Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/14

Nenad Çanak, kryetar i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), u tha gazetarëve se pas një paraqitje në tv Hepi ishte kërcënuar nga lideri i Radikalëve të Serbisë, Vojisllav Sheshel




Nenad Çanak, kryetar i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), u tha gazetarëve se pas një paraqitje në tv Hepi ishte kërcënuar nga lideri i Radikalëve të Serbisë, Vojisllav Sheshel, ndërsa ishte sulmuar fizikisht nga truproja e tij, i cili i kishte shkaktuar plagë, raporton “Danas” i Beogradit.


Sheshel kërcënon Çanakun, truproja e tij i shkakton plagë


Sipas këtij burimi ai kishte shpëtuar nga më e keqja në saje të ndërhyrjes së deputetit nga Sanxhaku, Muamer Zukorliq, i cili i kishte ndihmuar Çanakut të dalë nga studiot e këtij televizioni.

Çanak e Sheshel kishin qenë mysafirë, njëri pas tjetrit në këtë televizion.

akuzoi të dënuarin e Hagës për krime lufte, Vojisllav Sheshelin, për sjellje e veprime të dhunshme si në vitet e nëntëdhjeta dhe kërkoi nga MPB e Serbisë të ndërmarrë masa.

“Ose shteti të bëjë punët e veta, ose do të detyrohemi vetë të bëjmë punët e saj”, është shprehur Çanak.

Çanak është ndër ata pak serbë që ka kundërshtuar politikat dhe veprimet nacional-shoviniste të regjimit të Millosheviqit dhe të të tjerëve si ky.



Kreu ushtarak serb kishte marrë një kërcënim të hapët nga Aleanca ushtarake Perëndimore.

Serbia heq gatishmërinë më të lartë të luftës me Kosovën

Serbia heq gatishmërinë më të lartë të luftës me Kosovën


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka vendosur ta heqë shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të Ushtrisë në kufi me Kosovën .

Siç njoftohet në kumtesën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmetojnë medie serbe, Vuçiqi , në përputhje me kompetencat, ua ka dorëzuar ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulinit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë nënkolonelit Milan Mojsiloviq urdhrin “për çangazhimin urgjent të forcave për reagim të shpejtë".

“Ushtria e Serbisë edhe më tej po e përcjell situatën e sigurisë dhe është e gatshme që në çdo moment të mbrojë shtetin dhe qytetarët e vet”, thuhet në kumtesë.

Vuçiqi kishte ngritur shkallën e gatishmërisë së luftë së Ushtrisë së Serbisë të shtunën e kaluar, më 29 shtator, kur kryetari i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi në Liqenin e Ujmanit.




Kreu ushtarak serb kishte marrë një kërcënim të hapët nga Aleanca ushtarake Perëndimore.



Zbulohet pse sot Serbia ka hequr shkallën më të lartë luftarake të ushtrisë së saj në kufi me Kosovën. Arsyeja është se kreu ushtarak serb kishte marrë një kërcënim të hapët nga Aleanca ushtarake Perëndimore.

Perëndimi Serbisë: Po u nise në Kosovë, do të kesh luftë

Nëse Serbia për çfarëdo arsyeje merr vendimin që me forcat e veta të ndërhyjë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapët, jo me forcat policore të Kosovës por me njësitet e KFOR-it e të NATO-s, ka qenë kërcënimi i këto ditshëm nga NATO.

Këtë kërcënim të drejtpërdrejtë e të rreptë lidhur me tensionet e fundit në Kosovë, e ka thënë në bisedë me zyrtarët serbë një përfaqësues i lartë i njërit nga vendet më me ndikim të NATO-s në Beograd, përcjell portali serb “Novosti”

“Ky diplomat ka qenë shumë i interesuar të dijë se si i sheh Beogradi ngjarjet në Liqenin e Ujmanit”, citon kjo gazetë e Beogradit të ketë thënë një bashkëbisedues i saj të cilin ajo nuk e identifikon.

Në po atë takim është shfaqur pakënaqësi e hapët lidhur me ngritjen e shkallës së gatishmërisë së luftës të forcave të armatosura të Serbisë.

