2018-09-22

Deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës.


Ajo nuk e mbështet planin për ndryshimin e kufijve. “Unë mendoj se zhvendosja e kufijve nuk i zgjidh problemet nacionale”, ka thënë deputetja Renata Alt, në një intervistë për Deutsche Welle.

Raundi i fundit i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel u ndërpre, megjithëse më parë u duk sikur do të gjenin një zgjidhje të konfliktit. Si e komentoni ju këtë?


Renata Alt: Ndërprerja e papritur e bisedimeve tregon se në ç’gjëndje të paqëndrueshme kishin filluar këto negociata. Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment.

Çfarë keni parasysh?

Renata Alt: Për shembull, Republika Srpska mund të kërkonte bashkim me Serbinë. Por unë mendoj se zhvendosja e kufijve nuk i zgjidh problemet nacionale. Në planin afatgjatë nuk do të duhej të kishte kufij dhe pakicat etnike duhet të gëzojnë kudo të njëjtat të drejta. Këtë e ka mbështetur gjithmonë edhe BE.

Ju jeni kundër ndryshimit të kufijve. Por kështu ndodhi edhe me Kosovën dhe me vende të tjera në rajon. Përse shkëputja e Republika Srpskas përbën rrezik?

Renata Alt: Sepse ndryshime të tilla mbështesin vetëm tendencat nacionaliste. Ky nuk mund të jetë objektivi ynë. Vendet e Ballkanit kanë një rëndësi të madhe gjeostrategjike ndërmjet Europës dhe Azisë, prandaj duhet të jetë në interesin tonë që këtu të kemi një rajon të sigurt dhe njëkohësisht kandidatët të mendojnë se nëse një ditë prej ditësh duan të hyjnë në BE, të plotësojnë kriteret e Kopenhagës. E kjo nuk po ndodh.

Si do ta vlerësonit rolin e qeverisë gjermane në rajon në dhjetëvjeçarin e fundit?

Renata Alt: Gjermania i ka mbështetur gjithmonë zhvillimet mes dy vendeve. Edhe financiarisht, në kuadër të BE-së, në rajon kanë shkuar 9 milliardë euro në periudhën 2007-2017. Për vitin 2018 është parashikuar po aq. Prandaj ne duhet t’i mbështesim edhe më tej këto vende në transformimin e tyre në një sistem të mirëfilltë demokratik, në mbështetjen e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. Qeveria gjermane duhet të apelojë edhe në të ardhmen për këtë dhe të ushtrojë ndikim te të gjithë anëtarët e BE-së që Kosova të njihet. Kjo për momentin nuk është ashtu, prandaj do të ishte mire që Gjermania të ushtrojë presion dhe të ndërmjetësojë që Kosova të njihet. /DW.

Vdiç shkrimtari Makensen Bungo

Ndarja e Veriut të Kosovës nuk ka “brirë”!


Nga Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI,Ph.D


Barometri diplomatik



-JO Dialogu i Brukselit të dështuar, por NJË JALTË E RE EVROPIANE-AMERIKANE, do të mund t’i zgjidhte problemet ndërterritoriale të shteteve të Ballkanit, jo vetëm të Kosovës dhe Serbisë, të cilat nuk kanë asnjë shans teorik, që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet ekzistuese me amti koloniale më se njëshekullore, pa ndërhyrjen dhe pa ndihmën konkrete të Amerikës dhe të BE-së.



De fakto Kosova është ndarë (1999-2018). Këtë ndarje dikush po bën përpjekje ta fshehë para popullit. Mirëpo, këtë e dëshmon gjendja në terren, ku mbi 50 mijë shqiptarë janë përzënë me dhunë, me terror dhe me plaçkë nga kolonët serbë, të cilët pa asnjë kompensim ua kanë uzurpuar dhe konfiskuar pronat e tyre të paluajtshme (banesa, shtëpia dhe troje).

Pra, që nga përfundimi i luftës (qershor 1999) territori verior është shkëputur nga Kosova. Kjo do të thotë se qe 19 vjet (1999-2018) de fakto është e ndarë nga Kosova. Tanimë, të gjithë e dinë këtë të vërtetë si qeveria e Kosovës, ashtu edhe faktorët e pranishëm ndërkombëtarë në Kosovë.

