Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, u ka bërë thirrje autoriteteve të drejtësisë në Kosovës që t’i shtojnë përpjekjet për t’i zbardhur rastet e gazetarëve të cilët janë rrëmbyer, vrarë apo zhdukur gjatë apo pas periudhës së luftës në Kosovë.
Në Kryeprokurorinë e Shtetit, thonë se nga marsi i vitit 2017, Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka caktuar një prokuror-koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave tjera penale që kryhen ndaj gazetarëve.
Këshilltarja e Kryeprokurorit të Shtetit, Merita Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe lidhur me raste e vrasjeve apo zhdukjes së gazetarëve të kohës së luftës, prokuroritë po punojnë në zbardhjen e tyre.
“Për të gjitha rastet, përfshirë ato edhe gjatë luftës edhe pas luftës, Prokuroria është duke punuar dhe hetuar intensivisht që këto raste te zbardhen sa me shpejt”, tha Gashi.
Sipas informatave të misionit të OSBE-së, janë 15 gazetarë shqiptarë dhe serbë të cilët janë vrarë, kindapuar apo zhdukur, tha për Radion Evropa e Lirë, Senad Shaboviq, zëdhënës i OSBE-së në Prishtinë.
“Ajo që ne po bëjmë është që të kthejmë pak vëmendjen e opinionit në këtë temë në mënyrë që të kuptohet sa më shumë rreth fatit të tyre, në mënyrë që të rinisin disa hetime dhe që opinioni në përgjithësi të njoftohet me këto raste. Po punojmë në këtë çështje për një kohë, kurse më intensivisht kemi punuar gjatë vitit 2017 dhe planifikojmë që të vazhdojmë edhe këtë vit”, tha Shaboviq.
Ndër gazetarët që konsiderohen si të vrarë, kindapuar apo të zhdukur janë: Afrim Maliqi (gazeta Bujku), Enver Maloku (Qendra Informative e Kosovës QIK, i vrarë më 1999), Shefki Popova (gazeta Rilindja, i vrarë në shtator të vitit 2000), Xhemajl Mustafa (i vrarë në vitin 2000), Bekim Kastrati (gazeta Bota Sot, i vrarë në tetor, 2001), Bardhyl Ajeti (gazeta Bota Sot), Krist Gegaj (Radio Televizioni i Prishtinës – RTP), Shaban Hoti (televizioni rus) Marjan Melonashi (Radio Prishtina, i zhdukur), Gjuro Sllavuj (Radio Prishtina, i zhdukur më 1998), Ranko Pereniq (Radio Prishtina, i zhdukur më 1998), Lubomir Knezeviq (gazetar nga Jedistvo, i zhdukur në maj të vitit 1999), Millo Buleviq (gazetar i pavarur, i zhdukur) Aleksandar Simoviq, (Radio Kosova, i zhdukur në gusht të vitit 1999 – gjurmët e tij janë gjetur një vit më vonë), Momir Stokusha (fotoreporter, i vrarë në shtator, 1999 në Prishtinë).
Shaboviq, thotë se shumë prej lëndëve të këtyre rasteve, nëse hetimi ka filluar, në fillim ishin në kompetencë të misioni të Kombeve të Bashkuara apo UNMIK-ut, e më pastaj në duart e misionit të Bashkimit Evropian – EULEX, kurse sot janë në duart e gjyqësorit të Kosovës. Sipas tij, vullneti dhe dëshira te Prokuroria e Kosovës ekziston që të shtohen përpjekjet në lidhje me hetimet e kahmotshme.
“Qëllimi duhet të jetë qasja në vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”, tha ai për Blicin serb.
Ai tha se tani 173 vende e kanë nënshkruar kontratën e lobimit me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në kohët moderne vendi funksionon në këtë mënyrë.
“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiçit se ishte një gabim nuk kemi dikë për të lobuar për ne”, ka deklaruar ai.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur ta pranojë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme. Këtë e lë të kuptohet në një intervistë për të përditshmen serbe Novosti, ku shprehet pesimist se nga dialogu me Prishtinën mund të dilet në një zgjidhje tjetër veç pavarësisë, të cilën sipas tij e ka përcaktuar Perëndimi.
“Është e vështirë të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimore kanë vendosur si bazë faktin që çështja territoriale e Kosovës është zgjidhur, duke i dhënë pavarësinë. Dhe prej kësaj ata nuk heqin dorë.”
