Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/04

Dashtë Zoti dhe që bëhen shqiptarët si në mesazhin e thuprave të Gjergj Kastriot Skënderbeut




Rezultate imazhesh për Albert Habazaj

Albert Habazaj



Shkrimet tuaja nuk na pengojnë, por na ndihmojnë, na mbushin me dritë mendimi dhe mirësi ideali, për ta përmirësuar botën shqiptare,që lindi në furtunë, siç shkruan Petro Marko, që u rrit në furtunë, që po thinjet në furtunë, dhe dashtë Zoti dhe që bëhen shqiptarët si në mesazhin e thuprave të Gjergj Kastriot Skënderbeut, e të lindë e të mbajë Dielli i ngrohtë në këto troje, se e meritojnë.

Albert Habazaj
Biblioteka "Nermin Vlora Falaschi"
Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë, ALBANIA
Cel.: 0692124568
e-mail: albert_abazi_tr@yahoo.com
e-mail: bertbiblioteka@gmail.com


(Albert Habazaj është lindur më 20 Mars 1960 në Tërbaç- Himarë të Vlorës. Është studiues, bibliograf, poet dhe shkrimtar shqiptar, autor i disa librave me poezi, me prozë e publicistikë letrare. Është gjithashtu autor i disa monografive historiko - kulturore dhe i shumë studimeve etnologjike dhe antropologjike. Ka botuar Bibliografinë e botimeve libra të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Master Shkencor për Etnologji e Folklor, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Është përfshirë në Antologjinë e Tregimit të Zgjedhur të Autorëve Vlonjatë, në Antologjinë e Poezisë së Zgjedhur Vlonjate, në Antologjitë për Vlorën, për Detin, për Naimin, për Nënë Terezën, për Dritëroin, në antologjitë e poezisë shqipe me tematikë të “Muzgut”, në Antologjinë me Poezi Shqipe “Lotët e virgjër” (“Virgin Tears”), 2012,anglisht Londër, në Antologjinë letrare "Shtigjeve të Vendlindjes: me krijuesit e Himarës" etj. Shumë krijime e poezi të tij, sidomos portrete, përkushtime, këngë gëzimi apo këngë të përvajshme, janë përfshirë në libra të autorëve të ndryshëm vlonjatë dhe të vendit. Është veprimtar shoqëror, aktualisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Artistëve: “Petro Marko”, Vlorë. Punon në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, si drejtor i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të këtij institucioni.)


Botime
:

1- “Stina e vajzave” - 1994

2 - “Nata me hënë” - 1996

3 - “Buzëqeshje të grisura” - [1999]

4 - “Penët krehin dallgët”, (bashkautor) - 2005

5 - “Mërgata e Luleve” - 2006

6 - “Trëndafili s’pritet me një stinë hëne”, (bashkautor) - 2007

7 - “Ujku i marsit në internet” - 2008, (ribotim, 2010, 2012),

8 - “Dhembin degët e shqyera” - 2015.

Monografi

“Hysni Lepenica” - 1996

“Pëllumbi i Çikës” - 2002

“Antologji trimërie” - 2003

“Një burrë i bardhë” - 2004

“Tokë e spërkatur me gjak”, (bashkautor) - 2005

“Shkëlqim i trishtuar” - 2005

“Psherëtimat e Jonit”, (bashkautor) - 2007

“Kujtim Peçi, intelektual i shquar erudit ” - 2010

“Përkëdhelim një ëndërr”, (bashkautor) - 2011

“Tahir Hoxha i Tërbaçit” - 2013

“Çinojt në rrjedhat e kohës” - 2014

Monografi shkencore

“Botime të pedagogëve të Universitetit “I. Qemali” të Vlorës: Bibliografi”, [Pj. 1] - 2006

“Lufta e Vlorës - Historia në Epikën historike” - 2013, [2015].

Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri : Serbët pse na urrejnë kaq shumë? Pse na urrejnë madje deri në marrëzi dhe në tërbim?

Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Në foto:Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri





I dashur  Flori,

Ju përshëndes ngrohtësisht për analizën tuaj prej publicisti të talentuar.

Ju pyesni se kush e qiti Kosovën me krye në hi?

 Përgjigjja është e thjeshtë fare: shqiptarëve, si gjithmonë, e keqja u ka ardhur nga vetvetja, duke filluar që nga pararendësit tanë pellazgoilirë.

 Kjo për arsye se etnia shqiptare është një etni vetëvrasëse. 