Duke konsideruar se një gjendje e tillë e “pat-pozicionit” nuk mund të ndryshohej, duke përdorur forcën qoftë nga serbët e mbështetur nga Serbia, qofta nga qeveria e Kosovës, e as nga forcat ndërkombëtare (NATO) të pranishme në Kosovë, atëherë “mentored” ndërkombëtarë kanë këshilluar lidershipin e Serbisë, që në vend të konfliktit të armatosur apo të luftës për të mbajtur Veriun e pushtuar me paqe, të hartojnë Planin e tyre 6-Pikësh për Kosovën, të cilin e pati miraturar edhe BE-je, edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombëve të Bashkuara me sekretarin e Përgjithshëm të saj, Ban Ki Mun. Si rrjedhim, në saje të këtij plani, “polli” edhe Dialogu i Brukselit (2010-2018).

Mirëpo, edhe pse u zhvilluan 8 vjet bisedime mes pales serbe dhe asaj shqiptare nga Kosova nën monitorimin dhe me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së ( së pari, nën drejtimin e Cathrine Ashtine dhe më pas të Frederica Mogherinit) nuk u arrit kurrfarë kompromosi politik, që Serbia në mënyrë paqësore të tërheqej nga veriu i Kosovës.

Pas këtij dështimi multilateral diplomatik, strategjistët e involvuar në këtë problem territorial të ndërkombëtarizuar mes Beogardit dhe Prishtinës, natyrisht se kanë filluar me kërkimin e “formulave” të reja për zgjidhjen e këtij problemi, por, fatkeqësisht me lojëtarë të vjetër të konsumuar dhe të dështuar siç janë Hashim Thaçi (presdient aktual i Kosovës) dhe Aleksandar Vuçiq (president i tanishëm i Serbisë), i cili fatbardhësisht nuk e ka mbështetjen as të qeverisë së Ramush Haradinajt (kryeministër), as të Kuvendit të Kosovës së Kadri Veselit (kryetar), as të Akademisë , të Universitetit, as të subjekteve të tjera politike të opozitës e as të sepktrit të organizatave joqeveritare-civile.

Me gjithë këtë dështim të Hashim Thaçit për shkak të keqmeanxhimit të politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, disa faktorë evropianë ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje maksimale, që me çdo kusht ta mbajnë në pushtet, të paktën derisa Veriun t’ia “bëjnë teslim” Serbisë me pëlqimin dhe me nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi.

Kjo kombinatorikë politike dhe diplomatike ndërkombëtare fshihet pas kërkesës këmbëngulëse të Hashim Thaçit, i cili (natyrisht me mësimin dhe me lejen e të huajve) ka dalë haptazi në opinion për “korrigjimin” e kufijve të Kosovës me Serbinë.

Mirëpo, duhet kuptuar se ky opsion sfidues shumë i rrezikshëm për palën shqiptare, nuk është as ide, as tezë, as propozim i presidentit Hashim Thaçi, e as i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por i “mentorëve” të tyre të jashtëm, që përmes këtij “opsioni” ta “testojnë pulsing” e politikës zrytare të Beogradit dhe të Prishtinës, si dhe të shohin se çfarë, do të jetë reagimi i opinionit serb në Serbi dhe ai i opinionit shqiptar në Kosovë, dhe më gjerë.

Me gjithë këto metoda dhe mjete taktizuese politike dhe diplomatike të disa faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare gjoja për ta shpëtuar Veriun e Kosovës, Serbia nuk do të pranojë që, në mënyrë paqësore të tërheqet nga Veriu i Kosovës, as të bëjë kurrfarë këmbimi territorial, duke i dhënë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën Hashim Thaçit dhe bashkëmbështetësve të tij të brendshëm dhe të jashtëm, sepse tashmë e ka “vizatuar” kufirin e Serbisë mbi lumin Iber, duke përfshirë “Treçen” dhe “Gazivodën” (Ujmanin).

Sa më sipër, veriun e Kosovës, Serbia nuk e dorëzon pa luftë (kush dhe, kur do e bëjë atë luftë për t’ia bashkëngjitur veriun Kosovës, këtë askush nuk e di, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar, që vetëm me dialog paqësor të arrihet “kompromisi historik” me Beogradin zyrtar. Këtë opsion e mbështetin BE-ja, OKB-ja dhe Amerika.

