2018-05-05

Genta Sula: Zotërojmë 30 mijë dosje të bashkëpunëtorëve të sigurimit.

E ftuar në emisionin KAPITAL në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit Gentiana Sula tregon se si dhe përse kampi i internimit të Tepelenës erdhi në qendër të debatit publik. Ajo thotë se nuk pritej që aq shumë njerëz të mbijetuar nga kampi, ose familjarë të tyre, të vërshonin me dëshmi, rrëfime dhe kujtime të dhimbshme për kushtet çnjerëzore të kampit të ngritur 7 dekada më parë.

Lidhur me volumin e punës dhe dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit, rezulton se aktualisht 14 mijë dosje janë të inventarizuara në mënyrë elektronike. Fjala është për dosje të personave të hetuar dhe dënuar gjatë komunizmit për veprimtari politike.




I gjithë dokumentacioni në zotërim nga Autoriteti AIDSSH përmban rreth 23 milionë faqe të shkruara dhe të ruajtura në 46 vite të regjimit komunist

Tashmë Autoriteti zotëron rreth 30 mijë dosje të punës për oficerë, nëoficerë, punëtorë operative dhe civilë të tjerë bashkëpunëtore të Sigurimit teë Shtetit

Znj. Sula thotë se ka ardhur në rritje numri i kërkesave nga publiku për informacion mbi dosjet. Rreth 280 kërkesa u paraqitën gjatë vitit 2017, prej tyre rreth 50 kërkesa erdhën nga institucionet kushtetuese për verifikim të kandidatëve për poste të larta shtetërore.

Kanë kaluar neë filtrin e verifikimit të pastërtisë së figurës 821 zyrtarë apo kandidatë për poste publike, nga këta 795 kanë rezultuar pozitivë.

Kanë kaluar në filtër 197 kandidatë për organet e vetingut

Në dyert e Autoritetit të dosjeve u paraqitën 51 kandidatë për KLGJ e KLP nga shoqëria civile e bota akademike, ndër të cilët 4 kanë mbetur në “rrjetë”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...