2018-12-08

Lëvizja e studentëve duhet të ndryshojë Shqipërinë


AGRON GJEKMARKAJ

Prej dy ditësh Shqipëria jeton mes befasisë dhe shpresës! Befasi, sepse propaganda e qeverisë kishte krijuar iluzionin qe këtu nuk kundërshton askush, që opozita është e dobët, që shoqëria miraton arrogancën, teksa pushteti deliron çdo ditë.

Ky mit u rrëzua. Shqipëria zien sepse fëmijët e saj nuk kanë asnjë perspektivë, duket sikur shpresa, e cila mban gjallë çdo individ apo komunitet është vrarë. Këtë e ka bërë politika me kastën e saj sunduese, të majtë dhe të djathtë. Me dëshirën për sundim dhe dalldinë për korrupsion, me rrethin e tyre familjar, me servilët dhe idiotët sahanlëpirës, ku të gjithë së bashku kanë krijuar një rreth vicioz.

Në këtë vend, dija, shkolla, puna e dinjiteti përçmohen! Studentët e ndiejnë këtë kur shohin deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryebashkiakët dhe drejtorët, apo zaptuesit e demokracisë në universitete. Studentët e kanë kuptuar këtë. Ata nuk janë ngritur thjesht për tarifa. Ata sjellin në Tiranë varfërinë dhe zemërimin e familjeve të tyre. Por siç shkruanin në parullat e tyre, ata nuk janë vetëm të varfër, por të vjedhur. Po, të vjedhur në përditshmëri, në dinjitet, në mundësi, në shanse të barabarta, në konkurrencë, në përfaqësim, në dëshira.

Ato i ka uzurpuar kasta në Tiranë dhe në rrethe me fëmijët e tyre, të cilët iu plasin me fytyrë bashkëmoshatarëve tenderat e baballarëve, pushtetin e tyre që ndjell nënshtrim e servilizëm. Vërtet magjike teksa sheh se si fryhen e mbushen rrugët, duke u derdhur në shtratin e protestës.

Kjo nuk është një protestë për kushte ekonomike, por shumë më tepër se kaq, është protestë për dështimet 28-vjeçare, jo si zhgënjim nga liria, por protestë për vjedhjen e lirisë. Kjo protestë nuk duhet të ndalet. Ajo duhet të rrëzojë këtë sistem. Ajo duhet të synojë kapitullimin e arrogancës së qeverisë me PPP-të me 20 milionë euro për kilometër dhe arrogancën e mosndryshimit të opozitës.

Lëvizja, e cila po rrëfen fytyrën e një Shqipërie që i plas shpirti, duhet t’u dërgojë mesazhin partive politike, që deri tani janë asete private, të shndërrohen në asete publike ose të shporren dhe vendin e tyre ta zënë risitë e një shoqërie që kërkon ndryshim me ngulm që do të jetojë në këtë vend me shpresë dhe jo të ikë pasi politika po ua vret atë. Ndoshta pretendojmë shumë nga studentët, mbase asnjë nga këto që s’do kenë sukses nga dëshira e madhe për t’i sabotuar dhe ruajtur statuskuonë si formë sundimi e tribalizmi, por gjithsesi protesta e tyre emancipuese theu një digë dhe krijoji një model. Kuptuam që një gjë e re është e mundur.

Një këshillë për miqtë studentë: Shkoni te Kryeministria për të protestuar. Kjo klasë politike ia dorëzoi vendin anarkisë, trafikut, kanabisit dhe cubat i bëri bimbash e sadrazem, ndaj protesta është dhe do të mbetet e vetmja terapi. Studentët ende nuk janë në kontakt me botën e interesit dhe të manipulimit, fatmirësisht nuk e njohin as pushtetin e frikës dhe të joshjes, thjesht vuajnë pasojat e tyre.

Ndaj mbeten të vetmit si komponentë shoqërorë që mund të ngrihen dhe të ngjallin “të vdekurit” e të marrin shoqërinë nga pas.