Pra, me gjithë negociatat 8-vjeçare, që po i zhvillon Beogradi me palën shqiptare të Prishtinës në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2010-2018), epilogu i tij nuk sjellë kurrfarë kompromosi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

-Atëherë shtrohet pyetja serioze, edhe sa vite, duhet të zhvillojë dialog pala shqiptare e Kosovës, që të arrijë ndonjë kompromis me palën serbe, që në mënyrë paqësore Serbia të braktisë territorin verior të Kosovës?

Përgjigjja, -derisa të mos organizohet NJË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE-NJË JALTË E RE PËR SHQYRTIMIN E KUFIJVE TERRITORIALË KONTESTUES TË BALLKANIT (1878-2018). Ndryshe, nëse kjo çështje jetike lihet në “mëshirën” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të nënkryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq, të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe të kryemnistrit Edi Rama, të presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos dhe të kryeministrit Alexis Tsipras etj., konfliktet dhe luftërat ndërballkanike, do të jenë të pashmangshme dhe fatale.

Të gjithë këta liderë politikë të Ballkanit, nuk janë kurrfarë kuadri politik e as diplomatik për zgjidhjen e kontesteve territoriale mes shteteve të tyre pa ndihmën e drejtpërdrejtë dhe të fuqishme të personaliteteve aktuale të famshme politike dhe diplomatike evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me presidentin aktual në krye Donald Trump sipas paradigmës së dikurshme të personaliteteve të shquara historike siç ishin presidenti i SHBA-së, Franklin D. Roosevelt, kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill dhe kryeministri i Bashkimit Sovjetik, Jozef Stalin, të cilët në Konferencën e Jaltës më 4 deri më 11 shkurt të vitit 1945, arritën disa traktate të rëndësishme historike, diplomatike dhe gjeopolitike për riorganizimin dhe për rregullimin e Evropës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj, nëse BE-ja, OKB-ja dhe Amerika dëshirojnë që të ruajnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, tani, urgjentisht nevojitet të reagojë DIPLOMACIA PREVENTIVE e tyre e përbashkët, duke thirrur NJË JALTA TË RE PËR RIDEFINIMIN E KUFIJVE ARTIFICIALË DHE TË PADREJTË TË BALLKANIT.

2018-09-19

Urime Arta Hilmi Dautaj!



Fotografia e Arta Dauti

Me datën 10 Shtator 2018 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës, dhe me këtë fitojë gradën shkencore “ Doktor i shkencave juridiko - civile “.Arta është edhe Farmaciste e diplomuar!


Tri tekste këngësh nga Odhise Grillo





Përgatiti për botim Vilhelme Vrana Haxhiraj


Një vlerë tjetër e Prof.Odhise Grillos janë poezitë lirike që janë edhe tekste këngësh, ku ka mjaft ndjenjë. Në vitet ’60-të kur lindi dhe mori hov muzika e lehtë shqiptare, kompozitori Agim Prodani u bë balsam për zemrat e shqiptarëve që e duan muzikën. Buçisnin radiot nga zëri i Anita Takes e cila debutonte këngët e bashkëshortit të saj, të kompozitorit, Agim Prodani. E shoqëronim këngën me vijën melodike, por kurrë nuk pyesnim se cili ishte poeti që kishte shkruar ato vargje magjike te kënga “Kujtimet e studentit” apo “Vajza me trëndafil” etje... Vetëm përmes një interviste, Anita Take, kujtoi me nderim autorin eteksteve Prof Odhise Grillo.


E këndonim me melankoli këngën shkodrane “Kur gjethet bijen në vjeshtë”, dhe admironim zërin e rrallë të Rudolf Stambollës, që e shoqëronte vet edhe me kitarr, një zë melodioz që na bënte e na bën për vete, i cili si këngëtar, që së bashku me Agim Prodanin( kompozitor) janë të parët që futën muzikën e lehtë moderne shqiptare..., e cila kishte hedhur hapat e parë qysh në vitet tridhjetë të shek XX-të. E këto këngë që na ngrinin peshë me fjalë që të nguliteshin në mendje dhe zemër, ishin tekste të krijuar nga “Mjeshtri i Madh i Penës”, Odhise Grillo...
Të tre këta artis, sot nuk jetojnë fizikisht, por vepra e tyre është po aq e freskët dhe joshëse, si në çastin e parë kur u shpërndanë tingujt e ëmbël muzikor...Kjo është ngushëlluese, se ata do të jetojnë në përjetësi!

