Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/03

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D : Lirizmi emocionues i shkrimtares Mira Meksi

Image result for mira meksi





Para do kohësh më ra në dorë përmbledhja me novela dhe me tregime e zonjës Mira Meksi, me titull Flutura mes gjinjve”. Çdo libër artistik zbulon universin e botës së shkrimtarit. Aty, në njërën ose tjetrën mënyrë, vinë e ravijëzohen tallazet e botës së tij të brendshme, gulshet e shpirtit të tij, moria e emocioneve të tij të fuqishme, të cilat janë pasqyrim i ndjenjave të tij të holla, të përjetuara gjatë përpjetave dhe tatëpjetave të jetës, plot me të papriturat e saj.

Shkrimtarja Mira Meksi, një personalitet i mirënjohur tashmë në botën e letrave shqipe, me këtë përmbledhje me novela dhe me tregime, e ka pasuruar më tej fondin e krijimtarisë së vet artistike.

Lirizmi, si njëri nga tiparet thelbësore të këtij libri, ndjek hullinë e përhershme të rrëfimtarisë së kësaj shkrimtareje, çka, në këndvështrimin tim, përbën boshtin e krijimtarisë së saj artistike. Prandaj skenat e jetës që pasqyrohen në këtë përmbledhje, përcillen përmes filtrit të jetës së autores, përmes përjetimeve të saj të fuqishme.

Autorja pikësynon dhe ia arrin të shprehë në një mënyrë mjeshtërore këndvështrimet dhe përfytyrimet e saj për normat socialetike që shpalosen në skenat e jetës së heronjve të tregimeve dhe të novelave. Ajo e përqendron vëmendjen në mendimet dhe në ndjenjat e tyre, në dialektikën e shpirtit të tyre. Prandaj në strukturën e veprave të natyrës lirike janë të mundshme lidhjet në raportin kohë dhe hapësirë. Kjo është edhe arsyeja që në këto novela dhe tregime janë aq të shpeshta kujtimet, retrospektivat, si edhe shtegtimet drejt një së ardhmeje të përfytyruar. Struktura e tyre, në një masë të konsiderueshme, përcaktohet nga funksionet e këndvështrimit të autores, e cila jo vetëm e organizon fabulën në një të tërë, por edhe kushtëzon ritmin e rrjedhës së ngjarjeve, duke e veshur përmbajtjen me një harmoni estetike.

Përmbajtja e kësaj përmbledhjeje zbulon lirizmin origjinal dhe të papërsëritshëm të autores. Shkrimtarja Mira Meksi, si mjeshtre e fjalës artistike, ka një këndvështrim të vetin për botën që na rrethon, ka mendimin e vet poetik që shpaloset në mënyrat e shtjellimit të temës. Lirizmi i saj e rrëmben lexuesin me natyrshmërinë e jashtëzakonshme të rrëfimtarisë. Kur lexon tregimin e parë, që shërben edhe si titull i kësaj përmbledhjeje, ai e ka të pamundur të mos emocionohet nga skenat që autorja përshkruan me aq ngohtësi shpirtërore për jetën e Violës, heroinës kryesore të tregimit.

Si një tipar mjaft i rëndësishëm i lirizmit të autores, vjen e ravijëzohet pikësynimi i saj për t’i përcjellë lexuesit ndjenjat dhe përjetimet individuale të heronjve të saj si emocione gjithpërfshirëse.

Mes tipareve që përcaktojnë thelbin e përmbajtjes së novelave dhe të tregimeve të kësaj përmbledhjeje, kam bindjen se më e rëndësishme është natyra çiltërore e “unit” lirik të autores.

Përshkrimet e mjedisit, ku zhvillohen ngjarjet dhe del në pah bota e heronjve të kësaj përmbledhjeje, qoftë në trojet amtare ose në botën ispanite apo italiane, janë modele të një lirizmi të mahnitshëm. Skenat e skalitura me aq art befasues, janë të lidhura ngushtë me jetën e heronjve, me përjetimet e tyre plot uljengritje shpirtërore. Ato mbartin në vetvete një ngarkesë të fuqishme, sa psikologjike aq edhe emocionale. Bukuria e atyre skenave, të cilat autorja i ka gdhendur me aq elegancë krijuese, janë dëshmi e erudiconit të saj të admirueshëm.

Mbresa të fuqishme më la tregimi me titull “Prifti i mallkuar dhe gjuha e shenjtë”, të cilin autorja ia ka kushtuar stërgjyshit të saj, priftit Isaia. Ky prift, me një formim të jashtëzakonshëm nacionalist, është modeli i shqiptarit atdhetar, i cili pati rënë pre e urrejtjes së kishës shoviniste greke, me përkrahjen e gjithanshme të agait të Stambollit. Idenë themelore të tregimit, të shtjelluar mjeshtërisht në vetën e parë, autorja, me një leksik të kursyer, e ka dhënë në një fjali me domethënie kuptimplote:

“Të gjithë ata që kanë dashur të zhbëjnë kombin e shqipes, janë vënë të zhbëjnë gjuhën e tij”.

Si edhe në veprat e tjera, edhe në këtë përmbledhje, tema e dashurisë zë kryet e vendit.

Dashuria është një ndjenjë hyjnore, e cila fsheh në vetvete një botë të mistershme. Ajo ka qenë dhe mbetet një enigmë joshëse deri në përjetësi. Por, çuditërisht, dashurive “të mëdha” Hyjnia u ka vënë përballë fatkeqësinë, prej nga burojnë trishtimet, vuajtjet, zhgënjimet, të cilat shpeshherë çojnë drejt ngjarjeve tragjike.

