Agjencioni floripress.blogspot.com
2018/09/16
Perhapja e mesimit shqip dhe e shkollave kombetare
Në vitet e reaksionit osman që shpërtheu pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit, veprimtarët e lëvizjes kombëtare i dhanë rëndësi të veçantë zbatimit të programit të tyre kulturor, i cili ishte pjesë përbërëse e programit kombëtar të Rilindjes. Mirëpo detyrat e rëndësishme me karakter politik, kulturor e ekonomik, që shtronte zhvillimi i vendit dhe periudha historike në fushën e arsimit, nuk mund të zgjidheshin me sistemin arsimor që ishte atëherë në Shqipëri, sepse ai përbëhej nga një numër jo i madh shkollash të një niveli të ulët, në gjuhë të huaja (turke, greke, italiane etj.), me përmbajtjen përgjithësisht skolastike, me frekuentim të pakët dhe me cikle jo të plota. Shkollat ishin të ndara veç për popullsinë myslimane dhe veç për atë të krishtere. Ato administroheshin, si rregull, nga institucionet fetare islamike, ortodokse e katolike. Përveç kësaj, ky sistem arsimor ishte shndërruar në një mjet të fuqishëm ndikimi politik e kulturor si të sunduesit osman, ashtu edhe të shteteve të tjera. Ndërkaq kërkesat e zhvillimit të vendit, por sidomos rreziku i asimilimit të kombit shqiptar, diktonin si një nevojë të ngutshme përhapjen e arsimit e të kulturës kombëtare, e bënë atë një domosdoshmëri historike, me të cilën ishte e lidhur qenia dhe e ardhmja e Shqipërisë. Duke shprehur këtë nevojë të madhe të kohës, Kostandin Kristoforidhi shkruante më 1888: “Ndë mos u shkroftë gjuha e shqipes edhe sot mbë këtë ditë nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë më Shqipëri ndë faqe të dheut dhe as nuk do të shënohet më emri i Shqipërisë ndë hartë të botës”.
Megjithëse ishte bërë detyrë e rëndësishme dhe e ngutshme, në kushtet e atëhershme të Shqipërisë përhapja e arsimit kombëtar ndeshte në vështirësi e në pengesa të shumta. Pengesat kryesore i nxirrte Perandoria Osmane, e cila ishte përpjekur gjithnjë t’i mbante shqiptarët në errësirë e në padituri. Megjithëse me reformat e Tanzimatit ishte shpallur se të gjitha kombësitë e Perandorisë do të lejoheshin të ushtronin lirisht gjuhët e tyre në institucionet arsimore e fetare, Porta e Lartë i përjashtoi shqiptarët nga kjo e drejtë kombëtare. Duke u mbështetur në parimin mesjetar absurd të identifikimit të kombësisë me fenë, Porta e Lartë, edhe pas reformës arsimore turke të vitit 1844, nuk ua njohu shqiptarëve të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare, por vijoi t’i quante ata sipas besimit fetar “turq”, “grekë” e “latinë”.
Në përputhje me parimin teokratik islam, pas reformës arsimore Porta e Lartë krijoi për shqiptarët myslimanë një rresht të ri shkollash shtetërore fillore (iptidajie), qytetëse (ruzhdije) dhe pastaj gjimnaze (idadije). Ashtu si në shkollat e mëparshme fetare, edhe në shkollat shtetërore osmane mësimet zhvilloheshin vetëm në gjuhën turke dhe, megjithëse quheshin laike , në planet e tyre mësimore bënin pjesë edhe lëndë fetare islamike. Sipas statistikave të viteve të fundit të shek. XIX, në të katër vilajetet e atëhershme (të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës), në të cilat shqiptarët përbënin një tërësi kompakte e shumicën e popullsisë, kishte 1 187 shkolla turke nga të cilat 1 125 shkolla fillore, 57 shkolla qytetëse (ruzhdije) e 5 shkolla të mesme (idadije). Ndërkaq sunduesit osmanë, për shkak të presionit të huaj, u lanë pak a shumë dorë të lirë shteteve ballkanike dhe evropiane, veçanërisht institucioneve të tyre fetare të krishtera, për të vepruar në Shqipëri si në fushën fetare, ashtu edhe në atë arsimore. Shtetet që në projektet e tyre parashikonin përfshirjen ose copëtimin e trojeve shqiptare, në gjysmën e dytë të shek. XIX, e rritën më tej veprimtarinë në fushën arsimore e fetare, duke shtuar numrin e shkollave në gjuhë të huaj, duke i krijuar vështirësi shkollës e kulturës shqiptare. Ato nuk ngurronin në këtë rast të përpiqeshin për t’i paraqitur shqiptarët si një popull “të egër”, “pa kulturë” e me zakone “të rënda”, kurse veten e tyre si “shpëtimtarë”, si “përhapës të arsimit e të kulturës” etj.
Përhapje të madhe mori, veçanërisht në Shqipërinë e Poshtme, shkolla në gjuhën greke. Me gjithë programin e tyre laik, shkollat greke ishin nën mbikqyrjen e peshkopëve grekë dhe përshkoheshin nga një frymë intolerance fetare. Shkollat greke arritën të përhapeshin deri në Durrës e në Tiranë. Sipas të dhënave të konsullatës franceze të Janinës, në vitin 1882 vetëm në vilajetin e Janinës, që përfshinte gjithë Shqipërinë e Poshtme (duke përjashtuar rrethet e Kolonjës, të Korçës e të Pogradecit) dhe që shumicën dërrmuese të popullsisë e kishte shqiptare, kishte 643 shkolla greke për djem e mikse me 736 mësues dhe 22 shkolla për vajza me 40 mësuese. Në vitin 1894 në sanxhakun e atëhershëm të Gjirokastrës kishte 84 shkolla fillore greke e po kaq edhe në krahinën e Beratit.
Organizimi e plani mësimor i shkollave në gjuhën greke në Shqipëri ishin të njëjtë me ato të shkollave në Greqi. Hapja e këtyre shkollave bëhej nga mitropolitë ortodokse greke, të cilat, në marrëveshje me konsujt grekë, emëronin drejtorët e shkollave dhe personelin mësimor. Mjetet kryesore financiare për mbajtjen e këtyre shkollave siguroheshin nga qeveria e Athinës, nëpërmjet silogut që ishte krijuar aty për përhapjen e gjuhës e të kulturës greke. Me anën e këtyre shkollave e të propagandës qarqet politike të Athinës përpiqeshin t’i paraqisnin shqiptarët ortodoksë si grekë dhe me kohë t’i asimilonin ata. Në fundin e shek. XIX në Shqipëri kishte më shumë se 1 000 shkolla greke.
Përveç shkollave turke e greke, në trojet shqiptare ishin çelur edhe shkolla serbe, bullgare, vllahe etj. Sipas statistikave të asaj kohe kishte mbi 300 shkolla serbe, bullgare e vllahe, pa përmendur shkollat në gjuhën italiane, të cilat ishin nën administrimin e Austro-Hungarisë e të Italisë.
Shkollat e huaja, me gjithë kufizimet e mangësitë e programeve, ndihmonin në pajisjen me dije të fëmijëve, por ato, padyshim, shërbenin si mjedise të propagandave të shteteve të huaja për asimilimin e shqiptarëve dhe si të tilla nuk mund t’i shërbenin as përparimit kulturor kombëtar të shqiptarëve, as emancipimit të tyre politik e kombëtar. Prandaj rilindësit i trajtonin ato si një pengesë në lëvizjen për çlirimin kombëtar të popullit shqiptar dhe kërkonin mbylljen ose kthimin e tyre në shkolla shqipe.
Në këto rrethana, patriotët e Rilindjes punuan me përkushtim për zhvillimin e arsimit kombëtar. Rilindësit tanë iu drejtuan në radhë të parë gjuhës amtare, që kishte luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e popullit shqiptar dhe që u kishte bërë ballë me sukses trysnive shekullore asimiluese të pushtuesve të huaj. Te rilindësit në përgjithësi ishte formuar bindja se tani vetëm duke e shkruar mund të ruhej gjuha shqipe, se vetëm me gjuhën amtare mund të zhvillohej arsimi e kultura kombëtare, mund të shkolloheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga gjendja ekonomike, mund të edukohej atdhetarizmi dhe mund të mbrohej kombi nga asimilimi. Pikërisht në atë periudhë Kostandin Kristoforidhi shkruante: “Shqipëria nuk mësonet dot, as nuk ndritet sot, as nuk qytetëronet dot me gjuhë të huaj, përveç me gjuhën e mëmës ... Edhe ndë u shkroftë gjuha e shqipes në këtë kohë që gjendemi sot, edhe ndë futet ndëpër skolirat e Shqipërisë, kemi shpresë se do të na njohën për komp e për vendarë ndë dhe t’onë, edhe do të kemi pjesë e vent ndë rretht e ndë shoqërit të kombevet tjerë që gjenden në Evropë...”. Të njëjtën ide mbronte Sami Frashëri kur disa vjet më vonë shkruante: “S’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqip, s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkolla në të cilat do të mësohet shqipja”.
Rilindësit bënë përpjekje të shumta për të nxjerrë nga Porta e Lartë lejen e përdorimit të gjuhës amtare në shkollat e vendit, për botimin e librave shqip, për shpërndarjen e tyre në Shqipëri dhe për nxjerrjen e një organi periodik shqip, qoftë edhe me përmbajtje krejtësisht kulturore.
Për disa kohë këto kërkesa ndeshën në kundërshtimin e vendosur të qeverisë osmane. Por në verën e vitit 1884, e shqetësuar nga përpjekjet e Greqisë për t’i nxitur shqiptarët të hidheshin në kryengritje kundër Stambollit, si dhe nga themelimi në Athinë i shoqatës kulturore “Vllamët Shqiptarë”, Porta e Lartë dha lejen për botimin e një organi kulturor shqip. Megjithatë, edhe në këtë rast ajo u qëndroi besnike parimeve të veta, sepse ajo lejen nuk ua dha shqiptarëve myslimanë, të cilët vijonte t’i quante turq, por vetëm shqiptarëve ortodoksë, me qëllim që t’i largonte nga mundësia e bashkëpunimit me grekët.
Leja për botimin e një reviste shqipe u dha nga Ministria turke e Arsimit në emrin e Petro Pogës. Pas kësaj, më 10 gusht 1884 doli në Stamboll numri i parë i revistës “Drita”. Për shkak të censurës, lënda e revistës u kufizua në shkrime letrare e arsimore. Meqenëse Porta e Lartë ua ndalonte shqiptarëve myslimanë shkrimin e shqipes, Sami Frashëri e Naim Frashëri, nga penda e të cilëve u përgatit shumica e lëndës, nënshkruanin me pseudonime, i pari me tre yje, kurse i dyti me shkronjën “D”. Në revistën “Drita” botuan shkrimet e tyre edhe Jani Vretoja, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi etj.
