2018-05-08

Aman pranoje, unë do zhdukem

Disa  ditë pas vrasjes dhe djegies së shtetasit shqiptar nga Mitrovica në Krujë, duket se policia ka tashmë një rrugë të qartë për zbardhjen e krimit. Xhafer Osmani u gjet i djegur në makinën e tij në fshatin Borizanë të Krujës mesditën e së shtunës.


Floripress duke iu referuar burimeve nga policia raporton detaje të tjera nga hetimet. Mësohet se në krah të makinës, brenda së cilës është gjetur nga policia një libër i shenjtë (Kuran).

Libri i shenjtë është gjetur i pa dëmtuar nga zjarri, çka ka bërë që policia të mund të marrë shenjat e gishtave të gjendura mbi të. Ndërkaq policia ka dyshime se viktima është detyruar të betohet mbi Kuran dhe se ngjarja është një krim pasioni.

Madje hetuesit dyshojnë se konflikti ka nisur që në Kosovë. Për këtë arsye policia ka verifikuar lëvizjet e Xhafer Osmanit. Mësohet se ai ka hyrë dhe në janar në Shqipëri me mjetin e tij, raporton Floripress.

Në janar shoqërohej dhe me 2 persona te tjerë nga Kosova, ndërsa qëndroi 1 javë në një hotel në Durrës. Edhe me 29 prill  2018 u regjistrua në të njëjtin hotel. Policia ka dyshime se familjarët kanë dijeni për konfliktin e Osmanit por se nuk flasin. Familjarët njoftuan policinë 1 ditë para zhdukjes ndonëse ai kishte 4 ditë që ishte larguar nga shtëpia.



Vdekja e kosovarit 61-vjeçar Xhafer Osmani vijon të qëndrojë e mbuluar nga misteri, pasi deri në daljen e rezultateve të ekspertimit Mjeko-Ligjor, policia dhe prokuroria e Krujës, vijojnë të mbetet të ndara në qëndrime, duke mos përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo vrasje me paramendim.

Hetimet kanë nisur për vrasje, por ekzistojnë dyshime të forta se Xhafer Osmani, ka shumë gjasa të jetë vetëvrarë. Gjatë verifikimeve të kryera në dobi të zbardhjes së kësaj ngjarje, është arrestuar shtetasi Besnik Shehaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, i është gjendur një pushkë, të cilën e kishte fshehur në dhomën e gjumit.

Image result for PSE U VRA Xhafer Osmani

Ai ka pretenduar se armën e mban në shtëpi, qysh prej vitit 1997, pasi banon në një zonë problematike siç është Fushë-Kruja. I arrestuari Shehaj ka qënë një nga personat e dyshuar si autor i këtij krimi, pasi rezulton se ka marrë një bidon me benzinë në karburantin “Eri”, ku ai është larguar me vrap, por pas verifikimeve dhe pyetja e personave të tjerë, ka rezultuar se ky person nuk ka lidhje me djegien e Kosovarit Xhafer Osmani.

Ndër të tjera gjatë hetimeve, policia ka konstatuar se në banesën e tij ndodhej dhe bidoni me benzinë i mbushur tek karburant “Eri”, të cilin ai e kishte blerë për motorin. Pavarësisht kësaj Besnik Shehajt i është komunikuar urdhëri I arrestit, për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”.


Lidhja intime

Media mëson se pas kësaj ngjarje fshihet një histori intime, pasi viktima Xhafer Osmani ka pasur një lidhje me një grua në Kosovë, e cila ka qenë e martuar me dikë tjetër....

Por që më pas besohet se Xhafer Osmani ka hyrë në negocim me burrin e gruas që dashuronte duke i pohuar: ”…aman pranoje se mua s’do më shikosh më, se do zhdukem…”. Një bisedë e tillë mësohet se është bërë në një nga faqet sociale që viktima dispononte.

VRASJE APO VETEVRASJE?

Këto rrethana kanë shtyrë disa anëtarë të grupit të hetimit të binden se viktima i gjetur i djegur në fshatin Derven të Fushë-Krujës, është vetëvrarë. Megjithatë ky nuk është ende një version zyrtar,pasi ende pritet konkluzjoni i ekspertëve të mjekësisë ligjore në Tiranë, të cilët kanë ekzaminuar trupin e pajetë. Por, gjetja e një KURANI, vetëm pesë metra larg makinës së djegur, sipas disa hetuesve tregon se viktima në gjëndje emocionale të thellë, është falur mbi këtë libër dhe më pas ka hyrë brenda në makinë, duke u vetëdjegur.


Ndërkohë disa ekspertë të tjerë, po anëtarë të grupit hetimor, thonë se kemi të bëjmë me një vrasje, pasi viktima është gjendur në sediljen e prapme të makinës. Trupi ishte i kthyer përmbys, me kokën pranë portës së pasme të djathtë, e këmbët të cilat janë djegur në pjesën më të madhe mbi metalin e sediljes. Gjithashtu në distancën 50 metra nga makina e djegur është gjendur një pagure plastike 0.5 litro me ambalazh "Glina", e cilë është marrë si provë, por nuk rezulton të jetë mbushur me benzinë apo lëndë tjetër djegëse.

