Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/25

Rexhep Shahu: Amerika nuk heq dorë nga Kosova

Image result for rexhep shahu

Publicisti i njohur shqiptar Rexhep Shahu


Është paralajmëruar se Kosova dhe Serbia do të hyjnë në fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes tyre. E për këtë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi së fundmi ka deklaruar se “do të punojmë për kompromis dhe do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që për Kosovën nënkupton anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke”, duke shtuar se për Kosovën, dialogu nuk ka alternativë.



E se a mund të ketë kompromise të dhimbshme për Kosovën, në dialogun me Serbinë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, thotë se deklarata të tilla që hapin panik për shqiptarët, nuk kanë skena të papritura brenda dhe se Kosova do të jetë shtet shqiptar, pasi ka mbrojtjen e Amerikës.


“Unë besoj se Thaçi nuk do ta blejë të ardhmen e Kosovës siç ka blerë biografinë e tij apo librin e tij biografik. Këto lloj deklaratash që përhapin panik e drithërima për shqiptarët nuk besoj se kanë brenda tyre skena të panjohura apo të papritura të dramës shqiptare apo të zhvillimeve të parathëna. Kosova është e do të mbetet shtet shqiptar sot e në të ardhmen sepse ka aktualisht mbrojtjen e përkrahjen e Amerikës”, shprehet ai.

Sipas Shahut, Amerika nuk do të heqë dorë nga investimi i saj dhe se Kosova i ka bërë kompromiset që i janë kërkuar.


“Nuk besoj se ata që e kanë ndërtuar projektin Kosovë, pra nuk besoj se Amerika do të heqë dorë nga investimi i saj. Kosova i ka bërë kompromiset që janë kërkuar, ka bërë lëshimet që i janë kërkuar nga miqtë dhe aleatet. Skenarët që hedh në letër Thaçi për vëmendje, për tërheqje vëmendje, për ushtrim pushteti të munguar tashmë, nuk besoj se kanë fshehtësira të frikshme që njerëzit nuk i dinë dhe që duhet të lutet zoti që kemi Thaçin e t’i jemi mirënjohës atij që ta zgjasë dorën e të na shpëtojë. Pra Kosova i ka bërë kompromiset e duhura”, vlerëson ai.



*****



NE, QORTUESIT E MËDHEJ TË ATDHEUT


Të gjithë jemi bërë qortues të mëdhej. Qortojmë pa pushim atdheun. Qortojmë pa mëshirë. Qortojmë gjithçka, gjithkënd. Sepse nuk duam askënd veç vetes.
Flasim si zota. Fshikullojmë atdheun sikur ai nuk është i yni dhe sikur nuk kemi asnjë lidhje me të, sikur është diçka jashtë nesh, i huaj për ne, por që thjeshtë vetëm ia duam të mirën.
Po sillemi si humanistë të mëdhej, si universalë, si filozofë, si internacionalistë të kulluar, sikur kemi raporte vetëm me pavdeksinë e jo me përditshmërinë e atdheut tonë.
Gjejmë ku janë e s’janë lupat më zmadhuese dhe vëzhgojmë imtë veset e njeriut tonë. Virtytet nuk na hyjnë në punë, sikur s’janë tonat.
Gjejmë ku janë e s’janë sharësit, mallkuesit, gjirizet e të keqës, ata që kanë vjellë zi e më zi kundër nesh dhe fjalët e tyre i fusim në gojën tonë dhe i vjellim kundër atdheut tonë, kundër njerzve tanë, kundër rracës tonë.

Ngjyjmë fjalën tek armiqtë më të mëdhej të kombit tonë. Botova Librin Zi të Vladan Gjeorgjeviçit, të ish kryeministrit serb, “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” (qe miku im Izet Duraku e quan Libri i ankthit serb për ngritjen e Shqipërisë), libër i botuar në vitin 1913 gjermanisht, frëngjisht e serbisht për ta bindë Europën se shqiptarët janë me bisht, nuk janë të aftë të bëjnë shtet, nuk kanë aftësi organizuese, duhet të udhëhiqen 100 vjet prej Serbisë dhe pas 100 vjetësh mund t’ua japë Serbia një autonomi kulturore.
Ky libër i përkthyer mjeshtërisht nga dijetari dhe ish kryeministri shqiptar Mustafa Kruja, është gjirizi i më të ligave për shqiptarët e kombin shqiptar, është vrella më e zezë e të zezave kundër kombit shqiptar, është kuzhina ku është gatuar e liga dhe ku kanë ngrënë të gjithë sharëist e qortuesit e kombit shqiptar.

Të gjithë qortuesit tanë që hiqen edhe sojli, që hiqen se dinë shumë, që hiqen se janë engjej, paskan lëpi në bythen e Vladan Gjerogjeviçit.
U ndjeva fajtor që nuk e kam lexuar këtë libër, që qëllimisht e kanë zbukuruar në harresë qortuesit e atdheut tonë fatkeq, që më shumë e duan të huajt se sa e duam vetë ne.

Si përballje me këtë libër të zi të Vladan Gjeorgjeviçit, kam botuar Librin e Dashurisë së madhe për shqiptarët, librin e një kryemiku të shqiptarëve “Shqipëria në 1921” të humanistit të madh Justin Godart, shqipëruar nga miku im Mirdash Shehu, me një parathënie të jashtëzakonshme nga nobelisti i paqes D’Estournelles de Constant, që është parathënia e gjithë parathënieve të librave të shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky libër është avokatia më e madhe që i është bërë ndonjëherë kombit shqiptar, është përballje e rrëzim i çdo teze të zezë antishqiptare të Vladan Gjergjeviqit. Ky libër dashurie e bind Europën se shqiptarët janë rracë elitë, kanë fuqi organizuese të jashtëzakonshme, kanë vese si gjithë njerzimi, kanë vityte shumë më te fisme se shumë kombe të tjerë, kanë furnizuar me elitë kombet e rracat e tjera, mundën e dinë të bëjnë shtet, por ngaqë kanë një nderim të përveçëm si askush tjetër për mikun, ata gjithmonë rezikohen nga miqtë, të cilët shpesh janë aventurierë dhe i ndihmojnë shqiptarët kundrejt interesave të tyre.
Këto pasazhe ku fola për këto dy libra, ndoshta më nxorën nga udha, por sërish ndjej se po tregoj nevojtoren ku hanë qortuesit tanë që kanë infektuar edhe qortuesit snobë, që shajnë atdheun pa ditë se pse dhe e shajnë se tentojnë të kapën për shurrën e Konicës a të Fishtës e të bëhën Konicë a Fishtë etj.

