Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/12

Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller : Ushtria e Kosovës do të formohet sipas Kushtetutës

Gottemoeller: Ushtria e Kosovës do të formohet sipas Kushtetutës
Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka thënë se procesi i formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Është gjithashtu shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë me proceset e saj të rëndësishme të reformave, që përfshin Forcën e Sigurisë plotësisht profesionale. NATO gjithmonë ka pasur qëndrimin, se në rastin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ky proces duhet të kryhet në mënyrë kushtetuese, sipas procedurave kushtetuese. Ne do të vazhdojmë të punojmë me zyrtarët në Kosovë për këtë çështje.

Nga Samiti do të shihni dokumentet që do të dalin në ditët në vijim, për të vazhduar t’i mbështesim operacionet e KFOR-it në Kosovë. Ne mendojmë se janë shumë të rëndësishme për vazhdimin e forcimit të sigurisë në rajon, por edhe për të ndihmuar në ndërtimin e profesionalizmit në kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Gottemoeller për Tanjug, para fillimit të samitit të NATO-s në Bruksel.

Kroacia është finalisti i dytë i Kampionatit Botëror. Skuadra nga Ballkani është treguar më e fortë se Anglia duke e mposhtur me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe në këtë mënyrë, ekipi aktual e ka shkruar emrin në librat e historisë.


Kroacia shkruan historinë, eliminon Anglinë dhe kualifikohet në finale

Rezultati i kësaj sfide u zhbllokua shumë herët. Që në minutat e para u bë një ndërhyrje në afërsi të zonës së kroatëve dhe u akordua gjuajtje e lirë për anglezët.

Përgjegjësinë e mori Kieran Trippier, i cili u tregua fantastik për ta mposhtur Danijel Subasicin (5′).



Kieran Trippier shënoi nga gjuajtja e lirë

Minutat e para të ndeshjes u takuan Tre Luanëve, të cilët ishin shumë të rrezikshëm. Me lojën e tyre të shpejtë dhe dinamike, anglezët arrinin shumë shpejtë në zonën kundërshtare.

Ndërkohë që kroatët e kishin të vështirë ta zhvillonin lojën e tyre në gjysmën e parë të kësaj gjysmëfinaleje.

Tjetër lojë zhvilloi skuadra ballkanike në gjysmën e dytë. Ata luanin me posedim të topit dhe krijim të aksioneve duke rrezikuar vazhdimisht portën kundërshtare.

Dhe pas një aksioni të organizuar mirë, Sime Vrsaljko harkoi në zonë, ndërsa Ivan Perisic shënoi me kokë (68′).



Ivan Perisic e barazoi rezultatin

Menjëherë pas, Kroacia e pati një tjetër rast fantastik për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk u shfrytëzua. Ishte pikërisht një lëvizje e mrekullueshme nga Perisic, mirëpo topi e goditi vetëm shtyllën.

Të dyja skuadrat ishin të rrezikshme në minutat në vazhdim të lojës, por më afër golit ishin kroatët. Sidoqoftë, koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Rastet nuk munguan në pjesën e parë të vazhdimeve nga të dyja palët, sidomos nga kroatët, mirëpo nuk pati ndryshim rezultati.



Mario Mandzukic përmbysi gjithçka

Në gjysmën e dytë të vazhdimeve, Kroacia e përmbysi rezultatin. Ivan Perisic e dërgoi një top me kokë në zonë, ndërsa Mario Mandzukic, edhe pse i lënduar, reagoi për ta mposhtur portierin anglez (109′).

Kroacia në finalen e 15 korrikut do të luajë kundër Francës, ndërsa Anglia do ta zhvillojë ndeshjen për vendin e tretë kundër Belgjikës (më 14 korrik).


******


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar një fotografi të përbashkët me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, me rastin e kualifikimit të Kroacisë në finale të Kampionatit Botëror.

Kombëtarja kroate e mposhti Anglinë dhe për herë të parë është kualifikuar në një finale të turneut më të madh botëror të futbollit.

Për t’i uruar kroatët për këtë sukses të madh, kreu i Qeverisë shqiptare e ka postuar një fotografi të përbashkët me Kolindan.

Dhe shqiptarët duke qenë ndër tifozët më të mëdhenj të Kroacisë, e kanë pëlqyer shumë fotografinë e postuar në profilin e tij në Facebook.

Fotografia e ditës: Rama poston një pozë të përbashkët me presidenten e Kroacisë

Imazhin e postuar e ka quajtur thjesht: “Fotografia e ditës”.

Për më pak se dhjetë minuta, imazhi i publikuar ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e kryeministrit shqiptar.

