2018-05-04

A do të gjykohën nga Specialja edhe këta kriminel serb nga Haga ?


Lexoni edhe këtë shkrim :


Lufta çlirimtare e NATO-s dhe e UÇK-së në Kosovë si dhe Kriminelët serbë që kryen masakrat në Kosovë


http://floripress.blogspot.com/2017/01/lufta-clirimtare-e-nato-s-dhe-e-uck-se.html


Në këtë listë gjeni emrat e ushtarakëve apo personave të armatosura për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrimi, pushkatimi, therrje të popullsisë civile dhe dhunimin e femrave.

Listaekrimineleveserb.jpg

Lista është ndërtuar sipas rasteve shumica e të cilave është shqyrtuar nga hetusia ndërkombëtare dhe hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner i cili thotë se “…


Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”.


Si do që të jetë ndriçimi i të gjitha rasteve ende nuk është bërë por vetëm i rasteve me rëndësi apo të nivelit të lartë të efektit ndëkombëtar.

Për këtë është e udhës edhe mbledhja e të dhënave nga vetë të prekurit nga kriminelët, sidomos femrat të cilat për shkaqe të ndryshme nuk i kanë paraqitur rastet personale duhet që këto ti paraqesin pranë shoqatave që përkujdesen për këto raste. Organizata të tilla ka anë e mbanë Kosovës.



Kriminelet e Reçakut :


Bizhidar Markoviç
Çedomir Aksiç
Zhivorad Stojçetoviç
Bogdan Nojiç
Jovica Stojkoviç
Momir Ristiç
Zvonko Ristiç
Ljubomir Nojiç
Nenad Marinkoviç
Pavle Marinkoviç
Zoran Nedelkoviç
Sllavisha Marinkoviç
Vojisllav Janiçijeviç
Milivoje Çanoviç
Jovica Jovanoviç
Stojan Aksiç
Millorad Kostiç
Dragisha Kostiç
Dragan Tasiç

Kriminelët e Rastit të vrasjës në Gjakovë

Përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.

Stanojeviç Momçilo
Çamoviç Sreten
Stanojeviç Milan
Çoliç Rade
Slavkoviç Milan
Stanojeviç Sava
Kovaç Slobodan
Stojanoviç Sava
Dekiç Milan
Dekiç Momçilo
Raçiç Dragan
Mirkoviç Vuk
Vujoviç Vaso
Vujoviç Nikotin
Ragiç Darko
Simiç Bozhidar
Stefiç Nikola
Stefiç Bojan
Obradoviç Ljubisha
Pantoviç Radovan
Pantoviç Miliç
Jovanoviç Aca
Bozhoviç Çedomir
Jovanoviç Sava
Ristiç Predrag
Jovanoviç Goran
Shqepanoviç Millosh
Krstiç Srgjan
Dikiç Milan
Dikiç Momçilo
Dimiç Zvezdan
Jovanoviç Sinisha
Rajkoviç Gojko
Drashkoviç Laza
Lazareviç Doka

Rasti Krusha e Vogël

Dihen të dhënat për 56 kriminelë serbë lokalë hetimet ende nuk janë bërë.


Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare).

Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);
Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq)
Lubisha Belojeviq
Zharko Belosheviq
Zhika Belosheviq
Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq)
Çeda Tijaniq
Goran Tijaniq
Dejan Tijaniq
Vedran Tijaniq
Obrad Tijaniq
Zhivan Vuçiq
Mirolub Vuçiq
Dushan Vuçiq
Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq)
Milisav Ivanosheviq
Igor Shapiq,
Gradibor Radunoviq,
Ivan Gajin
Zoran Shlaniq

Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.

Rasti Izbicë


147 shqiptarëve në Izbicë janë vrarë nga  serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).

Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:

Mihajlo Tomasheviq
Veselin Tomasheviq
Sllavko Tomasheviq
Vujadin Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Igor Tomasheviq
Miloje Tomasheviq
Vladan Tomasheviq
Radoslav Tomasheviq
Vasilije Tomasheviq
Milosh Tomasheviq
Radivoje Tomasheviq
Preda Tomasheviq
Srgjan Tomasheviq
Millorad Tomasheviq
Mileta Tomasheviq
Radenko Tomasheviq
Mile Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Milenko Tomasheviq
Milan Tomasheviq
Dragoljub Tomasheviq
Gjoko Tomasheviq
Boshko Tomasheviq
Zhivorad Tomasheviq
Zhivojin Tomasheviq
Najdan Tomasheviq
Nebojsha Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Branillav Tomasheviq
Ratko Tomasheviq
Filip Tomasheviq
Dejan Tomasheviq
Gordan Tomasheviq
Predrag Tomasheviq
Despot Tomasheviq
Tadisha Tomasheviq
Sinisha Tomasheviq
Tomisllav Tomasheviq
Zoran Tomasheviq e
Goran Tomasheviq
Branisllav Kragoviq
Ratko Kragoviq i biri / po nga nga Syrigana.
Marko Ristiq
Marko Damjanoviq
Dragoljub Rajkoviq
Jovica Rajkoviq
Rade Kovaçeviq / Zec
Dika Kovaçeviq
Ognjan Kovaçeviq
Gjorgje Mojsiq
Radosav Kovaçeviq / Cule
Mile Jokiq
Nebojsha Kovaçeviq
Sinisha Jokiq
Svetozar Ristiq
Zoran Kovaçeviq / Princ , të gjithë nga Banja;
Momir Milentijeviq
Zoran Jovanoviq
Milutin Arisiq,
Milan Todoroviq
Dejan Spasiq
Nebojsha Nikçiq
Miodrag Komatina
Niqifor Kovaçeviq
Dragan Dimitrieviq
Vukmiq Lazareviq / nga Runiku
Todor Deverxhiq
Rade Deverxhiq
Dragisha Deverxhiq
Milan Shteviq
Dragomir Shteviq
Miliq Petroviq e
Ognjan Petroviq, nga Radisheva
Nenad Shmigiq
Radoje Shmigiq
Cvetko Shmigiq
Dragan Shmigiq e
Gollub Shmigiq nga Leçina.
Dadosha Iliq
Zhivoin Iliq dhe
Momçillo Radovanoviq / nga Kuçica.
Zhivko Jokoviq e
Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
Radivoje Rasha / Kalenoviq me të bijtë
Dejan Rasha dhe
Dushan Rasha
Zvonko Jovanoviq
Zoran Jovanoviq
Bllagoje çolakoviq
Nenad çolakoviq
Radosh Lajoviq
Ilija Trajkoviq
Rajko Rajçiq
Vllado Bakraçeviq
Lubisha Iliq
Momo Peleviq
Sllagjan (polic i komunikacionit)
Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) / të gjitha nga Skënderaj.
Goran Shapiq,
Rade Shapiq dhe
Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).


Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë. Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:

Llazareviq Dragisha, nëntoger
Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
Blanusha Mile, rreshter i vjetër
Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
Millanoviq Predrag, dhjetar
Radulloviq Nebojsha
Simiq Goran
Kostiq Sasha
Daniq Sllobodan
Gjorgjeviq Zoran
Shabiq Zvonko
Qausheviq Nenad
Jovanoviq Dragi
Momqilloviq Miroslav
Ivanoviq Milivoje
Dejanoviq Verolub
Janjusheviq Zhivorad
Nedelkoviq Bratisllav
Petkoviq Bogolub
Gjoriq Sllavolub
Vaniq Rasha
Dimiq Dushan
Bajrami Igor
Aliq Zoran
Branko Jançiq



Rasti Sllatinë

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë.


Zoran Vukdragoviq - toger
Lubisha Simiq - rreshteri
Zoran Ristovski
Dushan Jevriq
Zoran Joviq
Mladen Peshiq
Milosh Mihajloviq
Marko Zhivoinoviq
Slavisha Gjorgjeviq
Miodrag Pejatoviq
Dejan Mikiq
Igor Gurkoviq
Ivan Stanojeviq
Zoran Mimiq
Radoje Bulatoviq
Mile Rangjeloviq
Cvetko Boshkiq
Radoslav Ristia
Slobodan Gjurgjeviq
Darko Miloviq
Dragisha Ivanoviq
Ivan Steviq
Vladeta Stojanoviq
Sasha Aksiq
Nenad Jovanoviq
Nenad Zhivkoviq
Dejan Slaviq

Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë

Rasti Qyshk, Pavlan dhe Zahaq

Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2–3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.

Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).

“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç (flitet për personin Ranko Jovica, Vlado Mijo Vujo etj.

Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe.

Grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.

Rasti Kishnicë

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.

 Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:

Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
Iliq Stalin – Velko
Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
Dikiq Branko – Nebojsha, prilluzhë
Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
Jovan Karaxhiq, Kishnicë
Goran Trajkoviq, Kishnicë
Boban Trajkoviq, Kishnicë
Dejan Trajkoviq, Kishnicë
Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
Petar Saveliq, Kishnicë
Mile Bulajiq, KIshnicë
Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
Dragan Miliq, Kishnicë
Zoran Trajkoviq, Kishnicë
Mike Iliq, Graçanicë
Dushan Iliq, Graçanicë

Rasti Klinë

Më 12 nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.

Lista përmban këta emra:

Danë Balaj
Zoran Dobriq
Zharko Stepiq
Vitomir Saviq
Millorad Stepiq
Gollub Stashiq
Dragomir Stashiq
Bado Bogiqeviq
Zaiq Vojo
Dobishleviq Sreta
Dançiq Vojo
Popi Zoran
Pavlloviq Dragan
Zhivkoviq Radosllav
Zhivkoviq Llazar
Vushtiq Radoje
Zariq Sreqko
Kiziq Gollub
Kiziq Gjoko
Dashiq Nevica
Krstiq Millan
Dobriq Dushan
Kiziq Radovan
Kiziq Ranko
Gollub Llazareviq
Borko Radojeviq
Rasti ”Toga e tmerrit”

Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin ”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.

Emrat e kriminelëve janë:

Miodrag Stanishiq
Sasha Jeriniq
Stanisllav Vukiq
Sasha Vujiq
Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
Millovan Ivkoviq
Vidosllav Kojiq
Moma Vasoviq
Nenad Perzhiq
Branko Arizonoviq
Nebojsha Stanojoviq
Zoran Cvetkoviq
Sllavisha Maksimoviq
Dragisha Dinqiq
Novica Jakovleviq
Lubisha Arsiq
Sinisha Jovanoviq
Aleksander Jovanoviq
Srgjan Ristiq
Goran Arsiq
Nebojsha Stanishiq
Dragan Nojkiq
Canko Spasiq
Bogoso Krqmareviq
Millosh Mitroviq (komandant i togës)
Rasti Fushë Kosovë

Kriminel të angazhuar në pastrime etnike në hapësirën e Fushë Kosovës.

Sllavisha Andrijeviq- (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Fushë-Kosova)
Dragomir Popoviq
Boban Mitroviq
Dragan Dabizhleviq
Lazar Deniq
Radomir Dishiq
Radovan Petroviq
Dragan Mitroviq
Radojica Mitiq
Dragan Iliq
Aca Stankoviq
Zhika Begnellaviq
Mlladen Laziq
Sllavisha Grujiq
Sasha Mihajlloviq
Sava Drashkoviq
Miodrag Bangjur
Millan Milkoviq
Boban Grujiq
Sasha Maksimoviq
Nebojsha Stefanoviq
Vllastimir Jovanoviq
Dushan Zharkoviq
Dragan Zhekiq
Dobri Artinoviq
Stanko Milankoviq
Sllobodan Mitroviq
Dobrivoje Gjorgjeviq
Darko Milosheviq
Dragolub Lakaqeviq
Lubisha Veliqkoviq
Zharko Vasiq

Rasti Llukar, Makoc Grashtice

Gjate 15-24 prillit 1999, nga kolona e qytetareve qe po shkonin ne Prishtine pas ofenzives serbe ne Marec, ne Fshatrat Llukar, Grashtice dhe Makoc u vrane disa qindra banore. Shumica prej tyre u ekzekutuan ne prani te familjes.

Qytetaret e kane degjuar nje Serb qe e therriste nje tjeter te maskuar me emrin Adnan...

2018-05-03

Letër e hapur për opinion nga një i burgosur


(Kjo letër me erdhi në adresën time nga një i burgosur i Burgut të Dubravës, i cili kërkon që emri i tij të mbetet anonim. Letra me erdhi në dorëshkrim. Ky shkrim shpreh pikëpamjet e letërdërguesit).

DREJTËSIA VJEN NË VEND VETËM ATËHERË KUR NDESHKOHËN SHKELËSIT E LIGJIT!

Sa herë që shkruaj, mundohem të jem sa më i drejtë që mundem. Shpreh mendimin tim të bazuar në fakte e argumente, në dëshmi reale dhe pa ndonjë pretendim, pra fjala është për të zezat, të bëmat, lëshimet e shkeljet ligjore që kanë ndodhur e po vazhdojnë të ndodhin në Burgjet e Kosovës, sidomos në atë të Dubravës.


















Me këtë letër të hapur për opinionin e gjerë po i drejtohem Organeve të Drejtësisë dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i cili ditë më parë emëroi, apo iu imponua ta emëroi Këshilltar  S.Z. (lexo Vrëmçi), i cili le që ka një të kaluar aspak të mirë, por që nga koha kur ai u emërua drejtor i Burgut të Dubravës, shkatërroi çdo gjë, shkeli ligje, bëri e lejoj shumë të zeza duke arritur deri të e papara ndonjëherë që të thotë se ai është zot i burgjeve e pashai i të burgosurve. 