Të gjithë jemi ngritë në foltoren e mentarit. Të gjithë jemi në llogoren e sharësve të atdheut. Bëjmë një garë të shfrenuar, shumë të pacipë e të pandershme në sharje të atdheut. Të gjithë folës e sharës dhe asnjë dëgjues. Të gjithë profesorë e asnjë student. Të gjithë gjeneralë e asnjë ushtar. Të gjithë dimë më shumë se ata që ne vetë zgjedhim që të na drejtojnë. Ata që na dejtojnë gjithmonë shkelqejnë në përmbushjen e urtësisë “kalova lumin – ta qifsha kalin”.

Qortuesit kanë një dimension tjetër, janë shumë servilë. Thurin lavde pa fund ndaj atyre që kanë interesa. Thurin lavde pa fund ndaj qeveritarëve. Le të jetë kërkushi qeveritari apo kandidati për pushtetar, qortuesit nuk shohin të meta tek ai kur duan t’i servilosen.
Ka marrë qytetarinë dhe është bërë modë sallonesh të politikës e moralit ndërrimi i partive nga pushtetarët pasi marrin votat e njerzve. Dhe janë të pacipë pushtetarët që tradhëtojnë e shetisin sa në një parti sa në një tjetër. Tradhëtia ëshët shpallë virtyt në kohën tonë dhe tradhëtarët bëhen heroj të kohës tonë. Qortuesit cinikë, me nënqeshje të shtirura, ua quajnë si mos nënshtrim ndaj një partie dhe kalimin në një parti tjetër të pushtetarëve të ndryshëm. Sikur në partinë e re ku shkon pushtetari apo kandidati nuk do të jetë i nënshtruar.

Nuk e dhijmë atdheun me gojën tonë, por marrim borxh qortuesit e famshëm që nga zemra e plasur në momente të caktuara kanë bërë qortime. Nuk e dhijmë atdheun me gojën tonë, por marim borxh bythën e Konicës dhe e bëjmë gojë tonën. Por Konica me shokë nuk kanë bërë qortime me ia ulë kryet përdhe atdheut, me e poshtrue atdheun, përkundrazi. Ndërsa ne nuk ngihemi duke ia futë turijtë në mut atdhut.
Gara jonë me i gjetë shëmti atdheut dhe me lajmërue dynjanë për shëmtitë tona, është një nga turpet e mëdha të kohës tonë. Konstatojmë dhe nuk veprojmë. Për inat të sime re e fusim djalin tonë në dhe`. Atij që vjedh i themi burrë i zoti. Harrojmë të djeshmen sa del dita e re. Respektojmë hajdutin si zotin. Deputetet që sillen si bodigardë, që janë qaftrashë, kokë rruar a qethur zero, që vishen si bodigardë, i nderojmë më shumë se deputetët shkencëtarë, apo shkrimtarë. Ndjesë, se nuk ka deputetë shkrimtarë e shkencëtarë. Pasi parlamenti nuk është i popullit por i partive e militantëve të partive. Populli i librit nuk përfaqësohet në parlament. Thua të mos kemi farë popull të librit?!

Shajmë e mallkojmë atdheun kur pak ose aspak bëjmë për të, për lartësimin e tij.

Shajmë e mallkojmë atdheun për varfërinë që na ka nënshtrue dhe sjellësit e varfërisë i votojmë se na japin ndonjë thes miell ose deri në 50 euro për një votë. Shajmë pushtetarët dhe u lëpijmë bythën po këtyre që i shajmë, u gjejmë miq nga të katër anët për me rregullue ndonjë punë ose me zgjidhë ndonjë hall.

Shajmë atdheun në një përpjekje djallëzore e të ligë që të bëjmë një farë emri, të fitojmë një farë fame. Ia vëmë në shërbim gjithë ekranet e kohën televizive sharësit më të pështirë të atdheut, atij mbledhësit të sharjeve, që nuk duron ta quash mbledhës sharjes si mbledhës folklori por don të quhet shkrimyar, shkencëtar, mendimtar, gazetar, politolog, analist, ndonjë snobi me shall rreth qafës së trashë si të kalit të orovit.

Ajo që ëndërrojmë e na mundon që s’e kemi është fama, lavdia – kjo dashnore e përjetshme e pambrritshme për ata që e kërkojnë se s’e kanë dhe e panevojshme për ata që e kanë ose që s’u hy në punë.

Raporti me famën e lavdinë është lufta që përshtjellon duket gjithçka në mesin e njerzve. Lëpijmë këmbët e lavdisë, hapim gojën që asnjë pikë shurrë e saj të mos bjerë në tokë dhe poshtrohemi përditë e më tepër, duke e pritë lavdinë e jo duke punuar për të.
Kultura e varfërisë dhe kultura e papunësisë po bëhën të pajtueshme e krejt të pranueshme.

Askush nuk qorton askënd pse je i varfër, por të gjithë të përqeshin kur knaqesh që je i varfër dhe nuk lëviz as gishtin e vogël të dorës për të shpëtuar e për të dalë prej varfërisë.

Sa më shumë të varfër të ketë aq më shumë knaqet politika se i blen lirë njerzit, aq më shumë knaqen njerzit kur shohin se janë të barabartë në varfëri.

Njerzit nuk urrejnë atë që ka vënë pasuri me mundë e djersë, se njerzit kanë shumë sy e shohin, por ata urrejnë deri në pafundësi atë që ka vënë pasurinë me vjedhje, atë që ka vënë pasurinë nga pushteti, nga funksionet politike e qeveritare.
Në mjediset tona ndjehesh me turp që s’ke kostum tre mijë eurosh si të kryeministrit, që s’ke kollare 500 euroshe si të kryeministrit.

