Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/28

RINGJALLJA E TIRANËVE NGA AT GJERGJ FISHTA: 28 NANDOR 1913

Përgatiti Fritz RADOVANI:

28 QERSHOR 2018... SI ME 28 NANDOR 1913...


RINGJALLJA E TIRANËVE

NGA AT GJERGJ FISHTA: 28 NANDOR 1913

Pervjetori i ngritjes së Flamurit të Pamvarsisë në vend që me kenë ditë gëzimi për Poetin asht ditë vaji e ankimi. Dasitë e anmiqsitë në mes të vetë jetës politike shqiptare e të krahinave të ndryshme, të shitunit e shumë e Shqiptarve propagandës së huej e deri luftat vëllaznore janë historia e atij viti. Një notë karakteristike malinkonije prandej e rrëmben Zanen e Fishtës, e cila ankon, mjerohet, brigon, nxitë e shpreson, për me mujtë me trandë e me prekë zemrën e Shqiptarve, tue i drejtue nga atdhédashunija e vertetë.

Oj Zanë, t’ këndojm...t’ vajtojm, deshta me thanun;
Pse sod ditë kanget s’ asht per mue e ty.
Po ç’ gzim kjo ditë né mundet me na dhanun,
Kur, qé, mbas nji motmoti q’ i u pelqye
Evropës Shqyptarin zot n’ shpi t’ vet me e lanun
E kuj, posë Hyut, m ’ketë jetë mos me i sherbye,
Shqyptari i dám prap me vetvedi gjindet
E shk’ asht ma zi, prej vedit edhe s’ bindet?....
1. E ku kjo punë kisht’ ndodhë posë se n’ Shqypni,
Qi ‘i popull, s’ parit dalun prej robnimit,
Per nji motmot të rrijë ai n’ anarki
E t’ bahet prralla e gazi i rruzullimit,
Ké i zoti s’ asht ai sod m’ u vue m’ hulli,
Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerzimit:
“Un ktu sundoj! M ’ketë shkamb mue m’ vuni Zoti
E kndej nuk luej, pa u shuemun stina e moti”!?
2. Ah! T’ mjerët na, t’ mjerët! E sod, me ‘i pecë të kuqe
E me ‘i orrl duem qi Shqyptarija e mjera
T’dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ bubuqe
Nji drandofille e njomë, kur kthen prendvera...
Jo, jo, Shqyptarë! Por banje flamrin duqe
E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era.
Flamri Kombtar nuk ka shka ban nder né,
Po kjé se dashtuni nuk kem’ p’ r Atdhé