Në finalen e madhe të 15 korrikut, Kroacia do të luajë kundër Francë.

Liderët mblidhen për ta shikuar momentin final të ndeshjes Kroaci-Angli


Se Kampionati Botëror është shumë i rëndësishëm, ka dëshmuar edhe një video nga momentet finale të ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë.
Liderët botërorë në kuadër të Samitit të Londrës për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për një moment janë ndaluar për ta shikuar ndeshjen.
Një xhirim, në të cilin shfaqet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka paraqitur politikanët të grumbulluar duke shikuar se kush do të fitojë.
Natyrisht se më në siklet ishte Theresa May (Foto: Facebook/ How People Reacted)
Në video shihen mes tjerëve, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Reagimet dhe suksesi i filmit shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu”

GJERGJ KASTRIOTI - BABAI THEMELUES I KOMBIT SHQIPTAR Gjergj Kastrioti është nderi, krenaria dhe dhe indentiteti ynë, pa Gjergj Kastriotin kurrë nuk do të kishte Shqipëri dhe shqiptarë, mbi shpatullat e këtij gjeniu të shekullit te XVI u ngritën themelet e kombit shqiptar dhe gjithçka tjetër që e përcakton qënien tonë.

https://youtu.be/NtN7LQP0yak?t=106



Shfaqja e përbashkët e filmit “Skënderbeu” nga Ambasada Sovjetike dhe Legata Shqiptare në Romë në 16 qershor 1954 nuk ia doli dot që ta thyente qëndrimin italian për ta lejuar shfaqjen e tij pa bërë të paktën ndryshimet e duhura në tekstin e folësit, po ashtu prekur edhe skenarin.

Por, ndërsa në vendin e italianëve filmi shqiptar-sovjetik mund të thuhet se “dështoi”, përjetoi të kundërtën në Francë: ishte një triumf.

Reagimet dhe suksesi i filmit shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu”

Pas suksesit në Festivalin e Kanës jehona e tij mori formën e një dallge, e cila do të kapërcente edhe oqeanin Atlantik dhe hynte deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Francë, menjëherë pas konkurrimit në Kanë, qenë tri shoqëri të shfaqjes së filmave të cilat kërkuan të blinin kopje. Dhe jo pesë a dhjetë të tilla, por 40-50. Këto ia raportonte Tiranës me një radiogram të 10 prillit, Legata Shqiptare në Paris.


Ndërkohë, në 13 prill, në kryeqytetin francez, Shoqata e Miqësisë Francë-BRSS e shfaqi filmin “Skënderbeu” në teatrin e madh të Champs Elise, Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Sekretari i Partisë Komuniste Franceze, Zhak Dyklo, si edhe personalitete të shumta të artit dhe kulturës.

Legata Shqiptare e Parisit njoftoi po ashtu filmi kishte pasur jehonë të madhe edhe nëpër shumicën e gazetave vendase, por binte në sy entuziazmi i të përditshmes së Partisë Komuniste “Humanité”. Titulli i saj në 29 mars 1954 qe “Skënderbeu, kryevepër e re e kinematografisë sovjetike”. Autori Rezhis Berzheren shkruante: “Skënderbeu bëri përshtypje të madhe nga bukuria e ngjyrave të filmit, nga cilësia e vënies së tij në skenë, nga ndjenjat që e frymëzojnë, nga fuqia e jashtëzakonshme e subjektit të tij dhe skenave që janë paraqitur”.(Ylli Pollovina)

Këtë triumf të filmit Tirana e shoqëronte edhe me më shumë propagandë. Në 24 prill ajo kreu gjestin më të fortë: Presidiumi i Kuvendit Popullor dekoroi kolektivin që mori pjesë në realizimin e filmit.

Në 29 korrik 1954 (siç e shihni në dokumentin bashkëngjitur këtij shkrimi), Legata Shqiptare në Paris i dërgoi një mesazh të shifruar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë. Në të thoshte: “Morëm telegram nga Dhimitër Trebicka, ku kërkon filmin e Skënderbeut në gjuhën shqip. Filmin, thotë Dhimitri e ka rregulluar që ta tërheqë Art-Kinopiktures Nev Jorg, e cila shoqëri po e shfaq që nga data 3 korrik në folës në rusisht. Bisedova me miqtë sovjetikë dhe më thanë se për koloninë shqiptare mund të dërgoni. Lutemi më njoftoni”.

Në SHBA, vendin ku qe projektuar dhe ishte udhëhequr operacioni i fshehtë ushtarak “Valuable”, me objektiv rrëzimin e regjimit qeverisës në Shqipëri dhe prej andej në të gjithë kampin socialist, opinioni publik nuk e përfilli shumë planin tashmë të dështuar të administratës së tij, në Turqi prirja qe krejt e anasjellë.

