Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/15

Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!

Pse kemi nevojë të duam dhe të na duan? Nga vijmë? Ku do shkojmë kur të vdesim? Pse vdesim? Cili është qëllimi i jetës sonë? Shumë mendimtarë, filozofë, aktivistë dhe artistë të mëdhenj janë përpjekur për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve gjatë jetës së tyre dhe kanë lënë prapa një trashëgimi të tyre me thënie shumë inspiruese.


• Tregohu aq i fortë në veprime, sa je në mendime (William Shakespeare)

• Imagjinata i është dhënë njeriut për të kompensuar atë që ai nuk është, dhe një sens humori për të ngushëlluar veten për atë që është (Oscar Wilde)

• Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani (Bertrand Russell).

• Çdokush mund të zemërohet, është e lehtë, por të zemërohesh me njeriun e duhur në momentin e duhur dhe me qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është në fuqinë e askujt dhe nuk është aspak e lehtë (Aristoteli)

• Graviteti nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri. Si mundet ta shpjegosh në terma kimikë dhe fizikë një fenomen kaq të rëndësishëm sa dashuria e parë? Vendose dorën mbi furrë për një moment dhe të duket si një orë. Ulu me një vajzë speciale për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativiteti (Albert Einstein)

• Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde (Eleanor Roosevelt)

• I fortë është ai që është në gjendje të kap çdo komunikim mes shqisave dhe mendjes (Napoleon Bonaparte)

• Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t’i treguar atyre të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa njerëzit e këqij do ta gjejnë një mënyrë për të thyer ligjet (Platoni)

• Ajo që nuk më vret më bën më të fortë (Friedrich Nietzsche)

• Hitleri dhe Mussolini ishin vetëm zëdhënësit e qëndrimit mbi dominimit dhe dëshirës për pushtet që janë pothuajse në zemrat e të gjithëve. Derisa burimi të pastrohet, gjithnjë do të ketë konfuzion dhe urrejtje, luftëra dhe antagonizma klasorë (Jiddu Krishnamurti)

• Nuk mund të shkelësh dy herë në të njëjtin lumë (Herakliti)

• Nuk ka njeri, sado i zgjuar, që në një periudhë kohore të rinisë së tij të ketë thënë gjëra, ose të ketë jetuar në një mënyrë që ndërgjegjes së tij të tashme mos t’i pëlqejnë më (Marcel Proust)

• Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecën, kacavjerru, por si do që të jetë, vazhdo të ecësh përpara (Martin Luther King)

• Kënaqu me atë që ke, dhe lëri gjërat ashtu siç janë. Kur të kuptosh që s’mungon asgjë, e gjithë bota do të përkasë (Lao Tzu)

• Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët (Vincent Van Gogh)

• A nuk është interesante se si jemi të gjithë të krijuar nga Zoti, dhe prapë dallojmë kaq shumë. (Desmond Tutu)

• Integriteti nuk ka nevojë për rregulla (Albert Camus)

• Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është oqean (Isaac Newton)

• Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër (Albert Einstein)

• Njeriu ndjehet i frikësuar vetëm nëse nuk është në harmoni me veten (Hermann Hesse)

• Një shoqëri delesh me kohë lind një qeveri ujqërish (Bertrand de Jouvenel)

• Librat janë për njerëzit që urojnë të ishin diku tjetër (Mark Twain)

• Gjithkush dëshiron të jetojë në kurriz të shtetit. Ata harrojnë se shteti jeton në kurriz të të gjithëve (Frederic Bastiat)

• Mos qaj për të shkuarën, mos ëndërro për të ardhmen, përqendro mendjen tek e tashmja (Buda)

• Mos i bëj të tjerëve atë që s’të pëlqen të ta bëjnë ty (Sokrati)

• Jeto sikur do vdesësh nesër, mëso sikur të duhet të jetosh gjithmonë (Mahatma Gandhi)

• Bëj punën që do, dhe nuk do të të duhet të punosh kurrë (Konfuçi)

• Mendoj, pra jam (René Descartes)

• Vdekja s’duhet të na shqetësojë pasi kur ne ekzistojmë vdekja nuk ekziston, dhe kur vdekja ekziston, ne s’do të jemi më (Epikuri)