PAMJET FILMIKE


Mirëpo për të hedhur dritë mbi misterin e kësaj ngjarje policia dhe prokuroria e Krujës, janë përqëndruar gjatë mbi analizimin e disa pamjeve filmike, të sekuestruara në kamerat e një karburant “Eri”, shumë pranë zonës. Gjatë analizimit të filmimeve ëhstë vërejtur se makina “Volkswagen Turan”, dallohet se ka hapur krahun buzë rrugës dhe pas rreth një minutë, futet në këtë rrugicë.

Image result for PSE U VRA Xhafer Osmani

Po kështu 10 apo 17 minuta më pas, në ambjentet e karburant “Eri”, hyn një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë,nga ku del një person mashkull, dhe tenton të hapi bagazhin e automjetit. Por gjatë kësaj kohe nga vendi drejtuesit të makinës, zbret një vajzë,e cila hape bagazhin dhe vazhdohet të furnizohet automjeti me karburant. Ky person quhet Besnik Shehaj, dhe se largohet nga zona e karburantit dhe shkon në drejtim të rrugës, ku hyrë 17 minuta më parë makina e kosovarit Xhafer Osmani.
Image result for PSE U VRA Xhafer Osmani

Nga pamjet filmike, Shehaj kërkon diçka në anën anësore të rrugicës, dhe pasi kthehet, vjen me një shishe plastike. Hyn në banjë dhe pasi qëndron për pak, shkon dhe e mbush atë me karburant benzinë. Gjatë marjes në pyetje, Shehaj ka thënë se ishte larguar për të gjetur një bidon në mënyrë që ta mbushte me benzinë, pasi i duhej për motorin. Ka hyrë në banjë, pasi e ka larë nga brenda këtë bidon dhe më pas i është drejtuar sërisht karburantit, duke e mbushur me benzinë.

Image result for PSE U VRA Xhafer Osmani

Madje ai ka qënë duke nxituar, pasi ka paguar lekët dhe është larguar pa marrë bidonin me benzinë, por është rikthyer sërisht duke marë shishen plastike. Verifikimet e policisë kanë zbuluar se së bashku me Besnik Shehaj në makinë ishte dhe shtetësja I.B., kushërira e Besnikut. Kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se qëndron në Itali dhe se shtetasin kosovar Xhafer Osmani nuk e njeh dhe se ka takuar asnjëherë.

Image result for PSE U VRA Xhafer Osmani

E pyetur nëse ka qënë ndonjëherë në Kosovë, ajo ka treguar se para dy muajsh ka shkuar në Kosovë, për të takuar motrën. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Besnik Shehaj, pasi ky i fundit konsiderohej si i dyshuari kryesor. Gjatë kontrollit, policia gjeti një pushkë, 300 fishekë, një karikator me fishekë dhe një pa fishekë. Por Shehaj ka pohuar se e mban armën për të mbrojtur familjen pasi zona ku ai jeton është e rrezikshme.

Ndërkohë që janë marrë analizat e ADN-së dhe pritet rezultati nga laboratori i kriminalistikës për të përcaktuar nëse është Xhavit Osmani apo jo.


Në kafkën e viktimës ka vrimë që mendohet të jetë shkaktuar me plumb. Dyshohet se viktima është vrarë më parë dhe më pas i është vendosur zjarri makinës. Rezultatet e ADN pritet që të dalin në dy ditët e ardhshme.
Image result for PSE U VRA Xhafer Osmani

Edhe pse dyshohet se trupi i pajetë është i Xhafer Osmanit, vendimtare do të jenë rezultatet e ADN-së. Në pritje të rezultateve është edhe komplet familja Osmani, ata ende nuk kanë hapur të pame për Xhaferin.

Vdekja dhe rrethanat misterioze në të cilat u gjend Xhafer Osmani vazhdon të jetë e mjegullt edhe për familjen. Madje ata nuk e dinë as kur do të kthehen mbetjet mortore për ta kryer ceremoninë e varrimit

Image result for PSE U VRA Xhafer Osmani
“Çka dini ju dimë edhe ne, nuk dimë asgjë me të tregu drejt”, tha njëri nga vëllëzërit e Xhaferit.

“Na çka po nijm në media, ma shume po dinë të huajt se tontë”, shtoi një anëtar tjetër i familjes Osmani.

Ai tha se nuk e kanë hapur ende të pamën deri të marrin rezultatin e ADN-së.

SERBIA SHPËTIMTARE E PERANDORISË TURKE

 Image result for kolec traboini
Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i serbëve. Në aparencë të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë.


Ka ngjarje në histori të kaluara në gjysëm heshtje e në të kundërt mjaft prej të tjerave thirren në evidencë për qëllime të ditës e të realizimit të planeve gjeostrategjike në Ballkan. Në këtë mosnjohje historike po ndodhin dhe precedentë nga më të çuditshmet dhe më të dëmshmet. Shumë ndër shqiptarë të nxitur nga inkursionet e të huajve po bëhen zëdhënës e trumbetues të krijimit të hegjemonive të reja, duke ëndërruar krijimin e një bashkësie shtetesh në Ballkan ngjashëm me perandorinë osmane, e stimuluar kjo nga politika Erdoganit dhe përhapja e ideve e parullave mjaft agresive, ndër të cilat “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.