Sot keni rastin ta shkruani vetë historinë!


Nga Gent Strazimiri

Po! Ju jeni fuqia e vërtetë! Keni rastin ta shkruani vetë historinë!

Ka 3 ditë që ju nuk jeni më “e nesërmja” por, falë Zotit jeni E Sotmja për të cilën kemi aq shumë nevojë!

Jeni bashkuar në atë rrugë mijëra fëmijë prindërish të majtë e të djathtë, fëmijë të djersës së ndershme, pa pyetur shokun në krah se “për kë voton”, për të mos lejuar abuzimin qeveritar me djersën e sakrificën e prindërve tuaj, sepse jeni fëmijë të djersës së ndershme!
Po bëni atë që prindërit tuaj nuk po e bëjnë dot megjithëse janë edhe ata masivisht, njësoj si ju, fëmijë të djersës së ndershme…

A e dini pse?

Sepse ndryshe nga ju, ata nuk janë edhe fëmijë të lindur e rritur NË LIRI!

Ju jeni fuqi e tyre dhe e të gjithë shoqërisë!

Ju e keni fuqinë për të ndryshuar atdheun!

Dhe mos u manipuloni, sepse do tentojnë pashmangshmërisht t’ju manipulojnë…

Kush?

Ata që ju thonë “rrini larg politikës” , “mos e politizoni protestën” , “mos u krahasoni me 8 dhjetorin” ….

8 dhjetori është histori e lavdishme, nuk është turp!

Deri sot, e keni mësuar në shkollë! Sot keni rastin ta shkruani vetë historinë!

Dhe mbani mend 1 gjë:

– e vetmja mënyrë për të mos u manipuluar nga politika, është të bëheni ju vetë politika!

Bëjeni për Atdheun! Bëjeni për veten dhe prindërit tuaj!

Pa ndalim, ecni veç Përpara!!!

Studentët, sërish me mijëra para Ministrisë së Arsimit


Dhjetori i dytë: 


 Pritën së shpejti pas 28 vjetëve dhjetori  i 2-të ,
apo Rënia e Qeverisë Rama 2.




Sipas burimeve informative të disa Agjencive botërore këto Protesta studentore, do ti kushtojnë shtrejtë Edi Ramës,më rënien e Qeverisë së tij.




Protesta masive e studentëve ka hyrë në ditën e 4-t të saj, ditë e cila përkon edhe me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë që kujton lëvizjen studentore të 28 viteve më parë që solli edhe rrëzimin e pushtetit komunist.



Video Player
00:00
00:27
Video Player

Mbledhja e studentëve ka nisur para ambienteve të Korpusit Universitar, e më pas me pankarta në duar ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.


“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”. U shprehën ata një ditë më parë duke kërkuar nga politika të qëndrojë larg tyre.


Ndërkohë që për të tretën ditë me radhë studentët e Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi kanë vijuar protestën. Ndonëse në kushte atmosferike të rënduara dhe me reshje shiu të vazhdueshme ato vijuan të protestonin në sheshin “2 Prilli”.


Kërkesat e tyre konsistojnë në uljen e notës mesatare në shkollë, sponsorizimin nga buxheti i Universitetit të Shkodrës i ekspeditave shkencore si dhe vendosjen në efektivitet të plote te godinës së re brenda janarit të 2019.

Studentët shqiptar : Presim deri të martën, më pas hyjmë në grevë urie

Edhe këtë të shtunë, pavarësisht se është ditë pushimi dhe një mot me shi, me mijëra studentë janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit për të protestuar për kauzën e tyre.


Ata kanë renditur 8 kërkesa drejtuar ministres Nikolla, e kreut të qeverisë Rama. E nëse ato nuk do të realizohen ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.

“Do të presim deri ditën e martë. Nëse asgjë nuk ndryshon do hyjmë në grevë urie”, shprehet një prej protestuesve.

