Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/15

Filmi “Streha mes reve”, Budina: Sfidë e jashtëzakonshme

P.k 666x365

Mbrëmjen e së enjtes, “Streha mes reve” filmi me metrazh të gjatë i regjisorit Robert Budina, pati premierën.


Rezultate imazhesh për arben bajraktaraj



Protagonist në film është aktori i njohur nga Harry Poter dhe Taken, Arben Bajraktaraj,nga Isniqi i Deçanit.

 Ai interpreton rolin e një bariu, rol të cilin nuk e ka patur aspak të vështirë pasi luan vetveten, në rininë e tij, përpara se të shkonte në Slloveni për studime. Për regjisorin Budina, rëndësia e filmit qëndron edhe në mesazhin që përcillet, që lidhet me besimin e fenë.

Besniku është një bar i vetmuar dhe musliman i devotshëm, i pafat në dashuri. Ai jeton në Alpet e Shqipërisë së Veriut, biri i një nëne katolike dhe i një babai ish komunist.




Besniku zbulon se xhamia e vjetër e fshatit ka qenë dikur kishë dhe është ndarë mes dy feve në të kaluarën e largët. Vdekja e babait ish komunist sjell ndryshime të mëdha që vënë në rrezik ekuilibrin në familjen me besime të ndryshme fetare të Besnikut. Streha mes reve po shfaqet në të gjitha kinematë e Tiranës.

Sa të marrë janë serbët?!




Nga Flori Bruqi 


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia ka kërkuar mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të parlamentit të Kosovës për themelimin e ushtrisë.

Pasi kishte qëndruar që nga mbrëmë në afërsi të kufirit me Kosovën për të vizituar trupat e tij, ai e cilësoi të premten mbrëma vendim të paligjshëm votimin në parlamentin e Kosovës dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar e Gjermaninë për mbështetjen ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës.


Vucic

Ai tha se diplomatët e huaj thonë se Kosova është sovrane dhe ka të drejtë, por tha ai, edhe në bazë të kushtetutës së atij “shteti” vendimi është i paligjshëm.

Ai tha se kjo është në kundërshtim me frymën e bisedimeve dhe shqiptarët dhe ata që e kanë mbështetur këtë vendim, e kanë rrezikuar paqen dhe sigurinë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë dhe për këtë arsye Serbia ka këkruar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Jam i gatshëm që si president personalisht të shkojë në Këshillin e Sigurimit dhe shpresoj që këtë ‘të mëdhenjtë’ e botës që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk do t’ia shkurtojnë mundësinë një Serbie të vogël që të thotë faktet se si shkelet e drejta në Ballkanin Perëndimorë dhe çfarë rreziqesh kanë prodhuar me vendimet e tyre”, tha ai.


Ai tha se serbët në Kosovë nuk duhet të brengosen sepse Serbia nuk do të lejojë askënd që t’i përndjekë ata. “Çdo keqpërdorim i ushtrisë së tyre dhe hyrje atje ku hyrjen e kanë të ndaluar në pajtim me marrëveshjen që Serbia ka arritur me NATO-n, pra pa pajtimin e popullatës lokale, nuk ka hyrje të formacioneve të armatosura në veriun e Kosovës dhe nëse ju sulmojnë, Serbia do të ketë fuqi t’ju mbrojë”, tha ai.

Presidenti serb ritheksoi se nuk do të ketë bisedime derisa Kosova nuk tërheq tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, një vendim që qeveria e Kosovës e vendosi më 21 nëntor si kundërpërgjigje ndaj siç është thënë, fushatës agresive serbe ndaj shtetësisë së Kosovës.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.


Deklaratat e ashpra që vinin dje  nga Beogradi rreth nismës së Qeverisë së Kosovës për krijimin e Ushtrisë, kishin krijuar dyshime se situata në veri mund të tensionohej. Megjithatë një ditë pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës, situata në veri të qytetit të Mitrovicës është e qetë.




Siç raporton agjencia e lajmeve ‘Tanjug’, në Urën e Ibrit vazhdojnë të qëndrojnë forcat e KFOR-it, të cilat janë më pakë në numër se ditën e 14 dhjetorit 2018.

Në hyrje të urës së Ibrit dhe në disa pjesë të qytetit janë duke qëndruar KFOR-i austriak, ndërsa pranë Urës janë stacionuar tri makina të blinduara.

Gjithashtu aty janë edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Disa makina të KFOR-it janë edhe në hyrjën e Urës nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës.

Pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës vazhdon të jetë e dekoruara me flamuj amerikan, ndërsa në pjesën veriore të qytetit nëpër ndërtesa vazhdojnë të qëndrojnë flamujt e Serbisë.



Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur sfidave dhe rreziqeve

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, vlerësoi se situata në Kosovë pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, por ka deklaruar se ushtria serbe është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave dhe kërcënimeve dhe se qytetarët nuk duhet të shqetësohen.

“Ne do të do ta përcjellim me vigjilencë situatën e përgjithshme në Kosovë”, i ka deklaruar Mojsiloviq Radio Televizioni të Serbisë.

Ai vlerësoi se situata në Kosovë është e paparashikueshme në shumë sfera, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të shqetësohen nëse Ushtria Serbe, në mënyrën e vet, mund t’i përgjigjet të gjitha rreziqeve, sfidave dhe kërcënimeve.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe rreziqeve, por unë shpresoj se KFOR-i brenda mandatit dhe kapaciteti të tij do të sigurojë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë, me theks të veçantë në komunitetin serb,” tha ai.

Ai tha se nga komandanti i NATO-s në Evropë, gjenerali Kurtis Scaparoti, ka marrë garanci se siguria dhe stabiliteti do të jenë prioritet i NATO-s në Kosovë, me zbatimin e plotë të mandati dhe misionit të KFOR-it në terren.

Ai shtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç vizitoi ushtarët serbë në Zonën e Sigurisë Tokësore, ku ka parë gjendjen e aftësive operacionale dhe gatishmërinë luftarake të njësive.



****



Milan Mojsiloviq, Shef i Shtabit të ushtrisë serbe ka thënë se me komandantin e KFOR’it ka folur me koordinim dhe për bashkëpunim.

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, ka konfirmuar takimin me komandantin e KFOR’it në Nish.

Duke folur në televizionin publik serb rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, Mojsiloviq, ka thënë se për shkak të zhvillimeve të fundit ai është zhvendosur në Nish, ku ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR’it në Kosovë, Salvatore Guoci.

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe ka thënë se me komandantin e KFOR’it ka folur me koordinim dhe për bashkëpunim.

"Kjo është një nga arsyet pse kam pasur një takim me komandantin e KFOR-it në Nish, ku ne, si ushtarë, kemi koordinuar të gjitha detajet në lidhje me punën dhe aktivitetet në terren. Thelbi i të gjithë historisë është se ne kemi nevojë për komunikim dhe bashkëpunim dhe se ne thjesht bëjmë gjithçka në drejtim të sigurimit të paqes dhe sigurisë ", thekson Mojsiloviç.

