Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/07

Brengosje në Beograd që “askush s’po reagon rreth deklaratave për Shqipërinë e madhe”


Fotoporteti

Shkruan Flori Bruqi 

Më shumë se 100-vjet më parë, ekzistonte ideja se të gjithë shqiptarët të kishin një shtet të përbashkët në Ballkan. Tani Shqipëria dhe Kosova po afrohen papritmas me njëra-tjetrën. Hapat e marra tashmë kanë tronditur fqinjët.

 

Vullnet Mato
 
SHQIPËRIA ETNIKE
 
Dëgjojmë të lakohet fjala “Shqipëri e Madhe”,
epiteti keqdashës kundër dëshirës për bashkim,
që na kanë ngjitur gojët e liga të grabitqarëve,
nga koha kur ata shqyen trojet tona me tërbim. 
 
Dhe u ranë daulleve me gjëmime të frikshme, 
duke shpërthyer nga armët flakë dhe tym të zi, 
për t’i mbyllur gojën klithmës sonë të ligjshme, 
sa herë padrejtësive të mëdha u kërkuam liri.
 
Nuk ka dhe nuk ekziston “Shqipëria e madhe”,
por në hapësirën e lashtë të shtrirjes ballkanike,
mbijeton në mijëravjeçarë atdheu i shqiptarëve,
kombi me rrënjë natyrale, Shqipëria jonë etnike.   
 
Ashtu siç nuk ka në Evropë, Gjermani të madhe,
Vietnam të madh, e Kore që kërkon rritje në Azi,
nuk ka e s’mund të ketë pretendime territoriale, 
aty ku kombi me gjuhë dhe troje quhet Shqipëri.
 
Jo më kot në ndarjen kufitare, i mençuri Telini,
hidhte mbi turma fëmijësh monedhat e argjendit,
të vërtetonte te britmat e tyre gjuhën që flisnin,
deri sa e vranë pabesisht, trojet të na rrëmbenin. 
 
Kudo ku flitet shqip dhe buka s’ka emra të tjerë,  
nuk quhet “hleb” as “leba” as “psomi” nuk i thonë, 
ku nusen e prin flamuri që ka shqipen me dy krerë,
gjendet përjetësisht e patjetërsuara Shqipëria jonë. 
 
Pavarësisht nga piramidat dhe tabelat orientuese,
që vunë zhvatësit në trojet e të parëve të këtij vëndi, 
nuk mund t’i mohohet shqiptarit gjeneza ekzistuese,    
aty ku bën hije mbi shkëmb, qëkur u krijua shkëmbi.     


Pothuajse pa u vënë re nga të huajt, Shqipëria dhe Kosova, të cilat janë pothuajse tërësisht të banuara nga shqiptarët, po afrohen shumë shpejt. Propozimet për një president të përbashkët u zhdukën shpejt pas një britme të lëshuar nga ndërkombëtarët, por përsëri ideja vazhdon të qëndrojë në sirtar. Por krijimi i një autoriteti të përbashkët doganor tashmë është zbatuar. Dhe heqja e kufijve midis fqinjëve në janar të vitit të ardhshëm është e frikshme për popujt e tjerë në Ballkan.

Sepse projekti për një “Shqipëri Natyrore”, e cila ka fjetur për dekada, pretendon të ketë në gjirin e saj territore të vendeve fqinje aty ku jetojnë shqiptarë.

Projekti mori hov ditët e fundit, lidhur me deklarata e lëshuara nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë, ai po kërkon “korrigjime kufitare”, domethënë “bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën”. Vlerësohet se deri në 100,000 shqiptarë jetojnë në këtë rajon rreth qyteteve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbinë jugore. Ata prej kohësh dua që të shkëputen nga Beogradi.

Ky “korrigjim kufitar” është “i mundshëm” dhe i domosdoshëm, “sepse Serbia nuk ka arritur të garantojë të drejtat e pakicave”, arsyeton Thaçi në qëndrimin e tij. Cilat territore do të përfshijnë Shqipërinë e Madhe, e cila refuzohet fuqimisht nga BE-ja dhe SHBA-të? Pikë kryesore do të ishte Republika e Shqipërisë dhe Kosova e sotme. Përveç kësaj, gjysma e shqiptarëve ende jetojnë në Maqedoni, plus bashkatdhetarët në Serbinë jugore dhe dhjetëra mijëra në Mal të Zi. Teoricienët shqiptarë si Koco Danaj në Tiranë, shprehen se do të synohen edhe rajone në Greqi. Të gjitha këta territore bashkë do ta bënin një popullsi prej gjashtë milionë njerëz.

Eksperti gjerman Andreas Wildermuth e sheh situatën me qetësi. Shqipëria dhe Kosova donin të “krijojnë sa më shumë unitet të jetë e mundur nën bashkimin formal”. Ky është “një qëllim legjitim sepse nuk mund t’i mohoni ato rregulla që janë standarde në BE”, tha ai. Mbi të gjitha, Serbia e sheh këtë krejtësisht ndryshe, e cila gjithashtu dëshiron të ketë krahinën e saj të mëparshme dhjetë vjet pas shkëputjes së Kosovës. “Tirana dhe Prishtina po krijojnë një “Shqipëri Natyrore”, shkruan në titullin e një shkrimi pak ditë më parë gazeta qeverisë serbe “Politika”. “Të gjitha vendet e Ballkanit kanë arsye për shqetësim”, tha ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. Ideja ishte “një fatkeqësi” që duhej parandaluar me gjithë fuqinë e saj.

Nga ana tjetër, në vitet e fundit, ideologu Prof.Dr.Koço Danaj ka vizituar territoret dhe shprehet se “pikëpyetja shqiptare ende nuk është zgjidhur”. Shqiptarët janë të ndarë si një shtet i ashtuquajtur i vonuar në shumë shtete. Ndonjëherë krahasohet me kurdët. Për shekuj me radhë ata jetonin nën Perandorinë Osmane dhe erdhën në shtetin e tyre pak më shumë se 100 vjet më parë. Ajo që i bashkon ata përveç gjuhës është adhurimi i komandantit të tyre të ushtrisë mesjetare Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu, i cili në shekullin e 15-të organizoi rezistencën kundër osmanëve me suksese të përkohshme. Tani po ndërton monumente madhështore në shumë zona shqiptare.

Një është duke u planifikuar në qytetin malazez të Ulqinit, shumica e të cilave është e banuar edhe nga shqiptarët. Partia e dytë më e fortë në Kosovë, Vetëvendosja, ka bërë unifikimin e të gjithë shqiptarëve pjesë të programit. Në moshën 82 vjeçare, në fund të korrikut, vdiq një simbol i kësaj përpjekjeje në Kosovë: Adem Demaci. Ai ishte i njohur për shumë njerëz si “Nelson Mandela Kosovës” dhe kishte marrë në vitin 1991 Çmimin Saharov të Parlamentit Evropian. Politikanët kryesorë të Kosovës sigurojnë në funeralin e tij se janë të përkushtuar ndaj ideve të “babait të kombit”.

Greqia, frikë nga “Shqipëria Natyrale”


Ngjarjet e fundit në rajon, situata në Maqedoni dhe deklaratat për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë me Kosovën, ka ngjallë debat edhe në Athinë. Një prej gazetave kryesore greke, “Idisis” i ka kushtuar ballinën e të kësaj teme, me titull “Shqetësim madh nga Shqipëria e madhe”.Sipas gazetës greke, është vetëm çështje kohe shpërthimi i konfliktit ndëretnik në Maqedoni, e cila në mënyrë të pashmangshme do të qojë vendin në ndarje. Sipas analistëve grek, ky zhvillim shënon hapin e parë që të bëhet realitet “ëndrra e ithtarëve të “Shqipërisë  Natyrale ” në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Ankara, transmeton Klan Kosova.E përditshmja athinase ‘’Idisis” citon burime diplomatike greke, por edhe europiane, sipas të cilave, krahas inicimit të Shqipërisë së Madhe, do të fillojnë përpjekjet edhe për “Bullgarinë e Madhe”.


Athina insiston të mos ndryshohen kufijt, duke cituar kështu edhe një deklaratë të ditëve të fundit, të ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias.“Kërkohet respekt i madh ndaj kufijve. Greqia është në mënyrë të qëndrueshme në favor të stabilitetit të rajonit”.Sipas shtypit grek, zhvillimet e fundit në rajon dhe shqetësimet e Athinës janë diskutuar edhe në një takim midis kryeministrit Aleksis Tsipras dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.


Shqiperia Etnike



“Projekt i  Shqipërisë Natyrale  mund të realizohet vetëm me luftë madhe ballkanike, kjo është e qartë për të gjithë, këtë duhet ta ketë të qartë Brukseli”, ka thënë Aleksandar Vulin duke reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës e Hashim Thaçiq se “nëse ngec anëtarësimi në BE, atëherë në opsion është bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës(20.04.2017).

“Prishtina e Tirana kanë thënë qartë ç’qëllim kanë e ai është “Shqipëria e madhe dhe bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një hapësirë etnike. Kjo mund të bëhet vetëm me luftë të madhe ballkanike dhe e gjitha kjo duhet t’i jetë e qartë për Brukselin, i cili nëse nuk është në gjendje ta gjykojë, duhet ’ua bëjë me dije se kjo sjellje do të dënohet, se në rast të tillë gjithë përgjegjësinë për ngjarjet e ardhshme do të bien mbi të”, citon tanjug të ketë thënë Aleksandar Vulin, ministër serb për çështje sociale e të luftës.

Ai ka thënës se “reagimet e tilla të buta nga Brukseli, në të cilat, sipas tij, pothuaj shprehet mirëkuptim për hidhërimin e Edi Ramës dhe kërcënimin me luftë ballkanike, atëherë ka qenë e pritur që të paraqitet edhe Thaçi.

“Përgjegjësia nuk është më as në Shqipëri e as në Kosovë, sepse ne e dimë se ato gjithmonë kanë ëndërruar Shqipërinë e madhe, se do ta ëndërrojnë gjithmonë, se do të bëjnë çmos që ta realizojnë, nëse nuk ndalen, nëse nuk dënohen para se t’ia fillojnë. Edhe Prishtina e edha Tirana e thanë qartë ç’qëllim kanë. Qëllim e kanë Shqipërinë e madhe dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë në një hapësish etnike. Përgjegjësia tani është te Brukseli”, ka thënë ai.


Ndërsa Kryetari i Serbisë Alksandar Vuçiq ka shfaqur brengën e tij se “shqiptarët po flasin gjithnjë për krijimin e Shqipërisë Natyrale ” dhe as Evropa dhe as bota nuk po reagon ndaj tyre.

“Na brengos situata në Kosovë dhe marrëdhëniet me Prishtinën, jo pse ne duam të bëjmë ndonjë gjë kundër shqiptarëve, por pse shqiptarët vazhdojnë të flasin për krijimin e Shqipërisë Natyrale  e për këtë askush nuk reagon”, citon FoNet të ketë thënë  Aleksandër Vuçiq.

Ai ka shtuar se Beogradi duhet t’i përcjellë hapat e njerëzve të cilët në çdo moment provokojnë, e kjo, sipas tij, nuk do të thotë se Serbia i frikohet ndokujt.

Vuçiqi në fund ka përkujtuar marrëdhëniet shumë të mira që Serbia i ka me Rusinë e Kinën.