• Shpata nuk vret njeri; ajo është mjet në duart e vrasësit (Seneka)

• Jeta është shumë e shkurtër për të shpenzuar kohën duke lexuar një libër të keq (James Joyce)

• Dobësia e sjelljes bëhet dobësi e karakterit (Albert Einstein)

• Ata që nuk mund të ndryshojnë mendjen e vet nuk mund të ndryshojnë asgjë (George Bernard Shaw)

• Nëse nuk ka Zot, çdo gjë është e lejuar (Fyodor Dostoyevsky)

• Sarkazma është streha e fundit e njeriut modest dhe të moralshëm kur privatësia e shpirtit të tij shkelet dhunshëm (Fyodor Dostoyevsky)

• Një betejë është e humbur kur mendon se e ke humbur (Jean-Paul Sartre)

• Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh (W. B. Yeats)

• Fuqinë e mendjes e ke ti. jo ngjarjet jashtë. Kupto këtë, dhe do të gjesh forcë (Mark Aureli)

• Parë nga larg, çdo gjë është e bukur (Taciti)

• Pasuria është si uji i detit, sa më shumë njeriu pi aq më i etur bëhet; dhe e njëjta është e vërtetë për famën (Arthur Schopenhauer)

• Ne humbëm, sepse i thamë vetes se humbëm (Leo Tolstoy)

• Injoranca e vërtetë nuk është mungesa e njohurive, por refuzimi për t’i përftuar ato (Karl Popper)

• Nëse përpara iu del një mur, mos u ktheni mbrapa, por mendoni se si t’i vini rrotull, ta kapërceni ose të kaloni nëpër të (Michael Jordan)

• Mos u zemëro me shiun; ai thjesht nuk di se si të bjerë lart (Vladimir Nabokov)

• Jo gjithmonë mund të merrni atë që doni, por nëse herë pas here kërkoni, mund merrni çfarë ju duhet (Mick Jagger)

• Karakteristikat e vërteta të injorancës janë kotësia, krenaria dhe arroganca (Samuel Butler)

• Informacioni nuk është njohuri (Albert Einstein)

• Dikush mund të buzëqesh dhe të jetë djall (William Shakespeare)

• Pasioni për të mësuar… është mjet për mbijetesë (Carl Sagan)

• Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten (Sokrati)

Çfarë u tha për Skënderbeun në Konferencën e Paqes në Paris?

Ja çfarë tha poeti i madh kombëtar Atë Gjergj Fishta për heroin tonë Gjergj Kastrioti në Konferencën e Paqes në Paris:


…“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshet mbi shpinë të rosës”.

Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht, edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndodhive dhe te papritunave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar – dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë – kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ndodhë sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.

Bota mbarë mbështjellej në zi. Të flegrueme droje, shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkambi të thepisun. Mbi krye flakë i shkëlqen përkrenarja me brena qi, tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse dánë ndër sytë e anmikut. Ai asht fatosi i ndimun, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, si stuhi bore që zdrypë prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, u prin shqyptarëve, qi vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.

Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.

Të vertetën ta kallëxon çka ndodhi mbas tij. Mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija.

300 tulla me alfabet të vjetër shqiptar u zbuluan në Rusi



Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina, studiuesi bjellorus, Aleksandër Novik, rrëfen një nga zbulimet më të mëdha në Rusi të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes…

Por, në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, në Rusi, mbishkrime në gjuhën shqipe të shkruara në tulla. Në fillim, kur arkeologët zbuluan objektet me mbishkrimet shqipe, i krahasuan me Alfabetin e Elbasanit dhe u mendua se ishte një alfabet që shqiptarët e Ukrainës e kishin marrë me vete.



Për fat të keq, historia e vajtjes së një numri të madh shqiptarësh në territorin e Perandorisë Ruse, për studiuesit shqiptarë është pothuajse e panjohur. Për shumë vite, kjo histori ka qenë e panjohur, jo vetëm për shoqërinë ruse, por edhe për shkencëtarë dhe specialistë në fusha të ndryshme të disiplinave humanitare.