Gratë jo politikane e jo drejtoresha ndjehen të frustruara se nuk kanë petka si të grave politikane. Gratë e dinë mire, kanë mijëra sy gratë, se ato ora tre – katër mijë dollarëshe nuk janë ora të blera me lekë rrogash por me lekë shpine.
Mirë, krejt në rregull, por mburrja dhe statusi special në shoqëri i atyre që fitojnë me shpinë dhe përbuzja që ato derdhin ndaj atyre që nuk fitojnë lekë me shpinë, kjo është e patolerueshme.

Qortuesit tonë qortojnë të moralshmit dhe i ngrenë hymn të pamoralshmes, thotë publicisti shqiptar Rexhep Shahu.

Lum si ti Ali Podrimja


Lum si ti Ali Podrimja


RRAHMAN PAÇARIZI

(Në përvjetor) Nëse kisha me e përkufizu fatin, e kisha konsideru veten me fat që kam jetu në një periudhë thyerjesh dhe kam arritë me njoftë shumë njerëz, ndër ta Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Besim Bokshin… Të gjallëve s’ua kam besën. Deka është faqe e bardhë.

Ka qenë dimër i vitit 2011. Duhej të mbanim një punëtori të RTK-së me Bordin dhe Menaxhmentin e RTK-së. Si zakonisht, në të njëjtën veturë udhëtuam me Ali Podrimjen, e Naim Beqirajn. Pra, unë dhe dy poetë të mirë të Kosovës. Unë s’e konsideroj veten poet edhe pse shkruaj, por poezia më ka ndihmu me i njoftë njerëzit që i përmenda, pra edhe bashkudhëtarët e mi. Ata që e kanë njoftë Ali Podrimjen e dinë se ai s’ka qenë njeriu i workshopeve.

Ali Podrimja, që veten e quante “mixha”, s’kishte durim me ndejtë në mbledhje, e sidomos jo në mbledhjet e gjata të Bordit të RTK-së, natyrisht as në punëtoritë e organizuara për sistematizimin e vendeve të punës. “Brucosh, ma gjej një veturë se du me shku deri në Tiranë. Dritëroi s’është mirë me shëndet!” Ia siguruam veturën dhe vazhduam mbledhjen. Nuk kaluan dy-tri orë dhe sa dolëm për një pauzë, “mixha” ishte ulë vetëm në oborrin e hotelit. Cigare nuk mbante me vete, por e ndizte nganjëherë. “A nuk shkove?”, e pyeta. “Shkova e u ktheva. M’kanë ba nervoz.” Mjaftonte. Ali Podrimja ishte poet dhe kishte botën e tij. Kishte diçka që nuk shkon në karakterin e tij. Nuk kishte durim, ta ndërpriste fjalën kur i tekej, madje as veten s’mund ta duronte – edhe vetes ia priste llafin. Kaq i pasistemuar ishte, por njëkohësisht tepër i mbyllur. E njihja që nga viti 1995, kur kisha nisë me punu në “Bota Sot”. Një herë erdhi për ta marrë për kafe Milazim Krasniqin, por meqë ai ishte i zënë pata dalë unë me Aliun për kafe. E thërrisja zoti Ali dhe ai më shikonte si të mos kuptonte pse po i drejtohesha ashtu. Për mu kish qenë andërr me e taku Ali Podrimjen – mbaja mend çdo varg të tij. E kam rrëfyer njëherë se sa i dëshpëruar qeshë kthyer në zyrë pas takimit të parë me Ali Podrimjen, se më ishte dukë sikur më kishte injoru. Ali Podrimja, pra, s’kishte durim me e dëgju as veten, e lëre më një fëmijë të verdhë që i ishte ngjitë si rrodhe për kafe. Milazimi ma shpjegoi se nuk më kishte injoru, por i tillë ishte Ali Podrimja. Pra, ali Podrimja ishte poet. Nuk ishte i zakonshëm, i rëndomtë, nuk ishte si njerëzit e tjerë. Dukej sikur asnjë fjalë s’e çonte deri në fund dhe shpesh e këpuste ndonjë sharje ashtu në ajër. Aq i pasistemuar në dukje, Ali Podrimja kurrë nuk ka folë për veten dhe as për miqtë e tij. As barcoleta madje. Ndërsa, të gjithë miqtë e tij tregonin barcoleta për të, ai kurrë s’e hapte gojën. Vdekjen e Azem Shkrelit e pati përjetu rëndë. Kishin kalu një jetë bashkë. Ishin krejt të ndryshëm. Gjithë çfarë kishte Aliu nuk kishte Azem dhe gjithë çka kishte Azemi, nuk kishte Aliu. Mirëpo, të dy ishin për t’u dashur deri në adhurim, të tillë çfarë ishin.

E, atë dhjetor deri sa po ktheheshim nga Tirana, dhe i mërzitur siç ishte për fjalosjen e rëndë me Dritëro Agollin, Ali Podrimja u bë tepër intim me mua e Naime Beqirajn. Edhe Naimja që e njihte shumë më gjatë se unë çuditej se si Ali Podrimja ishte hapur aq shumë. Ajo udhë e bërë bashkë ishte konfesioni i fundit e ndoshta i vetmi i Ali Podrimjes. Ali Podrimja na tregoi gjithçka për pothuajse të gjithë njerëzit e kulturës e letërsisë në Kosovë, do me thënë për raportet e tij për vështirësitë e mbështetjet. Në esencë, ajo që pamë ishte se Ali Podrimja e donte secilin në mënyrën e tij, ndonëse kishte arritur të prishte raportet me secilin së paku për një orë, i kishte sha, po prapë i kishte dashur. Natyrisht me Basri Çapriqin asnjëherë nuk ishte fjalosë, sepse Basriu, që tash rron me Aliun, ishte tepër i gjerë, ulqinak tipik, mesdhetar.

Ajo udhë, ai autokonfesion i Ali Podrimjes ishte i fundit, e ndoshta i vetmi, por me siguri ishte hera e parë dhe e fundit kur Ali Podrimja kishte arritë me e dëgju veten aq gjatë, pa ia pre fjalën vetes.