Rusia: Problem është “Kosova dhe Shqipëria Natyrale”!

 Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka reaguar në lidhje me incidentin në Gushincë që ndodhi dy ditë më parë duke e lidhur këtë incident me “Kosovën dhe Shqipërinë Natyrale”.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë pas informative për incidentin në pjesën kosovare të kufirit Maqedoni-Serbi kur një grup i personave të armatosur e kanë marrë pjesën e kufirit në Gushincë në pjesën e territorit maqedonas”, thuhet në reagimin e MPJ-së të Rusisë.


“Incidenti në kufirin maqedonas tregon se në këtë pjesë të Ballkanit edhe më tutje ekzistojnë tensione të thella etnike dhe vend për konflikte potenciale. Në këtë situatë ndikim primar ka mungesa serioze e sundimit të ligjit dhe sigurisë në Kosovë, që është pasojë e problemit të pazgjidhur të Kosovës si tërësi.

Kjo nuk mund të injorohet më shumë si dhe parrullat e shpeshta të Shqipëri Natyrale. Shpresojmë se përpjekjet e organeve shtetërore maqedonase do ta kthejnë rendin në rajonin problematic të këtij vendi dhe do ta fitojnë mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, thuhet në fund të reagimit të MPJ-së ruse.

****
harta_Shqiperia_Madhe-1398420744


Rusët: Në vitin 2035 formohet ‘Shqipëria Natyrale’


Ekspertët rusë kanë vlerësuar se në vitin 2035 do të formohet “Shqipëria Natyrale”.Sipas tyre, në Ballkan do të ketë ndryshime të mëdha kufijsh.Ekspertët besojnë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.Ndryshimet sipas tyre do të fillojnë në Britani, kur Skocia do të shpallë pavarësinë dhe pastaj do të bashkohet me Irlandën.Katalonjasit dhe baskët do të shpallin pavarësi për shkak të nivelit të lartë të papunësisë në Spanjë, kurse kjo do të ketë ndikimin e saj edhe në Francë, ku do të krijohet shtet islamik.

Gazeta ruse Ekspress, shkruan se në Ballkan Bosnja do të ndahet nga Kroacia dhe Serbia, ndërsa një pjesë e Maqedonisë do të jetë e bashkuar me Shqipërinë dhe me Kosovën.

Rusët alarmojnë Serbinë: Në qershor nis projekti për “Shqipërinë e Madhe”

Sipas medieve serbe,  bëhet fjalë për një portal rus Izvestija.ru i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie Natyrale ”.


“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Izvestija.ru thekson se “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria Natyrale ’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 15 maj  2017 në Pekin”.

“Rënia e qeverisë , mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria Natyrale ” si dhe  kthimin e e Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski.

Kufijtë e shteteve të Evropës sipas Putinit,
 krijohet Shqipëria Natyrale

Mediat ruse në korrik të vitit 2012 kanë publikuar harta të Evropës të cilat kanë shkaktuar reagime të bujshme në opinionin ndërkombëtar. Kurse sërish kanë publikuar një hartë të re pas ndryshimeve të kufirit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Në harta mund të shihet pikërisht Krimeja si pjesë e Rusisë, si dhe bashkëngjitja e Donbasit (ku tani po zhvillohen luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë), por edhe krahina të njohura me emrin "Nova Rusia" (Rusia e Re) në jug të Ukrainës, të cilat të ndërlidhura me Pridniestrin (pjesën lindore të Moldavisë) dhe në këtë mënyrë Ukraina do të mbetej pa dalje në Detin e Zi.


Gazeta “Foreign Policy” shkruan se hartat do të duheshin lexuar si ilustrim hartografik i listës ruse të dëshirave, të cilat reflektojnë shpresat dhe frustrimet e një segmenti të opinionit rus.

Sipas kësaj harte, shumëkujt në Rusi i duket që Evropa e vitit 2035 do të duket e fragmentarizuar, e islamizuar, ndërkohë do të vuajë edhe nga Gjermania gjithnjë më e fuqishme. Sipas "Ekspres gazete", e tërë kjo nuk do të ndodhte sikur në vitin 1991 të mos ndodhte shkatërrimi (shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik).

Sa i përket Ballkanit, harta ruse do të dukej kështu: Bosnjë e Hercegovina më 2035 nuk do të ekzistojë pasi do të jetë e ndarë midis Serbisë e Kroacisë. Deri atëherë do të jetë Shqipëria Natyrale, së cilës i janë bashkuar Kosova dhe pjesë të Serbisë jugore (Lugina e Preshevës) dhe Maqedonisë perëndimore.

Hungarisë do t’i ktheheshin territoret që i anë copëtuar pas Luftës së Parë Botërore, Vojvodina e Serbisë dhe Transilvania e Rumanisë.

As Franca nuk do të kalojë shumë më mirë. Një pjesë të territorit të saj në vitin 2035 do ta kenë baskët, kurse shumë imigrantë do të zhvendosen në Piemontin Arab, me kryeqytet Marsejën (Marseille), ndërsa do të ndahen edhe Korsika (bëhet e pavarur) dhe Alzas e Loren (bashkohen me Gjermaninë).

Belgjika ndërkaq është zhdukur nga kjo hartë, derisa Italia do të ndahet në dy shtete Veriu dhe Jugu, kurse më pas nga Jugu ndahen edhe Sardenja dhe Sicilia.

Sipas këtyre hartave do të humbin territore edhe Polonia (në dobi të Gjermanisë), por edhe shtetet e Baltikut, Estonia dhe Letonia, kurse Bullgaria do të duhet të dorëzojë Burgasin në favor të Turqisë.


Alarmohet Greqia dhe Serbia: Shqipëria Natyrale nis me shpërbërjen e Maqedonisë, SHBA faktor nxitës




Shqipëria Natyrale  ka frikësuar Beogradin dhe Athinën. Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalojnë rritjen e rolit të shqiptarëve në rajon, fenomen i cili po mbështetet nga SHBA.

Nga paniku i Shqipërisë Natyrale  Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalin këtë fenomen, duke kërkuar shpërbërjen e Maqedonisë.

Disa ekspertë të rajonit janë shprehur për gazetën serbe “Novosti” se, Shqipëria  Natyrale  nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani.

Ata madje thonë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit.

Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Klinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria Natyrale ” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.

Analisti grek

Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis, thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016.

Sipas tij Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria Natyrale  nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërinë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë ato janë më shumë imagjinarë se sa real.

Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë.

Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania.

Shqipëria  Natyrale

E përditshmja New York Times në një artikull, marrëveshja e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të “Serbisë së Madhe” të promovuar nga Sllobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte. Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një “Shqipëri Natyrale” në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

 Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’i ndihmojë ato që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 “Për t'i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së".

“NYT” thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës.

Marrëveshja Serbi-Kosovë

Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2000, ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës.

Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe. Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.

Image

Studiuesja ruse: Shqipëria Natyrore  realitet 


Shqipëria  Natyrale , pjesë e së cilës do të jetë edhe Kosova, nuk është diçka vetëm në ajër. Në pesë vitet e ardhshme ky projekt do të bëhet realitet.

Epoka e shqiptarëve në Ballkan ka filluar, ndërsa për popullin serb 25 vitet e ardhshme do të jenë të errëta, thotë në një intervistë për mediat serbe, Anja Filemonit, anëtare e Akademisë së Shkencave Ruse.

“Projekti i Shqipërisë Matyrale  ka marrë një impuls të ri. Duket se Perëndimi e ka përmbyllur fazën e parë, dhe ajo ka përfunduar në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Tani fillon faza tjetër, e cila shkon në nivele tjera, e që ka të bëjë me komunat me shumicë shqiptare në Serbi, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”.

Ajo thotë se Serbia duhet të shqetësohet për këtë realitet, pasi sistemi arsimor i Shqipërisë dhe Kosovës po unifikohet, e ai po përfshinë edhe komunat jugore të Serbisë.


Por përveç kësaj thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë filluar edhe projekte të përbashkëta ekonomike, siç është autostrada.

“Kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë. Është vetëm çështje kohe para se territorit të Shqipërisë t’i bashkohet edhe e ashtuquajtura Republikë e Kosovës”.

Në 25 vitet e ardhshme sipas saj Serbinë e pret një perspektivë e zymtë, jo vetëm shkaku i politikave të Perëndimit, por edhe për fajin e politikave të brendshme që po i aplikon shteti serb, veçanërisht me miratimin e ligjit për pakicat kombëtare, që sipas saj do të jetë vdekjeprurës.


Shqipëria e Madhe dhe Shqipëria Etnike, 
këto 2 terminologji të gabuara

Kemi dëgjuar 2 terminologji, si në përdorimin e përditshëm, ashtu dhe në këngë e poezi, që “nacionalistët”, me apo pa qëllim i përdorin, e që janë shumë të gabuara. Këto terminologji përcjellen edhe me harta përkatëse, gjithashtu të gabuara.



Është terminologji fashiste, e përdorur në kohën e okupimit italian 1939–1943. Territori i “Shqipërisë së Madhe”, përfshin Shqipërinë e Sotme, pjesërisht territorin e sotëm të Kosovës (pa komunat e Mitrovicës, Gjilanit e Kaçanikut) dhe disa komuna shqiptare në IRMJ-në e sotme.


Nëse përdoret kjo terminologji, atëherë ne heqim dorë nga pothuajse gjysma e territoreve të Shqipërisë.



Është terminologji e përdorur zakonisht pas vitit 1992 dhe përfshin të gjitha territoret e banuara me shqiptarë.

Nëse përdoret kjo terminologji, atëherë ne heqim dorë nga të gjitha territoret shqiptare, popullata e të cilave është dëbuar me dhunë apo asimiluar, si dhe territori është kolonizuar me grekë e sllavë.

Përderisa “Shqipëria e Madhe” është haptaz terminologji qëllimkeqe, “Shqipëria Etnike” ka gjasa që përdoret dhe pa qëllim, duke menduar në të mirë, por siç e paraqita më lartë, është gjithashtu terminologji e gabuar.



Territori i shteteve, caktohet me marëveshje juridike-politike siç është dhe rasti i Shqipërisë.


Harta reale e Shqiperise (sipas marreveshjes se gushtit 1912 mes kryengritesve shqiptare dhe Portes se Larte)

Cila është terminologjia e saktë që duhet të përdoret?


Në shekujt 13–15 kur për të parën herë është përdorur termi Shqipëri, territori shqiptar ka qenë shumë i vogël dhe kohë pas kohe tkurrej vetëm në Durrës dhe rrethinën e Durrësit.

Pas ngritjes së Perandorisë serbe në shekullin 14, para ardhjes së osmanëve, i tërë territori që banohej nga shqiptarët u përfshi nën Perandorinë Serbe.

 Përandorët serb, nuk e njohën kombësinë shqiptare zyrtarisht dhe pagëzoheshin vetëm si “Perandor i Serbëve dhe Helenëve”. Gjatë ditëve të fundit të kësaj perandorie, dhe ndarjes së saj në dy pjesë, njëri nga perandorët serb, që sundonte territorin e Shqipërisë Jugore dhe Greqisë, u pagëzua si “perandor i serbëve, helenëve dhe shqiptarëve”.