Zbulimi i 200 tullave ku janë ruajtur shkronja e fjalë shqipe ka tronditur tashmë opinionin shkencor, ndërkohë që sot në muzetë ruse numërohen rreth 300 copë të ngjashme. Fakti që për dy shekuj mërgimi në Rusi dhe tre shekujt të tjerë në Bullgari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur identitetin, traditat dhe gjuhën shqipe, nuk ka befasuar vetëm studiuesin e njohur Aleksandër Novik, por edhe albanologë të tjerë të huaj.


“Tre vitet e fundit unë shkova bashkë me studentët e kolegët e mi në jug të Rusisë, në brigjet e detit Azov, në rajonin e Ostovit. Në fund të shekullit të XVIII në këtë vend ishin në themeluar disa fshatra, domethënë Margaritovo, Epirski, Albanski, domethënë fshati i albanëve, i shqiptarëve. Para 20 vjetësh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime të sistemit të vjetër të shqipes”, thotë ai. “Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marrë shumë tokë nga qeveria ruse për shërbimin e tij në ushtri dhe kishte afërsisht 200 kilometra tokë. Kështu ai ka organizuar një ndërmarrje të tillë që ta rrethonte një pjesë të madhe me tulla dhe në çdo tullë të kishte një shenjë, shkronjë shqipe”.

Pas këtij zbulimi që bëri bujë në Moskë në vitin 2015, arkeologu Dmitry Zenyuk në një konferencë për mediat është shprehur se: “Në fakt, ky është një zbulim që u bë për një kohë shumë të gjatë. Tulla e parë e ngjashme që kam gjetur ishte kur isha nxënës në klasën e tretë. Ndërsa në këtë moment nga zbulimet e bëra tulla të tilla njihen me rreth 300 kopje…. Është e mahnitshme! Në botë mbijetojnë disa shembuj të përdorimit të alfabetit të vdekur të shqipes në arkivat shtetërore në Tiranë, ku një nga ato është ‘Bibla e Anonimit të Elbasanit’ dhe disa letra nga tregtarët dhe artizanët nga Elbasani të afërmit e tyre të mërguar. Prandaj gjetjet nga fshati Margaritovo janë me interes serioz shkencor!”.

Thënie të Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) : Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes!


Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”. Më poshtë mund të lexoni 30 thënie të tij.

• Shakaja është një gjë shumë serioze!

• Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat!

• Njeriu bën çfarë duhet bërë – pavarësisht pasojave personale, pavarësisht pengesave, rreziqeve dhe presioneve – dhe kjo është baza e gjithë moralit njerëzor.

• Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

• Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe, e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën!

• I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë!

• Edhe pse unë jam krejt i kënaqur me eksplozivet ekzistuese, e ndjej se nuk duhet të ecim në drejtim të përmirësimit të tyre!

• Ndonëse isha i përgatitur për martirizim, parapëlqeva ta lë për më vonë!

• Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit!

• Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh!

• Betejat janë fituar me masakra dhe manovra. Gjenerali i madh, sa më shumë që i jep përparësi manovrës, aq më pak lë vend për masakrën!

• Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore… sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat!

• Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave!

• Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara!

• Mos lë hapësira të mëdha për një botë të re, kënaqi energjitë tua së shpëtuari çfarë ka mbetur nga e vjetra!

• Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes!

• Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat!

• Sa për mua, mendoj se do të ishte shumë më mirë për të gjitha palët t’ia lëmë të shkuarën historisë, sidomos përderisa kam qëllim ta shkruaj historinë vet!

• I madh dhe i mirë janë rrallë i njëjti njeri!

• Ai i ka të gjitha virtytet që nuk më pëlqejnë dhe nuk e ka asnjë nga veset që unë i admiroj!

• Qytetarët e shëndoshë janë pasuria më e madhe që mund të ketë çdo vend!

• Historinë e shkruajnë fitimtarët!

• Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet!

• Unë gjithmonë shmang dhënien paraprake të profecive, sepse është shumë më mirë të profetizosh pasi një zhvillim ka ndodhur tashmë!

• Jam gjithnjë gati të mësoj sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim!

• Sigurisht që nuk jam një nga ata që kanë nevojë të më nxitin. Në fakt, nëse diçka jam, atëherë jam vetë nxitja!

• Unë kënaqem lehtë me të bukurën!

• Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barabartë!

• Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes!

• Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë të mbarojë, unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë! /Përktheu: Elida Buçpapaj/

‘Dembelët e Kosovës ’/ Ne shqiptarët, me ligj fabrikojmë pushime


1 Maji është një ditë simbolike për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në mbarë botën.

Në Shqipëri, prej vitesh e ka humbur simbolikën dhe është kthyer në një ditë pushimi, kryesisht për punonjësit e administratës shtetërore, ndërsa në sektorin privat jo të gjithë e bëjnë pushim, teksa mbrojtja ligjore për punët jashtë orarit dhe ditëve të pushimit në Shqipëri është e ulët.

Jo më kot vendi ynë rezulton që ka orë shumë më të gjata pune sesa mesatarja e vendeve të zhvilluara. Sipas INSTAT, që i referohet vitit 2017, në Shqipëri punohet mesatarisht 2,173 orë në vit, ose rreth 42 orë pune në javë. Ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD është 1764 orë. Në krahasim me mesataren, të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 409 orë më shumë.

Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD janë ato të Europës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë.

Edhe në krahasim me rajonin, ne punojmë më gjatë. Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, orët e punës vjetore janë më pak se 1900.

Por, pavarësisht se punojmë me orë të zgjatura, ditët zyrtare të pushimit nuk i kemi të pakta, madje kryesojmë në rajon. Nga festat e Vitit të Ri deri tek Dita e Flamurit dhe lejet vjetore shqiptarët kanë 34 ditë pushimi të paguara.

Sipas Kodit të Punës, në Shqipëri janë 20 ditë pune leje vjetore, apo 28 ditë kalendarike. Ndërsa festa zyrtare numërohen 14, (shiko tabelën). Ditët kur festat zyrtare përkojnë të dielën, e hëna është ditë pushimi (kjo është llogaritur vetëm si një ditë pushimi).

Me 34 ditë pushimi në vit, shqiptarët renditen në mesataren e vendeve të Europës.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të lartë të ditëve zyrtare të pushimit. Në Malin e Zi, sipas të dhënave janë 8 ditë pushimi zyrtar. Në shtetin më të ri të Europës, Kosovë, duke iu referuar të dhënave zyrtare ka rreth 9 ditë pushimi, përveç të shtunave dhe të dielave, dhe ditëve kur pushimet i bien gjatë fundjavës. Në Serbi, Maqedoni dhe Bosnje, janë rreth 11 ditë zyrtare pushimi.

Për sa i përket ditëve totale të paguara, Shqipëria numëron rreth 34 ditë, numri më i lartë në rajon. Më pas renditet Mali i Zi me 32 ditë pushimi të paguara, Bosnja me 31, Serbia me 31, dhe Kosova me 29.

Në Europë, sipas një harte të publikuar nga Ëikipedia, në krye të klasifikimit si vend me më shumë ditë pushimi të paguara është Malta me 40 ditë, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Franca dhe Spanja me 36 ditë pushimi. Në vend të tretë është Italia së bashku me Gjermaninë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar me 32 ditë pushimi. Ndërsa Holanda ka vetëm 20 ditë pushimi të paguara.

Vendet që kanë numrin më të ulët të pushimeve, me 21 ditë, është Izraeli, Greqia me 24 ditë, Turqia me 26.

Bodrumet e diktaturës në një përkthim



Nga Sait SAITI

Historia e çdo familjeje ka peripecitë e veta, por disa familjeve iu ka rënë për hise edhe më shumë se kaq – është kjo lloj fjalie hyrëse për filmat që më vjen të them kur më duhet të rrëfej diçka mbi të mitë. Falë arkivistit dhe historianit Kastriot Dervishi m’u pat dhënë mundësia të shihja dosjen hetimore të tim eti, tek procesverbalet e marrjes në pyetje nga hetuesi Shyqyri Çoku përcjell të vërtetën e tij mbi pse pati atë qëndrim ndaj regjimit komunist.