Qëllimi i kësaj reviste ishte përhapja e diturisë, zhvillimi i arsimit dhe ngritja e vetëdijes kombëtare. Revista kryente njëherësh edhe misionin e mësuesit për përhapjen e ideve iluministe të rilindësve. “Drita” u botua me alfabetin e Stambollit dhe në këtë mënyrë ndikoi në përhapjen e këtij alfabeti te lexuesit e saj shqiptarë.
Ndonëse përmbante vetëm shkrime me karakter arsimor-kulturor, botimi i revistës “Drita” shkaktoi shqetësimin e qarqeve klerikale e politike greke, të cilat ushtruan trysni të fortë ndaj Petro Pogës dhe e detyruan të hiqte dorë nga revista, pas botimit të numrit të saj të tretë. Por atdhetarët shqiptarë të Stambollit nxorën në emrin e Pandeli Sotirit një leje të dytë për një revistë të re me emrin “Dituria”, e cila u bë vazhdim i “Dritës”. Duke bërë fjalë për misionin e revistës “Dituria”, Sami Frashëri shkruante në një artikull të numrit të parë të saj: “Dituria është ajo që e bëri njeriun të quhet njeri”. Artikujt me karakter shkencor e pedagogjik që u botuan në “Drita” dhe në “Dituria” shërbyen si bazë për hartimin e teksteve shkollore shqipe. Revista “Dituria” u mbyll në numrin 12 të saj, në korrik të vitit 1885.
Edhe përhapja e shkrimit dhe e shkollës shqipe ndeshte gjithnjë në pengesa të shumta. Në kohën kur në Shqipëri po shtohej numri i shkollave greke, serbe e bullgare, Porta e Lartë ndalonte hapjen e shkollave shqipe. Madje Ministria turke e Arsimit tërhoqi edhe lejen që kishte dhënë për botimin e fjalorit të Kostandin Kristoforidhit. Përhapja e shkrimit dhe e shkollës shqipe pengohej edhe nga fanatizmi fetar e nga konservatorizmi të kultivuar prej shekujsh, sikundër edhe më fort nga kundërshtimet e turkomanëve e të grekomanëve.
Megjithëse në kushte shumë të vështira, shkrimi i gjuhës shqipe vijoi të mësohej fshehurazi në vise të ndryshme të Shqipërisë. Nën shembullin e mësuesit të tij Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, ndonëse ishte fare i ri në moshë dhe punonte si mësues i greqishtes në shkollat e fshatrave Bezhan, Katund e Luaras, gjatë viteve 1882-1887 u bë një përhapës i flaktë i shkrimit të gjuhës shqipe dhe i ndjenjave kombëtare. Po kështu Kostandin Kristoforidhi, me t’u kthyer në atdhe në vitin 1884, hyri si mësues i greqishtes në shkollën e Elbasanit dhe, ashtu siç kishte bërë dikur në Tiranë, filloi t’u mësonte nxënësve fshehurazi gjuhën shqipe. Në Shkodër mësimi i gjuhës shqipe kishte krijuar tashmë një farë tradite dhe vijonte të mësohej në disa shkolla private për djem e për vajza. Po ashtu, në vitin 1885, Gjerasim Qiriazi kishte hapur në Manastir një shkollë private shqipe për djem e për vajza.
Rilindësit shfrytëzuan në të mirë të lëvizjes kombëtare edhe gjendjen e vështirë, në të cilën u ndodh Perandoria Osmane në fund të vitit 1885 e në fillim të 1886 si pasojë e bashkimit të Rumelisë Lindore me Bullgarinë, si edhe gjendjen e acaruar të marrëdhënieve turko-greke. Meqenëse qeveria osmane kundërshtonte formimin e organizatave politike, rilindësit kërkuan të themelonin brenda në Shqipëri një shoqëri kulturore. Ndërkaq qeveria turke premtoi se do të lejonte futjen e mësimit të shqipes në shkollat shtetërore.
Në fund të vitit 1885 atdhetarët shqiptarë zgjodhën si vend më të përshtatshëm për formimin e një shoqërie të tillë qytetin e Korçës. Në këtë mënyrë do t’i jepej një goditje edhe propagandës helenizuese të qarqeve shoviniste të Athinës dhe klerikëve grekomanë ortodoksë që u shërbenin atyre. Për të ndihmuar atdhetarët brenda vendit Shoqëria “Drita” e Bukureshtit dërgoi në Korçë Thimi Markon, një nga anëtarët më aktivë të kryesisë së saj. Sipas udhëzimeve të Shoqërisë, ai i paraqiti pleqësisë së Mitropolisë, si dhe vetë mitropolitit grek të Korçës, Filotheu, kërkesën e shqiptarëve të mërguar të Bukureshtit për të vënë “gjuhën shqipe nëpër gjithë mësonjëtoret” e qytetit që administroheshin nga silogu grekoman i Korçës. Por shumica e anëtarëve të pleqësisë dhe të silogut të qytetit, të cilët ndodheshin nën ndikimin e mitropolitit grek, e hodhën poshtë këtë kërkesë. Me gjithë kundërshtimin e tyre kërkesa gjeti mjaft përkrahës në radhët e qytetarëve; ajo u mbështet edhe nga disa anëtarë të dhimogjerondisë? së komunitetit të krishterë të qytetit, ndër të cilët më aktiv u tregua Jovan Cico Kosturi.
Në lëvizjen për përhapjen e gjuhës shqipe u përfshinë jo vetëm qytetarët ortodoksë të Korçës, por edhe ata myslimanë. Për të drejtuar këtë lëvizje, u krijua brenda në Korçë në muajt e parë të vitit 1886 një Komitet Kombëtar i fshehtë, i përbërë nga Jovan C. Kosturi, Orhan Ç. Pojani e Thimi Markoja.
Në fund të vitit 1886, me përmirësimin e gjendjes së jashtme politike të Perandorisë Osmane, u duk qartë se Porta e Lartë nuk kishte ndër mend ta mbante premtimin e dhënë për të futur mësimin e shqipes në shkollat shtetërore dhe as të lejonte krijimin e organizatave kulturore shqiptare. Nga ana tjetër, për t’i vënë njëfarë gardhi politikës antiturke, që zhvillonin me anën e mësimit agjentët grekë, qeveria e Stambollit dha të kuptohej se ajo nuk do t’i pengonte shqiptarët ortodoksë të futnin në shkollat e komuniteteve të tyre mësimin e gjuhës amtare dhe të kishin klubet kulturore shqiptare, duke përjashtuar gjithnjë nga kjo e drejtë shqiptarët myslimanë.
Duke e parë të pamundur futjen e gjuhës shqipe në shkollat e huaja, Komiteti Kombëtar i Korçës në fillim të vitit 1887 vendosi të ngrinte shkolla shqipe të veçanta, të pavarura nga shkollat që administroheshin nga silogu grekoman. Ndërsa atdhetarët e Korçës e të Bukureshtit po përpiqeshin të siguronin pajisjet, librat mësimorë dhe lokalin për shkollën, Sami Frashëri e Naim Frashëri, sipas kërkesave të reja që i paraqitën qeverisë së Stambollit, shkëputën prej saj lejen në emrin e Pandeli Sotirit për çeljen e një shkolle private shqipe në Korçë.
Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel shkolla e parë shqipe e Korçës, drejtor i së cilës ishte Pandeli Sotiri. Si lokal për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga atdhetari i mërguar korçar Mandi Tërpo.
Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave atdhetare të të mërguarve shqiptarë dhe të atdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja shqipe e Korçës nuk varej e nuk financohej prej asnjë shteti a shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua e u mbrojt nga populli dhe nga shoqëritë shqiptare të mërgimit.
Dita e përurimit të saj u kthye në një ditë feste. Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, më 8 mars 1887, Thimi Markoja i shkruante Visar Dodanit në Bukuresht: “... dëshira tonë u mbarua, shkolla shqipe u hap. druri që vumë në dhet këtu e dy vjet sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla... Mendimet tona dhe të luftuarit e faqezinjve grekomanë gjersa mbaruam këtë të shënjtëruarë punë janë aqë shumë sa nuk mund t’ua shkruaj ndë kartë”.
Qysh ditën e parë në këtë shkollë u regjistruan 35 nxënës. Numri i tyre erdhi duke u rritur dhe në vitin e dytë arriti në 200. Ajo ishte një shkollë fillore laike me fizionomi të plotë kombëtare, ku gjithë mësimet jepeshin shqip. Turqishtja mësohej si gjuhë e huaj, më vonë u fut edhe frëngjishtja. Si tekste mësimore përdoreshin ato që ishin përgatitur nga Naim Frashëri, Sami Frashëri etj., dhe që qenë shtypur e ishin dërguar pa shpërblim nga kolonia shqiptare e Bukureshtit. Mësonjëtorja e Korçës u bë qendër e përhapjes së shkrimit e të këndimit të gjuhës shqipe edhe për të rriturit. Ajo ishte gjithashtu qendër e përhapjes së ideve kombëtare shqiptare. Duke qenë shkollë e përbashkët për fëmijët e besimeve të ndryshme, ajo ndihmonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga feja dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare. Përveç Pandeli Sotirit, që qe drejtori i parë i kësaj shkolle, në të punuan si drejtorë e mësues edhe atdhetarë të tjerë të shquar, si Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi etj.
Çelja e shkollës kombëtare të Korçës ngjalli entuziazëm te patriotët brenda e jashtë atdheut. Poeti i shquar i Rilindjes, Naim Frashëri, duke përshëndetur Mësonjëtoren e çelur në Korçë, shkruante plot frymëzim: “Hapu, hapu errësirë, / Pa jakë tëhu o dritë! / Se arriti koh’ e mirë, / U gdhi nata u bë ditë... / Lumja ti, moj Korç’ o lule! / Q’i le pas shoqet e tua / Si trimi në ball’ u sule, / Ta paçim për jetë hua!”.
Hapja e Mësonjëtores së Korçës u bë nxitje edhe për çeljen e shkollave të tjera në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Disa javë më vonë u çelën shkolla shqipe në Pogradec, me mësues Koço Sotirin (vëllai i Pandeli Sotirit), në Rekë e në Ohër dhe u bënë përgatitje për të tilla shkolla në Elbasan, në Leskovik, në Ersekë etj. Filloi të mësohej shkrimi shqip edhe në mjaft fshatra.
Komitetit Kombëtar të Korçës filluan t’i vinin nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, bashkë me përgëzimet, edhe kërkesa të shumta për t’u dërguar tekste shkollore që të përhapnin mësimin e shqipes qoftë në shkollë, qoftë jashtë saj. Në një letër të Thimi Markos, dërguar nga Korça në Bukuresht më 1887 thuhej: “Sot nuk ka vend të Shqipërisë që të mos ndodhen burra shqiptarë, në fyejt e të cilëve të mos lëvrinjë gjak shqiptari dhe të cilët të mos përpiqen për këtë të shenjtëruar punë. Nga të gjitha anët e Shqipërisë marrim karta hiri dhe gëzimi për shkollën që hapmë... Megjithëqë na dërguat afro 600 copë vivlla, u lutemi të na dërgoni edhe të tjera”.