Sidoqoftë, kur erdhën osmanët, për herë të parë, me ftesë të princit famëmadh Karl Topia, morën informacionet e para se një popull që nuk fliste as sllavisht e as greqisht, jetonte në këtë pjesë të Ballkanit.


Pas instalimit të plotë të okupimit osman dhe regjistrimit të parë të popullësisë të vitit 1485, kombësia shqiptare njihet me ligj, ndërsa që nga shekulli 16, territori prej Prijepoles e deri në Prevezë quhej “Arnavutlluk” ose “Shqipëria”.

Në kohën e Sulltan Abdulhamidit, shekulli 19, kur u formua edhe Vilajeti i Kosovës, zyrtarisht të gjitha territoret osmane në Ballkan, quheshin Shqipëri. 4 vilajetet: Kosova, Janina, Manastiri dhe Shkodra, përbëheshin nga 66% shqiptarë dhe 34% minoritete turke, serbe e bullgare.


Ndërsa vlen të ceket se edhe Vilajeti i Selanikut kishte shumicë relative shqiptare, që dmth shqiptarët me rreth 30% ishte grupi më i madh etnik në atë vilajet. Lidhja e Pejës, në programin e saj kishte paraparë edhe vilajetin e Selanikut që zyrtarisht të njihet si Shqipëri, por kjo kërkesë nuk u miratua.

Pas rënies së autoritetit të Sulltanit dhe ngritjes së qeverisë demokratike të dalur nga zgjedhjet e vitit 1908, qeveria xhonturke, duke e parë se Perandoria mori fund, në gusht 1912, bëri marëveshje me liderët e kryengritësve shqiptar për kufinjt e Shqipërisë dhe shpalljen e saj të pavarur, ku dhe u njoft territori i 4 vilajeteve, si dhe u bë plani për mbrojtjen e këtij territori.


Në tetor 1912 filloi lufta ballkanike, ndërsa në nëntor 1912 shpallet pavarësia e Shqipërisë. Shqipëri don të thotë territori i 4 vilajeteve para paqes së Shën Stefanit (1878), sipas platformës së Lidhjes së Prizrenit.

Juridikisht, ai territor është territori legjitim i Shqipërisë dhe shqipëtarëve, pavarësisht fatit të zi e okupimit të 2/3 të territorit.

Nuk ka asnjë akt juridik që Perandoria Osmane njohu këtë okupim, e edhe njohja e shteteve të reja ballkanike është bërë vetëm si njohje diplomatike, por jo dhe njohje e territorit, për të cilin ranë rreth 50.000 dëshmorë nga ushtria osmane, së paku gjysma e tyre më kombësi shqiptare.

Kushti i kësaj njohjeje ka qenë ekzistenca e shtetit Shqiptar.

Këshilla për në fund, është që të mos përdoret asnjë terminologji artificiale, por Shqipëria të quhet Shqipëri

Idetë e Ivica Daçiç: 
Shqipëria Natyrale zonë influence e perëndimit

Në artikullin e së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” mbi debatin aktual në Serbi për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës, nënvizohet, se pas presidentit Vuçiç është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ai që hedh ide për Kosovën. “Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike ‘gjithçka ka arritur me gjak’, shkruan Daçiç në një tekst me pasazhe luftarake, të botuar të hënën në gazetën ‘Novosti'”.

“Pika që gërryen Fushë-Kosovën”


Sipas Daçiç qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë Natyrale. “Kjo Shqipëri Natyrale kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.”. Daçiç vazhdon me paralajmërime, se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëuar territorin historik-osman’. “Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiç do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të.”


Propozimi i Daçiçit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri- ndarja e Kosovës e bashkimi de jure i veriut të Kosovës me Serbinë. “Përveç kësaj manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom. FAZ analizon, se Daçiç e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë ‘”që territoret ku jetojnë serbë, të bashkohen me Serbinë, dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen’. Me sa duket Beogradi ndjek planin, se pika që pikon pandërprerë do të jetë ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën”.


*****

Shqipëria Natyrale  nuk u krijua duke i zaptuar territoret e huaja, por duke i kthyer territoret që Evropa ia kishte falur Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi e Greqisë II 



Ata që duan ta fshehin këtë të vërtetë historike, ose janë syleshë ose hipokritë, ose nuk kanë lexuar asnjë tekst historie lidhur me kohën për të cilën po flasim.

“Shqipëria e Madhe”(natyrale) nuk u krijua duke i zaptuar territoret e huaja ku nuk kishte shqiptarë, por duke i kthyer ato territore që Evropa ia kishte falur Serbis, Bullgarisë, Malit të Zi e Greqisë. Në aspektin politik qeveria fashiste në Tiranë nuk ndryshonte aspak nga qeveritë fashiste e kuislinge që ishin instaluar edhe në Athinë, Sofje e në Beograd. Qeveria kuislinge e Tiranës, shqiptarëve të çliruar nga Jugosllavia iu kishte lejuar madje edhe kishte organizuar në mënyrë institucionale shkollim në gjuhën amtare, të cilin e kishin pasur të ndaluar me ligj gjatë kohës së regjimit kriminal e despotik të “Kralevinës së SKS”. Të liruar nga fashizmi despotik serb, shumëfish më i egër, më shtazor e më barbar, fashizmi italian, me të drejtë shqiptarëve të viseve të çliruara nga Mbretëria SKS, iu kishte sjellë liri në shumë segmente, liri të cilat, shqiptarët nuk i kishin gëzuar sikur popujt tjerë të Ballkanit.

Në zhvillimin e mëvonshëm të rrjedhave historike, në kohën kur Gjermanët po e humbnin luftën, mori hov Lëvizja Antifashiste në Ballkan dhe kësaj Lëvizje me kohë iu kishin bashkuar forcat partizane shqiptare, edhe pse jo të ndihmuara sa duhet nga koalicioni Antifashist, meqë forcat anglo-amerikane dëshironin që luftën kundër fashizmit ta udhëhiqnin forcat nacionaliste shqiptare dhe jo ato komuniste…

Për fitoren kundër fashizmit meritorë u shpallën forcat partizane komuniste në të gjitha shtetet e Ballkanit, të cilat në vitin e fundit të luftës i kishte ndihmuar Armata e Kuqe e Stalinit, përveç Shqipërisë, e cila u çlirua e para në Ballkan dhe krejtësisht me forcat e veta. “Lufta Nacionalçlirimtare kishte marrë zhvillime të vrullshme që me krijimin e reparteve sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm me 10 Korrik 1943, ky shtab mori në drejtim dhe centralizojë veprimet luftarake duke u shtuar goditjet kundër pushtuesve u krijuan zona të lira. Në këto momente aleatët e në radhë të parë anglezët dërguan përfaqësuesit e tyre pranë Shtabit të Përgjithshëm të cilët ndiqnin nga afër Luftën tonë dhe u bindën se e vetmja forcë ushtarake e organizuar në Shqipëri që bënte Luftë të vendosur kundër pushtuesve nazifashistë ishte Ushtria Nacionalçlirimtare. Pas kësaj bindje ata i shtuan misionet e tyre në Shqipëri dhe filluan të na ndihmojnë me armatime e materiale luftarake, megjithëse shumë të kufizuara për shtimin e zgjerimin e Ushtrisë sonë gjatë viteve 1943-1944. (Portali, Veterani…Historia e LANÇ)

Në kushte dhe rrethanat e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët jo vetëm që nuk arritën t’i ruajnë territoret, por Shqipëria akuzohej si shtet kuisling, duke lënë anash faktin se të tilla shtete kuislinge kishin qenë të instaluara edhe në Greqi, Bullgari e Jugosllavi. Një shërbim të keq, mbase edhe pa ditur e padashur fundit të kësaj lufte ia dhanë edhe brigadat partizane shqiptare, të cilat nuk u ndalen në Kosovë për ta ruajtur atë nga ripushtimi jugosllav, por u dyndën të ndihmojnë partizanët jugosllavë për ta çliruar Sanxhakun e viset e Bosnjës. Pikërisht në atë kohë kur ato brigada po sulmonin gjermanët në ikje e sipër, forcat partizane e çetnike kthehen në Kosovë dhe fillon ploja kundër shqiptarëve, të cilët sipas tyre kishin përkrahur fashizmin, por duke i amnistuar çetnikët e forcat profashiste serbe, bullgare e greke.

Duke qenë se Lëvizja partizane në Kosovë kishte qenë nën direktivat e komunistëve jugosllavë, ajo nuk arriti të bëhej forcë me ndikim, meqë nuk kishte kurrfarë mbështetje në popull dhe numerikisht ishte e papërfillshme për të qenë forcë mbrojtëse e vendit. Madje ajo as kishte ndonjë synim të tillë, edhe për faktin se komunistët e Fadil Hoxhës vetë hoqën dorë nga rezoluta e Bujanit e vitit 1943-1944 dhe në gusht të vitit 1945 nënshkruan në Prizren mbetjen e Kosovës nën Serbi e Jugosllavi. (Duke marrë parasysh vendimin e Kuvendit të Prizrenit, në Rezolutën e miratuar në seancën e parlamentit jugosllav (KANCJ), të mbajtur më 7-10 gusht 1945, thuhet: “Kosova dhe Dukagjini në mbledhjen e zhvilluar dhe 10 korrik 1945 në Prizren, kanë miratuar rezolutën, në të cilën territori i Kosovës dhe Dukagjinit i bashkohet Serbisë Federale”. Dokumentin e nënshkroi Ivan Llolla Ribar, i cili ka qenë kryetar i parlamentit mbretëror në vitet 1920-1923, kur u dogjën 182 fshatra shqiptare në Kosovë dhe u vranë 40.000 shqiptarë. (Skënder Demaliaj: Konferenca e Bujanit – ngjarje e ndritshme në historinë e Kosovës).

Me qëllim për ta diskredituar popullin shqiptar si popull që unanimisht kishte përkrahur fashizmin, komunistët jugosllavë dhe partizanët e Fadil Hoxhës filluar terrorin kundër të gjithë shqiptarëve, që kishin qenë pjesë e administratës italo-gjermane. Sa për dy e faqe, (nëse kishin sy e faqe komunistët e asaj kohe), u dënua tek tuk edhe ndonjë çetnik kuisling e profashist, por ata me kohë ishin rreshtuar me forcat partizane, ndërsa Tito e Rankoviqi i kishin amnistuar qysh në vitin 1945.

