2018-04-30

Këngë e harruar





DRITA LUSHI



KËNGË E HARRUAR…



Lirika vere



E SHKUAR…



Sa herë thoje se më doje,

unë bëhesha e gjitha një zemër brenda teje,

bëhesha një dashuri e rrjedhshme

nëpër dejet e tua,

dhe ti, zbardhje netet,

vargje beje për mua!

Pastaj më thoje:

“dashuria i bën të gjithë njerzit të shkruajnë poezi”.

por asnje poet në bote, s’dinte të dashuronte si ti;

Ndërsa unë,

të adhuroja në heshtje, pa të thëne kurrë

“Të dua”

Por ti, dije të lexoje ҫdo fije floku tek mua,

Ti më lexoje ҫdo qelizë të epidermës!

dhe ҫdo levizje të buzëve.

Ndersa mua, me mjaftonte veshtrimi…

Sa here shiheshim në sy,

Ata merrnn të njejtën ngjyrë!





PAS NJË ZËNKE



Te henen e humben,

Ndersa te marte,

U preken me veshtrime.

Te merkure takuan duart u puthen.

Te enjte, trupat ndjene njeri-tjetrin, shume.

Te premte, bene dashuri

U bashkuan ne nje;

Te shtune,

Ai ish Ajo,

Ajo, Ai.

Te djele s’paten unaza ne ar’

Thjesht kembyen zemrat ne altar…!





Ç’MËSOVA NGA TI?



Të flas,

Fantazoj,

Te Qesh…

Te luaj dhe te gjej shtigje mes reve

Te kepusja nje cope qiell te kalter

Dhe te vizatoja zogjte e shpreses.

Te degdisem der ne skajshmeri me dashurine

Dhe te mos vdes duke fjetur,kurre .

Çte dhashë…?

Asgje…

Te shkrova ne sy,

Ato qe mora nga ty…





NË PALLATIN E FËMIJËRISË



Pallati ku banon ime më,

gumëzhinte dikur nga fëmijtë

(ne mes tyre dhe unë)

dhe shpesh, dilnin te mirat na qortonin

se bënim shkallët pis, se bënim zhurmë;

Tani më dhëmb kjo qetësi,

nëpër shkallë,

Më vret sytë kjo pastërti për dreq!

Këmbehem në të rrallë me burra e gra

që vijne të shohin në pallat pleq





BIZNES…



Rrugës, per ne punen time

Eshte hapur nje agjensi funeralesh

Ka aty,

numra telefoni,

lule,

kurora.

Ne pritje,

nje vajze dhe nje djale,

qe shohin kalimtaret te qeshur,

sikur tu thone:

“kemi nevoje per kliente…te vdekur”





SHPIRTI…



ҫudi me shpirtin;

nuk sheh,

ështe miop,

s’të pyet,

papritur të thotë :”jo”

degdiset

vrapon,

Te jetojë dhe vdesë

Tek ai që do





SYTË E MIJ



Sytë e mi,

Kanë ngjyrën e zemrës,

Prandaj, Zoti e krijoi atë

e mori në pëllëmbë,

e vuri në kraharor,

në një vend të fshehtë,

Aty, ku asnjeri s’mund ta shohë

Ku, jo ҫdo njeri mund ta ketë.

Por, nëse do të dish ngjyrën e syve të mij,

Dil dhe shih lëndinat, sidomos në prill,

Ose,

Kaltërsine që merr deti,

në thellësi.

Nëse do të dish si ndjehen sytë e mij

Dil të shohësh ҫastin,

kur Dielli prek me gishtërinj,

Supet dhe flokët

e Tokës





KËNGË E HARRUAR



Kënget e tua,

Ishin zgjimi dhe ëndrra

për mua;

Por ti,

i harrove kengët një ditë,

Dhe unë,

S’ pata pentagram,

Ku të shkuaja poezinë…

Ti i harrove këngët,

ndërsa unë dashurinë…!





KUR DASHURON



Çdo i dashuruar,ndihet si fëmijë

në klasë fillore, që i gëzohet ҫdo gjëje;

Mëson gërmat, faqe pas faqeje

ecën nepër shtigje të ҫuditshme zemrash,

dhe me tutje,

mbyll kapitujt me puthje.

Çdo i dashuruar,ështe si fëmijë;

U ngelet hatri

Bëjnë gabime

Përk’dhelen

Qajne për një fjalë

Janë kokëfortë

Kurrë, falje s’kërkojnë.

Çdo i dashuruar, nuk rritet kurrë

Edhe kur ështe grua,

Edhe kur bëhet burrë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...