Këto suksese e lejuan Komitetin të bënte një hap tjetër: ai formoi në Korçë një shoqëri shqiptare, që u quajt Shoqëria e Mësimit Shqip. Në krye të kësaj Shoqërie u vu Alo Dishnica. Shoqëria kishte si detyrë kryesore të organizonte e të drejtonte veprimtarinë e atdhetarëve shqiptarë në krahina të ndryshme të vendit për mbajtjen e shkollave të çelura, për hapjen e shkollave të reja shqipe, për grumbullimin e fondeve të nevojshme dhe shtypjen e teksteve shkollore a të ndonjë organi periodik.
Në vitin 1889 në Prizren ishte çelur një shkollë shqipe nën kujdesin e Austro-Hungarisë. Për vite me radhë punoi në këtë shkollë, si mësues i gjuhës shqipe, atdhetari Mati Logoreci, i cili shfrytëzoi të gjitha mundësitë për të përhapur mësimin e gjuhës shqipe te nxënësit dhe në popullsinë shqiptare të Prizrenit. Futja e shqipes si gjuhë mësimi dhe veprimtaria e mësuesit Mati Logoreci bënë që shkollën e Prizrenit, me gjithë kërcënimet e autoriteteve osmane, ta ndiqnin edhe nxënës myslimanë. Kur u shtua numri i nxënësve, pranë Mati Logorecit filloi të punonte si mësues edhe Lazër Lumezi. Po kështu, Austro-Hungaria gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shek. XIX futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi edhe në 24 shkolla fillore, të administruara prej saj, në qytetet e në fshatrat e Shqipërisë së Sipërme dhe të asaj Qendrore.
Përveç shkollave të përmendura, në shumë vise të Shqipërisë, si në Elbasan, në Dibër, në Krujë, në Korçë, në Berat, në Gjirokastër, në Kolonjë, në Pogradec, në Vlorë, në Përmet, në Skrapar, në Çamëri etj., u çelën dhe funksiononin pranë shtëpive private ose pranë dyqaneve kurse e shkolla të fshehta shqipe, në të cilat mësuesit atdhetarë u mësonin fëmijëve dhe të rriturve abetaren e gjuhës shqipe. Në këto qendra dhe në qytete të tjera të vilajeteve shqiptare, si në Durrës, në Tiranë, në Prizren, në Prishtinë, në Shkup, në Manastir etj., mësuesit shqiptarë atdhedashës, që punonin në shkollat turke, greke etj. të Shqipërisë, u mësonin fshehurazi nxënësve shkrimin shqip.
Por përpjekjet për hapjen e shkollave shqipe ndeshën në vështirësi të shumta. Valë të furishme kundërshtimi shpërthyen kundër Shoqërisë së Mësimit Shqip dhe Mësonjëtores së Korçës që në ditët e para të themelimit të tyre. Nën nxitjen e mitropolitit të Korçës dhe të Patrikanës së Stambollit, autoritetet osmane filluan të pengonin zgjerimin dhe madje vetë ekzistencën e shkollave shqipe, si dhe veprimtarinë e Shoqërisë së Mësimit Shqip. Propaganda fetare, shpifjet, presionet, frikësimet e shtrëngimet e tjera kundër mësuesve, nxënësve, prindërve dhe përkrahësve të shkollës, qenë mjetet e zakonshme që autoritetet osmane dhe agjentët grekë përdorën në luftën kundër tyre. Në vitin 1890 autoritetet qeveritare ndaluan fëmijët myslimanë që të ndiqnin shkollën shqipe.
Nën këtë trysni të dyfishtë përpjekjet për të hapur shkolla të tjera shqipe nuk patën sukses. Për më tepër edhe shkollat e hapura gjatë vitit 1887-1888 u mbyllën njëra pas tjetrës me përjashtim të shkollës së Korçës, e cila me sakrifica të mëdha e në luftë të vazhdueshme me autoritetet klerikale greke dhe me administratën osmane e vijoi veprimtarinë e vet, ndonëse me një numër të kufizuar nxënësish.
Viktimë e këtij reaksioni antishqiptar ra edhe vetë drejtori i shkollës së Korçës, Pandeli Sotiri, i cili u vra rreth vitit 1891 në Stamboll nga agjentët grekomanë. Atdhetarë të tjerë shqiptarë, si Jovan Cico Kosturi, Thimi Marko etj., iu nënshtruan ndjekjeve të pashembullta. Një luftë e ashpër e në forma të ndryshme u bë kundër Alo Dishnicës, i cili qëndronte në krye të Shoqërisë së Mësimit Shqip. Pasi dështuan orvatjet për ta tërhequr në anën e tyre me dekorata e me mjete të tjera, agjentët e Patrikanës bënë kundër tij një varg shpifjesh e ankesash që ua dërguan autoriteteve lokale. Por të gjitha këto nuk dhanë rezultat.
Edhe shkolla shqipe e Prizrenit ndeshi në pengesa të shumta dhe në qëndrimin armiqësor të autoriteteve osmane. Përparimin e saj e shihnin me sy të keq edhe shovinistët serbë, sepse ajo vepronte në kundërshtim me planet e tyre për shkombëtarizimin e popullsisë shqiptare të Kosovës nëpërmjet kishës e shkollës serbe. Nën këto trysni edhe vetë konsullata austro-hungareze ndërmori masa të ndryshme kundër saj.
Një ndihmesë tjetër të çmuar për shkollën shqipe dha familja e Qirjazëve dhe veçanërisht Gjerasim D. Qiriazi. Bir i një tregtari shqiptar të vendosur në Manastir, qysh i vogël u edukua prej të atit me dashurinë për atdheun dhe për gjuhën amtare. Duke qenë në shërbim të Shoqërisë Biblike Angleze, në vend të Kostandin Kristoforidhit, ai i kushtoi një vëmendje të veçantë përhapjes së shkrimit të gjuhës shqipe dhe të ndjenjës kombëtare. Qysh në vitin 1888, kur u vendos në Korçë, ai bëri përgatitjet e nevojshme për të çelur një shkollë shqipe për vajza. Këtu erdhi, pasi mbaroi kolegjin në Stamboll, edhe e motra e tij, Sevasti Qiriazi, që, së bashku me të vëllanë, Gjerasimin, iu vunë punës për çeljen e kësaj shkolle. Në këtë vepër ata u ndihmuan edhe nga Naim Frashëri, i cili ndërhyri që t’u jepej iradeja (urdhri) nga qeveria osmane.
Më 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në 27. Më vonë shkolla kishte çdo vit 30-50 nxënëse. Edhe në këtë shkollë mësuan vajza të besimeve të ndryshme. Mësueset e para të saj ishin Sevasti Qiriazi, Fanka Efthimi, më vonë edhe Polikseni Luarasi e Parashqevi Qiriazi.
Gjerasim Qiriazi kishte lidhje me Komitetin Kombëtar të Korçës dhe me kolonitë shqiptare jashtë atdheut. Ai u ndihmua veçanërisht nga Shoqëria “Drita” e Bukureshtit. Me gjithë pengesat e shumta të armiqve, shkolla e vajzave mbeti e hapur edhe pas vdekjes së parakohshme të Gjerasim Qiriazit dhe u bë vatër e rëndësishme për përhapjen e arsimit, të kulturës dhe të ndërgjegjes kombëtare.
Krahas Korçës, krahinat e Kolonjës e të Vakëfeve u bënë vatra të rëndësishme të përhapjes së arsimit kombëtar. Vepra e nisur nga mësuesi atdhetar Petro Nini Luarasi u zgjerua edhe më shumë në fillim të viteve 90. I ndihmuar nga ish-nxënësit e tij, nga kolonitë e mërgimit, në mënyrë të veçantë nga shoqëria “Drita”, si dhe me përkrahjen e mbrojtjen e popullsisë së këtyre zonave, ai çeli gjashtë shkolla të reja shqipe, në fshatrat Luaras, Gostivisht, Rehovë, Vodicë, Selenicë e Pishës dhe në Treskë, të cilat filluan të funksiononin që në vjeshtën e vitit 1892. Midis mësuesve të këtyre zonave ishin dhe Nuçi Naçi, Kristo Luarasi, Vasil Thanasi e Balil Tahiri.
Lajmi për hapjen e këtyre shkollave të reja shqipe shkaktoi një kundërveprim të ri të klerikëve të lartë ortodoksë grekë dhe të autoriteteve osmane. Mitropoliti i Kosturit, Fillareti, në bashkëpunim me atë të Korçës, lëshoi kundër Petro Nini Luarasit mallkimin. “Me pikëllim të madh, - thuhet në aktin e mallkimit, - pamë syfaqeza dhe dëgjuam në udhëtimin tënë që bëmë në ato vise se i mallëkuari dhe i çvetëmuari prej Perëndisë, Petro Luarasi ... erdhi rreth e përqark në katundet e ndryshme të kazasë së Kolonjës, duke u zotuar të emërojë mësonjës shqiptarë, gjoja për të mësuar gjuhën shqipe, e cila nuk ekziston...Për këto shkaqe pra... ju porositim të gjithë ju, të vegjël e të mëdhenj, të vobegtë e begatorë, burra e gra, që të mos u jepni besë fjalëve dhe zotimeve të këtyre të mallkuarve femohues, që t’i mbyllni veshët tuaj kundër blasfemivet të tyre...”.
Atdhetarët nuk u sprapsën as nga mallkimet dhe as nga shkishërimet e mitropolitit grek. Por në ndihmë të tij vajtën autoritetet osmane të vilajetit të Manastirit, të cilët dërguan në vend shefin e policisë së vilajetit. Në këto rrethana, shkollat shqipe të Kolonjës u mbyllën njëra pas tjetrës. E fundit u mbyll shkolla e Luarasit, në vitin 1896. Megjithëkëtë, Petro Nini Luarasi dhe shokët e tij e vijuan veprimtarinë e tyre për të përhapur shkrimin shqip në forma ilegale.