Këto qarqe që kërkojnë revanshe historike nuk dalin të shpjegojnë se ku qëndron kjo sentencë, mbi çfarë baze historike dhe ku duan të arrijnë me të. Gjithsesi, ky synim është mjaft i dëmshëm për çështjen shqiptare, ende e pazgjidhur përfundimisht në trojet e veta të ndara si plaçkë tregu dhe trofe luftërash prej shtetesh ballkanike, që mesa duket ende nuk paskan të ngopur me trojet e të parëve tanë ilire. Natyrisht krijimi i kësaj psikoze, se Turqia e Erdoganit ka ambicie për krijimin e një formacioni të madh në aleanca mbështetur në popullsinë myslimane të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, i shkon sipas orekseve qarqeve të Beogradit, por edhe Athinës për gjoja rrezikun që përmbajnë shqiptarët në prirjen e tyre për të krijuar një kalifat ballkanik mysliman. Ata e shfrytëzojnë këtë ide të stisur me qëllim të fusin panikun në shtetet e tjera ballkanike, por edhe Evropës dhe Amerikës, madje edhe duke u shtirë si të frikësuar, duke u paraqitur pas masakrave e gjenocidit që ka bërë mbi shqiptarët, mundësisht edhe si një viktime. Kjo është një politikë tinëzare që ne si shqiptarë duhet të dimë si ta kundërshtojmë dhe ta demaskojmë, sepse shqiptarët nuk kanë asnjë dëshirë t’i bashkohen asnjë lloj grupimi a bashkimi veç asaj të BE-së dhe aleancës historike me Amerikën, si shpëtimtarët e popullit shqiptar të Kosovës. Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët.

Bayazit Timurleng

Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i serbëve. Në aparencë të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë. Historinë tonë, por edhe historinë e të tjerëve. Po t’i ndjekim me kujdes faktet historike, na del se Serbia jo vetëm nuk ka qenë ndonjë armik i përbetuar i Turqisë, por nje aleat që të paktën në një çast historik ka qenë edhe shpëtimtare e Perandorisë Turke. Nuk duam të bëjmë historizëm po le t’i hedhin një vështrim marrëdhënieve serbo-turke. E vërteta është se ka pasur një betejë në histori e kthyer në mit të sforcuar si betejë vetëm serbe; është fjala për betejën e aleatëve ballkanikë dhe forcave të perandorisë turke në Fushë Kosovë në vitin 1389, e cila doli humbëse për aleancën ballkanike në mes të cilëve qenë dhe shqiptarët, por veçmas fatale për serbët, të cilët humbën Car Lazarin në fushë të betejës. Por edhe turqit megjithëse e konsiderojnë betejën të fituar, lanë në fushëbeteje sulltan Muratin e I. Këtu shquhet emri i luftëtarit shqiptar të kthyer në legjendë Millosh Kopili, që nëpër analet osmane quhet edhe Bilesh Kyble. Në këtë betejë pashallarët turq kishin në komandë edhe dy djemtë e Sulltan Muratit, Jakub Çelebiu dhe Bajaziti. Të ndodhur përpara alternativës se cilin duhej të zgjidhnin sultan, pashallarët turq e vranë vetë Jakub Çelebiun dhe shpallën sulltan Bajazitin e parë. Nga kjo betejë Serbia pranoi vasalitetin dhe vajza e Car Lazarit të vrarë ju dha Bajazitit, i cili e mbajti në harem si një nga tre gratë e veta. Vetë Bajaziti e kishte nënën e greke.



Pikërisht tek kjo grua serbe, vajza e vogël e Car Lazarit të Serbisë, Mileva Olivera Llazareviq, turqit e quanin Despina Hatun, do të nisë një miqësi mes serbëve dhe turqve. Pavarësisht martesës së saj, ajo kurrë nuk u konvertua në Islam. Ajo kishte një ndikim të madh te sulltani, i cili ndihmoi njerëzit e saj, vendin dhe familjen për të mbijetuar. Në këtë kohë në krye të Serbisë, ishte vëllai i saj Stefan Lazari si aleat i turqve. Në 20 korrik të vitit 1402, mes forcave kalorësiake të fiseve tartare të Timurit dhe atyre të Sulltan Bajazitit, u zhvillua një betejë vendimtare, e quajtur sipas vendit ku u zhvillua, beteja e Edrenesë. Në krah të Sulltan Bajazitit ishin si aleatë forcat serbe të Stefan Lazarit, por edhe princët shqiptarë që kishin pranuar vasalitetin, si Gjon Kastrioti, Koja Zaharia (babai i Lek Zaharisë), Dhimitër Jonima dhe mendohet edhe Tanush Dukagjini. Ishte një nga betejat më të përgjakshme.

