Lepenci, e krejt lumenjët, liqejt e Kosovës le të quhen Ismail Kasumi.
Hapni rrugë për profesionista se na morët n’qafë...(L.G)
Nga Flori Bruqi
****
****
Nënkryetari i Kaçanikut thirrje zhytësit Ismail Kosumi: Eja në Kaçanik o burrë i dheut
Të ashtuquajturit “zhytësi më i mirë në Kosovë”, i ka shkuar një ftesë nga nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, pas paraqitjeve të tij mediale lidhur me kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin “Lepenc”.
Ai ka shkruar në Facebook, duke e ftuar Ismail Kosumin pasi që ka lexuar deklaratën e tij, shkruan Periskopi.
Shkrimi i plotë:
Ismail Kosumi, eja në Kaçanik burrë i dheut!
Lexova deklaratën tuaj sot lidhur me aksidentin e dy zyrtarëve policor të Kaçanikut. Lexova edhe këshillat dhe atë se askush nga institucionet nuk të ka ba ftesë!
Po bahen katër ditë e njësitet e zhytësve dhe njësite tjera elite të Kosovës po bëjnë përpjekje kolosale në kërkim shpëtim..! Jemi me mijëra në ankth. Ju deklaroheni gjithashtu se “do duheshin vetëm 10 individ me përvojë që të përshkojn lumin,..”!
I dashuri Ismail Kosumi, me qindra zyrtar e vullnetar do të jemi në shërbimin tuaj.
Eja në Kaçanik burrë i dheut, të lus në emër të të gjithë kaçanikasve. Eja vëlla!
Ndërsa Prof.Dr. Salih Krasniqi,në Facebook sot ka shkruar :
ISMAIL KOSUMI - HUMANISTI DHE ZHYTËSI KOSOVAR ME PËRVOJË 50 VJEÇARE NË MOSHËN 70 VJEÇARE E GJEN NJËRIN PERSON NË LUMIN LEPENC. AFERIM BACA ISMAIL.
Profesionalizmi dhe përvoja e bënë të veten. Të aftit duhet dhënë dorën dhe me përkrahur, e jo si te ne me lënë anash profesionistët siq po ndodhë në çdo fushë. Rrezultatet tregojnë kush ka të drejtë.
Zhytësi i njohur kosovar, Ismail Kasumi, e ka gjetur njërin prej trupave të dy policëve të zhdukur ditën e së shtunës, pas një aksidenti ku kanë rënë në lumen Lepenc,shkruan mes tjerash profesor Krasniqi.
Po kush është Ismail Kosumi ?
Ismail Kasumi nuk bën të futet tek të zakonshmit njerëz. Ai është një histori e gjallë e një profesioni të shndërruar në mision: polumbarit që nxjerr kufoma nga uji. Mbi 500 syresh në 50 vjet. Një rekord fantastik. Ndërkohë që mban dhe atë tjetrin: zhytje deri në 120 metra thellësi, i pathyer deri më sot .
Ka shumë ç’të tregojë për karrierën e vet shumë të pasur, me këndellje lumturie, por dhe drama, teksa ka parë, prekur e bartur gjithë ato kufoma. Por kryesore për të, është se asgjë nuk e ka bërë për para. Vetëm për humanizëm. Dhe kjo, për të mbajtur amanetin e nënës për t’iu shërbyer njerëzve në hall pa bë pazare.
Rrëfimi tij të bindë për këtë. Është rrëfimi i një njeriu me zemër të madhe…
Zhytja – kjo ndjenjë drithëruese e përshkon tej për tej në çdo çast të jetës, është pasioni i madh shpirtëror i tij. Rekreacioni, i cili lidhë bashkimin e gëzimit dhe njëkohësisht hidhërimin, por duke përjetuar edhe mrekullitë që mban bota nënujore, po aq e përtejbotshme.
Ismajl Kasumi, njeriu i ‘veshur’ me petkun e humanizmit, është një personalitet shumë i veçantë, i cili që nga fëmijëria shquhet me talentin për zhytje në ujë, por edhe për fatin e njerëzve me fat nopran. Një fat ky, sa i madh, por herë-herë edhe fatal.
Ajo që ndodh nën ujë duhet të jetë mister, të cilën vetëm zhytësit e kuptojnë. Koha në ujë ka kuptim tjetër, por për zhytësit ajo është e paorë.
