Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/09

Këtë javë Samiti i NATO-s në Bruksel, Maqedonia pret ftesë

Këtë javë Samiti i NATO-s në Bruksel, Maqedonia pret ftesë
Gjatë javës në Bruksel do të duhet të mbahet Samiti i NATO-s ku Republika e Maqedonisë pret të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancë.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë me koordinatorin nacional të NATO-s, Stevo Pendarovski do të mbajnë brifing me gazetarë para mbajtjes së Samitit.

Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Maqedonia pret të ulet në tavolinë me Aleancën dhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Zëvendëskryeministrja Shekerinska në intervistën e djeshme për REL tha se nuk pret të paraqiten probleme shtesë gjatë vijimit të procesit.

Ajo nuk ka precizuar nëse planifikohen masa konkrete kundër presidentit i cili refuzon të nënshkruajë dekretin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, që është një nga kushtet për anëtarësim në NATO, por ka thënë se ekzistojnë disa opsione. Por, tani për tani janë të koncentruar në referendumin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin që e kishte me kryeministrin Zoran Zaev nga fundi i qershorit, deklaroi se pret liderët e shteteve anëtarе të Aleancës në Samitin që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik të miratojnë vendim për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO.

Stoltenberg, mes tjerash ka thënë se nëse marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, vështirë Maqedonia të marrë ftesë për në NATO.

Erdogan - Sulltani i parë i Turqisë moderne


Pasi presidenti Erdogan të bëjë betimin në Ankara të hënën (09.07) Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. Të dielën me dekret ai liroi nga detyra më shumë se 18.600 nëpunës të shtetit, mes tyre 9000 policë, rreth 6000 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 199 akademikë. Ky është ndoshta dekreti i fundit para heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme që pritet pas ngjitjes së tij në post.
Erdogan - Sulltani i parë i Turqisë moderne
Kanë kaluar 13 vjet që kur AKP dhe themeluesi i saj, Erdogan erdhën në pushtet. Fillimisht dukej sikur ishin vitet e demokracisë, lirisë së mendimit dhe paqes shoqërore. Por tani Turqia po i jep kompetenca të jashtëzakonshme një presidenti autoritar, me tendenca gjithnjë e më shumë islamiste dhe nacionaliste. Me shfuqizimin e funksionit kontrollues të parlamentit ai merr pushtetin e vetëm për të vendosur mbi ekzekutivin. E përmes kompetencës së përcaktimit të anëtarëve më të lartë të aparatit të drejtësisë, ai do mund të kontrollojë kështu edhe drejtësinë.

Pa krahasim me SHBA dhe Francën

Ersin Kalaycioglu nga Qendra Politike e Universitetit Sabançi të Stambollit thotë se nuk është ende e qartë, si do të ndryshohet sistemi. "Deri më tani sistemi i ri është diskutuar me ne vetëm në vija të trasha. As opinioni publik dhe as studiuesit nuk i njohin detajet."

Erdogan ka përsëritur shpesh se edhe demokraci të tjera kanë sistem presidencial. Por sistemi presidencial i Turqisë ndryshon nga ai francez apo amerikan. Kështu për shembull në SHBA presidenti nuk e ka kompetencën të shpërbëjë kongresin. Erdogan mund ta bëjë këtë dhe të shpallë zgjedhje të reja. Në Francë i përcakton parlamenti anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, në Turqi përkundrazi i merr presidenti vendimet që prekin këtë gjykatë të rëndësishme.

Studiuesja Ersin Kalaycioglu kujton tiparet autokrate të sistemit presidencial në Turqi. "Si në sistemin amerikan ashtu edhe atë francez kemi një shoqëri të mirëformuar civile. Këtë ne nuk e kemi."

Po ashtu Erdogani në të ardhmen mund të operojë edhe me dekrete presidenciale. Deri më tani ai lejohej ta bënte këtë vetëm në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Por tani Erdogani mund ta minojë në çdo kohë judikativen. Duket e pamundur që të funksionojë një sistem i pavarur dhe jo partiak i drejtësisë. Sipas politologut turk, Dogu Ergil ndarja e pushteteve dhe pavarësia e drejtësisë, kaq të rëndësishme për demokracinë janë faktikisht të shfuqizuara me sistemin e ri.

Rreziku ultranacionalist

Ende nuk dihet, nëse aleanca që Erdogani mbylli me partinë nacionaliste, MHP do t'i shtojë tensionet në vend. Shumë vetë mendojnë, se qëndrimi i ashpër i MHP sidomos në çështjen kurde dhe refuzimi i disa vlerave demokratike, do të krijojë një atmosferë edhe më nacionaliste në Turqi. Erdogan ka nevojë për MHP për të siguruar shumicën në parlament. Kjo mund të kthehet në pengesën kryesore për zgjidhjen e problemit kurd dhe afrimin e Turqisë më Bashkimin Europian.

Interes të madh paraqet edhe e ardhmja e zhvillimit të marrëdhënieve me Perëndimin. Në vitin 1999 Turqia ka shtruar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE, në 3 tetor 2005 filluan negociatat. Por në 13 vitet e fundit nuk është arritur ndonjë progres për t'u shënuar. Dhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme para dy vjetësh, ato faktikisht janë ndalur.