Ndikimi i Turqisë në vendet e Ballkanit është rritur dhe ka parametra që tregojnë se ai do të rritet në të ardhmen, sidomos në aspektin ekonomik e pse jo edhe në atë gjeostrategjik. Amerika e Turqia janë garanci e vetme, jo vetëm politike e diplomatike në ruajtje të sigurisë së Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, e Sanxhakut, ku shumica dërrmuese e popullatës i përket besimit islam, sunit. Asnjë prej këtyre shteteve të Ballkanit nuk e ka përkrahjen e shteteve të Evropës, përveç një përkrahje deklarative e verbale në kontestin diplomatik. Turqia, vendi i dhjetë në botë me forcë ushtarake, nuk është më Perandoria pushtuese Osmane, as pritet të jetë e tillë, sepse populli turk është shumë i orientuar edhe nga demokracia e tipit perëndimor. Turqia është shteti model i islamit tradicional, krejtësisht identik me islamin ndër shqiptarë, dhe nuk mund të tronditet nga Shteti Islamik as nga shtetet në rajon. Duke folur për ketë çështje Akademik Rexhep Qosja ka thënë: Në Serbi u çmendën para pak kohe pse kryeministri turk, Erdogan e tha në Prizren një fjali më shumë artistike sesa politike: Kosova, tha, është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Intelektualë e politikanë serbë, të njohur për mosdurim ndaj besimit islam, kërkuan prej shtetit të tyre që të ndërpresë turr marrëdhëniet me Turqinë sepse kryeministri i saj e paska bërë turke, e paska ripushtuar, krahinën e tyre Kosovën! Pikërisht pse vuajnë prej mosdurimit të Islamit, ata s’duan ta dinë se kur kryeministri Erdogan tha se Kosova është Turqi e paska bërë Kosovën Turqi, por kur tha se Turqia është Kosovë kryeministri turk Erdogan e paska bërë Turqinë Kosovë, domethënë shqiptare. Kryeministri Erdogan e paska shtuar Turqinë me dy milionë “turq” të Kosovës, ndërsa e paska shtuar Kosovën me 70 milionë turq të ”shqiptarizuar”. Nuk ka dyshim se reagimet serbe ndaj kësaj deklarate të Erdoganit ishin sa naive aq edhe nacionaliste primitive. (Rexhep Qosja: Turqinë e kemi mike, ndërsa islamin fe… (Portalb, 28. 12. 2013)

Duke qenë një forcë e madhe ushtarake dhe ekonomike, aleatja më besnike e Amerikës dhe shtet ndër më të fuqishmit në NATO, Turqia do të ketë perspektivë në ndërtimin e harmonishëm dhe tolerant të botës islame, pavarësisht se cila forcë politike vjen në pushtet. Turqia Kemaliste ka mbijetuar me kushtetutën e vetë ashtu sikur kanë mbijetuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia edhe aktualisht e ruan baraspeshën e sigurisë në rajonin e Ballkanit. Ajo ka marrëdhënie të mira ekonomike e tregtare me të gjitha shtetet në rajon dhe duke qenë në përkrahje parimore të myslimanëve, ashtu sikur është Evropa dhe Rusia në përkrahje të krishterëve, Turqia ruan baraspeshën e domosdoshme, për të mos lejuar të përsëriten recidivet e së kaluarës.

Në rrugë për ta ruajtur me çdo kusht status-quonë dhe baraspeshën etnike e fetare në Ballkan, shqiptarëve po iu krijohen kushte për zgjerim demografik, në kushte dhe rrethana të ekonomisë së tregut, të lëvizjes së lirë dhe konkurrencës.

Edhe pse Greqia ka ushtruar gjenocid, spastrim etnik dhe ka shpërbërë në tërësi Çamërinë, në Greqi jetojnë së paku 700 apo 800 mijë shqiptarë, emigrantë pune, pa llogaritur këtu arvanitasit me origjinë shqiptare, që numerikisht janë një e treta e Greqisë. E tillë është gjendja edhe në Turqi. Janë milionë turq me origjinë shqiptare, por edhe me një vetëdije të lakmueshme kombëtare, gjithnjë në rritje. Elementi shqiptar është natyral, i përshtatet situatave e rrethanave dhe mbi të gjitha është i lidhur për familjen, shtimin demografik dhe e shfrytëzon për mrekulli lëvizjen e lirë, zgjerimin e qetë dhe shumë tolerant. Arben Llalla: 4 milionë grekë kanë origjinë të pastër shqiptare. (Shekulli 4. 8 2013)

Prania e shqiptarëve në Serbi, në Mal të Zi, sidomos në Maqedoni ku përbëjnë rreth 40 për qind të popullatës së përgjithshme, është gjithnjë në rritje, për shkak të rritjes demografike. Në ish-RJ të Maqedonisë, sipas disa statistikave në vitin e fundit nxënës fillestarë ka sa shqiptarë, aq edhe sllavë maqedonë.

Shqiptarët kanë mbijetuar me aktin e ngulitjes dhe qëndresës. Vrasja e një serbi, qoftë edhe pa asnjë motiv politik në Kosovë, bën që disa serbë përnjëherë të ikin drejt Serbisë, sepse ata nuk janë mësuar të jetojnë nën dhunë. Ata janë mësuar të jenë dhunues, të jenë një pakicë që sundon shumicën. Gjatë protestave më marsit të vitit 2004, edhe pse u vranë më shumë shqiptarë sesa serbë, dhjetëra mijëra serbë ikën nga Kosova. Ikja ishte bërë dhe po bëhet edhe për leverdi ekonomike, meqë ata u shesin pronat shqiptarëve, ndërsa po të duan të kthehen u ndërtojnë shtëpi të reja, të cilat po ashtu mund t’ua shesin sërish shqiptarëve, sikur edhe bëjnë përditë.

Perspektiva e serbëve për të jetuar në Kosovë është shumë e zymtë, edhe për faktin se shumica prej tyre kanë kryer krime dhe i frikësohen hakmarrjes nga shqiptarët, raste që kanë ndodhur dhe mund të ndodhin pavarësisht qëndrimeve shtetërore. Shqiptari shkon në Serbi hap firmën dhe punon, pavarësisht kërcënimeve, rrahjes në kohë fushatash nacionaliste, apo edhe vrasjeve që kanë ndodhur në vazhdimësi.

Në Serbi kanë frikë nga zgjerimi i qetë dhe i heshtur i shqiptarëve. “Stop shqiptarizimit të Nishit, thuhet në një portal serb, i cili citon dhëna nga mediet lokale, që tregojnë se nga janari deri në shtator të vitit 2010, afër 11 mijë shqiptarë kanë regjistruar vendbanimin e tyre në territorin e Komunës, Medijana ( Telegrafi. 19. 2 2015)

Serbët në këtë drejtim janë shumë frikacakë. Nuk gjen dot një serb të vetëm që do të pranonte të ndërtonte apo të shkonte për të jetuar në një fshat apo qytet të Drenicës, apo Dukagjinit. Ndryshe është puna me shqiptarët. Ata shkojnë në Serbi, madje me pasaporta e letërnjoftime serbe dhe nguliten atje ku nuk e pret. Edhe pse të ndjekur nga Serbia, edhe pse të torturuan me orë të tëra pritje në kufi, ata i mësyjnë rrugës dhe nuk ndalojnë hapin e tyre historik për mbijetesë në çdo kusht dhe në çdo rrethanë, sepse kështu kanë jetuar nëpër shekuj. Në vitin 1981, kur në Kosovë shpërthyen demonstratat me kërkesë për Kosovën Republikë, filloi një proces i ikjes së serbëve nga Kosova, pavarësisht se regjimi mundohej me çdo kusht ta pengonte, duke fajësuar shqiptarët, për të cilët thuhej se po i dëbonin dhunshëm, edhe pse policia kontrollohej nga federata. Asokohe në Beograd jetonin hiq më pak se 80.000 shqiptarë. Dhjetëra mijëra jetonin në Vojvodinë, në Bosnje, në Kroaci dhe të në gjitha republikat e Jugosllavisë, meqë shqiptarët numerikisht ishin popullata e tretë me numër, pas serbëve dhe kroatëve. ( Naile Mala-Imami (Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd? Im…Mulakaj.com)

Shqipëria e Madhe, apo si do të quhet ndryshme do të bëhet një ditë me hir apo pa hir, sepse Iliria-Arbëria edhe ka qenë shteti më i madh në Ballkan. Në Enciklopedinë e Sami Frashërit, ku ai përshkruan qytetet dhe vendbanimet në Ballkan, numrin e popullsisë dhe elemente të tjerë, del se katër vilajetet kishin rreth 2.50.0000 shqiptarë, gjysma e popullatës së shteteve të Ballkanit. Grekë kishte rreth 9oo mijë, serbë 800 mijë po aq edhe bullgarë. Ky përafërsisht ishte raporti.

Në kushte paqeje me shtrirje të ngadalshme por të sigurt, në kushte lufte gjithsesi me një fitore tjetër, një ditë do të bashkohemi, sepse ne ende nuk e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë të ligjshme dhe të natyrshme për të jetuar të gjithë bashkë, me një shtet apo me një bashkësi të shteteve shqiptare në Ballkan. E ardhmja, sado që duhet e zymtë, për shkak të politikave aktuale pacifiste në Tiranë, Prishtinë e në Shkup, u përket shqiptarëve, sepse proceset historike përsëriten në mënyrë ciklike.

Radha është jona, kthim prapa nuk ka! Shqipëria do të bëhet, qoftë edhe shumë më e madhe, kjo nuk na prish punë, sepse edhe si e tillë, territori i saj do të jetë më i vogël se ai i Serbisë, Bullgarisë, apo Greqisë, të cilat nuk pranojnë të jenë të mëdha, por iu pengon një Shqipëri e bashkuar etnike, natyrale.

Ideatorit i sintagmës Shqipëria natyrale, Koço Danaj thotë se “Shqipëria të jetë në kufijtë e saj natyrorë, të cilën e shpallën zyrtarisht, me akt juridik ata 40 burra në Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912. Vetë përbërja e qeverisë së Vlorës, ku përfshiheshin gjithë përfaqësuesit e trojeve shqiptare, të Shqipërisë Natyrale, është domethënëse e shprehëse e aktit juridik të Pavarësisë së Shqipërisë së Madhe. Dhe këtë akt juridik të Nëntorit 1912 nuk është çështja që Fuqitë e Mëdha e diskutuan dhe e hodhën poshtë. Përkundrazi. Nuk e mori fare parasysh, nuk e injoroi. Ne kërkojmë një të drejtë, si çdo komb tjetër. Hajdeni, të ulemi e ta diskutojmë. Nëse ky akt juridik, ju, bashkësia ndërkombëtare, nëse keni dokumente, le ta hidhni poshtë dhe ne le të pranojmë këtë Shqipëri artificiale që është sot. Por, nëse argumentet janë në favorin tonë, atëherë, do të na jepni ne, shqiptarëve të drejtë. Eduard Grej thotë në kujtimet e tij: “Ne i copëtuam kufijtë e Shqipërisë me të drejtën e forcës të së madhit, mbi të voglin”. Sot jemi në një kohë tjetër e flasim me forcën e së drejtës, forcën e argumenteve. Për forcën e fakteve. Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta lejojë Shqipërinë Natyrale, dhe ta ketë të qartë, që vetëm kjo Shqipëri Natyrale e qetëson dhe e stabilizon paqen në Ballkan”. (Koço Danaj: Shqipëria Natyrale triumfoi mbi Beogradin, Daçiç-Vuçiç zëdhënës të shovinizmit, ja çfarë fshihet pas flamurit mbi kokat e nazifashistëve serbë (Sot News).

Duke marrë para sysh këto dhe qindra fakte të tjera, arrijmë në përfundim si Shqipëria duhet të jetë, e një ditë do të bëhet një, qoftë si Shqipëri e Madhe, apo jo aq e madhe, qoftë si Shqipëri Etnike apo natyrale, pavarësisht terminologjisë, pavarësisht sintagmave gjuhësore, pavarësisht injorimit që i bëjnë shtetet fqinje, bashkimit të kombit shqiptar në një shtet. Një ditë, Shqipëria e plotë mbi pasimin etnik do të bëhet.