Dhe, me këtë rast duhet pyetur, edhe Organet e Drejtësisë edhe Kryeministrin; A vjetrohet krimi? dhe nëse jo (e unë jam i sigurt se jo) atëherë a e njohin këta se kush është dhe kush ka qenë S.Z.? Ky hiqnjeri, i pozicionuar në krah të unmikianëve, gjatë kohës sa ishte drejtor në Burgun e Dubravës, në vitin 2003, (më 4 shtator) gjatë një proteste humbën jetën 5 të burgosur, apo më mirë thënë i mbytën me dajak, si dhe u lënduan rënd e lehtë mbi 73 të burgosur tjerë, dhe për gjithë këtë ngjarje tragjike, askush nuk dha dorëheqje, askush nuk u përgjigj para drejtësisë e as u suspendua, në të kundërtën, jo kohë e gjatë nga kjo ngjarje tragjike, nga propozimet e këtij far S.Z. filluan gradimet e atyre që morën jetë njerëzish.
(Pse kjo heshtje kaq qyqare e institucioneve të Kosovës? Shpresoj se heshtja s’do të zgjasë, të paktën për hir të Hamzës, Mentorit, Sinanit, Ardianit, Hasanit e shumë e shumë viktimave tjera të tragjedisë së 4 shtatorit 2003 në burgun e Dubravës...),  



(Për këtë, atë kohë kanë qenë të informuara: Departamenti i Drejtësisë, Institucionet e Kosovës, KMDLNJ në Prishtinë, Zyra e Ombusds Personit në Prishtinë dhe Zotëriu Adem Demaçi).

Disa rreshta nga ditari i një të burgosuri

5 shtator 2004, ora 07:30

Orët  e para të ditës se kobshme të 5 shtatorit ishin më të vështira se tymi e flaka, rrahjet e fyerjet e stupcaxhinjëve...  Në gjithë Kosovën u komunikuan lajmi për vdekjen e 5 vetave në Burgun famëkeq të Dubravës. Dubrava mallkuar qoftë!  E përjetoj masakrën për të dytën herë!
Në hallën plot me halle filluan të dëgjohen zëra  nga më të ndryshmit. Një i burgosur, jo fortë larg thoshte; ”O Zot, po kjo s’është e vërtet...Mentorin e kam shok...!” 




Tjetri aty afër vazhdonte; ”Po unë e kam parë Hamzën shëndosh e mirë deri në daljen e Pavijonit.... jo, jo s’mund të jetë e vërtet”... Kjo mund të mos besohet nga dikush që s’e ka përjetuar tragjedinë. Po kush pati aq zemër guri që mundi ta privojë nga jeta Ardianin e hasretit...!? Këso fjalësh fliteshin derisa lajmet komunikonin vdekjen tragjike të Hamzës, Ardianit, Mentorit, Sinanit dhe Hasanit. Ndoshta këto lajme, për dikë që i dëgjonte nga jashtë mund të mos jenë të besueshme. Ata nuk janë të ngulfatur nga tymi, as të djegur nga flaka. Ata lavdi paçin!, janë të privuar nga jeta me stupca, që kishin mbetur nga e kaluara komuniste.... Krimi s’mund të fshihet. Unë vetëm një pyetje kam për opinionin: A mund të digjet njeriu në qelinë e pa djegur...?!

Edhe kjo ndodhi në burgjet e Kosovës!


S.Z. dhe disa nga stafi i tij (lexo argatët e djallit), si; B.B., R.S., A.K., Vëllezërit, H.H., K.H. e S.H., pra të bijtë e të ashtuquajturit N.U., pastaj A.R., I.H., A.M. e disa matrapaz tjerë që nuk dihet për cilin shërbim punojnë, por këtu një dihet dhe është e sigurt, në shërbim të shtetit të Kosovës jo, pra shumë prej tyre janë përgjegjës për tragjedinë e ndodhur në Burgun e Dubravës, dhe mos të harrohet e keqja e këtyre matrapazëve, të cilët punonin nën menagjimin e S.Z., kur brenda burgut, e çka është më e keqja në duart e të burgosurve ordiner janë gjendur edhe armë zjarri, thika e mjete tjera të rrezikshme, me të cilat janë rrezikuar oficerët e burgut dhe disa herë ka pasur edhe arratisje nga burgjet e Kosovës, siç është rasti i B.B, Grupit të  B.K e etj. 





Dhe, për të gjitha këto nuk pati suspendime e as u kërkua përgjegjësi nga askush, me përjashtim të suspendimit të oficerit XH.T., mbikëqyrës i njësitit të transportit, i cili kishte rrezikuar jetën që ta para ndalonte arratisjen e B.B nga burgu.
Pra ky tipi “Vremçi”, që dikur, në kohën e okupimit serb ishte “komandir i burgjeve”, e tani në kohën kur është dashtë të jepte përgjegjësi për të bëmat e tij gjatë asaj kohe, ai nga unmikianet gradohet dhe vjen deri aty sa të bëhet drejtor i burgut e më pas me bekimin e vendorëve edhe drejtor i burgjeve, dhe, ky tipi mori ligjin në dorën e tij dhe filloj të shkarkoi e të gradoj kë të dojë e si ja bënte qejfi, madje edhe atë që e kishte kthyer gjykata në vend pune, ky far “Vremçi” i bënte dredhitë e veta dhe nuk merrte parasysh as vendimet e Gjykatës (kjo ka ndodhur me suspendimin e A.U dhe 25 oficer tjerë dhe gradimin e S.H, A.LL. e shumë tjerëve që i shkonin për qejfi të tij).
Nëse e shikojmë dhe pse jo ta hetojnë organet kompetente, gjendjen momentale të Burgjeve të Kosovës, atëherë drejtësia do të vinte në vend, sepse mendoj dhe jam i sigurt se çelësi i të gjitha të zezave ka qenë S.Z., i quajtur “Vremçi”, i cili në vend që të kërkohet llogari për keqmenaxhim, ai tipi emërohet “këshilltar”.



Burgjet e Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje më të keqe se tani, madje as në kohën e kaluar, krejt kjo si pasojë e keqmenaxhimit të tipit që tani quhet “këshilltar”. Këtu duhet një hetim real, i paanshëm dhe i drejtë që e gjithë kjo e zezë të del sheshit dhe përgjegjësi i krejt kësaj të zeze të del para drejtësie, vetëm atëherë do të ishte kthyer besimi të drejtësia dhe të fillonte përmirësimi i shkatërrimit që la pas ky matrapaz i quajtur S.Z.-“Vremçi”...





-Herën tjetër përshkrimi në tërësi i ngjarjes tragjike të 4 shtatorit 2003!
-Emrat e urdhërdhënësve dhe e atyre që morën jetën e të burgosurve!