Bayazit Timurleng
Historianët shënojnë se brenda një ore u vranë prej furisë së kalorësve të Timurit afro 50 mijë ushtarë turq. Ndodhur në këto kushte forcat aleate ballkanike arritën të dalin nga rrethimi që u kishte bërë Timurlengu, i konsideruar një ushtarak shumë i zoti. Madje historianët shënojnë se princi serb Stefan Lazari, vëllai i gruas së sulltan Bajazitit, i kërkoi këtij që të tërhiqeshin për të shpëtuar nga ndonjë grackë e mundshme e Timurlengut. Por nga sedra e madhe, sulltan Bajazitit, i njohur për shumë fitore në kohën e sundimit të tij, nuk e la fushën e luftës dhe vazhdoi qëndresën pa u tërhequr. Kjo do t’i sillte shkatërrimin. I mbetur me jo më shumë se disa qindra kalorës, i rrethuar nga forcat armike, ai zihet i gjalle megjithë shpurën e tij, me gruan serbe dhe me një nga djemtë. Kesisoj erdhi shkatërrimi i perandorisë turke, e cila për 11 vjet do të vazhdonte të ishte në kaos. Sulltan Bajaziti u mbajt rob, por mbas disa muajsh, në vitin 1403, ai vdiq nga hidhërimi. Pas kërkesave të shumta nga Serbia, Timurlengu pranoi të lërë të lirë gruan serbe të Bajazitit dhe një nga djemtë e tij mbetur rob. Në këtë periudhë ndjehet roli i sulltaneshës Despina Hatun në riformimin e perandorisë turke, e cila ndodhej në luftë civile e rivalitete pushteti mes katër djemve të sulltan Bajazitit që zgjati deri në vitin 1413. Për këtë princeshë serbe dhe grua sulltani është botuar një libër në vitin 2009 në Beograd me titull “Princesha Olivera, heroina serbe e harruar”.



Serbët e përkrahën njërin nga djemtë, Mehmetin, i cili i mundi të vëllezërit një e nga një, i vrau dhe u shpall sulltan Mehmeti i parë. Me vdekjen e Timurit në moshën 69 vjeç, ndërsa ishte duke përgatitur 300 mijë trupa për të sulmuar Kinën, perandoria turke nën sulltan Mehmetin e parë e rimori veten falë edhe kontributit që serbët dhanë për ripërtëritjen e saj. Jo më kot Serbia e ka lejuar gjithëherë turben që u ngrit nga turqit në vendin ku u vra sulltan Murati i I nga shqiptari Milosh Kopili. Ishte tyrbja e babait të Sulltan Bajaziti i I, dhëndrrit të Serbisë ku çuditërisht falen edhe sot e kësaj dite shqiptarët myslimanë të Kosovës pa e ditur krejt çfarë bëjnë në këtë ironi të historisë, se ky sulltan është i afërt i serbëve e jo i shqiptarëve. Dhe që ta dimë mirë historinë, sulltan Bajaziti i lejoj serbët të pushtonin Shkupin sepse i konsideronte aleatët më të besuar në Ballkan, çfarë historia a vërtetoi me ndihmën që këta dhanë me ringritjen e perandorisë osmane me sjelljen në pushtet të Mehmetit e I. Miti i betejës së Kosovës në vitin 1389 i ka shërbyer Serbisë jo si armiqësi ndaj turqëve, por vetëm e vetëm për të mbajtur të pushtuar tokat shqiptare. Ja pra që historia ka edhe dritëhijet e veta. Lidhjet serbo-turke disa ndër shqiptarët e Kosovës nuk arrijnë t’i dallojnë, por ato aty janë, në histori.



Ndaj të mos na vijë çudi që Perandoria Osmane ua lejoi serbëve pavarësinë, ashtu si më parë grekëve, por kurrën e kurrës nuk mendonte ta bënte këtë gjë me shqiptarët, me mendimin se tashmë shqiptarët ishin shkombëtarizuar, ishin tjetërsuar, ishin kthyer në turq dhe nuk kishin asnjë lloj identiteti. Të mos e harrojmë devizën e sulltanëve turq që “vendi të shkatërrohet e asnjë shqiptar gjallë të mos mbetet”, e cila shprehte mllefin e egër thuaj shtazarak të pushtuesve ndaj një çerek shekulli rezistencë të shqiptarëve dhe disfatave të hordhive të lindjes. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që në trojet shqiptare me ushtri të panumërta të shfaqeshin vetë sulltanët e jo një here, por disa herë dhe të kthyer me turp andej prej nga kishin ardhur. Analet historike, shënimet e udhëtarëve, kronikanët e sulltanëve e përshkruajnë me tone urrejtjeje deri dhe patologjike Gjergj Kastriotin, atë që mbante emrin e Aleksandrit të madh, Iskander- Skënderbeu. Ato përshkruajnë masakrat që janë bërë ndaj shqiptarëve prej hordhive sulltanore por nuk gjendën te njëjtat trajtime asnjë herë në kronikat e tyre në trojet e ndaj popullsisë serbe. Mizoria ndaj shqiptarëve e pohuar prej tyre në arkivat osmane janë një mizori e vërtetë me një dëshirë të egër për zhdukjen e kësaj popullsie nga faqja e dheut. E nëse shqiptarët arritën të shpëtojnë si komb ishte, siç e përshkruajnë kronikanët turq, se shqiptarët që shpëtuan prej kokëprerjeve shkuan në malet e lartë e në pyje të dëndura ku nuk mund të depërtonte këmbë ushtari. Në këto anale historike populli që urrenin më shumë, që e përshkruanin si më të egrin me të cilët kishin luftuar ndonjëherë e që meritonte të shfaroseshin qenë shqiptarët. E kjo histori është e shkruar me dorën e tyre e nuk mund të vihen në dyshim as faktet që sjellin e as urrejtjen që shprehin.