Përfaqësuesi i këtij shteti s’e zbuloi mundësinë e konfliktit por ai tha se detyrë e KFOR-it është që forcat serbe t’i mbajë larg Kosovës.

Sipas kësaj gazete, ky nuk është kërcënimi i parë që nga Perëndimi i bëhet Serbisë.

“Çdo paralajmërim i Serbisë se do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë, përcillet me pakënaqësi të vendeve perëndimore dhe me vërejtjen për Beogradin se do të ketë punë me NATO-n sikur në vitin 1999”.

Gazeta thekson se Serbia në planin e sigurisë nuk ka probleme me Kosovën, madje edhe nëse asaj i bashkohen forcat ushtarake të Shqipërisë, porse Kosova është nën ombrellën e NATO-s.

Këto ditë në Beograd qëndron shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa nga 8 deri më 11 tetor në Serbi mbahen ushtrimet e NATO-s për reagime të shpejta në situata emergjente në të cilat marrin pjesë 40 vende me 1000 ushtarë.

“Ky është viti në të cilin do të njohim Kosovën si edhe është – krahinë autonome e Serbisë”, tha Bërnabiqi.


Bërnabiq në Gjenevë: Këtë vit do të njohim Kosovën për çka është – krahinë autonome e Serbisë


"Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në Gjenevë: Këtë vit do të njohim Kosovën për çka është – krahinë autonome e Serbisë" ... Me këta matrapazë shqiptarë në fundin e dekatës së dytë të këtij fillim shekulli, ashtë rrezik që Kosova për Serbinë, nga ish Krahinë të bie në nivelin e një Komune !



Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë sot në Gjenevë se në interesin e Serbisë është paqja dhe stabiliteti në rajon sikurse edhe bashkëpunimi me të gjithë partnerët.

“Mbi të gjitha jemi të interesuar për të ardhmen, për zhvillimin e rajonit në të cilin të rinjtë dëshirojnë të qëndrojnë, për ndalimin e ikjes së trurit, për përfitime nga revolucioni i katërt industrial”, tha Bërnabiq para gazetarëve në Gjenevë ku po merr pjesë në Forumi Ekonomik Botëror, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Kryeministrja serbe foli edhe për Kosovën, ku tha se këtë vit do të njohim statusin e saj të cilin e ka – krahinë autonome e Serbisë.

“Ky është viti në të cilin do të njohim Kosovën si edhe është – krahinë autonome e Serbisë”, tha Bërnabiqi.

Në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi mbështetje nga pjesëmarrësit e Forumit për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, duke thënë se rezultati i saj nuk duhet paragjykuar.

Akademiku serb Dushan Todoroviq : Kosova s’është zemra e Serbisë – Vuçiqi është kriminel

Akademiku serb, Dushan Teodoroviq, është shumë i ashpër me kritikat e tij ndaj qeverisë në Serbi, por nuk e kursen as opozitën.
Akademiku serb: Kosova s’është zemra e Serbisë – Vuçiqi është kriminel
Në një bisedë për “Al Jazeera”, ai ka folur për momentin aktual të Serbisë, për gjithëpranimin politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thekson se “Kosova më nuk është zemra e Serbisë, por ajo zemër është në Amerikë, Gjermani, Kanada e Suedi”.



Në një bisedë për “Al Jazeera”, ai ka folur për momentin aktual të Serbisë, për gjithëpranimin politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thekson se “Kosova më nuk është zemra e Serbisë, por ajo zemër është në Amerikë, Gjermani, Kanada e Suedi”.

“Njëherë pata thënë se zemra e Serbisë është në Amerikë, Gjermani, Suedi, Kanada, diasporë... Atje tani janë të rinjtë më të mirë e më të guximshëm të Serbisë, të cilët kanë pasur aftësinë që Serbinë ta çojnë në shoqërinë e vendeve kompetente evropiane”, ka thënë Teodoroviq.

Ndërkaq, për sa i përket figurës së presidentit Vuçiq, akademiku serb thotë se ai udhëheq fushata jo-fer politike, manipulon zgjedhjet, keqpërdor mediat elektronike me frekuenca nacionale si dhe shkel çdo ditë Kushtetutën.

