohë relativisht më të reja të historisë së popullit tonë, një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit.



Kështu p.sh. ne sot nuk dimë shumë gjëra për qëndresën e paepur të stërgjyshërve tanë për të përballuar përpjekjet asimiluese të pushtuesve të ndryshëm, romakë, sllavë, turq, etj.


Por fakti që etnosi shqiptar ka mundur të mbijetojë e të ruajë identitetin e tij, dëshmon qartë se gjyshërit e stërgjyshërit tanë i kanë ruajtur si sytë e ballit gjuhën dhe traditat e trashëguara brez pas brezi dhe bashkë me këto edhe vendosmërinë për të jetuar të lirë e të pavarur në trojet e veta. Dhe pikërisht për këtë arsye ata, edhe në kushte shumë të vështira, kanë luftuar me guxim kundër armiqsh shumë më të mëdhenj në numër e shumë më mirë të armatosur, duke flijuar edhe jetën për liri e pavarësi.


Mjafton të kujtojmë faktin se edhe pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kur Shqipëria ra nën sundimin e turqve osmanlli, shqiptarët mbetën kurdoherë nënshtetas të panënshtruar dhe herë pas here ngrinin krye kundër pushtuesit.


Shumë nga këto kryengritje i ka mbuluar pluhuri i harresës, sepse mjerisht rrethanat historike nuk i kanë lejuar të parët tanë t’i përjetësonin ato qoftë edhe me disa shënime të shkurtra.


Megjithatë, disa nga këto kryengritje nuk kanë mbetur të paregjistruara. Mjafton të kujtojmë këtu luftërat e pabarabarta të malësorëve kelmendas kundër turqve në shekullin XVII. Një nga këto ngjarje e përmend edhe Bogdani në veprën e tij të mirënjohur Çeta e Profetëvet (1685), Pj. I, Ligjërata IV, paragrafi 15, ku thotë:




Kush mundetë me i ram mboh se ma i vobek kje Vuça Pasha, i silli, për të mbëledhë një ushtëri 12 mie vetësh, nuk’i mbastuen shumë miljonj ar, se Kelmendasitë tanë, të sijtë, me nji za Eja kush ashtë trim, mbëledhunë afërë 500 vetë, vranë Vuça Pashënë, vjetit së Krishtit 1639. E ndë nevojë mpsuen me granë lëkurëne qarrit, posi të begatëtë majën’e miellit; ende atyne ajo gjellë ma shije u ka se Pashallarëvet e Sangjakëvet mishi i kingjavet e /i/ vjetavet njomë.

E përmenda këtë ngjarje historike të shekullit XVII, jo vetëm për të vënë në dukje shpirtin kryengritës dhe liridashës të malësorëve tanë të Veriut, por edhe për të theksuar se të tilla ngjarje historike, të përcjella gojë më gojë nga brezi në brez, kanë shërbyer si një shkollë për të formuar e forcuar atë që mund të quhet ndërgjegje kombëtare ndër shqiptarët. E kjo ndërgjegje ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më e ndjeshme gjatë sundimit shumëshekullor turk, derisa mori përmasa mbarëshqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.


Vështruar me këtë sy, kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, e drejtuar me aq urti, guxim e trimëri nga Dedë Gjo’ Luli, nuk del si diçka e rastësishme, por si një vazhdim i përpjekjeve të pandërprera të malësorëve tanë dhe të gjithë popullit shqiptar për të jetuar të lirë në trojet e veta të trashëguara brez pas brezi nga të parët e tyre. Dedë Gjo’ Luli dhe malësorët e tij trima ishin edukuar me këtë ndjenjë dashurie për liri pikërisht në shkollën e traditës popullore, nga e cila ata kishin mësuar, ndër të tjera, që të ruanin gjuhën dhe zakonet e të parëve, të ishin të gatshëm për të flijuar edhe jetën për lirinë e Atdheut, dhe për këtë qëllim të mos tuteshin nga asnjë kërcënim, por të luftonin me guxim kundër armiqve me armët, që do t’u rrëmbenin po atyre.


E në këtë rast nuk është pa bazë shprehja se historia përsëritet. Ashtu si në kryengritjet e mëparshme, Dedë Gjo’ Luli dhe trimat e tij të Malësisë së Madhe, megjithëse të paktë në numër, të paarmatosur, të paveshur e të pangrënë, duke luftuar me guxim dhe me armët që u rrëmbyen armiqve, e detyruan famëkeqin gjeneral turk, Shefqet Turgut Pasha, të kthehej mbrapsht me turp andej nga kishte ardhur, duke lënë pas në fushën e betejës një numër të madh ushtarësh të vrarë, të plago-sur dhe robër.

Pra, komandanti i pashkollë, Dedë Gjo’ Luli, me malësorët e tij trima, gjithashtu të pashkollë, të paarmatosur dhe të uritur, thyen një gjeneral të shkolluar nëpër akademitë ushtarake më të mira të kohës, bashkë me ushtrinë e tij të armatosur deri në dhëmbë.
Picture

Por Dedë Gjo’ Luli nuk ishte vetëm një komandant i “lindur”, por edhe një veprimtar i vendosur për çështjen kombëtare shqiptare.


Për këtë dëshmon, ndër të tjera, edhe pjesëmarrja e tij në Lidhjen e Prizrenit më 1878 dhe në Kuvendin e Greçës në qershor të vitit 1911, si edhe interesimi i tij i vazhdueshëm për fatet e Shqipërisë në periudhën kritike të viteve 1911-1912.


Prandaj Ismail Qemali gjatë vizitës së Heroit tonë në Vlorë pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e quajti atë me të drejtë pushkë e ngrehur për Shqipërinë.


Por lufta e pabarabartë e popullit shqiptar për liri e pavarësi ka pasur natyrisht edhe viktimat e saj të shumtë.


E një ndër këta ka qenë edhe Heroi i Malësisë së Madhe dhe i gjithë kombit shqiptar, Dedë Gjo’ Luli, i cili u vra pabesisht më 1915 dhe bashkë me të u shua edhe e gjithë familja e tij.


Por Dedë Gjo’ Luli mbetet gjithnjë i gjallë si simbol i Burrit shqiptar, që për interesat e Atdheut bëri fli edhe jetën edhe familjen.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...