Dhe, në përvjetorë të tillë, kur Naime Beqiraj poston fotografinë nga Durrësi me Ali Podrimjen, mu më kujtohet veç udha e fundit e tij me mua e Naimen. Pak muaj më pas ai shkoi te Lumi i tij. Dha shpirt te nje lumë. Ali Podrimja ishte poet, jetonte si i tillë, e poetët nuk janë të përsosur, por janë të veçantë. Papërsosmëria e tyre është përsosmëri.

Atë udhë me Aliun e Naimen nuk e zhbëj. Nëse kisha me e përkufizu fatin, e kisha konsideru veten me fat që kam jetu në një periudhë thyerjesh dhe kam arritë me njoftë shumë njerëz, ndër ta Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Besim Bokshin… Të gjallëve s’ua kam besën. Deka është faqe e bardhë.

Lum si ti Ali Podrimja që ke vdekë më vakt dhe ke marrë me vete plot rrëfime të patreguara. Prandaj, je poet, Ali Podrimja. Kemi me e gjetë një vend për shtatore për ty. Ndoshta te Pallati i shtypit, që tash është ndërtesë qeveritare. S’besoj që dikush ka me guxu me kërku shesh ma të gjerë për ty.

Kurozitete nga: Argjira UKIMERI

Njeriu eshte qenia me e persosur ne rruzullin tokesor. Kjo eshte vertetuar shkencetarisht dhe fetarisht. Truri yne, permbane gjithesej 1.5 miliarde qeliza. Deri ne moshen e vonshme, qelizat jane riprodhuese. Ndersa tek disa njerez, riprodhimi i qelizave mund te ndaloi edhe me heret.





Arturina

Egjipti i lashte, shquhej ne cdo gje. Arti dhe Kultura zinin vend ne secilin qytetar. Njerezit e ketij populli shiheshin me sy pozitiv nga popujt fqinje. Nje rol te rendesishem ne jeten egjiptase, luante edhe feja. Sipas tyre, kur te vdes nje person, ai mbeshtillet me fasho, lecka te ndryshme dhe i kendonin kenge. Pervec ketyre gjerave mortore, bashke me trupin e te vdekurit ne arkivol futeshin Lira te cmuara te njohura si Arturina. Kjo ndodhte me qellim qe personi ne fjale mos te pengohet ne rrugetimin e tij drejte amshimit. Te gjithe qytetaret ne Egjipt kur vdisnin, gezonin te drejte te mbeshtillen me keto lloj te lirave



Alfabeti Hebre

Pervec pervujterise, kultures dhe besnikerise ndaj vendit te tyre, hebrenjte rol te rendesishem i kane kushtuar gjuhes. Permes simboleve, shkronjave dhe pikturimeve ata kane arritur te mirren vesh mes vete. Ndersa, alfabeti i tyre numeron gjithesej 22 shkronja.



Trizomia

Eshte crregullim neurobiologjik. Per dallim nga sindromet tjera, Trizomia karakterizohet nga nje numer me shume i kromozomeve. Njerezit qe kane kete crregullim kane sy te vegjel te skuqur, koke te rrumbullaket te shtypur nga mrapa, goje te vogel. Zakonisht, kjo sindrome preke me shume vajzat.



Nefroni

Veshkat jane organe shume te rendesishme ne trupin tone. Ato kryejne funksionin e urinimit tek ne. Ato kane formen e fasules. Poashtu, vija qe ndane veshkat quhet Nefron (ne baze te nje mjeku qe kishte zbuluar disa komplikime ne keto organe). Per kete arsye, specialisti i ketyre organeve njihet me emrin Nefrolog.







Idete fetare dhe antifetare

Shume filozofe dhe shkencetare kishin dal me qendrimet e tyre antifetare. Nder ta ishte edhe filozofi gjerman Frederith Foyerbah. Ne vepren e tij Feja dhe Njeriu, autori shkruan: Njeriu e ka krijuar fene (me qellim te frikesimit dhe largimi nga gjerat negative) dhe jo feja njeriun. Ndersa Frederith Nice shkruan: Ejani te gjuajme zotin me gure. Ai (Zoti) nuk egziston.



Nostradamusi dhe profecite e tij

Mjek, filozof dhe profet francez. Michelle des Notredame (Nostradamus), njihet per parashikimet e tija te sakta. Shembulli me i sakte i profecise se tij eshte ky: Derisa filozofi qendronte ne oborrin e tij, aty kaloi nje vajze. Vajza ne fjale e pershendeti me termin “Pershendetje Profesor”, ky ia ktheu: Pershendetje zonje. Vajza e habitur e pyeti: Perse me the ashtu? Filozofi ia ktheu: Heren e dyte kur te kalosh kendej, do te jesh vete e dyta (kjo tregoi qe vajza kishte shkuar te takoi partnerin e saj, me pas do te martohej me te).



Tempulli Solomon

Njihet nder tempujt e pare monoteiste ne bote. Profeti ne fjale kishte intelegjence te larte. Prandaj, ne cdo hyrje te cdo tempulli ne Izrael shkruhet keshtu: Kemi prejardhje Abrahamike dhe dije Solomonike.



Vdekja e gjeniut

Fizicienti me prejardhje hebraike Albert Ainshtajn njihet per gjenialitetin e tij, vajzen jashtemartesore etj. Vdiq i vetem ne banesen e tij. Ne fillim mendohej per nje vrasje te dyshimte ndaj tij. Mirepo, gjeniu kishte nje vdekje normale. Pas dy javesh vdekjeje, era e rende filloi te qarkulloi ne lagjen ku jetoi, qytetaret lajmeruan organet e rendit ku dhe u vertetua qe personi ne fjale ishte, se shkencatari vdiq.



Lutja dhe Njeriu

Inkasit e vjeter njihen per menyren e jetes religjioze dhe asaj kulturore qe kishin. Besimi ne zot, ishte pasqyre drejtesie per kete popull. Lutjet e shumta qe benin, dashuria e zotit ishte prane tyre (ashtu mendonin ata). Nder lutjet kryesore per ta ishte: Zot i vdekur dhe i amshuar. Na i fal mekatet tona. Ndersa kjo lutje pothuajse eshte huazuar nga te krishteret, ku luten keshtu: Ati yne qe je ne qiell, u shenjterofte emri yt, ardhte mbreteria jote,u befte vullnesa jote si ne qiell ashtu ne toke, buken tone te perditshme na jep sot, na i fal fajet tona, si falim ne fajtoret tane, e mos na lere te biem ne tundim, por na liro nga i keq. Ky eshte nje huazim dhe pershtatje e lutjeve.