Ndërkaq ai ka shtuar se ushtria e Serbisë është e gatshme t’iu përgjigjet rreziqeve, që sipas tij, mund t’i vinë.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe rreziqeve, por unë shpresoj se KFOR-i brenda mandatit dhe kapaciteti të tij do të sigurojë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë, me theks të veçantë në komunitetin serb,” tha ai.
















Deputeti i Srpska's: Nëse sulmohemi nga ushtria e Kosovës, na mbron Serbia

Ndërsa Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simic tha sot se, populli serb është zhgënjyer plotësisht me bashkësinë ndrkombëtare, që lejuan Kosovën për të formuar Ushtri.

Sipas Simic, me formimin e Ushtrisë u shkelën parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të OKB’së.



Deputeti seb ka përsëritur mesazhin e presidentit, Aleksandër Vucic ‘Nëse ju sulmojnë, Serbia do të ketë mekanizma për t’ju mbrojtur’.

Ai ka thenë se ky ishte një mesazh i fortë për serbët në veriun e Kosovës sepse ndjehen të sigurtë.

Ju kujtojmë, deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e djeshme kanë votuar tre projektligje, që mundësuar transformimin e Forcave të Armatosura në Ushtri.



PROF.DR.SC.FEJAZ DRANҪOLLI: KISHA POLITIKE 'SVETOG SPASA' APO E SHËN SHPËTIMTARIT NË KORPUSIN UNIVERSITAR TË PRISHTINËS



Prof.Dr.Sc.Fejaz Drançolli


 Në Korpusin Universitar të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në dekadën e dhjetë të shekullit të kaluar gjatë okupimit serb filloi të ndërtohet kompleksi i Manastirit të kishës së Shën Shpëtimtarit. Ky është një kompleks fetar me karakter politik. Kisha të tilla u ndërtuan gjatë Mbretërisë SKS, periudhës së Rankoviqit dhe së fundi edhe të Millosheviqit.

Trashëgimia historiko-kulturore në territorin e Kosovës së sotme është trajtuar dhe studiuar nga autorët shqiptarë dhe të huaj në veçanti. Në lidhje me këtë çështje kemi “studime” ku mohohet ekzistimi i kulturës materiale shqiptare në këtë pjesë të territorit etnik shqiptar në disa periudha historike. Kur flitet për rëndësitë dhe vlerat historiko-kulturore, gjatë periudhës të sundimit romak, bizantin, nemanjid dhe osman, nuk tregohen bartësit e kulturave materiale. Ato, në shumë raste, përvetësohen dhe tregohen si joshqiptare. Natyrisht, këtu qëllimi është i qartë: mohimi i ekzistimit dhe i vazhdimësisë së etnisë ilire-arbërore-shqiptare, i historisë dhe i trashëgimisë etnokulturore mijëra vjeçe shqiptare. Mjerisht, edhe sot, vërehen tendenca të tilla mohuese.



Trashëgimia nën okupimin serb

Gjatë okupimit dhe riokupimit të Kosovës, nga ana e Serbisë (1912 deri më 12 qershor 1999), kultura materiale shqiptare mijëvjeçare fetare e laike, jo vetëm që mohohet e përvetësohet, por edhe digjet e rrënohet, kurse popullata shqiptare keqtrajtohet: poshtërohet, burgoset, vritet dëbohet e shpërngulet nga vatrat shekullore të tyre. Shumë kisha a kishëza u adaptuan për nevoja liturgjike ortodokse serbe të kohës apo u ndërtuan mbi themele të rrënojave dhe objekteve fetare para krishterimit të sllavëve. Për këtë nuk kemi dokumentacion të gjendjes ekzistuese të shtresave më të vjetra kulturore. Shpesh kultura materiale, trashëgimia fetare bëhet objekt i instrumentalizimit për nevojat dhe qëllimet e caktuara të politikës antishqiptare e ekspansioniste dhe të shovinizmit serb me qëllim të krijimit të një Serbie garashaniane apo “Serbie të Madhe” duke gllabëruar dhe zgjeruar në tokat shqiptare. Propaganda serbe millosheviqiane, një kohë, trumbetonte për ekzistimin e 1300 kishave ortodokse serbe në territorin e Kosovës! Duhet cekur se, në Kosovë, kemi rreth 1414 vendbanime: fshatra e qytete. Sipas kësaj del se gati në çdo fshat e qytet ekzistuaka nga një kishë serbe!!! Realiteti është krejt tjetër. Sipas dokumentacionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, në territorin e Kosovës ekzistojnë 130 objekte të karakterit ortodoks, si kisha, manastire, rrënoja të kishave, objekte eremite dhe varreza.

Kishat serbe

Gjatë Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (1918/1941), në pjesët e ndryshme të Kosovës, u ndërtuan disa kisha e përmendore të dedikuar viktimave serbe të frontit të Selanikut, edhe pse nuk ka të dhëna se atyre që iu dedikuan përmendoret ishin nga Kosova. Këto objekte kulti janë kisha të tipit kryq i brendashkruar me kupola. Kishat janë me nga një anijat, e cila mbaron me absidë gjysmërrethore, në pjesën lindore. Këto ndërtime arkitekturale fetare janë të thjeshta, pa ndonjë element, që do ta veçonin kishën në aspektin artistik. Ndërtimet ishin të një tipologjie dhe u ndërtuan për kolonistët serbë e malazez, që u vendosën në pjesët e ndryshme të Kosovës.




Prishtinë, Kisha “Sv. Spasa” në Kampusin Universitar.


Kisha u ndërtuan edhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur territori i Kosovës mbeti nën Serbinë, përkatësisht ish-Jugosllavinë. Ky ndërtim i kishave, me qëllim të serbizimit të Kosovës, vazhdoi edhe gjatë kohës së Aleksandër Rankoviqit e të Sllobodan Millosheviqit. Disa prej tyre, madje, mbetën të papërfunduara. Këto kisha, të tri periudhave të përmendura, u takojnë ndërtimeve të kultit ortodoks serb. Qëllimi dihet: serbizimi i trevave shqiptare dhe të shndërrimit të kishave në manastire. Pra, janë kisha të reja ortodokse serbe me karakter politik.