Kur arrita në faqen e fundit të këtij libri, me përshtypje ende të freskëta nga jeta dhe dashuritë e heronjve të tij, vetvetiu m’u kujtua Pol Valeri (Paul Valéry - 1871-1945), poet, eseist dhe filozof francez. Midis aforizmave që u ka lënë trashëgim brezave pasardhës, tepër domethënës është aforizmi në vijim:

“Në natyrë, rrënja e pemës zgjatet poshtë drejt vlagës, kurse maja e saj bën përpjetë drejt diellit. Dhe pema vjen e hedh shtat nga njëra mungesë kënaqësie te tjetra. Të jetosh, do të thotë që orë e çast të përjetosh pamjaftueshmëri në diçka: të ndryshosh për të arritur diçka dhe kësisoj të kalosh në gjendjen e një tjetër pamjaftueshmërie”.

Figuracioni në këtë vepër të shkrimtares Mira Meksi, i ngritur deri në nivelin e fantastikes, lind, si të thuash, në pikëtakimin e dukurive të realitetit dhe të pasqyrimeve të tyre në vetëdijen e autores, ku ato, duke ruajtur lirizmin, ngrohtësinë e shpirtit njerëzor, vijnë e shndërrohen në një realitet të dytë, hipotetik, të afërt dhe të kuptueshëm për një lexues me një diapazon të gjerë të rikuptësimit krijues të tekstit.

Fahri Xharra : Prej Indisë deri në Serbi – falsifikimet serbe



Ikni se Serbët e morën historinë botërore. “ Duke kërkuar për rrënjët serbe Ognjen Raduloviq shkruan se Gadishullin Ballkanik së pari e kishin banuar serbët të cilët pastaj e vërshuan Europën. Serbët sipas tij nuk erdhën këtu , por që nga këtu e filluan jetën, Nëndanubi është djepi i civilizimit europian e pastaj edhe i atij botëror.”
Kështu ,pra fillon historia sipas tyre . Njerëzimi i ka “borxh”të madh civilizimit 8000 vjeçar serb !!!

Nuk është për tu qeshur kjo tentative serbe për gjetjen e rrënjëve të saja të lashta historike në truallin e Ballkanit e më shumë. Atyre iu duhet autoktonia ( edhe pse e falsifikuar ) që të mbrohen karshi botës që ne shqiptarët jemi të ardhur . Të ardhur , bile rishtas.
Serbët derdhin mjete të mëdha financiare për të “ shkruar historinë “ e tyre; numri i studjuesve është përditë e më i madh . Po iu lexoj disa emra : Olga Luković-Pjanović, Jovan Deretić, Ranka Kuić, Miloš Milojević, Sima Lukin-Lazić, Laza Kostić, Pavel Šafarik, Ilija Živančević, Svetislav Bilbija, Milan Budimir, Dragoslav Srejović , Siprijan Rober, Emil Birnuf, Adolf Pikte, Ami Bue, Lorenc Surovjecki, Fransis-Maria Apendini Kazimir Šulc Adam Mickijević dhe të tjerë.

Serbët shkojnë aq larg gjetur veten edh në historinë e Kinës; në” “Istoriji naroda srednje Azije” ( Historia e Azisë së Mesme ) njëfarë Joachim II paska gjetur dhe shënuar fjalët e guvernerit Hju-Ju ( viti 160 prKR) ;” Serbët na sulmuan 30 herë nga pranvera deri në vjeshtë. Kurse një burrë shteti kinez i kohës Çaj Jun shkruante :” Që kur u larguan Hunët (Yunët) na u vërsulën serbët dhe na pushtuan tokat tona . Janë me mijëra ushtarë , të arsimuar, të forte e të përgatitur dhe vështirë e kemi me ta që t`iu kundërvihemi “

Serbët shkruajnë që edhe në Tibet edhe ende ekzistojnë fjalët e tyre të pastra serbe si:” čedo, jarak, sila, čiča, rudnik, gora, luč “ si dhe emrat “Božan, Milovan, Srbica dhe tjerë , Miloš Milojević i paska gjetur mbi 710 emra dhe fjalë serbe që përdorën në Tibet . Jakob Grim paska shkruar: … nuk ka emer më të famshem se sa emir serb “
Serbet e citojnë edhe Herodotin i cili paska shkruar :” Të gjithë Thrakasit, Skithet ,Vendet , Tribalet dhe Iliret janë serb. Bile e bëjnë një korrigjim të gjuhës greke se thrakasit është shkruar gabimisht , se ata ishin raset ( e Rashkes )
Edhe një histori e lezetshme serbe “ Serbët po u përmendkan edhe në librin e shenjt “Ungjillin e vjetër “. {pr mos të harroj të shkruaj se serbët që 2000 vjet pr Kr qenkan nisur për Indi, nga Nishi i sotëm me qëllim Indinë. dhe ky ishte se depërtimi i parë I arianëve atje sipas Perëndisë Aron, gjurmët e kultit e të cilin po u gjendkan edhe sot në Kosmet ( Kosovë )
Serbët sipas Herodotit paskan qenë pas indusëve populli më i madh në botë. Dr.Rački në librin e tij “Historia e sllavëve “ shkruan : Në fillim sllavët janë quajtur Serb , kurse gjermanët i paskan quajtur edhe Vend (? ) . E shihni se si shkruhet historia nga serbët!
Historian gjerman i paskan gjetur varrezat serbe në Spanjë , Portugali dhe në Britani , të vjetër 3000 vjet para KR.
Dhe gjëja më interesante është kjo : “Po Iliji Živančeviću Dušanov Zakonik predstavlja samo kontinuitet tradicionalnog vendskog porekla, a Valter Vist (Walter Wuest) piše da je sanskritski jezik nastao iz vendskog, ali mu ne moze odrediti vreme. On tvrdi da je u Indiju došao sa severozapada, a po svim upoređivanjima jedina je mogućnost da je to bio srpski jezik. “
Pra sipas Zhivanoviqit kanuni i Dushanit paraqet vazhdimësi të origjinës tradicionale VENDE, kurse Walter Wuest paska shkruar se gjuha sanskrite ka lindur nga gjuha vende . Gjuha sanskrite arriti në Indi nga Veriperëndimi i saj dhe sipas të gjitha gjasave duhej të ishte gjuha serbe “

Edhe kjo : “Emil Burnouff nalazi da je to bilo daleko pre, čak u doba “mrače praistorije”. On nije usamljen u tvrdnji da su grči i latinski jezici nastali iz pelazgijskog jezika. A za narod Pelazga kaže da su živeli u Sredozemlju i po Alpima. Pelazge su mnogi proslovekovni autori identifikovali sa starovekovnim Srbima.”
Studjusi Emil Burnouff paska thënë se gjuha greke dhe latine kanë lindur nga pellazgjishtja , dhe se pellazgët ishin serbët e vjetër të Mesdheut dhe Alpeve .

