Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/14

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë alarmon serbët e grekët

Bazën e NATO-s në Kuçovë, rusët e quajnë skemë për 
“Shqipërinë e Madhe”

“Baza e re e NATO-s në Shqipëri kërcënon shkallëzimin e skemës së “Shqipërisë së Madhe”. Ky është titulli i një shkrimi të botuar në një media ruse “Fort-Russ”, pas lajmit se në vendin tonë konkretisht në Koçovë do të ngrihet një bazë ajrore e NATO-s.

Shkrimi i plotë:

NATO planifikon të ndërtojë bazën e saj të parë ajrore në Ballkanin Perëndimor, pranë komunës së Kuçovës në Shqipëri, tha të shtunën kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Lajm shumë i mirë! Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri” shkroi ryeministri i Shqipërisë në Facebook.

Pjesa tjetër e deklaratës së tij thotë:

“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për

furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan”- mbyll postimin Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar theksoi se zbatimi i projektit duhet të fillojë këtë vit. Baza ajrore do t’i shërbejë forcave ajrore shqiptare, do të sigurojë mbështetje logjistike, ushtrime stërvitore dhe do të mbështesë operacionet e furnizimit të NATO-s.

Shqipëria u bashkua me Partneritetin për Paqe të NATO-s në vitin 1994 dhe iu bashkua aleancës në vitin 2009.

Zgjerimi i infrastrukturës së NATO-s në Shqipëri nuk është befasi dhe është pjesë e fushatës më të madhe të SHBA-NATO për të promovuar një “Shqipëri të Madhe”, që përfshin nxitjen e konflikteve etno-fetare në shtetet ballkanike me popullsi shqiptare.

Analistët e FRN kanë parashikuar vazhdimisht se Ballkani mund të jetë beteja e ardhshme gjeopolitike në fushatat e destabilizimit të Atlantikut nëpërmjet skemës së “Shqipërisë së Madhe”.

Në këtë kontekst, krijimi i një baze të NATO-s në Shqipëri padyshim që përfaqëson fillimin e operacioneve të reja të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konflikteve në rajon.

50 milionë euro të parashikuara për projektin e bazës ajrore ka të ngjarë të gjejnë rrugën e tyre për të nxitur gjakderdhjen e re në formën e separatizmit radikal shqiptar në shtetet fqinjë, është një mundësi që FRN të vazhdojë të monitorojë në kontekstin e NATO- skema e “Shqipërisë së Madhe” për Ballkanin.





Related image


Qershor 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC).

Dhjetor 1992, shënohet vizita e parë zyrtare nga Presidenti i Shqipërisë, Z. Sali Berisha, në selinë e NATO-s ku takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Z. Manfred Verner.

Image result for nato ne shqiperi

19 Mars 1993, për herë të parë, viziton Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner.
Maj 1993, Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut.

Janar 1994, NATO lëshoi dokumentin ftesë të Partneritetit për Paqe, duke e përcaktuar atë si një program të drejtpërdrejtë dhe një mekanizëm praktik për të transformuar marrëdhëniet ndërmjet NATO dhe shteteve jo anëtare, kryesisht të ‘Bllokut Lindor”, që nuk përfshiheshin nën “ombrellën e sigurisë” sipas artikullit 5 të saj.

23 Shkurt 1994, Presidenti Dr. Sali Berisha nënshkroi Dokumentin Kuadër të PfP duke e bërë Shqipërinë zyrtarisht anëtare të kësaj iniciative (PfP).

20 Prill 1994, Parlamenti shqiptar ratifikoi dokumentin themelor të PfP.

3 Qershor 1994, u krijua Shoqata e Atlantikut të Veriut në Shqipëri në të cilën morën pjesë rreth 80 intelektualë të fushave të ndryshme.

22 Shtator 1994, Shqipëria paraqiti në NATO dokumentin e prezantimit të Shqipërisë në PfP, ku deklaroi kapacitetet dhe kuadrin e bashkëpunimit si vend partner.


Image result for nato ne shqiperi

25 Janar 1995, u miratua programi i parë individual i partneritetit (IPP) të Shqipërisë me NATO.

9 Qershor 1995, Shqipëria u përfshi zyrtarisht në procesin e planifikimit dhe rishikimit të partneritetit për paqe (PARP), proces i cili krijon kushte për të përfituar dhe aplikuar eksperiencën e NATO në fushën e planifikimit të mbrojtjes. Duke marrë pjesë në ciklet e PARP, Shqipëria nisi shkëmbimin me NATO, të informacionit dhe marrjen më në detaje të ekspertizës për çështje të një spektri të gjerë, që përfshijnë politikën e mbrojtjes, zhvillimet për kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, mbi forcat që Shqipëria ofron në dispozicion të NATO/PfP dhe planet përkatëse financiare.

Viti 1996, NATO ndërmori për herë të parë, një proces ambicioz studimi rreth mundësisë së zgjerimit të Aleancës, nëpërmjet 5 parimeve për zgjerim (NATO).

7 Korrik dhe 11 Tetor 1996, në selinë e NATO, zhvillohen dy sesione të dialogut individual NATO-Shqipëri.
30 Maj 1997, në Sintra të Portugalisë, Shqipëria mori pjesë në takimin e parë të organizmit të ri që zëvendësoi NACC, dhe që u quajt Këshilli i Partneritetit Euroatlantik (EAPC).

Me një rëndësi të veçantë ishte vullneti i shprehur nga pala shqiptare në këtë takim, që NATO të kontribuonte në procesin delikat të rindërtimit të ushtrisë shqiptare sipas standardeve e koncepteve moderne bashkëkohore.

Mars 1998, Aleanca shndërrohet në një nga pikat kryesore të fokusimit dhe koordinimit të përpjekjeve politike-ushtarake të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës kosovare duke përfshirë edhe opsionin e përdorimit të forcës.

Mars 1998, pala shqiptare u paraqiti vendeve të NATO shqetësimet dhe qëndrimet e saj pas përkeqësimit të situatës në Kosovë.

Qershor 1998, duke iu përgjigjur zhvillimeve dramatike në Kosovë, Ministrat e Mbrojtjes të NATO vendosën adoptimin e një sërë masave konkrete ku veçohen, mbajtja e një stërvitje të përbashkët ajrore të NATO mbi Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe hapjen e zyrës së NATO/PfP në Tiranë.

Fushata ajrore e NATO kundër Serbisë, për të ndërprerë fushatën kriminale të spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit, përbën një pikë kulminante në historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës.

Viti 1999, gjatë krizës së Kosovës, Shqipëria ofroi lehtësirat e saj aeroportuale në ndihmë të operacionit të NATO në Kosovë dhe mund të thuhet pa mëdyshje se Shqipëria, de facto, reagonte e vepronte sikur te ishte një vend anëtar i NATO.

31 Gusht 1999, NATO krijon KOMMZ (W) (Durrës) për mbështetjen e mëtejshme të misionit të saj në Kosovë. Shtabi i saj u integrua në strukturën e KFOR dhe përbënte forcën e parë operacionale të NATO të dislokuar në Shqipëri.

Pas Samitit të Washingtonit 23-24 prill 1999, Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera (me vonë dhe Kroacia) u pranua si vend aspirant për anëtarësim në NATO.

Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti për herë të parë Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP).

Gusht 2002, Shqipëria dërgon misionin e parë në Afganistan, misioni ISAF, 23 veta nga regjimenti komando.

2003, Shqipëria dërgon misionin e vet të parë në Irak, një kompani komando.

Viti 2003, në Samitin e Stambollit, çështja kryesore ishte përmirësimi në bashkëpunimin e strukturave NATO/EAPC/PfP, që u përpunua tërësisht në raportin e rishikimit të gjithanshëm. Kryetarët e shteteve dhe qeverive e përshëndetën Shqipërinë për progresin e ndjeshëm në reforma, rolin e saj konstruktiv në nxitjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen për Aleancën.

Maj 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia së bashku me SHBA nënshkruajnë "Kartën e Adriatik 3 - SHBA" (u konsiderua si një nismë që do të përgatiste hyrjen e të tre vendeve në NATO, sipas shembullit të “Grupit të Vilnusit”)

Gjatë viteve 2004 – 2008, Shqipëria ka vazhduar procesin e konsultimeve me NATO gjatë takimeve të përvitshme që janë zhvilluar në kuadër të MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/EACP etj.

Shqipëria ishte e angazhuar në përmbushjen e 43 objektivave të partneritetit, që përcaktonin masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të operuar së bashku me forcat e Aleancës.
FASH kanë dhënë një kontribut domethënës në operacionet e mbështetjes së paqes të drejtuara nga NATO, por edhe BE e OKB. Janë pikërisht këto kontribute që ndikuan që Shqipëria të shihej si një vend që prodhonte siguri, në vend që të konsumonte atë.

FASH krahas pjesëmarrjes në misione luftarake kanë realizuar edhe një numër aktivitetesh të tjera të përbashkëta me NATO të natyrës stërvitje, konferenca, etj.

Marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe anëtarësimi me të drejta të plota në Samitin e Strasburg&Kehl, 2 prill 2009, finalizoi ato përpjekje dhe atë aspiratë mbarëshqiptare për anëtarësim në NATO. Ende, publiku shqiptar mbetet në treguesit më të lartë të mbështetjes së anëtarësimit të vendit në NATO dhe pjesëmarrjes në misione të drejtura nga NATO jashtë rajonit. Sondazhet zyrtare nxjerrin një mbështetje rreth 89% të shqiptarëve për NATO.

Që nga anëtarësimi zyrtar i Shqipërisë në NATO ka nisur të zbatohet plani i integrimit që nënkupton reformimin e thellë të sektorit të sigurisë e mbrojtjes me qëllim ndërveprimin e plotë me NATO.

Pjesë e këtij plani është paketa me 49 objektiva force të cilat janë marrë përsipër nga FASH si kapacitete operacionale të cilat vihen në dispozicion të NATO për misionet aktuale dhe të ardhshme. Thelbin e tyre e përbën “Grup batalioni i lehtë” i cili përfaqëson një “Task Forcë” me përbërje rreth 1000 veta.

 Në thelbin e saj është një batalion këmbësorie i lehtë, i motorizuar, i mbështetur edhe me njësi më të vogla (nivel kompanie apo toge) për shërbime zbulimi, mbështetje me zjarr, mbulim nga ajri, shërbim policie ushtarake etj.


Aktualisht, FASH marrin pjesë në misionin ISAF të NATO në Afganistan në disa rajone si Herat (me kontingjentin italian), Kabul (me kontingjentin turk), Kandahar (në misione speciale me kontingjentin amerikan) etj. Në total janë rreth 330 trupa shqiptare që veprojnë në zona të ndryshme të Afganistanit.



NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një varrezë e aeroplanëve të vjetër luftarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën. Në vitin 2005, Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 aeroplanë sovjetikë dhe kinezë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

“Baza e Kuçovës është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, tha për Reuters ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka. NATO do të shpenzojnë më shumë se 50 milionë Euro në fazën e parë për të transformuar Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizim, transport, trajnime dhe ushtrimeve, shkruan “Respublica”.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë alarmon serbët e grekët

Sipas agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, rindërtimi i bazës së vjetër ushtarake në Shqipëri tashmë ka nisur. Mediat e rajonit kanë publikuar edhe foto që tregojnë se aeroplanët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë “të strehuar” rrëzë një mali që kufizohet me bazën. Baza ajrore ndodhet 64 kilometra në jug të Tiranës.

Image result for nato ne shqiperi

Media greke shkruajnë se pas Kosovës me bazën e Bondsteelit, edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron ‘tokë dhe ujë’ në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sistemeve të armëve”, shkruan Pentapostagma.gr.

Sipas saj, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bllokojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të forcuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave.


****


Fiset e ashtuquajtura gjermanike, të cilat formuan kombet e Evropës Perëndimore dhe Veriore emigruan nga Lindja drejt Perëndimit. Si pikënisje këto fise patën territoret e Detit të Zi, Ilirisë dhe Trojës.

Fiset gjermane me prejardhje Ilire
Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Evropën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata.

Frankët janë fisi me origjinë gjermanike që formoi së bashku me galët dhe romakët kombin francez.

Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav. Shpesh me emrin Teuton përfshihen të gjitha fiset gjermanike.

Anglo-saksonët janë fiset që populluan Albionin (Britaninë) dhe që u bashkuan me britanikët e vjetër për të formuar kombin britanik.

Normanët janë, gjithashtu, fis gjermanik, që kanë luajtur rol në etnogjenezën e kombit gjerman.

Gotët e quajtur albanë, janë një fis i rëndësishëm gjerman. Dihet që këto kanë populluar Evropën me emigrimet e tyre nga Lindja.

Por cilët ishin këta popuj dhe nga dolën?

Këta popuj kanë qenë të së njëjtës origjinë me popujt pellazgo-trojano-iliro-thrak, ose e thënë ndryshe gjermanët janë iliro-thrakë.

Shkrimet e historianëve antikë dhe atyre të Mesjetës, vërtetojnë që frankët, gjermanët dhe skandinavët janë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejt Perëndimit.

Ka dy valë dyndjesh kryesore të fiseve gjermanike, nga territoret trojane dhe ilirike, në drejtim të perëndimit.

Faza e parë fillon pas Luftës së Trojës, pra rreth shekullit XII p.l.k., por edhe më përpara për të cilat folëm më parë. Siç e pamë, janë të dokumentuara emigrimet e trojano-dardanëve drejt Italisë me Ene Dardanidin, emigrimi i nipit të Ene Dardanidit, Britit drej Albionit në shekullin XI p.l.k., emigrimi i trojanëve drejt Belgjikës dhe drejt Skandinavisë. Këto janë vërtetuar nga autorët antikë si Virgjili, Straboni, Dionis Halikarnasi etj., si dhe nga historia e shkruar nga këta popuj gjatë Mesjetës.

Faza e dytë fillon në shekullin IV p.k. dhe vazhdon deri në shekullin e VI-VII të erës së re. Në këtë fazë janë emigrimet masive të popujve të quajtur gjermanikë, nga Iliriku dhe Troja. Pse morën rrugën e emigrimit këta popuj që lanë pas vende të ngrohta dhe të begata dhe shkuan në vende të ftohta dhe të varfra?