Vuçiç pranon se zgjidhja përfundimtare do të jetë e dhimbshme për serbët dhe se për këtë duhet një konsensus i gjerë shoqëror në Serbi.
“Duhet të përpiqemi të shohim se çfarë mund të përfitojmë, jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për ata në Serbi. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme duhet të ketë konsensus të gjerë në shoqërinë tonë.”
Megjithatë presidenti serb vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është mbi të gjitha në interes të Serbisë dhe nuk pranon që me të bëhet Pazar në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan një rezolutë për heqjen e tarifave të “Roaming-ut” në telekomunikim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Rezoluta është propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Social-demokrate.
Dardan Molliqaj, nga kjo parti, tha se heqja e “Roaming” me Shqipërinë do të rrisë komunikimin mes vendeve dhe do të ulë koston e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës
Mësuesja Liljana Luani është një grua nga Dukagjini që “mjekon” plagët e gjakmarrjes në krahinën e saj dhe përtej. Dy nxënëse të saj e ftuan në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për ta falenderuar për frymëzimin që u jep me anë të misionit që ka ndërmarrë vullentarisht prej shumë vitesh.
Siç treguan Sindi dhe Rovena, ajo nuk është një mësuese si gjithë të tjerat, jo thjesht nga profesionalizmi, por mbi të gjitha nga shpirti human që e karakterizon. Një projekt i Kryqit të Kuq Shqiptar, për fëmijët që nuk shkollohen, bëri që Liljana të përballej me situatën e vështirë të një fëmije që ishte ngujuar për shkak të gjakmarrjes.
“Ky ishte momenti i cili e preku mësuesen thellë dhe e bëri atë të reflektojë për më shumë. Këtu ka lindur dëshira e saj e mashe për të nisur më pas një rrugëtim të gjatë dhe shumë të vështirë për të shkuar pranë çdo fëmije për t’i mësuar artin e bukur të të shkruarit dhe lexuarit”, rrëfeu njëra prej nxënësve.
Prej më shumë se një dekade, ajo shkon në malësitë më të thella të Shkodrës për t’i dhënë mësim fëmijëve të ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ndaj dhe dy nxënëset përfaqësuan zërin e qindra fëmijëve që janë të privuar nga liria, por që mirënjohjen e kanë të pafundme për mësuese Liljanën.
Liljana Luana e pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe erdhi në studion e emisionit “E Diela Shqiptare” për t’u përballur me nxënëset e saj, çka e emocinoi shumë.
Rovena – Kemi ardhur këtu për të treguar ty dhe për të bërë publike të gjithë mirënjohjen dhe falenderimet tona më të thella për ty, për të gjithë shembullin që ti transmeton për ne. Je një inspirim i përditshëm i joni! Faleminderit për të gjitha sakrificat që ke kaluar gjithmonë , me një vendosmëri, guxim dhe kurajo tepër të madhe. Faleminderit për mesazhin e madh që po na jep për ta përqafuar jetën, siç të na vijë, për ta dashur fort dhe për të mos e lëshuar! Sepse secili prej nesh mund ta bëjë jetën e tij shumë të bukur, mjafton vetëm ëndrra dhe dëshira jonë e brendshme!
Sindi – Dua të të falenderoj për çdo këshillë që na jep! Edhe pse klasa jonë nuk është më nën kujdestarinë tënde, ti gjithmonë je afër nesh dhe kujdesesh për ne, që të jemi një shembull i mirë dhe klasa jonë të jetë një ndër klasat më të mira të shkollës!
Mësuese Liljana i falenderoi nxënëset për fjalët e tyre dhe rrëfeu zanafillën e misionit të saj për të ndihmuar fëmijët që nuk mund të shkollohen për shkak të fenomenit “gjakmarrje”.
“Në vitin 2005 Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me atë spanjoll bënë një projekt për të identifikuar fëmijët që nuk vijnë në shkollë nga fenomeni i gjakmarrjes. Në periferi të qytetit, para se të shkojmë në fshatin Bardhaj, gjeta një fëmijë që po luante në oborr. E pyeta “pse nuk vjen në shkollë?”. Atij i shkoi një lot dhe më tha “jam në gjak”. Seriozisht u trondita shumë. M’u duk vetja tejet e vogël, mu duk shoqëria tejet e vogël, para atij loti që la një kanal në faqet e palara të atij fëmije. Ai qau dhe qava edhe unë me të. I fërkova kokën dhe në ato momente u betova në heshtje që me tërë fuqinë e shpirtit do të të ndihmoj ty dhe fëmijët e tjerë me problematikë gjakmarrje. Aty ka filluar dhe vazhdon dhe sot”, tregoi ajo.