1-Kujtimet e studentit
Muzika: Agim Prodani
Teksti: Odhise Grillo
Këndon: Anita Take



Kujtimet e studentit
“Për miqtë e mi studentë!!!!(A. Prodani(

Një ditë në bankë o mike,
dy emra i gdhëndëm dikur,
po ti nuk e di si më ike,
ndaj vura në zemër një gur.

Dashuria e parë nuk harrohet,
dëgjoje këtë fjalë që trondit,
veç mali me mal nuk takohet,
por njerëzit takohen një ditë.

Ne u ndamë në errësirë
jeta ndarje ka
por se zemra lamtumirë
zemrës nuk i tha.

U ndamë nga shkolla, mban mënd
por ne nuk u ndamë përjetë
ndaj tjetër se zu vëndin tënd
të dytë dashuri s'mund të ketë
***

-2: Vajza me trëndafil
Muzika: Agim Prodani
Teksti: Odhise Grillo
Këndon: Anita Take

*Vajza me trëndafil

Rrugës kur shkon duke qeshur,
një trëndafil mban në dorë,
flokët të thurur kurorë,
më e bukura për mua je.

(refren)
Natën do t’vij në bahçen tënde,
trëndafilat do t’i pres,
do të përgjoj un’ty me ëndje,
herët në mëngjes.

Kur do kalosh çapkëne
në rrugë e menduar,
se sot pa lule ke mbetur,
thuaj mos vallë e ke gjetur,
se trendafilat kush ti preu?

Lule mos mbaj nëpër duar,
Ato s’ta shtojnë bukurinë,
Ti ke për mua freskinë,
se trëndafil ti vetë je!

3-Kur gjethet bijen në vjeshtë
Teksti-Odhise Grillo,
Muzika: Ferdinand Deda
Këndon: Rudolf Stambolla

Kur gjethet bijn në vjeshtë

Kur gjethet bijn në vjeshtë dhe m'dukesh n'vaj natyr,
për ty s'mundem me hesht, si gjethja bahem n'ftyr.
E zverdhun dhe e ngrime, si barnat në Kallnur,
Po del kjo kanga ime ankuse thell n'krahnur.

Ti m'ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija,
se larg dashnis, të lindi n'zemër pabesia.
Ke me u pendue, por at'her ka me qen' von
dhe tuj lotue do t'vij nermen dashnia jon.

T'kujtohen ty pranverat, ah puthjet me pasion
dhe fjalt e tua nga hera kjo zemër si harron.
Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe,
at'her kam me besue se sa e pabesë je.

Ti m'ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija,
se larg dashnis, të lindi n'zemër pabesia.
Ke me u pendue, por at'her ka me qen' von
dhe tuj lotue do t'vij nermen dashnia jon.

Për mua lulet e verës nuk kan ma bukuri,
jan vyshk n'qoshe t'pinxheres, të mjerat në saksi,
As lot nuk kan t'i ngjallin,jan shterrur lot e rinis,
veç kur më merr mu malli, i knoj un dashuris.

Ti m'ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija,
se larg dashnis, të lindi n'zemër pabesia.
Ke me u pendue, por at'her ka me qen' von
dhe tuj lotue do t'vij nermen dashnia jon.

***

Odhise Grillo lindi në vitin 1932 në Vuno të Himarës dhe vdiq në Tiranë më 24 shtator të vitit 2003. Grillo ishte një shkrimtar i njohur shqiptar, i cili dha një kontribut të madh për letërsinë shqiptare. Ai studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1962.