Viti 1970 ka qenë viti i kthesës së tij të madhe në jetë. Viti që e kishte nisur rrugës për t’u bërë njeriu i parë i rrallë në Kosovë – zhytës. Ai që do të shpëtonte jetë të panumërta njerëzisht përgjatë viteve. Por edhe ai që nxori nga liqenet, kanalet dhe puset viktima të dallgëve të vdekjes.
Ismaili, ndan me ne pasionin dhe dëshirën për të eksploruar bukuritë nënujore, gjithnjë i udhëhequr nga shpirti i aventures dhe, misionin e tij jetësor të shpëtimtarit humanitar.
Ismail, dimë se zhytja në ujë është pasioni juaj i hershëm. Na tregoni pak për kontaktin e parë me të, si dhe kur e keni mësuar notin?
Meqenëse unë jam nga fshati Grabanicë, komuna e Klinës, e kam frekuentuar shpesh Bistricën (Lumbardhin) që e kisha 15 metra larg shtëpisë sime. Notin e mësova në kraharorët e dy vëllezërve të mi, të ndjerë, Hasanit dhe Arifit.
Kam qenë i shkathët që i vogël…Në vitin 1952, për shkak të akuzave në aksionin e armëve, vendosin të vijnë në Prishtinë, ndërsa dy axhallarët u shpërngulën në Turqi. Unë fillova shkollimin në shkollën “Vuk Karaxhiç” (tash Elena Gjika), pastaj shkollën e mesme ekonomike dhe më 1969 dhe u regjistrova në Fakultetin ekonomik. Notin gjithnjë e kam pasur pasion, kështu që prej shtëpisë dilja këmbë nga fshati Mat (ish-Matiqan, Lugmir (Zlatar) në liqenin e Badovcit.
Ne ishim një grup shokësh, laheshim, freskoheshim, ndërsa fati e deshi që një ditë, papritmas dy të moshuar, ulur skaj liqenit na ftojnë të notonim. Ne, filluam notin, pastaj ata kërkuan se kush prej nesh, po hyn dhe po qëndronte më gjatë në ujë. Më kujtohet mirë, kam hyrë në liqe, kam kapur një rrënjë poshtë nën ujë dhe kam qëndruar shumë gjatë. Kur kemi dalë, ata njerëz janë prezantuar.
Njëri prej tyre tha se është Prof. Bardhyl Zajmi, drejtor i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa tjetri, Mehmet Maliqi, sekretar i Mbrojtjes Popullore. Ata, më thonë se donin të formonin një ekip të zhytjes, i cili do të merrej me peshkim dhe skijim në ujë. Prej atij momenti, unë u kyça dhe në vitin 1970, më dërgojnë në qendrën sportive në Badi, afër Korçullës. Një profesor nga Zagrebi mbante ushtrimet me neve. Hapat e parë të zhytjes i morëm nga Prof. Marian Llanc, dhe shumë herë them, Kosova i ka shumë borxh këtij njeriu.
Me një qëndrim 21 ditësh, u aftësuam një grup prej pesë vetave. Me t’u kthyer nga Badie, në shëtitore, Korzo, papritmas rreth orës 22 vjen një veturë policore, i drejtohet grupit që shëtitshim dhe pyesin se cili nga ne ishte Ismaili. Unë, i habitur lajmërohem, ndërkaq ata kërkojnë që të shkoja të ndihmoja në një rast tragjik, në fshatin Dolak, komuna e Vushtrrisë. Një ‘Fiat 1300’ me tre fëmijë dhe një të rritur, kishte rënë në lumin Sitnica. Pa u hamendur, shkoj i marr pajisjet dhe mbërrij diku në ora 12 të mesnatës. Hyj në ujë deh pas pak çastesh, për xham të veturës përqafoj njeriun pa jetë. Deri në atë kohë, kurrë nuk kisha parë ose prekë kufomë me sy. Dal prej aty i tmerruar, ndërsa Prof. B.Zajmi, më drejtohet “Ismail, krejt ky popull i ka sytë në ty. Këta janë të vdekur, nuk ka teori të zgjohen, por po presim që të nxirren nga uji”.