P.S.
Të mos publikohen!
Emrat e njohur vetëm për redaksinë: Floripress!

Ismail Kosumi - Njeriu i thellësirave dhe shpëtimtari i jetëve


Lepenci, e krejt lumenjët, liqejt e Kosovës le të quhen Ismail Kasumi. 

Hapni rrugë për profesionista se na morët n’qafë...(L.G)


Nga Flori Bruqi 







****


Nënkryetari i Kaçanikut thirrje zhytësit Ismail Kosumi: Eja në Kaçanik o burrë i dheut

Të ashtuquajturit “zhytësi më i mirë në Kosovë”, i ka shkuar një ftesë nga nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, pas paraqitjeve të tij mediale lidhur me kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin “Lepenc”.

Ai ka shkruar në Facebook, duke e ftuar Ismail Kosumin pasi që ka lexuar deklaratën e tij, shkruan Periskopi.

Shkrimi i plotë:


Ismail Kosumi, eja në Kaçanik burrë i dheut!

Lexova deklaratën tuaj sot lidhur me aksidentin e dy zyrtarëve policor të Kaçanikut. Lexova edhe këshillat dhe atë se askush nga institucionet nuk të ka ba ftesë!

Po bahen katër ditë e njësitet e zhytësve dhe njësite tjera elite të Kosovës po bëjnë përpjekje kolosale në kërkim shpëtim..! Jemi me mijëra në ankth. Ju deklaroheni gjithashtu se “do duheshin vetëm 10 individ me përvojë që të përshkojn lumin,..”!

I dashuri Ismail Kosumi, me qindra zyrtar e vullnetar do të jemi në shërbimin tuaj.


Eja në Kaçanik burrë i dheut, të lus në emër të të gjithë kaçanikasve. Eja vëlla!


Ministri i FSK’së demanton gjetjen e trupit të policit Armend Trena



Ndërsa Prof.Dr. Salih Krasniqi,në Facebook sot ka shkruar :



ISMAIL KOSUMI - HUMANISTI DHE ZHYTËSI KOSOVAR ME PËRVOJË 50 VJEÇARE NË MOSHËN 70 VJEÇARE E GJEN NJËRIN PERSON NË LUMIN LEPENC. AFERIM BACA ISMAIL.

Profesionalizmi dhe përvoja e bënë të veten. Të aftit duhet dhënë dorën dhe me përkrahur, e jo si te ne me lënë anash profesionistët siq po ndodhë në çdo fushë. Rrezultatet tregojnë kush ka të drejtë.

Zhytësi i njohur kosovar, Ismail Kasumi, e ka gjetur njërin prej trupave të dy policëve të zhdukur ditën e së shtunës, pas një aksidenti ku kanë rënë në lumen Lepenc,shkruan mes tjerash profesor Krasniqi.


Fotografia e profilit të Ismail Kasumi


Po kush është Ismail Kosumi ? 

Ismail Kasumi nuk bën të futet tek të zakonshmit njerëz. Ai është një histori e gjallë e një profesioni të shndërruar në mision: polumbarit që nxjerr kufoma nga uji. Mbi 500 syresh në 50 vjet. Një rekord fantastik. Ndërkohë që mban dhe atë tjetrin: zhytje deri në 120 metra thellësi, i pathyer deri më sot .

Ka shumë ç’të tregojë për karrierën e vet shumë të pasur, me këndellje lumturie, por dhe drama, teksa ka parë, prekur e bartur gjithë ato kufoma. Por kryesore për të, është se asgjë nuk e ka bërë për para. Vetëm për humanizëm. Dhe kjo, për të mbajtur amanetin e nënës për t’iu shërbyer njerëzve në hall pa bë pazare.


Rrëfimi tij të bindë për këtë. Është rrëfimi i një njeriu me zemër të madhe…



Zhytja – kjo ndjenjë drithëruese e përshkon tej për tej në çdo çast të jetës, është pasioni i madh shpirtëror i tij. Rekreacioni, i cili lidhë bashkimin e gëzimit dhe njëkohësisht hidhërimin, por duke përjetuar edhe mrekullitë që mban bota nënujore, po aq e përtejbotshme.


Ismajl Kasumi, njeriu i ‘veshur’ me petkun e humanizmit, është një personalitet shumë i veçantë, i cili që nga fëmijëria shquhet me talentin për zhytje në ujë, por edhe për fatin e njerëzve me fat nopran. Një fat ky, sa i madh, por herë-herë edhe fatal.



Ajo që ndodh nën ujë duhet të jetë mister, të cilën vetëm zhytësit e kuptojnë. Koha në ujë ka kuptim tjetër, por për zhytësit ajo është e paorë.



Viti 1970 ka qenë viti i kthesës së tij të madhe në jetë. Viti që e kishte nisur rrugës për t’u bërë njeriu i parë i rrallë në Kosovë – zhytës. Ai që do të shpëtonte jetë të panumërta njerëzisht përgjatë viteve. Por edhe ai që nxori nga liqenet, kanalet dhe puset viktima të dallgëve të vdekjes.


Ismaili, ndan me ne pasionin dhe dëshirën për të eksploruar bukuritë nënujore, gjithnjë i udhëhequr nga shpirti i aventures dhe, misionin e tij jetësor të shpëtimtarit humanitar.


Ismail, dimë se zhytja në ujë është pasioni juaj i hershëm. Na tregoni pak për kontaktin e parë me të, si dhe kur e keni mësuar notin?
ismail kasumi 11

Meqenëse unë jam nga fshati Grabanicë, komuna e Klinës, e kam frekuentuar shpesh Bistricën (Lumbardhin) që e kisha 15 metra larg shtëpisë sime. Notin e mësova në kraharorët e dy vëllezërve të mi, të ndjerë, Hasanit dhe Arifit.


Kam qenë i shkathët që i vogël…Në vitin 1952, për shkak të akuzave në aksionin e armëve, vendosin të vijnë në Prishtinë, ndërsa dy axhallarët u shpërngulën në Turqi. Unë fillova shkollimin në shkollën “Vuk Karaxhiç” (tash Elena Gjika), pastaj shkollën e mesme ekonomike dhe më 1969 dhe u regjistrova në Fakultetin ekonomik. Notin gjithnjë e kam pasur pasion, kështu që prej shtëpisë dilja këmbë nga fshati Mat (ish-Matiqan, Lugmir (Zlatar) në liqenin e Badovcit.

ismail kosumi 2

Ne ishim një grup shokësh, laheshim, freskoheshim, ndërsa fati e deshi që një ditë, papritmas dy të moshuar, ulur skaj liqenit na ftojnë të notonim. Ne, filluam notin, pastaj ata kërkuan se kush prej nesh, po hyn dhe po qëndronte më gjatë në ujë. Më kujtohet mirë, kam hyrë në liqe, kam kapur një rrënjë poshtë nën ujë dhe kam qëndruar shumë gjatë. Kur kemi dalë, ata njerëz janë prezantuar.


