Nehat Hyseni
Agresiviteti i agjenturave të ndryshme të huaja antishqiptare, nuk ka pushuar së vepruari asnjëherë në Ballkan dhe gjithandej në trojet shqiptare, duke përfshirë edhe fokusin e interesimit të tyre në diasporën shqiptare gjithandej në botë, e sidomos tek shqiptarët në Luginë të Preshevës, të cilët aktualisht janë në kuadër të Republikës së Serbisë.
Ky agresivitet mori hov të madh me shpërbërjen e perandorisë së ish Bashkimit Sovjetik (BRSS-së) nga "Perestrojka" e Mihail Gorbaçovit, që fillimisht kishte për qëllim reformimin e botës socialiste ruso-sovjetike, por përfundoi si një godinë e kalbur dhe u shpartallua tërësisht, ashtu si Perandoria Osmane gati një shekull më parë.
Meqë në fund të shekullit XX, kjo Perandoria pansllaviste e komuniste Sovjetike, e mbështetur në ideologjinë marksiste-leniniste, pra komuniste, me kohë e kishte humbur betejën ekonomike me botën kapitaliste, dmth perëndimore.
Prandaj, u detyrua që sikur Perandoria Osmane në shekullin XIX dhe në fillimshekullin XX, kur u shpartallua, si dhe u detyrua që të tërhiqet nga Ballkani dhe nga trojet shqiptare.
Me tërheqjen e Turqisë nga këto treva, që u realizua me aleancën e shteteve ballkanike: Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë gjatë vjeshtës së vitit 1912, që në histori njihet si Lufta e Parë Ballkanike u realizua pushtimi sllavo-grek i trojeve tona stërgjyshore dhe spastrimi etnik i qindra fshatrave shqiptare.
Kjo luftë, formalisht ose "de jure" hyri, pra, u regjistrua në histori si luftë kundër Perandorisë Osmane, por faktikisht ajo ishte aleancë e shteteve ballkanike kundër shqiptarve.
Kështu, trojet shqiptare u pushtuan dhe popullata shqiptare u masakrua, dhe ata që mbetën gjallë u dëbuan në Turqi dhe në shtetet arabe në Lindjen e Mesme e gjithandej nëpër botë, shtëpitë e tyre u dogjën dhe pasuria e pronat u plaçkitën e u grabitën dhe u konfiskuan nga shteti.
Paralelisht me dëbimin e shqiptarve nga shtëpitë dhe venbanimet e tyre, Mbretëria Serbe Kroate e Sllovene (SKS) e realizoi kolonizimin e viseve shqiptare me serbë e malazezë. Kështu, vetëm në territorin e Serbisë sotme, shqiptarët humbën mbi 11 mijë kilometra katrorë, dmth një territor më të madh se Republika e Kosovës.
Asokohe, krahas presioneve e masakrave, zbatohej me devotshmëri nga regjimi antishqiptar Elaborati i Akademikut fashist serb, Vaso Çubrilloviqit (1938), i cili u përsërit edhe në Jugosllavinë Socialiste të J. B.Titos, me represaljet e Aleksandër Rankoviqit dhe me propagandëm e hoxhallarëve të shitur e të instrumentalizuar mga regjimi antishqiptar.
Por, meqë Shqipëria me gjysmën dhe Jugosllavia, ku jeton gjysma tjetër e shqiptarve, ishin pjesë e Perandorisë Sovjetike, që ishte komuniste dhe tmerrësisht antishqiptare, shqiptarët përjetuan "Ferrin e Dantes" nga ideologjia komuniste dhe lufta e klasave në Shqipëri dhe nga tërbimi racist e gjenocidal i shtetit serbojugosllav.
Pra, regjimi i përdori egërsisht hoxhallarët dhe klerin mysliman, si dhe komunistët e aparatçikët serbojugosllav për realizimin e planeve dhe projekteve e elaborateve famëkeqe antishqiptare.
Egërsimi dhe tërbimi antishqiptar i regjimit serb mori hov edhe më të madh me ardhjen e fashistit Sllobodan Millosheviq në krye të Serbisë në fillim të viteve të 90-ta të shekullit XX.
Ndërkaq, vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, realisht ishin vite të ndryshimeve të mëdha. Kushtimisht, shekullin e XX e karakterizojnë kryesisht tri ngjarje kapitale:
Lufta e parë Botërore (1914-1918), para të cilës u shpartallua Perandoria Osmane në Ballkan (1912), si dhe gjatë të cilës lindi Perandoria Socialste Sovjetike (BRSS) me Revolucionin e Tetorit (1917) dhe pasoi rudhja drastike, ose përgjysmimi i trojeve shqiptare në Ballkan,
Lufta e Dytë Botërore (1939-1945), që solli rënien e nazifashizmit gjerman dhe të fashizmit italian, si dhe rënien e Shqipërisë dhe të Jugosllavisë nën Perandorinë socialiste dhe ideologjinë bolshevike e komuniste, dhe
Vitet e 90-ta të shekullit XX sollën rënien e Perandorisë Sovjetike të BRSS-së, që solli rënien zinxhirore të regjimeve komuniste në Europë dhe në Ballkan, që solli shpërbërje e BRSS-së dhe të Jugosllavisë.
