Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/06

Bashkimi Europian nuk duhet të gabojë


Meta në SHBA: Jo ndryshim kufijsh, primar zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor


Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës presidenti Ilir Meta mori pjesë në Forumin ‘Transatlantic Leadership Network’, i organizuar në Kongresin Amerikan.

Gjatë këtij forumi me temë ‘Ballkani Perëndimor: Si të kapërcehen pengesat në rrugën drejt Bashkimit Europian’, presidenti foli për marrëdhënien e Shqipërisë me vendet fqinje, për marrëveshjen e Prespës, si dhe për Kosovën.

Meta theksoi se ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor.

‘Shpresoj që investitorë më seriozë europianë të sjellin kapitalet e tyre në sektorët strategjikë në ekonomitë tona, me garancinë se do të gëzojnë përparësi dhe mbështetje të plotë, ndërkohë që do të na ndihmojnë të ndalojmë largimin e popullsisë së vendeve tona’, tha Meta ndër të tjera.

Fala e plotë Metës:

Të nderuar anëtarët e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Të nderuar pjesëmarrës,
Zonja dhe zotërinj!

Jemi mbledhur këtu si njerëz që ndajnë me njëri-tjetrin besimin e tyre në Zot, si miq që shkëmbejnë besimin reciprok, si partnerë strategjikë që kanë një vizion të përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme transatlantike.

Fundi i Luftës së Ftohtë, i ndjekur nga ndërhyrjet ushtarake të NATO-s në Ballkan, të udhëhequra nga SHBA, shërbyen si katalizator për dominimin mbizotërues të SHBA-ve dhe BE-së në rajon, duke shmangur çdo përpjekje tjetër për të paraqitur e pozicionuar ndonjë një alternativë tjetër rivale.

Hartimi i proceseve europiane dhe euroatlantike për Evropën Juglindore ishte investimi më i madh strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja nuk na lejuan që të shndërroheshim në Lindjen e Mesme të Europës.

Konfliktet ndëretnike, politikat shkatërruese si dhe historia e lyer me gjak u zëvendësuan nga bashkëpunimi rajonal, udhëheqja e besueshme si dhe nga vlerat europiane e transatlantike, duke vendosur themelet për të ardhmen e paqtë, të sigurt e të begatë të rajonit tonë.

Ndërkohë që shumë gjëra po merren si të mirëqena, na duhet të risjellim në mendje përparimin e madh që është shënuar në këtë drejtim.

Kufiri europian është zgjeruar edhe më tej me anëtarë të rinj të Bashkimit Europian.

Mali i Zi dhe Serbia po përparojnë në negociatat e tyre të anëtarësimit, të ndjekura nga Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë Veriore që gjenden në prag të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë në rrugë të mbarë, edhe pse po përparojnë me një ritëm më të ngadaltë.

Integrimi në Bashkimin Europian është edhe një proces paqeje, edhe një proces demokracie gjithashtu.

Ngritja e institucioneve funksionale, e ekonomive të tregut dhe shoqërive moderne që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut, të bazuara në vlerat dhe standardet e përbashkëta europiane, përbëjnë thelbin e proceseve anëtarësues të secilit prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë pikë do të dëshiroja të shtoja dy politika të tjera shumë të rëndësishme që, sipas mendimit tim, duhet t’i japin formë së ardhmes europiane të Ballkanit Perëndimor.

Së pari, mbajtja e njërit sy hapur përkundrej sfidave të sigurisë, dhe së dyti, tërheqja dhe sjellja e investimeve më të mëdha europiane në rajon.

Politikat e hartuar europiane për Ballkanin Perëndimor duhet të forcojnë sigurinë, institucionet dhe ekonomitë tona; duhet të jenë të zbatueshme, transparente dhe të synojnë rritjen e besimit të qytetarëve; plotësisht të përafruara me vlerat dhe standardet europiane.

Bashkimi Europian nuk duhet të gabojë që të bëjë kompromise në këtë orientim; përkundrazi duhet të ruajë përqendrimin e vet te çështjet thelbësore të proceseve tona përkatëse.

Brezi i ri jeton në botën virtuale të ‘Facebook-ut’ dhe ‘Instagram-it’ e që ushqehet përditë me ëndrrat e një të ardhmeje të begatë europiane dhe të çliruar nga fantazmat e konflikteve të kaluara.

Ky është një fakt dhe një pasuri që ne duhet ta përdorim më së miri.