Njëri prej tyre tha se është Prof. Bardhyl Zajmi, drejtor i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa tjetri, Mehmet Maliqi, sekretar i Mbrojtjes Popullore. Ata, më thonë se donin të formonin një ekip të zhytjes, i cili do të merrej me peshkim dhe skijim në ujë. Prej atij momenti, unë u kyça dhe në vitin 1970, më dërgojnë në qendrën sportive në Badi, afër Korçullës. Një profesor nga Zagrebi mbante ushtrimet me neve. Hapat e parë të zhytjes i morëm nga Prof. Marian Llanc, dhe shumë herë them, Kosova i ka shumë borxh këtij njeriu.



Me një qëndrim 21 ditësh, u aftësuam një grup prej pesë vetave. Me t’u kthyer nga Badie, në shëtitore, Korzo, papritmas rreth orës 22 vjen një veturë policore, i drejtohet grupit që shëtitshim dhe pyesin se cili nga ne ishte Ismaili. Unë, i habitur lajmërohem, ndërkaq ata kërkojnë që të shkoja të ndihmoja në një rast tragjik, në fshatin Dolak, komuna e Vushtrrisë. Një ‘Fiat 1300’ me tre fëmijë dhe një të rritur, kishte rënë në lumin Sitnica. Pa u hamendur, shkoj i marr pajisjet dhe mbërrij diku në ora 12 të mesnatës. Hyj në ujë deh pas pak çastesh, për xham të veturës përqafoj njeriun pa jetë. Deri në atë kohë, kurrë nuk kisha parë ose prekë kufomë me sy. Dal prej aty i tmerruar, ndërsa Prof. B.Zajmi, më drejtohet “Ismail, krejt ky popull i ka sytë në ty. Këta janë të vdekur, nuk ka teori të zgjohen, por po presim që të nxirren nga uji”.

ismail kasumi 10

Hyj sërish dhe i nxjerri ata të tre dhe vjehrrën. Prej aty, kthehem në shtëpi natën, i marr veshjet e zhytjes dhe i lë për t’u terur. Kur ngrihet nëna në mëngjes, më drejtohet me fjalët “Ismail, po të lut nana, pashë gjirin që ta kam dhënë, mos shko nëpër ujë, sepse si fëmijë të kemi nxjerrë të mbytur nga Bistrica”. Unë, mundohesha ta qoj atë porosi të nënës në vend, mirëpo, pas një kohë, paraqitet një rast tjetër kur gazetari kërçovar i Radio Televizionit të Prishtinës, Remzi Xhambazi, duke u freskuar në Badovc, mbytet. Ekipet nga Beogradi, Novi Sadi dhe Dubrovniku, e kërkojnë dhjetë ditë, por nuk arrijnë ta gjejnë. Kolegu im i ndjerë, Bajram Rudha, qëllon në skaj të Liqenit dhe iu thotë se pse nuk po shkoni ta merrni një djalë në shkollën e lartë pedagogjike dhe që e njeh këtë liqen në gishta. Vijnë në zyrë të shkollës, vëllezërit e tij, Azizi, Bajrami, Shehiu dhe më tregojnë rastin. Unë, u them se i kam dhënë fjalë të mëdha nënës. I ftoj te shtëpia, ndërkaq unë duhej të shkoja më parë, ndërsa atyre u thashë që të vinin ta merrnin betimin nga nëna. Në një çast, teksa nëna qëndronte në oborr, ata i rrëfejnë se vëllai i tyre ishte mbytur në liqe, nuk mund ta gjejnë dhe kërkonin ndihmën time. Në ato momente, më thërret nëna, unë dal, bëhem kinse nuk po i njoh. Ma qet dorën në kraharor, më përkëdhel dhe më thotë: ‘Ismail, e paskan një rast tragjik dhe kërkojnë ndihmën tënde. Shko, hallall të qoftë gjiri që ta kam dhënë dhe amanet po ta la, mos u merr para”. Dhe, për 45 vite, jam nxjerrë 547 viktimave nga liqenet, lumenjtë dhe puset që i ka hedhë okupatori, kurrë nuk kam lejuar që dikush të ma jep një metalik.



Po më pas, kur e morët seriozisht këtë punën e notit?


Së pari noti ka nevojë për një kualifikim të gjithanshëm, por asnjë qytet nuk kishte pishinë të veten. Megjithatë, unë kisha dhe eksperiencën dhe guximin. Më kujtohet kur e kemi nxjerrë Remzi Xhambazin nga liqeni i Badovcit, në vitin 1972, kam thënë se, tash e tutje, Serbia nuk ka me vend tek ne. Sepse, jemi bërë zot të vetvetes. Kështu, me ndihmesën e Prof. B. Zajmit, fillova trajnimet në qendrën sportive rekreative në Pulë (Kroaci), ku e mora titullin instruktor i zhytjes dhe pastaj fillova të punoj me grupe të reja në Prishtinë. Dua të përmend këtu anëtarët Mem Gashi, Selatin Muçolli, Osman Mejzinolli, Basri Muçolli, Qerim Hoxha, pastaj edhe anëtarë të komuniteteve tjera. Sot, ekipin e zhytjes “Prishtina”, e udhëheq djali im Besarti, një ndër ata është edhe vajza ime Triera, që është femra e parë shqiptare, që ka shijuar një thellësi deri në 40 metra. Por edhe shumë të tjerët, në aktivitet nënujore vazhdojnë traditën timen.


Cili ka qenë motivi juaj kryesor që të filloni të merreni me zhytjen?


Motivi im kryesor ka qenë se nuk mund të përballesha me familjet në nevojë, me ato dhimbje aq të mëdha për anëtarin e humbur. Kam pasur rast kur familjarët më kanë thënë, vetëm ta nxjerrja nga ajo thellësi viktimën dhe do të ndjeheshim sikur të ishte i gjallë.



Sa thellë jeni zhytur dhe cila është ndjenja që keni përjetuar?

Në mes Korçullës dhe Dubrovnikut, në Detin Adriatik, kam hyrë në një thellësi 120 metra. Ishte një kënaqësi e papërshkruar. Po ta kisha atëherë një kamerë nënujore, kjo do të ishte kënaqësia më e madhe e imja.



Bota nënujore është misterioze, cila është gjëja më e bukur që keni parë në të?




Ne jemi mësuar në një natyrë të përditshme që syri i njeriu e sheh dhe e përjeton, por befasia më e madhe imja është që kam hasë në një natyrë të papërshkruar me lloj-lloj gjallesash nënujore dhe shumë herë më dukej se jam duke u ngjitur Bjeshkëve të Rugovës, lart. Pastaj, kur zbrisja poshtë, më dukej se jam në Rrafshin e Kosovës dhe po shihja livadhe të bukura. Kështuqë, shumë raste kam harruar se ku gjendem në ato thellësi dhe bukuri që kanë detet.