“Shumë shpesh, ai paraqitet në televizionet ‘Pink’ dhe ‘Happy’, të cilat janë nën kontrollin e tij, sigurojnë çdo njeri normal që Serbia u fundos plotësisht në sistemin autokrat të qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit. Veç këtyre, nuk duhet harruar asnjëherë se Vuçiq në vitet e ’90-ta ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, një prej kriminelëve kryesorë të luftërave në Ballkan dhe ministër i informimit, të cilat e kanë çuar Serbinë në terr informativ”, ka deklaruar akademiku serb, Dushan Teodoroviq.

Kritiku Teodoroviq thotë se Vuçiq, si gjithnjë, edhe kësaj radhe po tenton t’ia hedh çdo përgjegjësi dikujt tjetër, duke iu referuar thirrjes për dialog të brendshëm për Kosovën.

“Aleksandar Vuçiq, si gjithmonë, dëshiron ta hedh tërë përgjegjësinë për çdo veprim eventual në të ardhmen në të gjithë akterët e skenës politike dhe në të gjithë qytetarët e Serbisë. Ka ftuar qytetarët e Serbisë për ‘dialog të brendshëm’ për Kosovën. Nëse zotëri Vuçiqi ka menduar që partitë politike dhe qytetarët duhet të tregojnë se çfarë mendojnë për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Kosovës, është detyrë qytetare dhe njëfarë rendi që ai, si president i Republikës së Serbisë, të paraqes qëndrimet e tij. Vuçiqi na ka ftuar dhe tani hesht i frikësuar, në mënyrë që të mos humb ndonjë poen politik rastësish”, është shprehur akademiku serb.

Ai thotë se vetëm njerëz të rinj, të panjollosur në vitet e ’90-ta, të cilët nuk janë të arsimuar në idetë nacionaliste, mund ta bëjnë një Ballkan Perëndimor më të mirë.

“Patjetër se pastaj do të kishte përzierje shumë të vogla në punët e fqinjëve. Disa ndoshta janë më shumë, e disa më pak të përzier, por në përgjithësi të gjithë janë të përzier [në punët e njëri tjetër në Ballkan]”, ka shtuar ai.

Teodoroviq thotë se dikur është menduart se edhe Sllobodan Millosheviqi është i pamposhtur, por “në fund fituam”, duke theksuar se opozita lufton çdo ditë kundër regjimit të Vuçiqit.

“Duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti”, theksoi akademiku i njohur serb. “Gjëja e parë drejt thyerjes së regjimit të Aleksandar Vuçiqit është lustrimi për të gjithë ata që me vite të tëra kanë vrarë të vërtetën për qytetarët e Serbisë dhe kanë penguar përfshirjen e Serbisë në shoqëri të shteteve të zhvilluara dhe moderne”.

Bashkësia ndërkombëtare, pak a shumë, njëzëri pohon se do të përkrahë çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë e Kosovës.


Në Beograd për Kosovën është folur në një forum në të cilin ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Kyle Scott.
Scott: Pyeteni Daçiqin çfarë thotë Amerika për Kosovën

Siç përcjell televizoni prva, në pyetjen e bërë për ambasadorin amerikan në Serbi se çfarë mendon SHBA-ja rreth ndryshimit të kufijve, Kyle Scott është përgjigjur shkurt:

“Ju lutëm, po nxitoj, pyeteni Daçiqin …”

Fill pastaj u paraqit i përmenduri:

“Nëse ka marrëveshje, të gjithë do ta përkrahin. Mua nuk më frikëson bashkësia ndërkombëtare, por më frikëson Kosova dhe kjo është esenca”, ka thënë Daçiqi.

2018/10/12

Letër Komandantëve...!

KU ISHE TI… HERO   ose Leter Komandantave...