Ka që hedhin dyshime se shkrimet e Marin Barletit tonë të madh janë subjektive, se masakrat nuk kanë qënë dhe aq sa përshkruan tek “Skënderbeu” dhe “Rrethimi i Shkodrës”. Lexoni kronikanët e vjetër turq Ahmedi (1334-1413), Shukrullah(1386-1459), Oruçi, Mehmet Neshri, Tursuni, Këvami, Idriz Bitlisi(? – 1520), Kemal Pashazade (1468-1534), Hoxha Sadeddin(1536-1599), Ali ( 1541-1600) e plot të tjerë për të mësuar skena vrasjesh e tmerresh të pafundme, biblike ndër shqiptarët. Vetëm këto kronika po të paraqiteshin para opinionit publik ndërkombëtar do të mjaftonte për ti konsideruar pesë shekuj pushtim si pesë shekuj gjenocid të turqëve mbi shqiptarët. Edhe në qindvjeçarin e shtetit shqiptar janë parë aleanca turko-serbe në dëm të interesave të shqiptarëve. Le të kujtojmë konventën jugosllavo-turke të vitit 1938, e cila ishte në kuadër të programit shovinist për spastrimin e Kosovës prej shqiptarëve. Dhe e vërteta është se turqit i ndihmuan serbët të zbojnë nga Kosova me qindra e mijëra shqiptarë duke e zvogëluar numrin e popullsisë. Por edhe më pas Luftës së Dytë Botërore ka marrëveshje si ajo e quajtur Pakti Ballkanik mes tre shteteve: Turqi-Jugosllavi-Greqi, në sajë të të cilit u bë shpërngulja e mbi 400 mijë shqiptarëve nga Kosova duke u dhënë kalimin në Turqi. Historia e ka treguar se miqësia nuk është ajo që shprehet me fjalë të bukura nëpër vizita e mitingje, por ajo që realizohet në praktikë dhe ajo në të vërtetë është se anipse në Turqi jetojnë mbi 5 milionë shqiptarë, as nuk diskutohet që ky komunitet i madh shqiptarësh të ketë ato të drejta që gëzojnë të gjitha komunitetet në vende të qytetëruara. Kështu që, megjithëse në aparencë Greqia e Turqia shtiren se kanë kontradikta, kur bie fjala për qëndrimin ndaj shqiptarëve që gjenden në këto shtete, të dy këto mbajnë një qëndrim arrogant, mospërfillës dhe as që flitet për respektimin e të drejtave të shqiptarëve. Çdo iluzion i krijuar nga propagandat që inspirojnë ekspansione e kërkojnë të ngjallin fantazmat historike si perandoria osmane apo megaloidheja, e më tej përrallisje si Kosova- djepi i Serbisë, duhet të na bëjnë të jemi syçelë e të mos e humbim mendjen pas miqësive të rreme të atyre që natën të vrasin e ditën të qajnë.

A duhet të shqetësohemi nga propaganda ruse ?

Image result for putin

Ndërsa Europa po debaton nëse është e nevojshme të luftohet propaganda në një nivel legjislativ, Rusia nuk ka humbur kohë, dhe ka krijuar tashmë tek qytetari rus imazhin e një “armiku europian”.

Për të provuar se si propaganda ruse ka një fushë veprimi shumë më të gjerë, sesa mendojnë shumë zyrtarë në Bashkimin Europian, ekspertët e Grupit Analitik të Luftës Hibride (HWAG) nga Qendra e Medias për Krimet në Ukrainë, filluan kërkimet mbi “Imazhin e Europës në Mediat Ruse” , për të ilustruar se si mediat e kontrolluara nga Kremlini, ia përshkruajnë Europën popullit rus.

Popullsia ruse, është e ndjeshme ndaj përmbajtjes propagandistike për shkak të shumë faktorëve. Sipas një studimi sociologjik rus, vetëm 5 për qind e rusëve mund të flasin një gjuhë të huaj (zakonisht anglisht), 6 për qind shohin apo lexojnë lajme nga mediat e huaja, dhe vetëm 7 për qind kanë udhëtuar ndonjëherë më larg se sa vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Kjo krijon një mjedis, në të cilin burimet më me ndikim të informacionit bëhen ato shtetërore. Kjo konfirmohet nga një statistikë tjetër. Sipas anketës së Qendrës ruse për Hulumtime të Opinionit Publik në vitin 2015, shumica e rusëve i marrin lajmet nga kanalet televizive federale dhe rajonale, duke i konsideruar ato si më të besueshmet.