Shkrimtarit bashkëkohor të letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja "2000 Milenium" e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës (ABI). Medalja është mirënjohje që u jipet krijuesve të shquar të vendeve të ndryshme të botës, të cilët meritojnë të radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 80 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera. Grillo është shpërblyer dhe mirënjohur nga qendra biografike e Cambridge-it në Angli (IBC), nga instituti ndërkombëtar i studimeve të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në Mynih me romanin për fëmijë "Historia e Skënderbeut", sipas veprës së Naim Frashërit. Kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit.(FLORI BRUQI)


****


Urime Kosovë-Urime Prof.Dr.Blerim Olluri!

KRYESHEFI EKZEKUTIV I FORENZIKES BLERIM OLLURI CERTIFIKOHET NGA UNIVERSITETI AMERIKAN WEST VIRGINIA-AKADEMIA PËR MENAXHIM FORENZIK

Fotografia e Agjencia e Kosovës për Forenzikë


Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së Dr. Sci. Blerim Olluri me ftesë të autoriteteve amerikane, mbështetur nga ICITAP certifikohet nga Qendra për Edukim Ekzekutiv “Akademia për Menagjim Forenzik” në Universitetin “West Virginia University’’ në temat: Si tw ndikohen ndryshimet si Lider i ri, Si të zhvillohen dhe menagjohen Grantete Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menagjimi i konfliktit, Motivimi dhe retenca. etj.
Dr. Olluri ishte i ftuari i vetëm nga Evropa Juglindore që të marrë pjesë në Akademinë e Menaxhimit të Forenzikës të organizuar nga Universiteti publik në Pittsburg, Pennsylvania SHBA, “West Virginia University”.

Fotografia e Agjencia e Kosovës për Forenzikë
Dr Olluri gjithashtu zhvilloj takime të vecanta me përfaqësuesit e institucioneve forenzike, ku i njoftoj për arritjet e AKF-së në zhvillimin e shkencës dhe menaxhimin e mirëfillët të saj, si një organizatë model për Evropën Juglindore.

Dr. Olluri falenderoj edhe një herë autoritetet Amerikane për perkrahje të vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.


Kush është Prof.Dr.Blerim Olluri?





Ka lindur  më  07 .12.1974, në Lipjan.Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e lindjes, studimet universitare në Prishtinë në fakultetin e Kimisë, studimet e magjistraturës në Sarajevë në fakultetin e Kriminalistikës.

Ka marrë gradën shkencore “doktor i shkencave juridike” në Tiranë, fakulteti Juridik pranë Universitetit Evropian të Tiranës.

Menjëherë pas lufte ushtroi detyrën e profesorit në shkollën e mesme Ulpiana në Lipjan për një vit.

Në vitin 2000, duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë dhe peshën e vazhdimit të dhënies së kontributit, angazhohet në Policinë Kosovës. Pas përfundimit me sukses të dalluar të akademisë policore, angazhohet si oficerë patrullues dhe hetues në Stacionin policorë të Lipjanit.

Në vitin 2001 duke ditur për aftësitë dhe shkathtësitë e tij, ekspertët ndërkombëtarë e angazhojnë në Akademinë policore si ligjërues dhe menaxher për hetime të specializuara.

Në vitin 2003 emërohet Drejtor i Laboratorit të Forenzikës së Policisë së Kosovës deri në vitin 2010. Gjatë kësaj periudhe kohore ai dha një kontribut fundamental në themelimin dhe funksionalizimin e Laboratorit të Forenzikës të Policisë së Kosovës me përkrahjen e ICITAP nga SHBA.

Gjatë shërbimit 15 vjeçar në Policinë e Kosovës gradohet në Rreshter, Toger, Kapiten, Major dhe Nënkolonel policor.

Në vitin 2010 caktohet ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. Detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 2015. Në këtë cilësi dha një kontribut shumë të rëndësishëm në ngritjen e laboratorit të forenzikës në Agjenci shtetërore për Forenzikë, përfshirë hartimin e legjislacionit, transferimin e personelit, transferimin e kapitalit dhe logjistikës nga policia e Kosovës në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Në vitin 2015 emërohet Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. Menjëherë pas emërimit, Agjencia e Kosovës për Forenzikë nën drejtimin e tij shënoi suksesin e radhës: sipas normave ndërkombëtare u akredituan 5 laboratorë shkencore (laboratori për analiza kimike të narkotikëve, laboratori i ADN-së, Laboratori për ekzaminim të dokumenteve dhe laboratori i Balistikës); u zgjeruan kapacitetet forenzike me analizë shkencore të eksplozivëve, grimcave të barutit, analizës së zërit dhe audiove etj. Sot Agjencia e Kosovës për Forenzikë nën drejtimin 13 vjeçar të tij konsiderohet një prej Agjencive më të besueshme jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe më gjer.