Dua të theksoj se përparimi në mënyrë paralele i trajektores së anëtarësimit në NATO ka qenë çelësi, jo vetëm i forcimit të mëtejshëm të sigurisë në rajonin tonë, por edhe i tejkalimit e kapërcimit të hendeqeve të krijuara ndonjëherë nga vakumi europian.

Në vitet e fundit, kemi qenë dëshmitarë se si pranimi i Malit të Zi në NATO dhe Marrëveshja më e fundit e Prespës, e nënshkruar dhe e vulosur tashmë, midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kanë prodhuar në mënyrë sinergjike një optimizëm të ri në rajonin tonë.

Ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor!

Me këtë gjë në në mendje, aspiratat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit dhe për të arritur ata që ndodhen në krye të garës, janë aq intensive sa edhe më parë.

Do të doja gjithashtu të ndaleshim e të përqendroheshim të vendimi i mençur dhe i guximshëm i BE-së për ta zbatuar regjimin e lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe në përgjithësi, procesin e shpejtë të anëtarësimit për mbarë rajonin.

Këto shpresa nuk përkthehen në një anëtarësim vetvetiu.

Jemi të vetëdijshëm se procesi i këtij transformimi të thellë është ende në vazhdim si dhe që ne nuk duhet ta humbasim besimin.

Ne i kuptojmë vështirësitë që po kalon Bashkimi Europian.

Megjithatë, jemi në solidaritet me partnerët tanë, si dhe kundër çdo lloj loje që mund të verë në rrezik të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

Dua të theksoj rolin kyç që ka luajtur Gjermania deri më tani për të mbuluar ‘lodhjen europiane’, me një qasje më të fokusuar drejt Ballkanit Perëndimor përmes Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit asnjëherë nuk u hartua me synimin për të zëvendësuar zgjerimin europian, por u ideua si një mekanizëm nxitës për investime më thelbësore europiane si dhe bashkëpunim në rajonin tonë.

Shpresoj që investitorë më seriozë europianë të sjellin kapitalet e tyre në sektorët strategjikë në ekonomitë tona, me garancinë se do të gëzojnë përparësi dhe mbështetje të plotë, ndërkohë që do të na ndihmojnë të ndalojmë largimin e popullsisë së vendeve tona.

Historia e Bashkimit Europian ka treguar se ngrehina perëndimore u ka mbijetuar me sukses të gjitha sprovave dhe sfidave të ndryshme që dolën në fund të Luftës së Ftohtë.

Thellimi dhe zgjerimi europian kanë ndodhur krah për krah, pa marrë parasysh dyshimet apo hezitimet, të cilat kanë qenë gjithmonë të pranishme.

Kreut të PD Lulzim Basha në drekë me zv.ambasadoren e SHBA në Tiranë znj. Leyla Moses-One


Basha zhvilloi një bisedë intensive me zv.ambasadoren Leyla Moses-One, në restorantin "La vita e bella" në kryeqytet shkruan newsbomb.al.
Përfundon dreka e gjatë e Bashës me zv.ambasadoren e SHBA, 3 orë ‘kokë më kokë’ (DETAJE)

Të dy, “kokë më kokë”, u ulën një cep të restorantit dhe qëndruan për 3 orë duke biseduar. Vera dhe prodhimet e detit që porositën ia bënë më interesante bisedën ndërsa lideri Basha, si një zotëri xhentil që është, pagoi edhe faturën në fund.


perf.png

Ky takim mes tyre vjen një javë para protestës së 16 shkurtit që nuk dihet ende nëse do të jetë thjesht një marshim paqësor mes Tiranës apo do ketë skenarë të paparashikuar.

Flori Bruqi

Lulzim Basha nga protesta e Astirit: Deri më 15 shkurt Edi Rama ka afat të largohet nga karrigia e premierit shqiptar.-

 Basha nga protesta e Astirit: Deri më 15 shkurt Edi Rama ka afat të largohet nga karrigia


Lulzim Basha nga protesta e Astirit: Deri më 15 shkurt Edi Kristaq Rama ka afat të largohet nga karrigia

Ashtu si çdo mbrëmje tjetër, sapo ka nisur protesta e Astirit. Prej 95 ditë radhazi banorët kanë dal të protestojnë me pankarta në duar.

Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat si dhe anulimin e projektit të ‘Unazës së Madhe’.