Sa i përket itinerarit të burgimit të tij, di që ka përshkuar trekëndëshin e burgjeve në Burrel, Spaç e në fund në Qafë Bari. Im át kishte bërë një vit shkollë në Bashkimin Sovjetik (kohë kur tregon në hetuesi se qe diziluzionuar, 1959-’60), më vonë pësoi fërkimin e këtushëm që patën autoritetet për të ardhurit nga Rusia dhe më pas u riinkuadrua në marinën tregtare. Duke u përsiatur postum kam menduar ndonjëherë se arsyeja se pse pati zgjedhur të ndërmerrte një veprimtari për të cilën ishte i vetëdijshëm që do të dënohej, ishte përveçse një bindje e sprovuar nga përvoja duke krahasuar me mendje të lirë botën e jashtme me vendlindje, arsyeja ishte edhe ngushtësisht familjare dhe intime: prania e vëllait të vogël në burg. Axha i vogël, Shuajpi, u arratis në Jugosllavi më 1966 dhe mbasi u kap nga autoritetet e atjeshme, u kthye mbrapsht për t’u dënuar më pas, dhe burgosur. Më 1973 pas pjesëmarrjes aktive në Revoltën e Spaçit, ridënohet dhe për më tepër, në mënyrë të përsëritur nuk bindej që të punonte në minierë dhe përfundonte në izolim – gjë për të cilën, pas afro 24 viteve burg, pati pakçka prej mushkërive të veta funksionale. Hamendja ime më shpie të mendoj që vëllai i vogël, më i pabinduri ndër shtatë vëllezërit – siç e kemi edhe arketipin nga përrallat – ishte nakli i vëllait të parafundit.


Kam dëgjuar vetëm në mënyrë të vagullt mbi përvojën e tyre në burg, copëza ndodhish që pak me intuitë e pak me fantazi jam përpjekur t’i lidh, duke përpiluar disi një lloj hartografie kujtimesh dhe hamendjesh.
Në Burgun e Burrelit, nuk e di se si, por përktheu tetë vepra të Dostojevskit dhe mund të ketë ndihmuar ndonjë bashkëvuajtës për ndonjë përkthim. Kam dëgjuar fjalë se ka pasë debate, me Dom Nikollë Mazrrekun – një emër që më është thënë – për çështjen e përkthimeve nga rusishtja. Gjithmonë postum e mirëkuptoj padren, i shquar për temperamentin e tij që me një kundërpërgjigje që i dha Cordignano-s, që mund ta ketë pa rusishten si gjuhën e investitorëve madhorë për krijimin e regjimit komunist në Shqipëri, mirëpo im át nuk fajësonte gjuhët për çka kishin sjellë rrethanat historike. Aq e vërtetë është kjo, saqë dashamir i gjuhëve siç ishte, hyri në burg ditur 3 gjuhë dhe doli me njohje së paku teorike edhe për tre të tjera. Për të cituar Arshi Pipën në një intervistë të bërë nga Visar Zhiti, bashkëvuajtës i babës po ashtu, për një pjesë që përkon me t’im át: e ka marrë burgun si universitet.

Përkthimi “Shënime nga bodrumi” është përkthimi i parë i botuar nga shtatë përkthimet që kam në dorëshkrim, përkthyer në standardin e vjetër me bazë gegnishten, por me një hartë frazeologjike e leksikore të viseve etnike tona.

Ndër mbamendjet e para që kam me t’im át asht njëra duke bashkëndarë përkujdesin për kanarinat dhe gardalinat, si merakli që ka qenë. Tashmë, bashkë me këtë kujtim dhe botimit, po bashkëndahet me lexuesin se ka qenë edhe merakli i shqipes.

Rrëfimi i Eleni Foureras: Për shkak të sulmeve u mbylla në dhomë duke qarë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila përfaqësonte Qipron në Eurovizon, Eleni Foureira, ka rrëfyer se pjesëmarrja e saj në Eurovizion nuk ka  edhe aq e thjeshtë për të.


Përveç presionit që ajo ka pasur nga Greqia për shkak të deklaratave në lidhje me origjinën e saj shqiptare, Eleni ka treguar në një intervistë për mediat greke se ka kaluar një stres shumë të madh.

“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë pëpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, -shprehet këngëtarja.

Po ashtu, Eleni ka rrëfyer se për shkak të stresit të shkaktuar nga sulmet personale, ajo ishte mbyllur në dhomë duke qarë për disa orë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...