Edhe më i pandjeshmi sheh nëpër Kosovë djegie, shkatërrime gjithkund, veç duke udhëtuar rrugëve të saj, pa hyrë në thellësi.
Përmasat e vërteta të dëmeve ende nuk dihen.
Janë mijëra të vrarë, të parehatuar, mijëra të masakruar: fëmijë, gra e pleq, dhjetëra e qindra të dhunuara, qindra e mijëra të pakthyera, mijëra të humbur që s'dihet a janë kalbur në malet përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, a janë në burgjet e Serbisë.
Të gjithë në Kosovë janë pezull, janë në gjysmë.... Liria përgjysmë, ëndërra përgjysmë, gëzimi e hareja përgjysmë, trimëria përgjysmë, përgjegjësia përgjysmë, qartësia përgjysmë, Pavarësia diku tej pas disa vitesh nëse vërtet e dëshirojmë atë...
Të gjithë ngapak, (në mos shumë) janë të vrarë.
Të gjithë pyesin: Ku jemi?
Të gjithëve iu duket pak i pabesueshëm kthimi i rrufeshëm në Kosovë duke lënë me gisht në gojë organizatat e huaja (besoj është shenja më e sigurtë e pendesës për ikjen masive biblike...).
Të gjithë paksa të hutuar. Gëzimi sikur ka frikë të derdhet shpengueshëm nëpër fytyrat e kosovarëve...
Sepse i druhen njëri-tjetrit.
I druhen pyejes dërrmuese: Ku ishe ti?
Ku ishe ti… Hero?
Pyet kështu krahu i një fëmije tre vjeçar që e nxjerr nga pusi kova e ujit. (Trupi i foshnjës është shpërbërë...).
Pyet kështu varri i këtij krahu e i copave të tjera të prera të këtij trupi njomëzak...
Ku ishe ti o Hero…, pyet gruaja burrin që e la atë me tufën e fëmijëve në shtëpi dhe vetë doli "në mal".
Erdhën serbët, masakruan fëmijët, e përdhunuan.
Burri nuk u gjend pranë për ta shpëtuar, për t'i dalë zot apo për të marrë... të paktën hak.
Se një pjesë e burrave u ndodhën në Perëndim për punë e patriotizëm, një pjesë doli në mal në radhët e UÇK-së, një pjesë erdhi për t'u bërë UÇK allasoj në Shqipëri (për t'u stërvitur nga kapterra, apo kolonelë të Shqipërisë që s'e dinë se çfarë ere i vjen luftës dhe për të hyrë pastaj në Kosovë e për t'u drejtuar nga "eprorë" të tjerë… pronarë të luftës, të vetshpallur si të tillë… pronarë të lirisë, të vetshpallur si të tillë…
Ku ishe bir, pyet plaku që s'deshi e as mundi të vraponte për të ikur, po u vra në derë të kullës apo të oborrit duke bërë qëndresë, për të paguar veten...
A mos ike në male bir me ruajtë bythën tënde?
Cili budallë kishte me të ndjekë pyjeve...
Pse s'i dolët zot katundit, por e latë në fëmijë e gra...
Ku ishe vëlla, pyet motra e përdhunuar nga ushtarët e çetnikët, motra e vrarë... trupi i bukur i së cilës është kalbur në breg të Drinit të Bardhë?
Ku ishit ju, u drejtohen banorët ushtarëve të UÇK-së, kur ne na vunë në rresht e na përzunë për në Shqipëri e për në Maqedoni?
Po ju ku ishit, ua kthejnë me pyetje ushtarët e UÇK-së banorëve të Kosovës, që nuk i mbushët e nuk i shtuat radhët tona?
Kaq pak djem sa dolën malit, ka Kosova për luftë...?
Ku ishit ju prizrenalinj, ju turqeli, kur u dogj Tususi?
A ju kujtohet çfarë bëhej në atë kohë tek Shatërvani, në kafetë bregut të Lumbardhit...?
Ku ishit ju prishtinalij, kur digjej Qyqavica prej predhave apo kur kalleshin fshatrat e Drenicës?...