Cilët ishin Vendet? , një pyetje për ne .


Agjenturat antishqiptare dhe misioni i tyre në Luginë të Preshevës

Image result for nehat hyseni
Nehat Hyseni


Agresiviteti i agjenturave të ndryshme të huaja antishqiptare, nuk ka pushuar së vepruari asnjëherë në Ballkan dhe gjithandej në trojet shqiptare, duke përfshirë edhe fokusin e interesimit të tyre në diasporën shqiptare gjithandej në botë, e sidomos tek shqiptarët në Luginë të Preshevës, të cilët aktualisht janë në kuadër të Republikës së Serbisë.

Ky agresivitet mori hov të madh me shpërbërjen e perandorisë së ish Bashkimit Sovjetik (BRSS-së) nga "Perestrojka" e Mihail Gorbaçovit, që fillimisht kishte për qëllim reformimin e botës socialiste ruso-sovjetike, por përfundoi si një godinë e kalbur dhe u shpartallua tërësisht, ashtu si Perandoria Osmane gati një shekull më parë.

Meqë në fund të shekullit XX, kjo Perandoria pansllaviste e komuniste Sovjetike, e mbështetur në ideologjinë marksiste-leniniste, pra komuniste, me kohë e kishte humbur betejën ekonomike me botën kapitaliste, dmth perëndimore.

Prandaj, u detyrua që sikur Perandoria Osmane në shekullin XIX dhe në fillimshekullin XX, kur u shpartallua, si dhe u detyrua që të tërhiqet nga Ballkani dhe nga trojet shqiptare.

Me tërheqjen e Turqisë nga këto treva, që u realizua me aleancën e shteteve ballkanike: Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë gjatë vjeshtës së vitit 1912, që në histori njihet si Lufta e Parë Ballkanike u realizua pushtimi sllavo-grek i trojeve tona stërgjyshore dhe spastrimi etnik i qindra fshatrave shqiptare.

Kjo luftë, formalisht ose "de jure" hyri, pra, u regjistrua në histori si luftë kundër Perandorisë Osmane, por faktikisht ajo ishte aleancë e shteteve ballkanike kundër shqiptarve.

Kështu, trojet shqiptare u pushtuan dhe popullata shqiptare u masakrua, dhe ata që mbetën gjallë u dëbuan në Turqi dhe në shtetet arabe në Lindjen e Mesme e gjithandej nëpër botë, shtëpitë e tyre u dogjën dhe pasuria e pronat u plaçkitën e u grabitën dhe u konfiskuan nga shteti.

Paralelisht me dëbimin e shqiptarve nga shtëpitë dhe venbanimet e tyre, Mbretëria Serbe Kroate e Sllovene (SKS) e realizoi kolonizimin e viseve shqiptare me serbë e malazezë. Kështu, vetëm në territorin e Serbisë sotme, shqiptarët humbën mbi 11 mijë kilometra katrorë, dmth një territor më të madh se Republika e Kosovës.

Asokohe, krahas presioneve e masakrave, zbatohej me devotshmëri nga regjimi antishqiptar Elaborati i Akademikut fashist serb, Vaso Çubrilloviqit (1938), i cili u përsërit edhe në Jugosllavinë Socialiste të J. B.Titos, me represaljet e Aleksandër Rankoviqit dhe me propagandëm e hoxhallarëve të shitur e të instrumentalizuar mga regjimi antishqiptar.

Por, meqë Shqipëria me gjysmën dhe Jugosllavia, ku jeton gjysma tjetër e shqiptarve, ishin pjesë e Perandorisë Sovjetike, që ishte komuniste dhe tmerrësisht antishqiptare, shqiptarët përjetuan "Ferrin e Dantes" nga ideologjia komuniste dhe lufta e klasave në Shqipëri dhe nga tërbimi racist e gjenocidal i shtetit serbojugosllav.

Pra, regjimi i përdori egërsisht hoxhallarët dhe klerin mysliman, si dhe komunistët e aparatçikët serbojugosllav për realizimin e planeve dhe projekteve e elaborateve famëkeqe antishqiptare.

Egërsimi dhe tërbimi antishqiptar i regjimit serb mori hov edhe më të madh me ardhjen e fashistit Sllobodan Millosheviq në krye të Serbisë në fillim të viteve të 90-ta të shekullit XX.

Ndërkaq, vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, realisht ishin vite të ndryshimeve të mëdha. Kushtimisht, shekullin e XX e karakterizojnë kryesisht tri ngjarje kapitale:

Lufta e parë Botërore (1914-1918), para të cilës u shpartallua Perandoria Osmane në Ballkan (1912), si dhe gjatë të cilës lindi Perandoria Socialste Sovjetike (BRSS) me Revolucionin e Tetorit (1917) dhe pasoi rudhja drastike, ose përgjysmimi i trojeve shqiptare në Ballkan,
Lufta e Dytë Botërore (1939-1945), që solli rënien e nazifashizmit gjerman dhe të fashizmit italian, si dhe rënien e Shqipërisë dhe të Jugosllavisë nën Perandorinë socialiste dhe ideologjinë bolshevike e komuniste, dhe
Vitet e 90-ta të shekullit XX sollën rënien e Perandorisë Sovjetike të BRSS-së, që solli rënien zinxhirore të regjimeve komuniste në Europë dhe në Ballkan, që solli shpërbërje e BRSS-së dhe të Jugosllavisë.

