Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/11

Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme


Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.
Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme (Foto)
Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e Shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për kosovarët.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë.

Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.
Image
Familja Hasani dëshironte t’i vizitonte të afërmit e tyre në Kosovë. Por një gjë e tillë kishte rezultuar e pamundur, pasi ata kishin transferuar mbi 3500 franga, në një linjë ajrore të rrejshme.

Kështu, biletat e rezervuara në fakt nuk ekzistonin fare në sistem.
Image
Ndërkohë, nuk ishte vetëm familja Hasani që ishte mashtruar. Dhjetëra viktima të tjera të kompanisë, German Airlines kishin raportuar për BLICK, lidhur me mashtrimin që u është bërë.

Me SMS, linja ajrore e rreme me një fluturim të pakrahasueshëm me çmim të ulët ofronte udhëtim nga Baseli në Prishtinë.

Çmimet e ulëta të avio-biletave kishin bërë që një numër i konsiderueshëm të bëhen karrem i mashtrimit.

Hulumtimi BLICK tregon se shumë viktima në të gjithë Zvicrën kanë shkuar në polici. Hetimi është në vazhdim.

Kosova viktimë e kërcënimeve Ruso-Serbe ndaj BE-së së frikësuar


Edmond Ekrem Krasniqi



Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është aq i rëndësishëm për Bashkimin Evropian sa që liderët e tij, të mbështetur edhe nga diplomatët amerikanë në kohën kur Donald Trump po dëmton raportet trans-atlantike, tashmë po përgatiten që të viktimizojnë Kosovën përmes legalizimit të kontrollin të veriut të vendit nga Serbia bashkë me krerët vendorë (Hashim Thaçi & Co) të shantazhuar me gjykatën speciale, me shpresën e pabazë se Serbia do të heqë dorë nga kërcënimet e saj me Rusinë për destabilizim të rajonit.

Rusia përmes Serbisë e serbëve në Kosovë dhe atyre në Bosnjë tashmë ka instaluar një virus permanent të provokimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor për të shantazhuar dhe frikësuar vazhdueshëm Bashkimin Evropian për qëllime gjeostrategjike që kanë të bëjnë me burimet energjetike.

Këto qëllime ndërlidhen me planet afatgjate të BE-së për të zvogëluar pavarësinë e furnizimit të Evropës me gazin rus.

Rusia do të mbetej e dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga zvogëlimi drastik i eksporteve të saj të gazit në Evropë nëse BE do të zëvendësonte gazin rus me burime nga vendet e tjera, dhe sidomos me ato prej vendeve të Lindjeve të Mesme e të rajonit përreth.

Arsyet e lidhjeve jashtëzakonisht të forcuara tash viteve të fundit midis Rusisë dhe Serbisë (Vladimir Putinit me Aleksandar Vuçiçin e Milorad Dodikun), pra autoriteteve ruse dhe krerëve të serbëve në rajon, kanë të bëjnë pikërisht me planet e BE-së që të heq qafe varësinë nga gazi rus në planin afatgjatë.

Planet e evropianëve për alternativa tjera të burimeve energjetike, janë jashtëzakonisht larg të që shndërrohen në realitet, edhe pse që nga viti 2020, do të fillojnë që të marrin gazin nga Azerbajgjani i cili është shumë i vogël për nga sasia (16 miliardë metër kubik në vit).

Bashkimi Evropian i frikësuar nga Rusia dhe Serbia drejton presionin ndaj Kosovës

Kërcënimet e Rusisë ndaj BE-së kanë këtë porosi : « Do të shpërthejë Ballkani Perëndimor përmes serbëve (në këtë rast Kosova dhe Bosnja) njëjtë si në Ukrainë nëse nuk do gazin tonë më”.

E frikësuar nga këto kërcënime ruse, BE tash i ka shtuar tej mase përpjekjet për të kthyer Serbinë drejt vetes me shpresën për të shmangur kërcënimet e Moskës për destabilizim të Ballkanit përmes pikërisht aleatëve të saj tradicional: Serbisë dhe serbëve.

Ka përplot politikë-bërës evropianë të cilët mendojnë se ky mision është gati i pamundur, por të njëjtit nuk do të heqin dorë për shkak të rëndësisë së stabilitetit të rajonit, e me këtë pra edhe të vet BE-së e cila po bëhet gati të sjellë gazin e ri nga Azerbaijgjani dhe Lindja e Mesme përmes tokës dhe ujërave nëpër Ballkan (TAP dhe më vonë edhe East Mediterranean Pipeline).

E më shpresën se do të stabilizohet Ballkani e zvogëluar varësinë nga gazi rus, BE po tenton që të kënaq Serbinë me një model të Bosnjës përbrenda Kosovës, pra me projektin e emëruar Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), me të cilin serbët dhe Serbia do të krijonin një kontroll të legalizuar të së sa paku 18 për qind të territorit të Kosovës.

Krerët e Kosovës në fushatë jo korrekte për AKS-në

Pushtetarët e deritashëm dhe ata të tashëm të Kosovës e kanë gëlltitur këtë projekt të kahershëm të Serbisë (që nga koha e ish-kryetarit Boris Tadiç). Ata tash së bashku me BE-në janë në aksion të shitjes së këtij projekti të rrezikshëm për Kosovën publikut kosovar në shkëmbim të shpresës për anëtarësim në OKB.

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi është zënë ngushtë nga perëndimorët, BE dhe SHBA, me kërcënimet përmes gjykatës speciale.

Hashim Thaçi dhe përkrahësit e tij po iu thonë qytetarëve të Kosovës se me pranimin e AKS-së Kosova do të mund të pranohej në OKB?!