Asaj, që nga lashtësia e kryehershme, i ka pasë ka munguar aftësia e vetorganizimit, në mënyrë që të dinte si t'i mbronte trojet e veta.

Bindja ime e patundur është se shqiptarët, si në asnjë vend tjetër të botës, përfaqësonjë modelin e përçarjes dhe të vrasjes së njëri-tjetrit. 

Përçarja dhe vrasja e njëri-tjetrit janë të trashëguara, po e përsëris, që nga lashtësia pellazgoilire.

A ia keni shtruar ndonjëherë vetes pyetjen:

Serbët pse na urrejnë kaq shumë? Pse na urrejnë madje deri në marrëzi dhe në tërbim?

Në këndvështrimin tim, përgjigjja është e thjeshtë:

Serbë na urrejnë se kemi qenë të pazotë të mbrojmë trojet tona amtare. 

Serbët, siç e dini shumë mirë, zbritën drejt gadishullit tonë në shek.VII, kaluan Danubin dhe u dyndën në tokat ilire, i rrëmbyen ato dhe i kthyen në prona të tyre. 

Ilirët ndenjën si mumje para tyre dhe kurrë s’e patën guximin t’ mbronin ato. 

Madje rrëmbimi i tokave ilire vazhdoi me shekuj dhe ilirët vetëm tërqiqeshin para serbëve. 

Tani më thoni, ju lutem Flori ,  ç’qëndrim do të mbanit ju ndaj meje sikur ju të vinit dhe të rrëmbenit një parcelë nga tokat e mia dhe unë të mos ndihesha? 

Po sikur ju të më rrëmbenit një tjetër parcelë nga tokat e mia, edhe një tjetër parcelë, edhe një tjetër parcelë dhe unë të vazhdoja të rrija si mumje para jush? 

Si thoni ju, a do të kishit respekt për mua që s’po i mbroja tokat e mia, apo do të më përbuznit deri në urrejtje? 

Sigurisht që do të më përbuznit dhe do të më urrenit. 

Kështu që serbët jo vetëm na rrëmbyen tokat tona, por krijuan edhe perandorinë e Stefan Dushanit në gadishullin ilirik, ndërsa ¾ e trojeve tona amtare na i grabiti grekosllavizmi.

Prandaj, i nderuar Flori, në mungesë të aftësisë së vetorganizimit të një populli, sipërinë e marrin njerëzit pa moral kombëtarë, servilët, tradhtarët, mercenarët e të huajve. 

Dhe kuptohet vetvetiu që Kosovën ata do ta qitnin me krye në hi.

Përshëndetje miqësore.

Eshref Ymeri

Tiranë, 04 shkurt 2019


2019/02/02

Kosovë, kush të qiti më krye në hi!?



Rezultate imazhesh për flori bruqi


Shkruan Flori Bruqi





                    Modeli amerikan i ndarjës së Kosovës?...






Sipas gazetës serbe “Srpski Telegraf” administrata e presidentit Trump ka hartur një projekt për ndarjen e Kosovës duke i dhënë fund konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë.

Telegrafi serb zbulon ekskluzivisht atë që përmban ky model amerikan i zgjidhjes së kofnliktit të Kosovës. Harta, e cila ne kishim njohuri, tashmë po qarkullon në qarqet diplomatike, thotë gazeta.

Megjithatë, mund të supozohet se ky është një version pune që mund të pësojë ndryshime të pjesshme në bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës.




Ndarja e Kosoves sipas gazetes serbe: Modeli amerikan

Katër komuna në veri: Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do të bashkohen me Serbinë

Kosova do të marr komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, por jo të gjithë territorin por vetëm një pjesë të Luginës.

Territor me mbrojtje të veçantë për serbët

Brenda territorit të Kosovës do të krijohet “Zajednica” kompetencat e të cilave do të përcaktoheshin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ata do të kenë të drejtën e lidhjeve të veçanta me Serbinë, diçka si ajo që Republika Srpska ka tani.

Ky projekt ka gjetur mbështetje edhe nga Putini, por kategorikisht janë deklaruar Gjermania, Suedia dhe disa vende të BE-së.




Njeriu i afërt me kancelaren Merkel kundër idesë për ndarjen e Kosovës


Presidenti i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum është njëri nga njerëzit më të besuar të kancelares Merkel. Pas përfundimit të Samiti të Sofjes, diplomati gjerman ka thënë se ky samit ishte sinjal për perspektivën e qartë evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“E vlerësojmë këtë samit sepse ishte intesifikim i bashkëpunimit ekonomik dhe jep mundësi të reja. Kjo është shenjë e mirë e asaj që së shpejti do të mbahet edhe samiti i ardhshëm, kur e kujtojmë se i fundit ishte mbajtur 15 vjet më parë”, tha Krichbaum për gazetën serbe Politika.