Shpërnguljet e popullsive nga Troja, Thraka, Iliria, Dakia apo Deti i Zi ndodhën si pasojë e luftërave të vazhdueshme dhe dyndjeve barbare nga lindja. Me pushtimin romak, një pjesë e popullsisë që nuk iu bind rregullave të Romës, kapërceu Danubin dhe emigroi drejt perëndimit dhe veriut, ku ishin më të lirë. Popullsia etnike evropiane thrako-ilire e shtyrë nga dyndjet e sllavëve që vinin nga Azia emigroi përtej Danubit në vende të sigurta dhe këto dyndje janë quajtur Gjermanike por në fakt, janë dyndje iliro-thrake. Faktet që tregojnë origjinën iliro-thrake të rracës gjermanike në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të shumta.

1- Kronisti i mesjetës Gregorius of Tours thotë se “Frankët kanë dalë nga fisi i Panonëve”. Panonët ishin fis ilir, që do të thotë se frankët janë ilir.

2 – Dudu, kronisti i Normandëve tregon se “Normanët dhe frankët ishin i njëjti popull dhe kishin gjysh Antenorin”. Pra, siç tregohet edhe nga kronisti i Normandëve, edhe ata kanë dalë nga Iliria, pasi Antenori është udhëheqësi legjendar që u priu frankëve në rrugën e tyre nga Panonia e Ilirisë, deri në Francën dhe Gjermaninë e sotme.

3 – Edhe në kronikën ‘Chronicle of Hunibald’ jepet emigrimi i pasardhësve të Antenorit nga Iliria për në Francë.

4 – Fredergar, një tjetër kronist i Mesjetës, ka shkruar një kronikë në të cilën thotë se “Frankët vijnë nga Troja”. Ai thotë se një grup trojanësh u vendos në Paioni dhe që aty u nisën për të emigruar për në Francën dhe Gjermaninë e sotme.

Të dy grupet e historianëve mesjetarë janë të një mendjeje lidhur me origjinën e frankëve, sepse paionët ishin dhe ilirë dhe trojan dhe maqedonas në të njëjtën kohë, pra, një etni, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim midis thënieve të autorëve për këtë çështje. Ata janë tepër të saktë dhe të një mendjeje lidhur me faktin se frankët janë nga Panonia Ilire dhe se që aty u nisën drejt Perëndimit.

5 – Rethanan Macre, është një tjetër studiues mesjetar që ka dhënë të plotë linjën mbretërore të frankëve nga Priami deri te dinastitë Merovinge dhe Karolinge, mbështet prejardhjen trojane të frankëve, por ai thotë se, kur emigruan, dolën nga Panonia Ilire.

6 – Këto të dhëna të autorëve të Mesjetës, koiçidojnë me të dhënat që jep edhe autori Virgjili tek Eneida, thotë se “Antenori kaloi përmes liburnëve, retëve, dhe vendolikëve të cilat ndanin Panonin nga Reni, dhe u vendos tek ky lum ku themeloi qytetin Patavium.” Pra Virgjili para këtyre kronistëve thotë të njëjtën gjë që ka një Antenor që nga ilirët shkoi në Ren. Fiset e liburnëve, retëve, vendolikëve ishin fise ilire, kështu që Antenori ka dalë nga Iliria. Autori në këtë rast e shtrin konceptin e Panonisë Ilire në të gjithë Alpet e Evropës deri në kufi me Renin.

7 – Straboni te Gjeografia thotë se “Udhëtimet e Enesë janë fakte tradicionale, ashtu si ato të Antenorit”. Po Straboni thotë se qyteti Opsicella, i themeluar nga Ocelasi, të cilët së bashku me Antenorin dhe fëmijët e tij, kapërcyen Italinë”. Pra, Straboni, flet për një shpërngulje të popullsisë me në krye Antenorin të njëjtën gjë që thonë edhe kronikat e Mesjetës. Ai flet edhe për koloni të tjera trojane, apo fise të tjera që ishin vendosur atje pas Luftës së Trojës. Straboni i quan Henetët si kelt, por ai thotë, se sipas disave ata janë pasardhës të Antenorit që iku nga Troja pas luftës. Këto fakte që japin autorët mesjetarë për udhëtimin e Antenorit nga Iliria në Ren vërtetohen edhe nga Virgjili dhe Straboni. Kjo do të thotë se janë të vërteta.

Pra, sipas autorëve antikë ka një emigrim të frankëve nga Iliria drejt perëndimit dhe vetë kronistët e këtyre popujve kanë treguar se ata vijnë nga Iliria. Fisi gjermanik i frankëve ishte fis ilir, i cili formoi kombin francez, që do të thotë se, përsa i përket etnicitetit, nuk ka pasur dallim midis ilirëve dhe gjermanëve, ashtu si midis këtyre të fundit dhe fiseve thrake, trojane. Me një fjalë frankët apo francezët janë Ilir.

Edhe kronisti i normanve ka shkruar që normanët janë të së njëjtës origjinë si edhe frankët, që do të thotë se janë ilirë, për aq kohë sa frankët kishin dalë nga Iliria.

Pra, fiset e Frankëve dhe Normanëve janë Ilir, gjë që tregon se gjermanët janë Ilirë.

8 – Gotët gjermanikë janë quajtur Getae dhe Straboni kur flet për etnicitetin e tyre i quan si “Getae ishin thrakë, dhe jetonin në anën tjetër të Danubit, ashtu si dhe mysët, të cilët janë thrakas gjithashtu, dhe janë identikë me njerëzit që tani quhen Moesi. Nga këta myse dalindhe myët, që tani jetojnë ndërmjet frigasve, lidasve dhe trojanëve. Dhe vet frigasit janë brigianë një fis thrakas”. Straboni tregon se gotët gjermanik ishin të një race me thrakët, mysët dhe trojanët, nga ku del se gotët ishin fis me etniciteti iliro-thrako-trojan.

9 – Straboni thotë për Dakët e Getae se “disa njerëz janë quajtur dakë dhe të tjerët janë quajtur getae, të cilët shtrihen në drejtim të Pontit, dhe dakët që shtrihen në drejtim të Gjermanisë dhe burimit të Isterit. Gjuha e getaeve është e njëjtë me atë të dakëve. Ai thotë se emigrimet e geatëve përtej Istrit, janë të vazhdueshme”. “Gjuha e thrakasve është e njëjtë me atë të gotëve”.

Straboni e tregon qartë që dakët janë të një race me gotët, ashtu siç ishin edhe thrakët, atëherë edhe trojanët dhe ilirët të cilët siç e kemi parë janë të një etnie me thrakët, janë të një etnie me dakët dhe gjermanikët. Ai dëshmon për emigrimet e herëpashershme të gotëve drejt perëndimit, që e tregon qartë se nga cili popull kanë dalë gjermanët.

Fjalët e gjuhës dake përkthehen 60 përqind me shqipen që do të thotë se, meqë Straboni tregon se thrakët, dakët e gotët gjermanikë flisnin një gjuhë, atëherë ajo ka qenë të paktën 60 përqind shqip apo një dialekt i shqipes. Shqiptarët janë i vetmi popull etnik evropian që ruajti gjuhën e vjetër të Evropës, pasi kombet e tjera që rrodhën nga kjo racë e njëjtë krijuan gjuhë të tjera, por që nënë kanë shqipen.