Kjo është një joshje e dëmshme ndaj qytetarëve të Kosovës për të kënaqur apetitet e Serbisë përbrenda Kosovës në shkëmbim të evitimit të akuzave për krime lufte nga gjykata e re e krijuar në Hagë vetëm për krimet e pretenduara të individëve të U ÇK-së dhe e cila me dorën e klasës politike kosovare e ka amnistuar Serbinë nga krimet e luftës ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

Kjo fushatë e Thaçit dhe e rrethit të tij për legalizim të AKS-së me premtimet dhe shpresën për ulëse në OKB, e mbështetur heshturazi edhe nga zyrtarët dhe diplomatët e BE dhe SHBA, nuk qëndron, sepse pranimi në OKB do të thoshte njohje e pavarësisë së Kosovës nga pikërisht Serbia dhe Rusia, pastaj Kina…etj.

Mirëpo fushata mashtruese po vazhdon edhe pse krerët e Serbisë dhe të Rusisë e thonë përditë se Beogradi dhe Moska nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës e as nuk do ta lejojnë atë të anëtarësohet në OKB.

Zbutja e BE-së e rrit kërcënimin ruso-serb në Kosovë dhe Bosnjë

Ndërkohë, edhe nëse jetësohet AKS e premtuar Serbisë dhe serbëve në Kosovë, përsëri strategjia e Rusisë së Putinit dhe aleatëve të saj në Serbi për të shantazhuar BE-në me shpërthim problemesh në rajon do të vazhdojë, sepse BE është e vendosur të mos varet siç varet tash nga gazi rus.

AKS-ja e legalizuar është virus i rrezikshëm përbrenda Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen, pikërisht siç është dhe po aq sa është Republika Serbe në Bosnjë.

Rusia do ta kishte të pamundur destabilizimin e rajonit, pra në këtë rast në Kosovë, sikur Serbia do të pranonte pavarësinë e Kosovës. Prandaj Putin dhe krerët e Serbisë janë të harmonizuar dhe koordinuar krejtësisht për të vazhduar shantazhet e tyre në të gjitha format e mundshme, tash dhe në të ardhmen, me shpresën se BE do të heqë dorë nga zvogëlimi i varësisë së furnizimit me gazin rus.

Edhe nëse legalizohet AKS-ja dhe ajo merr jetë asgjë nuk ka përfunduar për të mirë, as për Kosovën e as për BE-në e frikësuar.

Serbia e mbështetur nga Rusia do të vazhdojë që të shantazhojë BE-në dhe t’i thotë asaj tërthorazi se nëse nuk e lejon atë që të hyjë në BE për shkak të Kosovës atëherë do shpërthejë veriu i Kosovës.

Përballë këtyre shantazheve ruso-serbe BE tash ndodhet në pozitë inferiore dhe ajo presionin e ka drejtuar drejt liderëve të Kosovës, pikërisht më së shumti ndaj Thaçit e Kadri Veselit përmes Gjykatës Speciale, me shpresë se Serbia do të bëhet e padëgjueshme ndaj Rusisë dhe kërcënimeve të Moskës do t’iu ndërpritet rruga me Serbinë e kënaqur me AKS?!

BE dhe diplomatët e SHBA mashtrohen keq se me AKS-në Serbia dhe vazalët e saj të Rusisë në Beograd do të moderohen dhe heqin dorë nga aleanca me Moskën.

Inferioriteti i BE-së ndaj shantazheve ruso-serbe në Kosovë dhe drejtimi i presionit ndaj Kosovës do t’i kushtojë se pari vet Kosovës me mundësinë e rebelimit e serbëve në AKS-në e legalizuar në llojin e Milorad Dodikut i cili për çdo ditë kërcënon për shkëputje të RS-së nga Bosnja.

Rusia do luhatje permanente të stabilitetit në Ballkan

Me apo AKS-në, Serbia po përfiton nga kjo situatë shantazhi duke hapur kapituj të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Kjo nuk është tjetër veç dorëzim i BE-së ndaj këtyre shantazheve, e kulmi i kësaj, përkatësisht dhëmbët e vërtetë të Rusisë dhe Serbisë ndaj BE-së, pritet që të shihen kur Serbia të ketë hapur e mbyllur 34 kapitujt e t’i ketë mbetur vetëm ai nr. 35 (Kosova).

Këto kërcënime tingëllojnë kështu : « Po nuk më pranove në BE pa e njohur Kosovën, merru tash me zjarrin në veri të Kosovës dhe Republikën Serbe në Bosnjë ».

Përçarjet e reja që Donald Trump po shkakton në raportet BE-SHBA vetëm sa e ndihmojnë skenarin e Moskës dhe Beogradit ndaj BE-së në Ballkan dhe kjo në të ardhmen mund të shkaktojë dorëzim të BE-së dhe pranim të aneksimit të veriut të Kosovës (pra territorit të AKS-së në veri) dhe RS-së në Bosnjë nga Serbia, njëjtë siç Rusia aneksoi Krimenë.

Me liderë si Thaçi që nuk ka guxim t’iu thotë JO këtyre presioneve për shkak të Gjykatës Speciale, edhe ky skenar përsëri do të tentohej t’i shitej opinionit të brendshëm në Kosovë me fjalët : « Në shkëmbim të humbjes përfundimtare të kontrollit të 18 për qind të territorit Kosova ka gjasa që të hyjë në BE dhe NATO ; se me këtë krijohen mundësitë për njohje nga pesë shtetet e BE-së ; dhe katër të NATO-s ; e ndoshta edhe nga Serbia… ?! ».

Ky është çmimi që Thaçi & Co po ua thonë qytetarëve të Kosovës tërthorazi tash për AKS-në.

Po Spanjës, Rusisë, Kinës... vallë kush do t’ia ndërronte mendjen për ta njohur Kosovën tash me këtë territor apo në të ardhmen me territor të copëtuar dhe të rrudhur ? Edhe kësaj pyetjeje dikush nga të shantazhuarit me Gjykatën Speciale dhe hartuesit e saj, dikur do të fillojnë t’ia gjejnë vargjet e këngës.