Tutje ai theksoi se pa një normalizim të raporteve, Kosova dhe Serbia do ta kenë të pamundur rrugën drejt BE-së, transmeton lajmi.net.

I pyetur se a do të mund të ketë ndarje të Kosovës, apo njohje të pavarësisë nga Serbia, Krichbaum tha se “normalizimi do të thotë normalizim, as më pak dhe as më shumë”.

“Qëllimi ka qenë që raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të normalizohen plotësisht para anëtarësimit në BE. Vetëm në këtë mënyrë këto dy shtete do të arrijnë perspektivën evropiane. BE-ja është projekt i paqes, dhe nuk duam të importojmë konflikte”, theksoi Gunther Krichbaum.


Ndryshe në Samitin që u mbajt në Sofje u takuan edhe presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, me kancelaren Angela Merkel.

Temë kryesore ishte arritja e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve, qëpo thuhet se më së voni do të jetë deri në fillimin e vitit 2019.



Edhe Tadiçi vetë u tërhoq nga një propozim i tillë, i cili ishte kritikuar menjëherë nga opozita dhe ish kryeministri Koshtunica. "Serbia nuk e ndryshon planin e vetë politik. Autonomia e zgjeruar është plani ynë kyç dhe këto janë interpretime të gabuara që i bëjnë nganjëherë njerëzit e medieve, jo vetëm në Serbi por edhe këtu në Gjermani", tha Tadiç mbas një takimi me kancelaren gjermane të merkurën në Berlin.
Angela Merkel dhe Boris Tadiç, Fotografi arkivi
Merkel &Tadiq

Mes dy politikanëve kishte divergjenca në lidhje me misionin e ardhshëm të BE-së (Eulex) i cili pritet të zëvendësojë UNMIK-un. Presidenti serb theksoi tri kushtet e Serbisë: "Vendimi duhet te mirret ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, të mos zbatohet plani i Ahtisarit dhe misioni i EULEX-it te jete neutral ndaj statusit të Kosovës." Angela Merkel tha se është shumë e rëndësishme që EULEX-i të fillojë nga puna dhe të shtrihet në të gjithë Kosovën.
Divergjenca patën politikanët edhe në lidhje me çështjen e Kosovës. Tadiç theksoi se Serbia nuk do ta njohë kurrë atë, por se me projektrezolutën e re të parashtruar në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, po përpiqet ta kalojë problemin nga "këndi politik në atë juridik". Merkel tha se Gjermania po e shqyrton votën e saj ndaj projektrezolutës së bashku me anëtarët e tjerë të BE-së. Merkel siguroi mbështetje të Gjermanisë në rrugën e Serbisë drejt Evropës.
Presidenti serb Boris Tadiç kohë më parë ishte  në Gjermani për një vizitë zyrtare treditore. Ai më 3 tetor 2018 u nderua
 me çmimin Quadriga. Ky çmim jepet çdo vit në ditën e festës së bashkimit të Gjermanisë për ata persona që transformojnë shoqërinë.


Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga bashkësia ndërkombëtare është kërkuar që Kosova të japë diçka, nëse Serbia e njeh shtetin e Kosovës.

Sipas tij, është kërkuar që Kosova të japë tokë ose Republikë brenda Republikës.

“Ne e kemi armik Serbinë me ata është Rusia, njohja po na vyen nuk japim tokë, nuk japim Republikë brenda në Kosovë por ua kthejmë tregun”.





Kryeministri i Kosovës, gjenerali i luftës dhe i Paqës zt. Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin se nuk pranon ndonjë marrëveshje me Serbinë që çon drejt ndryshimit të kufijve.
Ramush Haradinaj shul-shqip   ka thënë se “mund të ketë marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë, por jo marrëveshje të bazuar në territor as në kufi”.


“Ato janë kamuflazh për ndarje të Kosovës. Kosova është ajo e 17 shkurtit të 2008”, ka thënë kryeministri i Kosovës.


Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e interesuar për pajtim me Serbinë në mënyrë që të mbyllen çështjet e hapura në rajon




Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj , ka dalë kundër idesë së Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh me Serbinë, ka dhënë edhe një paralajmërim të frikshëm.
I ftuar kohë më parë në “Debat Plus” ai thënë se prekja e territorit për të nënkupton luftë.
“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, deklaroi Haradinaj, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve.
Sipas tij, kushdo që përmend ndarje do me i sjellë një tragjedi Ballkanit.
“Nuk është mirë me përmend ndarje. Kushdo që e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, e ka gabim, do me i sjellë një tragjedi Ballkanit”...


