Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/28

Adem Demaçi - një histori e ndritshme dhe e papërsëritshme atdhetarie!


Njeriu ka vetëm një jetë, por ka mundësinë të zgjedhë si ta jetojë atë jetë.
Baca zgjodhi më të vështirën.

Fotografia e Shefkije Islamaj

Vetëm më të guximshmit, më të drejtët, më atdhetarët e kanë fuqinë e gatishmërinë ta bëjnë këtë.
Sa pak fjalë ka gjuha për të thënë atë që duhet të thuhet sonte.
U prehsh në paqe BACA ynë i MADH!
Nëse Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen si i ke dashur, menduar dhe ëndërruar Ti, sakrifica jote ka vlejtur!
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë dashur, çmuar e nderuar!

Prof.Dr.Shefkije Islamaj

Lajm i hidhur për shqiptarinë

Fotografia e Gjekë M. Nikolla


Baci ADEM DEMACI jeton ne zemrat tona!

Sot morrem lajmin e kombshem per ndarjen nga jeta te te madhit baca

ADEM DEMACI.

U nda nga jeta simboli, veprimtari dhe udheheqesi i rezistences kombetare shqiptare z.ADEM DEMACI.

Ngushellime kombit dhe gjithe atyre qe luaftuan per liri dhe pavaresi shoqerore dhe kombetare.
Baca ADEM mbetet per kombin shqiptar i pavdekshem.

Ishte per LPRK, LPK dhe UCK-ne baze e forte dhe simbol i rezistences dhe i tere punes qe bene keto organizata dhe populli shqiptar per clirimin e vendit.

Lavdi jetes dhe vepres se te madhit ADEM DEMACIT!

Lavdi!

MK

Njoftim nga LSHK


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës 


NJOFTIM


Anëtarët e LSHK-së nesër, e shtunë, në orën 10, në sheshin "Skënderbeu", Prishtinë, do të takohen për të nderuar shkrimtarin, politikanin e atdhetarin më të madh shqiptar, si dhe ish-kryetarin tonë të nderit Adem Demaçi në ceremoninë e lamtumirës...


Kryesia e LSHK-së 


Prof. dr. Shyqri Galica, kryetar

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar nisje me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës për në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Adem Demaçit. Me një njoftim në Facebook, Vetëvendosje ka treguar të gjitha pikat e nisjes për ditën e nesërme.




“Vdekja e bacës Adem na ka prekur të gjithëve thellë në shpirt. Por edhe më shumë se kaq, jeta e vepra, rezistenca dhe dashuria e tij për këtë vend e popull, na vendos para një përgjegjësie të dyfishtë: detyrën për t’i dhënë nesër bacës Adem gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë përmes një organizimi dinjitoz në shoqërimin e trupit të tij për në Varrezat e Deshmorëve në Prishtinë, dhe obligimin që pas vdekjes së tij ne të jetojmë në shembullin që ai la pas. Le ta kryejmë së bashku nesër detyrën e parë që kemi si komb e si shoqëri, dhe ta përcjellim këtë hero të një epoke ashtu siç i takon.

Mediat tashmë kanë bërë publike oraret për nesër si në vijim: “Të shtunën, në ora 09:00-11:00 Ceremonia Komemorative te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Në ora 11:00, kortezhi do të niset nga Sheshi ‘Skënderbeu’ deri te Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani.”

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, mbarë kombit shqiptar, si dhe të gjithë miqve ndërkombëtarë të bashkohen nesër në ecjen e përbashkët në kortezhin e organizuar për varrimin e Adem Demaçit. Të gjithë qytetarët e interesuar për të kontribuar për transportin e qytetarëve nesër nga komunat e ndryshme të Kosovës mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +37744724624. Në vijim do të gjeni oraret dhe vendet e nisjeve” thuhet në njoftim.

Komb, dhe atdhe ishin dy fjalët që Adem Demaçi i thoshte pa problem në ditët e tij të fundit të jetë.




Këtë e ka bërë të ditur njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Adem Demaçit, Selatin Novosella në Interaktiv të KTV-së.

“Nuk ka qenë bisedë normale, ajo e fundit, kishte probleme me mbamendje por edhe me të folur. Dy fjalë nuk i përzinte kurrë, kombin, dhe atdheun. Këto janë dy fjalët e fundit që i kam dëgjuar nga ai. I ka shqiptuar shumë qartë këto dy fjalë. Ka një kohë të gjatë që përveç se me takua me ndonjë darkë. Baci për çdo ditë dobësoj. Kishte një vdekje të qetë, pa tensione”, ka thënë Novosella.

Ai thotë se e ke përjetuar mjaft rëndë shkuarjen në amshim të Demaçit, i cili thotë se ka pasur një vdekje të qetë.