4. E, drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari;
Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet,
As per njatë gjuhë t’ ambel qi i la i Pari,
As pse Shqypnija n’ vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari
Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget:
Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,
Drue Atdheu nder né po shitet p’r zallotë...
5 A thue mos fola keq?...Po lypi t’ falun;
Perse ktu vetë me fye nuk due kurrkendin.
E pse asht mirë fjalen n’ zemer t’ fryt m’e ndalun,
Por njai, qi të liruem me e pasë s’ do vendin,
A prej se s’ mundet vetë m’ shkamb t’ naltë me dalun,
A prej se tjervet s’ don m’ u a lshuemun rendin
A thue ai s’ asht Judë? Po, kambë e krye Iskarjota!,
E pra, ksi nipash ka‘dhe shum Kastriota...
6. E po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue,
Qi, marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet,
M’ visar t’ Atdheut me t’ huejë shkojn tue tregtue
(Kush ndyt mbas Frankut rrejtë, kush mbas Sterlinet
Kush pse Dinari teper i asht lakmue),
E Atdhén prej s’ huejësh me e qitun duen bashtinet,
Thue edhe per ta ndokuj do t’ i hijë çuda,
Kur thom, se nuk janë tjeter, veç se Juda?...
7. Po, Juda janë, e gjinde janë trathtarë,
Porsi njata, qi n’ mend prej s’ huejësh mahitun,
Varzat e djelmt, - e para uzdajë shqyptare –
Me ndjesi t’ hueja n’ shkollë i çojn me i rritun,
Tue lanë mbas doret t’ amblen gjuhë amtare,
Pa t’ cillen kombi s’ mundet n’ dritë me u qitun;
E me çakrrija t’ mbetna shkret mbas tregut,
E lanë me u rrejtë nipnin e Skanderbegut.
8. O Skanderbeg Kastrjota! O rrfé mizore!
Serbjani i mnishem, po ké votra pshtetun,
Nipavet t’ vet u flet m’ lahutë zatore,
Sa forcë e anmikut pit nen shpatë t’ ka mbetun:
Por nipat t’u n’ Shqypni sod nder msojtore,
(Ku gjuha shqype hin si fmij i gjetun...)
As emni, ndoshta, nuk e dijn si t’ quhet;
Pse tjerë fatosa aty me zanë u duhet.
9. Veç po, njat’ emen t’ and t’ bekuem, t’ madhnueshem,
Si t’ huejë, si nipa t’u, dijm me t’ a quejtun,
Kur ndonji lash dobijet fort t’ ngatrrueshem
Me té duem me zhgatrrue, e kur me vuejtun
Duem ndonji kundershtim, qi n’ vend t’ naltueshem
S’ na lên m’u kapë mbas dshirit t’onë të pruejtun:
Nen emen t’and, po, t’ gjith atëherë na strukmi,
Kur atdhetarë n’ sy t’ kombit duem qi t’ dukmi.
10. Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë, nuk due!
Sod un due qi kah fjalët e mija t’ dalin,
Si rrkajë Vullkanit t’ shkojn tue gurgullue:
T’ shkojn tue therun, si thika qi thér djalin
E vetem ambel m’ prehen t’ nanës pushue:
T’ bumbullojn, po, si rrféja, qi trandë malin;
Pse teper keq Shqypnija e ngratë ka ngelun,
Teper pa nderë pse nami i saj asht shkelun.
11. Oh vaj! Oh kob! Oh marré e turp per né!
Sot sheklli mbarë prir synin prej Shqyptarvet,
Me pa si perkujdesmi per Atdhé;
E si u dishmojm’ me punë na kundershtarvet
Se jemi t’ zott me u lidhë me bésë e fé
Edhe vetë me sundue vendin e t’ Parvet:
E na, harû e si polipa deti,
Veç hapim syt me shkye ndoi ‘i send per veti!...
12. Shqyptarë! Shqyptarë! Ndigjoni, pashë Zotin!
Pa ju kurr s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:
A thue, pra, n’ terr po e lini m’e shkue motin,
Tash qi dergoi t’ bardhë fatin Perendija
Flamur me ngrehun n’ vedi? E Gjergj Kastriotin
E t’ Parët, a thue, kshtu do t’ korisë nipnija,
Ké shoq me shoq enè s’ kem’ ra na n’ fije?
Ké vémë fitimin para çdo Shqypnije?
13. Ah! Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret
Shqypnin e mjerë, - ketë Atmè t’uej t’ bekueme
E cilla sod, pervujtë si vashë kunoret,
S’ parit po hin nder fise t’ qytetnueme.
A thue pse teper t’ ngushta i ka terthoret
M’e lanë me dnesë prap nen kambë t’ huej t’ poshtnueme?
Ma e vogel se Rusija pat kenë Sparta,
Por nami i saj asht shkrue me shkrola t’ arta.
14. Ah! Ktu, Shqyptarë, po, ktu, e m’ vorr t’ Kastrjotit
Per rreth Flamurit t’onë t’ gjith t’ bahmi ‘i vlla,
Edhe t’ apim shoshojt besen e Zotit
Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa da.
Tue shkri per té të gjitha ditt e motit:
Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kja,
Se e lamë Shqypnin’ me e shkelë prap themra e huej.
Posë Zotit n’ qiell, s’ do t’ i sherbejm mâ kuej.

Shenim nga F.Radovani: Rikujtojmë nga “Konferenca Islamike” e deri tek droga...

“Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari
Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget:
Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,
Drue Atdheu nder né po shitet p’r zallotë...”

■Po kurr mos harroni fatkeqsinë e madhe: Kur shtetin e drejtojnë qeveritarët e shitun!
Melbourne, 28 Qershor 2018.

2018/06/27

Në vend të përkujtimit: "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame bore e gjetem dimen...".





DERVISH SHAQA (1912-1985)


Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare. Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit ju deshtë të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

Image result for dervish shaqa

Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shprehë në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame bore e gjetem dimen...".

Related image

Devish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të për cjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtareve te atdheut...

Related image

Në Rashbull Devish Shaqa arrin të themeloj e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po më këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`jane keto gjame qe i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishen e shume e shume te tjera...

