Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/06

Kuvendi i Shqipërisë e lejon arrestimin e deputetëve vetëm kur ka prova




Pak ditë pas kësaj deklarate të bërë nga kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla mazhoranca e miratoi projektvendimin e rregullores së parlamentit në komisionin e ligjeve.

Ajo që riktheu debatin mes palëve ishte një ndër ndryshimet e propozuara nga socialistët që e detyrojnë prokurorinë të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqjen e imunitetit të një deputeti.

Nga viti 2012 deputetet nuk kanë imunitet përveç arrestimit dhe kontrollit të banesës. Rregullorja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.


Opozita ripërsëriti kërkesën për ta bërë diskutimin për ndryshimet në rregullore në Këshillin e legjislacionit, por socialistët i kujtuan bojkotin e këtij organi nga ana e demokratëve.

Mes morisë së përplasjeve mes palëve. I vetmi deputet skeptik për ndryshimet e shpeshta të rregullores së kuvendit ishte ish-kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj.

“Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në kartona më shume se sa persona me integritet.”

Pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për t’ia deleguar këshillit projektvendimin, pakica braktisi punimet e komisionit.

Sipas ndryshimit të bërë nga mazhoranca në rregulloren e kuvendit kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori dhe kërkesa duhet të përmbajë një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që e mbështesin atë.

Flori Bruqi

Fruthi në Kosovë dhe Shqipëri : Diagnoza dhe masat parandaluese





Që nga qershori i vitit të kaluar e deri në muajin janar të këtij viti, vetëm në Klinikën Infektive në QKUK, 1 mijë e 100 kosovarë kanë kërkuar trajtim mjekësor nga epidemia e fruthit. 600 prej të cilëve janë ndalur për trajtim, ndërkaq 400 persona të tjerë kanë qenë pacientë ambulatorë, që do të thotë vetëm kanë kërkuar shërbime në masa ditore.


Imazh i ngjashëm

Ne për vitin që shkoi i kemi pasur rreth 600 persona të ndalur për trajtim këtu në klinikën tonë, ka qenë mjaft ngarkim i madh edhe i stafit i barnave e të tjera. Megjithatë edhe këtë vit sëmundja po vazhdon edhe në këtë vit, normalisht me një intensitet më të zvogëluar.

Megjithëkëtë më të prekurit nga kjo epidemiologji më të prekurit vazhdojnë të jenë pjesëtarët e komunitetit RAE. Kjo si pasojë e mos vaksinimit të tyre. Por, vendit, sipas drejtorit të Infektives, do t’i duhen edhe së paku katër vite që ta marrë vetën nga epidemiologjia e fruthit.





“Çështja se përse ky numër është kaq i madh qëndron se shumica nga fëmijët nuk janë të vaksinuar. Ne besojmë se duhet të kalojnë disa vite, të paktën 4 vite që gjendja të normalizohet dhe më të mos na shfaqet kjo sëmundje”.

Ramadani thotë se ndonëse ka kaluar periudha, ai bën thirrje që qytetarët edhe më tutje të vaksinohen dhe të paraqiten në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëse vërejnë shenja të gripit.


Sipas Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Republikën e Kosovës (ASK, UNICEF), më pak se katër të pestat (79%) e fëmijëve të moshës 24 deri 35 muaj janë plotësisht të imunizuar në përputhje me kalendarin e imunizimit të Kosovës. Në Kosovë 79% e fëmijëve të moshës 24-25 muajsh janë të vaksinuar plotësisht, përderisa vetëm 1/3 e fëmijëve janë të vaksinuar në mesin e komunitetit rom ashkali dhe egjiptian. 



Rezultate imazhesh për Fruthi ne Kosovë


Duke qenë se një nga arsyet për mbulimin e ulët të imunizimit është mungesa e njohurive dhe ndërgjegjësimit tek prindërit për pasojat shëndetësore tek fëmijët që nuk vaksinohen, KOMF u bën thirrje institucioneve shëndetësore të kujdesit primar (Qendrave të Mjekësisë Familjare) të realizojnë shërbimin e vizitave mjekësore në shtëpi për evidentimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe zbulimin e sëmundjeve të fëmijëve”, bëhet e ditur në komunikatën e KOMF-së. KOMFi bën thirrje QKUK-së në ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët të cilët janë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e mos imunizimit. KOMF po ashtu i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të sigurojë në mënyrë të qëndrueshme barnat nga lista esenciale. E drejta e fëmijës për trajtim shëndetësor si e drejtë themelore garantohet me Kushtetutën dhe me Legjislacionin e Republikës së Kosovës.



Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas dy persona kanë vdekur nga fruthi në Kosovë.


Grupmosha më e prekur nën 2 vjeç, më shumë raste në Tiranë 51 raste me fruth që nga fillimi i vitit


Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë informacion lidhur më situatën e fruthit në vendin tonë. ISHP bën me dije se për periudhën 01 Janar – 05 Shkurt 2019 numri i të prekurve me fruth është 51 raste (pozitive).

Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre duke ndjekur kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimet e ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

Por thirrja shkon edhe për të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.




Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.


Ndryshe, viteve të fundit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fruthi ka “rilindur” në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar nga shkaku se nuk janë vaksinuar me rregull.

Në shumë vende të Evropës janë regjistruar të sëmurë dhe të vdekur nga fruthi: Rumani 5920 raste me 25 vdekje, Itali 1290 raste, Gjermani 504, Belgjike 218, Danimarkë 134, Çeki 92, Austri 75, Bullgari 72, Spanjë 46 raste.



Rezultate imazhesh për Fruthi ne Kosovë


Fruthi zakonisht atakon moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje ёshtё zvogëluar, por herё pas here paraqiten epidemi nё popullatën joimune.


Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%.

Kush e shkakton fruthin?

Virusi i fruthit bënё pjesё nё grupin e paramixovirusve, ka madhёsi 120-150nm.


Rezultate imazhesh për Fruthi ne Kosovë

Si pёrhapet?

Fruthi ёshtё sёmundje vetёm e njerëzve. Burim i nfeksionit ёshtё njeriu i sёmurё, i cili e mban virusin nё mukozёn e rrugёve tё frymarrjes, ndёrsa infekcioziteti mё i madh ёshtё nё javёn e parё, nё stadin katarral tё sёmundjes. Nё stadin e ekzantemës, infekcioziteti ёshtё i vogёl pёr shkak tё sasisё sё vogёl tё virusit nё rrugёt respiratore. Dy ditё pas paraqitjes sё ekzantemës, i sёmuri nuk ёshtё mё infekcioz.

Pёrhapja e virusit bёhet pёrmes rrugёs frymarrjes dhe konjuktivёs, pёrmes spërklave tё ajrit nё kontakt tё drejtpërdrejt me tё sёmurin. Pasi qё virusi i morbillit ёshtё shumё i ndieshёm nё ambientin e jashtёm ku qёndron vetёm 10 minuta, pёrhapja e sёmundjes nga personi i tretё (mёnyra indirekte) bёhet nё raste tё rralla nё çerdhe dhe institucione ku ka shumё persona. Kёshtu qё, gjatё kohёs sё paraqitjes sё sёmundjes duhet qё dhoma e tё sёmurit tё ajroset sa mё shumё.

Sёmundja mё shumё pёrhapet nё qytete ku ka karakter endemik pёr shkak tё kontakteve mё tё shpeshta nё mes njerёzve dha paraqitet nё sezonin dimёr- pranverё. Tё porsalindurit deri nё moshёn 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi nё qoftё se nёna e fёmiut e ka kaluar sёmundjen ose ёshtё vaksinuar, sepse antitrupat barten nё formё pasive me rrugё transplacentare nga nёna te fryti. Nёse nёna nuk ёshtё imune mund tё sëmuren nga fruthi edhe tё porsalindurit.

Nё Kosovё vaksinimi i obliguar kundёr fruthit ka filluar nё vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumё gjendjen epidemike me kёtё sëmundje, por pёrkundёr kёsaj, Kosova, ka pasur njё shkallё mё tё lartё tё vdekshmёrisё nga kjo sёmundje nё krahasim me vendet e rajonit.


Imazh i ngjashëm

Cila ёshtё pasqyra klinike?

Inkubacioni (periudha prej momentit tё infektimit deri te paraqitja e shenjave tё sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditё dhe nё kёtё fazё nuk ka shenja tё sёmundjes. Pastaj fillon paraqitja e shenjave tё sёmundjes e cila kalon nёpёr dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqёrohet me temperature tё lartё, ngjizje tё zёrit dhe kollё, skuqje tё konjunktivave sё syrit. Nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё dhёmbёve tё poshtёm molar paraqiten njollat e Koplikut qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm e qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.

Ky stad zgjat 3-4 ditё dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tё cilat kanё stad katarral mё tё shkurtёr dhe jo shumё karakteristik .

2. Stadi egzantematik fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe tё gjitha pjesёt e lёkurёs pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.

Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet. Pas 3-4 ditёve, ekzantema fillon tё tёrhiqet sipas rendit qё ёshtё paraqitur nga poshtё-lartё.

Pas kёsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencёs (përmirësimit) nё tё cilёn pacienti fillon tё përmirësohet, tё kthehet nё normalitet, temperatura bie nё normale, ekzantema tёrhiqet dhe kemi njё qërim tё lehtё tё lёkurёs nё trup, por jo nё shuplaka dhe duar, qё e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tё kthehet oreksi.

Nёse i sёmuri vazhdon ende me shenja tё sёmundjes si temperaturë, kollitje, atёherё flasim pёr komplikimet e fruthit tё cilat janё: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumё i rallё 1:1 000 000 raste tё tё sёmurёve, ёshtё encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit tё sëmundjes.


Imazh i ngjashëm

Si bёhet diagnoza e sëmundjes?

Diagnoza e fruthit bazohet nё pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe nё testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet nё bazё tё pasyrёs klinike e cila ёshtё shumё karakteristike pёr fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) qё zgjasin 3-4 ditё, paraqitja e ekzantemës makulopapoloze me pёrhapje kranialokaudale (nga lart e poshtё trupit), janё shenja tё sigurta pёr sёmundjen e fruthit.

Nga ekzaminimet laboratorike duhet pёrmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave tё bardha tё gjakut).
Diagnoza serologike bёhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit tё hemaglutinimit, por mund tё bёhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bёhet mjekimi?

Mjekimi i sёmundjes kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta nё qetësi dhe dhoma duhet tё ajroset sa mё shumё. Fёmijёt nuk duhet tё shkojnё nё shkollё ose nё çerdhe.

Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, pёrdoren barna kundёr temperaturës, kundёr kollitjes, vitamina dhe lёngje. Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.

Cilat janё masat parandaluese?

Pёrdoren masat aktive dhe pasive tё mbrojtjes.

Mbrojta pasive bёhet me aplikimin e gamaglobulinёs hiperimune humane, e cila deri nё moshёn tre vjeçare jepet nё dozё 3-5 ml me rrugё intramuskulare. Nёse jepet mbrojtja pasive deri nё ditёn e tretё pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sёmundjes, e nёse jepet nё ditёn 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumё tё lehtё.

Dhёnia e gamaglobulinёs bёhet vetёm nё rast tё epidemisё te fёmijёt kahetik (tё dobёt fizikisht), te ndonjё sёmundje qё nuk mund tё aplikohet vaksina.

Mbrojtja aktive kundёr fruthit bёhet me vaksinё tё cilёs i nёnshtrohen tё gjithё fёmijёt posa tё kenё mbushur 12 muaj, konkretisht tё gjithё personat prej moshёs 1-14 vjeçare e tё cilёt nuk e kanё kaluar sёmundjen.

Vaksinimi kundёr fruthit bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut. Vaksina mund tё jepet zakonisht si vaksinё e kombinuar fruth+parotid + rubeolё.

Rivaksinimi i fёmijёve bёhet para moshës shkollore.

Pas infeksionit nga kjo sёmundje mbetet imunitet i pёrjetshёm.

Flori Bruqi

2019/02/05

Pas taksës 100% për importet serbe dhe boshnjake, BE dhe Kosova përplasen sërish.


 Mollë sherri këtë herë u bë statuti i Trepçës, që pretendohet si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi. Në një intervistë për mediat serbe, zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç, tha se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogu.

“BE, si ndërmjetësues në dialog, synon të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura midis palëve njëherë e përgjithmonë nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, për një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”.


Por këto deklarata që shtrojnë një temë të panegociueshme për Prishtinën, ngjallën reagimin e ashpër të Kryeminstrit Ramush Haradinaj.

“Reagimi i BE-së kundër miratimit të statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe si i tillë cënon sovranitetin e shtetit të Kosovës”.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy muaj që Haradinaj përplaset me Brukselin. Në muajin Dhjetor, pas bllokimit të procesit të Stabilizim-Asociimit nga Komisioni Europian, Kryeministri kosovar tha se shefja e diplomacisë Federica Mogherini e ka humbur besueshmërinë në rolin e ndërmjetësuesit.

Kush është Patrick Shanahan?




Këtë muaj, një drejtues i ri mori frenat e Pentagonit. Por kush është Patrick Shanahan, që ushtron detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes dhe si pritet të bashkëpunojë ai me komandantin e përgjithshëm, Presientin Donald Trump.