Në mbështetje të tyre ka shkuar kryetari i opozitës Lulzim Basha bashkë me disa nga deputetët e përhershëm. Ndër të tjera Basha i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 16 shkurtit të vitit 2019   për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të larguar qeverinë e kriminelëve të Edi  Kristaq Ramës,thotë Basha.

'Në 16 shkurt vendi juaj nuk është këtu, por është atje në shesh. Në 16 shkurt fjalët kanë mbaruar, nuk ka më fjalë, por do të veprojë vetëm zëri dhe vullneti juaj. Deri më 15 shkurt  2019,kur Edi  Kristaq Rama ka afat të largohet nga karrigia e premierit shqiptar  ku i kanë dhënë kriminelët, zgjedhje të parakohshme, qeveri të qytetarëve. Pas 16 shkurtit nuk ka më fjalë, por ka vetëm zë qytetarësh’, tha Basha.

****
Basha nga Vora: Edi Rama bredh nga Berlini në Arabinë Saudite, ndërkohë nxjerr gjuhën në parlament...

'Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike. Mjafton të futesh në dyqane dhe kupton që nuk kanë lekë as për një bateri, një fotokopje. 


Rama publikon VIDEON, takim me shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit


Një në 10 qytetarë nuk kanë të hanë. Ndërkohë Edi Rama bredh nga Berlini në Arabinë Saudite, ndërkohë nxjerr gjuhën në parlament. Në fakt nuk është ky problemi, problemi është të flasim për skandalet e tij si pak më tutje kur po vija Unaza e Re 20 milionë dollarë. Është kryemistri i hajdutve, kryeministri i llumit dhe kjo është një qeveri e llumit. Arsyeja që jemi kështu është se vendi nuk ka një qeveri po një band me kriminelë. Partia Demokratike bashkë me aleatët perëndimor ka programuar një plan që do të vihet në zbatim. Ne kemi zgjidhjen uljen e çmimit të naftës, rritjen e pensioneve, hapjen e vendeve të punës për të rinjtë. Ky plan ekonomik do të zbatohet. Ja ku kam këtu ekipin që do zbatojë këto plane. Vetëm me një çështje se si është përgjuar, është zbuluar 2 mandate të vjedhura të Ramës të votës, imagjjinoni në të gjithë Shqipërinë sa ka vjedhur Edi Rama. Kriminelët kapen dhe nuk ndëshkohen, vetëm njërëzit e varfër e pësojnë. Ata që ngrihen e pësojnë si kuksianët apo si gratë shtatzënë te Unaza e Re. Ju thërras që në 16 shkurt në sheshin qendror ti japim fund qeverisjes së banditëve. Më 16 shkurt nuk do të jetë një ditë e zankonshme proteste, do të jetë dita që do ti japim fund qeverisë banditëse të Edi Ramës. Unë do të jem, si ju atë ditë, do të ndihet fjala,a e vetme, zëri juaj e, i qytetarëve. Do të jetë dita që t'i japim fund Edi ramës. Zoti ju bekoftëe ju dhe familjet tuja, Zoti e bekoftë Shqipërinë', tha Basha.

****



Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një takim me shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit.

Mësohet se ky takim kishte si qëllim diskutimin mbi programin e projekteve të propozuara nga qeveria shqiptare në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.

Me anë të një videoje në Facebook, Rama ka publikuar një video gjatë takimit të mbajtur.

‘Me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, për programin e projekteve të propozuara prej nesh në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore’, shkruan kryeministri krahas videos.

Pse ju mohua Maks Velos autorësia për filmin “Bota” të Iris Elezit



Më 15 korrik të vitit 2016, piktori dhe shkrimtari i njohur Maks Velo, i ka drejtuar një kërkesë Zyrës së të Drejtës së Autorit, ku deklaron se ka konstatuar ngjashmëri midis veprës së tij “Klubi Karavasta” dhe filmit “Bota” me autore Iriz Elezin.
Ndërkohë filmi “Bota”, me skenar dhe regji të Iris Elezit e Thomas Logorecit realizuar me fonde nga BE, Kosova, Italia dhe Shqipëria, ka fituar dhjetëra çmime, gjatë shfaqjeve të tij në Kosovë, Shqipëri, në Nju Jork e San Françisko të SHBA-ve e më gjerë.Ndërsa Maks Velo ka deklaruar në kërkesën dertuar ZSHDA se “ka konstatuar ngjashmëri mes subjektit të filmit dhe ngjarjes së filmit, vendit ku zhvillohen ngjarjet, peizazhit që ka në novelë dhe personazheve, ku personazhi Nora është edhe në novelë edhe në film, si dhe kohën e zhvillimit të ngjarjeve”, më 31 tetor 2016 Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit i kthen një përgjigje inkurajuese Maks Velos.