Fati i trashëgimisë

Trashëgimia etnokulturore e Kosovës kishte fatin e keq, të dyfishtë: ishte koha në dëm të trashëgimisë etnokulturore shqiptare, e cila përballohej disi dhe ishin shkatërrimet e planifikuara, në kushtet e okupimit serb, posaçërisht gjatë “realizimeve” të planifikimeve hapësinore, të planeve urbanistike të qyteteve të Kosovës e që kishin për qëllim zhbërjen e komplekseve urbane-arkitekturale, pra, ekzemplarëve të veçantë të objekteve të vjetra qytetare të banimit etj., që ishin të valorizuara dhe kishin vlera me rëndësi historike, artistike, arkitekturale, mjedisore, gjurmëve të lokaliteteve arkeologjike, gjurmëve të kulturës shqiptare, e veçmas kjo e fundit që ndodhi pas luftimeve të para në Kosovë në vitet 1998-1999 nga formacionet e policisë, të ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Pasioni i rrënimit

Gjatë dekadës së fundit të mileniumit që shkoi, serbët, në mënyrë të organizuar institucionale, i rrënuan përmendoret e rilindasve, patriotëve, humanistëve e shkrimtarëve shqiptarë të vendosura në shkolla, biblioteka, sheshe e vende të tjera publike, si akte jo humane e jo civilizuese, që bien ndesh me normat morale të civilizimit bashkëkohës në kundërshtim edhe me normat ndërkombëtare për ruajtjen dhe kujdesin ndaj trashëgimisë të një populli. Një popull që me egoizëm e mbron trashëgiminë e vet e në anën tjetër e shkatërron trashëgiminë e një populli tjetër apo ndërton kisha pa nevojë vetëm e vetëm për të serbizuar vendbanimet shqiptare, nuk bën pjesë ndër popujt e qytetëruar. Kjo e cekur, pos tjerash ka të bëjë dhe është aktuale për kohën dhe ditët e sotme, konkretisht fjala është për manastirin e kishës “Svetog Spasa” a Shën Shpëtimtarit që i dedikohet Jezu Krishtit.

Manastiri “ Svetog Spasa”

Me qëllime politike, antishqiptare, antiuniversitare, antistudentore, antihumane, antinjerëzore e anti anti të tjera, në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” filloi ndërtimi i kishës “Sv. Spasa” apo të Shën Shpëtimtarit, në vitin 1992. Kjo kishë ortodokse serbe, përkatësisht manastir, sepse në kuadër të kishës së dhunshme u ndërtua edhe kompleksi i konaqeve ku parashihet të jetojnë e veprojnë murgjit e murgeshat e manastirit. Sot, këto konaqe përdoren për nevojat e studentëve dhe profesorëve të Akademisë së Arteve të Bukura të Prishtinës. Me këtë, duhet kuptuar se ritualet fetare në kishë janë të përditshme dhe objektet e banimit apo konaqet janë në përdorim dhe funksion të përditshëm. Pos, kësaj, nëse kishës i lejohet funksionimi (e që për mendimit tim një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë) atëherë do të pasojnë dhe do të ndërtohen muret rrethuese, kambana si dhe objekte përcjellëse ekonomike, bujqësore etj., për nevojat e personalitetit kishtar, murgjve e murgeshave të manastirit. Pos konaqeve të përfunduara, kisha trikonëshe e mbuluar me kube qendrore e kompleksit të manastirit nuk është përfunduar, janë kryer vetëm punët e vrazhda konstruktive-arkitektonike. Me këtë duhet kuptuar se ende kemi kohë për dislokimin e manastirit. Për dislokim duhet të sigurohet një lokacion dhe të realizohet me mjete lokale e qeveritare. Po ashtu, dihet se serbët nuk kanë nevojë për një kompleks të përmasave të tilla, në zemër të kampusit dhe në qendër të qytetit të Prishtinës. Është absurde që edhe në këtë kohë, të mbesim në mendësinë okupuese millosheviqiane.

Nëse kisha nuk rrënohet, meqë kemi dhe jepen indikacione që do të ngelë, atëherë është e udhës që ky ndërtim i dhunshëm fetar të shndërrohet në “Muze të Holokaustit”, që do të na i përkujton të bërat e regjimit të apartheidit millosheviqian dhe të bashkëpunëtorëve të tij e që disa prej tyre ende janë aktivë në politikën e sotme serbe. Duhet cekur dhe supozojmë se ndërtimi i kësaj kishe është realizuar edhe me ndihmën materiale të disa biznesmenëve kosovarë, të cilët siç duket kanë qenë të detyruar me dhunë nga krimineli serb Zhelko Razhnjatoviq - Arkan. Natyrisht, të tillët, në rrethana të okupimit dhe të politikës millosheviqiane ishin të detyruar të ndihmojnë ndërtimin e kompleksit, se përndryshe...

Kompleksi i manastirit në fjalë përfshin shtatë hektarë të sipërfaqes së Kampusit të Universitetit. Kompleksi fetar në anën perëndimore kufizohet me rrugën “Agim Ramadani”, në anën lindore me Rektoratin e që i bie deri te shkallarët e pjesës së prapme të objektit. Ndërkaq, në pjesën perëndimore do të kufizohet me Fakultetin e Edukimit dhe Bibliotekën Kombëtare |Universitare, kurse në anën veriore me Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë. Sipas kësaj, i bie që Kampusi i Universitetit, përveç karakterit publiko-laik do të ketë edhe karakter fetar. Pra, për nga funksioni dhe ndërtimi arkitektonik do të jetë një ”mix” universitet, universitet që do të jetë sui generis për Evropën dhe më gjerë.

Të cekim se me vendim të Kuvendit të Komunës së Prishtinës nr. 011.54/75, të dt. 12 dhjetor të vitit 1975, të shpallur në “Gazetën Zyrtare të KSAK” 54/75, të dt. 30 dhjetor 1975, u aprovua Plani detaj Urbanistik i Qendrës Universitare. Në bazë të këtij plani, pos tjerash nuk lejohet të inkorporohet asnjë ndërtim që nuk i përgjigjet nevojave të kompleksit universitar. Kjo është verifikuar edhe me vendimin e Planit Urbanistik Gjeneral të qytetit të Prishtinës, deri në vitin 2000, “Gazeta Zyrtare KSAK “ 2/88. Por, pa marr parasysh, pos tjerash, vendimet e cekura, në parcelën kadastrale nr. 7090, që i takon Universitetit të Prishtinës, filloi ndërtimi i kompleksit të manastirit të kishës “Sv. Spasa”. Për këtë rast kemi edhe një padi nga Universiteti i Prishtinës në emër të Prof. Dr. Ejup Statovci, Rektorit të Universitetit, nr.1/dt. 5.I.1993. Shpresojmë që vendimet e Kuvendit të Prishtinës të zbatohen në Kampusin e Universitetit.

(Autori i tekstit është historian i artit dhe ka punuar dyzet vite në mbrojtje të trashëgimisë historike-kulturore të Kosovës).

Rexhep Selimi thotë se kishat serbe në Kosovë janë përmendore të Millosheviqit

Rezultate imazhesh për rexhep selimi


“Zaten, kemi shkuar deri aty që edhe kishat serbe nëpër Kosovë që quhen kisha serbe dhe jo ortodokse, janë thjeshtë përmendore të atij regjimi dhe shumë të tjera që janë ndërtuar gjatë kohës së atij regjimi”, ka thënë Selimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka shkuar përtej komentimit për objektin e kishës ortodokse të njohur si “Kisha e Krishtit Shpëtimtar” të cilën e ka quajtur si një objekt që nuk ka të bëjë me kishë, duke komentuar të gjitha kishat e tjera ortodokse në Kosovë.
Rezultate imazhesh për kisha serbe ne prishtine ne univerzitet
“Nuk do të thotë qe jemi kundër objekteve fetare të kujtdo në Kosovë por jo në Kampus. Prandaj nuk mund ta respektojmë si Kishë, nuk mund ta ruajmë si kishë, nuk mund ta legalizojmë si objekt, që i bie në një procedurë, të lirohet ai vend, nga një ngrehinë e cila më shumë është përmendore e kohës së Millosheviqit, Arkanit e Sheshelit sesa si një kishë”, ka thënë Selimi në emisionin “Rrokum Roll” në Rrokum TV.