10 – Në kronikën mesjetare të piktëve, të cilët ishin një popull që erdhën nga vendet e skythëve, territoret e të cilëve shtriheshin në Moldavinë dhe Ukrahinën e sotme, nga ku ata emigruan për në Britani, thuhet se “Dakët janë prej së njëjtës prejardhje ashtu si dhe goetet, pra gotët”. Po në këtë kronikë thuhet, gjithashtu, se “Skithët e gotët kanë të njëjtën origjinë”.

Piktët në Mesjetë thonë po të njëjtën gjë që ka thënë Straboni në Antikitet se gotët janë i të njëjtit etnicitet me thrakët, dakët, trojanët, ilirët dhe me skithët. Gotët gjermanikë janë quajtur dhe me emrin albanë.

11 – Fakti i fortë është libri i vetëm i shkruar nga një gjerman got, i quajtur Jordanes në shekullin e VI, me titullin “Origjina dhe bëmat e gotëve”, në të cilin tregohet origjina e gjermanëve. Vetë autori është got dhe e njeh mirë historinë e popullit të tij dhe faktet që ai jep, janë dëshmi që nuk mund të kontestohen lehtë, sepse ai jetoi në periudhën kur gotët filluan të emigronin drejt Gjermanisë.

Ai tregon se gotët quhen myzë dhe fisi i tyre kufizohej në jug me Maqedoninë Veriore. Pra, ai dëshmon se gotët gjermanikë jetonin në veri të Maqedonisë dhe quhen myzë, por myzët në të gjitha burimet dalin si fis iliro-thrakë që do të thotë se vetë gotët gjermanikë janë iliro-thrakë.

Në libër ai tregon një pjesë të historisë së thrako-iliro-trojanëve pjesë e të cilëve ishin edhe goto-myzët që nuk e njohim fare nga burimet historike greko-romake. Kështu tregon se mbreti i myzo-gotëve, i quajtur Tanau luftoi kundër faraonit Vesos të Egjiptit, i cili kishte ardhur për të pushtuar gadishullin Ilirik. Myzët i mundin egjiptianët dhe i ndjekin deri në Egjipt. Në rrugën e kthimit ata pushtojnë sipas tij Azinë dhe nënshtrojnë Sornusin mbretin e medëve. Jordanes thotë se parthët e kanë origjinën nga myzo-gotët që qendruan në atë pjesë të Azisë. Ai tregon se paraardhësit e tij pushtuan Kaukazin, Armenin, Sirinë, Kilikinë, Galatinë, ishujt e Egjeut si dhe ishin Myzët, ata që ngritën tempullin e Dianës në Efes. Sipas tij myzët ngritën një perandori nga Deti i Kuq në jug deri në vendin e skythëve në veri. Këto të dhëna interesante dëshmojnë se mysët, iliro-thrakas kanë pasur ushtri të fortë dhe kanë luftuar deri në Egjipt dhe nën sundimin e tyre kanë qenë territore të gjera. Kjo pjesë e historisë nuk njihet fare nga grekët pasi ata nuk kishin ardhur ende në Evropë prandaj dhe nuk flasin për këto ngjarje. Në fakt, të dhëna të plota e interesante për historinë e vjetër të Iliisë, gjen më tepër në kronikat gjermanike të Mesjetës, se sa tek autorët antikë greko-romak. Kjo tregon se këta popuj gjermanikë e kanë ditur mirë historinë e iliro-thrakëve se ishin vetë iliro-thrakë.

Jordanes dëshmon se myzët kanë marrë pjesë në luftën e Trojës dhe se mbreti i tyre vret Thesandrin, por vritet nga Akili. Pas vdekjes së mbretit, në pushtet vjen djali i tij Euripyli, i cili ishte nipi i Priamit, pasi mbreti kishte marrë të motrën e Priamit për grua. Troja rindërtohet dhe rimerret nga dera trojane, por janë myzët ata sipas tij që e shkatërrojnë për herë të dytë. Edhe kronikat dhe librat e tjerë historikë të mesjetës së Evropës perëndimore, flasin për tri luftëra trojane që do të thotë se, autorët grekë e kanë njohur shumë pak historinë e popullsinë që banonte Ilirikun dhe për të njohur historinë e Ilirisë duhet të bazohemi me seriozitet në të dhënat e burimeve mesjetare të hershme të racës gjermanike.

Pra Jordanesi tregon histori të panjohura që i përkasin një periudhe historike të hershme dhe dëshmon se gotët ishin në truallin iliro-thrak që në këto kohë të lashta fakt që tregon se gotët ishin vet iliro-thrakët, pasi nuk ka të dhëna nga autorë të tjerë që t’i quajë myzët si të një etnie tjetër që nga koha e Homerit e deri në kohën që flet Jordanesi në shekullin e VI.

12 – Në “Pictich Chronicle” thuhet se “Skithët kanë lindur me flokë të bardhë nga bora që bie në mënyrë të vazhdueshme dhe ngjyra e flokëve i dha emrin skithëve dhe për këtë u quajtën albanë dhe nga ata skotët dhe piktët e kanë origjinën. Albania kishte fqinj amazonat”. Pra, te kronika Pikte thuhet se piktët vetë dhe skotët e kanë origjinën e tyre nga Skithët e quajtur albanë. Skithët (nga të cilët rrjedh një pjesë e kombit britanik), siç e thamë, ishin të një kombësie me thrakët e dakët, që do të thotë të një kombësie me pellazgo-ilirët.

Straboni thotë se Thraka është bërë zakon të quhet Skithia e Vogël. Kjo tregon se thrakët ishin vetë skythët.

13 – Straboni i quan fiset gjermanike në Veri si Albane, dhe më të mirënjohurit tek këto fise gjermane të quajtura albane janë Cimbrit dhe Sucambrit. Sukambrit autorët i vendosin në Panoni, dhe cimbret në Detin e Zi, përpara se të gjendeshin në Gjermaninë Veriore. Pra, që albanët e Gjermanisë janë ilirë, sepse sukambrit janë panonas, pra ilirë.

Autorët e Mesjetës shpesh e shtrinin konceptin e fisit panonas deri në lumin Don dhe Dnjepër, ndërsa autorët romak në Panonin ilire fusnin edhe Alpet e Evropës. Kështu pra, emri Panoni në disa raste ka përfshirë brenda vetes edhe fiset thrake, dake, skithe, gote të cilat Straboni dhe autorë të tjerë dëshmojnë se kanë një gjuhë dhe janë të një etnie.

14 – Retet e Vendolikët janë quajtur nga Straboni dhe autorë të tjerë si fise ilire. Emrat e tyre janë shqip dhe tregojnë vendin ku ata banonin. Kështu Re do të thotë që banoj tek retë, janë fis i reve, dhe ata vërtet banonin në Alpet e Evropës në një lartësi me retë. Vendolik po në shqip do të thotë Vendolik, pra që jam vendas dhe ku ka më vendas se ata që banojnë në majë të malit. Nga fiset ilire të Alpeve të Evropës u popullua një pjesë e madhe e Gjermanisë dhe Italisë Veriore.