Truri dhe njeriu

Njeriu eshte qenia me e persosur ne rruzullin tokesor. Kjo eshte vertetuar shkencetarisht dhe fetarisht. Truri yne, permbane gjithesej 1.5 miliarde qeliza. Deri ne moshen e vonshme, qelizat jane riprodhuese. Ndersa tek disa njerez, riprodhimi i qelizave mund te ndaloi edhe me heret.

Kuriozitete te ndryshme

Image result for argjira ukimeri

Kuriozitete te ndryshme nga Argjita Ukimeri -Prizren

1. Vdekja dhe njeriu – Ne Egjiptin e lashte, rol te rendesishem i kushtohej pothuajse cdo gjeje. Ne te gjitha ceremonite gazmore dhe ato mortore, merrnin pjese te gjithe. Ne momentin kur vdiste nje person ne Egjiptin e Lashte, I nxirreshin te gjitha organet e brendshme nga trupi (ku sipas tyre njeriu kalon me lehte ne boten tjeter). Psh: me shufra metalike, i futeshin permes hundeve ne menyre qe te kete frymemarrje me te lehte personi i vdekur.

2. Albinizmi – Eshte syndrome (nuk eshte semundje),qe karakterizohet me pigmentin ngjyrues, gjegjesisht qe ka te beje me prodhimin e melanines, qe i shkakton probleme gjenetike ngjyres se flokeve dhe lekures. Zakonisht ky sindrom demton dhe syte. Sot ne bote ka mbi 17.000 njerez albiniste.

3. Kur thyhet nje xham, disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore. Ne nderkohe shpejtesia e te tjerave, eshte shume here me e vogel.

4. Nje njeri i rritur merr fryme afersisht 25.000 here ne dite. Kurse rreth 27 % e ushiqmit ne vendet e zhvilluara perfundon ne koshat e plehrave.

5. Krokodili eshte e vetmja kafshe qe vazhdon te zgjatet deri ne ditet e fundit te jetes, centimetrat e saj ndryshojne pothuajse nga muaji ne muaj.

6. Izraeli eshte nder shtetet me te pervuajtur ne rruzullin tokesor. Qe nga antikiteti e deri ne ditet e sotme, ky shtet ka konflikte te ndryshme. Nder to jane edhe ato martesore. Nje hebre (sipas ligjit te tyre fetar), nuk ka te drejte te martohet me nje jo hebre. Ndryshe mund te perjashtohet nga shteti. Kjo gje praktikohet sidomos nga pjesa e hebrenjeve ortodokse ekstremiste.
7. MUSHKERITE - Mushkëritë njihen si organet kryesore te frymarrjes. Poashtu, mushkerite tuaja kanë të njëjtën sipërfaqe me një fushë tenisi.

8. QARKULLIMI I GJAKUT
Një prej zbulimeve më të rëndësishme në mjekësi, zbulimi i qarkullimit të gjakut i njihet si meritë anglezit Uilliam Harvej. Në 1628, ishte i pari që përshkroi të plotë sistemin e qarkullimit, si dhe rëndësinë e pompimit të gjakut në tru dhe zemër.


9. ADN – Qe nga krijimii I botes dhe deri ne kohen modern ka teori te ndryshme mbi shkencen dhe menyren se si funksion trupi yne. Njera prej tyre eshte edhe ADN –ja, qe tregon menyren se si funskionon trupi yne. Shumë njerëz besojnë se biologu amerikan Xhejms Uatson dhe mjeku anglez, Frensis Krik, zbuluan ADN-në në vitet 1950, por në fakt ajo u identifikua në 1860 nga kimisti zviceran, Fridrih Misher. Më pas u kryen shumë studime, se si organizmat i trashëgojnë gjenet.
10. QENTE – Zakonisht njihen si kafshet me mike me njeriut. NE kohen me te hershme, eshte thene se nese qeni ka uleritur, jemi vene ne dijeni per ndonje mysafir, apo ndonje hajdut brenda shtepise. Ndersa sot,Qentë mund të stërviten që ta nuhasin kancerin e mushkërive kohë përpara shfaqjes së simptomave.

11. NEVOJAT FIZIOLOGJIKE – Nga kohet e lashte dhe deri ne kohet modern, njeriu ka patur pothuajse cdo nevoje. Nder to dhe nevojat fiziologjike. Perderisa permes tyre bejme clirimin e trupit nga ushqime qe hame dhe pijet qe konsumojme, ne Romen e Lashte – nevoja e vogel(Shurra) perdorej per pastrimin e dhembeve.

Pergatiti: Argjira Ukimeri (Pedagoge).

"TOSKËT E LUARIT TË MALLAKASTRËS" nga SHYQYRI ARSHIN TOSKA


Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë: "Tregime","Faji" i Isakovskit, "Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", "Lotët e Kumurisë" dhe librat me poezi:"Eh,si qenka dashuria!","Kurthi i mallit","Kot s'jam i vdekshëm", "Njerëz që dua" dhe "Mbeta dashurive".Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë. Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.