Related image

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Image result for dervish shaqa
Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Feste te madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës


Image result for dervish shaqa


Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mbanë në mëndë si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

Dervish Shaqa vdiq më 11 prill 1985.


Related image

Dokumentari i Asllan Bajramit u shfaqnë RTK  në orën 21.30 në kuadër të programit festiv të 28 Nëntorit 2014

Premiera e filmit dokumentarkushtuar rapsodit dhe atdhetarit Dervish Shaqa,me regji dhe skenar të gazetarit të njohur Asllan Bajrami, u shfaq sot në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

Image result for dervish shaqa

Filmi pasqyron jetën dhe veprimtarinë e Dervish Shaqës, si dhe sakrificat e shumta të tij, përfshirë edhe braktisjen e familjes për të mërguar në Shqipëri.
Dervish Shaqa ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare dhe këngët e tij në atë kohë konsideroheshin si një thirrje për çlirim të popullit shqiptar dhe si thirrje kundër shtetit jugosllav. Për këtë arsye, siç tregon edhe filmi i shfaqur, ai edhe ndiqej nga UDB-ja.Kjo e shtyri Shaqën që në vitin 1956 të shpërngulet në Shqipëri, dhe këtë e bëri jo nga frika për jetën e vet, porse për të pasur mundësi që t’i ndihmojë popullit të vet në luftën për liri.

Regjisori dhe skenaristi Bajrami tha se me anë të këtij dokumentari ka dashur të tregojë shumë të panjohura për Dervish Shaqën, për të cilat populli shqiptar nuk ka qenë në dijeni.

Image result for dervish shaqa

Bajrami: Janë zbardhur shumë të panjohura për Dervishin

“Publiku shqiptar nuk është në dijeni për madhështinë e rapsodive, kumtit dhe mesazheve që ato përçonin dhe që i këndonte mrekullueshëm Dervish Shaqa. Por, në radhë të parë kam dashur që, dukezbardhur shumë të dhëna të panjohura për publikun e gjerë, qoftë profesionist, qoftë të thjeshtë, të nxis edhe krijuesit e rinj që t’i futen këtij zhanri, për të nxjerrë edhe të tjera vlera të Dervish Shaqës, të kohës së tij, të bashkë-këngëtarëve dhe të bashkëveprimtarëve për çështjen kombëtare, për çështjen e kulturës sonë të lashtë. Duke e spikatur në këtë formë ne mendojmë që do të krijojmë një vizion të qartë për identitetin tonë të qartë sikurse loti i syrit që jemi shqiptarë. Duhet t’i kultivojmë, duhet t’i avancojmë dhe duhet të arrijmë atje ku duam edhe sipas mesazheve të cilat i përçojnë vetë kënga e Dervish Shaqës”, tha Bajrami.

Shaqa, përmes këngëve të tij, e ka shprehur edhe vuajtjen dhe mallin e tij për Kosovën, e këtu nuk kanë munguar as këngët për gruan dhe për dy djemtë e tij.

Related image

Sipas Skender Haklajt, i cili rapsodin e ka njohur personalisht, ai edhe pse nuk e ka parë për një kohë të gjatë familjen, kurrë nuk i ka harrur ata dhe ka qenë gjithmonë i dhënë dhe besnik ndaj tyre.

Haklaj: Malli për familjen

“Dervish Shaqa, përveç këtyre që u tha, ka edhe një sekret, ka një sekret për zonjën, për gruan e tij. Sekreti i tij më i madh është kjo që asnjëherë nuk hoqi dorë nga zonja, nuk hoqi dorë asnjëherë nga mundësia për ta sjellë zonjën në Shqipëri, bashkë me Aliun e vogël, nuk mundi me i sjellë. Unë i di edhe rrethanat pse nuk mundi ai me i sjellë, por më ka porositë, nuk është vendi për me i thënë. Dhe për zonjën, më ka pas lënë një amanet, nët’u dhëntë kur mundësia për me shku, i thu se Dervish Shaqa kurrë nuk të ka tradhtuar dhe ...”, tha Haklaj.

Image result for dervish shaqa

Djali i madh i Dervishit, Shpend Shaqa, tha se ndihet i nderuar që është bërë një dokumentar i tillë dhe se tani është arritur qëllimi i të atit, e që ka qenë çlirimi iKosovës.