Duke vlerësuar nevojën e madhe për përgatitjen e mësuesve për shkollat shqipe që po hapeshin në atdhe, Shoqëria “Drita” e Bukureshtit filloi përgatitjet për të çelur në Bukuresht një shkollë normale. Sipas vendimit të Komitetit drejtues të kësaj shoqërie Shkolla Normale Shqipe e Bukureshtit u çel më 10 maj 1892. Drejtor i kësaj shkolle ishte Nikolla Naço, kryetar i Shoqërisë “Drita”. Shkolla pati edhe konviktin e saj për nxënësit që do të vinin nga Shqipëria. Në nenin 2 të rregullores së Shkollës thuhej se ajo fillimisht do të kishte “të paktën 15 nxënës”, të cilët do të ushqehen dhe do të vishen me të prishurat e Shoqërisë “Drita”. Në nenin 4 parashikohej që “Në këtë mësonjëtore të përgatiten mësonjëtorë shqiptarë”, pa dallim feje, kurse neni 5 përmbante planin mësimor të shkollës, që përfshinte 11 lëndë, si gjuhën shqipe, turke e rumune, histori e gjeografi të përgjithshme, veçanërisht të Perandorisë Osmane, pedagogji, matematikë, dituri natyre, muzikë, gjimnastikë, mësim feje, një gjuhë të huaj, e cila të ishte më e folur e më e njohur në botë etj. Meqenëse Shkolla Normale kishte edhe konvikt, ishin vënë në dijeni të gjitha qendrat ku jetonin shqiptarë, veçanërisht ato të trojeve shqiptare, si dhe të diasporës, prej nga mund të vinin nxënës për të ndjekur këtë shkollë. Në rregullore ishte parashikuar që mësuesit e përgatitur në këtë shkollë të dërgoheshin për të hapur shkolla shqipe kudo ku kishte shqiptarë. Shoqëria “Drita” kishte detyrë t’i mbronte ata si gjënë “më të shtrenjtë të kombit, nga çdo e keqe” dhe t’i mbante me shpenzimet e saj. Në rast se mësuesve u ndodhte ndonjë rrezik, Shoqëria merrte përsipër të ndihmonte familjet e tyre “sa të rrojnë”. Mësuesit kishin si detyrë të punonin ku t’i dërgonte Shoqëria, për të forcuar te nxënësit “shpirtin e mendjen me mësime e të tjera”.
Fondet për Shkollën Normale të Bukureshtit siguroheshin nga ndihma që jepnin anëtarët e Shoqërisë “Drita”, nga disa punë publike që ndërmerrte Shoqëria dhe vetë Nikolla Naçoja, nga organizimi i llotarive, i koncerteve muzikore dhe i fondeve të tjera. Po kështu një ndihmë për këtë shkollë u sigurua edhe nga Ministria rumune e Kulturës. Në këtë shkollë mësuan një numër të rinjsh shqiptarë, si Kristo Luarasi, Jashar Erebara, Mihal Grameno, Asdreni etj. Por, në përgjithësi kjo shkollë pati një veprimtari të kufizuar. Sapo mësuan për çeljen e saj, autoritetet osmane morën masa për të penguar ardhjen e nxënësve shqiptarë në këtë shkollë. Pas disa vjetësh Shkolla Normale e Bukureshtit u mbyll.
Çelja e shkollave shqipe dhe perhapja e mesimit shqip (korrik-nentor 1908)
Ndonëse u njihte të drejtën e arsimimit të gjithë shtetasve të Perandorisë, pa dallim feje, kushtetuta turke, duke i shpallur ata si “osmanllinj” dhe turqishten si gjuhë mësimi zyrtare e të detyrueshme në shkolla, mohonte në thelb të drejtën e popujve joturq, rrjedhimisht edhe të shqiptarëve, për t’u arsimuar në gjuhën amtare dhe për të pasur shkollat e tyre kombëtare. Në këto kushte çelja e shkollave shqipe dhe përhapja në popull e mësimit dhe e këndimt shqip, ashtu si më parë, mbeti atribut i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në mënyrë të veçantë i klubeve dhe i shoqërive atdhetare shqiptare.
Qysh në ditët e para të formimit klubet, në përputhje me statutet e programet e tyre, u bënë qendra të veprimtarisë kulturore të atdhetarëve shqiptarë, të përpjekjeve për hapjen e shkollave dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Me nismën e tyre dhe me përkrahjen aktive të popullit brenda pak muajve u hapën shkolla jo vetëm në qytete, por edhe në fshatra. Nga shkollat e para fillore shqipe, të çelura pas shpalljes së kushtetutës, ishte ajo e Elbasanit, që u hap më 2 gusht 1908. Në gusht u hapën gjithashtu shkolla të tjera shqipe, si ajo e Vlorës, e Kaninës, e Tiranës dhe dy shkollat e Beratit. Gjatë muajve shtator-tetor 1908 u çel shkolla e parë shqipe në Gjirokastër (shkolla “Liria”), rifilloi shkolla e vajzave e Korçës, u hap po në këtë qytet një shkollë fillore për djem, të dyja nën administrimin e misionit protestant, si edhe shkollat shqipe në Filat e në Luros të Çamërisë. Me përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë u hap një shkollë shqipe në qytetin e Manastirit dhe një tjetër në Nistrovë të Dibrës, ndërsa në Prizren vijonte të funksiononte shkolla shqipe e ngritur më parë.
U bënë hapat e parë edhe për hapjen e shkollave shqipe në fshatra. Në gusht të vitit 1908 u çel shkolla e parë shqipe në Myzeqe, në katundin Libofshë dhe po në këtë periudhë të parë pas shpalljes së kushtetutës, me nismën e klubit të Beratit dhe të atdhetarit Hasan Koprëncka, u ngritën tri shkolla shqipe në katundet Koprënckë, në Gostenckë dhe në Çorovodë. Në nëntor filloi të funksionojë një shkollë shqipe në Bellkamen.
Në disa nga qytetet e Shqipërisë, si në Elbasan, në Berat, në Vlorë, në Tiranë etj., hapja e shkollave shqipe u shoqërua me manifestime popullore, ku morën pjesë mijëra njerëz, dhe me ceremoni, ku u mbajtën fjalime me frymë atdhetare dhe u hodhën parullat “Rroftë liria!”, “Rroftë gjuha shqipe!”, “Rroftë Shqipëria!” etj.
Ngritja e lëvizjes kulturore në Shqipëri e shtyti Vjenën, që nëpërmjet ambasadorit të saj në Stamboll, Pallaviçini, t’i kërkonte Portës së Lartë të fuste mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha shkollat shtetërore të viseve shqiptare. Duke e parë lëvizjen për mësimin e gjuhës shqipe si një aspiratë të përgjithshme të kombit shqiptar, Vjena e paralajmëronte Stambollin që të mos e kundërshtonte atë dhe të mos ua linte shqiptarëve ta arrinin vetë. Austro-Hungaria synonte që me këtë ndërhyrje “të siguronte epërsinë në çështjen shqiptare, e cila po merrte një rëndësi gjithnjë e më të madhe”.
Të themeluara me nismën e klubeve dhe të atdhetarëve shqiptarë, shkollat shqipe nuk u ngritën mbi dasitë fetare dhe, ndryshe nga ato turke, greke, vllahe, sllave etj., bashkonin fëmijët e të gjitha besimeve, myslimanë e të krishterë. Ato dalloheshin gjithashtu për karakterin e tyre kombëtar shqiptar e laik. Shkollat u kthyen jo vetëm në qendra të arsimimit të shqiptarëve, por edhe në vatra të zgjimit e të bashkimit të tyre kombëtar.
Megjithëse në kushtet kur mungonte një sistem shtetëror i arsimit kombëtar, shkollat shqipe nuk kishin një program unik, në shumicën e tyre, krahas lëndëve të kulturës së përgjithshme (që jepen në të gjitha shkollat fillore të çdo vendi, si bukurshkrimi, kënga, vizatimi, aritmetika etj.), mësoheshin si të veçanta gjuha dhe letërsia shqipe, historia e Shqipërisë, gjeografia e Shqipërisë etj.
Ngritja e shkollave dhe mësimi i gjuhës shqipe u shndërruan në një lëvizje të gjerë patriotike. Shkollat i ndiqnin jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit, për të cilët u krijuan posaçërisht kurse të mbrëmjes, ku mësonin shkrim e këndim zanatçinjtë, tregtarët, shegertët, nëpunësit dhe në katunde bujqit. Vetëm klubi “Bashkimi” i Manastirit ngriti në këtë qytet disa kurse nate. Në klubin e Elbasanit ishte ngritur një shkollë nate, ku mësonin shkrim e këndim çdo mbrëmje rreth 60-70 djem të rinj, myslimanë e të krishterë. Kurse të tilla qenë ngritur gjithashtu pranë klubeve të tjera ose pranë shkollave, në Korçë, Gjirokastër, Janinë, Filat, Vlorë, Tiranë, Durrës, Shkodër, Prizren, Shkup, në disa fshatra të Skraparit etj. Klubet shqiptare plotësonin në atë kohë, në një farë mënyre, mungesën e shkollave shtetërore shqipe.
Sipas të dhënave dokumentare arkivore dhe atyre të shtypit shqiptar, në periudhën gusht-nëntor 1908 në trevat shqiptare qenë ngritur rreth 20 shkolla të ditës e 15 kurse a shkolla të mbrëmjes, që dëshmonin për një përparim të rëndësishëm në lëmin e arsimit kombëtar, të panjohur më parë në Shqipëri.
Mësimin e gjuhës shqipe dhe të lëndëve të tjera në këto shkolla e jepnin mësuesit patriotë, si Hysen Ceka, Babë Dudë Karbunara, Petro Nini Luarasi, Andrea Konomi, Thoma Papapano, Nuçi Naçi, motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Josif Bagëri, Musa Demi, Jani Minga, Jovan Ndreko, Toli Xhaxhollari etj. Meqenëse nuk mjaftonin mësuesit, dhënia e mësimit të gjuhës shqipe u bë një çështje nderi e një detyrë e lartë atdhetare për gjithë ata që mund ta kryenin atë, për “djemtë myslimanë e të krishterë me zemër të nxehtë”, sikurse i quante në një nga letrat e tij të tetorit 1908 atdhetari Sotir Kolea.
Gjuha shqipe mësohej edhe në mënyrë individuale ose në kurse të drejtuara nga mësues e të rinj atdhetarë, në qytete e në fshatra të Shqipërisë, që ndiqeshin kryesisht nga të rriturit, nga nëpunës të ndryshëm, hoxhallarë e mësues të shkollave turke etj.
Duke marrë parasysh vështirësitë e mëdha për hapjen e shkollave shqipe nga klubet dhe nga vetë populli, atdhetarët shqiptarë bënë përpjekje që mësimi i gjuhës shqipe të përfshihej në sistemin shtetëror shkollor, në shkollat shtetërore turke dhe në ato të huaja, greke etj., që kishin buxhet të rregullt. Ky do të ishte hapi i parë për kthimin më pas, të paktën të shkollave fillore, në shkolla kombëtare, me gjuhën shqipe si gjuhë mësimi. Qysh në fillim të gushtit të vitit 1908, në Tiranë, me përpjekjet e komisionit të kryesuar nga Refik Toptani, u arrit të futej mësimi i gjuhës shqipe në shkollat turke e në atë greke të këtij qyteti. Klubi “Bashkimi” i Elbasanit dhe atdhetarët e kryesuar nga Aqif pashë Elbasani mblodhën mjetet e nevojshme financiare për të paguar mësuesit, që do të jepnin mësimin e shqipes në shkollat shtetërore dhe caktuan nga një mësues të gjuhës shqipe për katër shkollat fillore turke, për dy shkollat greke, si dhe një mësuese për vajzat. Pranë klubit “Bashkimi” të Elbasanit u ngrit një kurs mujor për përgatitjen e mësuesve për gjuhën shqipe. Me gjithë kundërshtimin e valiut të provincës së Manastirit nga varej Elbasani, me këmbënguljen e atdhetarëve elbasanas gjuha shqipe filloi të mësohej në shkollat turke të atij qyteti qysh në vjeshtën e vitit 1908. Po në shtator u fut gjuha shqipe si gjuhë mësimi në shkollën e komunitetit ortodoks të Elbasanit, ndërsa gjuhës greke iu la vendi i dytë.