E, sipas tij, të njëjta sikur kjo kishë, janë edhe të gjitha kishat tjera ortodokse, të cilat Selimi i ka quajtur “kisha serbe”.

“Zaten, kemi shkuar deri aty që edhe kishat serbe nëpër Kosovë që quhen kisha serbe dhe jo ortodokse, janë thjeshtë përmendore të atij regjimi dhe shumë të tjera që janë ndërtuar gjatë kohës së atij regjimi”, ka thënë Selimi, raporton Insajderi.


Sipas tij, kisha te Kampusi Universitar do ta ketë fatin e të gjitha objekteve të tjera pa leje kur të përfundoj procesi i legalizimit duke aluduar në rrënimin e saj.


Jahja Lluka: Duke nderuar veprën e Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit, ne nderojmë vetëveten dhe atdheun



“Porta e lartë nuk do të bëjë asgjë për Shqipërinë, nën presionin e Evropës ajo do të heqë dorë nga një pjesë e Shqipërisë, le të mendojmë dhe punojmë për vete dhe te mos ketë ndryshim midis toskëve dhe gegëve të jemi të gjithë Shqiptarë dhe të formojmë një Shqipëri të Bashkuar.Ne shpallim Qeverinë në vendin tonë.”

Abdyl Frasheri, udheheqës i lartë i Qeverisë së Përkohëshme Shqiptare, Prizren 1978.


Nga Jahja Lluka

Në Nëntorin e lavdishëm, Prizrenit antik i’u ktheyen në bronz tre burrat e mëdhenjë të shqiptarisë. Përtej lashtësisë kjo tokë lindi figura gjigande të cilët me veprat e tyre hyjnore bënë të mundur vazhdimin e racës sonë deri në ditët e sotme.Të tillë ishin edhe Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi.

Shiu dhe temperaturat e ulëta nuk i ndaluan bashkëatdhetarët e shumtë nga të gjitha trojet tona për t’iu bashkuar ceremonisë së përurimit,të tri shtatoreve të liderëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Nën praninë e liderëve dhe përfaqësueseve politik nga Shqipëria,Maqedonia e Kosova, dhe Gardës Ceremoniale të FSK-së, i’u dha nderi këtyre tri personaliteteve të shquara të cilët nuk kursyen asgjë për Shqipërinë.

Imazh i ngjashëm

Të rrallë janë njerëzit që kapërcejnë kohërat për të ngelur të përjetshëm në historinë e njerëzimit.Edhe atëherë kur çdo rrethanë ishte jo e favorshme për ne, kur mbi këtë tokë u ndeshën perandoritë më të mëdha të kohërave, kur toka shqiptare ishte arenë lufte mes dy civilizimeve atij lindor dhe perëndimor, kur qenies shqiptare i kanosej rreziku me shuarje nga faqja e dheut, erdhën në pah figurat më pikante të cilët me mençuri, maturi dhe luftën e tyre të shejtë në mbrojtje të atdheut arritën që të m’poshtin çdo perandor e perandori, çdo sulltan e çdo krajl, duke i kthyer mbrapsht andej kah shkretina, për ta ruajtur kështu tokën e gjuhën e shejtë shqipe dhe për t’i dhënë dritë kontinentit të lashtë të zhytyr në errësirë tejshekullore.

Këtë vit shënuam 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në një manifestim madhështor ku ishin të pranishëm liderë dhe përfqesues nga të gjitha trojet tona shqiptare, poashtu bashkëatdhetarë të shumtë nga Amerika dhe Australia e largët; të cilët kishin ardhur për të nderuar besëlidhjen e shqiptarëve para më shumë se një shekulli.

Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte i stërmbushur me njerëz të cilët me entuziazëm shprehnin respektin dhe admirimin për personalitetet e Lidhjes Shqiptare të cilët e ndryshuan historinë.

Nga gjithë kjo, për vite Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte i zbrazët pa statujat e tre liderëve historik të saj.

Duke e ditur rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, jam i lumtur që me iniciativën time, si Kryetar i Komisionit Qeveritar për Vitin e Skënderbeut, mbështetjen e Qeverisë Haradinaj, Ministrit të MKRS-së- Kujtim Gashi, poashtu angazhimin e Parim Kosovës –Drejtor i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,kontributin e Lulzim Kabashit, bashkëpunimin me Ehat Oreshka- Drejtor i Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit dhe punën brilante të skulptorëve Gëzim Muriqi dhe Agron Blakçori; arritëm që Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ta kompletojmë përmes statujave të këtyre tre personaliteteve gjigande Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Vetëm duke nderuar të shkuarën tonë, e cila është udhërrëfyese për të tashmen do mund të bëjmë hapa të sigurtë drejtë së ardhmes.

Këta tre burra dhe shumë të tjerë, hodhën themelet e para të krijimit të shtetit shqiptar,përmes angazhimit të tyre brezat pasardhës arritën ta përjetojnë lirinë e cila na kushtoi plotë gjashtë shekuj rresht robërie.

Andaj dhe sot sikurse këta burra të mëdhenjë, duhet që të kemi besë e unitet mes vete që t’i forcojmë shtetet tona dhe poashtu të kërkojmë realizimin e të drejtave natyrale për të gjithë shqiptarët të cilët kanë mbetur jashta nesh.

Duke besuar në kauzën tonë të drejtë dhe ëndrrën tonë për liri falenderoj të gjithë shqiptarët që pritën me entuziazëm përurimin e shtatoreve të tre liderëve të Lidhjes Shqiptare.

Kush po e degjeneron rinininë e Kosovës?


Nga Dedë Preqi

Imazhi i rinisë së Kosovës, vjen si rrezulltat i përspektivës që ia sjellë pushteti dhe shteti, që në mes këtyre dy poleve, ajo mund të bëhët një shëmbëlltyrë e mirë, apo edhe në të kundërtën e saj. Ideja që ta përvetësosh atë dhe rrolin e saj, është një fitore e madhe e një shoqërie dhe vendi, që përmbanë parime të rëndësishme dhe jetike.

Pa dyshim se me rininë e vendit tonë, jemi përpara një sfide të rëndësishme, kur ajo është e aftë dhe di të veprojë dhe e aftë që të prodhojë një efekt shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë, por për fat të keq, ajo dhe potenciali i saj nuk po shfrytëzohet sa duhet dhe i mungon elementi më i nevojshëm, që e nxitë dhe e mbështet atë, të merr vendime të rëndësishme, për të vënë në lëvizje realen e jetës së vet në shoqëri me detyra dhe veprime konkrete.