Nga viti 2008 është i angazhuar si profesor me angazhim pranë kolegjit AAB në lëndët e shkencës së kriminalistikës me forenzikë, taktikë kriminalistike dhe terrorizëm.

Z. Olluri po ashtu është i certifikuar si ekspert për analizë të eksplozivëve, ekspert i traseologjisë dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes. Ka ndjekur me dhjetëra konferenca shkencore, trajnime të specializuara brenda vendit, SHBA, Evropë dhe Turqi etj. Ka të publikuara punime shkencore me karakter ndërkombëtarë me impact factor dhe punime kombëtare.

Z. Blerim Olluri ishte pjesëtarë i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe sot gëzon statusin e veteranit luftëtarë.


Flori Bruqi

Opinion diplomatik nga Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni...


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI



Serbia do ta njohë Kosovën “kur shelgu të bëjë rrush”!!!



Përgjigja e thjeshtë kësaj parulle vulgare propagandistike antishqiptare të kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, është kjo: “Daj bože šta budala misli”, sepse politika nuk është kategori statike e pandryshueshme, por e ndryshueshme si stinët e motmotit, si dita, si nata dhe, si ndryshimi i akrepave të orës. –Ashtu është politika, vetëm interes, jo dashuri, as dardha, as kumbulla, as rrush e as shelgje të “kopshtit” e as të “pemishtës” koloniale të Serbisë.



– PO çfarë do thoshte Ivica Daçiq sikur Uashingtoni dhe Moska, do të gjenin gjuhë të përbashkët për njohjen e Kosovës? – Asgjë më shumë, “diplomacia e shelgut dhe e rrushit” e Ivica Daçiqit, do të davaritej sikurse vesa para diellit. – Do të mbyllej vetëm me një përshëndje mirënjohëse: THANK YOU AMERICA, KOSOVA IS INDEPENDT STATE!



Fjalori proverbial nuk është art e as oratori diplomatike !



-Jo një Ivica Daçiq (si nënkryeministë dhe kryediplomat I Serbis֝), por asnjë debutant dileltant, që pretendon të bëjë karrierë politike ose diplomatike, nuk do të shprehej në këtë mënyrë jopolitike dhe jodiplomatike se gjoja Serbia, “do ta njohë Kosovën, vetëm atëherë, kur shelgu të bëjë rrush”!?

-Po e citojmë në origjinal se çfarë ka deklaruar për opinionin publik nënkryeministri dhe ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq lidhur me Kosovën, me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën: ” Siç po shihni, ata nuk duan të flasin për korrigjimin e kufijve, por për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Pa dale, shumë janë të mençur. –E dini, se kur kjo do të ndodhë, kur do t’i njohim, kur do t’ua japim karrigen në Kombet e Bashkuara, kur do t’ua japim Preshevën, Bujancin, Medvegjën dhe kur do ta njohim Kosovën si shtet, atëherë, kur shelgu do bëjë rush”. (http://www.vijesti.me/svijet/dacic-priznacemo-kosovo-i-dati-presevo-medvedu-i-bujanovac-kada-na-vrbi-rodi-grozde-1004577 ).



Po çfarë do të thoshte “Sloba i vogël” alias Ivica Daçiq ( siç e quajnë mediat serbe të Beogradit), nëse Amerika dhe Rusia do të gjenin gjuhë të përbashkët lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën Uashingtoni e ka njohur më 17 shkurt 2008 ?



Përgjigjja është shumë e thjeshtë, Beogradi zyrtar, menjëherë, do ta përqafonte një vendim të tyre për njohjen e Kosovës, si thonë serbët “KAO POP ČORAPE” ! Pa asnjë post scriptum politik dhe diplomatik të lidershipit të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe.