Në Korçë, me nismën e klubit të këtij qyteti, në fillim të nëntorit u fut gjuha shqipe si lëndë mësimi në shkollën fillore turke. Pas kërkesave energjike të mësuesve dhe të nxënësve gjirokastritë, administrata osmane u detyrua të fuste shqipen edhe në shkollat turke të Gjirokastrës. Mësimi i shqipes u fut gjithashtu në shkollat shtetërore turke të Vlorës dhe në shkollën turke për vajza të Beratit. Në Vlorë që në vitin shkollor 1908-1909 gjuha shqipe filloi të mësohej edhe në shkollën greke të këtij qyteti, që kishte si drejtor mësuesin atdhetar Jani Minga. Futja e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat greke ose të komunitetit ortodoks u arrit pas kapërcimit të pengesave që nxirrnin qarqet politike të Greqisë dhe klerikët ortodoksë shqiptarë, që u shërbenin atyre.
Me nismën e disa mësuesve e klerikëve atdhetarë shkrimi e këndimi shqip mësohej edhe në shkollat turke të disa fshatrave, si në Bilisht, në Kolonjë, në Devoll, në Frashër etj.
Përpjekje për futjen e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore turke, madje edhe për shndërrimin e tyre në shkolla shqipe bëri në shtator të vitit 1908 klubi i Shkupit dhe veçanërisht Nexhip Draga, që ishte një nga drejtuesit e tij. Në disa shkolla fillore të fshatrave të Kosovës, si në Pakashticë, në Dumnicë, në Dumosh etj., mësuesit e klerikët atdhetarë, si Mulla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Bajram Dumnica etj., bënë përçapje për të futur mësimin e gjuhës shqipe dhe për t’u mësuar fëmijëve shkrimin e këndimin e shqipes.
E ndodhur përballë kërkesave këmbëngulëse të popullsisë shqiptare për ngritjen e shkollave shqipe, Ministria e Arsimit nxori në tetor të vitit 1908 urdhëresën sipas së cilës gjuha shqipe futej si lëndë mësimi në shkollat shtetërore turke, në ato fillore (mejtepet) dhe gjysmë të mesme (ruzhdie). Edhe pse qeveria, nëpërmjet administratës lokale, nxirrte pengesa të shumta për zbatimin e këtij dekreti, publikimi i tij i dha një shtysë të re lëvizjes për futjen e gjuhës shqipe si lëndë mësimi në të gjitha shkollat shtetërore. Në fundin e tetorit klubi shqiptar “Bashkimi” i Janinës vendosi të fuste gjuhën shqipe në të gjitha shkollat turke, si dhe të themelohej në Janinë një shkollë shqipe për përgatitjen e mësuesve të gjuhës shqipe për gjithë vilajetin.
Edhe nxënësit e shkollave të Prishtinës dhe ata të gjimnazit të Manastirit, duke përfituar nga dekreti i qeverisë turke, kërkuan nëpërmjet peticioneve dërguar Stambollit, që gjuha shqipe të mësohej edhe në shkollat e mesme. Qeveria turke u detyrua t’i pranonte këto kërkesa dhe urdhëroi që gjuha shqipe të mësohej edhe në shkollat e mesme (idadie) të këtyre qyteteve. Në vjeshtën e vitit 1908 mësimi i gjuhës shqipe u fut në gjimnazin shtetëror turk të Manastirit.
Në kohën kur qeveria turke nuk bënte asnjë shpenzim për shkollat shqipe dhe i nxirrte pengesa të shumta përhapjes së tyre, ato mbaheshin vetëm me përkrahjen e ndihmën materiale që jepte populli dhe klubet shqiptare; në shumë qytete, si në Elbasan, në Tiranë etj., me nismën e klubeve dhe të atdhetarëve, që në gusht të vitit 1908 u krijuan për këtë qëllim fonde kombëtare. Në qytetin e Beratit për mbajtjen e dy shkollave u caktua me kërkesën e atdhetarëve një taksë prej 10 paresh për çdo lëkurë që shitej dhe u vendos të vihej monopoli mbi shitjen e vajgurit. E njëjta gjë ndodhi edhe në qytetet e tjera.
Ngritja e shkollave shqipe dhe përhapja e mësimit të gjuhës shqipe solli shtimin e nevojave për abetare e libra shqip, të cilët dërgoheshin në Shqipëri nga kolonitë atdhetare të mërgimit, nga ajo e Bukureshtit dhe e Sofjes. Kërkesa të shumta për libra shqip u vinin çdo ditë nga të gjitha anët e Shqipërisë klubit “Bashkimi” të Manastirit, klubit të Korçës dhe klubeve të tjera, sidomos shoqërisë “Bashkimi” të Bukureshtit dhe shtypshkronjës “Mbrothësia” të Kristo Luarasit në Sofje. Në një nga letrat e tij të gushtit 1908, klubi i Manastirit i shkruante shoqërisë “Bashkimi” të Bukureshtit se “tërë Shqipëria kërkonte libra”. Qindra abetare e libra shqip i kërkoheshin klubit të Elbasanit nga popullsia e këtij qyteti, si edhe nga Peqini, Gramshi e Lushnja, ndërsa nga Vlora në fund të gushtit 1908 u kërkuan 1 000 abetare të Sami Frashërit dhe 800 libra këndimi, të cilat u shpërndanë edhe në rrethin e Beratit. Kërkesa të shumta për libra shqip i vinin klubit të Korçës nga ky qytet dhe më shumë nga Kolonja, Starova, Opari e nga fshatra të tjera.
Më të kërkuar ishin librat e Sami Frashërit, si “Abetarja”, “Shkronjëtorja”, “Dheshkronja”; librat e Naim Frashërit, si “E këndimit e çunave këndonjëtoreja”, “Mësimet”, “Dituritë“, “Gjithësia”, “Vjersha për mësonjëtoret e para”, si edhe veprat e tjera, si “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?” (e Sami Frashërit); “Bagëti e Bujqësija”, “Lulet e verës” dhe “Skënderbeu” (të Naim Frashërit); “Mirëvetia” e “Numeratorja” (të Jani Vretos); “Abetarja” (e Gasper Benusit); “Fizika” (e Gjergj Qiriazit) etj.
Qysh në ditët e para pas shpalljes së kushtetutës, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit 1908, Shoqëria “Bashkimi” e Bukureshtit dërgoi në Shqipëri (klubit të Manastirit) 20 000 copë abetare e libra të tjerë shqip. Në Korçë brenda disa javësh u shitën 15 000 abetare shqipe. Kristo Luarasi, në një nga letrat e tij të 4 gushtit, shkruante se përveç 400 librave që kishte bërë gati për t’i dërguar në Shqipëri, do të “çonte në Tiranë edhe 1 000 abetare gegërisht dhe 800 libra të tjerë, që i kishte gati në Sofje”.
Zhvillimi i lëvizjes politike-kulturore kombëtare ndeshi jo vetëm në pengesat e autoriteteve xhonturke, por edhe në kundërshtimin e atyre klerikëve konservatorë, myslimanë e ortodoksë, që u shërbenin fuqive të huaja. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Ohër, në Strugë, në Dibër dhe në vende të tjera klerikët turkomanë u përpoqën të ndalonin shkrimin dhe mësimin e gjuhës shqipe, duke e shpallur atë në kundërshtim me fenë myslimane e me kuranin. Në disa nga këto qendra administrata lokale turke kërcënonte me internim atdhetarët që përhapnin shkrimin e shqipes, ndërsa në Shkodër nxiti klerikët fanatikë myslimanë t’i dërgonin telegrame të stisura Ministrisë së Brendshme, në të cilat thuhej se nuk njihnin gjuhë tjetër zyrtare veç turqishtes. Edhe shovinistët grekë e klerikët ortodoksë grekomanë u orvatën të pengonin hapjen e shkollave të para shqipe në Shqipërinë e Jugut. Këta vijuan të përdornin për këtë qëllim të gjitha mjetet e mundshme që nga kërcënimet, mallkimet e shkishërimet e atdhetarëve që dërgonin fëmijët në shkollat shqipe dhe deri te bandat e andartëve.
Megjithatë, falë entuziazmit të popullit dhe punës këmbëngulëse të klubeve këto vështirësi u kapërcyhen dhe u krijuan kushtet për thirrjen e Kongresit Kombëtar të Manastirit.
NJË ZA USHTON PREJ KAÇUBAVE TË FISHTËS…
Pergatiti: Fritz
RADOVANI
RILINDJE APO RINGJALLJE…
NJË ZA USHTON
PREJ KAÇUBAVE TË
FISHTËS…
GJAKSORVET
Ndalnju! Ku véni
burra?...
Pash Zotin, lshoni
hutat!
Pse teper gjak asht
derdhun,
Pse teper bajtë kem’
futat:
Prej vaj’t na asht
marrun zani...
Medet, o qiellë,
medet!...
A
thue nuk jemi vllazen
T’
njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,
T’
tanë t’ quejtun me nji emen?
A thue, kshtu do t’
xêhen
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i
doke
E ‘i gjak kanë bashkë e
i mbret?
Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit...
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Qi pushken rroku s’ parit
E duerët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
Ah! Kjoftë mallkue prej
Zotit!
E vejë ati i mbetët
grueja
Djali i njatij t’
perbuzunit
Veshun me zhele t’
hueja,
Kerkoftë nper dyerë të
shekllit
Pa u gjetë kush me i
dalë zot.
Jo, jo, se ma prej sodit
Thêmra e gjaksorve e
mnershme
Token nuk do t’a
shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të
ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë
tue luftue,
E shuguruen me gjak.
Atje nen vapë t’
Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me më
shkimun
Në
gjak t’ vllazenve etjen,
Atjé, pa kenë
vajtue,
Mbaroftë i namët
per lak...
Djelmt t’onë, - ah kob i zi!
Djelm t’onë e Arbnis
uzdaja,
Të cillt dergue i pat
qiella
Per me mbarue punë t’
mdhaja,
E vllazenve i muer
pushka
E kalben sod në vorr...
E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë
fare:
Me thirr nder hatlla
mblue
Lahuta heshtë Shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n’
oborr...
Dridhu, gjaksuer i
mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Njai,
t’cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’
tanë sheklli,
Kundra teje po vjen.
I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi
idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
Me zhgjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë
duhija
Idhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and
dikon.