Rinia si një specifikë e veqantë e shoqërisë njerëzore, që e ka domëthënjën e një fuqie dhe potenciali të frymës rinore me plot energji, e cila do të plotësohet dhe fuqizohet përmes formave dhe funksioneve të veqanta, sikur energjia diellore, që vepron me bimët me shndërrime dhe përcaktime biologjike, duke ua bërë rritjen, ngjyrimin, ripërtrirjen dhe lëvizjen e tyre.

Prandaj, nuk ekziston asnjë vend në botë që të ketë a priori, domëthënje dhe vlerë pa rini, e cila e merr vlerën e vërtetë përmes shoqërisë së ndërgjegjshme, që vendos dhe e orienton atë në veprim. Rinia është krenaria e çdo shoqërie, që nënkupton aftësinë për të drejtuar dhe vepruar brenda një shoqërie, aq më shumë i shtohet kjo krenari, kur në formën e saj pozitive ajo ndjenë dhe prodhon vetëdijen e zotërimit të vetëvetës.

Të krijohet përshtypja se një gjë e tillë nuk do ndodhte në Kosovë, për shkaqe tashmë të njohura, por përgjegjësia nuk do të mirret vetëm nga një instancë e një përsoni, por nga një instancë e gjerë shoqërore, që problematikat nuk janë vetëm rinore, por në përgjithsi janë të çrregulluara dhe pa organizime të artikulluara, deri në atë pikë sa është vështirë të përcaktosh vetëm një përgjegjës.

Nëse do të shtrojmë pyetjen se, kush e ka bërë këtë ngërç dhe nyje të ngecjes së përgjithshme zhvëllimore në proceset demokratike të shoqërisë tonë kosovare, asnjë nuk do ta merrte përgjegjësinë, të krijohet përshtypja se këto gjëra duhet të ndodhin në çdo shoqëri njerëzore dhe si një proces i domosdoshëm për të zhdukur tiparin e përgjegjësisë???

Ky rrezik rritët në përpjestim të drejtë me masën e pushtetit, i cili pikërisht është përgjegjës për ti kryer obligimet e veta, dhe përveq kësaj, edhe nga fakti që pushteti mund të ketë vullnet moralisht të rremë, i cili nuk ndjenë asnjë lloj detyrimi moral për ti kryer obligimet dhe premtimet e veta. Një rrezik i tillë bëhët edhe kërcënues, kur pushteti zhvishet nga dinjiteti dhe nga përgjegjësia që i takon.

Prandaj, pushteti e bartë barrën kryesore të përgjegjësisë brenda vetës dhe është pasqyrimi i drejtpërdrejtë i ekzistencës qytetare në shoqëri, që do të vepronte edhe me të rinjtë në forma dhe modele pozitive, por edhe anasjelltas, pasojat do ti kushtojnë edhe më shumë çdo shoqërie për t’a kthyer atë, në rrolin e vet dhe kahen e duhur.

Kush po e degjeneron dhe dizerionton rininë e Kosovës, më shumë se vetë pushtetët e dobëta dhe të pa organizuara, që nga pikpamjet e politikave si dhe programeve të paartikulluara, thënë ndryshe, gjithherë buzë greminave dhe përherë në kufi të saj, duke e mos gjetë vetën asgjëkundi, të pa aftë të përcaktohen në politikat e një vendi dhe shoqërie të vërtetë me begati të qëndrueshme dhe të lakmueshme.

Rinia është thesari më i çmuar i një vendi, në të cilën duhet të investohet shumë për të përfituar diçka mbi bazën e nevojave të shoqërisë. Dhe imazhi më real i botës së qytetëruar, do të ishte nga imazhi i gjeneratave të reja, që gatuhen pa shqetësime dhe brenga, me vitalitetin e tyre dhe të një ardhmërie fatlume, ose të një jete të pa tundur dhe optimiste.

Papunësia në Kosovë, do të ishte receta, e cila po e ç’orienton rininë e vendit, për të realizuar ëndërrat e tyre, duke zënë shumë pak vend në politikat që përcaktojnë të ardhmën e saj. Për keqardhje, vendin e tyre në pushtet e kanë zënë edhe njerëz pa kredibilitet, që kanë afera korruptive dhe kriminale, por që nuk kanë as përgaditje shkollore.

Prandaj, shumica e të rinjëve të vendit, sot dëshirojnë të largohen në vendet me më përspektivë, përshkak të mungesës dhe kushteve të një jete normale në vendin e tyre. Këtij frustërimi i të rinjëve të Kosovës, i shtohet fakti i mos liberalizimit të vizave, edhe pse gjeografisht vendi i jonë është pjesë e Evropës, mbetët i vetmi vend në ballkanin perëndimor, që do të krahasohej i izoluar, sikur vendet më të izoluara të botës.

Papunësia e të rinjëve dhe vështirësitë ekonomike, janë brengat dhe kërcënimet e tyre, që e rrezikojnë dhe destabilizojnë edhe vendin, duke e shtyrë dhe nxitë rininë të kriminalizohet, apo të vetëflijohet rrugëve të pa lakmuara, sikur që janë pjesëmarrja e tyre në luftat e huaja, si në Siri dhe gjetiu, por edhe në rrugët tjera me shitblerjen e drogave, apo përdorimin e llojëve narkotike.

Është shqetësuese dhe brengosëse, kur vartësitë e rinisë së vendit tonë përshkak të papunësisë po bëhën edhe më të mëdha, dhe këto ditë shohim skena e rrëmuja të mëdha të rinisë dhe të tjerëve, para Shtëpisë së Kulturës, në Prizeren, të cilët mundohen të sigurojnë kontrata punë për Gjermani, të cilat do të ishin ndoshta vetëm një luftë nervash të tyre, sepse kemi plot mënyra të ngjajshme edhe të matrapazëve kontraktues të rrejshëm, që luajnë me rininë e vendit tonë.




( Dedë Preqi lindi më 1955, në fshatin Doblibare (Balldrin) ku e kreu dhe shkollën fillore dhe gjimnazin në Klinë, ndërsa SHLAP, në Gjakovë, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Shkrimet e para i filloi që në bankat fillore, në gazetën "Pionieri", "Rilindja për fëmijë" , "Zëri i Rinisë", e tjera, ndërsa më vonë dhe në kohën e okupatorit bashkëpunoi me gazetën "Republika" (me pseudonim), e cila botohej në atë kohë në Slloveni.

Dedë Preqi, poet, është emër i cili po lë gjurmë në letërsinë Shqipe, i cili prezentohet me një mori librash dhe vepra poetike, për të vegjël dhe të mëdhenj, kjo do të thotë se krijuesi ka depërtuar në gjitha kategoritë e lexuesve, por duke qenë dhe më interesant, poezitë e tij manifestojnë të gjitha motivet që mëton ti arrijë çdo poet.

Nga tërë kjo frymë krijuese e poetit Preqi, që nga vepra e parë "Jeta frymon përsëri", jep përshkrimin e realitetit jetë-kohë, dhe gjitha atyre mundësive për ta parë dhe për t’a kapur të mirën dhe të keqën në bardhësinë e saj. Në këtë rast, fatin e popullit të vet dhe kohën që e jetoj vetë poeti e nxjerr jo vetëm në një frymëzim poetik e imagjinativ, por e përshkruan aq bukur herë në rimë, e herë në modernizimin krijues, duke këngëtuar me mallë, me vajë dhe me ligjërimë emocionale.