15 – Tek belgët, Straboni përmend të parët venetët apo enetët, të cilët bënë luftën detare me Cezarin, dhe ai tregon se janë të njëjtë me venetët e Italisë. Nëse Venetët e Belgjikës janë të një popullsie me Venetët e Italisë, atëherë venetët apo enetët e Belgjikës janë ilirë, sepse autorët e antikitetit i kanë quajtur enetët, si ilirë. Pra, ilirët kanë populluar edhe Belgjikën.

16 – Në kronika Saksone “Ëidukind” të shek. X thuhet se “Saksonët kanë prejardhje nga Maqedonia nga ushtria e Aleksandrit të Madh”. Maqedonët ishin një fis iliro-pellazg, sepse Maqedonia është quajtur me emrin Paioni dhe paionët janë ilirë, që do të thotë se edhe maqedonasit ishin po ashtu ilir.

17 – Në kronikën anglo Saksone, të quajtur si dorëshkrimi Pseudo-Sybella, e shkruar në latinisht, tregohet se Britania ishte një ishull i populluar nga të mbijetuarit e Trojës (insulam reliquiis Trojanoru inhabitatam). Këtu e ka fjalën për trojanët që u quajtën britanikë nga Briti dhe që zbarkuan në Albion në shekullin XI p.l.k. Pra, pushtuesit anglo-Saksonë e dinin mirë origjinën e popullit të Britanisë në kohën që pushtuan Britaninë, dhe i konsideronin ata si të një race me veten e tyre. Anglo-Saksonët ishin maqedonas, fakt që do të thotë se nuk ka dallim etnik midis ilirëve, maqedonëve dhe Trojanëve. Anglo-Saksonët tregojnë, gjithashtu, se ata kanë të njëjtën kombësi me gotët dhe frankët që vërteton se ilirët, thrakët, trojanët ishin një komb, sepse frankët dhe gotët dolën nga Iliriku dhe Troja.

18 – Teutonët janë gjermanikë dhe nga ata kanë prejardhjen edhe skandinavët. Shpesh me emrin Teutonike quhen të gjithë gjermanët. Emri Teuton është një emër pellazgo-ilir, dhe del për herë të parë tek Iliada e Homerit kur mbreti i pellazgëve të Azië së Vogël quhet Leto Teutamidi. Teuta ka qenë emër ilir, pasi ka pasur një mbretëreshë ilire me këtë emër që përdoret edhe sot në botën shqiptare. Teutonët kanë shumë lidhje për sa i përket emrit të tyre me ilirët dhe trojanët.

19 – Teutonët tregonin se ishin trojanë dhe këtë e kanë thënë autorë mesjetarë, midis të cilëve një Kronist Frank ka shkruar në shekullin e gjashtë një kronikë, e cila është dhe një nga më të vjetrat e frankëve, në të cilën thotë se “Populli Teutonik i kishte thënë kronistit, se ata kishin të njëjtën gjak si romakët dhe që ata kishin emigruar si romakët nga Troja, dhe se ata kanë të njëjtën prejardhje nga heronjtë e Trojës”.

20 – Taciti thotë për teutonët se janë racë e pastër dhe që për t’u mos u përzier me fiset e tjera erdhën me anije nga oqeani. Kjo do të thotë se dhe për Tacitin, i cili ishte një njohës shumë i mirë i gjermanëve, teutonët janë të ardhur, por ai vë në dukje se janë të ardhur nga rruga detare, nga oqeani ndërsa tek kronikat e tjera konsiderohen të ardhur por nëpërmjet luginës së Danubit. Pra, burimet tregojnë që teutonët gjermanikë janë të ardhur dhe jo vendas.

21 – Më 787, historiani i mirënjohur Paulus Diaconus shkroi një histori për bishopin e Metz dhe njëri nga të afërmit e arkipeshkopit kishte një djalë me emrin Anchises. Pauli thotë se ky emër është vendosur në kujtim të babait të Ene Dardanidit që shkoi nga Troja në Itali, dhe duke iu referuar evidencave të vjetra ai thotë se frankët ishin pasardhës të trojanëve. Angises kishte qenë një nga udhëheqësit e teutonëve për në Gjermani.

22 – Islandezët dhe skandinavët kur flasin për origjinën e popullit të tyre teutonik, e quajnë atë si racë trojane. Kjo tregohet në kronikat mesjetare skandinave të quajtura si Heimskringla dhe Prosa Edda.

23 – R[b]obert Wace me Roman de Rou[/b] si e pamë dhe më sipër thotë se normanët janë Trojanë dhe se ata lanë Trojën në flakë dhe emigruan në Skandinavi, e cila është quajtur Danë për nder të emrit të lavdishëm të Trojës.

24 – Galët, Cezari i quante si të të njëjtës racë me romakët, pra trojanë që kishin ardhur në ato territore pas rënies së Trojës (fratres consanguineique). Ndërsa frankët, që erdhën më pas, pretendonin se me galët ishin një fis, se të dy e kishin origjinën e tyre nga Troja, që ishin ndarë në dy grupe dhe u ribashkuan pas 1500 vjetësh. Pra, si romakët dhe frankët i quajnë galët trojanë.

25 – Në librin Historia e Britanisë, e Neniut vepër e shekullit VIII, jepet një e dhënë nga autori, që ai thotë se e ka marrë nga Bibla e vjetër dhe nga autorë të mëparshëm, në të cilën tregon se kombi britanik e ka prejardhjen nga njëri nga bijtë e Nohut, Jafeti dhe nga djali i tij, Jovan. Në Bibël, Zoti e quan Aleksandrin e Madh të Maqedonisë si mbret të Jovanit. Maqedonasit janë quajtur panon, por panonët ishin ilirë, prandaj dhe anglo-saksonët ishin ilirë.

26 – Autori Panajot Kupitori nga Hydra në veprën e tij “Studime Shqipëtare” thotë se “Historianët bizantinë të shekujve të XIV, XV, XVI shqiptarët i quajnë, arvanitas, alvanus, ilirus, trivallus, skithas, myzë, kroat, polanius dhe saramantes”.

Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme që tregojnë se shqiptarët nga historianët janë quajtur me të gjithë emrat e fiseve nga ku doli raca gjermanike, që do të thotë se ka qenë e qartë për historianët e Bizantit se shqiptarët kanë qenë të një etnie me të gjitha këto fise, gjë që vërtetohet nga të gjitha burimet historiket.

27 – Laibinici thotë se, shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten. Laibnic studioi pak fjalë nga shqipja dhe arriti në përfundimin se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë të një race me gjermanët.

Si konkluzion, fiset që populluan Evropën e kanë origjinën të gjitha nga populli iliro-thrako-trojan që ishte i së njëjtës kombësie, fakt që vihet në dukje si nga autorët e Antikitetit dhe nga ata të Mesjetës së hershme dhe të mesme. Këto fise populluan Evropën në disa valë, të cilat kishin filluar që para Luftës së Trojës, vazhduan pas Luftës së Trojës dhe vala më e madhe ishte ajo që filloi nga shekujt IV p.l.k. deri në shekujt V-VI-VII pas erës së re. Kombet gjermane, angleze dhe skandinave janë të një race me ilirët, pra, me albanët, shqiptarët e sotëm

Robert Elsie: Si i fshehën serbët fotografitë 150 vjeçare për Shqipërinë



Fotografitë e marra nga Vjena të fotografit Josef Sekelit, i cili i ka bërë gjatë vitit 1863 me një ekspeditë austro-hungareze në Shqipërinë veriore, në Kosovë dhe Maqedoni, të udhëhequr nga Johan Georg fon Han, duket se do të mbeten të parat fotografi të bëra ndonjëherë në këtë rajon të Evropës Juglindore, pati shkruar albanologu i njohur Robert Elsie.