Ky është çmimi i rëndë që po i përgatitet Kosovës me premtimet që ajo ndoshta një ditë të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s në shkëmbim të stabilitetit në Ballkan. E njëjta vlen edhe për Bosnjën.

«Stabilitet mbi të gjitha, viktimat territoriale nëpër Ballkan nuk janë të rëndësishme» do të ishte kënga tjetër për të arsyetuar këso lloj ndryshimesh kufijsh në rajon.

Por ky disponim në përgatitje i perëndimit nuk ka asnjë garanci nga Rusia e Putinit për stabilitet permanent në Ballkan. Putini nuk do që virusët e tij të instaluar në Kosovë dhe Bosnjë të zhduken.

Pikërisht këtu qëndron gabimi tjetër i madh i perëndimit në insistimin për formimin e AKS-së për të kënaqur Serbinë në kurriz të Kosovës dhe integritetit territorial e sovranitetit të saj.

Në fund të fundit, dorëzimi i një pjese të territorit të Kosovës në duart e Serbisë nuk guxon që të bëhet as me hapjen e dyerve të BE-së, NATO-s, OKB-së…

Shqiptarëve iu janë marrë territore përgjatë historisë me dhunë, pa i pyetur kush ata. Tash radhën e fjalës duhet që ta kenë qytetarët e Kosovës me referendum popullor dhe jo liderët e tyre të shantazhuar e të korruptuar tej mase.

(Autori është themelues i agjencisë së lajmeve në gjuhën angleze për Ballkan Perëndimor-BE dtt-net.com)

Bota ka nevojë të përfundojë beteja mes civilizimit dhe barbarisë në Gadishullin Ilirik


Akademik Prof.Dr. Abdulla Mehmeti,Ph.D

Kjo betejë ka filluar dhe zhvillohet pa ndërprerë, sidomos nga periudha e Mesjetës dhe gjatë shekujve të fundit, në Gadishullin Ilirik, që vërehet hapur dhe në vija të trasha përmes përvetësimit të trashëgimisë kulturore, historisë dhe shkrimeve, artefakteve, ngjarjeve historike dhe figurave të shquara të lashtësisë, simboleve fetare etj.

Gadishulli Ilirik me mijëra vjet i quajtur me këtë emër, pse dy-tri shekujt e fundit u riemërtua „Ballkan“?

Edhe shtetet e përparuara dhe demokratike të Evropës, përkatësisht borgjezitë e tyre të shekullit XIX dhe XX e kanë kodifikuar emërtimin e rajonit tonë si Gadishulli i „Ballkanit“ (me etimologji nga persishtja dhe osmanishtja e vjetër), në një gjuhë folësit e së cilës asnjëherë gjatë historisë nuk kanë jetuar në këtë rajon, përveçse si pushtues të përkohshëm, si emër që përdoret dy-tri shekujt e fundit, edhe pse ky emërtim nuk ka asgjë të përbashkët me të kaluarën e lashtë të këtij rajoni, me qëllim për t'i fshehur dhe falsifikuar autoktoninë dhe gjurmët e qytetërimit të lashtë ilir, në interes të grekëve dhe sllavëve të ardhur më vonë në këto hapësira.

Shën Konstandini i Madh nga Nishi i Dardanisë

Bullgarët dhe të gjithë sllavët e kanë përhapur kultin fetar për Shën Konstandinin dhe nënën e tij, Shën Elenën, kinse u takojnë atyre, edhe pse faktet historike janë të pakontestueshme që Shën Konstandini ka qenë ilir nga qyteti i lashtë i Nishit, se ka qenë perandor ilir-romak dhe themelues i qytetit të Konstandinit (Stambolli i sotëm), si dhe i Perandorisë Bizantine, e cila ekzistoi mbi 1,129 vjet. Burimet e pakundërshtueshme shkencore thonë se Shën Konstandini nuk ka qenë me prejardhje sllave apo greke, por me prejardhje ilire. Përkrah Jezu Krishtit, Budës dhe profetit Muhamed, Shën Konstandini i Madh ilir konsiderohet ndër personalitetet me ndikim më të madh në gjithë historinë e njerëzimit. Për këtë mund të krenohen së pari shqiptarët, pastaj edhe grekët, bullgarët dhe sllavët ortodoksë që i kanë pasuar veprat, mësimet dhe idetë e tij prej shenjtori.

Si u bë Leka i Madh ilir, kundërshtari i tyre, greku më i famshëm në histori?!

Sllavët dhe sidomos grekët kanë ngritur një mal me dëshmi të rrejshme, falsifikime për figurën e Lekës së Madh, i cili nga babai ka qenë ilir, nga krahina e Emadhisë (Maqedonisë), ndërsa nga e ëma ka qenë gjithashtu ilir, i biri i Olimbisë epirote, krahina Ilire e Epirit. Leka (edhe shumica e ushtarëve të tij) ka folur gjuhën ilire të ëmës së tij, e cila për grekët e asaj kohe është konsiderusr gjuhë e huaj, gjuhë „barbare“.

Alfabetet dhe shkrimet ilire pjesërisht janë zhdukur, falsifikuar dhe përvetësuar nga sllavët dhe grekët