Për këtë arsye, ne e përqendruam studimin tonë mbi lajmet dhe emisionet kryesore politike, mbi mediat më me ndikim të financuara nga Kremlini. Këto janë tri kanalet televizive kryesore ruse – First Channel, Russia 1 dhe NTV (NNT).

Për të shmangur akuzat për njëanshmëri politike, ishte e rëndësishme të bëheshin disa analiza cilësore dhe sasiore të të dhënave të grumbulluara. Gjatë viteve 2014-2017, kanalet kryesore televizive ruse trasnsmetuan më shumë se 45.000 lajme negative për Europën, SHBA-në dhe Ukrainën.

Pjesa më e madhe e tyre, përbëhet nga lajme për vendet europiane. Europa, përmendet në një kontekst negativ mesatarisht 18 herë në ditë. Të dhënat u grumbulluan nga një agjenci e specializuar ruse, që ofron shërbime të monitorimit dhe analizës së medias.

Lajmi u vlerësua si “negativ”, kur kishte një ton të ashpër dhe retorikë shprehëse negative, lidhur me subjektin në fjalë. Gjithsej, përqindja mesatare e lajmeve negative me ato pozitive apo neutrale në vendet evropiane është 85 me 15 për qind.

Dikush mund të kundërshtojë, duke thënë se kjo është një tendencë botërore e lajmit televiziv, të cilat përqendrohen zakonisht tek historitë negative. Megjithatë, vetëm 2 vende tregohen me tone pozitive ose neutrale më shpesh se të tjerat:Këto janë Bjellorusia (40 për qind neutrale/pozitive, 60 për qind negative) dhe Zvicra (43 për qind neutrale/pozitive, 57 për qind negative).

Sipas programit të kanaleve televizive ruse, vetëm këto vende janë më të sigurta dhe të qëndrueshme. Grupi i Analizës së Luftës Hybride (HËAG), i kategorizoi pjesët e mbledhura të lajmit negativ në gjashtë histori kryesore:

Tmerret e jetës

Kjo narrativë, bazohet kryesisht në histori rreth fatkeqësive natyrore dhe industriale, aksidenteve dhe krimeve, dhe synon të bindë qytetarët rusë se jeta në vendet europiane është e pasigurtë dhe plot rreziqe.

Këto tregime, bazohen zakonisht në ngjarje të parëndësishme, të cilat tregohen si diçka në shkallë të gjerë, apo edhe si një prirje. Kjo lloj narrative përmend kryesisht Francën (16 për qind), Italinë (13 për qind), Gjermaninë (10 për qind), Mbretërinë e Bashkuar (9 për qind) dhe Spanjën (7 për qind).

Perëndimi në rënie

Kjo narrativë, është ndërtuar kryesisht mbi pohimet për mungesën e unitetit, dhe rënien e vlerave morale në vendet europiane, duke përdorur shprehje të tilla si “BE po copëtohet”, “BE është një krijesë artificiale” dhe se “vlerat europiane nuk kanë një bazë të vërtetë”.

Europianët përshkruhen si njerëz me vlera të dobëta dhe të çoroditura. Rusët, përkundrazi, i kundërvihen evropianëve si “bartës të vlerave shpirtërore dhe reale”, dhe atyre që duhet të luftojnë për këta të fundit, ndonjëherë në mënyrë agresive.

Protestat

Të gjithë në Evropë po protestojnë:rojet, punonjësit në sistemin shëndetësor, fermerët, nëpunësit, stafi i Kullës Eifel etj, duke shfaqur mos dakordësinë e tyre me politikën e qeverive – thonë mediat ruse. Menaxhimi joefikas dhe i dobët, çon në pakënaqësi; zërat e njerëzve nuk dëgjohen, dhe kështu njerëzit detyrohen të dalin në rrugë, për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Terrorizmi

Edhe pse sulmet terroriste, mbulohen nga të gjitha mediat në mbarë botën, mediat ruse po përpiqen të krijojnë përshtypjen se për Europën, terrorizmi është një kërcënim i përhershëm. Ndonjëherë edhe krimet që nuk kanë aspak motive terroriste, etiketohen si sulme terroriste. Historia shoqërohet pothuajse gjithmonë me komente mbi dobësinë e policisë dhe shërbimeve të sigurisë.

Kriza e refugjatëve

Kriza e refugjatëve, është interpretuar si një “pasojë e fajit të Europës”, pasi ajo mbështeti SHBA-në, kur kjo e fundit u përfshi në konfliktin sirian. Panorama e përgjithshme që i është shfaqur audiencës, është katastrofa: mijëra emigrantë të uritur dhe të rrezikshëm që janë dyndur në qytetet evropiane, që dëbojnë banorët vendas, kryejnë krime dhe sulme terroriste.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë

Mediat ruse, promovojnë mesazhin se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dëmtojnë seriozisht Bashkimin Eurpian, dhe se gjithnjë e më shumë vende të unionit duan t’i anulojnë ato për të mbijetuar. Rusët, përshkruhen shpesh si njerëz që nuk kanë nevojë sistemin e famshëm europian të mirëqenies sociale, për shkak se kanë një busull morale më të vlefshme.