Kriza e re Turqi-SHBA

Kati Piri, raportuese e Parlamentit Europian për Turqinë është shprehur për një ndalimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Në një kohë që marrëdhëniet BE-Turqi rrezikojnë të ngrijnë, një krizë tjetër është shfaqur edhe në marrëdhëniet me SHBA. Ka disa pika që i rëndojnë ato: Fetullah Gülen, që bëhet përgjegjës për puçin ushtarak nga Erdogan jeton në SHBA. Uashingtoni punon me krahun e armatosur kurd të Sirisë, YPG, por që nga Turqia shihet si organizatë terroriste. Turqia po ashtu kërkon të blejë raketa S-400 nga Rusia, megjithë anëtarësinë në NATO. Të gjitha këto çështje i kanë futur në qorrsokak marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Politologu Dogu Ersil i referohet edhe një sondazhi të fundit në Turqi: Sipas tij, SHBA është në Turqi më e papëlqyer se në Iran. Në shoqëri po përhapet një qëndrim gjithnjë e më armiqësor ndaj SHBA dhe BE, thotë Ergil, pavarësisht politikës së Erdoganit.(DW)


*****


Floripress:




Kush është Rexhep Taip Erdogan?



Rexhep Taip Erdogan është lindur më 26 shkurt 1954 në Stamboll është politikan turk, kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe presidenti i Turqisë.

Erdoani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982.

Pas Grushtetit më 12 Shtator 1981, Erdogani u bë pjesë e Partisë Refah.

Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në këto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit.

Gjatë kohës së qeverisjes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll.

Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdogani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk.

Ndërsa gjatë viteve 2003 -2014 ka shërbyer si kryeministër i Turqisë.

Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturave. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.

Marrëdhëniet e Qeverisë së Erdoganit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davosit të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President i Izraelit duke u drejtuar Erdoganit tha “Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë ne Stamboll do të bëhej sulm me raketa”.

SI NUK E KANË TURP?!?!


Sa ishte Visho Lika Drejtor kurrë ndikim rus nuk ka pasur në Shqipëri dhe në trevat shqiptare! Çdo pohim tjetër është dashakeq dhe antikombëtar.

Luan Hamiti

Në faqen e Internetit "Tellalli.com", gjithashtu në faqen Pamfleti është botuar një shkrim, i cili arrin kulmi i paturpësisë!



Shkrimi pohon se dy ish Drejtorët e fundit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri dhe Visho Ajazi Likën i kanë lehtësuar presidentit aktual Ilir Meta që një këshilltar i tij, me lidhje me shërbimin rus, të vazhdojë funksionet e tij dhe e kanë shantazhuar me këtë.


Image result for Visho Ajazi Lika.

Nuk e njoh karakterin e Bahri Shaqirit, edhe pse besoj se për të është po ashtu të padrejtë të akuzohet për këto gjëra.

dekreti

Por besoj fortësisht, duke njohur karakterin dhe personalitetin e ish Drejtorit Visho Ajazi Lika se këto pohime për të janë absolutisht të pavërteta! Ai është jo vetëm një njeri i karakterit dhe shumë i moralshëm, por edhe i mëson të tjerët të jenë ashtu dhe të duan Atdheun me gjithë shpirtin e tyre.

Në këtë kontekst, shtrohet pyetja: Si nuk e kanë turp gazetarucët e bulevardit të shpikin monstruozitete të tilla?



E dija se niveli i gazetarucëve është nivel i baltës, nivel i derrave që notojnë në këto baltë, por në këtë mënyrë nuk do të konceptojnë të veprojnë duke hedhur baltë ndaj një njeri i moralshëm dhe shumë atdhetar si Visho Ajazi Lika.

Jam shumë e bindur se, nëse SHISH do të zbulonte se një këshilltar i Ilir Metës është i lidhur me shërbimin rus FSB, jo vetëm se ish Drejtori i Shërbimit Informativ i Shtetit nuk do të toleronte këtë gjë, por edhe do ta procedonte atë para drejtësisë.

Sepse sa ishte Visho Lika Drejtor kurrë ndikim rus nuk ka pasur në Shqipëri dhe në trevat shqiptare! Çdo pohim tjetër është dashakeq dhe antikombëtar.

Tiranë, 7 korrik 2018


****


FLORIPRESS




Dy javë pasi dha dorëheqjen nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror pa dhënë asnjë shpjegim publik, Visho Ajazi Lika propozohet nga Kryeministri Edi Rama për ambasador të Shqipërisë në NATO.

Lajmin e konfirmojnë burime pranë Qeverisë, që tregojnë se ky propozim i Kryeministrit është nisur drejt Presidencës dhe pritet tashmë dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta.

Ky zhvillim qartëson edhe dilemat mbi dakordësinë e Ramës me Ajazi Likën para se ai të jepte dorëheqjen nga kreu i shërbimit sekret shqiptar në fund të tetorit, edhe pse në media u hodhën shumë variante.

E ndërsa emri i Visho Ajazi Likës mbërrin në tryezën e kreut të shtetit për herë të dytë brenda dy javësh, një herë për shkarkimin si kreu i SHISH dhe një herë për emërimin si ambasador pranë Aleancë s se Atlantikut të Veriut në Bruksel, Ilir Meta nuk ka firmosur ende propozimin e Kryeministrit për emrin e ri në krye të shërbimit sekret, Helidon Bendon.