Ata vijojnë përpjekjet që mos ta politizojnë protestën e tyre, duke larguar edhe protestuesit e unazës së re, të cilët iu bashkuan atyre të veshur me jelekë të verdhë.

Nikolla kalon pranë protestuesve; Studentët thërrasin: Turp, turp


Protesta e studentëve vazhdon para godinës së Ministrisë së Arsimit prej rreth 5 orësh dhe nëpërmjet deklaratave, thirrjeve në kor dhe pankartave, ata kanë treguar se nuk do të ndalin “revoltën” e tyre përballë sistemit.



Duke qenë se protesta nuk ka organizatorë apo drejtues të mirëfilltë, kërkesat e tyre janë shtuar në numër, pasi studentët e çdo fakulteti përpiqen të ngrejnë kauzat e tyre.


Përveç 8 kërkesave primare që ia kanë drejtuar ministres Lindita Nikolla, e për të cilat thonë se mund të hyjnë edhe në grevë urie, studentët sot kanë kërkuar edhe “Vetting për pedagogët”, madje duke nxjerrë një listë me emra të atyre që kërkojnë ryshfet në këmbim të provimeve.


Në një moment gjatë protestës, ministrja e Arsimit ka dalë nga zyra e saj duke tentuar të hyjë në mes të turmës, e shoqëruar nga disa bodigardë dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, por është pritur me ovacione dhe ulërima pakënaqësie, çka ka bërë që të tërhiqet sërish brenda godinës për të shmangur tensionin dhe përplasjet.


Studentët nuk kanë pranuar negociata, por vetëm zgjidhjen direkte të kërkesave të tyre, ndaj në momentin kur ministrja e Arsimit tentoi të fliste me ta, ata kanë thirrur: “Turp! Turp! “.


Gjithashtu kanë brohoritur dhe i kanë rënë vuvuzelave duke nënkuptuar se e refuzonin Nikollën mes tyre, pasi ministrja ka dalë me truproja dhe këtë e cilësojnë si tentativë provokimi.


“Erdhi me truprojet e saj të kalojnë mes turmës dhe nga ne u mor sikur erdhi për të nxitur dhe për të thënë që jemi vandalë. Ministrja të vijë këtu pasi të ketë plotësuar kërkesat. Nuk ka negociata”, u shpreh një student. TCH.

Protesta e studentëve, Profesor Dr.Përparim Kabo ka një mesazh për kryeministrin Edi Rama… i kujton edhe De Golin

Sot studentët protestuan për të katërtën ditë me radhë në Tiranë dhe qytete të tjera.


Sot studentët protestuan për të katërtën ditë me radhë në Tiranë dhe qytete të tjera. Për të folur në lidhje me këtë çështje, por edhe për të analizuar pse arritëm në këtë pikë në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar Pr/Asociuar. Dr Përparim Kabo, i cili ka edhe një mesazh për kryeministrin Rama.





Sot studentët protestuan për të katërtën ditë me radhë në Tiranë dhe qytete të tjera.
“Dua t’i drejtohem kryeministrit Rama: A i dinit ju këto shqetësime, apo i keni dëgjuar për herë të parë?! Përse harxhoni 40 milionë euro për të rregulluar Unazën?! Do të presim ne qytetarët e Tiranës, për t’u rregulluar ajo. Nuk e dini ju që tarifat për Doktoraturë janë të papërballueshme për kërkuesit e rinj shkencorë?! Çfarë do të dialogojnë ata atje?! Studentët ia kanë çuar kërkesat ministres Nikolla. Ajo është anëtare e qeverisë, ta mbledhë Qeverinë urgjentisht sot, të përcaktojë çfarë duhet të bëjë qeveria, çfarë duhet të bëjë Parlamenti dhe me procedurë të përshpejtuar t’i drejtohet Parlamentit që ditën e hënë t’i zgjidhë këto çështje”, u shpreh Pr/Asociuar. Dr Përparim Kabo.