Përgjigja zyrtare është kjo: “ZSHDA-ja në pamundësi për të provuar nëse midis dy veprave ka cenimin e pretenduar nga pala ankimuese, pasi në strukturën e saj nuk ka specialistë të duhur për të kryer krahasimin, vendosi të bazohet në kodin e procedurës administrative, duke iu drejtuar organeve të administratës publike në përputhje me menin 71 të kodit të procedurës administrative”.

Në këtë deklaratë, pasi renditen institucionet që nga Universiteti i Arteve deri tek Akademia e Shkencave, Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit deklaron se “këto institucione nuk mund të kryejnë ekspertizën apo krahasimin midis veprave për të provuar pretendimet e secilës prej palëve”. Por realisht ekziston një dokument i firmosur nga rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Caushi se si ekspert mund të jetë Prof.Asoc. Dr. Ylljet Aliçkaj që jep lëndën e skenarit të filmit në këtë universitet.Megjithatë kjo kandidaturë duket se nuk është marrë parasysh, ndaj në deklaratën e firmosur nga drejtoresha ZSHDA, Evien Dako, shkruhet se “ZSHDA nuk mund ta lëshojë aktin “vendim përfundimtar”, si dhe nuk mund të vijojë shqyrtimin e kërkesës ankimore për shkak të pamundësisë objektive”…

Maks Velo pohon se “autorët e filmit “Bota” nuk kanë pasur fantazi as ta çojnë më tej ngjarjen dhe në nivelin e duhur artistik. Ai pohon se i ka paraqitur Zyrës së të Drejtës së autorit një studim të rëndësishëm të dy studiueseve shqiptaro-amerikane Xhuli Agolli dhe Sofia Kalo, prej 45 faqesh me titull “Bota e Iris Elezit dhe bota përtej saj”, të cilat i bëjnë një analizë të hollësishme mbi problemin e trajtimit skematik të subjektit të filmit”.Ja çfarë shkruajnë mes të tjerave këta autorë: “Filmi BOTA, me skenar dhe regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit, dhe realizuar me fonde relativisht të mëdha nga Bashkimi Europian, Kosova, Italia dhe Shqipëria, ka fituar një sërë çmimesh në Europë – regjisorja ka numëruar 17 prej tyre – dhe është shfaqur disa herë në Kosovë e Shqipëri.

Filmi është shfaqur edhe në Shtetet e Bashkuara, si Nju Jork e San Françisko.Në intervistat dhe materialet promocionale na thuhet se filmi merret me të kaluarën e afërt të Shqipërisë, pasojat e komunizmit, tranzicionin shqiptar, etj., ashtu siç kjo e kaluar përjetohet nga tre personazhe që përfaqësojnë brezin e ri të klasës së ish-të persekutuareve. Ne argumentojmë që filmi nuk merret me këto çështje, por që Elezi i ka përdorur këto koncepte si “buzzwords” për të siguruar fonde prodhimi e për t’i dhënë peshë filmit në diskursin e saj.Në këtë ese diskutojmë gjithashtu meritat artistike të filmit dhe, përmes një analize tekstuale, tregojmë se Elezi duket ta ketë bazuar skenarin e saj në novelën “Klubi Karavasta” të Maks Velos (Toena, 2004). Pjesa tjetër e asaj që argumentojmë, me të cilën fillojmë dhe e përfundojmë shkrimin, ka të bëjë me mungesën e kulturës së kritikës (intolerancës dhe keqkuptimit të saj) nga elita kulturë-bërëse shqiptare, duke marrë Elezin si shembull.”.Maks Velo e ka paraqitur edhe këtë studim kritik në ZSHDA-së.

Ndërkohë ai pohon për “Shqiptarja.com” se “Librin “Klubi Karavasta” ia dhurova vetë autores së filmit Iris Elezi në shenjë miqësie, por ajo pasi ka bërë filmin nuk më ka treguar se ka përdorur librin tim si skenar”.Maks Velo i ka shkruar Zyrës së të Drejtës së Autorit se “Autorët e filmit “Bota”, Iris Elezi e Thomas Logoreci nuk kanë asnjë material parapërgatitor që të justifikojë skenarin”.Ngjarja e marrjes së subjektit të librit për filmin “Bota” për të cilin pretendon autori i librit “Klubi Karavasta”, Maks Velo, është publikuar kohë më parë në media dhe Iris Elezi nuk ka dhënë asnjë reagim.