Sa i përket kësaj periudhe të fundit, ajo solli edhe fundin e të së ashtuquajturës "Perdes së hekurt" dhe Luftës së ftohtë midis dy blloqeve politiko-ushtarake, Traktatit të Varshavës në krye me BRSS-në, që u shpërbë dhe aleancës euro-atlantike, NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, Perandoria pansllaviste e BRSS-së, që dominohej nga Republika sovjetike e Rusisë, ashtu si ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë që dominohej nga Serbia gjatë kësaj periudhe u shpërbën si shtete.

Por, rolin e ish BRSS-së në Ballkan dhe në politikën ndërkombëtare e trashëgoi Rusia.

Prandaj, me ardhjen e Vlladimir Putinit në krye të saj, Rusia po përpiqet që ta rikthej ndikimin e vet në Ballkan sidomos nëpërmes Serbisë dhe serbëve në Kroaci, Bosne dhe në Kosovë.

Prandaj, agjenturat ruse dhe serbe janë shumë aktive në rajon.

Hapja e të së ashtuquajturës Agjenci humanitare ruse në Nish në fillim të vitit 2017, solli kundërshtime të fuqishme nga administrata e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, meqë u cilësua si "Qendër Ruse e Spiunazhit", që po manifestohet me kalimin e shpeshtë ilegal të kufirit Kosovë -Serbi, disa prej të cilëve janë zënë nga Policia e Kosovës.

Por, shumica prej tyre janë liruar nga gjykatat e brishta kosovare me gjoba qesharake mandatore dhe janë dëbuar.

Natyrisht, numri i agjentëve dhe spiunëve rus është tejet i madh.

Derisa këtyre agjentëve e spiunëve rusë u nevoitet për ta kaluar kufirin për realizimin e qëllimeve dhe detyrave tejet të rrezikëshme antishqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, ata veprojnë pa kurrëfarë pengesash në Luginë të Preshevës, si në bahçe të babës.

Si veprojnë agjenturat dhe spiunët rusë e serbë në Luginë të Preshevës?

Kjo temë është tepër e gjërë dhe voluminoze dhe këtë artikull timin do e bënte të stërzgjatur dhe druaj se edhe lexuesit e nderuar më të interesuar dhe më të duruar do i ngarkonte tepër dhe, mbase do i "gozhdonte" së lexuari.

Prandaj, tani i elaborova vetëm në "via të trasha", si "hyrje" në këtë problematikë, kurse në të ardhmen do i përpunojmë më detajisht dhe me të dhëna e detaje dhe me faktografi e dëshmi të shumta e konkrete nga jeta dhe veprimtaria politike, kulturore, fetare e kombëtare e shqiptarve të Luginës së Preshevës.

***


Terrorizmi “Ante-Portal”!


Diskursit aktual të politikbërjes së shqiptarve në Luginë të Preshevës, Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, që karakterizohet me luhatje e jostabilitet të theksuar, të stërmbushur me tensione midis partive për pushtet, kohëve të fundit iu është bashkëngjitur edhe radikalizmi e ekstremizmi islamik, me shfaqje brengosëse edhe të terrorizmit.

Pothuajse në sinkroni të plotë, madje simultane, na u paraqitën dukuri të terrorizmit islamik në Pejë, ku falë intervenimit adekuat të policisë dhe prokurorisë komunale dhe në kohën e mënyrën e duhur, u sfidua dhe u pengua në momentet kritike kërcnimi publik, nga një ekstremist islamik, i cili publikoi një CD në rrjetet sociale në internet me këtë përmbajtje të trishtueshme e kërcnuese terroriste:

“Do vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinake frikën me ua futë. Sulme Istish hadie apo kallashnikov nga rruga selefie t’i mos u largo, dridhjani tokën qafirave, vrisni tagutat hapni rrugë të mirave Sheriatit, shijojani frutat bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj, ata nuk ju a duan të mirën. Drogë, bixhoz e zina jau kanë lanë errësirën, s’ju lënë ju dritë me pa. Kapni armët e sulmoni qeveri e ambasada vendin nga të këqijtë, çlironi nga udhëheqësit ma katolik se Papa”!

Pra, ky “agjent islamik i Serbisë”, ekstremisti Rakip Abdyli, para gjykatës ka deklaruar haptas pretendimet dhe thirrjet e tia publike në internet, për aksione terroriste kundër Qeverisë dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj ambasadave e përfaqësive të ndryshme nderkombëtare në Kosovë.

Për fat të mirë, falë syçeltësisë dhe efikasitetit profesional të shërbimeve sekrete, është arritur të pengohet me kohë realizimi i këtij aksioni makabër e terrorist, për qëllime “hyjnore islamike”, në shërbim të qarqeve antishqiptare serbo-ruse, kundër shqiptarve dhe kundër pranisë amerikane në trojet shqiptare në Ballkan.



Akti i dytë makabër, që ndodhi në Preshevë, ishte tentativa për vrasje të zëdhënësit aktual të komunës së Preshevës, nga pronari dhe menaxhuesi i një portali që publikon pandërprerë shpifje dhe dezinformata ekstreme, si dhe thirrje e nxitje të hapur për dhunë dhe aktivitete terroriste në komunën e Preshevës.

Shyqyr Zotit, falë ruajtjes së gjakëfohtësisë dhe gjeturisë së të kërcnuarit dhe intervenimit të policisë, u shpëtua tragjedia dhe vrasja e paralajmëruar!



Thirrjet terroriste për dhunë, me anë të gënjeshtrave dhe mashtrimeve, edhepse sipas ligjit aktual paraqesin vepra të rënda penale e kriminale, për të cilat janë paraparë ndëshkime kapitale, megjithatë deri më tani nuk u ka munguar as “qimja e kresë” dhe kanë vepruar të papenguar, duke i sjellur dëme ekstreme dhe kriminale politikbërjes së shëndetëshme të shqiptarve dhe taksapaguesve të Luginës së Preshevës.

Paralajmërimet se, më në fund, portali presheva.com dhe dentisti Driton Salihu, si pronar, do të paraqiten, para drejtësisë, të akuzuar për veprat kriminale e terroriste të tyre, paraqet akt shpresdhënës, që me padurim mirëpriten si “dritë në fund të tunelit”, nga qytetarët e komunës së Preshevës.