Gjatë intervistës, profesor Kabo kujtoi edhe një fakt historik, ku 50 vite më parë në Francë, studentët rrëzuan Presidentin de Gol, duke u bërë thirrje studentëve të përfshihen edhe në çështje të tjera sociale.

“U kërkoj studentëve, që pasi të arrijnë uljen e tarifës, të kërkojnë para për ndryshimin e kushteve në universitete dhe konvikte. Por duhet të kërkojnë se çfarë është bërë me pasurinë kombëtare në këto 30 vite. Çfarë është bërë me pronën private?! Nëse gjeneratat e reja nuk përfshihen në këto gjera, atyre do u plotësohen këto kërkesa minimale dhe pellgu do të mbetet ky që është. Do të jap një shembull historik, do u drejtohem edhe studentëve. 50 vite më parë, në 1968 studentët rrëzuan presidentin e Francës, gjeneralin De Gol. Lëvizja nisi për kushtet e konvikteve, por protesta u zgjerua… Ku po shkonte Franca?!, e De Gol u rrëzua!”, tha Kabo.

Mos e vrisni dlirësinë e protestës studentore!

Rezultate imazhesh për enver bytyçi




Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi


Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e pestë të saj. Ajo nisi si një rrufe në "qiellin e pastër" të Tiranës dhe u përhap si llavë orteku. Diskutimet dhe hamendësimet për këtë protestë janë të shumta. Dhe akoma më të shumta janë manipulimet dhe aventurat e devijimit nga qëllimi kryesor saj. Duke qenë pjesmarrës e njëkohësisht vëzhgues I zhvillimit të kësaj proteste mund të jap disa mendime rreth saj.

Rezultate imazhesh për protestat ne Tirane
Së pari, kjo protestë e studentëve të Tiranës dhe Shqipërisë ka shkaqe të thella sociale, ekonomike e financiare, të cilat kanë në themel dështimin e qeverisjes, dmth të reformave të saj në arsim. Si e tillë, sado që të thuhet se protesta nuk është politike, zgjidhja e kërkesave të studentëve do të jetë në fund një zgjidhje politike. 


Imazh i ngjashëm

Të vetëdijshëm për këtë të vërtetë forca të caktuara, sidomos të pushtetit, po përpiqen ta instrumentalizojnë atë. Në emër të pavarësisë së protestës nga politika, po përfiton me ndërhyrjen e saj politika shtetërore, ajo e cila në fund të fundit do të duhet të gjejë zgjidhjen politike.

Rezultate imazhesh për protestat ne Tirane

Kjo ndërhyrje e politikës së qeverisjes ka për qëllim uljen sa më shumë të kostos politike, ekonomike e financiare të zgjidhjes. Sepse qeveria e sotme mund t'ia falë me një kontratë PPP 18 milion euro një sportelisti biznesmen, por nuk e sheh të udhës që "qytetarët shqiptarë të paguajnë për ata që studiojnë"?! Ky është absurdi më i madh që kemi dëgjuar në këto pesë ditë, përveç fyerjeve dhe etiketimeve të shumta kundër studentëve.

Imazh i ngjashëm
Së dyti, nga shembulli që dhamë më sipër provon se studentët po përballen me një qeveri të korruptuar e për pasojë edhe të inkriminuar. Kjo përballje nuk mund të jetë ndryshe, veçse një përballje politike. Sado të fshihet koka në rërë, e vërteta nuk mund të fshihet! Për këtë arësye studentët kanë kuptuar thelbin e korrupsionit në arsim. Ligji i ri për arsimin ka shkurtuar fondet për universitetet publike dhe ndihmon në mënyrë korruptive universitetet private, edhe pse këto janë ngritur me qëllim fitimi. Manovra e drejtimit të universiteteve private me borde dhe e financimit të tyre me fondacione është thjesht fshehja e faktit se qeveria me ligjin e ri për arsimin ka favorizuar universitetet private në dëm të universiteteve publike. Por reformat dhe ligjet janë procese dhe akte politike. Kërkesa për abrogimin e atij ligji do të vijë në rendin e kërkesave të studentëve protestues, sepse asnjë zgjidhje nuk mund të vijë pa rikthyer kujdesin politik dhe financiar të shtetit te arsimi universitar publik.