Ku ishit ju, u drejtohen fqinjtë e vdekur të gjallëve.
Ku ishit ju fshatra që s'u dogjët, u drejtohen fshatrat e djegura të padjegurave.
Kështu flitet sot nëpër Kosovë.
Ku ishit ju të gjallët thërrasin të vdekurit, të rënët.
Mjaft më me fjalime para varreve e trupave tanë.
A mos po ju duket vetja më trima, se sa ne...
Ku ishit ju? Ku ishit ju... rëndon mbi çdo shpirt kjo pyetje e rëndë e pazëshme e njëherësh gjithësunduese.
Ku ishit ju...
Ku ishit edhe ju ushtarë të Shqipërisë kur ne vriteshim pranë jush në kufirin Shqipëri-Kosovë.
Ku ishe ti ushtri e Shqipërisë, ushtri e palavdishme e Shqipërisë, që humbjet dhe dështimet poshtruese, minimin e teritorit të vendit prej 1400 ha nga duart e ushtarëve serbë, vdekjet e sakatimet e njerzve nga minat serbe në oborret e arat e tyre, i shet si fitore dhe sot zbukurohesh me dekorata... për luftën e pabërë, ku ishe që nuk e shkrehe një fishek…?!
Nuk pot ë thotë kush të mësyje drejt Kosovës…
A harrove se lavdia fitohet në luftë e jo në paqe…
Pse pranoni ju ushtarakët e Shqipërisë të vini dekorata lufte në gjokset tuaja kur luftën nuk e bëtë?
Ç’janë këto dekorata mashtrimi e fallsifikimi…
Ku do t’i çoni ato dekorata llamarine ju ushtarakë të Shqipërisë?
Varret nuk u pranojnë me dekorata…
Nëpër shtëpitë tuaja ju nuk mund të shkoni me dekorata lufte që ua dha Presidenti fallsifikues i vendit, sepse fëmijët dhe gratë tuaja e dinë mirë se ju vetëm në luftë nuk keni marrë pjesë, keni qenë si në zbor ushtarak në qytetin e Kukësit.
Kë do të mashtroni me këto dekorata pëveçse veten tuaj?
A e keni pyetë veten në cilën betejë keni marrë pjesë në Kosovë? Çfarë keni arritë me betejat tuaja edhe imagjinare…
Çfarë shigjetuat me operacione shigjeta dhe pse e si lejuat qe ushtarët serbë të vrasin shqiptarë, pjestarë ose jo të UÇK-së, t’i vrasin në brendësi të teritorit të Shqipërisë e jo të Kosovës… Apo në luftën tuaj veç shqiptarë vriten e serbë jo dhe në luftën tuaj o vritesh o ikën…
Ku ishit ju banorë të shtetit amë... ju vllazën bre…
Kjo pyetje tronditëse sillet përmbi kokat e të gjithëve dhe s'po i lë njerëzit të qetohen e të qartësohen.
Kjo pyetje duket e pati bllokuar apo tromaksur turmën, pasi askush nuk e përmendi fjalën pavarësi në mitingun për Ollbrajtin, as në mitingun për Blerin, në Prishtinë.
Ku ishit ju...
Por edhe tani, ku jeni ju djem të Kosovës, ju heroj… që s'po na fusni nëpër shtëpitë tona, thërrasin banorët e Mitrovicës që janë ndaluar të hyjnë në shtëpitë e tyre nga një grusht serbësh.
A veç një urë është mbi Ibër...
Njëqind mijë djem të Kosovës a s'bëjnë dot disa ura me trupat e tyre për t’i dërguar deri në banesat e tyre banorët e pafaj të Mitrovicës...?
Ku jeni bij të Kosovës, ju qytete e fshatra të tjera të Kosovës, thërret në kupë të qiellit Rahoveci që nuk i pranon trupat ruse të "infektuara" me krim serb, të hyjnë në Rahovec? ...
Të vëmendshmit, pyetjen "Ku ishe ti… Ku ishe ti Hero"?, ia rrokin të gjithë shqisat kudo në Kosovën që gëzon lirinë përgjysmë...