Pra, është koha e fundit që ky portal, për shkak të përmbajtjeve dhe nxitjeve terroriste, të ndëshkohet, e poqese vlerësohet se është e domosdoshme, mbase edhe të ndalohet!

Sepse, sa duket, terrorizmi gjëndet “këmbëkryq”në disa portale dhe kjo e keqe e tmerrëshme duhet ndaluar dhe duhet ndëshkuar sipas ligjit, sa nuk është bërë tepër vonë!



Duhet theksuar se, pikërisht ky person, para disa viteve kishte denoncuar në gjykatë njërin nga reporterët shqiptarë të RTK-së, si “pjesëmarrës në luftën e UÇPMB-së” dhe ishte paraqitur me dëshmi të rrejshme dhe shpifje para gjykatës.

Këto veti antinjerëzore e makabre të tij u vlerësuan pozitivisht, si “vlera morale” nga APN e Shqiprim Arifit, duke i llogaritur dhe duke i keqpërdoriur gënjeshtrat dhe shpifjet, si armë të fuqishme dhe efikase politike për kurdisje të shpifjeve dhe marrje të pushtetit me anë të mashtrimeve të pafund.

Mjerisht, ata vepruan edhe në koordinim me qarqe radikaliste e ekstremiste islamike, duke e futur fenë në politikë, si islam politik, karakteristik për shtetet jodemokratike e diktatoriale afro-aziatike.

Gjithashtu, me veprimet e tyre të paskrupullta, ata e futën edhe politikën në aktivitete e evenimente fetare dhe nëpër disa xhamia, me imamë të njohur për veprimet e tyre radikaliste e antiislamike.

Këta nuk hezituan madje për ta keqpërdorur xhaminë, si “shtëpi të Zotit”, në shërbim të politikës dhe duke mbajtur huttben gjatë namazit të xhumasë, kushtuar Shqiprim Arifit dhe tarafit të tij ekstremist dhe duke e ngritur ate në qiell, si “krijesë hyjnore”.

Kurse, nuk hezituan të përdoren fjalët dhe sharjet më banale dhe primitive ndaj kundërshtarve të tij politikë.

Pra, u keqpërdorën xhamiat, për qëllime politike, e jo për lutje dhe adhurim të Zotit!



Prandaj, duhet të këndellemi sa më parë dhe të mos lejojmë që feja të përzihet në politikë, dmth në punët e komunës dhe të partive politike.

Sepse, realisht, aty nuk e ka vendin dhe e dëmton politikbërjen ademokratike dhe efikase, në të mirë të votuesve dhe taksapaguesve.

Por, gjithashtu edhe përzierja e politikës në fe dhe futja e bandave partiake nëpër xhamia, e devijojnë dhe dëmtojnë rëndë fenë, e në rastin tonë e rrezikojnë islamin tradicional suni-hanefi, që me shekuj e ruajti më së miri qenien tonë fetare e kombëtare dhe na shpëtoi me sukses nga asimilimi dhe shfarosja jonë nga faqja e dheut, në këtë pjesë të Ballkanit dhe civilizimit europian.

Mira Meksi : Teuta e Ilirisë


Image result for mira meksi

Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi.


Studime

Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;

Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Aktiviteti

1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht", anetare e rrjetit europian letrar eurozine

1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT".

Përkthimet

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Veprat origjinale

Romanet: “Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave”,

“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: “Ballo në Versailles”, "Pa zemer ne kraharor", "Vrasje ne Venecia"

Përmbledhje me tregime: “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë: “Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Mirënjohjet

1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris

1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;

2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;

2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;

2011: Çmimi Letrar "Gjergj Fishta" dhene nga Ministria e Kultures se Shqiperise

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës "Gjergj Fishta 2011" t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura".

2015: Çmimi i Perkthimit 2015 Panairi i Librit

2015: Çmimi i Romanit 2015 "Rexhai Surroi"

Vepra origjinale e Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht, gjermanisht etj.








Është vënë në qarkullim për lexuesin e gjuhës frënge nga grupi Hachette, romani historik i Mira Meksit Teuta e Ilirisë, mbretëreshë dhe pirate, priftëreshë dhe dashnore. Ky roman në gjuhën shqipe, i botuar nga Botimet Toena në vitin 2014 dhe i ribotuar në vitin 2015, mban titullin Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë. I rishkruar nga vetë autorja në gjuhën frënge, romani është botuar nga Les Éditions Persée, në kolanën “Arkivat e Kohës”.




Në kopertinën e pasme shkruhet:

“… Por ajo ka ekzistuar vërtet! Autorja i ka kushtuar tetë vjet hulumtimeve që ta ringjallë për ju.



Rreth vitit 230 përpara Jezu Krishtit, Teuta bëhet gruaja e mbretit Agron të Ilirisë. Pas vdekjes së tij, si prijëse e sprovuar lufte, mbretëresha e re do të vazhdojë politikën e tij pushtuese. Në më pak se tre vjet mbretërim, fitoret e saj pasojnë njëra-tjetrën, aq sa nxisin zemërimin e Romës, ndërsa atë e kthejnë në legjendë në tërë Ballkanin.



Mes ushtarëve pëshpëritet se vetëm një vështrim i mbretëreshës të bën të pamposhtshëm. Përpara martesës me Agronin, Teuta, priftëreshë e madhe e Ilirisë, ishte mishërimi gjysmë-hyjnor i perëndisë-gjarpër Ilirios.



Pirate në fëmijëri, pastaj priftëreshë e madhe, pastaj mbretëreshë pushtonjëse, Teuta nuk është më pak grua e dashuruar. Por si mund të pajtohet misioni dhe pasioni, disiplina drastike dhe çastet e ekstazës, mendjekthjelltësia dhe lumturia? Kur ende ishte priftëreshë e madhe, ajo shkon të njohë në Dodonë orakullin e Zeusit, i cili do të vulosë fatin e saj. Do të zbulojë në këtë mënyrë e mrekulluar qytete dhe vende që, më vonë, mbretëreshë, do t’i pushtojë.