Hyj sërish dhe i nxjerri ata të tre dhe vjehrrën. Prej aty, kthehem në shtëpi natën, i marr veshjet e zhytjes dhe i lë për t’u terur. Kur ngrihet nëna në mëngjes, më drejtohet me fjalët “Ismail, po të lut nana, pashë gjirin që ta kam dhënë, mos shko nëpër ujë, sepse si fëmijë të kemi nxjerrë të mbytur nga Bistrica”. Unë, mundohesha ta qoj atë porosi të nënës në vend, mirëpo, pas një kohë, paraqitet një rast tjetër kur gazetari kërçovar i Radio Televizionit të Prishtinës, Remzi Xhambazi, duke u freskuar në Badovc, mbytet. Ekipet nga Beogradi, Novi Sadi dhe Dubrovniku, e kërkojnë dhjetë ditë, por nuk arrijnë ta gjejnë. Kolegu im i ndjerë, Bajram Rudha, qëllon në skaj të Liqenit dhe iu thotë se pse nuk po shkoni ta merrni një djalë në shkollën e lartë pedagogjike dhe që e njeh këtë liqen në gishta. Vijnë në zyrë të shkollës, vëllezërit e tij, Azizi, Bajrami, Shehiu dhe më tregojnë rastin. Unë, u them se i kam dhënë fjalë të mëdha nënës. I ftoj te shtëpia, ndërkaq unë duhej të shkoja më parë, ndërsa atyre u thashë që të vinin ta merrnin betimin nga nëna. Në një çast, teksa nëna qëndronte në oborr, ata i rrëfejnë se vëllai i tyre ishte mbytur në liqe, nuk mund ta gjejnë dhe kërkonin ndihmën time. Në ato momente, më thërret nëna, unë dal, bëhem kinse nuk po i njoh. Ma qet dorën në kraharor, më përkëdhel dhe më thotë: ‘Ismail, e paskan një rast tragjik dhe kërkojnë ndihmën tënde. Shko, hallall të qoftë gjiri që ta kam dhënë dhe amanet po ta la, mos u merr para”. Dhe, për 45 vite, jam nxjerrë 547 viktimave nga liqenet, lumenjtë dhe puset që i ka hedhë okupatori, kurrë nuk kam lejuar që dikush të ma jep një metalik.
Po më pas, kur e morët seriozisht këtë punën e notit?
Së pari noti ka nevojë për një kualifikim të gjithanshëm, por asnjë qytet nuk kishte pishinë të veten. Megjithatë, unë kisha dhe eksperiencën dhe guximin. Më kujtohet kur e kemi nxjerrë Remzi Xhambazin nga liqeni i Badovcit, në vitin 1972, kam thënë se, tash e tutje, Serbia nuk ka me vend tek ne. Sepse, jemi bërë zot të vetvetes. Kështu, me ndihmesën e Prof. B. Zajmit, fillova trajnimet në qendrën sportive rekreative në Pulë (Kroaci), ku e mora titullin instruktor i zhytjes dhe pastaj fillova të punoj me grupe të reja në Prishtinë. Dua të përmend këtu anëtarët Mem Gashi, Selatin Muçolli, Osman Mejzinolli, Basri Muçolli, Qerim Hoxha, pastaj edhe anëtarë të komuniteteve tjera. Sot, ekipin e zhytjes “Prishtina”, e udhëheq djali im Besarti, një ndër ata është edhe vajza ime Triera, që është femra e parë shqiptare, që ka shijuar një thellësi deri në 40 metra. Por edhe shumë të tjerët, në aktivitet nënujore vazhdojnë traditën timen.
Cili ka qenë motivi juaj kryesor që të filloni të merreni me zhytjen?
Motivi im kryesor ka qenë se nuk mund të përballesha me familjet në nevojë, me ato dhimbje aq të mëdha për anëtarin e humbur. Kam pasur rast kur familjarët më kanë thënë, vetëm ta nxjerrja nga ajo thellësi viktimën dhe do të ndjeheshim sikur të ishte i gjallë.
Sa thellë jeni zhytur dhe cila është ndjenja që keni përjetuar?
Në mes Korçullës dhe Dubrovnikut, në Detin Adriatik, kam hyrë në një thellësi 120 metra. Ishte një kënaqësi e papërshkruar. Po ta kisha atëherë një kamerë nënujore, kjo do të ishte kënaqësia më e madhe e imja.
Bota nënujore është misterioze, cila është gjëja më e bukur që keni parë në të?