Pra, vetëm në shikim të parë, europianët duket sikur nuk kanë pse të shqetësohen për propagandën e brendshme ruse. Mënyra se si shteti rus i përshkruan evropianët tek popullata e vet, ka ndikim jo vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndërkulturore midis Rusisë dhe vendeve të tjera, por edhe në gadishmërinë e Moskës për të mbështetur politikën e presidentit Putin.

Dhe në planin afatgjatë, kjo mund të ketë pasoja shumë dramatike, siç ka ndodhur me Ukrainën.

Shënim: Liubov Tsybulska, është zëvendësdrejtore e Grupit Analitik të Luftës Hibride në Qendrën Mediale të Krimeve në Ukrainë.

E vërteta mbi rrënjët shqiptare të Sanxhakut



Nga Ismet Azizi

Dilemave rreth origjinës së popullsisë së Sanxhakut, po u vjen fundi. Falë profesionalizmit dhe argumenteve shkencore të studiuesve të fushave të ndryshme: historisë, arkeologjisë, antropologjisë, kulturës, dokeve e zakoneve, pastaj, në bazë të historisë orale, të cilën e kanë hulumtuar autorë të shquar të kësaj treve, gjithnjë e më shumë na ofrojnë të dhëna për ta njohur e mësuar më mirë të vërtetën. Sot kemi mjaft studime të autorëve dhe instutucioneve shkencore boshnjake dhe serbe, të cilat dëshmojnë me argumente për origjinën shqiptare të popullësisë jo vetëm të rrafshnaltës së Peshterit, por edhe më gjerë.


Në bazë të studimit të Mile A. Pavlloviqit “Fshatrat e Senicës, hulumtime antropogjeografike“ (viti 2009) , të cilin e ka përgatitur për portalin Poreklo.rs, si dhe në bazë të studimeve që na i ofron autori Ejup Mushoviq, na dalin të dhënat e besueshme dhe objektive për origjinën e familjeve të kësaj treve.

Një tregim i profesorit të letërIsë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Kemal Xhemiq, na bën të njihemi më mirë se çfarë vështirësish kanë pasur shqiptarët e Peshterit, sidomos vajzat shqiptare të këtij mjedisi pasi janë martuar me të rinjtë e familjeve ku nuk flitej gjuha shqipe. Ne kemi dëgjuar disa rrëfime të meshkujve të Peshterit. Në emisionet e ndryshme dokumentare disa madje theksojnë me plot bindje se gjoja humbja e gjuhës shqipe ishte bërë për shkak të martesave me femrat boshnjake, të cilat nuk flisnin gjuhën shqipe. Megjithatë, duhet përmendur edhe faktin tjetër, të cilin askush nuk e përmend: martesat e vajzave shqiptare me të rinjtë e familjeve ku nuk flitej shqipja. Pra, në bazë të rrëfimeve të disave krijohet përshtypja sikur në Peshter nuk ka pasur vajza shqiptare, por vetëm djem shqiptarë.

Për ta ilustruar këtë, po përmendim Prof. Dr. Xhemiq, i cili, midis tjerash, shkruan: “Pesëdhjetë vjet më parë një vajzë nga fshati Toçilovë i Peshterit me emrin Zalifa, u martua me të riun Smail Çekiçin nga fshatin Devreçe të Tutinit. Alija Bakiq, profesor i letërsisë, dëshmon se nusja, Zalifa, nuk dinte asnjë fjalë në gjuhën boshnjake, ose, siç donte të thoshte dikush, gjuhën serbe. Kur erdhi nuse në këtë fshat të Peshterit, Zelifa fliste vetëm gjuhën shqipe, e cila ishte gjuha e saj amtare. Tani, për ne boshnjakët e Sanxhakut, shkruan profesori Universitar, Kemal Xhemiq, disa historianë serbë dhe ndonjë tjetër nga radhët e boshnjakëve (Selimoviq nga Sjenica dhe të tjerë) nxjerrin tezën mbi origjinën etno-fetare serbo-sllave dhe ortodokse. Kjo tezë nuk qëndron, prandaj nuk mund të pranohet“.

Çka mund të thuhet pas këtij tregimi të dhimbshëm, i cili të kthen në kohën në mes dy Luftërave Botërore, kur shqiptarët e Peshterit bënin presion dhe kërkonin nga deputetët, krerët e vendit të tyre, që të mos hapnin shkolla serbe. Arsyeja ishte se i frikësoheshin asimilimit. Sipas tyre, edhe përmes formës së shkollimit në gjuhë sllave mund të kërcënohen nga rreziku i asimilimit. Prandaj, kjo i bie se për ta më mirë është që të zgjedhin këtë formë të “rezistencës“, duke bërë një jetë gati të izoluar vetëm e vetëm për të ruajtur identitetin kombëtar e fetar. Ky është rast tepër i rrallë në historinë e njerzimit, por, fatkeqësisht, është i vërtetë.