Image result for kush eshte prof.ismail.kasumi zhytesi i kosoves


Po momentet më të vështirë që keni kaluar?



Ka pasur mjaft, sidomos rastet tragjike kur ne kërkonim trupin deri në 20 ditë. Pastaj, pas përfundimit të luftës në Kosovë, u ballafaqova me dyzet viktima që i hodhi okupatori serb. Në fshatin Mleqan, nxora trupin e pajetë të Sherif Kryeziut, vazhdova në Kuçicë, komuna e Skenderajt; pastaj në Çubrel (Skenderaj), nxora vëlla e motër, e shumë e shumë raste të tjera.




Sa trupa keni nxjerrë deri më tashti dhe sa jetë keni shpëtuar?


Trupa të nxjerrë pa jetë, janë 547, kurse njerëz që kam shpëtuar nga fatkeqësitë, janë të panumërt dhe në çdo datëlindje timen, thuajse tërë kohën nuk ndalen telefonatat e urimit, nga Amerika, Australia, shtetet e Evropës, por edhe vendi.




Image result for kush eshte prof.ismail.kasumi zhytesi i kosoves



Deri në sa ditë ka ndodhë të mos ndërpritni kërkim-gjetjen?



Një imazh më kujtohet si tani. I ndjeri, Nezir Buleshkaj, pas largimit prej punës në Dubravë, merr rrugën për mërgim. Me t’u kthyer më vonë në një vizitë familjare, makina e tij, bashkë me të bien në Ibër të Leposaviqit. Aksioni ynë ka zgjatë 20 ditë derisa e kemi gjetur. Jam shumë mirënjohës për familjen Buleshkaj, sidomos Qazimit, i cili më fton për përvjetorin e humbjes së vëllait të tij dhe më falënderon.




Rrjedha e lumenjve di t’i fsheh viktimat?


Nuk ka lum në Kosovë, ku nuk kam intervenuar. Duke u nisur nga Bistrica, Drini i Bardhë, Sitnica, Lepenci, Llapi, Morava, Nerodimja, dhe gjithë lumenjtë tjerë. Lumenjtë dinë të fshehin viktimat, por edhe t’i zhveshin dhe bartin ndër rrënjë, mirëpo, mua Zoti më ka ndihmuar, pasi që këtë punë e bëj në aspektin humanitar e jo për përfitime personale. Kemi pasur raste kur pas 4-5 km e kemi gjetur viktimën. Me mburrje e them, deri më sot, nuk ka ndodh që të mos e gjejmë viktimën.



Sa është i vështirë takimi nën ujë me të mbyturin?


Unë jam një njeri që ndoshta, të qindtat e sekondës ma kanë bashkuar gëzimin dhe hidhërimin. Gëzim i madh është kur e gjen viktimën. Ndonjëherë është moment edhe më i rëndë kur ballafaqohem me dhembjen e familjes së tij. Ndaj kësaj askush nuk mund të qëndrojë indiferent…


Image result for kush eshte prof.ismail.kasumi zhytesi i kosoves

Për çka mendoni derisa jeni duke mbajtur frymën?


Unë, gjithnjë mbaj një rezervë ajri që ma mundëson që sërish të ngritëm në atë sipërfaqe prej të cilës jam zhytë. Është një ndjenjë, po ashtu se a do të arrij të dalë apo jo? Unë, do ta përshkruaj edhe një rast. Në vitin 2002, bashkëshortja ime me vajzën, qëndronin në Ulqin për pushime dhe gjatë vikendit, shkova t’i vizitoj. Ndërkohë, fundoset një kosovar dhe prindi i tij, lyp ndihmën nga ulqinakët. Ata e kushtëzojnë me një shumë parash. Në mbrëmje, unë dal në plazh të vogël, rastësisht më takon Nazmi Sahiti, i cili me plot dhimbje, më tregon që ka humbur djalin 24 vjeçar dhe se ulqinakët po kërkonin 4000 Euro për të nxjerrë trupin e tij. U them që të mos u jep asnjë metelik dhe i premtoj që në ora 5 të mëngjesit, do të jem aty. Të nesërmen, hy me lepejza dhe me syze, në një thellësi 11 metra, e shoh trupin e tij të shtrirë, të pajetë. Dal jashtë, mbushem ajër, zhytem sërish, e kapi trupin e tij dhe dal në sipërfaqe. Kur e qes, në plato, në atë moment, plot njerëz më shikonin me vëmendje. Teksa tre ulqinak qëndroni të ulur aty, njëri prej tyre më drejtohet me fjalët: “A pak po të doket Kosova, sa ke ardhë edhe në Ulqin”. Ata kishin qenë zhytësit, të cilët e kishin kushtëzuar, ndërsa unë u drejtohem “E paqi faqen e zezë, që po doni të pasuroheni në fatkeqësi të tjetërkujt”. Ky ka qenë një rast specifik, megjithëse kam pasur edhe shumë raste tjera të ngjashme.



Sa gjatë mund të mbani frymën në qetësi?


Deri në tre minuta kur kam qenë në top-formë.



Çka nevojitet nga pajisjet për t’u zhytur në ujëra?


Pajisjet e domosdoshme janë rrobat e zhytjes, çorapet, dorëzat, peshorja, plumbi në brez për fundosje, aparati i zhytjes dhe lepejzat. Por, në kushtet tona, preferohet edhe bateria nënujore.

Image result for kush eshte prof.ismail.kasumi zhytesi i kosoves

A ju ka përfshirë ndonjëherë monotonia apo ndonjë ndjenjë e keqe kur jeni zhytur në thellësi?

Jo, gjithnjë kam qenë shumë i lumtur, sepse i ndihmoj popullit tim. Dhurata dhe shpërblimi më i madh ka qenë në ato momente kur kam dalë në sipërfaqe vet i dyti. Këtu, nuk mund të lë pa përmendur fjalët miradije që m’i kanë thënë familjarët: Zoti të ruajt, Zoti të bekoftë, Zoti të dhashtë të gjitha në jetë për këtë ndihmëse që ti bën. Por, janë të shumtë edha ata që më kanë pyetur: ‘Ismail, a të merr gjumi, a mund të flesh. Je marrë me shumë kufoma dhe a të përfytyrohen ndonjëherë.’ Përgjigjja ime është që po t’ju kisha marrë para, ndoshta do të më ishin përfytyruar, por flejë i qetë me fjalët miradije të familjarëve të tyre.




A mendon që zhytja është sport ekstrem?