Aktorë! Ju kam gjetur një dramë




"TOSKËT E LUARIT TË MALLAKASTRËS" nga SHYQYRI ARSHIN TOSKA
(ese)


Image result for perparim hysi


Nga Përparim Hysi


Apeli im për aktorët, më lindi,aty për aty, sapo mbarova librin e SHYQYRI ARSHIN TOSKËS "TOSKËT E LUARIT TË MALLAKASTRËS". Pa hyrë në detaje (ato do t'i tregoj më poshtë), por në përshtypjen time kemi të bëjmë me një dramë me përmasa të mëdha që, domosdomërisht, duhet të vihet në skenë jo vetëm për t'u njohur nga mbarë shoqëria shqiptare, por dhe si një pikë referimi që, kjo lloj drame, siç gjykoj unë,sikur vazhdon në një mënyrë krejt tjetër dhe, për fat të keq, metastazat vazhdojnë e"vrasin" (tani urtë e butë dhe si me pambuk),përsëri ata që e vuajtën këtë dramë dhe ende nuk po shpëtojnë.
* * *
Jo më kot u bëj apel aktorëve. Kam qenë dashamir i teatrit që në moshë të re dhe vazhdoj që ta dua teatrin. Ende kam si të gjallë që në verë të viteve '60-61 të shekullit që iku, në Tiranë (kisha ardhur me pushimet e verës) dhe ndiqja "Hamletin" të luajtur nga aktorët e mëdhenj: NAIM FRASHËRI,KUJTIM SPAHIVOGLI dhe KADRI ROSHI!

Dy të parët kishin ndihmën e një regjisori sovjetik (akoma qe këtu dhe mbase e kish Batko. të më falni për harresën),kurse KADRI ROSHI përgatitej vet.

Njerëzit e artit e dinë mirë që ka qenë kështu. Unë pëlqeja Kadrinë,- mes të treve- dhe kjo ndodhte,se aso kohe Kadri Roshi banonte tek Pallatet"Agimi",ku strehohesha dhe unë tek ime motër dhe rroftë"fqinji!"!

Dhe nuk kishe se si mos dashuroheshe me teatrin!

Më vonë, këtë"Hamletin" e mesit (Kujtim Spahivoglin) do ta takoja në fshatin tim në Fier,ku e internuan dhe shkrova skicën time"Hamleti në MBrostar-Ura". Kam qenë në Tal të Lezhës, kur të madhin LORO KOVAÇI,ngaqë luante TUÇ MAKUN, askush nuk e mori në shtëpi,se e quanin"kulak". Dhe mund të vazhdoja me shembuj analogë që,krejt rastësisht, jam njohur me aktorë dhe ruaj respektin për ta. Ruaj kujtime nga aktori "Artist i merituar" ADEM KASTRATI, nga Artistët e Popullit RESHAT ARBANA apo ALBERT VERRIA; nga fierakët që ta çonin buzën vesh më vesh,si:Nestor Pogaçe,Luftar Paja, Todi Lllupa,Hajrie Rondo e të tjerë.


Këtë apel e bëj dhe, kur shoh që disa prej tyre, janë ngritur në mbrojtje të ndërtesës (tani ngrehinë ) së teatrit. Sa për mua, ndërtesa nuk është pronë e aktorëve. "Pronë" e aktorëve është loja e tyre: sa më bukur të luajnë,aq më të dashur bëhen. As mos i shkoj mendja kujt se jam nga ana e qeverisë. Qeveria që,sipas aktorëve dhe ata që i mbështesin, ka plot mënyra për të zhvatur,siç dhe ka zhvatur. Por tek shoh gjithë këta të "përbetuar që edhe mund të flijohen", më lind e drejta që t'u bëj nja dy pyetje që fare mirë mund të përmblidhet në një fjali:" Ku ishit ju,ADAMËR?!". Ku ishit ju dhe pse nuk u ndjetë,kur u martirizua Kinostudio"SHqipëria e re?".

Pse nuk u ndjetë,kur shumë nga ju kini "nxjerrë bukën e gojës" atje dhe më tej akoma:- A ju kujtohet,kur ministri i çkulutrës,YLLI PANGO, i vuri drynin Lidhjes së Shkrimtarëve dhe ju që të gjithë ishit anëtarë të asaj "Lidhjeje" dhe katandisët"film pa zë",sikur gjuhën t' jua kish ngrënë macja. Mbeti kryetari i Lidhjes, HYSEN SINANI, me vulën në xhep.

Asnjë për be nga ju nuk e hapi gojën. Ishte turpi më i madh që e kini që të gjithë mbi ballë. Kam dëgjuar se nuk jipni shfaqje,se nuk ka drama;se shkrimtarët nuk shkruajnë drama dhe rrini e ngroheni në diell dhe, në vend të na kënaqni me lojët tuaj në skenë, jini bërë si ata personazhet skematikë tek ndonjë pjesë,si:"Duam dhinë, duam qumështin!"
* * *
Kam mendimin që drama ka, por nuk ka vullnet për të qëmtuar në libra dhe për t'i dramatizuar ato. Jo më kot "eseja ime" ka notat e një apeli. Është si një kambanë që e tund, për ta dëgjuar ata që kanë veshë. Them se kam zbuluar një dramë. Jo vetëm e kam zbuluar, por nën efektin e saj dhe po shkruaj. Sa jam i tronditur,aq sa dua të sensibilizoj me fjalën time që këtë dramë, ta njohë mbarë shoqëria shqiptare.Kjo dramë nuk është as trillim as dhe shpikje. Këtë libër nuk e ka shkruar një shkrimtar. E ka shkruar një njeri që këtë dramë e ka vuajtur vet. Tek ballafaqoj autorin me librin. më vjen ndërmend ajo sentenca që tregohet për kaun. I thanë kaut:- Pse e ke të"rrjepur" qafën? Dhe kau u përgjigj:" Se kam mbajtur zgjedhën vet". Pra, autori i librit"TOSKËT E LUARIT TË MALLAKASTRËS",SHYQYRI ARSHIN TOSKA, është ai"Gorki" që shkroi "Univerisitet e mia". 

Dhe vërtet kështu ka ndodhur me autorin. Ai e ka shkruar librin, tani, në moshën e tretë( autori është 80-vjeç), por libri,sado që nuk shquhet për ndonjë kulturë të veçantë letrare, ka brenda atë tharmin e të vërtetës dhe kjo,e vërteta, është aq tronditëse sa jo vetëm të prishë gjumin, por të ndjekë si hije nga pas. Është një "hije" e rëndë dhe vërtet tramakse.

* * *
Për të bërë dhe lexuesin pak më afër asaj drame, në "vija të trasha", po ju tregoj: Luari është një fshat i madh në zonën e ROSKOVECIT. Një nga fiset e mëdha kanë qenë"TOSKËT". Këtu fillon dhe shtjellohet drama:me mbiemrin TOSKA nga Luari ka qenë një kriminel me emër,ISA TOSKA, që nuk la krim e zullum pa bërë deri nëvitin 1943,kur u vra aty ku është gjimnazi"JANAQ KILICA" në Fier.