“Besoj që kur njeriu i vdes kolegu i shkollës, i studimeve, punës, i biznesit por edhe i shkencës e artit është një dhimbje e thellë, prandaj ikja në amshim e njerëzve të tillë është e rëndë. E kam takuar para tre ditësh. Ka qenë në një lloj kllapie, që përcillet me gjumë jo të rregullt. Ai u shua për dhjetë ditë. Vullneti i tij për të jetuar edhe neve po na ndihmon. Kohë të gjatë ishte keq. Ditëve të fundit ishte në shtëpi, dhe aty ka vdekur”, shprehet ai.

Novosella thotë se shteti i Kosovës nuk ka mundur të bëjë më shumë.

“Të gjithë nga institucionet e kanë lënë variantin rezervë të mos kursehen për të. Me vendim të veçantë kryeministri i kishte ndarë një pension të mirë, një veturë, si dhe edhe shoferin, i cili nuk kishte nevojë për punë por është përkujdesur jashtëkonisht shumë për Demaçin. Ishte ideja që të shtrihej edhe në spital, por ai nuk donte pasi ndihej më mirë në shtëpi. E njoh që nga 63-ta, por edhe në veprime kemi qenë bashkë. Herën e parë ishte dënuar në 58-tën”, ka thënë Novosella në Interaktiv.

Prof.Dr.Sali Berisha jep versionin e tij për bisedimet Kosovë-Serbi, ka këtë porosi


Image result for sali berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar për Indeksonline idenë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë në kuadër të bisedimeve mes dy shteteve.

Berisha ka thënë se çdo ide e ngjashme është e papranushme dhe se këto përpjekje destabilizuese të Serbisë duhet të dështojnë.

“Kam qenë dhe mbetem kundërshtar i prerë i çdo ideje për ndarjen e Kosovës. Jam kundër çdo diskutimi për një çështje të tillë, apo tregti territoresh. Mendoj se t’i njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosovës është në një fare mënyrë një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe Natos si dhe kapitullimit të Serbisë në këtë luftë.

Serbia nuk ka asnjë të drejtë për të pretenduar qoftë edhe një metër katror territor të Kosovës. Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, asnjë metër katror territor të saj. E kundërta është e vërtet. Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktual ndërkombetar” ka thënë Berisha.

Ish kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka thënë se Dokumenti i Ahtisarit i garanton minoritetit serb të gjitha të drejtat, andaj Serbija nuk ka të drejt të kërkojë asnjë tregti, shkruan Indeksonline.



“Te pranosh idenë e ndarjes së Kosovës, në një menyrë apo në një tjetër mbështetë idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbët në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin.

Minoritetit serb në Kosovë, në përputhje me Dokumentin e Ahtisarit, i janë garantuar të drejta që nuk i ka asnjë minoritet në Europë. Keshtu që pretendimi i Serbisë për tre Komunat e Mitrovicës nuk ka të bëjë aspak me garantimin e lirive dhe të drejtave të serbëve por ka te bëjë vetëm me vazhdimin e idesë së serbomadhisë dhe është pretendim territorial ndaj një shteti sovran të pavarur me qëllim zhbërjen e Kosovës! Nuk ka asnjë dallim edhe në rastin e “shkembimit” të territoreve. E verteta është se në këtë rast Serbia kërkon të bëjë tregti, të përdorë si plaçk tregu territore shqiptare. Ajo është e shqetësuar nga zgjimi gjithnjë e më i madh i vetëdijes kombëtare tek banorët shqiptar të Pazarit te Ri.

Për të gjitha këto jam kategorikisht kundër dhe kam bindje se këto përpjekje destabilizuese të Serbise do të dështojnë.

Çdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet të jete një marrëveshje midis dy vendeve të pavarura që njohin dhe respektojnë integritetin territorial të njëri tjetrit. Në rast se Serbia nuk pranon këtë parim vetkuptohet që ajo nuk kërkon marrëveshje por konfliktualitet dhe destabilizim” ka thënë ai.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq e ka shprehur edhe një herë përkrahjen e shtetit të saj për Kosovën.




Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq tha se Kroacia do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Madje sipas saj, problemi i Kosovës dallon me atë të shteteve të tjera, të cilat çështjet e tyre të brendshme i përdorin si justifikim për mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, dhe në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE, përkundër asaj që ende ka shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Situata e statusit legal të Kosovës ndryshon shumë me atë të shteteve të tjera, ku vende të ndryshme e krahasojnë atë me çështje të brendshme, për arsye të së cilave ato ende nuk e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Kitaroviq.

Kitaroviq ka folur sot edhe për marrëdhëniet e shtetit të saj me Serbinë, për të cilat tha se kanë mbetur ende shumë çështje ta pa sqaruara.

Ajo po ashtu tha se në një të ardhme mund ta vizitojë Serbinë, mirëpo vetëm kur kushtet për një vizitë të tillë të jenë plotësuar nga Beogradi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...