2018-07-27

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar nisje me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës për në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Adem Demaçit. Me një njoftim në Facebook, Vetëvendosje ka treguar të gjitha pikat e nisjes për ditën e nesërme.




“Vdekja e bacës Adem na ka prekur të gjithëve thellë në shpirt. Por edhe më shumë se kaq, jeta e vepra, rezistenca dhe dashuria e tij për këtë vend e popull, na vendos para një përgjegjësie të dyfishtë: detyrën për t’i dhënë nesër bacës Adem gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë përmes një organizimi dinjitoz në shoqërimin e trupit të tij për në Varrezat e Deshmorëve në Prishtinë, dhe obligimin që pas vdekjes së tij ne të jetojmë në shembullin që ai la pas. Le ta kryejmë së bashku nesër detyrën e parë që kemi si komb e si shoqëri, dhe ta përcjellim këtë hero të një epoke ashtu siç i takon.

Mediat tashmë kanë bërë publike oraret për nesër si në vijim: “Të shtunën, në ora 09:00-11:00 Ceremonia Komemorative te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Në ora 11:00, kortezhi do të niset nga Sheshi ‘Skënderbeu’ deri te Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani.”

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, mbarë kombit shqiptar, si dhe të gjithë miqve ndërkombëtarë të bashkohen nesër në ecjen e përbashkët në kortezhin e organizuar për varrimin e Adem Demaçit. Të gjithë qytetarët e interesuar për të kontribuar për transportin e qytetarëve nesër nga komunat e ndryshme të Kosovës mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +37744724624. Në vijim do të gjeni oraret dhe vendet e nisjeve” thuhet në njoftim.

Komb, dhe atdhe ishin dy fjalët që Adem Demaçi i thoshte pa problem në ditët e tij të fundit të jetë.




Këtë e ka bërë të ditur njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Adem Demaçit, Selatin Novosella në Interaktiv të KTV-së.

“Nuk ka qenë bisedë normale, ajo e fundit, kishte probleme me mbamendje por edhe me të folur. Dy fjalë nuk i përzinte kurrë, kombin, dhe atdheun. Këto janë dy fjalët e fundit që i kam dëgjuar nga ai. I ka shqiptuar shumë qartë këto dy fjalë. Ka një kohë të gjatë që përveç se me takua me ndonjë darkë. Baci për çdo ditë dobësoj. Kishte një vdekje të qetë, pa tensione”, ka thënë Novosella.

Ai thotë se e ke përjetuar mjaft rëndë shkuarjen në amshim të Demaçit, i cili thotë se ka pasur një vdekje të qetë.

“Besoj që kur njeriu i vdes kolegu i shkollës, i studimeve, punës, i biznesit por edhe i shkencës e artit është një dhimbje e thellë, prandaj ikja në amshim e njerëzve të tillë është e rëndë. E kam takuar para tre ditësh. Ka qenë në një lloj kllapie, që përcillet me gjumë jo të rregullt. Ai u shua për dhjetë ditë. Vullneti i tij për të jetuar edhe neve po na ndihmon. Kohë të gjatë ishte keq. Ditëve të fundit ishte në shtëpi, dhe aty ka vdekur”, shprehet ai.

Novosella thotë se shteti i Kosovës nuk ka mundur të bëjë më shumë.

“Të gjithë nga institucionet e kanë lënë variantin rezervë të mos kursehen për të. Me vendim të veçantë kryeministri i kishte ndarë një pension të mirë, një veturë, si dhe edhe shoferin, i cili nuk kishte nevojë për punë por është përkujdesur jashtëkonisht shumë për Demaçin. Ishte ideja që të shtrihej edhe në spital, por ai nuk donte pasi ndihej më mirë në shtëpi. E njoh që nga 63-ta, por edhe në veprime kemi qenë bashkë. Herën e parë ishte dënuar në 58-tën”, ka thënë Novosella në Interaktiv.

Prof.Dr.Sali Berisha jep versionin e tij për bisedimet Kosovë-Serbi, ka këtë porosi


Image result for sali berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar për Indeksonline idenë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë në kuadër të bisedimeve mes dy shteteve.

Berisha ka thënë se çdo ide e ngjashme është e papranushme dhe se këto përpjekje destabilizuese të Serbisë duhet të dështojnë.

“Kam qenë dhe mbetem kundërshtar i prerë i çdo ideje për ndarjen e Kosovës. Jam kundër çdo diskutimi për një çështje të tillë, apo tregti territoresh. Mendoj se t’i njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosovës është në një fare mënyrë një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe Natos si dhe kapitullimit të Serbisë në këtë luftë.

Serbia nuk ka asnjë të drejtë për të pretenduar qoftë edhe një metër katror territor të Kosovës. Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, asnjë metër katror territor të saj. E kundërta është e vërtet. Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktual ndërkombetar” ka thënë Berisha.

Ish kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka thënë se Dokumenti i Ahtisarit i garanton minoritetit serb të gjitha të drejtat, andaj Serbija nuk ka të drejt të kërkojë asnjë tregti, shkruan Indeksonline.