Kryeministri Haradinaj tha se në këto rrethana nuk ka as ndarje as shkëmbim territoresh, pasi situata rrezikohet.
“Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim territoresh, lëvizje kufijsh, është rrezik, nuk bëhet në këto rrethana”, ka thënë ndër të tjerash i pari i qeverisë së Kosovës.
***

Shqiptaria dhe Kosova janë në duart e burrështetasve, të cilët të qenit pushtetarë e barazojnë me të qenit pronar i popullit dhe i vendit dhe andaj, sillen siç sillet disa Liderë , të cilët  aq e nënvlerësojnë inteligjencën kolektive, sa paturpshëm pohojnë diçka thuajse absurde: se Serbia nuk e njeh Kosovën vetëm pse ajo nuk pranon ta marrë Luginën e Preshevës! 


E, ndërkohë, me kokëfortësi i mbrojnë idenë e vjetër serbe për shkëmbim territoresh. 


Madje, duket se është i sigurt se do realizohet plani i tyre  proserbe e proruse, mbase pse e di se shqiptarët e Kosovës, aq janë lodhur nga ‘hajdutokracia’, sa ajo ngulfati thuajse çdo ndjenjë të tyre ndaj fatit kolektiv, dhe i çoi të rinjtë ta mbajnë kokën e kthyer kah qendrat perëndimore.


Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar për fatin e Kosovës dhe të shqiptarisë sepse ato janë në duart e burrështetasve, të cilët shqiptarëve ua vranë krenarinë kombëtare, duke ua imponuar bindjen se për çdo gjë vendosin tjerët, se asgjë nuk është në duart e tyre...


****



Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se Mitrovica historike, ku bënë pjesë Zveçani, Boletini, Zhazha, Vllahia e deri tek Bistrica dhe Liqeni i Ujmanit, nuk mundet në asnjë mënyrë të negociohen sepse janë, jo vetëm tokë, por pjesë e pandashme e Kosovës. 

“Nuk mund ta gjymtojmë një pjesë të territorit për ta plotësuar pjesën tjetër të territorit”, ka thënë Haziri. Por, sipas tij ato komuna që në Kosovë janë imponuar për ndryshimet demografike në vitin 1956, janë subjekt i negociatave që duhet të pranohen nga të gjithë....Është vullnet i shprehur me referendum në vitin 1992, ku qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kanë votuar për të drejtën e bashkëngjitjes Republikës amë, që është Kosova. Ky vullnet politik ka mbetur i pa-implementuar, përkundër luftës së UÇPMB-së, Marrëveshjes së Konçulit dhe proceseve tjera që kanë kaluar shqiptarët e lindjes së Kosovës. Unë e mbështesë këtë vullnet dhe në vitin 2013 e kam sponsoruar Rezolutën në Kuvendin e Republikës, e cila ka qenë gjithëpërfshirëse dhe është votuar nga të gjitha partitë politike shqiptare. Z. Thaçi më herët e ka kualifikuar si ide të rrezikshme dhe ka kërkuar nga LDK që të distancohet nga unë si nënkryetar i saj, ndërsa tash në vitin 2018 në parimin e reciprocitetit, në rast të ndryshimit të kufijve, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkëngjiten domosdoshmërish dhe është momentumi i vetëm që ata mund ta realizojnë këtë ëndërr. Kosova nuk guxon ta lëshojë këtë rast.
Medvegja me nëntokë me ari (547 milionë tonë) dhe Bujanovci mbeten nën Serbi, Presheva me fshatra me Kosovë


Image

Në rrjetet sociale u shfaq i ashtuquajturi zgjidhje për Kosovën . Detajet e dyshuara të përcaktimit sipas të cilit Presheva dhe 6 deri në 8 fshatra duhet t’i përkasin Kosovës në këmbim të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ndërsa Bujanovci do t’i bindet statusit të veçantë brenda Serbisë.

Marrëveshjet duhej të nënshkruheshin brenda gjashtë muajve.



Sipas këtij dokumenti të shpërndarë gjerësisht për rrjetet sociale, Serbia dhe Kosova do të ndajnë territorin. Thuhet se ata janë duke iu referuar burimeve nga “disa media shqiptare” te sponsorizuara nga presidenti i Kosovës,zt.Hashim Thaçi.