Shpend Shaqa:-Dëshira e babait - ta gëzojë shqiptari Kosovën

“Ne këtongjarje që shpallen në këtë dokumentar, ne të gjitha i kemi ditur, por tash bukur do vite janë bërë, kur po i shohim disa gjëra, disafotografi të babës, disa incizime të babës, e besa edhe po mërzitemi nga pak, por çka me bë. Tash po e gëzojnë Kosovën shqiptarët, siç e ka pas qejf edhe Dervish Shaqa, ta gëzojë shqiptari Kosovën.”, tha Shpendi.

Në këtë film dokumentar, po ashtu shfaqën edhe disa pjesë të këngëve të Shaqës, të patransmetuara ndonjëherë më parë.

Lëxoni edhe këtë :

2017-04-10

Nga Flori Bruqi : 32 vjetë Kosova pa Dervish Shaqēn !


http://floripress.blogspot.com/2017/04/nga-flori-bruqi-33-vjet-kosova-pa.html

Shqipet fluturuan në Rusi.

Dy futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë yjet që tërhoqën mbrëmë vëmendjen e të gjithëve, të shqiptarëve, të serbëve, të mediave të huaja apo edhe shumë personazheve VIP teksa shënuan gol kundër Serbisë.





Të shumtë ishin ata që treguan plot krenari fitoren e Zvicrës kundër Serbisë dhe shqiptarët u ndjenë sikur në vend të Zvicrës po luante Shqipëria. Kjo pasi në këtë ndeshje ishin edhe katër futbollistë shqiptare.


Krenare janë ndjerë edhe dy këngëtaret e famshme shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat kanë publikuar në “Instastory” fotot e dy futbollistëve.


Rita pasi ndoqi të dy çunat në rrjetin social “Instagram”, nuk e la me kaq. Ajo ka postuar edhe fotot e dyshes në ‘Instastory’, ku i uron dhe ju thotë se e bënë krenare.



Ndërsa Dua publikoi një foto në “Instastory” ku shfaqen dy futbollistët shqiptarë duke bërë shqiponjën me duar dhe këngëtarja ka vendosur disa flamuj të Shqipërisë e Kosovës si dhe disa ikona (emoji) me duar si shqiponjë.

Mbas triumfit, dyshja Xhaka e Shaqiri po shijojnë momentet më të mira dhe ndjekësit e tyre kanë ‘çmendur’ rrjetin me fotot ku ata bënin shqiponjën, mbas golave që ata shënuan.

Shqipet fluturuan në Rusi. Rita Ora dhe Dua Lipa krenare per Granitin dhe Xherdanin
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës ngjalli pasionin sanguin ballkanas. Emocione pafund falën dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që i dhuruan fitoren Zvicrës.

dua-1


Ndërsa futbollistët zgjodhën që t’i festonin golat duke bërë me duar shqiponjën.

ora

Ky gjest emocionoi shqiptarët, krenare janë bërë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa. Këngëtaret me famë botëtore kanë zgjedhur rrjetet sociale për të treguar emocionet e ndeshjes së mbrëmshme.

rita-2

Ato kanë publikuar fotot e Xhakës dhe Shaqirit pa e fshekur krenarine për bashkëkombasit e tyre.


Gazetarja Ida Nurce në një deklaratë të pazakontë “Dua të vdes dhe unë”

Image result for IDA NURÇE
Gazetarja e mirënjohur Ida Nurce i ka befasuar të gjithë në një deklaratë të saj të bërë para disa ditësh në profilin e saj në facebook.
Ida shkruan duke e nisur më fjalët “Dua të vdes dhe unë”. Çfarë e shtyu Idën të shprehet në këtë mënyrë?
Shkrimi i saj është shumë prekës ku ajo na jep këshilla që të zbrazim dashurinë që kemi tek personat që janë ende gjallë sepse po ike nga kjo botë askush nuk i dëgjon më fjalët e dashurisë.