Alfabeti i njohur si alfabeti i Kirilit, i quajtur kirilicë, ose cirilik, nuk është prodhim i Kirilit dhe Metodit, por njëri nga alfabetet që kanë krijuar dhe përdorur shumë më herët fiset ilire. Kirili dhe vëllai i tij Metodi kanë qenë misionarë politikë* dhe përhapës të këtij shkrimi, të krijuar shumë më herët nga dijetari ilir, Shën Hieronimi. Këtë e dëshmon edhe fakti se kisha ortodokse e asaj kohe misionarëve të ndryshëm u jepte emra të koduar, siç është rasti me Kirilin dhe Metodin, të cilët nuk i kanë pasur këta emra të vërtetë. Dekodimi i këtyre emrave flet mjaftë për përkatësinë dhe misionin e tyre në rajone të ndryshme të Evropës: shih emrin Kirili që mbrapshtë lexohet ILIRIK. Pra bëhet fjalë për misionar të përhapjes së shkrimit të lashtë ilir, shkrim-leximit të tij ndër sllavët e prapambetur që kishin ardhur në ato vise. Popujt sllavë kanë filluar ta përdorin këtë alfabet nga fundi i shek. IX, treqind vjet pas ardhjes së tyre në këto hapësira. E ngjashme me këtë është edhe historia e vërtetë e nxënësve të këtyre misionarëve, Klimentit dhe Naumit nga qyteti i Ohrisë, qyteti i lashtë ilir i fisit të enkelejve me emrin Lyhnida. Aktualisht, institucionet më të rëndësishme arsimore dhe kulturore, universitetet në Sofje, Tërnovë, Shkup dhe Manastir, disa biblioteka universitare dhe instiutucione të tjera në Bullgari dhe Maqedoni, i mbajnë emrat e Kirilit dhe Metodit, të Shën Klimentit, por jo edhe të Shën Naumit, ndërkohë që tempulli më i rëndësishëm i këtij kulti fetar, me rëndësi kulturore, historike dhe arsimore e mban emrin e këtij shenjtori: Shën Naumi, jo edhe të Shën Klimentit. E dini pse? Sepse ka argumente tepër të fuqishme shkencore për përkatësinë ilire të këtij shenjtori dhe nuk mund ta falsifikojnë aq lehtë figurën e tij, siç e kanë falsifikuar atë të Shën Klimentit! Shën Naumi, si i tillë është respektuar edhe nga pjesëtarët e besimeve të tjera. Për pjesëtarët e besimit islam të kultit bektashian, Manastiri i Shën Naumit ka qenë disa shekuj vend i shenjtë pelegrinazhi, traditë e ndërprerë nga regjimi komunist nën ndikimin e propagandës sllave.

Megjithatë, gjurmët e civilizimit të stërlashtë ilir nuk mund të zhduken...

Janë gjurmët e kështjellave antike ilire, të zbuluara e të pazbuluara, artefaktet e shumëta, shkrimet e lashta, të cilat me shumë përkushtim janë munduar t'i zhdukin popujt e ardhur më vonë në këto hapësira, duke filluar me djegien e Bibliotekës së qytetit të Lekës së Madh, Aleksandrisë, por këto gjurmë nuk mund të zhduken aq lehtë, sepse dielli i madh i ILIRISË nuk mund të fshehet me mitet e rrejshme dhe përrallat e sajuara nga sllavët dhe grekët, të cilat gjeneratat e ardhëshme do t'i cilësojnë si barbari kundër civlizimit të hershëm ILIR në kontinentin e Evropës dhe jo vetëm.

Shqiptarët e sotëm, pasardhësit e ilirëve, janë autoktonë e jo pushtues, as nuk janë mohues të popujve të tjerë që i kanë detyruar rrethanat historike të vinë dhe jetojnë bashkë me ta në këto hapësira, por pse gjithë ky falsifikim dhe mohim nga të tjerët ndaj autoktonisë, lashtësisë, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditave të lashta fetare të shqiptarëve?!

* „Kirili dhe Metodi me të vërtetë u nisën si veprimtarë politikë, misionarë.“, prof. dr. Ellka Mirçeva, Instituti i Gjuhës Bullgare i Akademisë Bullgare të Shkencave, Sofje.

Serbia do të kuptojë të vërtetën më të gjerë – se iluzionet e saj rreth Kosovës i kanë lënë serbët e veriut në duart e njerëzve të vrarë.


Shkruan Flori Bruqi 


Oliver Ivanoviqit diku në muajin korrik të vitit 2017  i ishte djegur vetura në Veri të Mitrovicës. Për këtë ai kishte kontaktuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të cilit mediat serbe thonë se i ka dërguar një sms porosi.


Në konferencën për media të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në lidhje me rastin, ai është pyetur edhe për këtë sms ku ka folur për të dyshuarit.

“Jo. Nuk është e vërtetë, të gjitha i kemi të ruajtura” ka thënë Vuçiq.

Por, Vuçiq ka thënë se Ivanoviq i kishte dërguar një porosi me të cilën i kishte kërkuar që ta mbështes politikisht, për cka ai thotë se nuk ka mundur ta bëjë.

Presidenti serb ka thënë se Ivanovic i kishte shkuar për vizitë, por pa treguar nëse në shtëpi apo në kabinet.

“Jemi takuar edhe kemi folur në katër sy, për fat i ruaj mesazhet i ruajnë edhe autoritetet dhe këtu nuk ka kurrëfarë filozofie” ka thënë ai.




screenshot


Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq që pretendon se po merret me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se lidhjet për këtë rast çojnë te e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Serbi.

Ai pretendon se vrarësit e Ivanoviqit kishte kontakte të ngushta me disa indvidë nga zyra për Kosovën në Beograd.


“Ivanoviq është ekzekutuar. Hetimi tregon për ekzistencën e bazuar të dyshimeve se organizatorët e vrasjes së Ivanoviqit kishin kotankte të ngushta me individë nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë”, tha Cvetkoviq.

Në një konferencë për media gazetari serb bëri të ditur se ka qenë disa herë në Kosovë, ku ka pasur edhe kontakte me prokurorin special në Kosovë.

Në konferencë për media gazetari serb doli me fashë në kokë, pasi dy netë më parë ai u sulmua brutalisht në një kafene.



Cvetkoviq theksoi se emri e personi që e sulmoi tentoi ta vrasë, por për të më e rëndësishme është të dijë se kush e dha urdhërin.

Ai bëri të ditur se u godit me një shufër metalike.

Nga fotografitë që qarkullonin në rrjete sociale shihej se Cvetkoviq kishte një të çarë në sy.

Gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviqt ishte zhdukur më 13 qershor 2018. Për këtë rast u hap procdura në Serbi për rrëmbim.