Ndërkohë, ambasadori aktual i Shqipërisë në NATO është Leonard Demi. Edhe Demi, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një nga njohësit e çështjeve euro-atlantike u dekretua 4 vjet më parë si ambasador i Shqipërisë në selinë e Aleancës në Bruksel.

Edhe emërimi i tij nga ish-rivalët e majtë ngjalli shumë bujë dhe hamëndje. Ai është në fund të mandatit dhe pas dekretit të Metës pritet të pasohet nga Visho Ajazi Lika, një tjetër propozim ky i Ramës, përtej gardhit të tij politik, por që ndryshe nga Demi, prek shumë linja, duke bërë që të pritet me interes momenti i shqyrtimit të tij, nga Presidenti Ilir Meta.


“Ndaj kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika u bë presion nga Edi Rama për tu dorëhequr”. Kështu deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.

“Kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH-it. Por një gjë është e sigurtë që një SHISH, që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës është halë në sytë e narkoshtetit. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik.

Mendoj se po bëhet gjithçka për të fshehur aferën e Tahirit. Bota nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një shtet të dështuar të zotëruar nga bandat. Kjo çështje nuk do të mbyllet por do të hapet në ditët në vijim”, u shpreh lideri demokrat Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit.

****

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e tre ambasadorëve të rinj, mes tyre edhe Visho Ajazi Lika.
Presidenti dekretoi zonjën Albana Dautllari, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, Visho Ajazi Likën, ambasador në NATO dhe Igli Hasani, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.

Pak ditë më parë Meta liroi nga kjo detyra e ambasadorit të NATO-s, Leonard Demin. Kujtojmë se ky pozicion i ri për ish-kreun e SHISH u proozua nga kryeministri Edi Rama.








Por cili është Visho Ajazi-Lika?

Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, software inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjencë, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive.

Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e shoqërisë së informacionit, si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH-it.

Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij, janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore.

Z. Visho Ajazi Lika ishte drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH-i duhet t’i përmbahet me fanatizëm.

EDUKIMI DHE KUALIFIKIMET

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D

EKSPERIENCA PROFESIONALE DHE PUNËSIMI

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
DREJTOR
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
SENIOR PROGRAMMER ANALIST
DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
ORIFLAMME LTD KORRIK 1997 – PRILL 1998
ADMINISTRATOR I SISTEMIT KOMPJUTERIK TË KOMPANISË;
SHËRBIMI INFORMATIV KOMBËTAR SHTATOR 1994 – KORRIK 1997
DREJTOR I SHËRBIMIT TË JASHTËM;
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME MAJ 1993 – GUSHT 1994
DIPLOMAT DHE SEKRETAR I PARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË RIAD, ARABI SAUDITE;
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS SHTATOR 1991 - MAJ 1993
PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS;
UNIVERSITETI I TIRANËS SHTATOR 1984-GUSHT 1991
PEDAGOG NË KATEDRËN E INFORMATIKËS;
NDËRMARRJA E KONSUMIT TË GJERË SHTATOR 1981-GUSHT 1984