Parulla “ kur shelgu të bëjë rrush” është simetrike me parullën e Slobodan Milosheviqit “MALO MORGEN, KOSOVO REPUBLIKA” !



Kjo farë parulle propagandistike e kryediplomatit serb Ivica Daçiq, fatkeqësisht të kujton mesazhin e dikurshëm kërcënues antipavarësi të kryekriminelit serb, Slobodan Milosheviq: ”Malo morgen Kosovo Republika”. Mirëpo, ja që doli ndryshe, koha e demantoi me gjithë terrorin, vrasjet, masakrat, shpërnguljen dhe gjenocidin ndaj 13.000 mijë shqiptarëve (1989-1999) e sot Kosova është e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).

Ky status i Kosovës së pavarur dhe sovrane, do të ndryshojë vetëm atëherë, kur Kosova të ribashkohet me nënën Shqipëri. Ndryshe, Serbia mund të shohë vetëm ëndrra të trishta dhe fataliste në “diell” .



Mirëpo, kësaj “llakërdie diplomatike” proverbiale të Ivica Daçiqit liderët progresivë serbë si Dimitrije Tucoviq (socialdemokrat) dhe Çedomir Jovanoviq (demorkat liberal), do t’i përgjigjeshin: “Daj bože šta budala misli”!



Thjesht për faktin se, nëse Serbia pretendon të hyjë në BE dhe të jetë anëtare e respektuar e OKB-së dhe e OSBE-së etj., është detyruar ta njohë Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008). Ndryshe, nuk do të hyjë dot në BE.

Po ashtu, mesazhi i kësaj deklarate është edhe një lloj kërcënimi ndaj shqiptarëve në Kosovë (duke aluduar se gjoja “Kosova është serbe”, që nënkupton tezën e pajustifikueshme të bythëpraptë serbomadhe se “shqiptarët ndodhen në truallin serb”). Derisa të “mbijetojnë” këto teza eklektike, ekizistencialiste dhe agnocistike antishqiptare, kurrë nuk do të mbyllet varri i konfliktit dhe i luftërave shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, pavarësisht nga spekulimet dhe mashtrimet politike të eurokratëve ballkanikë (Vuçiq, Daçiq, Thaçi, Rama dhe Meta etj.)

Gjithashtu, nëse Serbia dëshiron të jetojë në planetin tokësor) në paqe dhe fqinjësi të mirë në rajon së bashku me shtetet fqinje të saj, e para së gjithash me Kroacinë dhe me Kosovën, atëherë, urgjentisht politika shtetërore dhe shkenca serbe, duhet të distancohen nga politika fashistoide dhe raciste retrograde e Kishës Ortodokse Serbe (1878-2018).

E, nëse serbët e gënjejnë vetën se janë “ POPULL QIELLOR” NË STILIN E FANTAZUAR TË IMAGJINATËS PSIKOPATOLOGJIKE DHE MITOLOGJIKE MESJETARE SIPAS “TEFTEREVE SHEKULLORE” të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja : ” Serbët janë të parët në Ballkan, në Evropë, në Indi, në Azi, dhe se gjoja serbët janë më të vjetër se romakët, si dhe Herdoti, Sokrati, Aristoteli, Platoni, Aleksandri i Madh, Cezari… etj. gjoja paskanë qenë serbë…”, atëherë, kurrë nuk do të gjejnë gjuhë të përbashkët e as bashkëpunim me popujt josllavë në planetin tokësor të Ballkanit, por vetëm mosmarrëveshje, konflikte dhe luftëra sikurse këtu e 100 vjet më parë.

Mentaliteti serb ka ngelur amorf, i pandryshuar në kohë dhe në hapësirë (XIX-XXI)