Zhytja është sport ekstrem, sepse ata që merren me sporte tjera, kanë mundësi pushimi, kurse në zhytje, të ulesh dhe të pushosh në fund të liqenit, nuk ka teori.

Image result for kush eshte prof.ismail.kasumi zhytesi i kosoves

Çka është e nevojshme që dikush të fillojë të merret me zhytjen dhe a mund të bëhet çdokush zhytës?

Së pari, preferohet kontrolli mjekësor. Një zhytës duhet të jetë në gjendje shumë të mirë prej veshëve, kapacitetit të mushkërive dhe preferohet të mos ketë dhëmbë të prishur, sepse kur respiratori të fundet në gojë, ai shtrëngohet. Pastaj oksigjeni të cilin e merr, ka një dozë më të rëndë dhe mundet të ndikojë në shëndet.



Image result for kush eshte prof.ismail.kasumi zhytesi i kosoves

A është zhytja sport i meshkujve?



Zhytja është sport në përgjithësi, po unë preferoj që meshkujt të merren me rastet tragjike të fundosjes, ndërsa femrat, ta shijojnë natyrën nënujore që ka domethënie shumë të madhe.



Nga të gjitha aventurat tuaja, cilën e konsideroni më të rëndësishme, më të rrezikshme dhe më argëtuese?



Më e rëndësishmja është kur njeriu pa hamendje hyn në ujë, i papërgatitur. Po e përmendi së paku një detaj më të rëndësishëm dhe më të rrezikshëm. Më 2004, në Çabër, në Lumin Ibër, Mitrovicë, komuniteti serb ka ndjekur tre fëmijë dhe ata kanë tentuar ta trupojnë lumin. Fatkeqësisht janë fundosë. Unë kam shkuar t’i nxjerri viktimat dhe, diku në kilometrin e katërt, pasi e lëshojnë qëllimisht ujin prej Ujmanit në Gazivodë, shpejtësia e madhe, ma heqë aparatin e zhytjes prej shpinës, ballafaquar me valë nja 100 metra derisa kam arritur të dal në breg, i alivanosur krejtësisht. Ky ka qenë një prej rasteve më të rrezikshme në jetën time.


Ndërsa aventurë më argëtuese e vlerësoj një moment kur skijoja në liqenin e Batllavës. Në atë kohë, autobusët për Leskovc shkonin kah Orllani, Batllava. Ndalet një autobus plot udhëtar për të më shikuar duke i grahë skitë. Një i moshuar me kapelë ta bardhë, kur kam dalë prej ujit, i merr skitë në dorë, i shikon dhe thotë: ‘Kam pasë thanë se do të dalë diçka për me fluturue. Dolën aeroplanat, por që hyp njeri në dy pallzina dhe shkon mbi ujë, po bie në shahadet”. Fjalët dhe përqafimi i tij, ishte një kënaqësi e papërshkruar për mua.



Duke gjurmuar thellësitë, njeriu fiton mjaft dhe shërben edhe për të matur veten. Sa të jep qetësi shpirtërore e paqe në shpirt, një aktivitet i tillë?


Është një kënaqësi e posaçme kur njeri ia arrin ta shijojë atë thellësi, të shoqërohet me gjithë gjallesat nënujore, duke u nisur nga peshkaqeni, delfinët, peshqit e llojllojshëm, gaforret, iriqët i detit, breshkat, etj. Kurse prej të gjitha këtyre gjallesave, rrezikun më të madh në jetë e kam pasur në vitin 1978, duke qenë i sulmuar nga peshkaqeni. Fati ishte me mua, sepse kam qenë në një thellësi të konsiderueshme dhe menjëherë jam fut në një shpellë nënujore dhe ai ka vazhduar rrugën e vet.



Veprimtarinë e zhytjes e keni kurorëzuar me themelimin e klubit të parë të zhytjes në Kosovë që edhe sot është funksional “Klubi i Zhytjes Prishtina’. Sa zhytës ka sot Kosova?


Prishtina ka 20 zhytës, Gjakova -10 dhe një numër të konsiderueshëm Forca e Sigurisë së Kosovës. Unë, ftoj që çdo qytet që ka lum dhe liqen, të ketë ekipin e zhytjes. Projektet e mia i kanë të gjithë, por nuk kam marrë përgjigje kurrë.




Ju nuk keni pasion vetëm ujin, por edhe skijimin, apo jo?


Pasioni për skijimin, është po aq i dashur sa dhe për ujin. Jam një skiator i mirë. Shumë e shumë gjenerata kanë kaluar përmes mësimeve të mia. Kam qenë pothuajse në të gjitha malet këtu, nga Qendra sportive e Brezovicës, Boga e Bjeshkëve të Nemuna, Shala e Bajgores dhe shumë e shumë qendra tjera.



Si është ajo historia me fëmijën serb të mbytur?



Gjatë atyre viteve të okupimit kam qenë kryetar i Federatës së Sportit. Në vitin 1997, familjarët më thërrasin në telefon dhe tregojnë që është mbytur një fëmijë në liqenin Livoçit, dhe bashkëshortja me thotë: “Ismail, po të thërret një familje serbe, iu është mbytur fëmija dhe po qajnë”. Unë i thash: “mos ua jep numrin e telefonit dhe thuaju ka shkuar për Pejë”. Gruaja me thotë: “si me i gënjy?” Unë kam qenë i burgosur edhe i thashë: “ata po na burgosin, po na vrasin, dhe ti nuk ke mundësi të thuash se ka shkuar për Pejë…?!”

Në ora 23:00 vijnë dy makina nga Gjilani, dalin, ishin të mërzitur. “Na është mbytur fëmija qe 5 ditë e nuk po munden me e gjet”, më thanë. Avdyl Rama, i cili ka qenë në kryesi të LDK-së, më thotë: “shko!”. I thashë: “jo!”. “Pa kontaktuar me Ibrahim Rugovën nuk shkoj”.



Kam shkuar dhe kam takuar të ndjerin, Presidentin Ibrahim Rugovën me të ishte edhe Fehmi Agani. Atyre u thashë: “si të shkoj ta nxjerr një serb, ata po na burgosin, po na vrasin e unë me ua nxjerr fëmijën!”. Në atë moment Fehmi Agani me thotë: “Eh, Ismail hajt shko, inshallah krejt mbyten qashtu e ne i nxjerrim nga uji.” Ndërsa Presidenti Rugova me tha: “Veç një amanet po ta lë, pasi që janë zhytësit nga Beogradit mos hy në ujë me ta se mos po ta ndalin aparatin.” Kam vendosur të shkoj dhe aty ishin diku rreth 500 veta të mbledhur. Nga uji dalin zhytësit e Beogradit dhe thonë: “ne e përfunduam nuk mundemi me gjet. A do hysh sipas marrëveshjes?” U them: “po!”.