Literatura:

http://floripress.blogspot.com/2018/08/shqiperia-natyrale-eshte-krejt-hapesira.html

http://floripress.blogspot.com/2012/12/shqiperia-etnike.html

http://floripress.blogspot.com/2013/10/projekti-m-per-e-shqiperine-natyrale-i.html

http://floripress.blogspot.com/2012/12/shqiperia-natyrale-eshte-kyci-i.html

http://floripress.blogspot.com/2015/10/shqiperia-natyrale-oferte-per-paqe-dhe.html

http://floripress.blogspot.com/2018/03/shqiperia-natyrore-eshte-realitet.html


http://floripress.blogspot.com/2013/09/platforma-e-shqiperise-natyrale.html


http://floripress.blogspot.com/2014/01/procesi-i-integrimit-te-shqiperise.html

http://floripress.blogspot.com/2018/06/batalioni-atlantiku-nuk-ka-kaluar-ne.html

http://floripress.blogspot.com/2014/10/shqiperia-duaje-ose-lere.html

http://floripress.blogspot.com/2015/12/nga-flori-bruqi-cfare-eshte-shqiperia.html

http://floripress.blogspot.com/2012/12/shqiperi-etnike-pa-hezitim.html

http://floripress.blogspot.com/2015/04/shqiperia-etnike-nuk-eshte-shqiperi-e.html

https://atunispoetry.com/2016/04/13/shkrimtari-nuk-duhet-te-jete-i-etur-per-njohje-e-fame-qofte-edhe-per-nje-filxhan-lavdie-interviste-me-shkrimtarin-flori-bruqi-n%D1%91-kosov%D1%91-nga-zef-pergega/

Historia e Popullit Shqiptar, Toena, Tiranë, 2002

Gazeta “Blic”: Sllavica Tuviq: Dali ce “Bela kuga” izpraziti Srbiju?, 26. 12. 2010. ( A do ta zbraz Serbinë “Murtaja e bardhë”?

Valerie Dedaj, “Martesat me shkesë e shqiptareve me serbë, Shekulli, 15. 4. 2013.

Vikipedia serbisht, kroatisht, bullgarisht.

Dusanov zakonik, Kodi zakonor i Dushanit. Ky kod është hartuar nga viti 1349- 1355.

Sabit Uka: “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878”, libri I. Prishtinë, 1994.

Leon Tolstoi: Ana Karenina, Neraida, Tiranë, 2009, pjesa e Tretë

Lufta italo – greke, diktatorë e kuislingë, libër historik. Autor, Arben Puto. Shtëpia botuese: Toena, 2011.

B. Mahmuti: ideja e “Shqipërisë së Madhe” u “rishfaq” në diskurset e komunistëve jugosllavë, 25. 6. 2003.

Portali, Veterani…Historia e LANÇ.

Skënder Demaliaj: Konferenca e Bujanit – ngjarje e ndritshme në historinë e Kosovës.

Rexhep Qosja: Turqinë e kemi mike, ndërsa islamin fe… (Portalb, 28. 12. 2013)

Arben Llalla: 4 milionë grekë kanë origjinë të pastër shqiptare. (Shekulli 4. 8 2013)

Naile Mala-Imami: “Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd? Im…Mulakaj.com

Koço Danaj: Shqipëria Natyrale triumfoi mbi Beogradin, “Sot News”, 16, tetor 2014.


Etj.

Nga Flori Bruqi : Soros-i,Serbia , Shqipëria dhe Kosova


George Soros 

George Soros (Xhorxh Soros) (12 gusht 1930, Budapest, Hungari) është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, duke financuar media propagandistike , organizata dhe kandidatë presidencialë si Hillary Clinton dhe Barack Obama. .

Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën.

Emri i lindjes së George Soros-it është György Schwartz, emri nga familja që u ndryshua në vitin 1936 në Soros për të shmangur antisemitizmin. Soros ka deklaruar se ai “u rrit në një shtëpi hebre anti-semite” dhe se prindërit e tij ndiheshin “jo komod me rrënjët e veta fetare” duke u konvertuar në njëfarë "kozmopolitanizmi" dhe duke parë hebrenjtë të vriteshin..[6] George Soros është një ateist.


Xhorxh Soros lindi në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Në autobiografinë e vet, të titulluar Soros on Soros (Soros mbi Soros-in), ai përshkruan se si si adoleshent ndihmoi në transportimin e pasurive të vjedhura të burrave, grave dhe fëmijëve hebre nga Hungaria, pasi grumbulloheshin dhe transportoheshin në kampet e vdekjes. Ai deklaron se kjo gjë nuk e ka shqetësuar kurrë, dhe nuk e shqetëson as edhe sot. Ai nuk ka keqardhje për veprimet e veta.

Ai i mbijetoi pushtimit nazist sepse ishte anetar i Keshillit Ebre qe kishin krijuar nazistet per te fshehur krimet kundr brenjve dhe i ati punonte ne Ministrine Bujqesise, fakt qe e ka bere gjithmone te dyshimte historine e Xhorxh Sorosit per hebrenjte kudo ne bote.
Jeta në Londër

U largua prej Hungarisë në vitin 1947 për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës. Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper.
Përvoja e hershme të biznesit

Pas diplomimit, Soros gjeti një punë si një shitës udhëtues për një kompani të shitjes me shumicë të mallrave të shtrenjta në vendpushimet bregdetare Uellsit. Ai e përshkroi këtë periudhë si "pikën më të ulët të jetës sime," dhe shkroi letra për një numri bankash tregëtare që kërkonin punonjës. Ai u pranua në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" për faktin se drejtor i managimit ishte një hungarez.

Në vitin 1954, Soros filloi karrierën e tij financiare në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" të Londrës. Ai punoi si nëpunës dhe më vonë u transferua në sektorin e arbitrazhit. Një punonjës i bankës, Robert Mayer, i sugjeroi atij të aplikonte për punë në kompaninë shitblerjes financiare të të atit të tij, F.M. Mayer në New York.

Në vitin 1956 Soros u transferua në New York City, ku ai punoi si një tregtar financiar i arbitrazhit për F.M. Mayer (1956-1959).


Në vitin 1959, pas tre vjetësh në F.M. Mayer, ai u transferua në Wertheim & Co si një analist i Letrave me Vlerë evropiane, ku qëndroi deri në vitin 1963. Ai planifikoi për të qëndruar për pesë vjet, kohë e mjaftueshme për të kursyer 500.000 dollarë. Pas kësaj ai u kthze në Angli për të studiuar filozofi. Gjatë kësaj periudhe, Soros zhvilloi teorinë e refleksivitetit të bazuar në idetë e Karl Popper-it. Sipas Refleksivitetit vlerat e tregut drejtohen shpesh nga idetë e gabueshme të pjesëmarrësve, jo vetëm nga bazat ekonomike të situatës. Reagimet refleksive krijohen atje ku idetë ndikojnë ngjarjet dhe ngjarjet ndikojnë idetë. Soros argumentoi më tej se kjo çon në tregjet që kanë cikle të "virtytshme ose vicioze" prociklike zhvillimesh të vrullshme dhe dështimesh, ndryshe nga parashikimet e ekuilibrit të ekonomisë standarde neoklasike.
Image result for soros dhe edi rama

Nga 1963 deri në 1973, përvoja e Soros si zëvendëspresident në "Arnhold dhe S. Bleichroeder" rezultoi në pak entuziazëm për punë. Biznesi ishte i plogët pas futjes së taksës së barazimit interesit, e cila minoi efektivitetin e tregëtisë financiare europiane të Sorosit. Ai i kaloi vitet nga 1963 deri në 1966 me përqendrim kryesor të tij në rishikimin e disertacionit të tij të filozofisë. Në vitin 1966 ai filloi një fond me 100.000 dollarë të firmës për të eksperimentuar me strategjitë e tij tregtare. Por ai ishte i motivuar kryesisht nga dëshira për të confirmuar veten si një investitor për të përfituar nga njohuritë e tij të refleksivitetit.

Në 1969 Soros ngriti fondin "Shqiponja e Dyfishtë" (Double Eagle) me 4 milion dollarë kapital të investitorëve, duke përfshirë 250.000 dollarë të parave të tij. Ajo u bazua në Kurasao të Antilleve Hollandeze.

Në vitin 1973 Fondi "Shqiponja e Dyfishtë" kishte 12 milionë dollarë dhe formoi bazën e Fondacionit Soros. George Soros dhe Jim Rogers merrnin kthimin në pjesën e tyre të kapitalit dhe 20 për qind të fitimeve çdo vit.


Në vitin 1970 Soros themeloi "Menaxhimin e Fondacionit Soros" dhe u bë kryetar i tij. Ndërmjet atyre që kanë mbajtur poste të larta në kohë të ndryshme ishin Jim Rogers, Stanley Druckenmiller, Mark Schwartz, Keith Anderson, dhe dy bijtë e SOROS-it.

Në vitin 1973, për shkak të konflikteve të interesit që kufizonin aftësinë e tij për të drejtuar dy fonde, Soros dha dorëheqjen nga menaxhimi i Fondit "Shqiponja e Dyfishtë". Ai pastaj themeloi Fondacionin Soros dhe i dha investitorëve të Fondit e "Shqiponja e Dyfishtë" mundësinë e transferimit në Fondacionin Soros ose të qëndronin me "Arnhold dhe S. Bleichroeder".

Më vonë fondacioni u riemërua "Fondi Kuantik" (Quantum Fund), sipas parimeve të mekanikës kuantike të Werner Heisenberg. Deri në atë kohë vlera e fondit ishte rritur në 12 milion dollarë, nga të cilët vetëm një pjesë e vogël ishin para të Soros-it. Ai dhe Jim Rogers riinvestuan fitimin e tyre nga fondacioni, si dhe një pjesë e madhe e tarifave të tyre të performancës 20%, duke zgjeruar pjesën e tyre.

Nga 1981 fondi ishte rritur në 400 milion dollarë, dhe më pas një humbje 22% në atë vit dhe tërheqjet e konsiderueshme nga disa prej investitorëve e reduktoi atë në 200 milion dollarë.

Në korrik të vitit 2011 Soros njoftoi se ai i kishte kthyer fondet nga paratë e investitorëve nga jashtë (me vlerë prej 1 miliard dollarësh) dhe në vend të tyre investoi 24,5 miliardë dollarë nga pasuria e familjes së tij, për shkak të ndryshimeve në rregullat e Komisionit Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të Letrave të SHBA. Fondi kishte në atë kohë mesatarisht mbi 20% fitim.