Atë çka duhet të bënte shteti, me anë të forcës së ligjit apo burrat e zonës, shpesh herë ka arritur ta bëjë mësuese Lili. Janë të shumta rastet kur ajo ka mundur të bëjë marrëveshje me gjakësit për të lejuar fëmijët që të frekuentojnë shkollën, apo edhe të bëhen pjesë e festave të 1 Qershorit apo aktivitete të tjera. Si zakonisht, Liljana jep mësim në qytetin e Shkodrës, por misioni i jetës së saj shkon shumë më tej.
“Unë vetë jam bijë nga Dukagjini dhe kam dashur t’i shërbej komunitetit nga vij. Kjo mëë shtë dukur pika më delikate që kanë malë sorët. Udhëtimië shtë i vështirë, me furgona dhe me këmbë. Kam ecur me orë të tëra. Nxënësit e mi më kanë pritur me padurim. Sado që lodhem ata më japin forcë. Punoj me gjithë shpirt me ta”, tregoi mësuese Liljana për përvojën në zonat e thella malore.
Ajo tashmë nuk është thjesht një mësuese që ndihmon nxënësit të shkruajnë e të lexojnë, por edhe një nënë e bamirëse për ata fëmijë, familjet e të cilëve duke qenë të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, kanë dhe probleme të theksuara ekonomike. Liljana veçoi rastin e një fëmije që e merr në telefon sa herë që ka një nevojë, përtej mësimdhënies.
“Atë djalë unë e kam jetim. Sa herë ka probleme më merr në telefon. Më mori në telefon dhe më tha “dua bukë”. Mora furgonin, bleva ushqime aq sa kam mundësi me rrogë mësueseje. U nisa bashkë më burrin tim. Ishte kohë e keqe dhe duhej të kaloja me varkë. Liqeni i Vaut të Dejës atë ditë ishte jo gri, por i zi. Duhej të kaloja aty për të shkuar tek ai djalë që t’i çoja bukë. Përpiqem me sa mundem. Nukë shtë se i bëj të gjitha vetëm me rrogën time, por që kam arritur deri diku tu qëndroj afër atyre fëmijëve”, vijoi të tregonte ajo.
Mësuesja rrëfeu se lufton fort që këta njerëz të kenë vëmendjen e duhur nga shteti shqitpar dhe gjithë shoqëria. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga kompani të mëdha private, që kanë promovuar punën vullnetare të mësueses, si dhe kanë dhënë edhe mbështetje financiare.
“Fushata e Vodafone “me zemër” më ndoqi deri në zonat e Dukagjinit. Shkoj dhe me varkë tek nxënësit e mi. Si rezultat i asaj reklame, iu bë rikonstruksioni shkollës, një shkollë model. Ajo ka qenë edhe shkolla ku kam mësuar vetë. Unë ndihem mirë sepse shpesh thonë që “është shkolla qëë shtë rregulluar për Liljanën”, tha ajo.
Mësuese Liljana është përfshirë aq shumë në misionin e saj sa ka filluar dhe një studim për nivelin arsimor, psiko-social dhe gjendjen ekonomike të fëmijëve, familje e të cilëve janë të prekur nga gjakmarrja. Që nga fshati Curraj i Epër në Tropojë e deri në qarkun e Durrësit ajo po përpiqet të nxjerrë një statistikë të saktë për këtë problematikë. Megjithë se nuk janë aq shumë sa mendohet, mësuese Liljana tha se kyë shtë një fenomen dhe plagë e shoqërisë shqiptare.
Për punën e saj kanë respekt të gjithë, përfshirë këtu dhe “gjakësit”, të cilët jo pak herë i kanë dhënë besën që të kryejë e qetë misionin e saj human tek familjet e ngujuara. Mirënjohjen njerëzit ia shprehin, duke i hapur derën në çdo shtëpi ku ka shkelur dhe kjo për mësuesen nuk është pak.
Përveç dy nxënëseve të pranishme në emision, stafi i “Ka një mesazh për ty”, i ka sjellë një video-mesazh surprizë Liljanës nga një djalë i ngujuar prej 17 vitesh, fjalët e të cilit e kanë bërë të përlotet atë dhe të pranishmit në studio.