Ndërsa vetë Maks Velo pohon se “filmi është plagjiaturë totale e librit me ngjarje, kohë, vendin dhe personazhet. Në faqen 14 të librit Maks Velo tregon një nga personazhet Norën, për të cilën thotë se i njëjti personazh me të njëjtin emër është edhe në filmin “Bota” të Iris Elezit.Përgjigjja se “nuk kemi specialist të krahasojnë librin me filmin” është realisht dekurajuese për autorët dhe krijuesit, ndërkohë që jemi në pritje të një përgjigjeje nga vetë drejtoresha e Zyrës Shqiptare të të Drejtave të autorit, Evien Dako, që ka lëshuar këtë deklaratë.Debati që hapet pas kësaj është ky: nëse kopjimi apo plagjiatura janë të vërteta, cila është rruga për të gjetur të drejtën e tij një autor. Mos ndoshta “ligji i rishikuar” parashikon që për disa pasuri intelektuale nuk mund të kërkohet dot e drejta e autorit

Kufijtë e disa shteteve në Ballkan mbeten të papërcaktuar apo të hapur ndaj idesë së ndryshimit.

Situata në Ballkan vijon të jetë delikate edhe pas përfundimit të shekujve me luftra të përgjakshme, kjo dëshmohet nga fakti se kufijtë e disa shteteve mbeten të papërcaktuar apo të hapur ndaj idesë së ndryshimit.


Foto e ditës


Prej disa muajsh flitet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë Plani i liderave duket se është shkëmbimi i Mitrovicës së Veriut me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.

Por së fundmi është krahina e Sanxhakut në Serbinë e Jugut që kërkon të bashkohet me Kosovën.



Është lideri i Boshnjakëve në Sanxhak, dr.Sulejman Ugljanin, i cili po i prin kësaj ideje dhe ka folur gjatë për gjendjen e boshnjakëve në Sanxhak, për shqiptarët si dhe kushtet në të cilat jetojnë ata.

“Ju lutem, ne jemi dy popuj autokton, ne jemi në Sanxhak, ata janë në Preshevë e ato dy komuna tjera, sipas kësaj, nëse mua më pyesni, ne në Ballkan të gjithë jetojmë si në sistemin domino, gjithçka që ndodh me shqiptarët në ato tri komuna atje, ndjehet edhe në Kosovë e Shqipëri, gjithçka që ndodhë me boshnjakët ndjehet gjithashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, për atë them se fuqitë e mëdha kanë obligim që të zgjidhin pyetjen afatgjate të këtyre popujve të vegjël të cilën kanë pësuar shumë nga agresioni serb ndër vite”, tha  dr.Ugljanini.


***
Sulejman Ugljanin MC.jpg

Dr Sulejman Uglanin

Dr Sulejman Uglanin - kryetar i Partisë Aksionit Demokratik të Sanxhakut dhe kryetar i Këhillit Nacionale Boshnjak në Serbi .


Uglanin ka lindur më 20 nëntor 1953 në "Mëhallën e Boshnjakëve" të Mitrovicës, nga babai Murati dhe nëna Vehibja, është fëmija i pestë me radhë nga shtatë fëmijët e këtij çifti bashkëshortor.

Ai është i martuar me Mersija (Çapriqi). Ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Uglanin është doktor i stomatologjisë dhe specialist në protetikën e dhëmbëve.

Fakultetin e Stomatologjisë dhe tre vite të specializimit në protetikë të dhëmbëve i ka përfunduar në Sarajevë. Studimet pasuniversitare i ndërpreu gjatë semestrit të fundit për shkak të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në prill të vitit 1992.

Si dentist punoi dymbëdhjetë vite në Novi Pazar dhe ishte i angazhuar në punën kërkimore shkencore.

Nga fillimi i krizës jugosllave është përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, civile dhe kombëtare të boshnjakëve dhe të ndërtimit të demokracisë në ish-Jugosllavi, duke përfshirë edhe zgjidhjen e statusit të Sanxhakut.

Aktivisht është marrë me sport, boks, nga viti 1969 në 1979si dhe me politikë nga viti 1990 e deri me tash.