Qé, se edhe vala e
mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin t’ande prej
themelit:
E grueja e jote e
shkreta,
Fmin
t’u tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot
pshtim kerkon.
U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e
Zotit
Mbi ty vjen tue
fishkllue...
Rrzou, o i pashpirt! Pse
q’ motit
Pa thanë nji Zot: Do t’
bieje
Kshtu, nierin m’ tokë
kush vrau.
O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat
dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau?
Shenim
nga FR: Poezisë së At Gjergj Fishtës nuk I kam ba asnjë ndryshim.
Shkatrrimi I Shtetit Shqiptar filloi
me shkatrrimin e shkollave Shqipe.
E zeza “Rilindje”.., atë detyrë ka: Detyren
e Gjaksorve të Atdheut !
Melbourne, 16 Shtator 2018.
Beogradi zbaton “Recetën” e diplomacisë kineze
Barometri diplomatik

Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI,Ph.D
-Sepse shpreson që diploamcia dhe mbështetja kineze, do ta ndihmojë diplomacinë serbe, kur është fjala për “kthimin” e kolonisë së dikurshme-Kosovës nën Serbi, si dhe për ruajtjen e status quo-s së kolonializmit dhe hegjemonizmit serb mbi Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Novi Pazarin…etj.
Lufta diplomatike e Serbisë versus territorit shqiptar nuk përfundon me Dialogun e Brukselit
Të gjithë ata liderë politikë shqiptarë që kanë mbështetur dhe po e mbështetin në mënyrë të vullnetshme dhe të ethshme ( duke u mburrur si politikanë të zotë) Dialogun e Brukselit mes palës serbo-shqiptare nën monitorimin e BE-së (2011-2018) një ditë do të përgjigjen para historisë dhe popullit, sepse nuk janë të vetëdijshëm që çdo dialog dhe çdo marrëveshje e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, pa njohjen de fakto dhe de jure paraprake të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, mbështesin dhe stimulojnë strategjinë e diplomacisë së rrezikshme dhe afatgjatë të Serbisë për gllabërimin e territoreve të SHQIPËRISË ETNIKE, e cila në thelb synon kthimin e Kosovës nën Serbinë e dikurshme kolonialsite (1912-1999).
Kjo formë e dialogimit të politikës dhe të diplomacisë së Kosovës me Beogradin, është edhe më e rrezikshme se politika dhe diplomacia luftarake dhe gjenocidale e regjimit çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit, sepse në mënyrë paqësore dhe të paafatizuar, duke zbatuar “klishet” e diplomacisë kineze, si dhe ndihmën e saj direkte, do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për kthimin e Kosovës nën Serbi, ashtu sikurse që veproi dhe po veprom diplomacia paqësore e Kinës, e cila pas 50 vitesh veprimi (1949- 1999) ia arriti që Hong-Kongun dhe Makaon t’i kthente nën sovranitetin territorial dhe shtetëror të saj. Kështu, është duke vepruar edhe me Tajvanin, që një ditë, në mënyrë paqësore ta kthejë nën sovranitetin e saj.
Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë territore të “Zemrës” së Shqipërisë etnike
-Gjë që sipas hartës gjeopolitike, etnike dhe kulturore, Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medevgja, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen as Jerusalemi, as Hong-Kongu, as Makao e as Tajvani i Serbisë, ashtu siç po agjiton dhe po propagandon me paturpësi diploamcia serbomadhe, që ta bindë Kinën, Indinë dhe tërë bashkësinë ndërkombëtare se gjoja Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë territore të Serbisë, ashtu sikurse janë Hong-Kongu, Makao dhe Tajvani të Kinës. Kjo është rrena më e madhe e politikës dhe e diplomacisë së Beogradit zyrtar, që po i servohet Evropës dhe tërë botës, me qëllim që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008), si dhe të mos heqin dorë nga kolonizimi dhe aneksimi i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës (1878-2018).
Kjo diplomaci surrogate e Serbisë për kthimin e Kosovës nën suzerenitetin e saj kolonial njëshekullor sipas “recetës” së diplomacisë paqësore afatgjatë të Kinës, është rreziku më i madh që kërcënon ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës. Për më tepër, këtë e dëshmon edhe ndërkombëtarizimi vullentar i territorit verior të Kosovës nga lidershipi i saj, i cili qe 8 vjet është bërë objekt debati mes palës serbo-shqiptare në Dialogun e Brukselit (2011-2018).
E gjithë kjo vë në dukje faktin se me pavarësimin unilateral të Kosovës, nuk ka përfunduar çdo gjë me statusin e saj (17 shkurt 2008). Këtë e provojnë edhe këta dy faktorë problematikë : (1) Mosnjohja e Kosovës nga ana Organiztaës së Kombeve të Bashkuara dhe (2) Mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-2018).
Kjo po ndodh kështu, jo vetëm për shkak të dështimeve të politikës dhe të diplomacisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, por edhe për shkak të dominimit të interesave heterogjene politike dhe strategjike të Evropës Perëndimore dhe të asaj Lindore me Rusinë në krye, e cila viteve të fundit, politikisht dhe diplomatikisht është e pranishme në Ballkan.
Kjo “konkurrencë” e ashpër e garës së sferave të influencës për zotërimin e Ballkanit nxjerr në shesh jo vetëm mbështetjen e hapur të Serbisë për shkak të pozitës së saj specifike gjeopolitike, por edhe ekizistencën e problemit të “Rimlandit” të Lindjes dhe të Perëndimit.
Beogradi zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në krye, duke përfituar nga gabimet fatale politike të lidershipit të Kosovës, që verbërisht pranoi dialogimin me palën serbe në Bruksel (2011-2018), po zhvillon një diplomaci ofensive sipas recetës së vjetër të Kinës për t’i rikthyer “territoret e humbura” , si dhe po ushtron trysni të madhe te vendet e bashkësisë ndërkombëtare, që të mos e njohin Republikën e Kosovës. Këtë e provon edhe tërheqja e vendimit të njohjes së Kosovës nga disa vende të OKB-së, me qëllim që ta izolojnë sa më shumë Kosovën në bashkësinë ndërkombëtare.
Një lobim i tillë dipomatik i Serbisë sipas recetës së diplomacisë kineze rezultoi efektshmërinë diplomatike, që pesë (5) vende të tërheqin njohjen e Republikës së Kosovës : Liberia, Burundi, Surinami, Sao Tome e Principe dhe Guinea Bisao. Kjo, duhet të jetë shqetësuese për politikën e jashtme dhe për diplomacinë e Kosovës, e cila për shkak të gabimeve trashanike të politikës së brendshme po përjeton krizën dhe dështimet e saj në planin ndërkombëtar. Mirëpo, fajin dhe përgjegjësinë kryesore për këtë e kanë presidenti , qeveria dhe kuvendi i Kosovës, që ranë në grackën e politikës dhe të diplomacisë serbo-kineze, të hyjnë në dialogun e Brukselit, që ka për qëllim revidimin e statusit të pavarësisë së Kosovës.
Kjo diplomaci e rrezikshme e Serbisë, mund të ketë karakter afatgjatë, ashtu sikurse diplomacia paqësore 80-vjeçare e Kinës, e cila ia arriti që pas 156 vitesh nën sundimin kolonial britanik, Hong-Kongun ta kthente nën sovranitetin territorial të saj (1997). Ndërkaq, në vitin 1999, Makaon e ktheu nën sovranitetin e saj territorial, pas sundimit kolonial imperialist 442-vjeçar të Portugalisë.
Në këtë frymë të diplomacisë paqësore, Pekini po bën përpjekje të vazhdueshme të minojë edhe shtetin e Tajvanit, në mënyrë që ta kthejë nën sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kinës . Këtë e provonë edhe faktet e derisotme të politikës së jashtme dhe të diplomacisë kineze, e cila në saje të lobimit ndërkombëtar ka ndikuar negativisht, që shumë shtete të bashkësisë ndërkombëtare ta tërheqin njohjen e Tajvanit (dikur koloni e Japonisë, 1895-1845) , Kështu që nga “71 shtete”, të cilat dikur e njohën Tajvanin (1949), sot, vetëm “17” prej tyre ende kanë marrëdhënie diplomatike me Tajpein. Ky rrezik mund ta goditë edhe Kosovën, edhe pse tani e njohin 100 shtete të OKB-së, nëse Prishtina zyrtare edhe më tej vazhdon dialogime me palën serbe të Beogradit në Bruksel a gjetkë.
Së fundi, hedhja në “eterin” politiko-propagandistik dhe diplomatik ndërkombëtar e tezës se “Kosova është Tajvani i Serbisë”, nuk është vetëm në funksion të mbrojtjes dhe të jusitifikimit të sovranitetit kolonial të Serbisë gjenocidale mbi Kosovën shqiptare(1912-1999), por është edhe në favorin e mbrojtjes dhe të justifikimit të dy gjencideve të tjera të saj, të kryera në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë (1992-1995) në emër të rikrijimit dhe të rizgjerimit të Serbisë së Madhe, duke konsideruar se Knini, Dalmacia, Lika, Dubrovniku, Vukovari etj. të Kroacisë , si dhe territoret e tjera kroate-myslimane në Bosnjë-Hercegovinë, “janë Tajvani i Serbisë”.
Derisa Serbia të mos jetë "përshendetur" nga bagazhi i saj kolonialist në Kosovë dhe më gjerë, ligjërisht, nuk mund të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndryshe, nëse në doktrinën dhe në praktikën e OKB-së nuk "spastrohet" ky rast precedent i Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, atëherë, s'ka dilemë se brenda një kohe shumë të shkurtër, ashtu sikurse ndodhi dikur me Lidhjen e Kombeve, atë e presin ditë të zymta dhe të vështira të erozionit të saj, sepse në vend të drejtësisë, do të triumfojë politika fiktive e vendeve kolonialiste në Ballkan siç janë Greqia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilat qe 100 vjet “flejnë” në territoret indigjene të Shqipërisë etnike dhe të kombit shqiptar në Ballkan.
ARTI I PËRKTHIMIT GOJOR
Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe mbanë titullin shkencor Akademik prof.dr.Ph.D.(Redaksia "Floripress).
Këto ditë doli nga shtypi libri i profesor Eshref Ymerit, Arti i përkthimit gojor. Libri është botuar nga Intergrafika, me një shtyp mjaft estetik.
Është libri i dytë i profesor Eshrefit për përkthimin. Libri i mëparshëm, botuar më 2015, është Përkthimi, një histori pasioni. Në librin e parë (2015) trajtohen çështje të përkthimit me shkrim, pra, të letërsisë artistike e të letërsisë publicistike e informative.
Libri i dytë (2018) është për përkthimin gojor. Të dy librat plotësojnë njëri-tjetrin. Tashmë, për përkthimin specialisti e kushdo tjetër, që do të dijë shumë e më shumë, ka ku të drejtohet.
Nëse libri i parë është më teorik, sepse merret me teorinë e përkthimit, i dyti është edhe teorik, edhe praktik.