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan ka qënë zëvendës i Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis… i cili ka shërbyer për më shumë se 40 vjet në ushtrinë amerikane para se merrte postin e lartë civil në Pentagoni.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, zoti Shanahan ka një përvojë 30 vjeçare në industrinë private, duke punuar për korporatën Boeing. Ky fakt është shqetësim për disa ekspertë ushtarakë. Bishop Garrison është me Projektin e Sigurisë Kombëtare Truman.

“Pa përvojë ushtarake, me pak ose aspak përvojë në qeveri. Gjatë gjithë karrierës së tij ka qënë në sektorin privat. Nuk jam i sigurtë se ai është i përshtatshëm për këtë post.”

Por të tjerët thonë se koha që zoti Shanahan kaloi pranë zotit Mattis është e paçmuar. Todd Rosenblum ka qënë ish Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes.

“Gjatë një viti e gjysëm është ekspozuar ndaj çështjeve politike, pra nuk është pa dijeni. Nuk është se ai sapo hyri në portat e Pentagonit.”

Në letrën e dorëheqjes vitin e kaluar, zoti Mattis shkruante se Presidenti Trump ka të drejtë të ketë për sekretar mbrojtje një zyrtar më të afërt me pikëpamjet e tij. Por nuk është e qartë nëse Shanahan është njeriu i duhur.

“Me aq sa dimë për zotin Shanahan, sa i përket besimeve të tij për sigurinë kombëtare dhe politikës së jashtme, ato u pasqyruan, për të mos që u formuan, në bazë të ideve të zotit Mattis. Nëse është kështu, atëherë kemi të bëjmë me një variant me më pak përvojë të sekretarit Mattis”, thotë Bishop Garrison me Projektin Truman të Sigurisë Kombëtare.

Kur Presidenti Trump vizitoi Pengtatonin para disa ditësh për të shpalosur stategjinë e re të mbrojtjes nga raketat, sekretari i mbrojtjes në detyrë dukej i etur për të shërbyer.

“Zoti President jemi gati për këtë detytrë. Ky është departamenti që i realizon detyrat”, u shpreh Sekretari i Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan.

Në minutat që pasuan, presidenti u përball me heshtje nga të pranishmit kur u përpoq të godiste politikisht kundështarët e tij demokratë.

“Partia e tyre është marrë peng nga krahu ekstrem i kufijve të hapur brenda partisë. E majta radikale është tjetërsuar në radikalë demokratë.”

Retorika u shua sepse, sikurse zoti Shanahan pohoi të martën, Pentagoni ka një përgjegjësi të kahershme për të qendruar larg politikës. Ish Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Todd Rosenblum jep më shumë sqarime.

“Është mjaft e rrezikshme, dhe do të jetë e rendësishme për sekretarin e mbrojtjes që të mbrojë institucionin e tij, si ushtarakët edhe civilët, sa më shumë të jetë e mundur që të mos përdoren si një instrument politik.”

Kjo përgjegjësi ka të ngjarë që ta karakterizojë sekretarin e mbrojtjes ndërsa fillon fushtata presidenciale e vitit 2020.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç: Jam i gatshëm të bëj gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet, gjithçka që nuk është poshtërim dhe shkatërrim i Serbisë, për të parandaluar çdo konflikt lufte, duke mbrojtur dinjitetin e Serbisë.



“Mos më mbani leksione patriotike, mos më flisni ju politikanë që vidhni para dhe i fshihni fëmijët jashtë vendit. Mos, sepse luftoj për Kosovën më mirë se ju, dhe unë e kam ruajtur atë dhe sot serbët në veri dhe Graçanicë ndjehen më të lirë se sa ishin 10 vjet më parë kur ata ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre çdo ditë, ata janë ende të shqetësuar sot, por të paktën pak më pak”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

SHBA: Krijon sfida për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë



Shtetet e Bashkuara i kërkuan sërish Kosovës që të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë ngritur çështjen e tarifave dhe nevojën e pezullimit të tyre. Udhëheqësit e Kosovës e kanë të qartë seriozitetin e qëndrimit tonë dhe sfidat që paraqesin tarifat për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Kosova dhe Serbia, thekson më tej zyrtari i lartë, duhet të ndërmarrin veprime dhe vendime të vështira, por të nevojshme, t’u japin përparësi bisedimeve dhe të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre”, thuhet në deklaratë.

Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.

Shtetet e Bashkuara disa herë kanë bërë thirrje për pezullimin e tarifave, ndërsa javën e kaluar këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, bisedoi në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Kërkesa amerikane për pezullimin e tarifave, ka shkaktuar mospajtime brenda koalicionit qeverisës në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.

Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar me tarifat. Bashkimi Evropian po ashtu po ushtron trysni politike ndaj Kosovës për heqjen e tyre

Medice cura te ipsum



Në jetën kulturore, letrare e shkencore në Kosovë, ka përparime, por edhe anomali nga më të ndryshmet. As për sukseset, e as për të metat, nuk janë thënë e nuk thuhet sa duhet. Në Kosovë ka institucione nga më të ndryshmet, por tribuna, emisione, debate nuk janë organizuar. Një të tillë e bëri Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, në lokalet e Institutit Albanologjik, ku u lexuan 3 kumtesa, e pastaj pati edhe debate nga të pranishmit tjerë.
Qëllimi nuk ishte as të luftohej kush, as të lavdrohej kush, as të shiste mend kush.
Qëllimi ishte senzibilizimi i një të mete që kultura e veçanërisht prezantimi i botimit të veprave letrare të bëhej në mediat e ndryshme vizuele e të shkruara. Natyrisht jo për tu thurur lavde e himne, as librave e as autorëve të veçantë. As të mohohej krijimtaria e asnjë emri të përveçëm.
Nuk ishte qëllimi as të kërkohej nga gazetarët e shumtë të mediave të caktuara që të bëheshin kritikë letrarë. Jo. Por forma të prezantimeve në media të veprave të arrira ka sa të duash. Ka pasur edhe në të kaluarën. Ka edhe sot në gjithë botën.
Në këtë tribunë, që urojmë të mos jetë e fundit nuk u pretendua se janë thënë të gjitha, siç nuk u pretendua se janë të qëndrueshme të gjitha ato që janë thënë. Prandaj ishte tribunë, dhe pas prezantimit të kumtesave u hap debati. Në debat mund të fliste secili nga këndi i vet, për ta thënë mendimin e tij.
Po pra, në këtë tribunë, as nuk pretendohej që ti bënte dikush reklamë as vetës e as dikujt për ta shpallë dikë shkrimtarë ose jo shkrimtarë. Për secilin flasin librat e botuar, vlerësimet e recenzentëve dhe redaktorëve. Librat janë public ashtu siç edhe njoftimi për tribunën ishte publik. Pjesëmarrja e lirë. Me mundësi për të debatuar secili. Por në mesin e atyre që paskan qenë në sallë, paskësh qënë edhe një intelektual që nuk paska folur fare. Arsyet i din ai. Ose s’ka pasur ç’të flasë, ose ska ditur ç’të flasë. Por nga ajo që shihet, dihet vetëm se qenka “fanepsur” fort. Dhe kur është liruar nga “fanepsja” ishte bërë vonë.
Se si mund të bëhesh antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve, janë dokumentet që e përcaktojnë këtë. Por të qenët antarë i LSHK në kuptimin formal, nuk dmth se je edhe shkrimtarë në kuptimin esencial. Prandaj edhe është i nevojshëm debati në jetën tonë kulturore. Njeriu nuk lind as shkrimtar, as mjek, as inzhinjer. As patriot, as kriminel. Rrjedhimisht as kultura, as arti e as shkenca nuk janë monopol i një kategorie apo njerëzve të caktuar, qofshin këta edhe emra të përveçëm. As patriotizmi e tradhetia.
Për të qenë dikush patriot, pak ka rendësi se si e quan vetën ai, rëndësi ka si e quajnë të tjerët. Dhe të tjerët nuk mund ta quajnë ndryshe nga veprimet e tij nga sjelljet e tij praktike në shoqëri. Po kështu ndodh edhe me të qenët artist, këngëtar, kompozitor, piktor, skulptor, poet, prozator, dramaturg, historian, gjuhëtar, etnolog, folklorist etj. Të flasësh se a është dikush shkrimtar dhe sa është shkrimtar, së pari duhet ti lexosh librat e tij dhe pastaj të japësh gjykimin. Në tribunë u fol për një fenomen kulturor negativ që duhet ndrequr. E këtë mund ta bëjnë “ustallarët”. Dhe “ustallarë” zor se mund të bëhen të “fanepsurit”. Arsyeja: gjërat i shohin vetëm përmes “një penxhereje të ngushtë” e para, dhe dyta, dikujt mund tu jetë ndalur ora që moti.
Pra çeshtja në këtë rast është: qëndrojnë apo jo ato që u thanë në tribunë. Kumtesat janë publike. Këtu hyjnë edhe anomalitë e ndryshme te disa shkrimtarë. Nese dikë e kishte zënë gjumi në sallë, mund ta bëjë në formën e shkruar. Interesante do jetë besoj.(BH)

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...