Sa i përket kësaj periudhe të fundit, ajo solli edhe fundin e të së ashtuquajturës "Perdes së hekurt" dhe Luftës së ftohtë midis dy blloqeve politiko-ushtarake, Traktatit të Varshavës në krye me BRSS-në, që u shpërbë dhe aleancës euro-atlantike, NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pra, Perandoria pansllaviste e BRSS-së, që dominohej nga Republika sovjetike e Rusisë, ashtu si ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë që dominohej nga Serbia gjatë kësaj periudhe u shpërbën si shtete.
Por, rolin e ish BRSS-së në Ballkan dhe në politikën ndërkombëtare e trashëgoi Rusia.
Prandaj, me ardhjen e Vlladimir Putinit në krye të saj, Rusia po përpiqet që ta rikthej ndikimin e vet në Ballkan sidomos nëpërmes Serbisë dhe serbëve në Kroaci, Bosne dhe në Kosovë.
Prandaj, agjenturat ruse dhe serbe janë shumë aktive në rajon.
Hapja e të së ashtuquajturës Agjenci humanitare ruse në Nish në fillim të vitit 2017, solli kundërshtime të fuqishme nga administrata e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, meqë u cilësua si "Qendër Ruse e Spiunazhit", që po manifestohet me kalimin e shpeshtë ilegal të kufirit Kosovë -Serbi, disa prej të cilëve janë zënë nga Policia e Kosovës.
Por, shumica prej tyre janë liruar nga gjykatat e brishta kosovare me gjoba qesharake mandatore dhe janë dëbuar.
Natyrisht, numri i agjentëve dhe spiunëve rus është tejet i madh.
Derisa këtyre agjentëve e spiunëve rusë u nevoitet për ta kaluar kufirin për realizimin e qëllimeve dhe detyrave tejet të rrezikëshme antishqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, ata veprojnë pa kurrëfarë pengesash në Luginë të Preshevës, si në bahçe të babës.
Si veprojnë agjenturat dhe spiunët rusë e serbë në Luginë të Preshevës?
Kjo temë është tepër e gjërë dhe voluminoze dhe këtë artikull timin do e bënte të stërzgjatur dhe druaj se edhe lexuesit e nderuar më të interesuar dhe më të duruar do i ngarkonte tepër dhe, mbase do i "gozhdonte" së lexuari.
Prandaj, tani i elaborova vetëm në "via të trasha", si "hyrje" në këtë problematikë, kurse në të ardhmen do i përpunojmë më detajisht dhe me të dhëna e detaje dhe me faktografi e dëshmi të shumta e konkrete nga jeta dhe veprimtaria politike, kulturore, fetare e kombëtare e shqiptarve të Luginës së Preshevës.
***
Diskursit aktual të politikbërjes së shqiptarve në Luginë të Preshevës, Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, që karakterizohet me luhatje e jostabilitet të theksuar, të stërmbushur me tensione midis partive për pushtet, kohëve të fundit iu është bashkëngjitur edhe radikalizmi e ekstremizmi islamik, me shfaqje brengosëse edhe të terrorizmit.
Pothuajse në sinkroni të plotë, madje simultane, na u paraqitën dukuri të terrorizmit islamik në Pejë, ku falë intervenimit adekuat të policisë dhe prokurorisë komunale dhe në kohën e mënyrën e duhur, u sfidua dhe u pengua në momentet kritike kërcnimi publik, nga një ekstremist islamik, i cili publikoi një CD në rrjetet sociale në internet me këtë përmbajtje të trishtueshme e kërcnuese terroriste:
“Do vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinake frikën me ua futë. Sulme Istish hadie apo kallashnikov nga rruga selefie t’i mos u largo, dridhjani tokën qafirave, vrisni tagutat hapni rrugë të mirave Sheriatit, shijojani frutat bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj, ata nuk ju a duan të mirën. Drogë, bixhoz e zina jau kanë lanë errësirën, s’ju lënë ju dritë me pa. Kapni armët e sulmoni qeveri e ambasada vendin nga të këqijtë, çlironi nga udhëheqësit ma katolik se Papa”!
Pra, ky “agjent islamik i Serbisë”, ekstremisti Rakip Abdyli, para gjykatës ka deklaruar haptas pretendimet dhe thirrjet e tia publike në internet, për aksione terroriste kundër Qeverisë dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj ambasadave e përfaqësive të ndryshme nderkombëtare në Kosovë.