“Te pranosh idenë e ndarjes së Kosovës, në një menyrë apo në një tjetër mbështetë idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbët në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin.

Minoritetit serb në Kosovë, në përputhje me Dokumentin e Ahtisarit, i janë garantuar të drejta që nuk i ka asnjë minoritet në Europë. Keshtu që pretendimi i Serbisë për tre Komunat e Mitrovicës nuk ka të bëjë aspak me garantimin e lirive dhe të drejtave të serbëve por ka te bëjë vetëm me vazhdimin e idesë së serbomadhisë dhe është pretendim territorial ndaj një shteti sovran të pavarur me qëllim zhbërjen e Kosovës! Nuk ka asnjë dallim edhe në rastin e “shkembimit” të territoreve. E verteta është se në këtë rast Serbia kërkon të bëjë tregti, të përdorë si plaçk tregu territore shqiptare. Ajo është e shqetësuar nga zgjimi gjithnjë e më i madh i vetëdijes kombëtare tek banorët shqiptar të Pazarit te Ri.

Për të gjitha këto jam kategorikisht kundër dhe kam bindje se këto përpjekje destabilizuese të Serbise do të dështojnë.

Çdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet të jete një marrëveshje midis dy vendeve të pavarura që njohin dhe respektojnë integritetin territorial të njëri tjetrit. Në rast se Serbia nuk pranon këtë parim vetkuptohet që ajo nuk kërkon marrëveshje por konfliktualitet dhe destabilizim” ka thënë ai.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq e ka shprehur edhe një herë përkrahjen e shtetit të saj për Kosovën.




Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq tha se Kroacia do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Madje sipas saj, problemi i Kosovës dallon me atë të shteteve të tjera, të cilat çështjet e tyre të brendshme i përdorin si justifikim për mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, dhe në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE, përkundër asaj që ende ka shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Situata e statusit legal të Kosovës ndryshon shumë me atë të shteteve të tjera, ku vende të ndryshme e krahasojnë atë me çështje të brendshme, për arsye të së cilave ato ende nuk e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Kitaroviq.

Kitaroviq ka folur sot edhe për marrëdhëniet e shtetit të saj me Serbinë, për të cilat tha se kanë mbetur ende shumë çështje ta pa sqaruara.

Ajo po ashtu tha se në një të ardhme mund ta vizitojë Serbinë, mirëpo vetëm kur kushtet për një vizitë të tillë të jenë plotësuar nga Beogradi.

Din Mehmeti: Këndo ose vdis pa klithmë


Din Mehmeti 15 vjet1646.gif

Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë
këndo derisa të vallzojnë yjet
rreth diellit
si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë
lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në mendime çarë

Këndo derisa të pëlcasish
si kripa në flakë
vajto po të duash

kosave të egra s’do të mundesh t’u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtunë…

Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
-majet më të larta e hëngrën qiellin
e zjarrtë

e shteku i rrezeve kërkon veten në breg…
e bregu bregun pas bregut në breg….

I bukur është vetëm zogu në fluturim
që me puhin’ e krahëve të rreshk

këndo ose vdis pa klithmë…


Din Mehmeti (lindur më 1929 Gjocaj, Juniku, vdekur më 11 nëntor 2010 Gjakovë[1]), shkrimtar shqiptar nga Kosova.

Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ai ka qenë profesor në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.

Në mars 1999 u njoftua nga shumë burime informacioni se ai u vra nga policia serbe gjatë Luftës së Kosovës, por pas disa ditësh ky njoftim u përgënjeshtrua.


Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e Re.

Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjeshmëri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili është po nga Gjakova, ai mbështetet në shumë figura, metafora, dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuara me vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse është një fllad i lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky përdorim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rrjedhë realiste, herë-herë ironike, që buron pjesërisht nga etika e revoltës në traditën e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (lindur në 1916). Shqetësimi poetik i Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohet protestës mesianike ose kritikës sociale, por krijimtarisë artistike dhe përvojës individuale.

Libri i tij "As në tokë as në qiell" është e ndarë në pesë cikle : "Trimat e këngës sime", "Bishat e bardha", "Kujtesa e letrave", "Barka ime mbahu", dhe "Këngë për vete". Titulli i ciklit të katërt, "Barka ime mbahu", është ndofta simbolik për praninë e sotme e letrave shqipe, bile edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai vjen nga poezia "Dialog me liqenin", shkruar në Strugë buzë Liqenit të Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë Festës Ndërkombëtare të Poezisë në Strugë në gusht 1987.