Midis historisë autentike dhe epopesë homerike në gjininë femërore, autorja ju fton ta ndiqni dhe ta shoqëroni Teutën, të drithëroheni nga emocionet e saj, të fërgëlloni nga frikërat që ka, të përndizeni nga pasionet e saj, të buzëqeshni me humorin e mbretëreshës, të thithni gulfat e aromës së tregjeve dhe të panaireve, të kridheni në traditën dhe zakonet e Ilirisë dhe të viseve përreth asokohe.



Për Mira Meksin shkruhet: Autore poliglote, Mira Meksi ka sjellë në shqip vepra të shkrimtarëve francezë dhe spanjollë nga më prestigjiozët. Ajo vetë, shkrimtare e suksesshme, e njohur në gjithë Ballkanin, ka marrë për këtë vepër, çmimin më të lartë letrar në Kosovë, një nga vendet e Ilirisë së dikurshme.“


Përgatiti:Flori Bruqi

Silvana Berki: Dy poezi


Image result for silvana berki

ATDHEU IM

Jepmë pak ajër nga shpirti Yt,
Atdheu im i dashur, i lodhur,
Ti japim ngapak zemër njëri-tjetrit,
Në gjirin tënd të ndihem e shpëlodhur.

Jepmë pak ajër që të ndihem gjallë,
Të ndihem qënie me të vërtet,
Merrmë në prehër se kam shumë mall,
Puthmi dhe sytë se më japin jetë.

Jepmë pak dritë nga zëri Yt,
Një rreze dielli lëshoma dhe mua,
Se më jep shumë shpresë për të ardhmen ditë,
Më jep shumë forcë, për ëndërrat e Tua !

Jepmë pak frymë Atdheu Im,
Nga fryma që vetëm Atdheu ta jep,
Ti përcjell me nder të djeshmen kërrusur,
E ta pres e lumtur dhe foshnjën në djep.




KAM NJË ËNDËRR

Unë kam një ëndërr të bukur,
Një ëndërr me një shoqëri shqiptare që dallohet në mes të tjerave,
Me njerëz kollosa që e bëjnë të pamundurën të mundur,
Me fëmijë e të rinj që të mahnisin me intelektin e tyre,
Me një edukatë për tu edmiruar karshi të moshuarve.
Unë kam një ëndërr të bukur,
Ta shoh Shqipërinë time me një mbret në fron,
Si një shtëpi e fisme me të zotin e saj në krye,
Mbase do kem kundra këtij koncepti, po kush po pyet ?
Unë jetoj vetëm për ëndërrën time !
Si e drejta ime, per jeten që dua!

Ideja e Daçiqit për “shkëmbim territoresh” dhe shqiptar ët e Luginës së Preshevës