Rezultate imazhesh për protestat ne Tirane
Së treti, metoda e shfryerjes së zemërimit studentor që po përdoret është huazuar nga ajo e vitit 1991, kur "Vullnetarët e Enverit" u bënin karshillëk protestave për demokraci. Mesa duket regjimet qenkan të gjitha njësoj, jo vëtem kanë të njëjtën mendësi, por përdorin të njëjtat eksperienca për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e pamerituar e të korruptuar!


Kjo po ndodh sot, pas 28 vitesh! Paradoksi i Rilindjes është se riktheu në Shqipëri kohën e diktaturës së Ramiz Alisë! Ndërkohë, ndryshe nga koha e Ramiz Alisë mediat kazan të Edi Ramës janë aktive më shumë sesa ishte TVSH e atëhershme për t'i dhënë vend përçarjes dhe konfrontimit midis studentëve pro dhe kundër.

Nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe më tej atëherë mund të shohim studentë që konfrontohen midis tyre, gjë që ishte parandaluar në masën më të madhe edhe më 1991 kur shqiptarët ishin ndarë në dy kampe armiqësore! Mos e vrisni dlirësinë e protestës studentore, sepse vrisni shpresën e kombit!



(Prof. Asoc. Dr.Enver Bytyçi është lektor në Departamentin e Shkencave Politike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë universitare në Gjuhë – Letërsi Shqipe, nga Universiteti i Shkodrës (1981), Studime pasuniversitare ne filozofi-sociologji ne Universitetin e Tiranes (1988-1990), Master Shkencor në Histori dhe Doktoraturë në Histori nga Instituti i Historisë në Qendrën Ndëruniversitare Albanologjike, Tiranë. Zoti, Bytyçi ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar”, në Shtator 2016 nga UAMD.

(Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi është autor i monografisë “Das Selbstbestimmungsrecht: Der Fall Kosovo”, botuar nga AkademikerVerlag, Saarland-Gjermani 2016, i monografisë “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo”, botuar nga Cambridge Scholars Publishing Londër 2015, i monografisë “Shqipëri-Kinë – Dështimi i një bashkëjetese” Instituti i Studimeve të Europës Juglindore Tiranë, 2014, i monografisë “Diplomacia imponuese e NATO-s në Kosovë”, Instituti i Studimeve të Europës Juglindore Tiranë, 2012, i monografisë “Ibrahim Rugova – Filozofia Politike dhe Nacionale”, SHB “Faik Konica” Prishtinë, 2010, i monografisë “E drejta e Vetëvenndosjes: Rasti i Kosovës”, Koha Tiranë 2007, i monografisë “Shqiptarët, serbët dhe grekët, Koha, Tiranë 2005. Gjithashtu wshtw autor i librit “Kthimi i Mahti Ahtisaarit”, SHB “Faik Konica”, Prishtinë 2008, autor i librit “Shqiperia peng i një demokracie të manipuluar”, Koha, Tiranë 2004. Prof. Asoc. Dr. Bytyçi është autor i disa artikujve shkencor në revista dhe media.



Publikimet e tij ndër të tjera përfshijnë: “Prezantimi i tranzicionit politik të Shqipërisë në vitet ’90”, si dhe publikime për aspekte të historis bashkëkohore në Shqipëri e në rajon, çeshtje të gjeopolitikës rajonale, çeshtje të qeverisjes dhe funksionimit të institucioneve etj.)

Flori Bruqi


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...