I pari është për pedagogë e studentë të gjuhëve të huaja e për përkthyes, por edhe për gjuhëtarë – sidomos, për leksikologë e leksikografë e për ata që merren me gjuhësi të zbatuar.
I dyti është për përkthyesit gojorë, thënë ndryshe, për interpretët. Por, edhe për një lexues me kulturë të lartë në punë librash, me dije e me dëshira për më shumë dije.
Libri është edhe për një lexues që dëshiron të dijë më shumë për historinë botërore, sepse në rreshta e midis rreshtave flitet për udhëheqës. Dhe historinë - të mirë a të keqe e bëjnë udhëheqësit, ata që prijnë e që vendosin.
Në libër ka kujtime e tregime shumë interesante nga përkthyes gojorë botërorë për momente të ndryshme përkthimi në situata shumë të rëndësishme bisedimesh e vendimesh, le të themi, Ruzvelt-Stalin-Çurçill.
Në libër ka bashkëbisedime e intervista, mendime e përsiatje, ndjenja e emocione të përjetuara.
Libri ka mbi 100 tema e nëntema.
Dy recensione - njëri nga prof. Abdurrahim Myftiu, vënë si parathënie dhe tjetri nga prof. Alba Frashëri, vënë si pasthënie, e vlerësojnë shumë lart librin.
Në libër, lexuesi njeh përkthyesin e Hitlerit, të Ruzveltit, të Çurçillit, të De Golit, të Hrushovit, të Enver Hoxhës.
Njeh përkthyesit e të gjithë presidentëve amerikanë. Dhe të Mao Ce Dunit, të Çu En Lait e të Ten Siao Pinit.
Njeh përkthyesit e Konferencës së Paqes në Paris, të Procesit të Nurembergut, të OKB-së. Lexuesi njeh përkthyes fenomenalë, si Emil Fosani: Në moshën 77-vjeçare ai mund të përkthente në anglisht nga 27 gjuhë.
Shumë interesante janë të dhënat për traditën e përkthimit gojor në Shqipëri pas shpalljes së Pavarësisë. Lexuesi mëson, për shembull se Patër Anton Harapi ka qenë përkthyes i Ismail Qemalit, kur është shpallur Pavarësia.
Intervistat zënë vend të veçantë në libër. Ato na duken me mjaft interes për të gjithë studentët dhe studentet e gjuhëve të huaja në vendin tonë.
Në parantezë: Autori thotë se përkthimi sinkronik jepet si lëndë mësimore në të gjitha institutet e gjuhëve të huaja të botës. Ky fakt, besojmë se flet shumë për rëndësinë e tij.
Tek titulli i librit, profesor Eshrefi vë në kllapa dhe ankthet e përkthyesit. Vetë profesori ka përvojë të gjatë përkthimore – me shkrim dhe me gojë.
Ai ka qenë titullar i lëndës së përkthimit në Katedrën e gjuhës ruse të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.
Këtë dije dhe këtë përvojë e përshfaq edhe në këta dy libra për përkthimin. Me togfjalëshin dhe ankthet e përkthimit na tërheq vëmendjen për vështirësitë dhe të papriturat e përkthimit gojor.
Dhe, kësisoj, na thotë çfarë është e si duhet të jetë përkthyesi gojor. Me momente konkrete e me shembuj konkretë na e tregon këtë. Ankth - për të qenë 100% i saktë.
Sepse është mesazh. Dhe është i dikujt tjetër. Ankth, për të ruajtur shpirtin energjik të punës. Sepse përkthimi gojor do forcë e energji – mendore e fizike. Ankth, sepse gabimi në përkthimin gojor është i pandreqshëm. Sidomos, sot, me mjetet e ndryshme sociale elektronike.
Në libër ka një pjesë që titullohet: Gabime në përkthim. Më tej do të përmendim disa nga ato, siç i dokumenton autori.
Përkthimi, siç dihet, është shumë i hershëm. Që në Babiloni. Por ai – me shkrim e me gojë - me tërë këtë përvojë njerëzore, nuk është si një veprim inxhinierik, ku përbërësit standardë vendohen njëri pas tjetrit. Transformimet gjuhësore nuk janë paralele të përkryera si ato të matematikës.
Përkthimi nuk është, thjesht zëvendësim i fjalëve të një gjuhe me fjalë të një gjuhe tjetër. Kushdo që është marrë a që merret me përkthim, e di sa iluzore është kjo. Përkthimi është shumë më shumë se zëvendësim i fjalëpërfjalshëm.
Më së pari, sepse fjalët nuk janë, thjesht entitete, të prera si me thikë; sepse jo çdo fjalë mund të ketë vetëm një kuptim.
Sepse, më në fund, edhe vetë gjuha nuk është, thjesht listë fjalësh. Të gjitha këto dihen e ndoshta mund të tingëllojnë, thjesht si deklarime. Por lexoni në libër atë pjesën, Gabime në përkthim, për të kuptuar domethënien e tyre.
Dhe gabimet vijnë nga moszgjedhja e fjalës – nga përkthyesi, por edhe nga folësi; nga miqtë e rremë të përkthyesit (tipi magazine në anglisht / është revistë e jo magazinë, depo) etj. Dhe gabimet, - citon autori, - kanë qenë me pasoja fatale historike. Nuk po i përmendim këto pasoja, për të mos i dalë përpara kureshtjes së lexuesit.
Atëherë, përkthyes i mirë gojor është ai që i flet rrjedhshëm të dyja gjuhët – edhe gjuhën burimore, edhe gjuhën përkthimore. Por, a nuk do të ishte edhe më i mirë, po ta fliste gjuhën e huaj, edhe më rrjedhshëm se i huaji?
Mund ta dish një gjuhë, por nuk mund të përkthesh, në qoftë se nuk je marrë profesionalisht me të, - konkludon autori.
Dhe përmend rastin e përkthimit për Xh. Karterin në Poloni dhe të deklaratës së Ahmadinaxhadit për Jerusalemin. Dhe përkthimin me pasoja dy bombardime atomike të Japonisë më 1945.
Për shkak të natyrës së profesionit të vet, - shkruan më tej autori i librit, prof. Eshrefi, - përkthyesi duhet të jetë i pajisur me njohuri enciklopedike nga shumë fusha të dijes, që të mos i lejojë vetes të ndodhet para situatash të papritura mosdijeje e hutimi.
Njëherësh, ai duhet të studiojë me imtësi kulturën e popullit, në gjuhën e të cilit përkthen. Ai duhet të njohë mirë heronjtë e tij kombëtarë, simbolet kombëtare, datat e shënuara në historinë e tij dhe festat zyrtare.
Libri është enciklopedik. Shih, për shembull: Sipas R. Matasovit, - thotë autori, - specialistët patën llogaritur se në Procesin e Nurembergut qenë shqiptuar më shumë se 6 milionë fjalë.
Kësisoj, përkthyesit sinkronistë morën pjesë më drejtpërdrejt në betejën e fjalëve. Shembulli tjetër: Shih në f. 331 çfarë ndodhi me përkthimin dhe me përkthyesin në një zonë malore në Shqipëri. Shih në faqe të tjera të librit rolin e përkthyesve gojorë në situata të papritura ligjërimore botërore, që kanë ardhur për arsye të folësve.
Shih edhe letërsinë burimore – mjaft e pasur: mbi 70 vepra e punime.
Në libër vlerësohet shumë përkthyesi gojor. Ai është, vërtet shpëtimtar, vërtet hero. I ngujuar me orë të tëra në kabinën e tij të përkthimit; por edhe në tryezën e ngrënies sepse ai nuk mund të hajë si të tjerët. Ai vetëm përkthen. Ai është vetëm në pritje të fjalëve.
Atëherë, respekt për përkthyesin gojor! Ai ka nevojë ta mbajë afër udhëheqësi, për të cilin përkthen.
Në libër përmenden udhëheqës të tillë, udhëheqës që e kanë konsideruar përkthyesin si ndihmëtarin e tij më të afërt.
Libri ka gjuhë të shkëlqyer. Sepse vetëm kështu di të shkruajë profesor Eshrefi – pedagogu, përkthyesi dhe leksikografi ynë.
Dhe më në fund, ja disa nga veprat e tij:
o Fjalor frazeologjik rusisht-shqip (autor) (2015), me 25 160 shprehje frazeologjike – i pari fjalor frazeologjik dygjuhësh me këto përmasa, model për fjalorë të tjerë frazeologjikë dygjuhësh, me shqipen si gjuhë përkthimore ose burimore.
o Fjalor frazeologjik italisht-shqip (bashkautor) (1997).
o Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (bashkautor) (2007)
o Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (bashkautor) (2002 dhe 2007)
o Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (bashkautor) (1990)
o Fjalor rusisht-shqip (redaktor) (2005)
o Fjalor shqip-rusisht (redaktor) (2007)
o Përkthimi – një histori pasioni (autor) (2015)
*****
Prof.dr. Hajri Shehu ,ka lindur më 10 qershor 1942 në fshatin Vlosh të qarkut të Dibrës. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Peshkopisë. Gjatë vitit 1961 ka qenë student i Istitutit të gjuhëve lindore në Moskë. Pasi Hrushovi i ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me vendin tonë, ai u kthye në atdhe dhe në vitin 1965 i përfundoi studimet e larta në degën e gjuhës angleze të Fakultetit të historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës. Në periudhën mes viteve 1965-1966 dhe 1968-1970, ushtroi detyrën e mësuesit të gjuhës angleze në qytetin e Peshkopisë. Meqenëse gjatë kësaj periudhe kishte shfaqur interesim të veçantë në lëmin e studimeve gjuhësore, drejtori i Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, prof. Androkli Kostallari, u interesua në strukturat përkatëse shtetërore për ta tërhequr në Institutin në fjalë. Kjo u bë e mundur në vitin 1971, kur ai filloi punën në sektorin e leksikografisë të Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë pranë Akademisë së Shkencave. Në këtë Institut ai punoi vite të tëra (1971-1993, 1997-2010), deri sa doli në pension.
Lexuesi i mirëfilltë mund të lexojë edhe këtë :
Hajri Shehu <hajri.shehu@gmail.com>
To:betinjuma@hotmail.com,albcameria@yahoogroups.com,Nacional Revista,Bota Sot,Fatmir Terziu,floribruqi@live.com,Flori Bruci,prien@sunrisse.ch,Ajet Nuro,botaere@ymail.com,kosovarimedia@live.de
15 Sep at 13:05
Pershendetje,
Kjo eshte adresa e prof. dr. Hajri Shehu, me nje recense per librin e prof. Eshref Ymerit me titull: Arti i përkthimit gojor., dale para pak kohesh nga shtypi.
Mund te botohet ne organet e juaja periodike ose sitet
Ju faleminderit
H. Shehu
ARTI I PËRKTHIMIT GOJOR
PROF. DR. HAJRI SHEHU
Këto ditë doli nga shtypi libri i profesor Eshref Ymerit, Arti i përkthimit gojor. Libri është botuar nga Intergrafika, me një shtyp mjaft estetik.