Elsie: Si i fshehën serbët fotografitë 150 vjeçare për Shqipërinë


Johan Fon Hahn, dijetar gjerman (1811-1869) konsiderohet zakonisht si babai i studimeve të albanologjisë.

Ai ka punuar për autoritetet ligjore të Mbretërisë së porsakrijuar të Greqisë. Nga 1843-1847, ai përfaqësoi konsullatën prusiane në Athinë , dhe pastaj transferohen si zëvendës konsull në konsullatën austriake në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte gjuhën shqipe. Hahn e vizitoi tre herë Shqipërinë gjatë viteve të qëndrimit të tij në Janinë dhe mbledhur më shumë informacione mbi historinë shqiptare ,filologjisë dhe folklorit.

Materialet i botoi në tri vëllime Albanesische (Studime shqiptare), Jena 1854, më të cilat ai hodhi themelet për studime shqiptare multi- disiplinore.

Ai njihet edhe për vëllimin Griechische und Albanesische Märchen (Përralla greke dhe popullore shqiptare), Lajpcig 1864, dhe ka shkruar për punën që ka bërë me ekspeditat e tij në Ballkan, Reise von Belgrad nach Salonik (Udhëtim nga Beogradi në Selanik ), Vjenë 1861 , dhe Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar ( Udhëtimi nëpër rajonin e Drinit dhe të Vardarit), Vjenë 1867, 1869.



Udhëtimi i fundit nga gushti deri në nëntor të vitit 1863 ka qenë kur Hahn dhe shokët e tij nisen nga Durrësi dhe Shkodra në bregdetin e Adriatikut deri në lumin Drin duke shkuar për në Prizren në Kosovë, përmes Maqedonisë perëndimore dhe pastaj poshtë lumit Vardar në Selanik (Selanik) në Detin Egje. Interesat e tij për Shqipërinë dhe Ballkanin jugperëndimor ishin të një spektri të gjerë..

Në rrjedhën e këtij udhëtimi përveç kërkimeve etnografike, ai ndoshta padashur hodhi themelet e historisë së fotografisë në Ballkanin jugperëndimor, shkruan Elsie, transmeton KultPlus.

Ekspedita e 1863-shit rezultoi me një koleksion prej pesëdhjetë fotografish të cilat janë ndër më të hershme të bëra ndonjëherë në rajonin e Ballkanit. Në fillim të viteve 1860, Hahn kishte filluar përgatitjet për ekspeditën deri në lumin Drin, ku ai vuri në dukje se : është më pak i njohur nga të gjithë lumenjtë e Evropës, megjithëse derdhet në Adriatik dhe është vetëm dhjetë milje nga kufiri jugor të perandorak në territorin (Austro – Hungarez)…


Më 23 qershor 1863, Hahn i shkroi Akademisë së Shkencave në Vjenë, duke kërkuar një fotograf kompetent që ta shoqëronte dhe bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi njëzet e pesëvjeçarin Josef Széleky dhe i vuri në dispozicion fondet e duhura për ekspeditën.

Dr.Jozef Sekeli (1838-1901) lindi në Sümeg pranë liqenit Balaton në Hungarinë perëndimore dhe u shkollua në Szombathely. U diplomua në Universitetin e Vjenës për master në farmaci dhe në vitin 1862 u lauerua me doktoraturë në kimi. Ai dha mësim në universitet për një farë kohe, por pastaj hapi një studio në Heinrichshof pranë Operës së Vjenës. Ai u bë një fotograf profesionist dhe reputacioni i tij u rrit shumë. Në vitin 1867 ai fitoi çmimin e bronztë në Panairin Botëror në Paris (ndoshta me fotografitë e Shqipërisë), dhe në 1878 ai fitoi një medalje argjendi në Paris.

Ekspeditat e Hahn-it nisën nga konsullata e tij në ishullin e Siros, Egje, derisa zbarkoi në Durrës, më 12 gusht 1863. Atje ai vuri re se: “Qyteti nuk ka ndryshuar që prej vizitës sime të fundit, trembëdhjetë vjet më parë, nuk ka as pesëdhjetë banorë më shumë. “Ai udhëtoi duke kaluar lumin Erzen, Ndroq dhe pastaj shkoi drejt veriut duke ecur përgjatë ultësirës bregdetare për në Shkodër.

Këtu më 31 gusht 1863, ai u takua me Sekely-n e ri dhe togerin e marinës Hermann von Spaun (1833-1919 ) të cilët kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu me grupin ishte edhe miku i vjetër i von Hahn-it , Dr Auerbach , i cili kishte shërbyer nga 1845 e këtej , si mjek i familjes së beut të Vlorës, si dhe prifti françeskan, Angelo Bardhi. Sekely ishte në Shkodër dhe bëri 8 foto shumë spektakolare.

Pa asnjë dyshim ato ishin të parat që ishin marrë ndonjëherë nga qyteti i Shkodrës dhe kështjella e tij e madhërishme. Nuk vonoi shumë dhe për ekspeditën u caktuan dy varka për të shkuar deri në lumin Drin, duke kaluar Dejën, Vjerdhën , Shurdhën, Komanin (që ka dy fotografi) dhe Dukagjinin.

Lumi sa vinte ngushtohej e ngushtohej dhe u bë e pamundur që të lundrohej më tej. Sekeli, i cili kishte pajisje të rënda me vete ishte i detyruar të kthehej pas dhe niset në Shkodër me anije, kurse pjesa tjetër e anëtarëve të ekspeditës vazhdoi udhëtimin e tyre përgjatë luginës. Grupi u ribashkua në Prizren, i cili në atë kohë ishte qyteti më i madh në Shqipëri. Prizreni kishte një total mbi 46.000 banorë, prej të cilëve 36.000 myslimanë, 8.000 bullgarë dhe vllehë, dhe 2.000 katolikë. Ai kishte jo më pak se njëzetë e gjashtë xhami, si dhe dy kisha ortodokse dhe një katolike. Shkodra, Durrësi dhe Vlora ishin fshatra krahasuar me të.

Në fillim të shtatorit 1863, Sekeli bëri pesë fotografi të Prizrenit. Duke lënë pas Prizrenin, ekspedita u kthye në Drinin e Zi duke avancuar drejt jugut deri në Dibër. Në këtë rajon, i cili gëzonte një reputacion të dyshimtë, nuk kishin qenë kurrë më parë. Hahn shkruan: “Ashtu siç ishin ne të huaj, ashtu ishte kur u ulëm Lugina e Drinit të Zi midis qytetit të Dibrës dhe pikës ku dy degëve e tij bashkoheshin.

Aty pretendohet të jetë një shpellë kusarësh dhe ndaj ajo është shmangur në këtë mënyrë nga fqinjët e saj. “Hahn ka kaluar nëpër rajon pa vështirësi, por ai nuk mund të kuptonte shqipen që flitej nga vendasit. Pasi mbërriti në Dibër më 21 shtator 1863, Sekely bëri vetëm dy fotografi, sepse gjatë kësaj kohe ishte duke luftuar me “makinën fotografike” dhe kutinë e pllakave që kishte sjellë me vete.