Në mars të vitit 2003, një snajper i thjeshtë nga një grup i fuqishëm kriminal ka qëlluar kryeministrin reformist të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

Në një çast premtimi për të pushuar në paqe, Serbia dhe regjioni nga era e Sllobodan Millosheviqit ishte thyer.

Pasardhësit e Gjingjiqit e kthyen Serbinë në të kaluarën, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën.

Kohë më parë , një lider i komunitetit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq është qëlluar për vdekje, me shumë gjasa nga elemente të grupeve të fuqishme kriminale në veri të Kosovës.

Kjo tragjedi, nga një contrast, mund të jetë shkëndija për një paqe të qëndrueshme në Kosovë.

Udhëtimi fillon në kryeqytetin serb, Beograd, i cili me kokëfortësi e mban iluzionin se ai mund të nxjerrë ende territorin nga provincat e saj të shkëputura.

Iluzioni hap dyert për Rusinë që ta tërheq Serbinë nga puna e vështirë e nevojshme për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Dhe ky iluzion mbi Kosovën në fund të fundit shpuri në vrasjen e Ivanoviqit. E vërteta është se Serbia nuk e ka qeverisur me të vërtetë territorin e Kosovës që nga viti 1999, kur një fushatë ajrore dy-mujore e NATO-s ka larguar forcat serbe nga Kosova. Në mungesë të tyre, shqiptarët hakmarrës shkaktuan kërdi për banorët pakicë serbë.

Vuçiq ka kërkuar që Serbisë t’i lejohet të marrë pjesë haptazi në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit.

Pyetja është nëse Serbia do të kuptojë të vërtetën më të gjerë – se iluzionet e saj rreth Kosovës i kanë lënë serbët e veriut në duart e njerëzve të vrarë.


Oliver Ivanoviq,  kishte raportuar një numër të kërcënimeve dhe kishte kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet e Serbisë edhe nga ato të Kosovës, por ishte injoruar.

Ai dhe familja e tij kishin marrë disa herë kërcënime për jetë, por kërkesat e tij për ndihmë përfunduan pa rezultate.

“Ata bënë gjithçka që kanë mundur të bëjnë ndaj meje, përveç të më vrasin- por edhe kjo nuk përjashtohet”, tha Ivanoviq për televizionin rajonal N1 në nëntor të vitit të kaluar.

Vetura e Ivanoviqit ishte djegur më 28 qershor, disa muaj para zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai drejtonte Iniciativën Qytetare të quajtur “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP) dhe veproi si kundërshtare e partisë kryesore të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, e cila tani është pjesë e qeverisë së Kosovës.

Ivanoviq tha për N1 se qëllimi i kërcënimeve është frikësimi i kundërshtarëve përreth tij.

Sipas një raporti nga një konferencë për shtyp e Ivanoviqit, e mbajtur pas incidentit të vitit të kaluar, ai tha se është një gjë e tij që dikujt nuk i pëlqen. “Politika ime”, theksoi ai.

Pas incidentit ai i tha RTK-së që e ka informuar lidershipin e Serbisë, të Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, EULEX-in, prokurorët dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it për kërcënimet dhe presionet ndaj tij.

Kjo nuk është hera e parë që vetura e Ivanoviqit ishte djegur.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2005, kur një bombë ishte vendosur nën veturën e tij, e cila ishte parkuar para ndërtesës ku jetonte.

“Nuk pres asgjë nga policia, sepse deri tani asgjë nuk është bërë në situata të ngjashme. Ose është një çështje e mungesës së kompetencës, që e dyshoj, ose një mungesë e kurajës për të hyrë në konflikt me kriminelët dhe për t’i zgjidhur rastet e tilla”, ai i tha Beta News në korrik.

Në shtator të vitit 2013 para zgjedhjeve të atëhershme lokale, një person i panjohur hyri në apartamentin e Ivanoviqit dhe e sulmoi gruan e tij, sipas raportimit të mediave serbe.

Ivanoviqi atëherë ishte kandidat për Kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Në të njëjtin vit, dikush ndezi një zjarr në selinë e partisë së tij. Edhe këtë herë Ivanoviqi i tregoi mediave se ishte i sigurtë se motivi ishte politika e tij.

Zëdhënësja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq, i tha BIRN-it :” Askush nuk mund të thotë se nuk e kanë ditur”.

“Ç’farë tjetër do duhej t’i ndodhte në mënyrë që dikush të reagojë?”, pyeti ajo.

Bozhoviq shtoi se kryesit nuk u gjetën në asnjërin prej rasteve.

“Ai ishte i frikësuar për jetën e tij, për sigurinë e familjes së tij dhe i informoi të gjithë për këtë- Serbinë, Kosovën, komunitetin ndërkombëtar.

“Të gjithë e dinin”, tha ajo.

Policia e Kosovës dhe e Serbisë nuk u përgjigjën në pyetjet e BIRN-it për kërcënimet që Ivanoviqi kishte raportuar më herët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha të martën se shërbimet e sigurisë së Serbisë, nuk kishin asnjë dijeni për ekzistencën e kërcënimeve direkte ndaj Ivanoviqit.

Ivanoviqi u qëllua për vdekje në mëngjesin e hershëm të së martës para zyrës së tij dhe vdiq pak më vonë në spital.

Vrasja e tij u dënua gjerësisht nga BE dhe zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë.







Profesori amerikan me një analizë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në një artikull të botuar  kohë më parë në një faqe interneti të revistës amerikane për Politikë të Jashtme, profesori i njohur, Edward P.Joseph sugjeron se vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, mund të jetë “një nxitje për paqe të qëndrueshme”.


Profesori në Universitetin e Uashingtonit “Johns Hopkins” ka analizuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë në një artikull të titulluar “Vrasja mund të jetë ajo çka është e nevojshme në Kosovë”.