Jeta që bëri në fëmijëri, mbjell humanizëm te poeti dhe më vonë duke bërë gjatë jetës edhe punë pedagogu, poeti frymëzohet të shkruaj edhe për humanisten e madhe të njerëzimit Nënë Terezën, ku ia dedikon edhe një vepër poetike "Ti ishe një porosi". Në mesin e veprave, që janë shumë nga poezitë me përkushtim, poeti Dedë Preqi, nxjerr një blen poetik për të vegjël, duke u radhitur në lektyrat shkollore në disa Biblioteka, dhe bëhët një poet i kërkuar nga lexuesit e vegjël.



Librat e botuar:

- "Jeta frymon përsëri", Gjakovë 2004

- "Kur zgjohet dielli", Gjakovë 2004

- "Unë Jam", Gjakovë 2007

-"Jeta është Agimi", Gjakovë 2007

- "Ti ishe një Porosi", Gjakovë 2008

- "Fshati im Balldrin", Gjakovë 2011

- "Etje e Ngjyrave", Gjakovë 2011

- "Adonisi dhe Gjyshi", Gjakovë 2011

- "Një fund pa pikë",Bukuresht 2014.



Poeti Preqi, përveq që e shijon me një përkushtim të veqantë dhe me pasion rrugën poetike, merret edhe me publicistikë. është autor i qindra shkrimeve në gazetën "Bota sot", me ç’rast nga kjo përvojë e nxjerrë një diamant të veqantë me publicistikë, duke i ndarë në tri vëllime publicistike: "Kushtrime nga Mërgimi", Lot Atdheu", dhe "Meditime Mërgimtare" (2013, Bukuresht), të cilat i boton në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve në Bukuresht të Rumanisë. Dhe me iniciativën e veprimtarit, përkthyesit dhe iluministit shqiptarë z.Baki Ymeri, e përkthen në gjuhën rumune librin me poezi " Bekimi i Lotëve", me ç’rast parathënjën e librit e bënë poeti Lucian Gruia, me të cilin libër merr pjesë në Antologjinë letrare "Zjarri i Shenjtë", së bashku me shumë poet shqiptarë dhe poet të tjerë nga Rumania, në kuadrin e redaksisë së revistës Shqiptari, të udhëhequr nga redaktori i njohur z.Baki Ymeri. Poeti Dedë Preqi i takon gjeneratës së re krijuese, i cili jeton dhe krijon në Zvicërr.)

NJË THESAR I ÇMUAR I BURIMEVE HISTORIKE



ISMAIL QEMALI “KUJTIME” Toena, Tiranë, 2009

Nga Ryzhdi Baloku

Libri "Kujtime" i themeluesit të shtetit shqiptar, shkëlqesisë së tij, Ismail Qemal Bej Vlorës, është një thesar i çmuar i burimeve historike të përmbledhura në këtë vepër nga mendja e ndritur e këtij burrë-shteti.

Këtë vepër, autori e ka shkruar në gjuhën angleze, botimi i të cilës u realizua me 1920 në Londër, një vit pas vdekjes së tij.

Nga anglishtja në shqip ky libër u përkthye për herë të parë nga Reshad Agaj, i cili qe botuar në vitin 1968 në Toronto të Kanadasë, ndërsa për herë të dytë po ashtu nga origjinali në shqip u përkthye në Shqipëri nga Abdurrahim Myftiu, të cilin më 2009 e botoi shtëpia botuese "Toena" Tiranë, në formatin A5 (14 X 20 cm.) prej 495 faqesh.


Libri është i shkruar në trajtë autobiografie, në të cilin autori Ismail Qemal Bej Vlora i ka prezantuar ngjarjet më me peshë, përmes të cilave ofron të dhëna historike me rëndësi të veçantë për ato periudha kohore, të cilat ai ia ka parashtruar vetes si objekt trajtimi.

Libri si tërësi është i ndarë në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë janë përmbledhur ngjarjet që kanë të bëjnë me zhvillimet historike të kohës, përderisa autori ishte duke punuar në shërbim të Perandorisë Osmane, ndërsa në të dytën ato që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Autori i këtij libri, shkëlqesia e tij, Ismail Qemal Bej Vlora nis librin e tij autobiografik me përshkrimin e të dhënave personale, për të kaluar pastaj më tutje në prezantimin e disa shënimeve për trungun e tij familjar, me qëllim që ta pasqyrojë lashtësinë e kësaj dere fisnike vlonjate, për të cilën thotë: "Themeluesi i derës Vlora, prej nga vija unë, ka qenë Sinan Pasha, i cili pasi kishte pasur postin e Vezirit të Madh, vajti në Vlorë në kohën e Sulejman të Madhërishmit, si Kapiten Pasha, ose Kryeadmiral i Flotës Ushtarake. Ai u ngul me banim aty përfundimisht dhe po atje i mbylli ditët e jetës" (f.25,26).

Me rastin e përshkrimit të kësaj historie familjare, ai më tutje kthen kujtesën mbrapa edhe në pasqyrimin e marrëdhënieve në raport me pushtetin osman, me ç'rast thekson: "Për më se katër shekuj familja e jonë ka gëzuar respekt të lartë nga Perandoria Osmane, ndonëse herë pas here edhe ka vuajtur së tepërmi nga mbrapshtitë e sundimtarëve absolutë osmanë. Nganjëherë, kur i kaloj në kujtesë të gjitha peripecitë e jetës së stërgjyshërve të mi, habitem si ka mundësi që, me gjithë trajtimet e padrejta të përsëritura vazhdimisht, kjo familje të ketë mbetur e lidhur me Perandorinë" (f.26).

Pos tjerash, në këtë vepër hasim edhe në shpjegime për kohërat e hershme të qytetërimit njerëzor, ku autori, Ismail Qemal Bej Vlora ka për qëllim dokumentimin e lashtësisë së popullit shqiptar si pasardhës të pellazgëve. Kështu, në kujtimet e tij ai flet edhe për Janinën, në të cilin vend kishte kryer studimet, e në të cilin rajon zbulon gjurmët e qytetërimit pellazg, nga ku kishte mbirë qytetërimi njerëzor, e prej të cilëve buron gjeneza e shqiptarëve.

Libri në vete përmban një numër të madh të të dhënave të trajtuara në formë bisedash, të cilat janë zhvilluar në mes të pushtetarëve të Perandorisë, e ndonjëherë edhe të bisedave me diplomatë të akredituar, qofshin ato me karakter të bisedave të lira apo zyrtare, institucionale apo shoqërore, brenda zyrave të institucioneve apo jashtë tyre. Ato biseda na japin mundësinë që para vetës ta kemi një pasqyrë të zhvillimeve historike për ngjarjet e caktuara të asaj kohe dhe njëkohësisht ta kuptojmë edhe mënyrën se si ka funksionuar shteti otoman.