Flori Bruqi

Vetingun në Policinë shqiptare

Ermonela Felaj.jpg
Ermonela Felaj


Nën drejtimin e kryetares, znj Ermonela Felaj, nënkomisioni parlamentar për ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur ndryshe dhe si ligji per 
Vetingun i policisë.


Rezultate imazhesh për Aida Shehi

Aida Shehi

E ftuar, për të raportuar, për ecurinë e procesit të Vetingut në Polici, ishte Znj.Aida Shehi, Drejtoresha e Pergjithshme Ekonomike dhe e Sherbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Brendshme, njëkohësisht edhe Kryetare e Bordit Përzgjedhës.



Znj Felaj, në vijim të mbledhjes së nënkomisionit , ja dha fjalën znj. Aida Shehi për të raportuar mbi vijueshmërinë e veprimtarisë se Bordit Përzgjedhës, Komisionit të Jashtëm te Vlerësimit të Gradave më të larta në Policinë e Shtetit dhe Sekretiariati Teknik, si dhe për afatin e fillimit te procesit të Vetingut në Polici.

Ne fjalën e saj, znj Shehi theksoi se, Ministria e Brendshme me hyrjen në fuqi të ligjit, ka marrë masat për ngritjen e strukturave, sa i përket vijimit të procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë, duke ngritur së pari Bordin Përzgjedhës, i cili përbëhet nga Z.Fatbardh Zenelaj përfaqësues i Institucionit të Avokatit të Popullit, z.Gjergji Semani Përfaqësues i SHISH, Znj.Ardita Shehaj perfaqësuese e Institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nga Znj. Ardiana Hala, përfaqësuese e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

“Me krijimin e këtij Bordi dhe miratimin e VKM-së përkatëse, për trajtimin financiar të anëtarëve të Bordit Përzgjedhës, të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit Kalimtar të punonjësve të Policisë si dhe të Sekretariatit Teknik pranë këtij Komisioni, ka vijuar puna për marrjen e masave, sa i përket logjistikës”- – shtoi më tej znj Shehi. Ajo vuri në dukje se: “ jemi në pritje të nisjes së punës të Sekretariatit Teknik dhe Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit”



Më pas znj. Shehi ju përgjigj pyetjeve dhe interesimit te anëtarëve te nënkomisionit për ecurinë e punës se organeve të përzgjedhura për Vetingun në rradhët e Policisë së Shtetit, si dhe vuri theksin te hapat e tjerë që do të ndiqen, për trajnimet nga ekspertë ndërkombëtarë si PAMECA DHE ICITAP , por edhe përcaktimin e rregullores së Komisionit të Jashtëm . Znj Felaj në mbyllje të mbledhjes inkurajoi punën e Bordit Përzgjedhës por edhe strukturave të tjera për një proces të drejtë dhe efektiv, për Veting-un në Polici.

*Ermonela Felaj ka lindur në Berat më 9 Nëntor 1976. Në korrik 1999 ka perfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Magjistraturës si “Magjistrate Prokurore”. Ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat deri në vitin 2009. Znj. Ermonela Valikaj Felaj është zgjedhur për dy mandate deputete për Qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 si dhe ne ato te vitit 2013. Gjithashtu ka qënë anëtare e “Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, “Komisionin e Sigurisë Kombëtare” si dhe “Keshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve” në Kuvendin e Shqipërisë. Është Ministre e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Flori Bruqi

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me rektorët e Universiteteve publike dhe Ministrin e Brendshëm z. Sandër Lleshaj, për të diskutuar rreth situatës së krijuar në universitete


Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një seancë dëgjimore me rektorët e Universiteteve publike, për të diskutuar rreth situatës së krijuar në universitete gjatë dhe pas protestës studentore, menaxhimin e situatës rast pas rasti, situatën financiare në Universitete, si edhe qëndrimin e rektorëve ndaj VKM-ve.

Rezultate imazhesh për Mynyr Koni

Prof.Dr. Mynyr Koni

Duke marrë fjalën gjatë mbledhjes së komisionit, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Mynyr Koni mbështeti kërkesat e studentëve dhe ngriti shqetësimin se mungesa e fondeve po cenon kërkimin shkencor.

“Në këto akte të Ligjit të Arsimit të Lartë që kemi analizuar dhe ajo që vihet re është cenimi i autonomisë së Universiteteve dhe parimi i sigurisë juridike. Senati ka mbajtur një qëndrim. 