Në vitin 1988, Soros u kontaktua nga një financier francez me emrin Georges Pébereau i cili i kërkoi të marrë pjesë në një përpjekje për të mbledhur një grup investitorësh për të blerë një numër të madh aksionesh në "Societe Generale", një bankë e madhe franceze që ishte pjesë e një programi të privatizimit (diçka e krijuar nga qeveria e re nën Zhak Shirak). Soros përfundimisht vendosi kundër marrjes pjesë në përpjekjet e grupit dhe vendosi që të vazhdojë personalisht me strategjinë e tij të grumbullimit të aksioneve në katër kompani franceze: Société Générale, Suez, Paribas, dhe Compagnie Generale d'Électricité. Në vitin 1989, Komisioni i Operacioneve të Bursës (COB-autoriteti rregullator i bursës franceze) kreu një hetim nëse transaksioni i Soros në Societe Generale duhet të konsiderohet tregtim i brendshëm. Soros nuk kishte marrë asnjë informacion nga Societe Generale dhe nuk kishte njohuri të brendshëm të biznesit, por ai e dinte se një grup investitorësh ishte duke planifikuar një përpjekje për blerje. Hetimet fillestare e shpallën Soros të pafajshëm dhe nuk u ngritën akuza por, çështja u rihap disa vite më vonë dhe Gjykata e Lartë franceze konfirmoi akuzën më 14 qershor 2006, por e uli dënimin në 940.000 euro. Soros ka mohuar çdo keqbërje. Në dhjetor 2006, ai apeloi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në baza të ndryshme, duke përfshirë se vonesa 14-vjeçare në sjelljen e çështjes për gjykim parandaloi një proces të drejtë. Në bazë të nenit 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku thuhet se asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër që nuk ishte një vepër penale në kohën që është kryer, gjykata ra dakord të dëgjojë apelin. Në tetor të vitit 2011, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tij në një vendim 4-3, duke thënë se Soros kishte qenë në dijeni për rrezikun e thyerjes së ligjit për tregëtimin e brendshëm financiar.
Jeta në Amerikë

Në vitin 1956 George Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.

Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979 kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987). Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale me ide të majta në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj.




Xhorxh Soros është autor edhe i një vargu librash si: Alkimia e Financave(1987), Hapja e Sistemit Sovjetik(1990), Duke Garantuar Demokracinë(1991) dhe autobiografinë Sorosi për Sorosin: Të zotërosh situatat (1995), Kriza e Kapitalizmit Global(1999).

Xhorxh Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si New School for Social Research (New York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë. [Cito burimet] Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi Xhorxh Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".

Soros, sikundër edhe administrata Obama duke përdorur pretekstin e krizës, ka financuar me para të taksapaguesve amerikanë grupe mediatike të majta që nga ana e tyre shpienë përpara politika të majta, për më tepër duke bërë propagandë për vet administratën Obama dhe politikat e tij centralizuese dhe anti-liri.


Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën.

Në Shqipëri, në vitin 1997, George Soros, themeloi dhe mbështeti gazetën Koha Jonë, e cila lëshonte thirrje të njëpasnjëshme për ngritje kundër qeverisë së asokohshme Berisha, duke inkurajuar një grup komunistësh dhe Partinë Socialiste të realizonin një grusht shteti, duke rrëzuar kështu një qeveri të moderuar (për vendin dhe për kohën).
http://www.standard.al/wp-content/uploads/2017/01/hfghfghfghgfj-1-696x464.jpg


Komisioni i Ligjeve vendosi që të rihapë edhe njëherë, garën për kandidimin e atyre që synojnë të marrin postin e rëndësishëm të Avokatit të Popullit. Por duket se ashtu si fillimisht në Reformën në Drejtësi, edhe në këtë “puç institucional” kanë dorë organizatat e Sorosit në Tiranë. Kandidati për Avokatin e popullit, avokati Altin Goxhaj ka zbuluar ditën e sotme një dokument, në të cilin tregohet se kanë qenë pikërisht këto klone të Sorosit që kanë ndërhyrë te kreu i Komsionit të Ligjeve Fatmir Xhafa, për të rihapur edhe njëherë procesin e regjistrimit të kandidatëve pasi ai ishte mbyllur njëherë, në kundërshtim të plotë me ligjin.


Post-komunistët dhe origjina e teorive për Xhorxh Sorosin










Presidenti Trump, në mesazhin e fundit që shkroi në Twitter për Sorosin, ku thoshte se ai kishte paguar parullat e protestuesve kundër Kavanaugh, thjesht po ndiqte një rrymë të vjetër. Sepse rryma “Sorosi, njeriu më i lig në botë”, ka nisur nga Rusia post-sovjetike që në fillim-vitet 1990, si fushatë dezinformimi.
Image result for aleksander soros i vucic

Nëse nuk jeni ekspert në manipulimin e kursit të këmbimit të parave, në teorinë ekonomike të pabarazisë dinamike, mund t’ju falet nëse mendoni që Sorosi është djall, një Belzebub, një nazist i fshehtë dhe i plotfuqishëm, princi i errësirës apo Soroni (ky i fundit është personazhi i lig i Kryezotit të Unazave, që edhe rimon me Sorosin).
Në të vërtetë, Xhorxh Soros është miliarder që merret me investime fondesh. Ai ka lindur në Hungari, dhe duke qenë familje hebrenjsh, iu desh të shpërngulej që i vogël për t’i shpëtuar holokaustit. Më pas i ka përkushtuar disa dekada të jetës lëvizjeve demokratike e jo të dhunshme, për të ndikuar rënien e regjimit komunist në Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që e futi në telashe.
Regjimet ruse dhe despotët e tjerë në vendet fqinje u tërbuan aq shumë nga mbështetja e hapur që ai u jepte kundërshtarëve të tyre demokratikë, sa dëbuan shoqatat që kishte financuar nëpër rajon. Në vitin 1997, Bjellorusia dëboi kryetarin amerikan të një shoqate që kishte hapur “Shoqëria e Hapur” e Sorosit në vend, dhe madje e mbajtën të ndaluar në aeroport, pa ushqim e pa mundësinë për të kontaktuar ambasadën amerikane.


Në atë kohë, për shkak të manipulimeve që bëheshin me kursin e këmbimit të parave nëpër gjithë ekonomitë e botës, Sorosi nisi të marrë qortime nga kritikët, si të majtë (Paul Krugman) dhe të djathtë (udhëheqësit e njohur për politika të dorës së fortë nëpër Europën Lindore).
Këto kritika dolën shumë shpejt jashtë kontrolli, për shkak të miliona memeve të shpërndara nga Breitbart dhe Inforwars, deri në atë pikë sa emri i Sorosit u bë i barazvlefshëm me djallin. Madje, kur në vitin 2005 vendosi të blinte një pjesë të aksioneve të ekipit amerikan të basketbollit, “Uashington Nationals”, disa ligjvënës republikanë të SHBA-ve bënë thirrje që të zbatohej ligji i përjashtimit për arsye mosbesimi.
Ja se si renditen në linjë kohore teoritë më të çuditshme të komplotit kundër Sorosit;
1992: Udhëheqësi populist dhe antisemitist në Hungari, Istvan Csurka, e quajti Sorosin “kukull e Jeruzalemit”.
1995: Presidenti sllovak, Jan Slota, e akuzoi Sorosin dhe të tjerët se sillnin “para të pista” për të krijuar një “grusht shteti” në parlament.
1997: Kryeministri malajzian, Mahatir bin Mohamed, shpjegoi për krizën e zhvlerësimit të monedhës vendase: “Nuk duam të themi që është një komplot nga hebrenjtë, por është në fakt nga një hebre që shkaktoi zhvlerësimin e monedhës, dhe rastësisht, Sorosi është hebre.”
2007: Drejtuesi i Fox News, Bill O’Reilly, ndenji 10 minuta pa ndërprerje në TV duke e quajtur Sorosin “ekstremist që do të hapë kufijtë për emigrantët, që mbështet politikën e jashtme ‘një botë e vetme’, që do të ligjërojë drogën, eutanazinë, etj, etj…
2010: Drejtuesi televiziv Glen Bek bënte komente një-orëshe kundër Sorosit, dhe e përshkruante si personin që tërhiqte fijet e kukullave, që manipulonte sindikatat dhe që futi Obamën në Shtëpinë e Bardhë.
Rush Limbaugh e akuzonte Sorosin se ishte personi që kontrollonte Obamën, “që tërhiqte fijet e udhëheqësit të regjimit amerikan”.
2016: Një televizion në Rumani e akuzonte Sorosin se kishte paguar protestuesit e madje edhe qentë për të dalë kundër qeverisë.
Alex Jones i Infowars, i cili e ktheu Sorosin në shënjestrën e preferuar, e quajti njeri “tërësisht të lig”, dhe transmetonte kronika me tituj “Sorosi është duke rrëzuar Amerikën si fuqi”.
2017: Qeveria hungareze e ka sulmuar Sorosin me egërsi të paparë, me të gjitha llojet e epiteteve, deri në fjalime të mbajtura në parlament me titullin: “Detyrimi i krishterë për të luftuar planin e djallit dhe të Sorosit”.
Themeluesi i “Blackwater”, Erik Prince, beson se Sorosi fshihet pas një “Revolucioni Vjollcë” për të rrëzuar Trumpin. Dhe si argument thoshte që gazetarët duhet të pyesin se pse Hillari Klinton ishte veshur me kostum ngjyrë vjollcë në fjalimin kur pranoi humbjen në zgjedhje. Fjalët e tij: “Po i josh për Revolucionin Vjollcë. Mendoj se është vepër e Sorosit.”
Tomi Lahren, vajza që flet me shumë pak lidhje logjike mes fjalimeve, tha se Sorosi është personi që tërheq fijet për protestën e lojtarit amerikan, Kolin Kaepernik, që u gjunjëzua gjatë këndimit të himnit, për të thënë që jo të gjitha racat po trajtohen njëlloj nga vendi i atij himni. Ajo shkroi: “Urime Kaepernikut që po popullarizon urrejtjen nëpër Amerikë. Shoku yt Xhorxh Soros do të jetë bërë shumë krenar”.
2018: Dhe për ta mbyllur rrethin, presidenti rus, Vladimir Putin, u pyet për personat “trolla interneti” nga Rusia që përpiqeshin të ndërhynin me zgjedhjet në SHBA. Përgjigjja e tij ishte të përmendte Sorosin: “Ai ndërhyn në gjithçka, në të gjithë botën.”