Shkrimi i plotë rrënqethës nga Ida:

“Dua të vdes edhe une!
Nuk kam lajthitur, jo. Jo aq shumë.
Dua te vdes, të iki per ca momente dhe e gjithe bota le ta marrë vesh qe kam vdekur! Të shpërndahet lajmi anembanë! Ta dëgjojë i madh e i vogël!
Dua ta degjoj edhe une lajmin për vdekjen time! Dhe pasi ta lexoj nëpër portale, ta degjoj në radio e ta shoh në televizor, të ulem, të ndez telefonin të hap facebook-un dhe të lexoj të gjithë statuset që mbajnë emrin tim.
Dua t’i lexoj një për një! Edhe ata qe nuk i kam miq në facebook, ju lutem m’i bëni tag!
Dua të lexoj të gjithë mallëngjimin dhe dashurinë që ata do shprehin, kur unë të kem vdekur!
Dua t’i lexoj, ashtu në heshtje në një dhomë me oxhak të ndezur, larg në një majë mali, ku këmba e njeriut nuk shkel dot, veç meje! Dhe që atje, të ndjej dhimbjen, mallin dhe dashurinë e njerzve, që nuk po e ndjej dot sa jam gjallë!
Dua të ndjej aromen e gjithë luleve, që do nxjerrin nga tastiera e celualarit!
Dua të fshij lotët e të gjithë emoj-eve, që do shkruajnë në fund të statusit!
Dua edhe dashurinë e madhe të atyre që njoha dhe të atyre që nuk i njoha, por që u jam dhimbsur pas vdekjes!
Dua t’i grumbulloj të gjitha!
Ndaj dua te vdes dhe të ngjallem serish!
Të shkoj t’jua kërkoj dashurinë, këtyre që vuajne për ikjen time! T’ju them të më duan sa jam gjallë dhe sa arrij ta kuptoj këtë ndjenjë, jo kur të mos kem mundesi as të lexoj fjalët e tyre!
Dua të vdes, që t’ju kujtoj që jam gjallë!
Dua të vdes që t’i njoh të gjithë dhe ndoshta një arsye e fortë është edhe që dua ta mbush shpirtin me pak dashuri në këto ditë të ftohta vjeshte; dashuri që vetëm vdekja ta dhuroka! Ahh sa dua të vdes!

P.s Zbrazeni dashurinë te të gjallët, se ata qe ikën nuk ju dëgjojnë!”

Sikur të isha djalë, për të treguar ç'është vajza!

Gazetarja Ida Nurce në një deklaratë të pazakontë “Dua të vdes dhe unë”
IDA NURÇE

Iu riktheva edhe një herë veprës "Sikur të isha djalë!" E kam lexuar për herë të parë, kur isha në klasë të tetë.
Një nga librat më të bukur që kam lexuar. Një libër që i mori mendjen edhe Beyonces, e cila para ca vitesh e bëri edhe këngë "If i were a boy".

Dy gjera të njëjta, por në vende dhe kohë të ndryshme. Në Shqipëri, kohë më parë, gjinia ime e kundërt kishte pushtetin, fuqinë e pamposhtur, me pak fjalë bënte ligjin. Por kohët ndryshuan, dhe kjo shprehje është zbehur. Para ca vitesh e përdorja shpesh këtë shprehje.

Thoja:- Ah sikur të isha djalë, do bëja këtë, do bëja atë. Por sot, që e rilexoj këtë libër, them me vete "sa mirë që jam vajzë dhe kështu siç jam!" E rritur si djalë, eca gjatë në këmbët e mia. Nuk më ndaloi gjinia ime, të arrija ato që doja. Nuk më ndaloi t'i çoja deri në fund premtimet, që i kisha bërë babit.

Nuk me ndaloi të plotësoja objektivat që i bëra vetes. Nuk më ndaloi, të luftoja në luftëra që ishin për djemtë. Nuk me ndaloi, të dija se c ‘është të jesh një djalë në Shqipëri. Unë isha djalë, kur më duhej të isha. U bëra e tillë, kur të tjerët donin të me shtypnin me këmbë. U bëra, kur të tjerët mendonin se jam një vajzë e paditur fshati. U bëra, kur mendohej se një katunare nuk mund të çante në egërsinë e këtij qyteti plehre si Tirana.

U bëra djalë për të mbrojtur motrën time. Për të mbajtur lart krenarinë dhe dinjitetin tim. U bëra djalë për shumë gjëra, ama veprova me mendjen e një femre. Dhe unë sot, nuk kam frikë më të dal nëpër rrugët e këtij qyteti të vdekur deri në rrahjen e fundit.

