Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/14

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i është përgjigjur ashpër ministrit serb, Ivica Daçiq dhe e quan si person të vogël.


Image result for behxhet pacolli


Deklarata e Daçiqit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes qê ai përfaqëson - Destruktivitet, shkatërrim, rrënim.

Pra kjo është ajo që përfaqëson Daçiq. Ne në Kosovë do të jemi gjithmonë konstruktiv dhe do të ndërtojmë. Shkatërrimi është karakteristikë e të frustruarve të skajshëm.

Ne nuk jemi fajtor që një botë e tërë janë kundër Daçiqit dhe politikes se Serbisë. E sa i përket paralajmërimeve të Daçiqit për terheqjen e njohjeve ato janë thjesht përpjekje Don Kishoteske.

Këto përpjekje të Don Kishotit ballkanas, rezultojnë qesharake edhe kur ai prezenton “notën verbale” të Guinesë Bissau, e cila në fund të tekstit zotohet dhe rikonfirmon respektin që ka për Ministrinë e Jashtme dhe Republikën e Kosovës.

Sa i vogël je Ivica Daçiq... Po më zhgënjen çdo ditë e më shumë.....!

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq thotë se pas vrasjes së Oliver Ivanvoqit, Mitrovica veriore është, ndoshta, njëri nga vendet më të rrezikshëm ku jetojnë serbët.


Janjiq: Mafia e Kosovës veriore, në kontrollin e Serbisë
Ai është ambient ideal për korrupsion e kriminalitet e natyrisht edhe për politikanë që duan të pasurohen shpejt gjë që më së lehti bëhet përmes kriminalitetit, ka thënë Janjiq për radion Evropa e Lirë në sektorin e gjuhës serbe.

Sipas tij, nga njerëzit që ai ka kontakt, atje tani mbretëron pasiguri. Ata po ndiejnë të ketë arritur një lloje paqeje porse e dinë se e keqja nuk ka shkuar. Shumë nga ta vërtetë mendojnë të largohen. Problemi aty është se politika në kohë të fundit është mbështetur në dhunë e kriminalitet. Serbia tani është para zgjedhjes. Ose do të lejojë që mafia ta marrë krejtësisht kontrollin ose do t’i qërojë hesapet me të keqen që e ka përfshirë gjithë veriun e Kosovës.

Janjiq thekson se sado që Beogradi të mendojë ta kontrollojë situatën në veri të Kosovës, ai këtë e bën përmes grupeve kriminale, dhe, është e qartë se ato kanë ndikim në strukturat qeveritare. Ne kemi informata shumë serioze se ato po përpiqen ta marrin edhe komunitetin informativ. Ato kanë ndikim shumë të madh në institucione, e të mos flasim ç’ndikim kanë te punët ndërtimore e të tjera që sjellin fitim të shpejtë. Ato janë rrjete që nganjëherë kanë mbështetje të qeverisë e nganjëherë e detyrojnë qeverinë që t’i mbështesë. Kush do ta marrë lokalin, nga ç’anë do të kalojë rruga, kush çfarë do të ndërtojë – për këtë vendos pushteti lokal, e ai vetëm formalisht vendos për atë kanë vendosur grupet e interesi.

Ai përfundon se përgjegjësin për gjendjen në veri duhet ta marrë kryetari ose kryeministri i vendit.

“Serbia nuk bën t’i gënjejë më qytetarët”, ka thënë Janjiq.

Zyrtarë të Serbisë tashmë hapur kanë deklaruar se vendi i tyre më së largu deri në vitin 2025 do të anëtarësohet në Bashkimin Europian

Kapitulli 35 dhe Gjermania pengojnë Serbinë për në BE

Megjithatë, ata thonë se anëtarësimi i Serbisë ose zgjerimi i Bashkimit Europian, siç njofton “blic” i Beogradit , duhet parë si proces për të cilin vendosin dhe pyeten të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Sipas këtyre zyrtarëve, rolin kryesor do ta ketë Gjermani e pritet që asaj t’i bashkohet edhe Franca.

Këto dy vende kanë rezerva ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian.

Në gjithë këtë, për anëtarësimin e Serbisë në BE, është i domosdoshëm edhe rrumbullakimi i kritereve politike që për Serbinë është kapitulli 35, përkatësisht normalizimi i marrëdhënieve të saj me Kosovën.



Ministrja serbe e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq Të mos e pyesim as Rusinë e as Amerikën - zgjidhjen për Kosovën ta gjejmë në Evropë


Nuk jam e lumtur që shoh SHBA-në, as Federatën Ruse si lojtarë kyçë që do t’i ndeshin interesat e tyre në këtë rajon.
Joksimoviq: Të mos e pyesim as Rusinë e as Amerikën - zgjidhjen për Kosovën ta gjejmë në Evropë



Kështu ka thënë ministrja serbe e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq gjatë një takimi të konventës kombëtare për BE-në në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën, raporton Tanjug.