Po ashtu, në këtë libër autori na ofron mjaft të dhëna, të cilat e pasqyrojnë edhe historinë tonë kombëtare në raport me pushtetin osman, siç janë ngjarjet që do të pasojnë pas marrjes së vendimit nga Porta e lartë për zbatimin e ligjit të "Tanzimatit" në Shqipëri, për çfarë pati edhe gjakderdhje të mëdha pas kryengritjes së përgjithshme të shqiptarëve etj.

Pos shënimeve të cekura, dhe prezantimit të letërkëmbimeve me personalitete të rëndësishme jashtë qeverisë perandorake, siç është rasti me kolonelin anglez Gordon, ai në librin e tij shkruan edhe për ngjarje që ishin rrjedhojë e politikës së brendshme të shtetit, siç ishte rasti i shkarkimit të reformatorit të madh me pikëpamje liberale, Vezirit të Madh - Mit'hat Pashës në vitin 1877 dhe dhënia e dorëheqjes nga detyra e autorit të këtyre kujtimeve, mandej internimi i tij në Anadoll, e që më vonë Sulltani do ta emërojë guvernator në Bejrut, si dhe vali e guvernator në shumë rajone tjera të Perandorisë Osmane.

Pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, Ismail Qemali zgjidhet përfaqësues i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman, mandej në vitin 1909 zgjidhet edhe kryetar parlamenti, por pas pak ditësh detyrohet të largohet nga Stambolli përgjithmonë. Pas kësaj kohe, karriera e tij politike do të përqendrohet vetëm në çështjen kombëtare.

Lidhur me këtë qëndrim, ja se çka thotë Ismail Qemal Bej Vlora, në librin e tij: "Veziri i madh, Qamil Pasha, nguli këmbë të qëndroja përkrah tij dhe më ofroi një portofol në qeveri. Në rrethana të tjera do ta kisha pranuar këtë detyrë të nderuar me kënaqësi, por tani një detyrë më e lartë më shtrëngonte ta hidhja poshtë. Nuk e kisha më vendin aty, e kisha tek atdheu im, të cilit ia kisha borxh t'i shërbeja deri në fund" (f.415).

Pos rrjedhave të shumë ngjarjeve brenda Perandorisë, në këtë libër trajtohen edhe çështje të rëndësishme të politikës botërore të kohës dhe të zhvillimeve tjera, siç ishin: lufta franko-prusiane dhe pasojat e saj në Lindje, Traktati i Parisit, misionet e Bismarkut në Lindje, kryengritja bullgare dhe shtypja e saj, lufta ruso-turke, Traktati i Shën Stefanit, Konferenca e Londrës etj.

Meqë autori i këtij libri, ndërron jetë në rrethana të dyshimta, para se ta përfundonte së shkruari këtë vepër, ky botim i përgatitur në gjuhën angleze do t'i rrumbullakojë ngjarjet nga kujtimet e Ismail Qemal Bej Vlorës me një shkrim të tij, i cili qe publikuar si artikull në vitin 1917.

Ky shkrim fillon me përshkrimin e një telegrami të dt. 26 korrik të vitit 1880, që i adresohej Lordit Granville nga Lordi Goschen, një përkrahës i fuqishëm i çështjes së Shqipërisë, asokohe ambasador në Stamboll, në të cilin shkruan: "Si racë e lashtë dhe e shquar po aq sa të tjerat me të cilat kufizohen, ata (shqiptarët) kanë parë sesi kombësitë e këtyre racave fqinje janë marrë në mbrojtje nga fuqitë Evropiane të ndryshme, me çka u janë përmbushur aspiratat për ekzistencë kombëtare më të pavarur. Ata kanë parë bullgarët plotësisht të çliruar dhe zotër të Rumelisë Lindore. Ata kanë parë dëshirën e flaktë të Evropës për të çliruar territorin e banuar prej grekëve nga sundimi turk. Ata i kanë parë sllavët në Malin e Zi të mbrohen nga perandoria e madhe sllave e veriut me energji e vendosmëri. Ata kanë parë sesi Çështja Lindore është zgjidhur duke u bazuar në parimin e kombësisë dhe sesi Gadishulli Ballkanik ka ardhur ca nga ca duke u ndarë, siç ka ndodhur në fakt, ndërmjet racave të ndryshme mbi bazën e atij parimi. Ndërkaq, ata shohin sesi vetë nuk po gëzojnë të njëjtin trajtim. Kombësia e tyre po shpërfillet, kurse territori i banuar prej shqiptarësh po u jepet në veri malazezëve për të kënaqur Malin e Zi, nën mbrojtjen e Rusisë, dhe në jug Greqisë, nën mbrojtjen e Anglisë dhe Francës...

Nëse do formuar një Shqipëri e fortë, arsyeja për pushtimin nga një Fuqi e huaj në rastin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane do të jetë mjaft e dobët. Një Shqipëri e bashkuar do të bllokonte hyrjet e mbetura nga veriu, kurse Gadishulli Ballkanik do të mbetej në duart e racave që banojnë aty dhe nën pushtetin e tyre. Përndryshe shqiptarët mund të përbënin një vështirësi të pakapërcyeshme në një kohë kur të kemi turbullira. Një popullsi në pjesën më të madhe myslimane do të ishin burim vështirësish të mëdha për vendet sllave a greke përreth... Mendoj se, në përpjesëtim me masën që shtetësia shqiptare mund të vendosej, gjasa e ndërhyrjes së Evropës në Gadishulli Ballkanik do të pakësohej" (f.398,399).

Për këtë përkufizim vizionar të Lordi Goschen të cilin e ka shprehur në telegramin e cekur, Ismail Qemal Bej Vlora nënvizon: "Kjo paraqitje e shënuar dëshmon sa e drejtë ka qenë pikëpamja dhe sa e madhe mprehtësia e një shtetari anglez, i cili shumë kohë më parë jo vetëm e kuptonte dhe e përcaktonte statusin e Shqipërisë dhe pozitën, që me të drejtë i takonte ..." (f.399).

Në vazhdim të kësaj pjese të librit, autori flet edhe për doket e zakonet e shqiptarëve, organizimin e brendshëm shtëpiak, për të drejtën e gruas, për mbajtjen e fjalës dhe nderit, për besën dhe besnikërinë e këtij populli etj.