Ky kriminel la hijen e zezë mbi gjithë fshatin dhe kjo"lloj hijeje" zuri dhe TOSKËT ATDHETARË. 

Këta, ATDHETARËT, paguan për krimet e ISA TOSKËS. Së pari, e pagoi,HYSNI TOSKA që tërë jetës i shrëbeu ATDHEUT: që nga ISMAIL QEMALI dhe deri tek MBRETNIA SHQIPTARE kur për tri legjislatuar qe deputet.

HYSNI TOSKA bëri vetvrasje se njësiti partizan kërkonte kokën e tij, kur një pushkë nuk hodhi kundër partizanëve. Jo vetëm kaq,por i vranë dhe djalin 16 vjeçar,Skënderin,sado që ky qe me Rininë Komuniste. E mandej kalvari vazhdon, sipas atij avazit:" dokumentet ndjekin postën".

 Drama sa ka hapur siparin: regjimi komunist filloi të ndjekë e të preskutojë gjithë pinjollët e familjes "TOSKA". Sado që ARSHIN TOSKA nuk qe kundra partisë dhe sado që , pas çlirimit, u zgjodh nga populli i fshatit kryetar i Frontit NACONAL-Çlirimtar,regjimi tek ai shihte armikun; se kishte "soj agai" dhe,fare pa faj, në moshën 32-vjeç e vrasin me dy plumba pas kokës.

Familjen(ky,GORKI që tregon atëherë ishte 7-vjeç) nxjerin nga shtëpitë, ua morën me laçkë e plaçkëdhe u thanë nga sytë,këmbët! Filloi ajo maratonë e mudimshme, e lodhshme për familjen e ARSHIN TOSKËS dhe krejt fisit të tyre.

 Ua morën dhe tokat, dhe ullinjtë dhe, më së fundi, u morën dhe shtëpitë: u "shtetëzuan" në emër të pushtetit të popullit". Dhe në libër nuk ke sse si mos traumatizohesh, kur sheh ato vuajtje; ato tortura; ato ndasi që bëjnë mu dhe ca më shumë, kur sheh që "mes teje" dhe mes të tjerëve që ke"lidhje gjaku", vendoset një"vijë e trashë demarkacioni". Aty, në ato kohë të vështira, bien në sy karaktere dhe njerëz pa shtyllë kurrizore.

Kalvari mbi familjen qe sa i gjatë dhe po aq i rëndë. Por,"GORKI" (kështu po e quaj, pa i marrë leje), i vetmi mashkull që u rrit parakohe, i ngjet atij grurit elit që edhe në shkëmb,çan gurin dhe mbin. Kështu "çau gurin dhe mbiu", gjelbëroi dhe u bë vital: pa e shitur nderin.

U shkollua cop-copë, ca këttu dhe ca atje ( në moshë të madhe mbaroi bujqësore natën), por kudo që punoi: murator apo montator, eliktricist apo "teknik i ulët bujqësie",tregoi se geni është gen dhe ndodh ashtu siç thuhet: bujku zgjedh farën, pa mbjellë arën. Pjesën ndermues të këtij kalvari e ka klauar në Sukth dhe, për çudi, sado me "damkë" ka bërë miq e dashamirë kudo. Se nuk ka njohur as rrenën,as pabesinë dhe gjithmonë ka patur në rremba: gjakun valë të TOSKËVE TË MIRË TË LUARIT!
* * *
NJë sekuencë tronditëse e kësaj "drame" për të cilën bëj apel, është "aksioni" si fyt mew fyt me"gjaksin".Zhvarimi i babait,ARSHINIT, që nuk lejohej të"varrosej me të tjerë!!!".

 Po a ka faqe më tronditëse se kaq? Dhe aty, në libër, e gjen "GORKIN" që jo vetëm e zhvarros të atin,por më bëhet si JORIKU tek HAMLETI,tek hulumton. plumbat në kafkë. Sa rrënqethëse janë këto çaste! Të kesh bërë kaq shumë për fshatin, prë ATDHENË dhe, së fundi,as dy pëllëmbë për varr!
Kalvari i GORKIT tonë vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur nuk ka marrë as shpërblim për shtëpinë e shtetëzuar,as për qindra ullinj apo qindra dynymë tokë.

Dhe për t'u çuditur: ky, 80-vjeçar, që ka gjasshtë çupa që i rriti me djersën e ballit atje në persekutim, në asnjë faqe të librit prej gati 300-faqesh, nuk tregon mllefin e hakmarrjes. Mban letrat (tapitë me hipotekë",por asnjë gjë në xhep.

I mësuar me këto vuajtje, ai e kalon si me të qeshur.Se nuk qan dot.
Ja, kjo është një nga dramat që doja ta shikoja në skenë. Por, vallë a do ndodhë kështu? Unë shpresoj.

Tiranë, 25 korrik 2018

Letër nga Kukësi... : E degjuar per disidentet e rreme e per Hurshovin...



Image result for rexhep shahu

Nga Rexhep Shahu

I dashur Havzi, nuk kam kohe keto dite qe te ulemi rrafsh per muhabet. Po punohet fort per 10 gushtin, 30 vjetori i varjes tende, kur do te inagurohet shtepia jote qe po e nderton bashkia Kukes, do te prezantohet nr special i revistes Illz dhe libri me shkrimtaret per ty.
Sonte vec desha qe te qeshesh pak me nje histori me Hurshov e disidente. Do ta tjerrim holle kete gje ne ditet ne vijim...