Se me çfarë vështirësish ballafaqoheshin shqiptarët e Peshteri në të kaluarën, e ilustron edhe tregimi tjetër i një afaristi me prejardhej nga fshati Uglla.

”Peshteri me shekuj ka qenë dhe ende është krahina më e izoluar në Gadishllin Ilirik (Ballkanik). Banorët e këtij mjedisi, edhe pas pushtimit sllav, kurrë nuk i kanë ndërprerë lidhjet me vendin e origjinës së të parëve të tyre. Në vazhdimësi, nëpërmjet krahinës së Rozhajës dhe asaj të Plavës e Gucisë, kanë mbajtur lidhjet tregtare me Shkodrën. Atje i kanë plasuar prodhimet e tyre blegtorale. Por, jo rrallë herë, edhe pse shumë më afër, kanë qenë të deyruar që të udhëtojnë edhe në verilindje drejt Pazarit të Ri për të shkuar në qytetin serb, Rashkë. Por, ç’është e vërteta, udhtimi për në Rashkë ishte shumë më i „largët“ sesa shkuarja në Shkodër, në Pejë apo në Podgoricë. Kur ktheheshin peshtrasit që kishin shkuar për të tregtuar në Rashkë, në hyrje të fshatit dilnin për t’i pritur të afërmit dhe familjarët e tyre të gëzuar, duke u shprehur mirëseardhje atyre, por njëkohësisht duke falënderuar Zotin që janë kthyer shëndosh e mirë. Një pritje e tillë nuk u bëhej, kur ktheheshin nga Shkodra, ku shkonin gjithashtu për të tregtuar dhe udhtimi zgjaste me ditë e me javë të tëra. Arsye e vetme ishte se ata udhëtonin nëpër vendbanime shqiptare dhe nuk kishin përse të brengoseshin se gjatë rrugëtimit të mundimshëm mund t’u ndodhte ndonjë e keqe“.

Çfarë duhet të bëjmë që këta shqiptarë të mbetur, të ndihen rehat, pra të mos të ndihen keq kur martohen me të tjerë që nuk flasin gjuhën e tyre? A mund t’u bëhet ndonjë zgjidhje fatlume? Në radhë të parë, si t’u krijohen kushte të favorshme për rrugtim të sigurt në drejtime të trevavae të tyre kombëtare?… Për këtë dhe çështje të tjera medeomos duhet të merren institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kossovës. Si të arrihet kjo, si të zbuten a tejkalohen vështrësitë e ndryshme, duhet shënë kontributin e tyre, në radhë të parë, Instituti i Historisë, Institutti Albanologjik, Akademitë e Shkenvave dhe Arteve të Kosovës e Shqipërisë. Rol të rëndësishëm do të luanin mediet, intelektualët, politikanët, sportistët, artistët etj.

2018-05-07

Familjet e shtetasve turq padisin Qeverinë e Kosovës



Image result for shtetasit turq te kidnapuar ne kosove

Lidhur me padinë e familjarëve të gjashtë shtetasve turq ndaj Qeverisë së Kosovës tashmë është në dijeni edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e ka konfirmuar një gjë të tillë, të premten e kaluar. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës “ka filluar një hetim të brendshëm”, lidhur me këtë çështje





Image result for shtetasit turq te kidnapuar ne kosove
Familjet e gjashtë shtetasve turq, të cilët më 29 mars të këtij viti janë dëbuar nga autoritetet e Kosovës për në Turqi, kanë ngritur padi ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe janë duke përgatitur dosjet për ngritjen edhe të padive të tjera penale.





Lajmin e ka konfirmuar Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq të dëbuar nga Kosova.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se ndërkohë që këta familjarë tashmë kanë ngritur padi dhe ankesë, për siç thotë ai, largimin e jashtëligjshëm të familjarëve të tyre, rastin do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ai ka shtuar se gjashtë shtetasit turq janë larguar, siç tha ai, sepse nga institucionet përkatëse të Kosovës, në bazë të vendimit zyrtar, janë konsideruar si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Sipas tij, nuk ekzistojnë prova që mbështesin një pretendim të tillë.

Lidhur me padinë e familjarëve të gjashtë shtetasve turq ndaj Qeverisë së Kosovës tashmë është në dijeni edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e ka konfirmuar një gjë të tillë, të premten e kaluar. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës “ka filluar një hetim të brendshëm”, lidhur me këtë çështje.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës me 17 prill pati miratuar një rezolutë për themelimin e një Komisioni hetimor lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Formimi i këtij komisioni ishte propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte përkrahur nga grupet tjera parlamentare.

Por, Driton Selmanaj deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se formimi i Komisionit Hetimor po zvarritet.

Avokati Vokshi ka shprehur besimin se një Komision Hetues i Kuvendit të Kosovës do të mund të bënte punë të mirë për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te dëbimi i gjashtë shtetasve turq.

Pesë prej shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Në ditën e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit patën deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.

Kryeministri Haradinaj pati liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi. Të dy këta, më pas, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Radio Evropa e Lirë(REL)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...