PIKAT e diskutueshme:



-Presheva, deri ne Klinike i bashkohet Kosovës

-Kufiri te ndodhet pranë Bilacit

-Bujanoci merr një status të veçantë si një distrikt special

-Mitrovica ka një status të veçantë si një distrikt i veçantë

-6 nga 8 fshatra përreth Medvegjës di t’i bashkohen Kosovës

-Korridori 10 do të shpallet një “Rrugë e Mbrojtur” ndërkombëtarisht

-Liqeni Gazivode do të privatizohet për 99 vjet (një kompani angleze) dhe do të ketë një status të veçantë

-Trepça është duke u privatizuar për 99 vjet dhe do të ketë një status të veçantë

-Kishat serbe janë po aq të pavarura sa Hilandari

-Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi do jenë pjesë e Serbisë

-Dëmtimet e luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë do të falen

-Serbia do ta njohë Kosovën nën emrin e Kosovës

-Forcat e NATO-s do të kenë një mandat prej 33 vjetësh

-Baza afër Bujanocit bëhet pjesë e Kosovës

-Bondstil bëhet baza ushtarake e NATO-s

-Marrëveshja e miqësisë midis Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet në Uashington brenda 6 muajve.(edhe pse Hashim Thaçi e kishte thënë në mars 2018-tës)


Siç shihet nga ky “plane” Medvegja me nëntoke plot ari dhe Bujanoca mbeten nwn Serbi, Presheva me 7 katunde me Kosovë. Sikur qe fshatrat mw të pasur nw Kosovë me ari po i jepen Serbisë. Kësaj i thonë ndërrim ose tregwti me tokat shqiptare. 


Thënë shkurt këtu Serbia asgjë s’ka humbur thjeshte ka fituar, gati 20 për qind të Kosovës.


Në Medvegjë, vendbanim ky shqiptar, zbulohen 547 milionë ton ari


Një ndërmarrje me emrin “Dunav mineral” në një vendbanim shqiptar me emrin Tularë në komunën e Medvegjës, ka zbuluar miliona tonë ari dhe bakër. 


Sipas Yellow Creek, thuhet se aty ka 547 tonë mininerale prej ari.


Beogradi krenohet me arin e shqiptarëve nga Kosova dhe Medvegja. Serbia ka rezervat më të mëdha të arit në Ballkan?!


“Në këto depozita është përcaktuar përmbajtjen e 0.22 gram për ton ar dhe 0.23 për qind bakër. Kjo është 1.260.000 ton bakër dhe 120 ton prej ari, ka deklaruar Menaxheri për hulumtime Research Phil Fox.


Ai ka shpjeguar ne vazhdim se “duke pasur parasysh rezultatet inkurajuese, ne jemi duke vazhduar me zhvillimin e studimeve të vlerësimit ekonomik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, studimet teknologjike dhe metalurgjike, dhe studimet sociale.


 Rezultatet preliminare të studimit priten deri në fund të këtij viti”.


“Minerale Danubit” është një kompani e regjistruar në Serbi me kapital kanadez dhe punëson rreth 30 njerëz.


Ne vazhdim agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka shkruar se pas këtij zbulimi tw kësaj pasurie nëntokësore të milionatoneve me ari në vendbanimet shqiptare, krejt e kuptueshme pse viteve te fundit në këto vise shqiptare të njohur si Kosovë Lindore u bënë spastrime etnike qe ne fakt dikur Medvegja ishte e banuar me shumice shqiptare, kurse sot as pakice, vetme me 400-500 shqiptare e jo si dikur qe kishte 4000-5000 shqiptarë ?!.



Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë në Kosovë kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.
“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese”, ka thënë ambasada britanike .
“Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”.
“Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. 
Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet”.

****



Prifti ortodoks Sava Janciç thotë se ndarja e Kosovës është Fuçi Baruti për rajonin, kurse artikulli jep dy foto të dy shqiptarëve: një bariu që kullot dhentë në pllajat e Preshevës dhe shtëpinë e Zaire Hajdari, në Suhodollk i Epërm, që ndodhet në veriun e Mitrovicës.

Një monument në Mitrovicë, Kosovë. E ndërtuar në 1973, ai u dedikohet shqiptarëve dhe serbëve të cilët vdiqën gjatë luftimeve kundër gjermanëve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në artikullin prestigjiozes amerikane “New York Times” shkruhet për mundësinë e ndarjes së Kosovës në vija etnike, një iniciativë që ka marrë dritën jeshile të administratës amerikane, edhepse përgjatë viteve të kaluara SHBA është përpjekur të ndërtojë një “shtet multi-etnik”.