Siç i raportonte qendrës Legata Shqiptare në Paris gjatë shfaqjes së filmit për Skënderbeun në Festivalin e Kanës, kishin dalë të zemëruar turqit. Gjestin e protestës e kish bërë Ambasada e tyre në Paris.

Me këtë rast bënte edhe shpjegimin: “Përsa u përket pretendimeve nga pala turke, ishte mëse e natyrshme, pasi shteti turk akoma pretendon dhe dëshiron që Gjergj Kastriotin ta quajë turk dhe bile për atë çka bëri, e konsideron tradhtar të atdheut, pra të Turqisë dhe arshivat e tij janë të mbyllura për figurën e Heroit tonë Kombëtar”.

BRSS që e prodhoi filmin, me kërkesë të Tiranës, vështirë ta sipërmerrte këtë gjë thjesht për solidaritet bolshevik. Jeta e Gjergj Kastriotit nuk qe vetëm e mbushur me gjeste kundër Kishës Katolike të Vatikanit, çfarë përbënte objektiv goditjeje të propagandës së tyre, por edhe mbi të gjitha sepse ishte kundër Turqisë, armikut të tyre tradicional.

Që filmi ishte me patos të theksuar antiturk mund ta dëshmojmë me çfarë në 20 prill 2007 ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Prishepov, një diplomat me karrierë të gjatë, studiuar posaçërisht për marrëdhënie ndërkombëtare e në Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit të vet që nga viti 1971, deklaroi në të përditshmen “Metropol”. Intervistën e tij redaksia e formuloi “Dikur në Moskë luanim ‘Skënderbeu’”.

Mes të tjerash, pasi shpjegonte marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjen e pavarësimit të Kosovës, çfarë mendonin rusët edhe shqiptarët për njeri-tjetrin pyetjes së gazetarit “Çfarë kujtoni për Shqipërinë më parë se të mbërrinit këtu?” Aleksandër Prishepov iu përgjigj: “Para se të vija këtu kam lexuar shumë për vendin tuaj. Kam lexuar mjaft libra, kam kërkuar në internet dhe jam informuar për gjithçka mundesha lidhur me Shqipërinë. Por, kam edhe kujtimet e mia gjatë kohës së rinisë. Në atë kohë prodhimi më interesant dhe më popullor kinematografik ishte filmi ruso-shqiptar ‘Ushtari i madh, Skënderbej’. Mund të konstatoj se ky film ka qënë vërtet madhështor. Në xhirimin e këtij filmi morën pjesë aktorët dhe kineastët më të mirë rusë. Regjisori Sergej Jutkjeviq është klasiku i filmit rus. Operatori është një nga më të mirët. Artistët ishin nga më të mirët dhe nga më të shquarit nga të dyja palët, edhe shqiptarë, edhe rusë. Ne fëmijët 5,6,7 vjeç luanim asokohe një lojë që quhej ‘Skënderbej’. Domethënë ndjenjat e ngrohta për shqiptarëtdhe Shqipërinë janë krijuar tek unë që nga fëmijëria”.

Sipas asaj që gjatë shkrimit të skenarit ka përjetuar ndihmësi i autorit kryesor të tekstit, sovjetikut Mikhail Papava, shqiptari Gjovalin Luka, grupi udhëheqës rus i prodhimit të filmit nuk dëshironte të kryente ndonjë pasaktësi historike ndaj episodeve që lidheshin me osmanët. Ndërkohë ata interesoheshin që ngjarjet me dështimet e turqve të qenë fortësisht të argumentuara dhe për rrjedhojë, të pamundura për t’u kritikuar e sulmuar, dhënë shkas për ndonjë protestë shtetërore nga Ankaraja.

Luka thotë: “Një ditë, skenaristi i filmit pyeti: ‘Si ka mundësi që ky heroi juaj, i njohur në të gjithë Evropën, nuk ka asnjë lloj gjurme se ku ka qenë varri i tij dhe gjatë shekullit të XX, shteti i juaj nuk i ka ngritur asnjë lloj mauzoleumi?! E kam pasur një ide dhe do të kisha dëshiruar t’a kisha filluar filmin nga ish vend-varrimi i tij?’”

Gjovalini ia ktheu: “Shoku Papava, për t’iu përgjigjur kësaj pyetje të papritur dhe kaq serioze tuajën, më duhet njëfarë kohe nja katër-pesë ditë”.

Luka: “Po mirë, jam dakord, që të më ktheni një përgjigje, pas disa ditësh”.