Nuk kam frikë të ec me më kokën lart. Nuk kam frikë të luftoj për të drejtën time, kur e di që e kam. Nuk kam frikë më të tregoj, kush është e mira dhe kush e keqja, madje ua kam treguar atë edhe njerëzve me banalë të cilët mendojnë se janë të veshur me petkun e inteligjencës, femrave, të cilat disponojnë vetëm një injorance të theksuar prej një adoleshenteje të vonuar.

Femra, që kanë harruar të jenë femra, e që humbasin nën lëpirjen e sumave të pushtetit. Në këtë botë të gjithë erdhëm të njëjtë dhe të gjithë të njëjtë do largohemi prej saj. Jemi qenie humane mbi të gjitha dhe si të tillë duhet të veprojmë, të zhveshur nga petku i gjinisë, pushtetit, forcës apo të çdo lloj gjeje që na mban larg të qenit njeri. Sikur të isha djalë, vetëm për t'i treguar botës se çfarë është të jesh një vajzë!

*Shkrim i shkruar për Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave.

SHKRIMTARI AGIM GJAKOVA, I BURGOSUR NË SERBI, GJYSMË I INJORUAR DHE IZOLUAR NË SHQIPËRI




Nga Mexhit Prençi

__ Kryekreje theksoj se shkrimtaria e Agim Gjakovës është realiste dhe provokative: godet të shëmtuarën dhe të keqen, si kumt për të rindërtuar më të mirën, ku mesazhi i filozofisë së ndryshimit lexohet në shtresat dhe nënshtresat polisemike të tekstit letrar e në të njejtën kohë është thirrje për liri, demokraci dhe drejtësi të vërtetë. _



1

Jeta dhe vepra e Agim Gjakovës është ajo e shkrimtarit dhe intelektualit liberal, qytetarit dhe atdhetarit të angazhuar për liri dhe drejtësi sociale. U burgos në rini nga diktatura e egër shovinisto-komuniste e Titos dhe u persekutua në Shqipërinë-amë, nga diktatura staliniste-enveriste.

*** I dyshuar dhe i padëshiruar, gjithnjë në survejim nga sigurimi, iu nxi jeta nga ankthet, makthet dhe fobia, por nuk iu zvjordh pasioni të shkruante poezi, tregime, romane, drama, skenare filmash dhe publicistikë që të fliste me gjuhën e artit e të shprehte gjithçka ziente brenda botës së tij të shqetësuar.

*** Idetë e kthjellta për liri, demokraci, atdhetari dhe drejtësi të mishëruara artistikisht, përshkojnë krijimtarinë më të vlertë të tij. Autori godet padorashka dhunën e gjithanshme barbare titiste ndaj kosovarëve dhe Kosovës, po edhe ndaj padrejtësive të Europës në kurriz të kombit shqiptar.

2

Si intelektual dhe shkrimtar me integritet nuk bëri kompromise as me regjimin tiranik sllavo-komunisto-titist, por as me regjimin totalitaristo-enverist i cili nëpërmjet luftës së neveritshme të klasave, burgoste, vriste e persektonte kundërshtarët politikë, njerëzit e regjimit të vjetër, por edhe bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e ngushte që i shihte si të rrezikshëm për pushtetin e tij absolut madje persekutonte edhe kososovarët që arratiseshin për në Shqipërinë – amë, apo të tjerë që i dëbonte Serbia e Titos, siç ndodhi edhe me Agim Gjakovën e disa të tjerë.

3

Është e trishtueshme dhe e frikshme që shkrimtari Gjakova, pasi u burgos tri herë kur po kryente studimet në Beograd për gjuhë e letërsi frënge në fakultetin filozofik. u dëbua në Shqipëri më 1960 pa i përfunduar studimet, si person i padëshirueshëm për pushtetin jugosllav dhe, – pritet me dyshime e survejime në Shqipëri.

*** Punoi si mësues në Kavajë 1960-1962 i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit; u ndoq edhe gjatë viteve 1962-1966 kur po kryente studimet në Fakultetin Histori-Filologji në degën e anglishtes; edhe në Agjensinë Telegrafike Shqiptare kur bënte punën e përkthyesit; po pak kohë punoi në këtë agjensi sepse e larguan dhe emruan në një shkollë të Tiranës si mësues i gjuhës angleze, pa ia nda survejimin.

*** Gjakova persekutohej edhe për krijimtarinë me tematikë nga Kosova që ishte e ndaluar nnga regjimi i Hoxhës, por edhe për frymën demokratiko-liberale që përshkonin veprat e tij.