“Propozimi për shkëmbim territoresh ka ndjellë frikën e tensioneve etnike në rajon, ku në vitet 90-të u zhvendosën miliona persona dhe u vranë më shumë se 100 mijë persona,” përcjell "Floripress"
shkrimin e prestigjiozes njujorkeze.

“Në veri të Kosovës, mbi lumin Ibër, rreth mijëra serbë të mbështetur nga Beogradi përbëjnë shumicën e banorëve. Megjithatë nga 70- deri 100 mijë serbë të tjerë jetojnë në pjesën jugore të Kosovës, ku janë edhe manastiret më të shenjta të tyre. Pjesa e veriut në themel është i ndarë nga pjesa tjetër e Kosovës – me sistem të vetë shkollor, shërbim civil dhe kompani tjera të telekomunikacionit.”

Serbët e jugut frikësohen gjithashtu nga ndarja, pasi kjo mund të çonte drejt zhvendosjes së tyre në veri të vendit. Prestigjiozja amerikane, e cila ka vizituar thuajse të gjitha vendet e përziera mes shqiptarëve dhe serbëve, jep një ngjarje interesante nga Graçanica, ku në “mëngjesin e hershëm, në paralagjen e Prishtinës gjerbin sëbashku kafen shqiptarët dhe serbët.”

Në fund artikulli shkruan se shqiptarët e kishin të vështirë të ktheheshin në veri të Kosovës gjatë 2006 – duke dhënë një foto të Kroi të Vitakut, ndërsa Aleksandër Vuqiç mundohet ta tregojë si histori suksesi ndarjen e Kosovës....


Gazeta e njohur austriake, Der Standard, e cila shkruan vazhdimisht për çështjet e rajonit, vjen me një tjetër artikull interesant nga Adelheid Woelfl.
Ajo shkruan se politikanët populistë si Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej shumë ndërkombëtarisht dhe vepronte si një antipod për të qetësuar shpërthimet e Ramës.
Megjithatë, disa diplomatë thonë se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë duket një përfundim i pashmangshëm, edhe pse kundërshtohet nga shumica e partive dhe nga shoqëria civile në Kosovë.Gazetarja citon në këtë kuadër edhe letrën e presidentit amerikan Donald Trump për homologun Hashim Thaçi.
Sipas shkrimit, njeriu kyç i Trump po punon për ndarjen e Kosovës.
“Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandowski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”.


Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës


Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës

Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.

Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.



Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.


Kjo e bën edhe shembullin e Kosovës të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës.

Kosova ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale.

Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish.

Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur.

Realisht Kosova prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit.

Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një variant pak a shumë të ngjashëm me atë që paraqitet në foto dhe nuk është gjë tjetër, veçse variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.
Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet



Rezultate imazhesh për hartat e ndarjes se kosoves sipas gazetave serbe

Deklarata e presidentit serb Boris Tadiq për ndarjen e mundshme të Kosovës është në kundërshtim me kërkesën serbe për vënien në pyetje të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës përmes votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këtë e ka thënë Mark Almond ligjërues i njohur i Historisë Moderne në kolegjin Oriel të Oksfordit në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe.

"E pyes veten se mos është kjo një tentativë e tij për të përgatitur terrenin për ndarjen e Kosovës njëkohësisht duke shpresuar se ndryshimi i kufijve në rajon për popullin serb do të ishte një gjë e pranueshme“, tha Almond për BBC.

Historiani i njohur britanik mes tjerash tha se ndryshimi i kufijve do të ishte megjithatë një vendim i vështirë për tu pranuar nga serbët që jetojnë në jug të Ibrit, duke mos harruar edhe faktin se në pjesën shqiptare ndodhen edhe manastiret e Graçanicës, Deçanit dhe patriarkana e Pejës.


Sipas historianit Mark Almond me deklaratën e Tadiqit lidhen disa probleme praktike.

"Nëse thoni se jeni gati të merrni parasysh mundësinë e ndarjes territoriale e cila kërkesë në një masë është në kundërshtim me kërkesën e bërë në Kombet e Bashkuara dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Me fjalë tjera në thelb thoni se jeni të gatshëm që ta pranoni pavarësinë e Kosovës por vetëm sipas kushteve tuaja“, tha Almond.

Almond po ashtu tha se deklarata e Tadiqit për ndarjen e Kosovës nuk është e mirëpritur nga vendet perëndimore. Ai shtoi se ndarja territoriale e Kosovës do të ishte një precedent në rajon sidomos për Bosnjën e Hercegovinën dhe Maqedoninë.