Ne jemi mësuar në një natyrë të përditshme që syri i njeriu e sheh dhe e përjeton, por befasia më e madhe imja është që kam hasë në një natyrë të papërshkruar me lloj-lloj gjallesash nënujore dhe shumë herë më dukej se jam duke u ngjitur Bjeshkëve të Rugovës, lart. Pastaj, kur zbrisja poshtë, më dukej se jam në Rrafshin e Kosovës dhe po shihja livadhe të bukura. Kështuqë, shumë raste kam harruar se ku gjendem në ato thellësi dhe bukuri që kanë detet.
Po momentet më të vështirë që keni kaluar?
Ka pasur mjaft, sidomos rastet tragjike kur ne kërkonim trupin deri në 20 ditë. Pastaj, pas përfundimit të luftës në Kosovë, u ballafaqova me dyzet viktima që i hodhi okupatori serb. Në fshatin Mleqan, nxora trupin e pajetë të Sherif Kryeziut, vazhdova në Kuçicë, komuna e Skenderajt; pastaj në Çubrel (Skenderaj), nxora vëlla e motër, e shumë e shumë raste të tjera.
Sa trupa keni nxjerrë deri më tashti dhe sa jetë keni shpëtuar?
Trupa të nxjerrë pa jetë, janë 547, kurse njerëz që kam shpëtuar nga fatkeqësitë, janë të panumërt dhe në çdo datëlindje timen, thuajse tërë kohën nuk ndalen telefonatat e urimit, nga Amerika, Australia, shtetet e Evropës, por edhe vendi.
Deri në sa ditë ka ndodhë të mos ndërpritni kërkim-gjetjen?
Një imazh më kujtohet si tani. I ndjeri, Nezir Buleshkaj, pas largimit prej punës në Dubravë, merr rrugën për mërgim. Me t’u kthyer më vonë në një vizitë familjare, makina e tij, bashkë me të bien në Ibër të Leposaviqit. Aksioni ynë ka zgjatë 20 ditë derisa e kemi gjetur. Jam shumë mirënjohës për familjen Buleshkaj, sidomos Qazimit, i cili më fton për përvjetorin e humbjes së vëllait të tij dhe më falënderon.
Rrjedha e lumenjve di t’i fsheh viktimat?
Nuk ka lum në Kosovë, ku nuk kam intervenuar. Duke u nisur nga Bistrica, Drini i Bardhë, Sitnica, Lepenci, Llapi, Morava, Nerodimja, dhe gjithë lumenjtë tjerë. Lumenjtë dinë të fshehin viktimat, por edhe t’i zhveshin dhe bartin ndër rrënjë, mirëpo, mua Zoti më ka ndihmuar, pasi që këtë punë e bëj në aspektin humanitar e jo për përfitime personale. Kemi pasur raste kur pas 4-5 km e kemi gjetur viktimën. Me mburrje e them, deri më sot, nuk ka ndodh që të mos e gjejmë viktimën.
Sa është i vështirë takimi nën ujë me të mbyturin?
Unë jam një njeri që ndoshta, të qindtat e sekondës ma kanë bashkuar gëzimin dhe hidhërimin. Gëzim i madh është kur e gjen viktimën. Ndonjëherë është moment edhe më i rëndë kur ballafaqohem me dhembjen e familjes së tij. Ndaj kësaj askush nuk mund të qëndrojë indiferent…
Për çka mendoni derisa jeni duke mbajtur frymën?
Unë, gjithnjë mbaj një rezervë ajri që ma mundëson që sërish të ngritëm në atë sipërfaqe prej të cilës jam zhytë. Është një ndjenjë, po ashtu se a do të arrij të dalë apo jo? Unë, do ta përshkruaj edhe një rast. Në vitin 2002, bashkëshortja ime me vajzën, qëndronin në Ulqin për pushime dhe gjatë vikendit, shkova t’i vizitoj. Ndërkohë, fundoset një kosovar dhe prindi i tij, lyp ndihmën nga ulqinakët. Ata e kushtëzojnë me një shumë parash. Në mbrëmje, unë dal në plazh të vogël, rastësisht më takon Nazmi Sahiti, i cili me plot dhimbje, më tregon që ka humbur djalin 24 vjeçar dhe se ulqinakët po kërkonin 4000 Euro për të nxjerrë trupin e tij. U them që të mos u jep asnjë metelik dhe i premtoj që në ora 5 të mëngjesit, do të jem aty. Të nesërmen, hy me lepejza dhe me syze, në një thellësi 11 metra, e shoh trupin e tij të shtrirë, të pajetë. Dal jashtë, mbushem ajër, zhytem sërish, e kapi trupin e tij dhe dal në sipërfaqe. Kur e qes, në plato, në atë moment, plot njerëz më shikonin me vëmendje. Teksa tre ulqinak qëndroni të ulur aty, njëri prej tyre më drejtohet me fjalët: “A pak po të doket Kosova, sa ke ardhë edhe në Ulqin”. Ata kishin qenë zhytësit, të cilët e kishin kushtëzuar, ndërsa unë u drejtohem “E paqi faqen e zezë, që po doni të pasuroheni në fatkeqësi të tjetërkujt”. Ky ka qenë një rast specifik, megjithëse kam pasur edhe shumë raste tjera të ngjashme.