4

Që në fillimet e para e gjer edhe në ditët e sotme, shkrimtaria e tij shquhet për forcën satirizuese dhe akuzuese të dukurive negative dhe regresive të realitetit historik dhe aktual të Kosovës, ku vend të rëndësishëm zënë temat dhe motivet për vendlindjen, luftën për mbijetesë të kosovarëve; për dhunën e masakrat e serbëve ndaj popullatës në vatrat e tyre, për rezistencën e rinisë, të burrave dhe grave, të baballarëve dhe nënave që lindnin shumë pasardhës që t’i dilnin zot Kosovës e të përballeshin me Shkjaun dhe të stigmationinp adrejtësitë e Europës plakë.

5

Personaliteti i lartë i letrave shqipe At Gjergj Fishta, e ka stigmatizuar me vargun “Moj Europë, hej kurvë e motit…”. E, bash për këtë, flet poema e Agim Gjakovës “Edhe thonë se paqe ka në botë”!… Citoj:

”Si thonë se paqe paska në botë?!.. / A nuk i dëgjojnë zërat klithës të kosovarëve: / Hej!.. A ndjeve?..Mbramë u vra një kosovar! / Heej! … U ther një kosovar / Heeej-Heeeej Mbramë u pushkatuen disa kosovarë! / Hej!Hej!Hej…Heeeeeej…! Mbramë u përzunë qindramijra kosovarë nga shtëpitë dhe trojet e veta?!…/ Dhe thonë se mbramë kishte paqe ne botë! “

*** O Kosovar, ti askujt s’ia shkele livadhet. / Askujt s’ia more arat. / Askujt s’ia shembe gjerdhet! Nuk vrave e nuk there. / Të tjerët të vranë e të therën,/

*** Nana kosovare nam, e truen: / Hej, lëvaren në qafë e paçit, ju nxjerrshin të dy sytë! / Ju shoftë toka e qielli, ju tretët nami e nishani! /,Ju thaftë barku i nanës, hankshi kryet e njeri-tjetrit! / Ju shoftë zjarri në votër!, u zhbifshin lisat e gurët! / U ngrifshit pa vorr, pa qiri, pa qivur!”

6

Edhe në Shqipërinë e socializmit pa liri të stalinistit Enver Hoxha flitej për paqe, unitet, demokraci e drejtësi, por në vend të tyre aplikohej tirania…. Që më 1944 e filloi me vrasje, burgosje e internime, me gjyq e pa gjyq. Me dhunë u rrëmbeu pasuritë tregatarëve, tokat çifligarëve, shtëpitë qytetarëve. Dhe flitej për paqe, liri e demokraci.

*** Fllitej edhe në emër të popullit, por lufta e klasave bënte kërdinë. Internoheshin e burgoseshin njërëz nga ish-klasat e përmbysura të regjimit të Zogut, pushkatoheshin klerikët për besimet fetare dhe kundërshtarët politik ballistë e zogistë; madje edhe shokët e bashkëluftëtarët e të sëmurit për pushtet, Qoftëlargut, i cili i mbytur në haluçinacione shihte ëndrra se po i kurdisnin kurthe e puçe ‘t’i rrëmbenin pushtetin.

*** Pushkatoi edhe poetë e shkrimtarë; po edhe me varje në litar. Shumë burgosi, ca i telendisi në vende të shkreta rrethuar me tela me gjemba, po sikur të mos mjaftonte kjo egërsi shpellare, aplikoi dhunën psikologjike nëpërmejt sigurimit ndaj shkrimtarëve dhe artistëve liberal, njëri prej të cilëve ishte edhe Agim Gjakova.

7

Siç e cika më sipër, shkrimtaria e Gjakovës në tërsinë e saj përshkohet nga një qasje kritike opozitare. Bindjet e tij si shkrimtar liberal nuk i ndrroi në asnjë rast, nuk ra në ujdi as me veten as me askend tjetër, çka është përcaktuese e portretit të tij si krijues dhe qytetar me integritet. Kjo nuk do të thotë se ai ka dalë haptas kundër parimeve të realizmit socialist. Si qytetar e shkrimtar i kujdesshëm dhe i matur, e lexonte mirë semantikën e Nenit 55. Ndaj aplikimi i parimit të aisberut ka qenë i pranishëm në veprat e tij, por sa herë kritika e tij ishte e dukshme, emri i futej nëpër rrathë të kuq.