Prej pesë vitesh ajo i jep mësim vullentarisht në shtëpi dhe tashmë djali pret të bëjë provimet e klasës së 9-të. Mes falenderimeve të mëdha nxënësi shprehte dëshirën që edhe gjimnazin ta vazhdonte po me të njëjtën mësuese sepse siç thoshte adoleshenti “e vetmja mënyrë për të mësuar se çfarë ndodh jashtë mureve të shtëpisë je vetëm ti”.
Në letrën e nxënësit të ngujuar shkruhej:
E dashur mësuese Lili
Do të doja shumë që këto fjalë të ti thoja personalisht përpara gjithë publikut shqiptar. Ti e di që unë jam tip shumë i mbyllur dhe i vetmi person me të cilin hapem dhe flas, je vetëm ti.
Dua të të falenderoj që ti po bën një sakrificë dhe një punë të pa lodhur për të më mësuar mua dhe vëllain tim. Ne nuk kemi as televizor e as radio dhe e vetmja mënyrë për të mësuar se çfarë ndodh jashtë mureve të shtëpisë je vetëm ti. Sa herë të shoh ty tek dera e shtëpisë mbushem me gëzim. Ti na fal dashuri njëlloj si nëna jonë. Unë këtë vit mbaroj 9-vjeçaren dhe do doja shumë që edhe gjimnazin ta bëja me ty. Të mësoj fort e të të bëj ty krenare. Të dua shumë dhe gjithmonë do e tregoj me krenari që ajo që më bëri të dua librin ke qënë ti se unë kam dashur të bëhem futbollist. Mezi pres ditën që do vish sërish tek shtëpia jonë. Të përqafoj…
Mirënjohja për punën e pa lodhur i ka ardhur dhe nga moderatori i emisionit Ardit Gjebrea dhe nga publiku në studio që e kanë duartrokitur pafund. Me të drejtë edhe nxënëset e saj janë shprehur që “po të kishim disa mësuese si Lili, me siguri që Shqipëria do vuante më pak nga plagët e fenomenit të gjakmarrjes”.
Ajo nuk është thjesht një model frymëzimi për të dashur jetën, por një model i investimit për një shoqëri paqësore e të emancipuar.
Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ka publikuar raportin për gjendjen e burgjeve shqiptare. Në shumicën e objekteve të paraburgimit në Drejtorinë Rajonale Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë kushtet ishin në tërësi të pranueshme. Situatë kritike është konstatuar nga vëzhguesit evropianë në Komisariatet e Policisë Nr.1 dhe 3 në Tiranë dhe në Sarandë.
Strasburgu ka shprehur shqetësimin që pavarësisht rekomandimeve të mëparshme, pacientët psikiatrikë vazhdojnë të mbahen në kushte çnjerëzore në burgun e Krujës dhe Spitalin e Burgjeve në Tiranë
Këto spitale burg janë të mbipopulluar, me pacientë të detyruar që të flenë në dyshekë përtokë në dysheme, ka mungesa totale të ngrohjes dhe qasje të kufizuar në ujë të nxehtë. Përveç kësaj, niveli i kujdesit psikiatrik me specialistë të fushës ka rezultuar i pamjaftueshëm.
Në reagimin e tyre ndaj raportit të Këshillit të Evropës, autoritetet shqiptare kanë deklaruar se janë pritje të ndërtimit të një institucioni të ri mjeko-ligjor psikiatrik.
Konsullata e Shqipërisë në Stamboll ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar në gazetën turke “Daily Sabah”, që shkruante se Shqipëria është baza e furnizmit dhe shpërndarjes së drogës në Turqi. Sipas kësaj gazete, Shqipëria është vendi bazë për trafikun e drogës së re të quajtur “skunk”, bimë narkotike me prejardhje nga kanabisi.
Konsullata Shqiptare i ka mohuar këto pretendime dhe në një letër dërguar kësaj gazete thotë se “raportet e trafikut të drogës ishin të pasakta dhe kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet turke”.
Në reagimin e Konsullatës së Shqipërisë si kundërpërgjigje për lajmin e datës 23 Maj të gazetës “Daily Sabah”, thuhet se vetëm 3 shqiptarë janë arrestuar në Turqi gjatë muajve të fundit. Ata janë arrestuar si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes autoriteteve shqiptare dhe atyre turke. Në reagim theksohet gjithashtu se bashkëpunimi i Shqipërisë me Turqinë çoi në sekuestrimin e 1.1 ton drogë.