Sa gjatë mund të mbani frymën në qetësi?
Deri në tre minuta kur kam qenë në top-formë.
Çka nevojitet nga pajisjet për t’u zhytur në ujëra?
Pajisjet e domosdoshme janë rrobat e zhytjes, çorapet, dorëzat, peshorja, plumbi në brez për fundosje, aparati i zhytjes dhe lepejzat. Por, në kushtet tona, preferohet edhe bateria nënujore.
A ju ka përfshirë ndonjëherë monotonia apo ndonjë ndjenjë e keqe kur jeni zhytur në thellësi?
Jo, gjithnjë kam qenë shumë i lumtur, sepse i ndihmoj popullit tim. Dhurata dhe shpërblimi më i madh ka qenë në ato momente kur kam dalë në sipërfaqe vet i dyti. Këtu, nuk mund të lë pa përmendur fjalët miradije që m’i kanë thënë familjarët: Zoti të ruajt, Zoti të bekoftë, Zoti të dhashtë të gjitha në jetë për këtë ndihmëse që ti bën. Por, janë të shumtë edha ata që më kanë pyetur: ‘Ismail, a të merr gjumi, a mund të flesh. Je marrë me shumë kufoma dhe a të përfytyrohen ndonjëherë.’ Përgjigjja ime është që po t’ju kisha marrë para, ndoshta do të më ishin përfytyruar, por flejë i qetë me fjalët miradije të familjarëve të tyre.
A mendon që zhytja është sport ekstrem?
Zhytja është sport ekstrem, sepse ata që merren me sporte tjera, kanë mundësi pushimi, kurse në zhytje, të ulesh dhe të pushosh në fund të liqenit, nuk ka teori.
Çka është e nevojshme që dikush të fillojë të merret me zhytjen dhe a mund të bëhet çdokush zhytës?
Së pari, preferohet kontrolli mjekësor. Një zhytës duhet të jetë në gjendje shumë të mirë prej veshëve, kapacitetit të mushkërive dhe preferohet të mos ketë dhëmbë të prishur, sepse kur respiratori të fundet në gojë, ai shtrëngohet. Pastaj oksigjeni të cilin e merr, ka një dozë më të rëndë dhe mundet të ndikojë në shëndet.
A është zhytja sport i meshkujve?
Zhytja është sport në përgjithësi, po unë preferoj që meshkujt të merren me rastet tragjike të fundosjes, ndërsa femrat, ta shijojnë natyrën nënujore që ka domethënie shumë të madhe.
Nga të gjitha aventurat tuaja, cilën e konsideroni më të rëndësishme, më të rrezikshme dhe më argëtuese?
Më e rëndësishmja është kur njeriu pa hamendje hyn në ujë, i papërgatitur. Po e përmendi së paku një detaj më të rëndësishëm dhe më të rrezikshëm. Më 2004, në Çabër, në Lumin Ibër, Mitrovicë, komuniteti serb ka ndjekur tre fëmijë dhe ata kanë tentuar ta trupojnë lumin. Fatkeqësisht janë fundosë. Unë kam shkuar t’i nxjerri viktimat dhe, diku në kilometrin e katërt, pasi e lëshojnë qëllimisht ujin prej Ujmanit në Gazivodë, shpejtësia e madhe, ma heqë aparatin e zhytjes prej shpinës, ballafaquar me valë nja 100 metra derisa kam arritur të dal në breg, i alivanosur krejtësisht. Ky ka qenë një prej rasteve më të rrezikshme në jetën time.