Ekipi i Trump: 

Soros kërcënim për sigurinë kombëtare


Donald Trump ka në plan të akuzojë miliarderin elitist Xhorxh Soros duke e quajtur “kërcënim për sigurinë kombëtare” kur të marrë në dorë pushtetin këtë muaj. Sipas Kremlinit, ekipi i tranzicionit të Trumpit i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov që t’i japë të gjithë dokumentet që kanë të bëjnë me Sorosin, duke cituar autoritetin ligjor që buron nga Urdhri Ekzekutiv të firmosur nga Presidenti Obama, i titulluar “Bllokimi i pronave të personave që kontribuojnë në situatën e Ukrainës”. Në urdhër shkruhet:
“Unë, Barack Obama, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjykoj se veprimet dhe politikat e personave që shkelin proceset demokratike dhe institucionet e Ukrainës; kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj; dhe kontribuojnë në përvetësimin e aseteve të saj, përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare”.
Bashkë me dokumentet e tjera mbështetëse që i bashkëngjiteshin kësaj kërkese diplomatike, ekipi i tranzicionit të Trumpit vlerëson se 25 ditë pasi është nënshkruar ky Urdhër Ekzekutiv nga presidenti Obama, më 31 mars 2014, dokumente diplomatike amerikane tregojnë se Sorosi ka punuar “për të shkelur proceset dhe institucionet demokratike në Ukrainë”, duke u kthyer në një sundimtar de fakto të këtij shteti dhe takimi i së cilit me ambasadorin amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, i hapi rrugën luftës duke theksuar se “plani i federalizimit që Putini po i promovon Merkelit dhe Obamës do të çonte drejt shtrirjes së influencës së tij dhe sundimin mbi rajonet lindore të Ukrainës”.
Plani i federalizimit (i ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara) për Ukrainën që mbështetet nga presidenti Putin, kancelarja Merkel dhe presidenti Obama, shpjegohet në raport, do të kishte krijuar një tranzicion paqësor të pushtetit në vend, por për shkak të ndërhyrjes së jashtëligjshme të Sorosit, ky plan shkaktoi konfliktin dhe gjakderdhjen që i mori jetën 9,600 burrave, grave dhe fëmijëve.
Shkaku përse presidenti Obama nuk e ka akuzuar Sorosin duke e quajtur kërcënim për sigurinë kombëtare pasi shkeli rëndë Urdhrin Ekzekutiv të nënshkruar prej tij, ishte financimi i jashtëzakonshëm që Sorosi i bërë Partisë Demokratike të Obamës dhe Hillary Clintonit me mbi 100 milionë dollarë donacione. Këto financime e kanë kthyer këtë Parti Demokratike që dikur quhej “Partia e Xhefersonit” në “Partinë e Sorosit”.
Në fillim të vitit 2004, shkruhet më tej në raport, Soros nisi marrjen e kontrollit të Partisë Demokratike duke i shpallur luftë popullit amerikan dhe demokracisë së tyre duke deklaruar se do të shpenzonte të gjitha paratë e tij dhe se preferonte të bëhej i varfër vetëm për të mposhtur presidentin e Shteteve të Bashkuara. Në fakt përpjekjet e tij çuan drejt mposhtjes së tij dhe të Partisë Demokratike, megjithatë Soros arriti që këtë parti ta kthejë në organizatën politike komuniste që shohim sot.
Në fillim të fushatës presidenciale 2016, Sorosi i dyfishoi përpjekjet e tij për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara duke u kthyer në financuesin kryesor dhe drejtuesin e Hillary Clintonit – por njëlloj si në vitin 2004, populli amerikan e refuzoi ndërhyrjen e globalistit dhe vizionit të tij të “shoqërisë së hapur” dhe zgjodhi Donald Trumpin si president të ardhshëm.
Pasi kukulla e tij u mposht dhe pasi Partia Demokratike e zotëruar prej tij e humbi gjerësisht pushtetin, Sorosi e ka drejtuar të gjithë pushtetin e tij financiar kundër presidentit të zgjedhur Trump, duke thënë se demokracia është në krizë sepse populli amerikan ka zgjedhur një diktator të ardhshëm si president. Gjatë javëve të fundit Soros i ka shpallur një tjetër luftë vendeve kristiane duke u zotuar se do të rrëzojë çdo ligj antiabort nëpër vendet katolike të të gjithë botës.
Pasi ka krijuar me të drejtë një reputacion si miliarder lakmiktar që në fillim të viteve 1990, kur i vetëm arriti të shkaktojë krizën ekonomike të Anglisë duke vënë bast kundër paundit britanik (e Mërkura e Zezë) dhe duke fituar për vete miliarda dollarë në kurriz të popullit britanik, jeta e të cilëve u shkatërrua nga kriza ekonomike, Sorosi ka pranuar hapur gjatë një interviste me reporterin Steve Croft se viti 1944, në kulm të Luftës së Dytë Botërore, ka qenë viti më i lumtur i jetës së tij, kur ka arritur të krijojë një pasuri të jashtëzakonshme duke konfiskuar pasuritë e çifutëve që nazistët i kishin dërguar në kampet e përqendrimit për t’u masakruar.
Tani që bota e Sorosit është duke iu rrënuar përreth, deklarohet në raportin e Ministrisë së Jashtme, ai ka filluar ta përdorë presidentin Putin si personin përgjegjës të të gjitha ligësive për të mbuluar krimet e tij të shumta. Sorosi është duke u mbështetur edhe nga senatori republikan, John McCain (i cili ka marrë financime të Sorosit që prej vitit 2001), senatorja republikane Lindsey Graham (e financuar prej kohësh nga Sorosi) dhe guvernatori republikan i Ohios, John Karich (të cilin Soros e financonte që të bëhej president në rast se Hillary do të dështonte). Këto figura, së bashku me aleatët e Sorosit në Partinë Demokratike, kanë shpikur histeri “rusët na janë vënë pas” në Amerikë, për të shkaktuar një panik që nuk shihet që prej Luftës së Ftohtë.
Teksa Sorosi përpiqet tashmë ta përdorë pushtetin e tij financiar për të korruptuar dhe shkatërruar Partinë Republikane njëlloj siç bëri me Partinë Demokratike, përfundon raporti, e vetmja pengesë që ka hasur gjatë rrugës ka qenë presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili edhe pse ndodhet përballë sulmeve të vazhdueshme nga lajmet e rreme të mediave të financuara nga Sorosi, nuk shfaq asnjë shenjë tërheqjeje përballë monstrës naziste, të cilën do të duhet ta shkatërrojë për hir të të gjithë botës.



Ish deputeti i PS, Koço Kokëdhima e cilësoi zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-ve, një fitore të popullit amerikan kundër tërë establishmentit politik. Kokëdhima thotë se me Trump, hynë në Shtëpinë e Bardhë të gjithë ata amerikanë që janë ndjerë të përbuzur nga sistemi aktual. Sipas tij, Trump do ta ndihmojë Shqipërinë që të dalë nga sistemi politik i kalbur, që po vret popullin.

Mesazhi i Kokëdhimës

Urim për fitoren e z. Trump, Presidentit të Ri të SHBA-ve!

Z.Donald Trump fitoi. Kjo është një fitore historike, jo vetëm për demokracinë amerikane, por për të gjithë popujt që aspirojnë për një demokraci të vërtetë. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë diçka e tillë. Fitorja e z.Trump nuk është thjesht një fitore e të djathtës kundër së majtës, por një fitore e popullit amerikan kundër tërë establishmentit politik. Kjo fitore tejçon anembanë planetit mesazhin e madh popullor për nevojën absolute të përtëritjes së klasave politike. Me Donald Trumpin hynë në Shtëpinë e Bardhë të gjithë ata amerikanë që, janë ndjerë të zhgënjyer dhe të përbuzur nga sistem aktual politik, mediatik e financiar.

E kam ndjekur z. Trump që para shumë vitesh, si njeri biznesi dhe isha shumë i sigurtë për fitoren e tij gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve. Jam përpjekur përpara 10-12 vitesh ta bëj të njohur në Shqipëri z. Trump dhe temperamentin e tij të pamposhtur duke përkthyer dhe botuar dy libra të tij në gjuhën shqipe në 2005 dhe 2007 me botimet “Max”. Kam shumë besim që, marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën e z.Trump do të jenë shumë të mira, pavarësisht komenteve të papërgjegjëshme të disa zyrtarëve të Tiranës kundër tij.


Unë besoj plotësisht se z. Trump do të jetë mik i popullit shqiptar dhe do ta ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për tu çliruar nga sistemi politik i kalbur, që po e atrofizon e po e vret popullin shqiptar, duke i hequr atij çdo mundësi reagimi dhe çdo aftësi për të përmirësuar jetën e vet. Shpresoj shumë që Z.Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit. Kjo do të na shpëtojë ne nga ky fondacion që kontrollon zhvillimet politike dhe e mban Shqipërinë nën një sistem pseudodemokratik. Me fitoren e Donald Trumpit, Amerika na jep edhe një herë shembullin e mahnitshëm të demokracisë.

Partitë politike në Shqipëri duhet të nxjerrin mësime nga ky mesazh. Mjaft më duke mbushur parlamentin dhe qeveritë me njerëz që populli nuk i do dhe nuk i voton. Mjaft më me sistemin e kompromentuar të numërimit të votave. Duhet të vendosim sistemin e votimit dhe të numërimit elektronik në zgjedhje. Nuk mundet që populli të vazhdojë të durojë krimet elektorale të kësaj klase politike të diskredituar. Duhet patjetër që deputetët e listës së partive politike të zgjidhen nga anëtarësitë me parimin “një anëtar, një votë”. Nuk mund të vazhdojnë të mbushen grupet parlamentare me njerëz që në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët. Të mësojmë nga populli amerikan, nga demokracia amerikane dhe nga presidenti Donald Trump!


*****


Maqedonas që jetojnë në New York, SHBA, u mblodhën kohë më parë para kullës Trump për të shprehur mbështetjen e  Presidentit  amerikan, Donald Trump.

Në tubim, në një proklamatë, iu bë thirrje Trump që ti jepet fund asaj që ka bërë deri tani administrata e Presidentit amerikan në largim Obama: Mbështetja e organizatave të majta në Maqedoni, e kryesisht George Sorosit, financuesi i “Fondacionit Shoqëria e Hapu”r.

"I dashur President Trump, ne, amerikanët me prejardhje maqedonase, ju përgëzojmë për zgjedhjen tuaj. Vendi ynë amtar Maqedonia ka nevojë për ndihmën tuaj. Ne ju kërkojmë për të mbrojtur Maqedoninë dhe demokracinë maqedonase nga Fondacioni Soros. Duke përdorur paratë e taksapagueve amerikanë përmes ambasadës amerikanë në Shkup, Fondacioni Soros mbështet haptazi aktivistët radikalë sorosianë dhe shpesh të dhunshëm.

Nën administratën amerikane në largim, fondacioni Soros u përzgjodh nga ambasada amerikane si implementuese kryesore e projekteve të USAID-it dhe të Qeverisë amerikane në Maqedoni. Fondacioni Soros dhe Instituti i Shoqërisë së Hapur janë tejet përçarëse dhe kërkojnë të imponojnë politikat radikale të themeluesit të tyre multi-miliarder në demokracitë e reja. Rezultati ka qenë dhuna politike kundër policisë maqedonase dhe trazira të shëmtuara, të dhunshme në shumë qytete të Maqedonisë ", shkruhej në pankartë, që u lexua përpara “Trump Tower”.

Vetë Trump ka shprehur kritika të forta për rolin që George Soros ka luajtur në politikë .


****

Image


Ashtu siç ishte parashikuar djali i manjatit, George Soros, Aleksi është takuar me kryeministrin Edi Rama. Takimi është mbajtur në zyrën e këtij të fundit.

Image result for aleksander soros i vucic


Vetë Aleksi e ka postuar foton në profilin e tij ndërsa ka shprehur dhe konsiderata dhe vlerësime të mëdha për kryeministrin shqiptar.


****



“Zbulohet” kush po fshihet pas copëtimit të Kosovës!

Alexis Soros, djali i Xhorxh Soros gjatë ditë së djeshme e ka takuar presidentin serb në Beograd, Aleksandër Vuçiq ku edhe kanë diskutuar për Kosovën.

Image result for aleksander soros i vucic


Ka qenë vetë Soros ai që e ka bërë të ditur këtë duke publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft i kënaqur për takimin me presidentin serb për të vazhduar procesin e zgjidhjes për Kosovën, që sipas Soros do të sjellë paqe jo vetëm në Ballkan por në gjithë Evropën.


Image result for aleksander soros i vucic


Kjo është hera e parë që Alexis Soros flet hapur për “zgjidhjen” për Kosovën.