8

Duke përsiatur mbi librat e Gjakovës: 1. Poezi: “Dhe thonë se paqe ka në botë”, “Kangët e Drinit të Bardhë”, “Perspektivë”, “ I gjuaj andrrat me gurë”, “Deti”, “Saga flurore”. 2. Romane: “Dritehijet e një qyteti”, “Në kërkim të së vërtetës”, “Nanë Bora” (një ndër romanet më të vlertë për tragjendinë e Kosovës), “Loja e kafkave”, “Korridoret e. gjelbërta. 3.Tregime:“Nën hijen e pavdeksisë”, “Shtëpia në udhëkryq” dhe romani për fëmijë: “Themelet e reja”. 4. Drama: “Ishulli i argjentë”. 5. Skenare filmash (të xhiruar) “Nusja”,“Guri i besës”,”Fundi i një gjakmarrje”.6. Publicistika, – p r a, duke përsiatur mbi librat më me vlera të Agim Gjakovës, arrij në përfundimin se është shkrimtar shumëdimensional, me individualitet të spikatur veprat e të cilit përcjellin mesazhe të fuqishme, të ndryshme e të larmishne, njerzore dhe universal, që i flasin të djeshmes, të sotmes dhe të ardhshmes.

9

Mjetet artistike dhe figurative që aplikon janë të shumta e të larmishme, krahas realistes aplikon edhe elemente të realizmit kritik, të fantastikes, grotesken dhe elemente të realizmit në zhvillim, si dhe metafora e simbole të ndryshme sipas temës dhe tipologjisë së formave artistike dhe gjinive letrare.

10

Vlerësoj vetëorientimin e autorit në hulumtimin e një tematike të gjerë, komplekse, por dhe specifike, nga realiteti i Shqipërisë në diktaturën komuniste dhe i Kosovës pas Fitores së Mëvehtësisë.

*** Ëndrra e Agim Gjakovës për ta parë Kosovën të Lirë të Pavarme, e gëzoi në ditën e shpalljes së Pavarësisë, por ky qe, një moment entusiazmi e lumturie, fatkeqësisht i shkurtër. Mënyra si u ndërtua shteti, shumica me njerëz të paftë e karrieristë, si u abuzua me lirinë, demokracinë dhe drejtësinë, me ekonominë dhe pronën private, me moralin dhe virtytet që morën arratinë, ku lufta për pushtet u bë kryefjalë e korrupsioni u pëhap si epidemi; të pasuruarit me punë të pista bëjnë jetë përrallore, ndërsa shtresa e varfëra dhe të mjeruarit, zvarritet me rrasën e varrit mbi shpinë, e të tjera e të tjera. – këto e zhgënjyen shkrimtarin…

*** Pena e tij e idhtë shënoi në letrën e bardhë dukuritë më të shëmtuara të jetës. Pasqyrimi padorashka i realitetit, lakuriq, është akuzues, satirizues e provokativ; komikja, dramatikja dhe tragjikja i përshkojnë tejembanë veprat e tij duke përcjellë mesazhe për ndryshimin e filozofisë së qeverisjes, jo si rrotacion, por si sistem ku të drejtojë meritokracia dhe jo shkërdhatokracia.

*** Ky guxim buron nga dashuria e madhe që ka për kosovarët dhe Kosovën, të cilët nuk e meritojnë qeverisjen me drejtuesit karrieristë, ku nepotizmi, miqësitë e klanet e kanë poshtëruar lirinë, demokracinë dhe kanë penguar zhvillimin dinamik dhe progresin që pritej, e të tjera e të tjera.

11

Theksoj se autori duke përshkruar e rrëfyen ngjarje trondoitëse e bëma personazhesh komikë e groteskë, e bën lexuesin ta urrejë të keqen dhe personazhet negativë bartës të saj, çka do të thotë se i refuzon ato. Kjo sipas meje është vlera më e rendësishmë mesazhore.

*** Parë nga ko optikë veprat e shkrimtarit Agim Gjakova përcjellin mesazhe provokative: godit e shkatërro të keqen për të rindërtuar më të mirën, ku filozofia e ndryshimit lexohet në shtresat dhe nënshtresat polisemantike të tekstit letrar e në të njejtën kohë është thirrje për liri, demokraci dhe drejtësi të vërtetë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...