Image result for nehat hyseni
Shkruan: Nehat Hyseni


Ky vit është deklaruar si afat i fundit për zgjidhjen e problemeve mis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për “normalizimin” e raporteve midis tyre.
Ideja për “shkëmbim territoresh” midis Serbisë dhe Kosovës si zgjidhje e mundëshme e këtyre problemeve është përmendur, sa e di unë, nga kosovarët vetëm nga Rexhep Qosja dhe eventualisht aty-këtu nga ndonjë mbështetës i tij.
Kurse, nga pala serbe kjo çështje është inicuar zyrtarisht nga Ivica Daçiq në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel , i cili asokohe ishte kryeministër i Serbisë dhe shef i delegacionit negocius të Serbisë.
Kjo ide konsiston në shkëmbimin e territorit të veriut të Kosovës, dmth Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së veriut, që përbën reth 1/5 e territorit të Republikës së Kosovës, me territorin e Komunës së Preshevës (264 km2), një pjesë të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës, dmth fshatrat e banuar me shqiptarë.
Sigurisht se për shqiptarët e Luginës së Preshevës, dmth të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që përbëjnë reth 1250 km2, duke përfshirë edhe fshatrat serbe.
problemi më i madh dhe pengesë të pakapërcyeshme paraqet fakti se të gjithë serbët e Kosovës nuk janë të përqëndruar në një territor kompakt që ka kontinuitet etnik me Serbinë, ashtu siç kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës kontinuitet etnik dhe territorial me Republikën e Kosovës.
Kuptohet se këtu bëjnë përjashtim vetëm serbët e veriut të Kosovës, dmth katër komunat m’atanë Ibrit dhe Mitrovica veriore, të cilët përbëjnë vetëm reth 40% të serbëve të Kosovës, që kanë kontinuitet etnik dhe territorial me Serbinë.
Kurse, reth 60% e serbëve janë të shpërndarë në gjashtë komuna të tjera serbe gjithandej nëpër territorin e Republikës së Kosovës, si enklava të shpërndara dhe të shkëputura mes veti, pa kontinuitet etnik-territorial me Serbinë, dmth sikur “lëkura e leopardit”.
Prandaj, ky fakt e bënë shkëmbimin eventual të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë më të ndërlikuar dhe të pamundur.
Rrjedhimisht, edhe oferta e palës serbe me Daçiqin jo vetëm që nuk është e sinqertë, por edhe është e dëmshme për Republikën e Kosovës, si dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Pse është i dëmshëm shkëmbimi i territoreve për Republikën e Kosovës?
Sepse, Serbia me djallëzi dashakeqe synon ndarjen e veriut të Kosovës, matanë lumit të Ibrit dhe bashkëngjitjen e pakusht të saj me Serbinë, duke përfshirë edhe liqenin e Gazivodës, si resursin më të madh ujor të Republikës së Kosovës.
Kurse për pjesën e enklavave serbe, të shpërndara gjithandej nëpër Kosovë, Serbia pretendon që të bëjë marrëveshje për shkëmbim eventual territoresh.
Pse është i dëmshëm shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë për Luginën e Preshevës?
Sepse, ky projekt i Serbisë parasheh ndarjen e territorit të Komunës së Preshevës gati përgjysmë, me vijën e Hekurudhës, dmth Korridorit 10 (Dhjetë), që përfshinë edhe Autostradën E-17, si aset me rëndësi Kapitale gjeostrategjike e gjeopolitike për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimor, duke i lënë një mori fshatrash shqiptare dhe ato serbe, si dhe pjesën lindore dhe malin Rujan, jashtë, dmth në Serbi.
Në komunën e Bujanocit mbi gjysma e territorit do të mbetej jasht, ndërsa, nga komuna e Medvegjës do të përfshihej vetëm reth 1/4, apo në rastin më optimist, vetëm 1/3 e territorit të kësaj komune.
Pra, me shkëmbimin eventual të territoreve, nga 1250 km2 të Luginës së Preshevës, Republikës së Kosovës do i bashkëngjiteshin vetëm reth 500-600 km2.
Kurse, reth 4-5 fishë më tepër territor të Kosovës do i bashkëngjitej Serbisë!
Duhet theksuar se në Luginë të Preshevës, ideja serbe e ish kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiqit, i cili është edhe kryetar i SPS-it, dmth partisë politike të themeluar nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, që e shtroi me insistim në tryezën e bisedeve të Brukselit në vitin 2013, por kjo ide u refuzua kategorikisht nga pala kosovare dhe nga ndërmjetësuesja e BE-së, Komisionerja e lartë, baronesha Catherine Ashton, por gjeti mbështetje për gjatë kohë edhe tek disa parti politike shqiptare të Luginës së Preshevës, në krye me PDSH-në e Ragmi Mustafës.
Këta pretendonin që këtë ide serbe ta lidhnin me vullnetin politik të shqiptarve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992.
Ky ishte një keqpërdorim flagrant dhe i papërgjegjshëm i Referendumit, që realisht çonte ujë në mullirin e politikbërjes antishqiptare të Serbisë, për qëllimet e tyre antishqiptare e antikosovare, kundër sovranitetit territorial dhe Pavarësisë së Kosovës dhe realisht synonte ndarjen e saj, duke pretenduar që t’ia shkëpusë një pjesë të madhe të territorit të Luginës së Preshevës dhe bashkëngjitjen e pjesës perëndimore, dmth të terrenit më pasiv të Luginës së Preshevës, pa përfshierjen e Korridorit 10 në kuadër të saj.
Gjithësesi, shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë bashkimin me Kosovën, por jo me çdo kusht dhe kurrësesi jo në dëm të interesave të Kosovës dhe në kundërshtim me interesat tona kombëtare.
Por, shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë që kjo dëshirë dhe vullnet i tyre legjitim, i shprehur edhe në Referendum, të realizohet në koordinim dhe në harmoni me Kosovën, Shqipërinë dhe me faktorin ndërkombëtar, sipas parimit të reciprocitetit dhe duke i respektuar interesat e secilës palë, dmth pa i dëmtuar interesat vitale të secilës palë negociuese.
Pengesë të madhe në këtë drejtim paraqet imponimi i Planit Aksional Lokal (2017-2021) nga Serbia, për kolonizimin e Komunës së Preshevës me refugjatë serbë nga luftërat në Kroaci, Bosne dhe me serbë të ikur nga Republika e Kosovës, për shkak të krimeve ndaj shqiptarve, si dhe me refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani, etj., të hartuar nga Qeveria e Serbisë.
Ky Plan makabër e antishqiptar, mjerisht, ka hasur në mbështetje edhe nga APN, si parti politike shqiptare që në Komunën e Preshevës është në koalicion qeverisës me SNS-in e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe në mbështetje të plotë politike, financiare dhe institucionale nga Qevera e Serbisë.

Cikë poetik nga Perikli Shuli

Image result for perikli shuli
Fjala...

Ku ti pastroj fjalët e mia ?
Lavanteria e ndershmërisë do të jetë prish,
Nën gërmadha tingujsh as gjë nuk dëgjoj
Veç inate të forta si dru i fildishtë.

Enigmat e fjalës lakohen
në dritën e venitur të një qiriri
mes buzve ngatërrohen dhe ngjyrat
si syrit nga një qerpik shikimi.

Për ty ngela pa fjalë
Se të gjitha fjalët e mira i shkriva,
Mbrëmë kur fola me një vajzë
E gjithçka i dhash nga dëshira.

Por fjala kurr nuk tretet
Udhëton me Gagarinin në hapsirë
Dhe kur gjë të mos na mbetet
Mjafton e thënë një fjalë e mirë.

Ciklone, rrebeshe,ylbere dalin nga ti
Nga ti lindin, jetë, puthje, dashuri,
Nga ti moj e mjer nga ti,
Nga ti linde edhe ti.




NDERR E TURBULLT


Endrra te thyera humbur pa gjurme.
Ngjyre argjendi nga re te dyshimta
Mjergull problemet ,koha rremuj
Rringjallur jane shpirtat e vjetra.

Une nuk kuptoj gjuhen tuaj
Duke qene fuqia, pertej fuqive …
Jam popull ,zoteria tuaj ,
Te gjitha konkluzionet e arsyes.

Te larte sa nje mal kemi vizionin ...
Univers, pa funde infinit……….
mesoi vone, kur nje nate rendon
Mbreteresha nga gjumi u ngrite.

Ngadale leviz,syte notojn rreth,
Peme , ku zogjte kane ndertuar,
perjetim i perkohshem i ndjenjes qe vjen
Koha eshte jet ( jeta per te jetuar).



Univers i qëndrimit logjik

Ngrohtësi shpirtërore,
shkrin akujt,
Brymëzuar,
degë trimërore magji,
E para rreze dielli
e ardhur
Përthyhet rrëzë malit
”Aferditë” - Perendi!
“Pitagorë” e vështira
teoremë,
Boshti numerik
pa limit,
Mendësi,
dëshirë,
shpresë ,
Univers
i qëndrimit logjik.