Vepra
Veprat poetike të Din Mehmetit
Në krahët e shkrepave. “Rilindja”, Prishtinë 1961.
Rini diellore. “Jeta e re”, Prishtinë 1966.
Dridhjet e dritës. “Rilindja”, Prishtinë 1969.
Heshtja e kallur. ”Rilindja”, Prishtinë 1972.
Ora. “Rilindja”, Prishtinë 1974.
Ikje nga vdekja. “Rilindja”, Prishtinë 1978.
Fanar në, furtunë. “Rilindja”, Prishtinë 1971.
Kosovë, zog i diellit. “Rilindja”, Prishtinë 1982.
Fatin tim nuk e nënshkruaj. “Rilindja”, Prishtinë 1984.
As në tokë, as në qiell. “Rilindja”, Prishtinë 1988.
Gjaku që këndon. “Rilindja”, Prishtinë 1993.
Prapë fillimi. “Jeta e re”, Prishtinë 1996.
Lumturia është mashtrim. ”Dukagjini”, Pejë 1999.
Mos vdis kur vdiset. “Rilindja”, Prishtinë 2001.
Verbim i bardhë. “Faik Konica”, Prishtinë 2004.
Zjarri i këngës. “Toena”, Tiranë 2007.
Vajet e shiut (Vepër postume), “Drenusha”, Prishtinë 2010.
Përzgjedhje dhe antologji
Mallkimi i gjakut. “8 nëntori”, Tiranë, 1973.
Poezi. (përzgjedhje nga Fatos Arapi), “Naim Frashëri”, Tiranë, 1985.
Klithmë është emri im. (përzgjedhur nga Agim Vinca), “Toena”, Tiranë 2002
Antologji personale. (përzgjedhur nga vetë autori), “Ora”, Tiranë 2004.
Vepra 1-5. “Drenusha”, Prishtinë 2009.


Poezi e Xhemail Mustafës që ia kishte kushtuar Demaçit

Adem Demaçi

Veprimtari dhe poeti Xhemail Mustafa kishte shkruar një poezi e kushtuar legjendës së Kosovës, Adem Demaçi, të cilën e kishte botuar në revistën letrare “Jeta e re”.

Poezia:

MES GRILASH – FENIKS

 Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi

Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde

E në heshtje po tretem e fikem si jetimi

Me ndezë dëshirat e fjetura si krande

Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti

E ëmbël është vdekja në qëllim

– Me e puthë atë dritë në horizonte që rri

Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim

Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer

I lodhur një zog diku me krahë të thyer

Tash këngës ia thotë me afsh në gji

– I amshuar balsam në varg qëndron

Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon

Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi

Xhemail Mustafa Gllamnik

– Podujevë Jeta e re, nr. 2/1972, f. 332.


Image result for xhemajl mustafa

Xhemail Mustafa (ka lindur më 23 gusht 1953 - vdiq me 23 nëntor 2000). Ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe antar i LDK-së. U vra mizorisht në Prishtinë në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan. Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë.


Xhemail Mustafa lindi në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa diplomoi për gazetari në Universitetin e Prishtinës. Nga fundi i viteve 70-ta punoi në gazetën Rilindja si redaktor i kulturës dhe më pas në vitin 1992, punoi në Qendrën e Informimit të Kosovës (QIK) deri në fund të jetës se tij ku dha kontribut të jashtzhakonshëm.

Kolegët e kujtojnë Xhemailin si njeri me vlera të larta intelektuale dhe guximin e tij në vitet e luftës në Kosovë. Gjatë viteve të 90-ta ishte një nga antarët e parë të Lidhjës Demokratike të Kosovës, ndërsa, nga viti 1997 e deri ne vitin 2000 kur u vra, shërbeu si këshilltar i lartë politik i presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova dhe zëdhënës për media. Xhemail Mustafa ishte i përndjekur politikisht nga UDBA që më vonë ky shërbim famëkeq u njohë me emrin BIA. Në vitin 1999 si gazetar kishte denoncuar pushtetin serb për krimet çnjerzore, ai morri pjesë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2000 duke marrur shumë vota. I shpëtoi luftës dhe përndjekjes policore dhe ushtarake dhe aktivitetet i vazhdoi duke u bërë edhe antar i kryesisë LDK-së ku u dallua si intelektual i shquar dhe një nga figurat më të spikatura të kësaj partie. Po ashtu Xhemaili është i njohur edhe si autor në vitin 1999 botoi edhe vepërn e tij me titull Një lutje për Prishtinën.

Vrasja


Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë. Deri sa po hynte në banesën e tij ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona ku si pasojë të plagëve të marra vdiç në kliniken spitalore. Ai ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare, la pas gruan dhe fëmijët e tij. Në rastin e vrasjes së tij u mbajt ditë zije dhe shumë njerëz e politkanë, familjes së tij i shprehen ngushllime.Vrasja e Mustafes ishte vrasja e tretë politike e pas luftës së Kosovës dhe trondi skenën politike e cila si shumë vrasje të pas luftes së Kosovës mbeti e pa zgjidhur. Kjo ishte vrasja e tretë e intlektualeve të shquar që shumica ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, autorët e të cilëve ende nuk janë kapur. Në vitin 2014 familjarë të Xhemail Mustafes kërkuan me ngulm zbardhjen e rastit dhe kapjen e kësaj vepre makabër e cila trondi vendin i cili sa po kishte dalur nga lufta.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...