2018/07/07

Bisedë më Havzi Nelën

REXHEP SHAHU

DUHET ME PASË BOLE ME QENË POET

I dashur Havzi, më pyete pse jam mërzitë.
Jo nuk jam mërzitë, por po detyrohem, po më detyrojnë me shkrue ca gjëra që nuk kam dashtë me i shkrue, Havzi. Po më detyrojnë me i shkrue. Po më nxisin. Po zgjojnë me përdhunë në mua inatin.
Unë nuk e kthej dot faqen tjetër Havzi. Edhe për inat të tyre përdori edhe fjalë që i quajnë të pista, si fjala bole. Që të thonë shokët e partisë e të birosë, shiko sa pa nivel dhe i pa edukatë që është ky Rexhepi.
Ata që të urrejnë ty Havzi, që më urrejnë mua, që urrejnë kryetarin e bashkisë Kukës Bashkim Shehun, që urrejnë shkrimtarët që erdhën e të nderuan në Kukës, që urrejnë gjithë autoritetet politike e morale që erdhen e të nderuan në Kukës, pra këta njerëz hije Havzi janë pak por dinë kanalet e sigurimit të shtetit dhe aktivizojnë gjithë spiunat e bashkëpunëtorët e dikurshëm të sigurimit të shtetit me përhapë helmin e tyre, injorancën e tyre, ligësinë e tyre.
Havzi, urrejtja ua ka erërsue sytë dhe nuk dinë ti shohin mirë njerzit që ishin në ceremoninë e inaugurimit të bustit tënd. Ceremonia ishte e lirë për qytetarët, e zbukuruan shkrimtarët, ishte dinjitoze, elitare, duhej të ishe meritor moralisht që të guxoje të merrje pjesë në atë ceremoni që e drejtova unë se më ka hije me e drejtue, di me e drejtue dhe di me u krenue qe di me e drejtue. Ndërsa sesionin përkujtimor me shkrimtarët në salle e drejtuam bashkë me poetin Agron Tufa, që ëshët i bekuar prej perendisë duke qenë poet, ëshët i përndjekur politik, kreu i Institutit të studimeve të krimeve të komunizmit me të cilin kemi konsultuar veprimtarinë.
Ata që të urrejnë ty Havzi nuk lejojnë as durojnë as pranojnë që ti të shpallesh shkrimtar. Pikë. Ky është thelbi i urrejtjes, shkaku i saj. Fjalët e tjera të llomta janë veshje koti.
Disa nga ata urrjetësit e tu, që të janë lëpi, janë fatkeqë sepse kujtojnë se të jesh poet është sëmundje ngjitëse, kujtojnë se ngaqë kanë ndenjur ndonjëherë më ty ti duhet t’ua kesh ngjitur si gripin poezinë, duhet t’i kesh bërë poet pse kanë thithë të njetin ajër me ty. Nuk është ngjitëse poezia as qenia as bërja poet. Është fat, privilegj hyjnor.
Unë tashmë jam bërë zëdhënës jo zyrtar i yti Havzi, pa dëshirën e pronarëve të tu. Dhe si zëdhënës i yti duhet të jem i qartë e të flas sa më shkurt. Por unë flas si dua e shkruaj çfarë dua dhe nuk jap llogari te partia se çfarë bisedoj me ty…
Ne akoma nuk u kemi treguar njerzve asgjë për Spaçin ku ishim bashkë para se të hypje në piedestal. As për historitë e tua në Spaç kur u the se nuk koritet Havzi Nela për dy pika gjak dhe ua shkele thikën me këmbë…
Ty Havzi të durojnë disident, antikomunist, antienverist, rrebel, të durojnë çfarë të duash ti, por nuk të durojnë poet, nuk mundesh e nuk duhet që ti Havzi Nela të jesh poet, të njihesh si i tillë, të të duan e të të pranojnë si të tillë shkrimtarët kryesorë të vendit, të vijnë në përurimin e bustit tënd shkrimtarët kryesorë të vendit, të flasin me konsiderata e ndjesa maksimale për ty shkrimtarët kryesorë të vendit, të artikulojnë me gojën plot “poeti martir Havzi Nela”, “poeti Havzi Nela”, “poeti i lirisë Havzi Nela”.
Kundërshtarët e tu si bolla në prush përdridhen nga urrejtja për ty. Ti Havzi nuk duhet të jesh poet sepse poeti është pavdeksia, ata e dinë, e vuajnë që nuk janë vetë dhe nuk tolerojnë të jesh as ti.
Havzi, po të mos ishe poet, ty do të të donin të gjithë, do të të pranonin të gjithë, ty poet nuk të duan, nuk të durojnë. Por ti je poet, çfarë të bëjmë, kjo është fati yt e fatkeqësia e atyre që të mallkojnë Havzi.
Havzi, të jesh poet, ti e din mirë tashmë, duhet me pasë bole. Ti ke qenë bolemadh Havzi se ke qenë poet në burg. Fjalët e tua në gjyq në Rreshen janë poezi madhështore. Duhej me pasë bole me i deklarue ato fjalë. Tani 30 vjet pas burgut edhe të tjerë thonë se do i kishim thënë, por nuk i thanë kurrë ato fjalë, nuk i shkruan kurrë ato poezi.
Të jesh poet duhet me pasë fuqi me dashtë, me dashtë shumë, duhet mos me pasë fuqi me urrye, duhet me qenë dashnor i madh. Ti Havzi ke dashtë shumë gruan tënde, i ke kushtuar shumë poezi të bukura, por edhe të kanë dashtë shumë vajzat dhe gratë. Ke qenë dhe je i bukur, shumë i bukur, shumë i zoti. Ti ke ditë me u djegë e përvëlue për dashurinë, për fjalën, për poezinë, ti e ke marrë shumë seriozisht poezinë, krijimtarinë.
Gjeografia e interesave të poezisë tënde është e jashtëzakonshme Havzi. Ti i këndove lirisë, burgut, izolimit, i këndove Helsinkut i pari, Kosovës, Drenicës, herojve, mallit, dashurisë.
Havzi, gjithë sjellja e jeta jote janë prej poeti. Ata që të urrejnë nuk e kuptojnë këtë gjë se nuk duan ta kuptojnë, nuk kanë inteligjencën ta kuptojnë, nuk i lejon urrejtja ta kuptojnë.
Ti Havzi ke qenë dashnor i madh i lirisë. Ti ke sakrifikue si askush për dashurinë dhe lirinë. Ti nuk ke shkrue letra spiunimesh as në burg as jashtë burgu, as gjykatës as Kuvendit popullor, ti nuk ke shkrue letra mëshire, por letra dinjiteti, letra dashurie, poezi dinjiteti, poezi dashurie.
Havzi ata që e dinë, e dinë, ata që s’e dinë, s’e dinë, të jesh poet është bekim e mallkim i bukur, është privilegji më i bukur që zoti mund ti japë robit në tokë. Ata që nuk e kanë këtë privilegj e besim të urrejnë ty e të mallkojnë Havzi. Poetët kanë fatin të kopjohen, të imitohen. Edhe nga drejtuesit politikë gjithmonë janë kopjuar se poetët janë zotat e tokës.
Ti e ke përjetuar apo jetuar Havzi ose e ke ndjerë atë që i thoshte Kadaresë Lazgush Poradeci se “Poeti përgjigjet për çdo gjë. Poetit i lejohet çdo gjë…”.
Shokët e tu Havzi që të kanë rivalizuar gjithmonë por veç kanë shpallë shëmtinë e tyre, i harxhuan lekët e burgut duke paguar njerëz që t’ua shkruajnë librat për tu shpallë e për tu bërë shkrimtarë, duke paguar gazetarë që t’ua shkruajnë librat, që t’ua shkruajnë poezitë dhe veç të shpallen poetë, ta fitojnë këtë privilegj hyjnor. Këto libra të porositur nga ata që të urrejnë ty Havzi, që shkruhen me pagesë më kujtojnë këtë shkrim të shkurtër të Gjergj Fishtës për librat pa vlerë ose për librat e dëmshëm, shkrim që po e vendos këtu Havzi që ta lexojnë poetët e shpikur që të rivalizojnë dhe që ta urrejnë edhe bustin:
“Me ditë me mbajtë penën në dorë, nuk do me thanë, me kenë i zoti me shkrue libra, vjersha, artikuj e revista të hijshme e të dobishme. Edhe kasapi e mban thikën në dorë e pret mish si kirurgu. Por “hanë” kasap e “hane” kirurg !”.
“Po të isha vetë kryeministër, po ju kallxoj të drejtën, se ma fort do të kisha ra në mendime për ekzistencën e shtetit prej botimit të një libri imoral, se sa prej një kryengritje sado mirë të organizume.
Pa moral, një moral të shëndoshë – të thotë ç’ka të thotë Ministria e Arsimit – s’mbahet shtet në kambë. Tash çfarë morali mund të thuhet, se ka një popull, në mes të të cilit dhuna, palavia, flligshtia ma të poshtra mbrrijnë me botue për përdorim të masës së re? Në atë popull jo veç se s’ka moral, por duhet thanë se ka hupë edhe kuptimi i moralit.”
Por kur të ka dënuar zoti që të mos jesh poet, të mos jesh shkrimtar, edhe po të harxhosh lekët e 100 viteve burg po deshe, edhe po të harxhosh gjithë të ardhurat e fëmijëve emigrantë, gjithë të ardhurat e familjes, nuk bëhesh dot kurrë shkrimtar, poet kur je bir i urrejtjes.
I dashur Havzi! Ti e di mirë se të bësh poezi nuk është si me mbjellë e me shitë duhan me kile. Me palue lapa duhani, me i tha e me i shitë nuk është njëlloj si me ba poezi. Ata që vajtojnë që s'janë poetë si ti, kështu kujtojnë. Dhe ata që nuk janë poetë duhen më shumë mes tyre, ata që nuk janë në fat asgjë ose janë dështakë në jetë, ata duhen më shumë mes tyre dhe urrejnë të suksesshmit…
Si parantezë Havzi, kisha nje pyetje: kur ishe i internuar në Arrën, pse nuk të dha partia autorizim me ble televizor. Se ato kohë televizori blihej me autorizim që ta jepte partia. Nuk kishte televizione për popullin dhe jepeshin me autoriozim për njerzit që donte partia edhe për të internuarit specialë që i donte partia e që i kishte xhan.
Të intrernuarve të zgjedhur që i donte partia u jepte autorizim me ble televizor. Po ty Havzi pse nuk të dha partia autorizim me ble televizor. Apo edhe kjo do të thotë se ti nuk ishe i internuar i zgjedhur i partisë, nuk të kishte xhan partia siç kishte të internuar xhan, të burglosur xhan që i shërbenin partisë me dinjitet dhe ajo u jepte autorizime ...
Po vlon kazani i urrejtjes kundër bustit tënd Havzi siç ka vluar urrejtja kundër teje 30 vjet.
Fajin e ke ti vetë që je poet, duroji flakët e ferrit. Po të mos ishe poet, do ishe si të tjerët. Ata që nuk janë poetë të urrejnë sepse kujtojnë se pse të kanë njohur, të kanë parë nga afër, ti duhej t'ua ngjisje poezine si gripin, si flamën, por të qenit poet nuk është ngjitese, nuk është sëmundje ngjitëse.
Havzi, ca njerëz që vuajnë dhe duan të jenë të lavdishëm e të famshëm si ti, kujtojnë se të jesh poet është zanat, është zeje si me ndërtue mur guri ose si me mbjellë e me shitë duhan. Të jesh bujk a tregtar duhani nuk do të thotë se je poet.
Në vargjet e tua pikon gjak shpirti Havzi, ne vargjet e atyre që duan të të ngjajnë, që i shkruajnë 30 a 40 vjet pas burgut vargjet e tyre, aty veç poezi nuk ka.
Hë, a të dha kush autorizim si i internuar i dalluar apo si i internuar që kujdesej partia, a të dhanë autorizim me ble televizor...
Duke mos u bërë dot i tillë, duke mos arritë me hy në sofrën e shkrimtarëve atëhere derdhet urrjetje ndaj teje Havzi. Po letrat e urrjetjes ndaj teje Havzi janë letërsi e keqe, nuk janë letra dashurie e letërsia është dashuri mbi të gjitha, dashuri për njeriun.
Urrejtësit e tu Havzi, ata që nuk të durojnë dot në piedestalin e nderit e të lavdisë, të dinjitetit e krenarisë, më kanë dëgjuar kur kam thënë duke cituar mikun tim Lazër Stani se ka ish president, ish kryeministër, ish kryetar, ish dreq po të duash, por nuk ka kurrë ish shkrimtar. Pra të jesh shkrimtar është më hyjnorja. Ata që të urrejnë nuk e kanë këtë cilësi, këtë fat, ti e ke Havzi dhe ndaj të urrjenë kaq egër e pa mëshirë.
Liliputëve që të urrjnë ty Havzi unë u them se ti nuk ua zë diellin, por janë të vegjël e dielli i lavdisë nuk i sheh, janë si morra dhe nuk i sheh dot dielli i famës së ëndërruar.
Ti Havzi nuk pengon askënd që të ndertojnë memoriale, shtatore, përmendore, “buste me libër në dorë”, “buste në këmbë”, “buste me dorë lart”… ti nuk pengon askënd që t’u bëjnë buste e përmendore e shtatore e memoriale gjithë të vdekurve e të gjallëve, gjithë spiunave të pushtuesve, sidomos spiunave të serbëve. Lejohen gjithë bustet përmendoret shtatoret memorialet për cilindo, veç për poetin Havzi Nela nuk lejohet.
Lejohen nga urrejtjësit e tu Havzi të bëhet përmendore buste a shtatore a memorial edhe për ata që kanë bërë krime monstruoze e masakra në fshatra ndaj të afërmëve të tyre, por nuk lejohet busti yt Havzi se je poet Havzi me vargjet e tua që i ke shkrue vetë në burg, që të kanë parë dhe e kanë ditur se je duke shkrue poezi, që nuk i ke dhënë lekë askujt me ti shkrue fletoret siç urrejtësit e tu paguajnë lekë që t’u shkruhen librat dhe veç vendosin emrin e tyre në kopertinë të librit që ua shkruan tjetër kush.
Ata që të urrejnë ty janë gati ta kallin botën pse të don ty, janë gati të fusin vrasje e  përçarje në mes njerzve të tu Havzi se këtë gjë kanë bërë 50 vjet kundër teje, 30 vjet pas varjes tënde. Janë gati të ndezin gjakmarrjen mes njerzve të tu që i kanë përça tmerrshëm.
Havzi, ti kishe në fisin tënd 46 njerëz të internuar në kampin e famëkeq të Tepelenës e të Beratit dhe familja jote nuk e kishte luksin e besimin e të qenit bazë e Nacionalçlirimtares...
Ti nuk hyrë në burg se ishe komunist apo djalë i dashur i partisë dhe partia nuk të çoi në burg që të bëhëshe djalë i mbarë i familjes që don partinë. Jo ti nuk e deshe partinë që në krye të herës dhe e provove me arratisje herët kur ata që të urrejnë ty i mbante partia në gji.
Mos ji poet Havzi që të të duan. Mos pengo njeri Havzi që të ndërtojnë buste e përmendore për të tërë. Mos pengo përçarësit të përçajnë ende njerzit e tu Havzi dhe lejomë mua që të fus në listën e shkrimtarëve ndonjë jo shkrimtar.
Sot në këtë shkrim Havzi nuk po e publikoj listën e shkrimtarëve të ftuar për ty në Kukës. Ata që janë ftuar e kanë ftesën që ua kam dërguar në emër të Bashkisë Kukës, nënshkruar nga kryetari i bashkisë, me e-mailin tim ose në inbox të Fb mesazhin tim ftesë. Do e publikoj ditë tjetër listën e shkrimtarëve të ftuar që ishin në Kukës. Ata që duan të shpallen shkrimtarë dhe që vuajnë mungesën e një ftese si shkrimtar, le të shohin ëndrra me shkrimtarë.