Gjatë këtyre shpjegimeve që kanë të bëjnë lidhur me besën apo fjalën e dhënë, ai sqaron: Shqiptari nuk e ka përfillë fjalën e dhënë vetëm atëherë kur pala tjetër e ka thyer atë, dhe më tutje shkruan: "... Kur Turqia, në kohën e Muradit të II, kishte pushtuar shtetet e tjera të Ballkanit, ajo u ndal prej qëndresës së befasishme e të vendosur të Shqipërisë. Në atë kohë kreu i dashur e i respektuar i vendit tim ishte Gjon Kastrioti. I ndodhur përballë dy rrugëve, të vazhdon një luftë të pasigurt kundër forcave më të mëdha në numër të Sulltanit apo të pranonte një zgjidhje miqësore me të, ai qëndroi në këtë të dytën, si plan që i garantonte autonominë e vendit të tij. Ai madje i dërgoi të katër bijtë në Edrene, kryeqytet i atëhershëm i Perandorisë, si peng; dhe për dhjetë vjet me radhë i mbeti rreptësisht besnik marrëveshjes. Pra Gjergji, më i vogli i djemve, bëmat e shquara të të cilit në luftë më pas hynë në thesarin e legjendave kombëtare, kur luftoi me emrin Skënderbeg, qysh në moshë të njomë ishte në oborrin e Muradit II, i cili i dha edukim të shkëlqyer dhe e çmonte shumë. Konsideratës së Sulltanit për të, Gjergj Kastrioti i përgjigjej me përkushtim të sinqertë. Mirëpo, kur Gjon Kastrioti vdiq dhe si trashëgimtar duhet të shkonte i biri Gjergj, Sulltani, në vend që ta dërgonte djaloshin në Shqipëri, dërgoi atje trupa për të pushtuar Krujën, kryeqendrën e vendit. Pavarësia e Shqipërisë mori fund; por, po ashtu, mori fund edhe besnikëria e Gjergj Kastriotit" (f.405,406).

Gjatë këtij shpjegimi, lidhur me Skënderbeun - Gjergj Kastriotin, po në këtë kapitull, autori i këtij libri në mes tjerash shkruan: “Për tridhjetë vjet me radhë Evropa oshtiu nga gjëmimi i armëve dhe lavdia e emrit të tij, në një luftë të gjatë kundër fuqisë turke, deri atëherë e parë si e pamposhtur. Në prag të vdekjes, ai ia besoi të birin, ende i mitur, Republikës së Venedikut, i bindur se kjo qe më e mira që mund të bënte për trashëgimtarin e fronit e për sigurinë e vendit të vet. Por zhgënjimi qe i rëndë. Në vend që t’ia merrte të birin në mbrojtje, Venediku ia dorëzoi vendin e tij Turqisë; dhe kështu, edhe një herë Perandoria Osmane mori me ujdi atë që nuk mund ta merrte me forcën e armëve” (f.406).

Pos përshkrimit të ngjarjeve të caktuara nga koha e Perandorisë Osmane dhe prezantimit të zhvillimeve historike të cilat Ismail Qemal Bej Vlora si një dëshmitar kohe në cilësi të nëpunësit qeveritar, pastaj si funksionar-qeveritar, diplomat e deputet i atij shteti që ishte për një periudhë bukur të gjatë kohore, në librin e tij "Kujtime" pasqyron njëkohësisht edhe anën shpirtërore të njerëzve, atëherë kur të tjerët e identifikonin fenë me kombin, e që ky parim i asaj kohe për shqiptarët nuk vlente. Kështu, në këtë vepër për këto veti autori shkruan: “Ndonëse në përgjithësi ndikimi i fesë në mendjen dhe shpirtin e njerëzve nuk mund të mohohet, po ashtu as fuqia që Islami ka pasur në asimilimin e racave (lexo: kombeve, ngase shpeshherë Ismail Qemali i identifikon racat me kombe, vr. R.B.), Shqipëria përbën një përjashtim nga ai rregull aq i përgjithshëm në Lindje, se feja përbën kombësi” (f.407). Po aty, ai vazhdon me shpjegim dhe shkruan: “... edhe pse janë të devotshëm për fetë e tyre gjegjëse... ata nuk bëjnë kurrfarë dallimesh mes tyre për shkak të fesë dhe askush syresh nuk i jep vetes, po për kësi shkaku, epërsi apo privilegje” (f.407).

Nismën për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemal Bej Vlora e përshkruan në këtë vepër, si vijon: "... Rrugës së kthimit u ndala në Bukuresht, ku jetonte një koloni e madhe shqiptare. Nga mbledhja që bëra atje, pesëmbëdhjetë bashkatdhetarë të mi vendosën të ktheheshin me mua në Shqipëri. U telegrafova të gjitha krahinave të Shqipërisë për të njoftuar se po vija, dhe deklarova, se kishte ardhur koha për të përmbushur aspiratat tona kombëtare. Njëkohësisht kërkova që nga çdo krahinë e vendit të niseshin delegatë për në Vlorë, ku do të mbahej një kuvend kombëtarë" (f.415,416).

"Meqë Vlorën e kishte bllokuar flota greke, u gëzova që zbrita në Durrës"... (f.416).

"Aty vumë re se populli i Durrësit nuk dinte kurrgjë fare për çka kishte pas ndodhur rreth e rrotull. I gënjyer prej lajmeve të rralla të ardhura nëpërmjet kanalesh të njëanshme, ata kujtonin se ushtria turke ishte fitimtare, se kishte pas pushtuar Filipopolin dhe se po marshonte t'i binte Sofjes dhe Beogradit. Ata madje as e dinin se serbët ndodheshin para portave të tyre. Ardhja e jonë shkaktoi njëfarë ankthi në qytet, i cili nxitej nga elementi turk, ..." (f.416,417).

"Rrugën e bëmë me kuaj dhe, para se të sosnim te vendi i parë, ku do të pushonim, mora vesh nga njëri prej parisë së krahinës, i cili erdhi tek unë, se komandanti turk i Janinës i kishte dhënë urdhër me telegram xhandarmërisë vendore të më arrestonin e të më shpinin te shtabi i tij" (f.417).

"... Duke iu shmangur rrugës ku na kishin vënë re, morëm një drejtim më të sigurt dhe në fund sosëm në Vlorë. Këtu pritja qe ku e ku më e ndryshme se ajo në Durrës. Qyteti im i lindjes ishte ndezur i tëri nga flaka e patriotizmit dhe kudo populli na përshëndeste me gaz e hare. Brenda pak kohe u gjenda në mes të tetëdhjetetre delegatëve, myslimanë e të krishterë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga ato të pushtuarat ose jo prej ushtrive ndërluftuese..." (f.417).

"Porta e lartë, sapo mori njoftimin për shpalljen e pavarësisë, u vu kundër aspiratave tona" (f.419).

Autori i këtyre kujtimeve, siç edhe e kemi cekur më lart, ishte i punësuar në pozita të tilla shtetërore që nga mosha e re, të cilat pozita ia mundësuan prezencën pranë udhëheqësve më kyç dhe më me ndikim në Perandori. Shikuar nga ky aspekt, mund të thuhet se, ky libër ka karakterin edhe të një burimi shënimesh në cilësi të dokumenteve të dorës së parë të karakterit historik, për shumë ngjarje të asaj kohe.

Pra, shikuar nga një këndvështrim gjithëpërfshirës, mund të nxirret përfundimi se kjo vepër e Ismail Qemalit me titull "Kujtime" është një arkiv i ngjarjeve me tematikë historike të dokumentuara nga mendja dhe njohuritë e një eruditi, lidhur me zhvillimet historike të kohës, pjesën dërmuese të të cilave i ka përjetuar ai vetë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...