Me t’u futur në ujë si me ditë që është në atë vend, me të parën e kam gjetur viktimën. Kur dola nga uji ata që ishin mbledhur me duartrokitën. Ndërsa një serb me kishte sha prej inatit se e gjeti shqiptari.

Me kanë ftuar në darkë dhe duke me pa të zi me mustaqe kishin menduar se mos jam në parti të tyre. Ata me pyesin se cilës parti i takoj. U ngrita në këmbë dhe u thashë se i takoj partisë më të madhe në pushtet në krye me Presidentin Ibrahim Rugova dhe do t’ua citoj fjalët e tij: “Jeta nuk i takon as serbit, as boshnjakut, as turkut, ti kryje misionin tënd”. Më kanë duartrokitur dhe prapë me kanë pyetur se sa te kemi borxh? Prapë jam ngritur dhe u kam thënë ke kemi porosi nga Presidenti Rugova që këto punë i kryejmë në aspektin humanitar dhe prapë me kanë duartrokitur.



Nga të gjitha aventurat tuaja, a mund të na sillni ndonjë ngjarje nga më të rrezikshmet, por dhe më argëtueset?



Po u them të gjitha rastet kane qenë të rrezikshme. Argëtuese ka qenë skijimi mbi ujë. Po ua tregoj edhe një rast në fshatin Çubrel të Skënderajt ku ishin mbytur vëlla e motër në bunar dhe një plakë me thotë: “Drenica ka pasur gjithmonë trima, Azem e Shotë Galica, Shaban Polluzha, na lindi edhe një trim”, dhe me thotë: “o trim sa të kemi borxh?” U them: “borxhi më i madh që ju mos u mërzitni!”



Ngado që shkoj ndihem krenar se askush deri me tani nuk ka thënë që Ismaili ka marrë pare, dhe kjo me bënë të ndihem i lumtur dhe krenar.




Porosia juaj për të rinjtë, të cilët do të donin të provonin veten në zhytje dhe në sporte të tjera dhe në sfida jetësore?


Këshilloj të rinjtë që të mos hamenden, të merren jo vetëm me zhytje, por edhe me krejt sportet tjera, i tha profesor Ismail Kosumi ,zt. Gazmend Kajtazi.





Haradinaj reagon ndaj zhytësit më me përvojë në Kosovë: I bëj të fala atij maestros



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e i ka reaguar keq zhytësit Ismail Kasumi, i cili gjatë ditës së djeshme ka dhënë deklaratë të ndryshme mbi kërkimet që po bëhen për policët e zhdukur në Lepenc. Haradinaj i ka thënë Kasumit që mos të bëjë presion në punën që po bëhet.



“I kisha bërë të fala një zhytësi që po e quan vetën maestro, e kish lutur mos t’iu bëjë presion këtyre djemve nga të nxehtit atje”, tha Haradinaj.



Ai tutje ka thënë se krejt jemi të pakënaqur që s’i kemi gjetur dy policët. Po krejt çka ka Kosova në dorë jemi duke e bërë me ushtri, me polici, me zhytës.


“Po dominon vlerësimi se duhet te rikthehemi për kërkim. Me këta ujë të rrëmbyeshëm ekziston mundësia e nxjerrjes së trupave jashtë Kosovës”.



Zhytësi Ismail Kasumi, ka konfirmuar dje se ka marrë ftesë nga Policia e Kosovës dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, për të marrë pjesë në kërkimet që po bëhen në lumin Lepenc, aty ku dyshohet se kanë rënë dy policët e Kosovës.








“Nesër do të marr pjesë në kërkime, pas ftesës që e mora nga Policia e Kosovës dhe kryetari i Komunës”, ka thënë Kasumi gjatë ditës së djeshme.



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Lepenc të kenë marrë trupat e dy policëve të zhdukur jashtë territorit të vendit tonë, ndërsa tha se Policia e Kosovës ka bërë një analizë të rastit, por i cili ende nuk është për publikun.




2018-05-02

Këto ditë do të nis dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Prishtinë-Malishevë,2 maj 2018.




Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo do të fillojë në territorin e Komunës së Malishevës, dezinsektimi kundër rriqrave, në zonat që cilësohen endemike.

Kjo komunë bën me dije se dezinsektimin, ka për ta kryer kompanitë që janë në konsoricum :

1.N.SH.H “Zona Park” nga Prizreni.;

2. Ndërrmarja Tregtare P.T.C “Flomed” nga Prishtina dhe

3.N.N.T.”Kosova ERH&Kotorri”nga Prizreni .

Këto tri kompani (konsorcium) janë kontraktuar me tenderin publik :

"Dezinsektimi i Hapësirave të ekspozuara për ethet hemorargjike ,Krime-Kongo për fshatrat e KK-Malishevë , më numër të prokurimit :203-17-3489-211,inicuar nga Autoriteti Kontraktues(AK) Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës(MBPZHR).

Ky dezinsektim, do të bëhet krahas fushatave tjera, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Ethet hemorragjike përcillen përmes rriqrave tek njeriu dhe nëse rriqra është e infektuar me virus, atëherë ai virus përcillet tek njeriu, që mund të jetë vdekjeprurëse.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga dy drejtorët, ai i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti dhe për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, nga afër inspektuan fillimin e spërkatjes së hapësirave publike të zonës endemike në fshatin Shkarashnik.

“Ju përgëzoj juve Lebibe Hashani për punën që po bëni në terren me ekipin tuaj profesional dhe gjithë punëtorët, duke shtuar se qytetarët e Malishevës kanë kaluar nëpër këtë sfidë tash e disa vjet dhe për fat të mirë nuk kemi pas viktima në njerëz”, ka theksuar Begaj.

“Urojmë që edhe këtë vit me mobilizimin e Shtabit Komunal do të ia dalim kësaj detyre me suksese në eliminimin e rriqrave, edhe pse pak më vonesë ka filluar dezinsektimi i zonave endemike. Shpresa qëndron në atë se kanë përfunduar edhe ligjëratat nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, me temën ”Si të mbrohemi nga rriqrat”, tha Begaj.

“Për këtë dukuri, janë njoftuar edhe qytetarët me kohë, për masat mbrojtëse që duhet marrë, për mbrojtjen e bletëve, kështu besoi që do ta kalojmë edhe kësaj radhe këtë sfidë”, tha në fund Begaj.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë, për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njoftoi se deri më tash sipas statistikave që posedojnë nga QKMF, janë pickuar nga rriqrat 110 qytetarë, por nuk kanë pasoja të Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Kurse, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, njoftoi se në planin e veprimit për këtë vit, në këtë fushë kanë në plan që t’i dezinsektojnë, mbi 4 mijë hektarë të hapësirave publike në Komunën e Malishevës.

Projekti do të vazhdojë edhe në ditë në vijim, deri në dezinsektimin komplet të zonave endemike në hapësirat publike për Komunën e Malishevës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...