Ai kishte nevojë për më shumë kohë, ku i duhej plot një orë e gjysmë për të marrë një pamje shumë romantike të një shkëmbi masiv. Duke ikur nga Dibra ata vazhduan rrugën drejt Strugës në liqenin e Ohrit. Hahn-i ishte i hipnotizuar veçanërisht nga liqeni dhe shqoi trembëdhjetë lloje të ndryshme të peshkut në të.

Ata vizituan manastirin e Kalishtës në qytetin e Ohrit me shumë kisha të bukura ortodokse të saj, dhe natyrisht më në fund edhe të famshmin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Manastirin e Shën Naumit në jug të liqenit. Von Hahn dhe grupi i tij qëndruan gati dhjetë ditë në Ohër, dhe Sekely kishte kohë të mjaftueshme për të fotografuar.

Fotografia e tij e Shën Naumit duket të jetë fotografia e vetme e manastirit, para se ai të shkatërrohej në pjesën më të madhe nga zjarri në vitin 1875. Prej Ohrit grupi vazhdoi rrugën për në Liqenin e Prespës dhe të avancoi në drejtim të lindjes, pikërisht aty ku dukej Manastiri ( Bitola). Kishte ardhur tetori.

Manastiri ishte një qytet i madh dhe aty ishte kampi ushtarak i rajonit. Kështu Hahn u mirëprit nga gjenerali osman Faik Pasha, i cili kishte studiuar në Vjenë. Sekely ishte në gjendje që të merrte edhe disa fotografi interesante të një formacioni ushtarak osman përpara kazermave të tyre të mëdha, të ndërtuara në vitin 1839.

Nga Prilepi, ata udhëtuan mbi lumin Vardar për në Veles, ku gjetën një anije dhe mund të lundronin nëpër portën e hekurt të jugut (Demir Kapi ) deri Selanik në detin Egje. Pesë fotografitë të tjera janë marrë atje. Nga Selaniku Hahn dhe Sekely vazhduan rrugën në drejtim të lindjes të Trojës, në Azinë e Vogël.

Që të dy, Sekeli dhe Johann Georg von Hahn ishin të vetëdijshëm për kontributin historik të kësaj ekspedite. Ai realizoi fotografinë më të mirë që askush nuk e kishte bërë në këtë fushë “Për fat të keq, botimi i fotografive qëlloi të ishte tepër i shtrenjtë për Akademinë e Shkencave të Vjenës dhe ata i kishin hequr nga botimi Hahn-it një raport të ekspeditës në vitet 1867 dhe 1869. Rezultati ishte që koleksioni i Sekelit që bëri fotografitë më të hershme të ndërmarra ndonjëherë në Ballkanin jugor ra në harresë.

Në vitin 1889, trembëdhjetë prej fotografive u shfaqën në vëllimin Makedonien und Alt – Serbien (Maqedoni dhe Serbia e Vjetër) nga Spiridion Gopçeviqi (1855-1936), por ata nuk iu atribuuan Sekelit dhe u lanë pa datuar. Pas kësaj ,koleksioni u zhduk për më shumë se një shekull, për t’u rizbuluar në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në vitin 2000 nga Mark Cohen. Fotografitë e Jozef Sekelit të Ballkanit Jugor në vitin 1863 në të vërtetë janë të një rëndësie të madhe historike dhe artistike.

Me përjashtim të një portreti të vetëm të rebelit Hamzë Kazazi (1834-1903) të bërë nga Marubi në Shkodër në vitin 1858, ato janë fotot e para të bëra për Shqipërinë.

Fatos Arapi, njëri nga poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë

Fatos Arapi është pa dyshim njëri nga poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë. Bashkë me Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin e disa poetë të tjerë, ai ndikoi dukshëm që poezia shqipe të dilte nga kthetrat e skematizmit, në të cilin kishte rënë para daljes së këtij brezi në skenë.

Fatos Arapi, njëri nga poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë
“Vendlindja zakonisht përcakton identitetin e poetit” - ka thënë një kritik polak në parathënien e librit me poezi të zgjedhura të Fatos Arapit të botuar në polonisht. Fatos Arapi lindi në Vlorë, buzë detit, dhe imazhin e qytetit të lindjes, Vlorës mesdhetare, por edhe historike, si dhe të detit të magjishëm, e mori me vete kudo që shkoi, deri në fund të jetës. Jo vetëm sfondi i përgjithshëm, por edhe hollësitë artistike të poezisë së tij mbështeten mbi natyrën dhe atmosferën bregdetare. Ajo ndihet kudo në vargjet e tij: në ngjyra, tinguj, ritme e aroma. Dhe bëhet metaforë e vetë jetës.

Liria dhe atdheu, Shqipëria, tok me kryeqytetin e saj, Tiranën, janë po ashtu lajtmotive të poezisë së këtij poeti. Fatosi këndon për lirinë e vrarë dhe atdheun nën diktaturë, por edhe për Kosovën e robëruar, jo me patos retorik, por përmes imazhesh, paradoksesh e parabolash të fuqishme...

Kosova e vitit 1405“Boschi di Chosoua”!”

Si ishte emri i Kosovës më 1405


Historiani i njohur Jahja Drançolli, i është kthyer arkivave të Raguzës, Dubrovnikut të sotëm për të gjetur se si është quajtur Kosova në mesjetë.

“Postim me shkas: Duke nxjerrë Kosovën nga dokumente të vitit 1405!

Kosovën e sotme gjatë shekujve e kemi ndeshur me emra të ndryshëm. Për herë të parë me emrin e sotëm do ta ndeshim në dokumente raguzane të vitit 1405: “Boschi di Chosoua”!”, ka shkruar Drançolli me foto nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, ku ka qenë në tetor të këtij viti, me kolegun e tij Ruzhdi Panxha.

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se nuk e di çka do të përfitojë Serbia, derisa vazhdon të injorojë faktin se Kosova sot është një shtet i pavarur nga Serbia.

Image result for cedomir jovanoviq
Jovanoviq në tryezën “Finalja e dialogut Kosovë-Serbi”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës,  ka thënë se Serbia duhet ta thotë se dëshiron veriun e Kosovës, në mënyrë që të pranohet pavarësia e shtetit tuaj.

Ai tha se shqiptarët e Kosovës duhet ta kuptojnë pozitën e serbëve në veri të Kosovës, ku pritet ajo që ka ndodhur nga serbët e Bosnjës dhe Kroacisë, të cilët në emër të politikës së paqëndrueshme.