Joksimoviq mendon se është me rëndësi që Serbia, para së gjithash, të mbështes konceptin evropian të sigurisë.

“Nuk jam e lumtur të shoh as SHBA-në, as Federatën Ruse si lojtarë kyçë të cilët do t’i ndeshin interesat e veta në këtë rajon. Mendoj se mjedisi natyror i Serbisë është para së gjithash Evropa, shtetet e Evropës dhe së bashku duhet të gjejmë zgjidhje”, tha ajo.Ajo tha se pret nga Bashkimi Evropian që në periudhën e ardhshme të tregojë kapacitet më të gjerë dhe përgjegjësi në gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme mes Beogradit e Prishtinës, zgjidhje e cila, sipas saj, do të ishte e pranueshme dhe që nuk do të krijonte një konflikt të tmerrshëm.

“Është në interesin e të gjithëve që të arrijmë deri tek zgjidhjet e qëndrueshme, dhe kjo nuk është e lehtë. Pa dyshim se edhe Qeveria serbe e edhe presidenti Aleksandar Vuçiq kemi treguar se jemi të gatshëm që në interesin më të mirë të njerëzve tanë dhe në përmirësim të jetës sonë, të provojmë që përmes dialogut dhe paqes të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Joksimoviq.

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian David Mccallister ka kërkuar nga kancelarja gjermane që ta pranojë propozimin e Serbisë për zgjidhjen e problemit me Kosovën

Merkeli i thotë JO propozimit të Serbisë për Kosovën
Kështu shkruan sot gazeta e Beogradit "blic", duke u thirrur, siç thotë ajo, në burime diplomatike në Berlin. Sipas pohimeve të kësaj gazete, Mccallister është takuar me Angela Merkelin dhe ia ka paraqitur asaj propozimin e Beogradit.

"Ai ka thënë se duhet përkrahur marrëveshjen e dy palëve, përkatësisht se duhet përkrahur atë propozim të cilin Serbia është e gatshme ta pranojë. Kancelarja pa u hamendur e ka hedhur poshtë", thotë burimi i paidentifikuar.

Edhe pse pritej që Angela Merkel, si njëra nga liderët e botës që me Serbinë dhe me kryetarin e saj Aleksandar Vuçiq ka marrëdhënie të mira, se do ta përkrahte propozimin për ndryshim kufijsh në marrëveshje me dy palët, kjo nuk ka ndodhur, shkruan gazeta.

"Kancelarja nuk e ka asnjë probleme me vendin tuaj dhe me kreun shtetëror të saj, por është e vetëdijshme se ndryshimi i qëndrimit ose zbutja e tij do ta vinte në pozitë të palakmueshme Gjermaninë”, ka thënë burimi.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,s’i pëlqen të komentojë lajmin për pakon amerikane për Kosovën,

Gjuriqit s’i pëlqen të komentojë lajmin për pakon amerikane për Kosovën
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk ka dashur të komentojë lajmin që u dha sot nëpër mediat serbe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një pako katër pikëshe për t’ia propozuar Serbisë si zgjidhje përfundimtare me Kosovën.

“Nuk do të flisja shumë për politikë sot, vetëm mund të them që shkoni pyesni në Departamentin e Shtetit Amerikan për këtë, nëse veç di ndokush diçka rreth kësaj pune, kaq mund të them për këtë. Por çfarë mund të them është se ne e kemi pakon tonë për Kosovën – ky është plani ynë”, ka deklaruar Gjuriq.

Analisti serb Nikolla Kerstiq :Kosova nuk është e jona


Analisti serb: Kosova nuk është e jona

Mos ta teproj shumë, që nga Pashiqi e këndej, Kosova është nisur që me themel e sistematikisht të mitizohet në opinionin më të gjerë. Duket paradoksale që kjo copë tokë filloi të “derdhet nëpër gishta” qysh nga fillimi i shekullit XX, kur në luftërat ballkanike u sul me tërbim hakmarrës ndaj çdogjëje që nuk ishte serbe, duke kujtuar se në këtë mënyrë të gjitha do t’i bëjë pronë të veten. Mirëpo, siç do të dalë vite më vonë, ajo ishte larg e më larg nesh. Sa më shumë e ngushtonim rrethin ndaj saj, ajo edhe më shumë largohej prej nesh.