(Flori Bruqi,mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D dhe është  anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.)

Poezi e Sabri Hamitit mbi atentatin që iu bë më 1999


Poezia Silueta me kasketë të Leninit nga Sabri Hamiti

Në kohën kur terri nxin korridorin pa dritare
Mes katit të parë e të dytë duke u ngjitur
Më doli para silueta me kasketë të Leninit në kokë
Shtiu silueta duke marrë në shenjë kokën e zemrën time
Unë lëviza shpejt nga e djathta
Plumbat zunë mushkërinë dhe dorën e majtë
Silueta me kasketë të Leninit zbrazi edhe disa plumba
Në shenjë triumfi e u humb në natë.


Unë e mund dhembjen me bërtimën e madhe
Që pushon vetëm kur e ndiej me veshët e mi.
Kush mund ta dijë sa zgjatet koha
Derisa ngjitem këmbadoras në katin e tretë?
(Duhet të dukem sa më i natyrshëm para gruas
Më vërtitet nëpër mendje të turbulluar
Derisa jam në kokërr të shpinës në katin e dytë)

Atëherë kalon aty pranë një hije e gjatë
Të cili i lutem: më ndihmo zotëri!
Po zotëriu vetëm më kalon përmbi
Duke u mbrojtur si i zëni në faj:
Si të të ndihmoj kur nuk e di kush je?


“Grua i vrarë jam dhe thirri miqtë” i them
Duke u munduar të fsheh gjakun në duar.
Ajo heshtet duke e ditur se të vrarit s’i flitet
E i vrari nuk duhet të flasë…

Tevona vëllezërit miqtë mjekët më kanë shtrirë
Kur biri i madh më vjen te veshi
“Qëndro babë”!
Hap sytë për t’ia dhënë besën time
Se do të jetoj për mallë të tij.

Fotot gjejnë vendet e plumbave
Të gjithë janë në trup mbrenda
Ndërsa mjeku i damarëve ngushëllohet:
Shyqyr që i ka shpëtuar dora e djathtë,
Me çka do të shkruante?

Në shok-dhomë ma shpojnë rishtas gjoksin
Duart venat thikat e pykat janë në trupin tim
Dhe trupi mund të zgjedhë jetën a vdekjen
Se shpirti niset diku në qiej
Nis të varet nëpër yje duke u munduar
T’i bëjë dy yje bashkë që do të digjen
Duke rënë në tokë.



POEZIA E SABRI HAMITIT QË E PËRSHKRUAN ATENTATIN QË IU BË MË 1999

Aty jam vetëm me milicët e armatosur
Që ndërrojnë pamjet nga ora në orë
Gra të veshura bardh më njohin terrorist
Në vesh më kanë vënë ndëgjojset
Ku ndihet gjëma e vëllait vaji i gruas
Dhe pëshpërimat e fëmijëve.
Ata duan të më tregojnë para vdekjes
Se i dinë të gjitha deri në minutën e fundit.

Atëherë kur trupi e zgjedh jetën
E dy yjet bien lidhur përtoke
Gruaja më rri pranë te shtrati
Ma lan gjakun nga trupi me alkool
Me pambuk të butë secilën qelizë secilën fije.

I lidhur për shtrati me sy të hapur
Shoh për dritareje si lind e si vdes dielli
Si lëkunden e vdesin gjethet e fundit
Duke e lënë cullak degën e plepit.
“Ai që e do jetën u hyp këmbëve të veta
E nuk lidhet për shtrati” flet Burbuqja*

Me gruan përbri u hypi këmbëve të mia
Dal në korridor dhe nëpër katrorin e dritares
Shoh një degë peme që ngjitet në qiell
Pamja më e bukur e gjithë jetës sime
Derisa tri gra plaka rrahin duart
Nga habia me mrekullinë time.

E unë i lidhur për shtrati e di më mirë se kurrë:
Për të shkruar nuk mjafton vetëm ëndrra
Nuk mjafton as vetëm dora e djathtë
Për të shkruar duhet kurrizi e duhet bytha
Duhet guximi për të shkruar që dhembja fizike
Është më e madhe se dhembja shpirtërore,
Jo vetëm fantazitë e dora e djathtë
Si thoshte mjeku më i madh i damarëve
Të prerë në Ballkan!

Le të dëshmojë më së miri Burbuqja!
A nuk është kështu zonjusha Burbuqe?