Mbasi pati rilexuar librin e Nolit për Gjergj Kastriotin (botim i vitit 1921), këshilluar edhe me tre historianë e arkeologë mjaft të shquar, kur u ritakua me skenaristin sovjetik, i tha “Shoku Papava, historianët tonë thonë se me pushtimin e qytetit të Lezhës, ku ekspeditën e udhëhiqte vetë Sulltan Mehmeti II Fatihu, jeniçerët turq me orientimin dhe dijeninë e tij, ia hapën Skënderbeut varrin në qytetin e Lezhës, aty rreth vitit 1478. Ky akt, që sigurisht në dukjen e parë do të kuptohej si poshtërim, në realitet është interpretuar nga disa historianë, jo si veprim për ta diskredituar e për t’a pastruar si vend shejtani, por për t’i shprehur nderimin dhe admirimin e tyre…”!

Por, sovjetiku nuk jepet: “Aaa… megjithëkëtë, si mund të ishte zhdukur vendvarrimi pa asnjë lloj gjurme, në një qendër me një vazhdimësi banimi dhe kaq të vogël? Askush në popull e nëpër shërbyesit e atyre objekteve fetare aty nuk ka asnjë lloj dijenie?! Është i sigurt ky raportim? Jashtëzakonisht e çuditshme, e pabesueshme! Që t’ia kenë zhdukur turqit për hakmarrje armiqësie, këtë e pranoj dhe e konceptoj, por edhe ‘për ta nderuar si shenjtor’, siç po thoni, edhe pa asnjë gjurmë ish varri, këtë nuk e konceptoj dot!”

Ndërkohë edhe Gjovalin Luka, komunist i vjetër i Grupit të Shkodrës dhe gjatë luftës komandant i batalionit partizan “Perlat Rexhepi”, ishte edhe më i paepur se sovjetiku. Tha: “Shoku Papava, me sa kam lexuar e po lexoj unë, kështu e ka shkruar historiani Fan Noli dhe juve mjaft pjesë të përkthyera të tijat i keni konsultuar. Nuk besoj se duhet të merremi ne edhe me hetimet edhe me eksplorimet arkeologjike, në këtë moment. Ky tregim dhe kjo ngjarje është bazuar te ‘Historia’ që ka shkruar vetë Marin Barleti në fillim të shekullit XVI, i cili aty nuk ka qenë vetë dëshmitar, por ashtu ia kanë treguar të tjerët. M. Barleti, shkruante aty se Skënderbeu u varros në Lezhë, në kishën katolike më të madhe të Shën Kollit. Por, përderisa nuk ka ardhur orientimi nga lart, për hetime dhe gërmime arkeologjike, ç’mund të bëjmë ne, për t’a gjetur se ku ka qenë ish varri?”

Pastaj Luka bëri pyetjen: “Ju dëshironi t’ju sigurojmë edhe një fletë, për këtë temë se si e tregonte konkretisht Barleti?”

Mikhail Papava shqiptoi prerë: “Jo, nuk besoj se ka më nevojë. Mua më duhej një gjurmë, një diçka ku ta filloja filmin, por kur s’ka, nuk ka, kështu ishte fati.”

Biseda do të vijonte edhe më dhe më në fund skenaristi sovjetik nuk e fshehu: “Edhe, ndërkaq pala juaj kërkon t’ju bëjmë një film të përmasave gjigande, ku skenarin tim mund ta bëjnë shoshë më mbrapa?”

Sëmundjet që merren në pishina


E relaksuar buzë pishinës, teksa shijon rrezet e diellit! Kjo është shija më e zakonshme e fundjavës gjatë stinës së verës, kur temperaturat shënojnë më shumë se 30 gradë.


Por teksa qëndroni në shezllon duke lundruar në “Instagram”, për të mësuar trendet e veshjeve të banjës apo të pathënat e Vipa-ve, bëni mirë të lexoni të gjitha informacionet që ju duhet për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve nëpërmjet ujit të pishinave gjatë notimit.



Sëmundjet mund të përhapen gjatë gëlltitjes, frymëmarrjes, prekjes me ujin e ndotur të pishinave, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Një ndër sëmundjet më të zakonshme që merret në pishina, është ajo e diarresë.




“Në pishina mikrobet që shkaktojnë sëmundje janë eliminuar nga klori, por megjithatë klori nuk funksionon menjëherë pasi do kohë që të veprojë.


Duhet kohë që të eliminohen mikrobet, ndërkohë që ka disa prej tyre, që janë rezistente ndaj klorit dhe mund të jetojnë në pishina për disa ditë.