Ai sqaron se kjo tragjedi do të jetë “një shtysë për paqen e përhershme të Kosovës”.

Beogradi, sipas Joseph, me kokëfortësi vazhdon të ketë iluzion se Kosova mund të ndahet në veri nga Kosova.

“Serbia po jeton në iluzione pasi në të njëjtën kohë i hap dyert Rusisë, e në anën tjetër synon në afrimin me Bashkimin Evropian. “Ky iluzion për Kosovën i çoi në vrasjen e Ivanoviqit”, ka thënë Joseph.

Megjithëse kjo gjendje mund të gjejë një zgjidhje për paqe në Kosovë, ai nuk mendon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të jenë në gjendje të arrijnë një kompromis të tyre pa ndihmen e SHBA-së.

“Vetëm SHBA ka fuqinë për t’i mbledhur në Bruksel, Beogradin dhe Prishtinën për marrëveshjen që Kosovës do ia hapte dyert në Kombet e Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë i lejon Serbisë të lëvizë drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë ai.

Uashingtoni nuk mund të rrezikojë që t’ia lë çështjen e Kosovës evropianëve, duke pasur parasysh “kërcënimin rus”.

Ndryshe, Joseph është një ligjërues i politikës së jashtme, autor dhe praktikues në terren.

Ai është një ekspert i Ballkanit, dhe ai shkon në çdo vend që ka konflikt nëpër Ballkan, duke përfshirë këtu edhe detyra e rënda në Bosnje gjatë luftës. Në biografinë e Edward, gjithashtu shkruan se ai ishte angazhuar për të shmangur një konflikt të dhunshëm mes Serbisë dhe Kosovës në prill të vitit 2012, për shkak të aftësisë dhe përvojës së tij negociuese.


gjuriq.jpg


Ndërsa më dt.16 janar 2018, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviq është akt terrorist që duhet dënuar.

“Kjo është një përpjekje për t’i shtyrë serbët e Kosovës dhe Metohisë në një kaos”, ka thënë Gjuriq, shkruan B92.

“Ky është një sulm mbi gjithë serbët, është përpjekje për t’i shtyrë ata në konflikt”.

Gjuriq ka thënë më tej se kushdo që e ka kryer vrasjen e Ivanoviq – qoftë serb, qoftë shqiptar duhet të dënohet.

NDARJA E BOTËRAVE NË MITROVICË- VET E KEMI DESHIRUAR

Fahri Xharra, Gjakovë

Ndarja e botërave në Mitrovicë
“Kërkojmë nga të gjithë faktorët relevantë, negociatorët tanë, ndërmjetësit ndërkombëtarë, përfaqësuesit diplomatik, dy kryetarët e Mitrovicës që në kuadër të planit për lirimin e Urës së Ibrit, të përfshihet edhe ndërtimi i Xhamisë aty ku ka qenë. BIK, ashtu siç nuk është pajtuar me shkatërrimin e xhamisë, as tani nuk pajtohet me tentimin për uzurpimin dhe tjetërsimin e vakëfit (vendit- truallit) të xhamisë nga kush do qoftë. BIK-u është pronare e vetme dhe legjitime e vakëfit – vendit të xhamisë, dhe kërkojmë që aty sa më parë të krijohen kushtet dhe mundësitë që të rindërtohet Xhamia.: ( shkruan http://www.gazetaexpress.com/lajme/bik-kerkon-rindertimin-e-xhamise-te-ura-e-ibrit-)
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Ai fliste për Gjakovën e unë po i shkrua disa rreshta për Kosovën ,për ditët që po i kalon Kosova.
“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave…”
Deri se anën veriore të Kosovës trumbetohet me të madhe se serbët po e mbrojnë Europën nga neo-osmanizmi , ne shqiptarët e bëjmë të kundërtën , ia trashim peshën vrasëse të një të kaluare e cila edhe në ditët e sotit vret …po ,po vret .
Në kohën kur në anën ” serbe “ të Urës së Ibrit ngrihej kryqi i madhësisë së konsiderueshme , neve Turqia na ndihmoi që ta ndajmë botën perëndim-lindje, mu në Mitrovicë dhe rrënuam një xhami të vjetër dhe e ndërtuam një tjetër në vend të saj , shumë të madhe dhe “impozante “.
….“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- duhet që gjithë t`i lutemi zotit .
((Kështu, e trimëruar që Kosova ka hequr dorë nga krishterimi i mirëfilltë (i pranuar ndër të parët nga iliro-dardanët në shekullin III) e me këtë edhe nga pjesa me e rëndësishme e kulturës shpirtërore që lidhet me ritin ortodoks, dominues për shekuj me radhë në Dardani dhe pjesën më të madhe të Ilirikut, Serbia ka rikthyer ofensivën e njohur për ta paraqitur Kosovën “piemont të krishterimit” në Europë, pikërisht ku krishterimi humbi betejën kryesore kundër pushtimeve osmane! ( Jusuf Buxhovi )
Pra, Llazari dje nuk erdhi në Kosovë, për të shënuar një jubile të një kujtese të përbashkët historike të të krishterëve të Ilirikut, që po ashtu luftuan bashkërisht kundër pushtimit osman, (fakt ky i pamohueshëm historik që e obligon edhe Qeverinë e Kosovës dhe intititucionet shkencore : Akademinë dhe Institutin e Historisë dhe të tjerët që kjo ngjarje të trajtohet dhe të shënohet me pietet si pjesë e historisë së vet), por erdhi për të demonstruar “të vërtetën” historike serbe për Kosovën -“djep historik dhe shpirtëror serb”, të pranuar tashmë me pakon e Ahtisarit edhe në Kushtetutën e Kosovës, sipas të cilës Serbisë i njihen “tapitë mesjetare” në Kosovë, pikërisht të tilla çfarë i parasheh “Naçërtanja” e Garashaninit ! ))
Zonja Giselle Kurti-Clerc shkruan: ”Shqiptarët dhe historia e tyre janë ende objekt i dhimbshëm i manipulimeve. Kështu çdo popull tenton të përvetësojë një pjesë të historisë së tyre në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”
Pse u dogjën xhamitë në Kosovë ? Historikisht shikuar , pas të gjitha dëbime të shqiptarëve musliman nga serbet për në Turqi , asnjëherë nuk iu është vuar zjarri objekteve fetare muslimane në Kosovë . Ishte një arsye. Serbia i kishte dhe i ka qëllimet e saja afatgjata për të cilat ne nuk jemi aspak të vetëdijshëm . Aty është një kuzhinë antishqiptare , special e përgatitur për temperamentin e muslimanizmit tek shqiptarët. Pra : “Kështu që serbët e përvetësojë historisë tonë në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”.( Pse u dogjën xhamitë e Kosovës gjate luftës se 1999 -tes Nga Fahri XHARRA )
(“Marrëveshja në Bruksel për Urën e Ibrit – Xhamia e Ibrit askund!”, ka shkruar analisti kosovar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, në faqen e tij në FB. Sipas tij “drafti i publikuar se si do të duket Ura e Ibrit pas marrëveshjes në Bruksel, parasheh park në vendin ku ka qenë Xhamia e Ibrit e djegur nga forcat serbe në Prill 1999”. “Çfarë perfiditeti perfekt me e legjitimu mosndërtimin e xhamisë më të vjetër të Mitrovicës” ka shkruar Spahiu me nota irrituese. “Inshallah nuk ua merr Zoti mendjen përfaqësuesve të Kosovës në Bruksel me pranu një gjë të tillë, dhe mos me e ba rindërtimin e Xhamisë së Ibrit pjesë të marrëveshjes”, ankohet me të madhe analisti kosovar. Nexhmedin Spahiu )
Pra , ne duam me gojën tonë dhe qëndrimin tonë të vërtetojmë se Lufta e 1999-ës ishte “Luftë Fetare”
“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave…”
Ndërtoje një monument historik dardan në anën tjetër dhe këtej Ibrit , oj Kosova e jonë hallemadhe , e binde botën që kishim luftë çlirimtare kombëtare, dhe mos e lejo mashtrimin serb !