Udhëkryqe,
gërshetë idesh,
Qartësinë
shikimi ma vret,
Eleganca e trupave
të ngrirë,
Trumcakë
qenkan në të vërtet’.



Kodet e pashkruara



Vërtitem i vetëm hapësirave të kaltërisë,
Ngjasoj me zog të trembur, të hutuar...
Prita në mungesë arsyeja të rinis,
Zë fortësisht, jo e belbëzuar!

Në ke pak mëshire, falje kërkoj, o Zot!
Rëndomtë dalloj ngjarje “jete” në rrugë,
Mendja vërtitet e prej andej s’del dot,
dhe "kala" do kisha bërë, (nëse do të mblidhja gurë!)...

Nëse grushtin e fortë të kisha vërtet,
të përmbysja këtë botë egërmizore,
e guximshëm të ngrihesha lartësisht mbi retë,
Drejtësia popullore të himnizonte...
Kthehu, o njeri, në rrugën e dashurisë,
për Njerëzimin Mirësia është ligj i pashkruar,
Shtrëmbërimi, dihet është çnjerëzim:
Padrejtësi e “leverdisur” në kode të pashkruar...

Dëshiroj të marr rrugën pa kthim,
E të jem skllav i këtij lëngimi,
Të vendos shtyllat e arta të Drejtësisë,
E drejtësi të quhet, natyrisht, vetë Njerëzimi.



PEISAZH

Koha u prish,
Mali u rerua ,
Temperaturat u ulën,
Ndoshta do të bjerë shi,
Kjo kohë , o zot , s’paska faj…
Do të fryjë erë,
Sinoptika -acar
Por prapë kam mosbesim:
S’është kjo stinë ”koha” e saj!
Ky rrapi i madh,
më zë dritaren
po m’i tund degët,
per të më thenë:
Para meje dhe era,
dhe shiu
dhe gjithçka ndalet…
do të të mbroj ty ,
o mik i mirë!

Hedh vështrimin lart,
ja filloi të bier shi...
Ah, ç’shi i butë, të lag menjëherë
dhe lagien s’ta thotë në sy...
pres i menduar ky shi të pushojë,
shiu nuk pyet stinë..
Rrapi i kënaqur
më ofron kurorën
dhe më shkel synë...
dhe e pranoj ofrimin e tij,
por ky shi qenka majë hollë
përsëri pikët dhe nën kurorë...


Në një ëndërr të bardhë .....

Nga dritarja
nata ujëvar qetësinë,

dhe shiu ndaluar
s’ rrugëton litarshëm më.
Qiellit të errët
dy sy shkrepëtuar
”Frenojnë“ te unë,
shndërrohen në një ….
Ç‘mbretërim qetësie?!
Ngadalësisht mbyllen dy sy vegjël.
një buzëqeshezë e embëltuar si sihariq vjen
Vjedhazi këkron në konturin e saj
të më mjaltojë
në trajtë të dyanshme…
Nata humbet
në buzëtakime
Përqafime plot afsh e zjarr...
orët e pafajshme…
Dua të përmbahem ngadalë,
të lundroj në Detin e paanë
Dallga ngrihet fluturimthi në qiell
pikë referimi:
Dy sy shkëlqejnë si yje atje lart...
E kini parë buzëqesjen e plotë të flasë?
Në dritaren time troket i hutuar Dielli
Po heshtja është kryefjalë...
Askush s’më beson:
Jam në një ëndërr të bardhë .....
Sa lart jam ngjitur , s a lart!


Perikli Shuli u shfaq në teatrin poetik me këtë burbuqësi , me këtë prani dhe me sentencën domethënese, metaforike “Vrite Lotin”, për të mbetur në kujtesën e shkruar dhe të transmetuar të “PEGASIT”.
Treshkëputjet e tij, të ardhura nga krijimi i lidhësisë lirike, aktrojnë në tokë, qiell dhe përtej qiell, në hapësirë fatlume, ku bredhon ëndrra lirike me fytyrë të çuditshme: sy-yje, buzëputhërime, përfytyrime tejkulmore dhe fantazi të bardha, si vetë shpirti poetik dhe bota, që i mbart ...
Përveç kësaj Perikliu bën zbërthim psikoanalitik të vetvetes, duke e paraqitur dyportretizmin e tij e duke i mëshuar portretizimit brendor, ëndor,ëndërror, mendimor, që, në këtë këndvështrim, mund ta quaja një ofrim i një partneriteti, i cili i mungon më së shumti kohës sonë, që ka nevojë, në këtë teatrim, ku “dhelpra krifëverdhë “ luan me lajmëditësin “lafshflori” ..., ku ”këmbëshpejti” mundohet të shmanget nga procesi dhimbës i “saçmës”..., ku ‘njeriu” humbet reflekset, virtytëzimet dhe “profesionon” veset ... Krijimi “Jam jetëgjatë i tillë...” është një skanim poetik, apo një “radioskopi” njerëzore e nevojshme. Një shëmbëlltyrë e krahasimit dhe ballafaqimit njerëzor spikatës...
“Univers i qëndrimit logjik” sentencon pasurinë eruditive të poetit dhe flet qartë për objeksionin e tij, për finesën dhe trajtesën e aspektit psikoanalitik... dhe dhe shijen e hollë të vrojtimit...
Shpesh ne ndeshim në cektina dhe paraqitje krijimesh, që nuk të ngjallin interes të stacionohesh... Por krijimi talentor kërkon edhe një teknikë ndërhyrjeje, e cila frymon dhe shumë krijuesve, që e heqin veten të afirmuar, kjo u mungon, fatkeqësisht, dhe pastaj këngëron proliksiteti, rakitizmi kreativ, mungesa e spontaneitetit në krijim, humbja e melodiocizitetit poetik, e “çekiçit” pneumatik e tjerë...
Libri poetik në tri gjuhë(shqip, anglisht, italisht) i poetit Perikli Shuli, është një demonstrim i talentit dhe i krijuesit me mentalitet modern...(Kristaq F.Shabani)


Pqrgatiti :Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...