“Unë kam mbështetur marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, natyrisht mbështes edhe dialogun që po udhëhiqet, edhe pse në disa situate kam mendim ndryshe,.. Unë problemin e shoh në anën tjetër, vërej se është ndërruar retorika, vërej se për kryetarin Vuçiq nuk është sot problem të thotë se është dëgjuar me kryetarin Thaçi etj, por më shqetëson gjendja e përgjithshme në të cilën ndodhet shoqëria ime, e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin, njëjtë sikurse në të kaluarën. Prandaj nuk besoj në marrëveshjet pas të cilave qëndrojnë individët. Kjo në një mënyrë është kërcënim për të gjithë, duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe mënyrën se si do t’i qasemi të vërtetës rreth Kosovës. Duhet të ndodhë pra transformimi edhe brenda shoqërisë tonë. Unë e kam fjalën për Beogradin, ku politika duhet të udhëhiqet në një mënyrë krejt ndryshe, sepse ajo është shumë kontradiktore. Ne po bisedojmë me Prishtinën, ndërkohë që karateistët nuk mund të hynë në Serbi, sepse janë përfaqësues të një shteti që duhet marr pjesë në një kampionat evropian në Novi Sad”, tha ai.

Sipas tij, nuk e di çka do të ketë më mirë Serbia me injorimin e faktin që Kosova është e pavarur.

“Unë mendoj se ne në radhë të parë duhet të kemi parasysh idenë e paqes, mirëkuptimit, reciprok dhe aftësisë që në një mënyrë ndryshe t’i zgjidhim problemet tona. Shpresoj se kjo mënyrë do të vie në shprehje gjatë bisedimeve që ndodhen para nesh.. edhe pse s’ka mbetur çka për t’u biseduar më, sepse ajo që ka ndodhur deri tash sipas meje është një pako definitive dhe unë vërtetë nuk e di në çfarë mënyre Serbia do ta ketë më mirë, derisa vazhdon të injorojë faktin sipas të cilit Kosova sot është një shtet absolutisht i pavarur nga Serbia”, tha ai.

Jovanoviq tregoi edhe çka dëshiron Serbia.

“Çka Beogradi dëshiron? Beogradi dëshiron diçka.. e ju sigurisht thoni se kjo është e pamundur...
Duhet të ulemi këtu para jush dhe të themi, këtë duam...veriun e Kosovës, atje moti nuk po bëhet jetë normale.. duhet thënë na e jepni veriun e Kosovës ne pranojmë pavarësinë e shtetit tuaj”, tha Jovanoviq.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxha ka thënë se në dialogun me Serbinë janë arrit shumë marrëveshje por implementimi i tyre është bërë shumë pak, duke rregulluar pjesërisht jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Marrëveshja për Asociacionin e cila është arrit në vitin 2013, pjesërisht por e cila është arrit përmbyllur në vitin 2015, është një kompromis i madh, është një kompromis i dhimbshëm për Kosovën, është një asht i madh që do të duhej ta përbin Kosova dhe kjo temë jo vetëm që i ka nda partitë për atë se si duhet të themelohet, kur do të duhej të themelohen, cilat do të ishin kompetencat, karakteri i tij por do të jetë një temë që do ta dallojë jetën tonë politike edhe gjatë muajve të jashtëm. Meqë unë kam qenë në negociata në Vjenë në vitin 2006-2007, ne kemi pas një pritje që duke integruar komunitetin serb në jetën tonë politike, jo vetëm që do t’i integrojmë ata në jetën institucionet lokale dhe qendrore, edhe Serbia dhe Rusia do të jetë e gatshëm ta pranojë integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar përmes anëtarësimit në OKB. Kjo nuk ka ndodhë dhe kjo situatë duhet të jetë si parametër se si ta kuptojmë edhe konsensusin që mund ta arrijnë partitë politike gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme“, ka thënë Hoxha.

Ai shtoi se respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, derisa përmendi të drejtat që kanë komuniteti serb në Kosovë.

“Kur flasim për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, mendojmë që pritje e vetme që ka Kosova është njohja nga Serbia, dhe kjo nuk ka të bëjë me dëshira që Serbia mund të jetë garancë që të anëtarësohet në OKB...në mesin e krejt temave që ne i kemi me Serbinë, për mendimin tim, njohja e ndërsjellët është gurthemel i normalizimit, pa njohje të ndërsjellët unë e shoh problem se si ta mas normalizimin e marrëdhënieve Kosovë, serbi, kjo është e mundshme, kjo është në dorën e politikës serbe dhe nëse e kishim pas këtë debat pas 5 muaj pas shpalljes së pavarësisë, por pas 10 vjetëve, pse a mendon dikush që mund ta kthen mbrapa“, ka thënë ai.

Sipas tij, viti 2018 është viti që kontesti rajonal nuk ka qenë më pozitiv që nga viti 2013.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedës me presidentin e rus, Vlladimir Putin, nuk ia ka dalë të arrijë objektivat e synuara para vizitës, përkatësisht nuk e ka “marrë miratimin për versionin e tij të njohjes së Kosovës”, shkruan sot e përditshmja e Moskës, “Komersant”.


Image result for hashim thaci ne gazivode


“Vuçiq deshi t’ia tërheq vëmendjen Putinit për shqetësimin rreth situatës, aq më parë që sipas informatave të “Komersantit” në Serbi pritet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB, në të cilën Kina do të shtrojë çështjen e njohjes përfundimtare të Kosovës nga ana e organizatës botërore... Ndërsa Vuçiq nuk është kundër kësaj, aq më parë pse ka presion nga udhëheqja e BE-së dhe Federice Mogherini: ajo ka mundësi që dëshiron të mbahet në mend për funksionin e sja si dikush që e ka mbyllur përfundimisht problemin e Kosovës për botën”, shkruan kjo gazetë.


Komersant: Vuçiq nuk merr miratimin e Putinit për versionin e tij të njohjes së Kosovës

Gazeta thekson, duke u thirrur në burime anonime se Vuçiq “gjatë kohës së bisedimeve me Putinin ka dashur të marrë mbështetjen e tij për njohjen e Kosovës”, duke shtuar se vetë presidenti i Serbisë është i gatshëm për njohjeje nëse shkëputet veriu i Kosovës.

“Prandaj Vuçiq i premton Rusisë me shumë këmbëngulje se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO. Por, a mos po e stërthekson këtë gjë? Në këso rastesh ndodh që çdo gjë përfundon asisoj që ajo për çka je betuar se nuk do ta bësh në fund e bën”, shkruan gazeta.

Related image


“Del e qartë se negociatorët rusë nuk e kanë pasur aq të lehtë ta presin Vuçiqin. Fillimisht ishte vetëm Putini, bisedimet në katër sy kanë zgjatur mbi një orë, ndërsa 40 minuta i janë kushtuar pikërisht Kosovës”, shkruan raportuesi i gazetës nga Kremlini.

Kjo gazetë shton, gjithnjë duke u thirrur në burime anonime se Vuçiq “nuk ka hasur në mirëkuptim të Putinit se Rusia nuk duhet të vërë veto në KS të OKB, nëse Kina njëmend e shtron çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe për çmimin e asaj për Serbinë në variantin e Vuçiqit”.


Image result for hashim thaci ne gazivode

“Do thënë se presidenti serb ka folur me Putinin vetëm në gjuhën ruse, ndonëse protokolli pa dyshim nuk e parasheh këtë mënyrë, pavarësisht nëse bashkëbiseduesit e flasin gjuhën e njëri tjetrit jo më kq se të veten. Konsiderohet e drejtë që shefi i shtetit në negociata të përdor gjuhën e vendit të vet”, rikujton Komersant.

Gazeta “Komersant” konisderohet si një medium që i shërben politikave dhe propagandës së Putinit dhe shërbimeve informative të këtij vendi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...