* * *
Por kjo është vetëm njëra pamje.
Ja edhe një pamje tjetër e parehatshme në tokën tonë të premtuar prej zotit.
Njoftimet për zbulime varresh masive janë të përditshme e rrënqethëse. Zbulime, ekspertiza, rivarrime e zhvendosje varresh. Kosova po merret me të vdekurit, të masakruarit e saj.
Ajo ka nëpër duar kufoma e varre, kazma e lopata, llaç e tulla, gozhda e sqepare... dhe nëpër këmbët e saj sillen të paturp këngëtarë e artistë, ndërkohë që askush nuk ka nge të merret me koncertet e tyre të gjoja festimit të lirisë... në të vërtetë koncert për një grusht marka...
Formulat patriotike janë të njohura "T'ia heqim streset Kosovës". "Të bëjmë koncert për të mbledhur fonde për të rindërtuar kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit".
Tek shëtisin nëpër Kosovë artistë të tillë fryhen si çlirimtarë mbi çlirimtarët. Dhe duken se e kanë të rrasur mendjen se këngët e Arif Vladit apo recitimet e Reshat Arbanës, të Ilir Shaqirit e Shkurte Fejzës, e kanë çliruar Kosovën dhe duan t’u ngjajnë këtyre emrave të njohur që përmenda.
Kaq shpejt u harruan aeroplanët e Billit dhe të Blerit, të Solanës e të Klarkut, apo edhe pushkët e UÇK-së, pa të cilat, do t'u mbinte bari mbi varre të gjitha këngëve tona.
Nuk kompensohet mungesa e trimërisë me këngë trimërie. Po të çlirohej Kosova me këngë e poezi, do ta kishte çliruar qysh moti Dritëro Agolli me mijëja e mijëra vargjet e tij.
Një gazetar i vjetër në Prishtinë (që kishte mbetur pa shtëpi e shumçka tjetër) më tha një ditë: "... do të jepja 2000 marka, të mos e shihja këtë afishe koncerti në krah të kësaj afisheje për rivarrimin e 70 vetëve që do të bëhet nesër në një fshat të Skenderajt. Është rivrasje e të vrarëve. Nuk kanë shkak t'i gëzohen më shumë se ne lirisë tonë këngëtarët nga Shqipëria... Nuk duam të na japin gajret me pare... Ne kemi vetë në Kosovë boll këngëtarë të mirë..."
Dhe këtë masakër entusiazte me gajde e klarinetë, po e organizojnë ato që s'u angazhuan në kohën e luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Ose që mbase ishin të lidhur me armikun dhe kërkojnë kësisoj të fshehin të kaluarën e tyre kolaboracioniste. Dhe shkojnë e bien pre e tyre edhe disa artistë të joshur prej fitimeve jo të vogla e premtimeve për një shtëpi në Prishtinë apo në Prizren se "na ke ngritë peshë me kënget e tua... me recitimet e tua... oj motër, or vëlla, or bacë..."
Organizatorët e këtyre masakrave entusiazte nëpër Kosovë përfitojnë nga toleranca e banorëve të saj të cilët tolerojnë dhe vazhdojnë të kenë ende dashuri idilike për shtetin amë, "për artistët e mëdhenj të kombit".
Emigrantët në Përëndim u kanë dhuruar miliona marka artistëve të tillë nëpër skenat e Europës, kur kanë dhënë koncerte për shqiptarët emigrantë, të degdisurit dherave të huaja e që në krahët e këngës bëheshin Mic Sokola e Sef Koshare...
Por sot është tjetër kohë, tjetër realitet.
"17 vetë të vrarë kam në fisin tim, më thotë një plak në autobusin Prishtinë - Prizren... 3 njerëz i kam të humbur, një zot e di se ku, 7 kulla i kam rrafsh për tokë të djegura. Edhe zogjtë e malit hë për hë s'po du me i nie... T'i rehatojmë njëherë të gjallët e të vdekurit... Kena vakt me knue bre burra. S'ashtë hana për kangë... Ashtë me e shtrëngue pushkën fort... Ejani shihni 17 vorret e mia, vorret e njerzve të mi... Hajde e pyetni ato vorre a po ua thonë çeto fjalë. Hajde se nuk e kam shtëpinë larg prej Prizrenit..."

Dhe vërtet. Ejani të flasim me varret…

2018/10/11

Letra që Ernest Hemingway i dërgoi Petro Markos


Letra që Ernest Hemingway i dërgoi Petro Markos

Një ndër autorët shqiptarë, i cili për fat të keq nuk vlerësohet aq sa duhet, është Petro Marko i cili një herë e një kohë, takohej me laureatin e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarin e madh Ernest Hemingway.

Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Petro Marko shkruan:


“…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:

– Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban!

– Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.

Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin ‘Hasta la vista’. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: ‘I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë’.

Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: ‘I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…’”.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...