(fragment nga libri im në proces “Bisëdë më Havzi Nelën – shkrime të miat”)

2018/07/06

U detyrova ta braktis FSK-në





“Të gjithë e braktisën, m'u desh edhe mua që ta bëj këtë" Rreth 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur FSK-në. Që të gjithë, janë nga rajoni i Gjilanit.


Image result for forcat e sigurise se kosoves
Ata nuk e pëlqejnë të flasin për mediat, disa thonë se vendimin e kanë marrë për arsye personale, e të tjerë thonë se këtë e kanë bërë “për Serbinë”.

Image result for forcat e sigurise se kosoves

Njëri prej tyre, identiteti i të cilit është i njohur për Radion Evropa e Lirë dhe i cili për arsye personale insistoi që të flasë në kushte anonimiteti, tha se bëhet fjalë për një vendim kolektiv të pjesëtarëve serbë të FSK-së nga kjo anë që ta braktisin këtë forcë, andaj, sipas tij, edhe ai nuk ka mundur të vendosë ndryshe. “Të gjithë e braktisën, m’u desh edhe mua që ta bëj këtë.

Image result for forcat e sigurise se kosoves

Në kufi, nuk na lejojnë që të kalojmë në Serbi, kështu që u desh ta bëjmë këtë”, tha ky pjesëtar serb që sapo kishte vendosur ta braktisë FSK-në.

Image result for forcat e sigurise se kosoves

Ai tha se me vite ishte pjesëtar i FSK-së dhe se asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem dhe se rregullisht ka pranuar pagën, kurse tash thotë se nuk e di as vetë se si do t’ia bëjë që të fitojë para për të jetuar. “Vërtet, nuk e di se si do të bëhet tash.