Presidenti amerikan Donald Trump, kritikon varësinë energjetike gjermane nga Rusia

Presidenti amerikan Trump ka thënë se Rusia po kontrollon Gjermanin përmes resurseve të saja energjetike dhe ka kritikuar ashpër marrëveshjen energjetike në mes të Moskës dhe Berlinit.
“Gjermania është kapur nga Rusia, sepse merr aq shumë energji nga Rusia”, tha Trump gjatë mëngjesit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
“Ata paguajnë miliarda dollarë  dhe ne duhet t’i mbrojmë prej tyre,” përfundoi Tramp.
Presidenti amerikan kritikoi ashpër shtetet anëtare të NATO-s që miratuan ndërtimin e tubacionit të Rrjedhës së Veriut 2. Ai tha se ishte shumë e papërshtatshme “që SHBA të paguajë një mbrojtje evropianëve nga Rusia, ndërsa Gjermania, si vendi më i pasur evropian, mbështet marrëveshjet e gazit me Moskën”.

Çamëria -Thesprotia është shqiptare me mijëra vjet

  • shkruan Fahri Xharra

Europa gaboi rende kur ne 1833 krijoi konceptin grek dhe lidhi pas kësaj gënjeshtre në historinë e antikitetit e te njerëzimit, dhe ky vendim ishte një mashtrim në vete i cili e turbulloi historinë e lashtë të vet Europës.
“Trillimet edhe përrallat me grek alien që vijnë nga kohët e zymta të prehistorisë e në vazhdimësi nuk kanë asnjë bazë shkencore. Pika e parë e trillimit ishte edhe mbetet miti i Luftës së Trojës. Lavdinë e kësaj lufte sot e marrin grekët si gjithë pjesëmarrës të kësaj lufte mitike. Sot bota shkencore ka arritur në një nivel të mirë akademik edhe mundet të diskutojë nga e para shumë tematika të nxehta që duken se serviren si përralla por në brendësinë e tyre kanë forcë të madhe raciste edhe asimiluese.-shkruante Altin Kocaçi “ Kurse Enkel Muço shkruan “ Me çudit fakti se si kane guxuar historiane e studiues te shek XIV e XX ti japin jete dhe ligjërojnë ashtu si dhe ne fillim shek e Ri konceptit te ekzistencës se etnisë greke( helene) ne antikitet :Edhe pse asgjë nuk mund te vërtetohet nga asnjë fushë shkencore përkatëse njerëzimi vazhdon te mashtrohet për sa i përket historisë dhe gjenezës se tij.”
Sot do të ndalem në Epirin e dikurshëm dhe të vërtetat mbi te të mbledhura nga pellazgollogu Dhimitri Pilika në librin e tij me shumë vlerë “Pellazgët – E vërteta e jonë e mohuar “:
“Provinca qe quhet sot Himarë, ose popuj himarjote ,janë Epiri i vjetër perëndimor , qe njihej me emrin Kaoni e popuj te Kaonisë dhe qe kane fituar famë me profecitë e orakujve dhe me luftëra kundër molosëve te vjetër, fqinje te tyre…
Janë popull luftëtar dhe po te bashkoheshin te gjithë, do te mund te mblidheshin njehet mije burra te afte për lufte. Nuk po flasim për veprat e tyre nen mbretin e lavdishëm Pirro , apo me vone nen Skenderbeun , i cili s`ka shume kohe qe fitoj fame , sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimerie“ . ( lexojmë tek PJETER BOGDAni (1630-1680) Dijetar poliedrik me vlera evropiane , duke pikasur asohere traditën tone popullore , Epirin e identifikon ,me Arbrin , te cilin e ndan ne te poshtëm (dhe natyrisht te sipërm), teksa e përcakton qartas Pirro Molosin :.. “ Mbret i Arbrit te poshtëm“ …(1685))
FRANG BARDHI (1606-1643) filolog e historian i kalibrit botëror ( ndonëse ende i pastudiuar e i paçmuar sa duhet) tek riprodhon versionin e lirë te letrës se Skënderbeut (për princin Orsini), sipas botimit te Enea Silvio Pikoloinit, shkruan : “por le te dëgjojmë, se treti , ne ju pëlqen , dëshminë e shënuar te vet Skënderbeut , i cili ne përgjigjen qe i bçnë princit te Tarantos Xhovanit-Antonio Orsinit i shkruan kështu për origjinën e fisit te vet sipas kujtimeve te Piut ll : “ Te paret tanë kane qene epirot nga te cilët ka dale ai Pirroja me nam , hovin e te cilit mezi munden ta përballojnë Romaket dhe qe pushtoi me arme Taranton e shume vende te tjera te Italisë…Ne thënç qe Arbëri është pjesë e Maqedonisë , atëherë te paret tanë i pranon edhe me fisnikë, sepse ata nen Aleksandërin u futen gjer ne Indi…“(1636)