Për fat të mirë, falë syçeltësisë dhe efikasitetit profesional të shërbimeve sekrete, është arritur të pengohet me kohë realizimi i këtij aksioni makabër e terrorist, për qëllime “hyjnore islamike”, në shërbim të qarqeve antishqiptare serbo-ruse, kundër shqiptarve dhe kundër pranisë amerikane në trojet shqiptare në Ballkan.
Akti i dytë makabër, që ndodhi në Preshevë, ishte tentativa për vrasje të zëdhënësit aktual të komunës së Preshevës, nga pronari dhe menaxhuesi i një portali që publikon pandërprerë shpifje dhe dezinformata ekstreme, si dhe thirrje e nxitje të hapur për dhunë dhe aktivitete terroriste në komunën e Preshevës.
Shyqyr Zotit, falë ruajtjes së gjakëfohtësisë dhe gjeturisë së të kërcnuarit dhe intervenimit të policisë, u shpëtua tragjedia dhe vrasja e paralajmëruar!
Thirrjet terroriste për dhunë, me anë të gënjeshtrave dhe mashtrimeve, edhepse sipas ligjit aktual paraqesin vepra të rënda penale e kriminale, për të cilat janë paraparë ndëshkime kapitale, megjithatë deri më tani nuk u ka munguar as “qimja e kresë” dhe kanë vepruar të papenguar, duke i sjellur dëme ekstreme dhe kriminale politikbërjes së shëndetëshme të shqiptarve dhe taksapaguesve të Luginës së Preshevës.
Paralajmërimet se, më në fund, portali presheva.com dhe dentisti Driton Salihu, si pronar, do të paraqiten, para drejtësisë, të akuzuar për veprat kriminale e terroriste të tyre, paraqet akt shpresdhënës, që me padurim mirëpriten si “dritë në fund të tunelit”, nga qytetarët e komunës së Preshevës.
Pra, është koha e fundit që ky portal, për shkak të përmbajtjeve dhe nxitjeve terroriste, të ndëshkohet, e poqese vlerësohet se është e domosdoshme, mbase edhe të ndalohet!
Sepse, sa duket, terrorizmi gjëndet “këmbëkryq”në disa portale dhe kjo e keqe e tmerrëshme duhet ndaluar dhe duhet ndëshkuar sipas ligjit, sa nuk është bërë tepër vonë!
Duhet theksuar se, pikërisht ky person, para disa viteve kishte denoncuar në gjykatë njërin nga reporterët shqiptarë të RTK-së, si “pjesëmarrës në luftën e UÇPMB-së” dhe ishte paraqitur me dëshmi të rrejshme dhe shpifje para gjykatës.
Këto veti antinjerëzore e makabre të tij u vlerësuan pozitivisht, si “vlera morale” nga APN e Shqiprim Arifit, duke i llogaritur dhe duke i keqpërdoriur gënjeshtrat dhe shpifjet, si armë të fuqishme dhe efikase politike për kurdisje të shpifjeve dhe marrje të pushtetit me anë të mashtrimeve të pafund.
Mjerisht, ata vepruan edhe në koordinim me qarqe radikaliste e ekstremiste islamike, duke e futur fenë në politikë, si islam politik, karakteristik për shtetet jodemokratike e diktatoriale afro-aziatike.
Gjithashtu, me veprimet e tyre të paskrupullta, ata e futën edhe politikën në aktivitete e evenimente fetare dhe nëpër disa xhamia, me imamë të njohur për veprimet e tyre radikaliste e antiislamike.
Këta nuk hezituan madje për ta keqpërdorur xhaminë, si “shtëpi të Zotit”, në shërbim të politikës dhe duke mbajtur huttben gjatë namazit të xhumasë, kushtuar Shqiprim Arifit dhe tarafit të tij ekstremist dhe duke e ngritur ate në qiell, si “krijesë hyjnore”.
Kurse, nuk hezituan të përdoren fjalët dhe sharjet më banale dhe primitive ndaj kundërshtarve të tij politikë.
Pra, u keqpërdorën xhamiat, për qëllime politike, e jo për lutje dhe adhurim të Zotit!
Prandaj, duhet të këndellemi sa më parë dhe të mos lejojmë që feja të përzihet në politikë, dmth në punët e komunës dhe të partive politike.
Sepse, realisht, aty nuk e ka vendin dhe e dëmton politikbërjen ademokratike dhe efikase, në të mirë të votuesve dhe taksapaguesve.
Por, gjithashtu edhe përzierja e politikës në fe dhe futja e bandave partiake nëpër xhamia, e devijojnë dhe dëmtojnë rëndë fenë, e në rastin tonë e rrezikojnë islamin tradicional suni-hanefi, që me shekuj e ruajti më së miri qenien tonë fetare e kombëtare dhe na shpëtoi me sukses nga asimilimi dhe shfarosja jonë nga faqja e dheut, në këtë pjesë të Ballkanit dhe civilizimit europian.