Image result for fsk


Nuk kemi ku tjetër që të punojmë, nuk kemi zgjidhje. Nuk ishte dëshira jonë që ta braktisim. Nuk kemi pasur kurrfarë probleme. Na është dashur ta braktisim, por kemi familje”, tha ai.

Related image

Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë shumetnike, e uniformuar dhe e pajisur me armatim të lehtë. FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të së cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Image result for forcat e sigurise se kosoves

FSK-ja numëron më shumë se 2000 pjesëtarë, prej të cilëve 200 u përkasin komuniteteve pakicë, kurse 100 janë nga komuniteti serb. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke i cilësuar presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si të pakuptimta dhe krim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Image result for forcat e sigurise se kosoves
“Ky presion është i pakuptimtë, është i dalë kohe sepse këto metoda kanë ndodhur diku para dhjetë vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje.

Related image

Është shumë e padrejtë, sepse dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, nga këtyre të rinjve dhe të rejave, ndaj familjeve të tyre”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Image result for forcat e sigurise se kosoves
“Është kundër konventave, është kundër të drejtave të njeriut, është kundër sigurisë së këtyre qytetarëve, e ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, kemi ndërmarrë veprime, si në planin e jashtëm ashtu dhe të brendshëm që të sqarohet ky veprim i papranueshëm”, tha Haradinaj.

Image result for forcat e sigurise se kosoves

Presionet e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së janë shpeshtuar në muajt e fundit, fillimisht me paraburgimet në vendkalimet kufitare me Serbinë, e më pas edhe me deklaratat e autoriteteve serbe se atyre iu kërcënohet dënimi deri me 10 vjet, për shkak të pjesëmarrjes në formacionet e huaja të armatosura. Janë shënuar edhe disa raste të sulmeve me koktej molotovi ndaj pronës së këtyre pjesëtarëve.


Ramush Haradinaj: Në dialog me Serbinë duhet të jenë të përfshirë të gjithë


Image result for ramush haradinaj
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për fazën finale të dialogut me Serbinë ku tha se janë në konsulta të vazhdueshme me partitë politike, sa i përket unitetit politik, lidhur me fazën përfundimtare të bisedimeve në Bruksel. Haradinaj tha se ka sinjale të mira dhe nga LDK e PSD, por se ende nuk është takuar me Albin Kurtin, për t’i parë pikëpamjet e tij lidhur me këtë çështje. Sipas tij në dialog duhet të jenë të përfshira Parlamenti, partitë politike parlamentare, ato opozitare dhe shoqëria civile. “Ajo që është me rëndësi e kemi një pajtim institucional, presidenti, kryeparlamentari, kryeministri partitë politike në Qeveri, përfshirë edhe Nismën, jemi në konsulta të vazhdueshme të përbashkëta dhe AKR dhe kolegë të tjerë. Unë po ashtu kam bërë disa komunikime. Jam në komunikim intensiv me partitë tjera opozitare. Duhet të shkojmë me kujdes. Kjo është temë nacionale. Do të jetojmë me efektet e kësaj teme që të gjithë si në pozitë si në opozitë. Ata që sot jetojnë dhe ata që kanë me lind nesër. Është me rëndësi t’i ikim shablloneve të zakonshme. S’guxojmë të bëjmë gabime në një situatë si kjo. Besoj që do të ketë ndryshim këto ditë që po vijnë. Kam dëgju sinjale të mira dhe me LDK dhe PSD ende s’jam ul me Albinin me bisedu me të, me e pa si i ka ai pikëpamjet e tij. Por ne s’duhet të pritojmë me u ul për këtë temë që të gjithë“, tha Haradinaj. Ai ka folur dhe për mos respektimin e marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë. Ndërsa ka thënë se janë të papranueshme ndërhyrjet, shantazhet dhe kërcënimet që po bëhen ndaj qytetarëve serb, që jetojnë në Kosovë. “Është e pakuptimtë qasja e tyre në pengimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, e në të njëjtën kohë ulja në tavolinë. Ja njëra ja tjetra. Pastaj është e papranueshme ndërhyrja e tyre, kërcënimi e shantazhet dhe të gjitha ato veprime që i ndërmarrin ndaj qytetarëve serb të Kosovës, pjesëtarë të FSK-së. Lista është e gjatë e veprimeve të papranueshme, që bënë Serbia në Kosovë. Por si do të shkojmë më tutje. Shikoni dalja nga kjo gjendje është në dakordim i disa parimeve të dialogut e ne i kemi përcaktuar ato si Kosovë. Po s’ka as ndarje, as shkëmbim territoresh, as lëvizje të kufijve Kosovë-Serbi . S’ka defunksionalizim të tipit ‘Republika Srpska’. S’ka destabilizim. Si ka logjikë dialog e destabilizim. . Dialogu e normalizim që nënkupton njohja. Dialogu s’ka alternativë. Duhet ecim drejt dialogut”, tha ai.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/haradinaj-ne-dialog-me-serbine-duhet-te-jene-te-perfshire-te-gjithe/
© RTV21.tv

Artur Zheji :S’ka diskutim, jetojmë në regjimin e Kryeministrit me atlete

Na përuroi teatrin e ri, që ngjan me një ”vatër kulture” dhe shpalli që aty, ay, Km-ja, shkatërrimin fizik të Teatrit Popullor apo Kombëtar, me tagrat e plota të një gjenerali madhor, që komandon shtetin ushtri dhe ministrat rreshterë…

Pa ndërruar këpucët e lehta bardh e zi, morri rreshterët ministra e i rreshtoi në pritje të kryeministrit malazez, me një protokoll të denjë për ginnesin e vendeve më mjerane të globit.