Është libri i dytë i profesor Eshrefit për përkthimin. Libri i mëparshëm, botuar më 2015, është Përkthimi, një histori pasioni. Në librin e parë (2015) trajtohen çështje të përkthimit me shkrim, pra, të letërsisë artistike e të letërsisë publicistike e informative.
Akademik prof.dr.Ph.D.Eshref Ymeri
Libri i dytë (2018) është për përkthimin gojor. Të dy librat plotësojnë njëri-tjetrin. Tashmë, për përkthimin specialisti e kushdo tjetër, që do të dijë shumë e më shumë, ka ku të drejtohet.
Nëse libri i parë është më teorik, sepse merret me teorinë e përkthimit, i dyti është edhe teorik, edhe praktik.
I pari është për pedagogë e studentë të gjuhëve të huaja e për përkthyes, por edhe për gjuhëtarë – sidomos, për leksikologë e leksikografë e për ata që merren me gjuhësi të zbatuar.
I dyti është për përkthyesit gojorë, thënë ndryshe, për interpretët. Por, edhe për një lexues me kulturë të lartë në punë librash, me dije e me dëshira për më shumë dije.
Libri është edhe për një lexues që dëshiron të dijë më shumë për historinë botërore, sepse në rreshta e midis rreshtave flitet për udhëheqës. Dhe historinë - të mirë a të keqe e bëjnë udhëheqësit, ata që prijnë e që vendosin.
Në libër ka kujtime e tregime shumë interesante nga përkthyes gojorë botërorë për momente të ndryshme përkthimi në situata shumë të rëndësishme bisedimesh e vendimesh, le të themi, Ruzvelt-Stalin-Çurçill.
Në libër ka bashkëbisedime e intervista, mendime e përsiatje, ndjenja e emocione të përjetuara.
Libri ka mbi 100 tema e nëntema.
Dy recensione - njëri nga prof. Abdurrahim Myftiu, vënë si parathënie dhe tjetri nga prof. Alba Frashëri, vënë si pasthënie, e vlerësojnë shumë lart librin.
Në libër, lexuesi njeh përkthyesin e Hitlerit, të Ruzveltit, të Çurçillit, të De Golit, të Hrushovit, të Enver Hoxhës.
Njeh përkthyesit e të gjithë presidentëve amerikanë. Dhe të Mao Ce Dunit, të Çu En Lait e të Ten Siao Pinit.
Njeh përkthyesit e Konferencës së Paqes në Paris, të Procesit të Nurembergut, të OKB-së. Lexuesi njeh përkthyes fenomenalë, si Emil Fosani: Në moshën 77-vjeçare ai mund të përkthente në anglisht nga 27 gjuhë.
Shumë interesante janë të dhënat për traditën e përkthimit gojor në Shqipëri pas shpalljes së Pavarësisë. Lexuesi mëson, për shembull se Patër Anton Harapi ka qenë përkthyes i Ismail Qemalit, kur është shpallur Pavarësia.
Intervistat zënë vend të veçantë në libër. Ato na duken me mjaft interes për të gjithë studentët dhe studentet e gjuhëve të huaja në vendin tonë.
Në parantezë: Autori thotë se përkthimi sinkronik jepet si lëndë mësimore në të gjitha institutet e gjuhëve të huaja të botës. Ky fakt, besojmë se flet shumë për rëndësinë e tij.
Tek titulli i librit, profesor Eshrefi vë në kllapa dhe ankthet e përkthyesit. Vetë profesori ka përvojë të gjatë përkthimore – me shkrim dhe me gojë.
Ai ka qenë titullar i lëndës së përkthimit në Katedrën e gjuhës ruse të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.
Këtë dije dhe këtë përvojë e përshfaq edhe në këta dy libra për përkthimin. Me togfjalëshin dhe ankthet e përkthimit na tërheq vëmendjen për vështirësitë dhe të papriturat e përkthimit gojor.
Dhe, kësisoj, na thotë çfarë është e si duhet të jetë përkthyesi gojor. Me momente konkrete e me shembuj konkretë na e tregon këtë. Ankth - për të qenë 100% i saktë.
Sepse është mesazh. Dhe është i dikujt tjetër. Ankth, për të ruajtur shpirtin energjik të punës. Sepse përkthimi gojor do forcë e energji – mendore e fizike. Ankth, sepse gabimi në përkthimin gojor është i pandreqshëm. Sidomos, sot, me mjetet e ndryshme sociale elektronike.
Në libër ka një pjesë që titullohet: Gabime në përkthim. Më tej do të përmendim disa nga ato, siç i dokumenton autori.
Përkthimi, siç dihet, është shumë i hershëm. Që në Babiloni. Por ai – me shkrim e me gojë - me tërë këtë përvojë njerëzore, nuk është si një veprim inxhinierik, ku përbërësit standardë vendohen njëri pas tjetrit. Transformimet gjuhësore nuk janë paralele të përkryera si ato të matematikës.
Përkthimi nuk është, thjesht zëvendësim i fjalëve të një gjuhe me fjalë të një gjuhe tjetër. Kushdo që është marrë a që merret me përkthim, e di sa iluzore është kjo. Përkthimi është shumë më shumë se zëvendësim i fjalëpërfjalshëm.
Më së pari, sepse fjalët nuk janë, thjesht entitete, të prera si me thikë; sepse jo çdo fjalë mund të ketë vetëm një kuptim.
Sepse, më në fund, edhe vetë gjuha nuk është, thjesht listë fjalësh. Të gjitha këto dihen e ndoshta mund të tingëllojnë, thjesht si deklarime. Por lexoni në libër atë pjesën, Gabime në përkthim, për të kuptuar domethënien e tyre.
Dhe gabimet vijnë nga moszgjedhja e fjalës – nga përkthyesi, por edhe nga folësi; nga miqtë e rremë të përkthyesit (tipi magazine në anglisht / është revistë e jo magazinë, depo) etj. Dhe gabimet, - citon autori, - kanë qenë me pasoja fatale historike. Nuk po i përmendim këto pasoja, për të mos i dalë përpara kureshtjes së lexuesit.
Atëherë, përkthyes i mirë gojor është ai që i flet rrjedhshëm të dyja gjuhët – edhe gjuhën burimore, edhe gjuhën përkthimore. Por, a nuk do të ishte edhe më i mirë, po ta fliste gjuhën e huaj, edhe më rrjedhshëm se i huaji?
Mund ta dish një gjuhë, por nuk mund të përkthesh, në qoftë se nuk je marrë profesionalisht me të, - konkludon autori.
Dhe përmend rastin e përkthimit për Xh. Karterin në Poloni dhe të deklaratës së Ahmadinaxhadit për Jerusalemin. Dhe përkthimin me pasoja dy bombardime atomike të Japonisë më 1945.
Për shkak të natyrës së profesionit të vet, - shkruan më tej autori i librit, prof. Eshrefi, - përkthyesi duhet të jetë i pajisur me njohuri enciklopedike nga shumë fusha të dijes, që të mos i lejojë vetes të ndodhet para situatash të papritura mosdijeje e hutimi.
Njëherësh, ai duhet të studiojë me imtësi kulturën e popullit, në gjuhën e të cilit përkthen. Ai duhet të njohë mirë heronjtë e tij kombëtarë, simbolet kombëtare, datat e shënuara në historinë e tij dhe festat zyrtare.
Libri është enciklopedik. Shih, për shembull: Sipas R. Matasovit, - thotë autori, - specialistët patën llogaritur se në Procesin e Nurembergut qenë shqiptuar më shumë se 6 milionë fjalë.
Kësisoj, përkthyesit sinkronistë morën pjesë më drejtpërdrejt në betejën e fjalëve. Shembulli tjetër: Shih në f. 331 çfarë ndodhi me përkthimin dhe me përkthyesin në një zonë malore në Shqipëri. Shih në faqe të tjera të librit rolin e përkthyesve gojorë në situata të papritura ligjërimore botërore, që kanë ardhur për arsye të folësve.
Shih edhe letërsinë burimore – mjaft e pasur: mbi 70 vepra e punime.
Në libër vlerësohet shumë përkthyesi gojor. Ai është, vërtet shpëtimtar, vërtet hero. I ngujuar me orë të tëra në kabinën e tij të përkthimit; por edhe në tryezën e ngrënies sepse ai nuk mund të hajë si të tjerët. Ai vetëm përkthen. Ai është vetëm në pritje të fjalëve.
Atëherë, respekt për përkthyesin gojor! Ai ka nevojë ta mbajë afër udhëheqësi, për të cilin përkthen.
Në libër përmenden udhëheqës të tillë, udhëheqës që e kanë konsideruar përkthyesin si ndihmëtarin e tij më të afërt.
Libri ka gjuhë të shkëlqyer. Sepse vetëm kështu di të shkruajë profesor Eshrefi – pedagogu, përkthyesi dhe leksikografi ynë.
Dhe më në fund, ja disa nga veprat e tij:
o Fjalor frazeologjik rusisht-shqip (autor) (2015), me 25 160 shprehje frazeologjike – i pari fjalor frazeologjik dygjuhësh me këto përmasa, model për fjalorë të tjerë frazeologjikë dygjuhësh, me shqipen si gjuhë përkthimore ose burimore.
o Fjalor frazeologjik italisht-shqip (bashkautor) (1997).
o Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (bashkautor) (2007)
o Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (bashkautor) (2002 dhe 2007)
o Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (bashkautor) (1990)
o Fjalor rusisht-shqip (redaktor) (2005)
o Fjalor shqip-rusisht (redaktor) (2007)
o Përkthimi – një histori pasioni (autor) (2015)
*****
Prof.dr. Hajri Shehu ,ka lindur më 10 qershor 1942 në fshatin Vlosh të qarkut të Dibrës. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Peshkopisë. Gjatë vitit 1961 ka qenë student i Istitutit të gjuhëve lindore në Moskë. Pasi Hrushovi i ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me vendin tonë, ai u kthye në atdhe dhe në vitin 1965 i përfundoi studimet e larta në degën e gjuhës angleze të Fakultetit të historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës. Në periudhën mes viteve 1965-1966 dhe 1968-1970, ushtroi detyrën e mësuesit të gjuhës angleze në qytetin e Peshkopisë. Meqenëse gjatë kësaj periudhe kishte shfaqur interesim të veçantë në lëmin e studimeve gjuhësore, drejtori i Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, prof. Androkli Kostallari, u interesua në strukturat përkatëse shtetërore për ta tërhequr në Institutin në fjalë. Kjo u bë e mundur në vitin 1971, kur ai filloi punën në sektorin e leksikografisë të Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë pranë Akademisë së Shkencave. Në këtë Institut ai punoi vite të tëra (1971-1993, 1997-2010), deri sa doli në pension.
Lexuesi i mirëfilltë mund të lexojë edhe këtë :
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...