*Fjala është për mjekën anesteziologe Dr.Burbuqe Bruqi***


 -
***

Dr. Burbuqe Bruqi

Dr. Burbuqe Bruqi :Specialimin nga anesteziologjia me reanimacion e fillon në vitin 1987 ne qendrën klinike universitare te Kosovës.Në vitin 1991 përfundon specializimin në qendrën klinike universitare në Zagreb - Republika e Kroacisë.Prej vitit 1991 punon në qendrën klinike universitare të Kosovës në klinikën e anesteziologjisë me mjekim intenziv.Dr.Burbuqe Bruqi - anesteziologe, bën vlerësimin perioperativ të pacientëve, sipas rekomandimeve dhe standardeve të ESA dhe ASA
- Administrim të anestezionit të përgjithshëm dhe regjional për operacione të planifikuara dhe urgjente- Trajtimin e dhimbjes akute dhe kronike- Trajtimin dhe kujdesin për të sëmuarit kritik në njësitin e kujdesit intenziv.Tash është mjeke anesteziologe në Spitali Evropian Ortopedik (Royal) në Prishtinë.

Libri “Frymë Lufte” i autorit Roland Bartetzko, i cili flet për kujtimet e luftës të vet autorit, tashmë është përkthyer edhe në gjuhën gjermane.



Pas përkthimit edhe në gjuhën shqipe, sipas autorit, kërkesat e lexuesve ishin që kjo vepër të vinte edhe në gjuhën gjermane.


Roland Bartetzko, është një ish-ushtar i Ushtrisë Gjermane, i cili gjatë viteve ’90-a iu bashkua ushtrisë kroate e më pas edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bartezko ka publikuar kujtimet e luftës, kujtime për kohërat e rrezikshme, vdekjeprurëse, por nga një herë edhe komike.

Libri fillimisht ishte në gjuhën angleze, pastaj u përkthye në gjuhën shqipe ndërsa tash në fund edhe në gjuhën gjermane dhe mund të blihet nëpërmjet “Amazon”.


“Frymë lufte” na fton në një turne që fillon në një ditë të nxehtë verore në Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë në kulmin e luftës së Bosnjës dhe mbaron në një luginë të vogël në Kosovë kur forcat serbe fillojnë tërheqjen e tyre.

Në mes të faqeve mësojmë, jo vetëm për luftimet që ndodhën, por për atë që ndoshta edhe më interesante, për personat e ndryshëm të përfshirë, shpresat dhe shqetësimet e tyre: civilë, refugjatë, fëmijë, gazetarë, kriminelë dhe nganjëherë njerëz të çmendur.

Ka histori rreth vdekjes dhe gjërave të këqija që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit, por edhe tregime qesharake dhe zemërgjera të njerëzve me guxim të vërtetë që rezistojnë dhe luftojnë për një kauzë të drejtë.


Ndryshe nga shumë kujtime të tjera rreth luftës në Kosovë, autori nuk paraqet një imazh heroik të vetes dhe të “vëllezërve të tij në luftë”: Ata ndonjëherë janë të frikësuar, bëjnë një tone gabimesh dhe gjërat nuk përfundojnë gjithmonë mirë.

Edhe pse ata duhet të luftojnë, jo vetëm me armikun, por nganjëherë edhe me paaftësinë dhe mungesën e organizimit në ushtrinë e tyre, ata tejkalojnë të gjitha këto pengesa me kreativitet, iniciativë, zgjuarsi dhe guxim.

Por, ndonjëherë edhe thjeshtë dështojnë dhe njerëzit vdesin. Një histori mund të jetë shumë interesante, por nëse nuk nxjerrim mësimet e duhura nga ajo, ajo thjesht mbetet një histori dhe asgjë më shumë. Prandaj, në fund të shumicës së kapitujve të këtij libri, Bartetzko jep këshilla.

“Vrojtime” e tij nuk janë të përshtatshme vetëm për ushtarët dhe njerëzit që janë të interesuar për çështjet ushtarake, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë se si të mbijetojnë në një zonë lufte ose si të qëndrojnë të qetë dhe të menaxhojnë stresin në situata ekstreme.

“Frymë lufte” është një histori mahnitëse dhe e vërtetë. Është një monument për ushtarët e vërtetë që luftuan betejat tona dhe civilët trima që ndihmuan me vetëmohim.

Me gjuhën e fakteve për kolonizimin e Kosovës nga serbo-malazezët si dhe për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore

Shkruan : Akademik prof.dr. Flori Bruqi, PHD.   Në mesin e vargut të shkrimeve publicistiko-historike në Kosovë, është edhe vepra e publicis...