Rreth njehet here , FRANG BARDHI, ne vëllimet dhe relacionet e veta, i njëson arbrit me epirotet sikurse edhe Arbrin me Epirin , barazim qe e pat vulosur me 1503 dhe humanisti tjetër shkodran i dëgjuar ne bote , MARIN BECIKEMI(1468-1526), ne mënyre te pavarur nga bashkëkohësi i tij Marin Barleci.
“…Arbëria qe ne Vjose e gjer Delvine e Gjirokastër(Kaonet). Çamëria , nga Delvina e gjer ne Nartë (Thesprotia, dhe ne krahinën e Sulit është Molosia ) e përpjete gjer ne Janine. “( 17 Maj 1877)- shkruan:
THIMI MITKOJA (1820-1890), ati i folkloristikes sonë, ne lufte te hapur kundër shovinistëve grekë, e ngriti zërin qysh me 1859 , deri brenda organit shkencor te Universitetit te Athinës, me polemike parimore , për te mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar , te stërgjysherisë se tij me moloset e Molosinë Kaoninë,Thesprotinë, Geryonin( prijësin e termocem thesprot).Pirron dhe pasardhësit e tyre
Dhimiter Pilika na dergon edhe më larg në kohë : » Gjithnjë PLUTARKU me JUSTININ dëftojnë se, pas vdekjes se Antigones rreth vitit 296 p.e.s Pirro Molosi jetoi ne një mjedis pothuaj te ngahershëm ilir , përkrah bashkëshorteve ilire, vajzës se mbretit te Paioneve, Audoleonit dhe Birkenes, te bijës se Bardhylit te Ri , mbretit te enkelenjve…
Për ketë rast , edhe vete PLUTARKUT (pro-romak, pro-aristokrat dhe rrjedhimisht anti perendimor), i rrëshqet ky pohim kuptimplote , qe fakton pa pike dyshimi politiken e jashtme paqësore antihegjemonisë , te Aiakasit tone, politike e shpallur botërisht ,plot çiltërsi, edhe përpara banoreve te Athinës :
“Pirroja …arriti ne Athine. Këtu u ngjit ne Akropol dhe pasi beri flijime për Athenane, zbriti po atë dite ne qytet dhe tha se dashuria dhe besimi qe kishte treguar populli për te e kishin kënaqur, port shtoi se, po te ishin te arsyeshëm (athinasit) nuk duhet ti lejonin asnjë mbreti qe ti afrohej qytetit dhe nuk duhej t’ia hapnin portat askujt. “
Edhe Vasil Zoto ka nxjerre ne drite materiale mbi te kaluarën e molosëve, tesprotëve dhe koneve, si dhe te tretave te tjerave shqiptare qysh prej lashtësisë me te mjegullt e deri ne shekullin lll, p.e.s duke përfshirë një jashtshkrim te ngjeshur te Aleksandër Molosit (Leke Malasit, Lleshit), një fashikull te tere biografik, kryesisht sipas Plutarkut, mbi Pirron tone(1882). Ai ka lënë ndërmjet shume te tjerash, edhe një dorëshkrim (te pabotuar) qe i shtrin këto hulumtime deri pas agimit te shekulli XX.
Pra, asnjë historian, filozof, shkrimtar, poet, dramaturg etj. i lashtësisë brenda territorit Ballkanik, nuk i ka quajtur kurrë popullsinë e Ballkanit jugor me emrin Grek. Emrat që ata thirreshin ishin: Pelesët, Danajt , Akejt, Mirmidonët, Spartanët etj. Më vonë marrin emrin Elenët (Helenët) dhe quajtën vendin Eleadha. Emrin Grek dhe Greqi e kanë përdorur për herë të parë fiset që banonin thembrën e çizmes Italianë kur kanë rënë në kontakt në ngushticën e Otrantos me fiset peshkatarë të Korfuzit. Prezantimi i tyre ishte se quheshin Graekoi (ishte emri i fisit që vetë peshkatarët i përkisnin). Këtë detaj e sjell filozofi i madh Aristoteli. Kështu pa dashje peshkatarët e fisit Graekoi të Epirit i dhanë emrin e tyre gjithë Ballkanit jugor, dhe në të gjithë dokumentet e gjuhës Latine të kohës së perandorisë Romake, dhe të gjithë historianët, filozofët, dramaturgët, poetët, oratorët etj të kësaj gjuhë e kanë emëruar gjithmonë me emrin Grek, Grekët dhe vendin Greqi. Nga dokumentet e gjuhës Latine ky term është transmetuar në të gjitha gjuhët Europiane ( të shkruajtura shumë kohë pas Latinishtes) në të gjithë hapësirat e Kontinentit dhe më vonë në të gjithë botën.( citon Retin Reka )

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...