Ndërsa aventurë më argëtuese e vlerësoj një moment kur skijoja në liqenin e Batllavës. Në atë kohë, autobusët për Leskovc shkonin kah Orllani, Batllava. Ndalet një autobus plot udhëtar për të më shikuar duke i grahë skitë. Një i moshuar me kapelë ta bardhë, kur kam dalë prej ujit, i merr skitë në dorë, i shikon dhe thotë: ‘Kam pasë thanë se do të dalë diçka për me fluturue. Dolën aeroplanat, por që hyp njeri në dy pallzina dhe shkon mbi ujë, po bie në shahadet”. Fjalët dhe përqafimi i tij, ishte një kënaqësi e papërshkruar për mua.
Duke gjurmuar thellësitë, njeriu fiton mjaft dhe shërben edhe për të matur veten. Sa të jep qetësi shpirtërore e paqe në shpirt, një aktivitet i tillë?
Është një kënaqësi e posaçme kur njeri ia arrin ta shijojë atë thellësi, të shoqërohet me gjithë gjallesat nënujore, duke u nisur nga peshkaqeni, delfinët, peshqit e llojllojshëm, gaforret, iriqët i detit, breshkat, etj. Kurse prej të gjitha këtyre gjallesave, rrezikun më të madh në jetë e kam pasur në vitin 1978, duke qenë i sulmuar nga peshkaqeni. Fati ishte me mua, sepse kam qenë në një thellësi të konsiderueshme dhe menjëherë jam fut në një shpellë nënujore dhe ai ka vazhduar rrugën e vet.
Veprimtarinë e zhytjes e keni kurorëzuar me themelimin e klubit të parë të zhytjes në Kosovë që edhe sot është funksional “Klubi i Zhytjes Prishtina’. Sa zhytës ka sot Kosova?
Prishtina ka 20 zhytës, Gjakova -10 dhe një numër të konsiderueshëm Forca e Sigurisë së Kosovës. Unë, ftoj që çdo qytet që ka lum dhe liqen, të ketë ekipin e zhytjes. Projektet e mia i kanë të gjithë, por nuk kam marrë përgjigje kurrë.
Ju nuk keni pasion vetëm ujin, por edhe skijimin, apo jo?
Pasioni për skijimin, është po aq i dashur sa dhe për ujin. Jam një skiator i mirë. Shumë e shumë gjenerata kanë kaluar përmes mësimeve të mia. Kam qenë pothuajse në të gjitha malet këtu, nga Qendra sportive e Brezovicës, Boga e Bjeshkëve të Nemuna, Shala e Bajgores dhe shumë e shumë qendra tjera.
Si është ajo historia me fëmijën serb të mbytur?
Gjatë atyre viteve të okupimit kam qenë kryetar i Federatës së Sportit. Në vitin 1997, familjarët më thërrasin në telefon dhe tregojnë që është mbytur një fëmijë në liqenin Livoçit, dhe bashkëshortja me thotë: “Ismail, po të thërret një familje serbe, iu është mbytur fëmija dhe po qajnë”. Unë i thash: “mos ua jep numrin e telefonit dhe thuaju ka shkuar për Pejë”. Gruaja me thotë: “si me i gënjy?” Unë kam qenë i burgosur edhe i thashë: “ata po na burgosin, po na vrasin, dhe ti nuk ke mundësi të thuash se ka shkuar për Pejë…?!”
Në ora 23:00 vijnë dy makina nga Gjilani, dalin, ishin të mërzitur. “Na është mbytur fëmija qe 5 ditë e nuk po munden me e gjet”, më thanë. Avdyl Rama, i cili ka qenë në kryesi të LDK-së, më thotë: “shko!”. I thashë: “jo!”. “Pa kontaktuar me Ibrahim Rugovën nuk shkoj”.
Kam shkuar dhe kam takuar të ndjerin, Presidentin Ibrahim Rugovën me të ishte edhe Fehmi Agani. Atyre u thashë: “si të shkoj ta nxjerr një serb, ata po na burgosin, po na vrasin e unë me ua nxjerr fëmijën!”. Në atë moment Fehmi Agani me thotë: “Eh, Ismail hajt shko, inshallah krejt mbyten qashtu e ne i nxjerrim nga uji.” Ndërsa Presidenti Rugova me tha: “Veç një amanet po ta lë, pasi që janë zhytësit nga Beogradit mos hy në ujë me ta se mos po ta ndalin aparatin.” Kam vendosur të shkoj dhe aty ishin diku rreth 500 veta të mbledhur. Nga uji dalin zhytësit e Beogradit dhe thonë: “ne e përfunduam nuk mundemi me gjet. A do hysh sipas marrëveshjes?” U them: “po!”.