 Kjo është arsyeja pse edhe pishinat më të mira përsa i përket higjenës, mund të përhapin sëmundje. Ju mund të parandaloni përhapjen e mikrobeve në pishina në radhë të parë me sjelljen tuaj të shëndetshme.” – paralajmëron Instituti i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në rrjetet sociale.


Ja si mund të parandalojmë sëmundjet:
Mos notoni nëse jeni me diare
Mos gëlltisni ujin e pishinës
Bëni një dush para se të notoni, si dhe lani duart pas përdorimit të tualetit ose ndërrimit të pelenave
Ndërroni pelenat shpesh
Ndërrojini pelenat e fëmijëve në tualet dhe jo në pishinë. Mikrobet mund të përhapen në sipërfaqet dhe objektet në dhe rreth pishinës duke përhapur infeksione.
Lani fëmijën tuaj me kujdes me sapun dhe ujë, para notimit.

2018/07/11

Pacolli: Daçiçit ia thashë në sy, se e ka humbur betejën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale të Ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambisëm Adama Barrow ishte përgjigje e merituar ndaj propagandës serbe ndaj njohjeve që ka Kosova.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pacolli ka treguar se si i kishte thënë në sy Ivica Daçiçit në Sarajevë që të mos e ndiqte pas betejën e kishin të humbur.



Postimi i plotë:

Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barrow, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daçiçit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”.

E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti.

Flori Bruqi : “Ivica Daçiq po mendon t’ia japë notat e tërheqjes së njohjeve Behgjet Pacollit”


Nuk po di më si t’ia sqaroj disa gjëra Pacollit, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq duke komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacollit “se askush s’e ka tërhequr njohjen e Kosovës”.

“Nuk po di si t’ia sqaroj disa gjëra. Çfarë t’i them? Më ka rënë ndër mend ‘ia jap këto nota pasi po thotë se nuk e ka marrë asnjë. Më duhet të them se as ne nuk e kemi marrë asnjë notë nga vendet që e kanë njohur Kosovën”, citon tanjug të ketë thënë Ivica Daçiq.

Ai shtuar se do të niset për një udhëtim jashtë Serbisë me qëllim që të lobojë për, siç thotë, vazhdimin e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë Kosovës.

“Nuk tregoj se ku do të shkoj, lë të mendojë për këtë Pacolli”, tha Daçiq duke shtuar se “numri i shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës do të bjerë nën 100 sosh”.


Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tregon çfarë i ka thënë në sy Ivica Daçiçit, ministrit serb të Punëve të Jashtëme, të njohur për qendrimin e tij anti-Kosovë, gjatë një takimi të fundit të mbajtur në Sarajevë.



Statusi i plotë i ministrit  Behgjet Pacolli:

Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barroë, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daqiqit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti.




Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiç, në një intervistë për mediumin serb “blic” ka thënë se gjatë takimeve me ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollin flasin sikur të ishin të lindur nga një nënë, ndërsa ka shtuar se shefi i diplomacisë kosovare pas takimeve e akuzon atë se bën diversione ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se si duken takimet e tij me Behgjet Pacollin, Daçiq është përgjigjur:

“Sikur të na kishte lindur një nënë. Aq bukur flet kur jemi vetëm unë e ai sa që unë ndihem keq. Porse, sapo të dalë nga takimi, ai ankohet se unë ia prish konceptet. Thotë se ‘sapo bëj diçka unë, Daçiq shkon dhe e tërheq një njohje’. Ai personalisht e kupton këtë. Arsyetohet madje se nuk i shkruan kumtesat me të cilat më sulmon, porse disa shërbime”.

Në pyetjen se a merret vesh më mirë me Hashim Thaçin apo Ramush Haradinajn, Daçiqi u përgjigj: “Haradinajn nuk e njoh. Me Thaçin kam punuar dhe më duhet të them se kemi pasur marrëdhënie korrekte”.

Shefi i diplomacisë duke folur për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ka thënë se Serbia nuk të do lejojë dhe e ka “arsyetuar” kështu:

“Fakti se nuk do të lejojmë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk është çështje inati ose komploti. Është çështje parimi. Duam zgjidhje që do ta përfshinte edhe këtë segment. Për karrigen e Kosovës në OKB nuk do të na pyesë askush. E po të pyetemi, kjo do të thotë se ne duhet ta thërrasim Rusinë e Kinën dhe atyre t’iu themi ‘lëreni të hyjë KB’. Ose të gjitha vendet që i kam bindur ta tërheqin njohjen, t’i thërras e t’iu them ‘njiheni sërish Kosovën’. Kjo është joserioze”, ka thënë ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...