Mirëpo më parë na kishte nxjerrë në Fb, projektin e rrugës së re të Thumanës e kush e mban mend çfarë tjetër, në bindje të plotë që do të shumëfishohet nga mediat e papuna, që u japin jehonë çdo fjale apo edhe gazrave të Km-së…

Më thoni ku tjetër ndodh kështu? Apo ky është një konsum për katunarët e Shqipërisë, që mallohen shpejt për beun e tyre, që po krijon idenë, përmes bombardimit mediatik, se ay, ndërtimtari po na dhuron nga xhepi i vet të gjithë këto të mira…

Po na ndërton ay, KM-ja thiatro, rrugë, ura, shkolla e spitale, ay dhe partia, por si dhe thoshte Majakovski mavria, poeti i Revolucionit Bolshevik rus, 100 vite më parë dhe para se sa te vriste veten: “Kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini, nënkuptojmë partia”.

Pra dhe ndër ne sot, në kapitalizmin sallaturinë të ish komunistëve shqiptarë, tashmë pronarë dhe bejlerë, ”kur themi Ps-ja, nënkuptojmë KM-ja dhe anasjelltas”…

Çfarë mjerimi!

Sepse mediat tona, të blera ose në shitje, nuk dinë apo nuk duan, apo nuk munden të bëjnë gjë tjetër, veçse të ndjekin “vazhdën plot shkumë” të veprimeve të tij të përditshme rutinë.

Vetëm kur Km-ja, humbet në ndonjë udhëtim të gjatë pune e qejfi, sidomos në USA, krijohet një farë qetësie relative, por që mbushet me jehonën që iku, apo me jehonën që do të vijë nga përtej Oqeanit.

Lajmet e trishta apo misterioze, që janë shpeshtuar shumë, treten shpejt si kripa në ujë dhe qindra lajme të tjera, që rrëfejnë natyrën e vërtetë të së përditshme shqiptare, ose nuk dalin në krye, ose skartohen ose nuk ndiqen më…

Kontrolli i plotë mediatik që fsheh çdo ditë fakte, një Opozitë me pushime të gjata verore, një amulli weekend-esh, kohë plazhi dhe sufllaqesh…

Shtet pa një Gjykatë Kushtetuese. Një Reformë në Drejtësi, e filluar si një reformë rrënjësore, përfundoi si ato sallaturinat e dyshimta të qebabtoreve të lagjeve, që shesin qoftet me mish brazili shumëvjeçar, si qoftë Korçe apo Gjakove…

Pastaj dalin dhe i bien me porosi capak gazetarëve dhe opinionistëve, që mundohen të mbajnë kryet mbi llumin e kënetës.

Por në inaugurimin e ArtTurbinës, një emërtim i tmerrshëm sovjetik, të këpusnin shpirtin disa “balerinë” qyqarë që luanin dekorin, apo ndonjë këngëtor që këndonte mjerançe, për ti krijuar atmosferë KM-së dhe për ti dhënë një jetë të shtirur kësaj vatre kulture sovjetike, ku do fliste KM-ja dhe vetëm ay…

Për artin, për mediat, për politikën, për rrugën dhe urat, për legalizimet, për maskarallëqet e kundërshtarit, për pafajësinë e fajtorëve, për fajësinë e të pafajshme, për Shqipërinë, Francën, Gjermaninë e gjermanët, për pajdhaqet dhe krudot, për Malin e Zi dhe për Malin e bardhë, për vdekjen dhe jetën, për rilindjen dhe shëndetësinë, për dobinë e konçesioneve, për zero taksimin e hoteleve me 5 yje të shampanjës dhe të kurvave që nuk taksohen, për Bulqizën dhe minatorët që nuk kanë qumësht, për kazanet, tepsitë, kusitë ku gatuan çorbën e oligarkëve, për timonin dhe timonierin…

E varja, kush ja përmend të gjitha diaretë dhe logoretë, që artikulon KM-ja, i kudondodhur e që dukshëm vuan nga një vetmi dhe nga një ankth i thellë, rrethuar nga peshkaqenë dhe qenër që e shohin çdo moment nga duart, që tju firmosë ndonjë llokëm.

Plotë frikë të arsyeshme që llokmaxhinjtë, mund edhe ta hanë edhe atë vetë më gjithë lecka, nëse nuk është syhapur KM-ja, natë e ditë dhe ditë e natë derëziu.

Mos duhet të na dhimbet vallë?

Ku i dihet, të jemi kaq të qytetëruar ne katunarët e Shqipnisë?

Ta shohim çdo ndodhë kur të bjerë nga kali, se si do të sillen me të rreshterët, qenat dhe peshkaqenat që e rrethojnë dhe që thuhet se e kanë marrë peng me kohë…

Nuk duhet të jesh Profet ta parashikosh: Peshkaqenët, vetëm pëshkaqenërisht dinë të sillen apo jo?

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...