Dorën në zemër, pa i bërë lajka titostalgjisë, u provua me zgjidhje pragmatike që Serbisë njëherë e përgjithmonë t’i hiqej nga qafa ai gurë, duke i dhënë autonominë me Kushtetutën e vitit 1974, që disi në mënyrë procesuale, në shtigje të gjata, të zgjidhet dhe të përfundojë. Por, kur s’lë dreqi, duke iu turrur me dhunë më 1990, kur asaj iu mor ajo autonomi me vrazhdësi, u pa se Kosova (dhe Metohia), në fakt, është viktimë e posesivitetit dhe vartësisë sonë neveritëse kundruall këtij djepi të ëndrrës mijëvjeçare serbe.

Por, në fakt, ç’është ajo në realitet, sikur të isha i detyruar që dikujt, ndonjë tipi, nga Zelanda e Re, t’ia shpjegoj?

ajo është një pjesë më e pazhvilluara në Europë, që ishte, është e do të mbetet udhëkryqe e përhershme e narkotikëve, e prostitucionit dhe armëve; burim i shpërfilljes, varfërisë, fanatizmit dhe sëmundjeve të llojllojshme; epiqendër gangsterizmi, bandash e klanesh kriminale: vend nga i cili ik popullata serbe e shqiptare me të gjithë bagëtinë, teshë e koteshë drejt një ardhmërie më të mirë e më të ndritshme; pikë e zezë në të cilën askush me mendje të shëndoshë nuk do të kthehet kurrë...

Për nëntëdhjetë e pesë për qind të serbëve ajo paraqet Valhallin e popkulturës ku nuk kanë qenë asnjëherë, e as që e kanë ndërmend të shkojnë. Në fakt, është një vilajet i errët që ka dehumanizuar shansin, secilit që ndodhet atje poshtë,për çfarëdo lloj marrëveshjeje.

Ajo po ashtu është një fushë e mallkuar në të cilën ushtria dhe policia serbe bëri segregacion nazist gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar, çfarë nuk ishte parë në truallin e Europës që nga Lufta e Dytë Botërore.

ai vend i shenjtë, ku janë manastiret, kishat e ikonat serbe, kufomat e shqiptarëve – grave, fëmijëve dhe pleqve u transportuan me autofrigoriferë në varreza masive nëpër Serbi.

Prandaj, për shkak të një aso Kosove me daulle fituam ata tre muaj kur nga qielli reshën bombat e NATO-s.

Dhe tani prapë dikush dëshiron të thotë se ajo Kosovë është e jona? Faleminderit, nuk është më e jona, por, kur mendoj më esëll, se a është më normale, pas gjithë kësaj, që ajo fare të jetë e ndokujt?

Meqë ajo është vetëm një tokë e shkretë e njerëzve të mërzitur, ca serbë, ca shqiptarë, që atje poshtë, nga zori, janë të detyruar të jetojnë, të izoluar nga e gjithë bota, meqë, ja, nuk kanë pasur fort mundësi të zgjedhin ku të lindin. Kjo është një trevë që ka përjetuar shumë hidhërime, vaje, klithma dhe dhembje. Ky është një vend ku as djalli i zi nuk do të mund të kotej.

Dhe tani, kur dëgjoj nga llomotitësit populistë dhe djathtistët e salloneve, se konflikti duhet ngrirë, të pritet ndryshimi i rrethanave botërore, do t’i lusja po ata, që të zbresin poshtë, natyrisht nëse ua mban, që ta mbledhin atë popull nëse dinë ta mbledhin, edhe shqiptarët, edhe serbët, dhe t’ua shpjegojnë me gjuhë të thjeshtë, meqë, ç’të bësh, njerëzit nuk jetojnë në Beograd, që t’i kuptojnë ato lloj pikëpamjesh me nivel të lartë intelektual e të emancipuara, se do të duhet megjithatë edhe pak të presin, të durojnë, vetëm edhe disa vite, ndoshta edhe më shumë, që edhe pak të urrehen ndërmjet vete, ndërsa njëfarë zgjidhje do të gjendet, ndërsa thua Kosmet, në të ardhmen e trazuar.

T’u thonë ashtu, kur t’i shikojnë, ashtu të mërzitur, të lodhur e të munduar, e pastaj, pas atyre fjalimeve, të hedhin shikimin pas tyre; do të shohin në largësi, sa çel e mbyll sytë, këtë ua garantoj, turmën e pafund, që do të përbëhej nga mbi dhjetë mijë të pafajshmish, që askujt s’i kishin gjë borxh, dhe të vrarë – se si vështrojnë në heshtje dhe pa fjalë ata të cilët kishin pësuar nga soji i këtyre.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...