Vështruar në retrospektivën historike, që nga epoka e Skënderbeut e deri te epoka e re e lavdishme e heorit të Kosovës, Adem Jashari (XV-XX), shqiptarët kurrë nuk kanë ngelur “jashtë kohës” (siç është shprehur serbomadhi Ivica Daçiq), por Serbia dhe serbët janë ata që, duke konsideruar veten si “popull qiellor” ( të një “race më të pastër” sipas teoricienëve racistë serbë) e duke jetuar në plantin tokësor si grabitçarë dhe pushtues të territoreve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike kanë dëshmuar se jetojnë “jashtë kohës” dhe jashtë civilizimit evropian perëndimor. Këtë e provojnë edhe agresionet dhe gjenocidet e tyre kolonialiste dhe neokolonialiste në shfarosjen sistematike të shqiptarëve në Ballkan (1878-2018). Ky është argumenti i pakundërshtueshëm dhe i pamohueshëm, që vë në dukje aksiomën se serbët e Ivica Daçiqit janë ata, që kurrë nuk kanë ditur ta lexojnë drejt orën e tyre të “ndryshkur. Madje as në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur serbët me Kishën Ortodokse, me Akademinë dhe me shtetin e tyre me Slobodan Miloshqviqin në krye kanë kryer 3 gjenocide barbarike kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve në Ballkan (1989-1999).

-Serbia militariste dhe kolonialiste bëri këto tri (3) gjenocide, pikërisht, duke i “lexuar” gabimisht akrepat e orës së ndryshkur të nacional-shovenistit serbomadh, Ilija Garashanin (Naçertanija,1844) dhe të pasuesve të tij, siç ishin edhe Jovan Cvijiq, cili në frymën e interpretimit të teorive raciste ( me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve dhe të gllabërimit të territoreve të tyre etnike) ndër të tjera, që vitin 1907 ka shkruar edhe këtë teori “shkencore” raciste serbe : “… Pastërtinë e racës duhet ruajtur, nuk duhet lejuar shuarjen ose degjenerimin e saj në përzierjen me racat e tjera me cilësi më të ulët… Bota duhet ta dijë dhe të bindet se Serbia mund të operojë me një tërësi shumë më të madhe të territoreve sesa territori i tanishëm i Serbisë. Pikërisht nga Serbia mund të fillojnë transformimet më të mëdha territoriale në Gadishullin e Ballkanit. Prandaj, Serbia duhet të jetë e gatshme për luftë…” (Op. cit., ”Srpski knizevni glasnik”, Beograd, 1907, f.355-362).

Nuk ka dyshim se konstanta dhe koherenca historike e politikës kolonialiste dhe raciste serbe ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, edhe sot është embrioni i bazamentit të së ashtuqujturës politikë paqësore, demokratike dhe proevropiane të Serbisë së drejtuar nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq (nënkryeministër), të cilët, duke u bazuar dhe duke e shfrytëzuar modelin racist antishqiptar të Jovan Cvijiqit gjoja për “superioritetin dhe pastërtinë e racës serbe” në Ballkan, po vazhdojnë luftën e dikurshme për pushtimin e hapësirës jetësore të shqiptarëve dhe të kroatëve në Ballkan (XIX-XXI).



Së fundi, duhe t’ia përkujtojmë kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, se “gjithmonë serbët kanë qenë në hap me kohën”, jo pse kanë qenë më trima, më të ditur, më vizionarë sesa shqiptarët, por pse kanë pasur mbështetjen e Rusisë cariste, e cila ka meritat kryesore historike për krijimin e një shteti reaksionar, regresiv, monstrum kolonialist, militarist, hegjemonist, racist dhe gjenocidal në zemër të Ballkanit (1878-2018).

Kjo është më se vërtetë. Kështu flet historia botërore, se Serbia pa ndihmën ushtarake, luftarake, diplomatike, politike dhe religjioze, kurrë nuk do t’ia kishte arritur, që të bëhej shtet dhe, për më tepër, si i tillë, t’i pushtonte dhe kolonizonte territoret e huaja në Ballkan. Kjo ishte dhe, edhe sot, është një nga tragjeditë më të mëdha Jo vetëm për KOMBIN SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE (të cilën kolonialistëtm pushtuesit dhe racistët serbomëdhenj SIPAS “AKRIBISË SHEKENCORE” dhe POLITIKËS SË KISHËS RETROGRADE ORTODOKSE SERBE po mohojnë, duke e shpërfytyruar në të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe), por për të gjithë popujt e Ballkanit.

-Ja, kjo është ecja në hap me kohën” e politikës dhe e diplomacisë së Ivica Daçiqit, se “SERBIA DO TA NJOHË KOSOVËN, KUR SHELGU TË BËJË RRUSH” !

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...