Related image

Është e paqartë se deri ku mund të kenë shkuar bisedimet e fshehta për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë që përfshin “korrigjimin e kufijve”, por Soros është takuar dhe herë të tjera me Vuçiçin etj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vijon të ketë takime me George dhe Aleks Soros. Kjo është konfirmuar nga djali i George Soros, Aleksi, i cili ka shpërndarë një foto në rrjetin social “Instagram”. Takimi i tyre është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në New York.
I pari i Kosovës ndodhet për një vizitë në takimin e përvitshëm të OKB-së, takim në të cilin po qëndron edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Nga ky takim nuk ka detaje se për çfarë është diskutuar, por dyshimet lidhen se djali dhe vetë Soros janë të impenjuar në diskutimet Kosovë-Serbi.


Andi Bushati: Boomerangu i Rilindjes me manipulimin televiziv të Xhisielës


Ka një serë episodesh nga dy intervistat e Xhisiela Malokut që tregojnë se ajo vetëm fizikisht ishte në studiot e “Opinion” dhe “Open”. Fjalët e asaj 25-vjeçareje të marrë peng, ishin pjesë e skenarit të përgatitur nga përdhunuesit e saj. Dhe këtu fjala nuk është për versionin qesharak se ajo herë pas here, ashtu sikurse i dashuri i saj, vetëdigjeshin me cigare. Fjala nuk është as tek gënjeshtra e shëmtuar se shenjat e dhunës ishin si pasojë e një aksidenti të mëparshëm me makinë (kur ajo ka shkuar menjëherë të bëjë ekspertizën mjeko ligjore).
Po ka disa detaje më të vogla që atë e nxjerrin zbuluar. Që kur dha intervistën e parë, u hapën fjalë se Xhisielën e shoqëronin deri në studion televizive përdhunuesit e saj. Kjo u vërtetua edhe të hënën në mbrëmje në “Open”.
Ndërkohë që ajo, pjesëtare e një familje ku dy motrat janë të papuna dhe ku jetojnë vetëm me pagën e nënës, deklaroi se kishte vajtur nga Nikla në Durrës me taksi, gazetarja Anila Hoxha dëshmoi se atë e kishin sjellë të shoqëruar me një veturë private.
Pse duhet të gënjente, për të mos denkonspiruar ata që e mbajnë peng? Episodi i dytë u zhvillua në studion e Fevziut. Ajo gjendej aty, po jepte intervistë dhe po përballej me gazetarët dhe kur u pyet për atë që kishte thënë në Top Channel, ku po fliste në të njëjtën kohë, deklaroi: “Intervista në “Open” ishte e manipuluar”.
Ku pati mundësinë ajo ta shikonte ç’kishte transmetuar Top Channel, apo ia çuan me mesazh përdhunuesit e saj ?
Episodi i tretë: Gazetarja Eni Vasili ka deklaruar së fundi se Xhisiela nuk ishte e kënaqur me intervistën e dhënë për të të dielën dhe i kërkoi me ngulm që mos transmetohej se e kishin urdhëruar të rrëfente një version të ri në “Opinion”. Eni Vasili pretendon se ka ruajtur edhe mesazhet që e tregojnë këtë.
Pse duhet të jepte një version të dytë, se përdhunuesve nuk i kishte pëlqyer i pari?
Episodi i katërt: kur gazetarja Klodiana Lala e përballi tek studioja e Fevziut me alibinë se dëmtimet fizike të shkaktuara në një aksident me makinë (alibi që atë e detyruan ta thotë shumë më zbehtë në “Opinion”), nuk ishin ato për të cilat fliste ekspertiza mjeko ligjore, Xhisiela e gjorë, që nuk kishte një qëndrim të aty për atyshëm, u kap ngushtë dhe e braktisi studion ku duhet të vinte fytyrën e saj mbi mashtrimet që kishin gatuar mjeshtrat e rilindjes.
Kështu pra këto dy emisione, që tentuan të manipulohen nga përdhunuesit e saj, për bërë alibinë e pafajësisë së tyre, dëshmuan për tjetër gjë. Ato treguan se Xhisiela është rob. Se ajo pilotohet, markohet, përgjohet dhe vazhdon të përdhunohet nga njerëzit që e bëjnë këtë sistematikisht prej një viti.
Deri këtu, besoj e kuptuan të gjithë që i panë ato intervista. Por, problemi është se kjo histori i ka kapërcyer kufijtë e një marrëdhënie mostruoze mes xhelatit dhe viktimës. Tani me xhelatin është bërë i tërë pushteti që po e lejon ta vazhdojë ky krim. Prandaj emisioni i sotëm nuk qe një boomerang për deputetin Rahja dhe për të birin që vetëm e paska përkëdhelur të “dashurën xheloze”, por për të gjithë makinerinë e propagandës oruelliane që qëndron pas tyre.

Enton Abilekaj: Pse Xhisiela zgjodhi burgun në vend të lirisë?

Në fakt nuk ishte për publikun ai komunikim, ishte për ata që i mësuan atë version aq bajat sa gënjeshtrat e nxënësve të fillores kur nuk bëjnë detyrat apo mungojnë në shkollë. Ata që po e shëtisin nëpër studio televizive, duke e detyruar të përsërisë tekstin e shkruar, që mund ta çojë në burg.
Një fat që Xhisiela e ka pranuar, mesa duket si zgjidhjen më të mirë të mundshme. E pohoi disa herë se ka bërë dëshmi të rreme dhe se i dinte pasojat. Ndërsa vajza që tronditi politikën, shoqërinë dhe mediat me historinë e saj është nisur me vendosmëri drejt burgut, është e qartë se mundësitë e tjera janë më të këqija. Edhe pse gazetaret në Top Channel dhe Klan i ofruan ndihmë që të fliste dhe të fitonte lirinë, ajo nuk hoqi dorë nga vendimi vetëmohues që kishte marrë për t’u shërbyer dhunuesve. Një arsye më e madhe, një frikë më e madhe e ka detyruar t’i shohë diskretimin publik dhe burgun si mundësitë më të mira që i kanë mbetur, të jetë peng luksoz është më mirë se të rrezikojë jetën e saj dhe të familjes.
Zgjidhja e përligjur e një vajze jetime që gjithë jetën ka vuajtur harresën e shoqërisë dhe politikës dhe nuk ka arsye të besojë sot se mbështetja është e sinqertë dhe pa interes. Por, ndërsa ka pranuar këtë fat, ajo nuk mund të durojë më diskretitimin publik. Prandaj duke dalë nga skena, u deklaroi skenaristëve dhe regjisorëve, që janë pengmarrësit- menaxherë të saj, se nuk do të dalë më.
Xhisiela ishte e dhunuar përpara të mërkurës. Që atë ditë, është peng. Përpara syve tanë. Ata nuk u tërhoqën, përkundrazi, tani që të gjithë i kanë sytë tek Xhisiela, ata e kanë rrëmbyer, po e përdorin si kukull, po i ofrojnë burgun si mundësinë më të mirë, turpërimin publik si shpëtim, përdorimin politik si haraç për çdo ditë që e lejojnë të jetojë. Dhe, nëse dhunimi, torturat dhe kërcënimet deri të mërkurën e 26 shtatorit ishin duke ndodhur larg syve të publikut, në një hotel në Fushë Krujë apo në rrugët e Niklës, tani që të gjithë po e shohin: ajo është peng. Në vend që të të shpëtonte, është robinë e dhunuesve, të cilët tani janë edhe të zemëruar.
Përpara syve tanë. Kryeministri po e quan horr oficerin e policisë që denoncoi krimin dhe një baba në dëshpërim deputetin, që më pushtetin që i ka dhënë partia e tij, fshehu krimin. Përpara syve tanë po e akuzojnë dhunuesin dhe torturuesin e vajzës për përndjekje, për dashuri të tepruar. Përpara syve tanë, Edi Rama po i quan të paligjshme dëshmitë e regjistruara në Prokurori, ekspertizën mjeko- ligjore dhe të ligjshëm presionin me të gjitha mjetet që deputeti i tij, me vëllain dhe me fëmijët, u bënë efektivëve të policisë. Përpara syve tanë kanë marrë peng Xhisielën, median, ligjin, institucionet e zbatimit të ligjit, përpara syve tanë i vënë në funksion të kriminelëve që kanë futur në parlament, në bashki, në administratë dhe i ekspozojnë në media.
Përpara syve tanë shteti dhe pushteti po transferohet tek krimi. Prandaj Xhisiela zgjodhi burgun, në vend të kauzës së lirisë që e kemi humbur përpara syve tanë.

Report TV sulmon Eni Vasilin dhe Fevziun: “Inkuzitorë”. Kujt i shërben ekrani i Bolinos?



Televizioni Report TV, që prej ditësh është vënë në syrin e ciklonit jo vetëm nga anatemimet e liderve të opozitës, por edhe nga reagimet në rrjetet sociale, ka vendosur të përgjigjet sot për akuzat se u shërbeu përdhunuesve të Xhisielës. Kur disa ditë më parë gazetari që braktisi Londrën për qëllime fisnike, M… Veliu e mori vajzën 25-vjeçare në intervistë, ai nuk i bëri asnjë pyetje për ta ballafaquar atë me ato që kishte deponuar në polici. Asnjë të vetme. Dhe kjo qe arsyeja e kundër reagimeve gjaknxehta.

Por sot, Report TV ka shfrytëzuar dy intervistat e saj në ‘Open’ dhe ‘Opinion’ për të bërë një shkrim të gjatë që mbërrin në këtë konkluzion: “…Ato) tregojnë, në mënyrë të qartë që Report TV, bëri para të tjerëve, të njëjtën punë gazetareske, por me dy ndryshime të rëndësishme: Nuk i dorëzoi kuriozitetit të publikut fytyrën e vajzës, duke pranuar ta intervistojë me kurriz dhe nuk bëri inkuizitorin mbi episodet e dhunës siç u pa mbrëmë. Vajza kërkoi haptazi të mos fliste në publik për dhunën e pësuar, kërkesë të cilën Report TV pranoi ta respektojë. Dhuna ndaj Xhisielës është e faktuar nga aktet hetimore dhe nuk u takon gazetarëve, me pyetjet e tyre edhe shumë private të tentojnë ti faktojnë, e duke detyruar viktimën që t’i rrëfejë publikisht”.

Pra atë që nuk bëri gazetari M…Veliu, pra as minimumin e punës së tij, të krahasonte versionin e deponimeve që vajza ka dhënë me alibinë që ajo po paraqet në publik, në editorialin e tij Report TV, e konsideron qëndrim etik. Etik ndaj kujt, ndaj pushtetit?

Pikërisht këtë version kanë dhënë Lulzim Basha, Sali Berisha që e quajtën intervistën e M… Veliut si ekzekutimin e dytë të vajzës dhe Monika Kryemadhi që akuzoi Report TV se vajzën ia kishte sjellë në studio banda e Rahjave, duke e detyruar të hynte në televizion.

Por në editorialin e sotëm, ku i ka quajtur Vasilin dhe Fevziun si gazetarë kamikazë, Report TV nuk ka gjetur asnjë justifikim për faktin se të njëjtin qëndrim mbajti edhe në 29 korrik kur ngjarja u denoncua për herë të parë. Ai botoi i pari alibinë se Xhisiela nuk ishte përdhunuar, por qe e shqetësuar për shpifjet e Berishës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...