Pas vdekjes së Stalinit, pushtetin në Bashkimin Sovjetik e mori Hrushovi. Dhe si gjithë udhëheqësit, edhe ai doli në popull për të sqaruar njerzit për ndryshimet që po ndodhnin.
Në mes të sallës në një qytet të madh, teksa Hrushovi po kritikonte Stalinin e vijën e tij të ashpër, dikush nga salla i çoi një pyetje me shkrim Hrushovit.
Pse keni heshtur dhe nuk e keni kritikuar Stalinin sa ishte gjallë por e kritikoni tani, kjo ishte pyetja për Hrushovin.
Hrushovi e mori letrën dhe e lexoi pyetjen.
Kush e ka shkruar këtë pyetje le të ngrihet në këmbë, foli Hrushovi.
Heshtje. Asnjë fjalë. Askush nuk foli. As u ngrit ne kembe.
Kjo letër dhe kjo situatë e ka përgjigjen brenda, u shpreh Hrushovi. Ai që e bëri këtë pyetje dhe nuk vuri emrin në letër ka frikë. Ashtu edhe une kisha frike nga Stalini si te gjithjë, foli ai.
E shkrova këtë histori jo bukur sic meriton, por vetem si një kujtesë për disidentët e rremë që kanë mbushë ding udhët tona.

2018/07/23

Malli....


Image result for jahja lluka

Jahja Lluka

Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj!


Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! – Faik Konica




Duke pasur parasysh që numri i shqiptarëve është shumë më i madh, jashta atdheut sesa brenda, është domosdoshmëri që diasporës ti kushtohet vëmendje e veçantë; duke përdorur një strategji konkrete në raport me të.

 Përderisa potenciali i saj mbetet i lartë në shumë fusha, shtetet shqiptare duhet të jenë të hapura së pari në thithjen e trurit nga jashtë, poashtu në krijimin e mundësive për investime në ekonomi, arsim e shëndetësi, të cilat do të krijonin një ambient të mirëqenë për popullatën brenda atdheut dhe rikthimin e shpresës dhe dëshirës për ta bërë vendin.

Sepse ne mund të jemi në gjithë botën por kemi vetëm një shtëpi, me rrënjet e së cilës jemi të lidhur përjetësisht.

 Por për tu bërë racional dhe praktik duhen të merren vendime të prekshme të cilat do ishin frytdhënëse në raport me diasporën. Kushtetuta duhet ndryshuar për t’iu dhënë mundësinë e votimit diasporës, kështu do kishin përfaqësuesit e tyre në parlamentet shqiptare.

Fati i një pjese të madhe të kombit tonë ka qenë që në periudha të ndryshme të ndryshme të historisë të shpërngulet nga trojet e veta përshkak të luftrave, eksodeve dhe faktorëve të tjerë.

Por pavarësisht faktit që ishin larg atdheut, diaspora shqiptare dha kontribut të rëndësishëm, në shumë procese përfshirë këtu krijimin e shtetit shqiptar me 1912 dhe poashtu vazhduan misionin e tyre deri në pavarësimin e Kosovës.

Madje edhe në ditët e sotme, diaspora është kontribuesi kryesor në mirëqenien e shumë familjeve në vend e që kanë ndikim të drejtë për drejtë në progresin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare.

Duke e pasur të gjallë frymën patriotike të trashëguar nga pasardhësit të cilët vdiçën me mall për Shqiptarinë, sot gjeneratat e reja përveç që po shkëlqejnë në karrierë në fusha të ndryshme,ata asnjëherë nuk po i mohojnë rrënjet, përkundrazi po e ngrisin lart kombin shqiptar me veprat e tyre brilante.

 E pamë Kampionatin Botëror të Futbollit, ku djemtë tanë shkëlqyen duke na dhënë vullnet dhe duke i treguar botës se shqiptarët janë bartësit e civilizimit të lashtë, në shtyllat e të cilit qëndrojnë sot vlerat perëndimore.

 Fakt është që diaspora jonë, jo vetëm që ka ndihmuar atdheun por ajo u integrua në ato vende dhe kontinente ku është prezente, ku përveç fuqisë punëtore, ajo nxjerri koka intelektuale të kalibrit botëror, artistë e sportistë të cilët po mahnisin botën.

 Duke pasur parasysh që numri i shqiptarëve është shumë më i madh, jashta atdheut sesa brenda, është domosdoshmëri që diasporës ti kushtohet vëmendje e veçantë; duke përdorur një strategji konkrete në raport me të.

Përderisa potenciali i saj mbetet i lartë në shumë fusha, shtetet shqiptare duhet të jenë të hapura së pari në thithjen e trurit nga jashtë, poashtu në krijimin e mundësive për investime në ekonomi, arsim e shëndetësi, të cilat do të krijonin një ambient të mirëqenë për popullatën brenda atdheut dhe rikthimin e shpresës dhe dëshirës për ta bërë vendin.

Sepse ne mund të jemi në gjithë botën por kemi vetëm një shtëpi, me rrënjet e së cilës jemi të lidhur përjetësisht. Por për tu bërë racional dhe praktik duhen të merren vendime të prekshme të cilat do ishin frytdhënëse në raport me diasporën.

Kushtetuta duhet ndryshuar për t’iu dhënë mundësinë e votimit diasporës, kështu do kishin përfaqësuesit e tyre në parlamentet shqiptare.

Përderisa ekziston vullneti i diasporës që të ndihmojë vendin ku përket, njashtu shtetet shqiptare duhet të shfaqin vullnetin për të ndryshuar ligjet kushtetuese ku përfshihen mërgimtarë të zot të cilët do të kontribonin në zhvillimin e demokracisë në vend.

I kemi shembull arbereshët që edhe pse numërojnë shekuj, jashta atdheut, nuk harruan gjuhën , kulturën dhe traditën.

Kemi arvanitët në Greqi të cilët janë miliona, e që ruajnë me fanatizëm rrënjët dhe gjuhën e vjetër pavarësisht politikës naciste sllave. Kemi arnautët të cilët e mondernizuan Egjiptin dhe Turqinë e që janë miliona, duke mos harruar se nga vijnë.

Kemi diasporën në Perëndim që dhanë shumë për çështjen shqiptare, diasporën në Amerikë e cila e ngriti në nivel botëror kauzën shqiptare duke i dhënë shpresë e dritë kombit në ditë të vështira. Andaj diaspora duhet trajtuar si asset i rëndësishëm e që nuk duhet të mbesin vetëm fjalë në këtë drejtim por vendime të prekshme nga ana e qeverive shqiptare sepse gjaku nuk tjetësohet e as nuk bëhet ujë.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...