Me t’u futur në ujë si me ditë që është në atë vend, me të parën e kam gjetur viktimën. Kur dola nga uji ata që ishin mbledhur me duartrokitën. Ndërsa një serb me kishte sha prej inatit se e gjeti shqiptari.
Me kanë ftuar në darkë dhe duke me pa të zi me mustaqe kishin menduar se mos jam në parti të tyre. Ata me pyesin se cilës parti i takoj. U ngrita në këmbë dhe u thashë se i takoj partisë më të madhe në pushtet në krye me Presidentin Ibrahim Rugova dhe do t’ua citoj fjalët e tij: “Jeta nuk i takon as serbit, as boshnjakut, as turkut, ti kryje misionin tënd”. Më kanë duartrokitur dhe prapë me kanë pyetur se sa te kemi borxh? Prapë jam ngritur dhe u kam thënë ke kemi porosi nga Presidenti Rugova që këto punë i kryejmë në aspektin humanitar dhe prapë me kanë duartrokitur.
Nga të gjitha aventurat tuaja, a mund të na sillni ndonjë ngjarje nga më të rrezikshmet, por dhe më argëtueset?
Po u them të gjitha rastet kane qenë të rrezikshme. Argëtuese ka qenë skijimi mbi ujë. Po ua tregoj edhe një rast në fshatin Çubrel të Skënderajt ku ishin mbytur vëlla e motër në bunar dhe një plakë me thotë: “Drenica ka pasur gjithmonë trima, Azem e Shotë Galica, Shaban Polluzha, na lindi edhe një trim”, dhe me thotë: “o trim sa të kemi borxh?” U them: “borxhi më i madh që ju mos u mërzitni!”
Ngado që shkoj ndihem krenar se askush deri me tani nuk ka thënë që Ismaili ka marrë pare, dhe kjo me bënë të ndihem i lumtur dhe krenar.
Porosia juaj për të rinjtë, të cilët do të donin të provonin veten në zhytje dhe në sporte të tjera dhe në sfida jetësore?
Këshilloj të rinjtë që të mos hamenden, të merren jo vetëm me zhytje, por edhe me krejt sportet tjera, i tha profesor Ismail Kosumi ,zt. Gazmend Kajtazi.
Haradinaj reagon ndaj zhytësit më me përvojë në Kosovë: I bëj të fala atij maestros
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e i ka reaguar keq zhytësit Ismail Kasumi, i cili gjatë ditës së djeshme ka dhënë deklaratë të ndryshme mbi kërkimet që po bëhen për policët e zhdukur në Lepenc. Haradinaj i ka thënë Kasumit që mos të bëjë presion në punën që po bëhet.
“I kisha bërë të fala një zhytësi që po e quan vetën maestro, e kish lutur mos t’iu bëjë presion këtyre djemve nga të nxehtit atje”, tha Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se krejt jemi të pakënaqur që s’i kemi gjetur dy policët. Po krejt çka ka Kosova në dorë jemi duke e bërë me ushtri, me polici, me zhytës.
“Po dominon vlerësimi se duhet te rikthehemi për kërkim. Me këta ujë të rrëmbyeshëm ekziston mundësia e nxjerrjes së trupave jashtë Kosovës”.
Zhytësi Ismail Kasumi, ka konfirmuar dje se ka marrë ftesë nga Policia e Kosovës dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, për të marrë pjesë në kërkimet që po bëhen në lumin Lepenc, aty ku dyshohet se kanë rënë dy policët e Kosovës.
“Nesër do të marr pjesë në kërkime, pas ftesës që e mora nga Policia e Kosovës dhe kryetari i Komunës”, ka thënë Kasumi gjatë ditës së djeshme.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Lepenc të kenë marrë trupat e dy policëve të zhdukur jashtë territorit të vendit tonë, ndërsa tha se Policia e Kosovës ka bërë një analizë të rastit, por i cili ende nuk është për publikun.