Në janar, Universiteti i Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë, Drejtësisë, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, përmes asamblesë kanë paraqitur qëndrimet e tyre, që unë si rektor i mbështes plotësisht. 

Kërkesat e asamblesë kanë marrë në analizë situatën që solli protestën. Universiteti i Tiranës ka një buxhet të vogël për tarifat e studentëve dhe kam kërkuar edhe me parë mbulimin nga buxheti i shtetit 100%. Në këto vite kërkimi shkencor lë për të dëshiruar”, - deklaroi Prof.dr.Mynyr  Koni.


Rezultate imazhesh për Prof.Dr. Arben Gjata

Prof.Dr. Arben Gjata

Ndërsa, Rektori i Mjekësisë, Prof.Dr. Arben Gjata tha se protesta e studentëve ishte një periudhë e vështirë, që i bëri të gjithë të reflektojnë.

“Jemi përpjekur të menaxhojmë duke bashkëbiseduar me studentët. Kemi biseduar me studentët dhe ata kanë paraqitur një sërë kërkesash, ku një pjesë i kishte në dorë Universiteti dhe një pjesë që kërkonin ndërhyrje ligjore. Në pjesën më të madhe të kërkesave të studentëve, ne morëm vendimin për të hequr tarifat për vërtetime. Do i drejtohemi qeverisë me një paketë propozimesh për të përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë. Kemi realizuar edhe takimin me Ministren e Shëndetësisë dhe bashkërisht kemi përgatitur një paketë të studentëve që diplomohen. Kemi kërkuar të bëhet rivlerësim i tarifave që paguajnë studentët sidomos në ciklin e dytë, sepse këto tarifa ne i kemi gjetur, nuk janë bërë ndryshime. Një tjetër kërkesë e studentëve ka qenë edhe ndryshimi i mënyrës së mësimdhënies”, - u shpreh Prof.Dr.Arben  Gjata në seancën dëgjimore.

Gjatë mbledhjes e mori fjalën edhe Rektori i Universiteteve të Arteve, Prof.Dr. Kastriot Çaushi, i cili theksoi se problemet që dalin sot në pah, janë akumulim i problemeve të mbartura ndër vite.

“Të gjitha këto probleme janë në fakt probleme të akumuluara që kanë vite që ndodhin. kemi bërë takime masive me studentët. Ne vazhdojmë të financohemi jo në raport 1/6 apo 1/8 për mësimin individual siç ndodh në botë.

 Mësimi në Arte bëhet individual ose me grupe shumë të vogla. Kostoja jonë është maksimale. Kam gjithë jetën në një ambient dhe në një vend që i di shumë mirë plagët ndaj kërkoj statusin për Universitetin e Arteve dhe formën e financimit që është e qartë si drita e diellit”, - u shpreh Prof.Dr.Kastriot Çaushi.

Më tej, komisioni Medias zhvilloi seancë dëgjimore edhe me Ministrin e Brendshëm Gjeneral  Sandër Lleshaj, lidhur me dhunën që është ushtruar nga Policia e Shtetit, në ambientet universitare.

Fillimisht, kryetarja e komisionin znj. Albana Vokshi tha se ky është një akt i pa precedent. Në përgjigje të pyetjes së znj. Albana Vokshi “Kush e ka dhënë urdhrin për të ndërhyrë në mjediset e Universitetit dhe a është bërë një raport mbi këtë ngjarje”, ministri Sandër Lleshaj raportoi se strukturat e Policisë së Shtetit nuk kanë ushtruar asnjë lloj dhune ndaj studentëve. “Duke filluar nga data 5 dhjetor policët janë mobilizuar për mbarëvajtjen e protestës së studentëve. Nuk ka pasur asnjë urdhër për të ushtruar dhunë ndaj studentëve. Janë angazhuar 5634 policë në të gjithë vendin që protesta të shkojë mirë. Kemi patur pothuajse zero incidente. Sigurisht ka parur incidente të vogla, por dhe të nxitura që janë menaxhuar me kujdes. Nuk kemi kallëzim nga askush për ushtrim dhune dhe nuk di të kemi një reference”, shpjegoi Gjeneral Sandër Lleshaj.

Sipas tij, ndërhyrja e Policisë së Shtetit në protestën e zhvilluar brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik është bërë me qëllimin për të penguar dhunën. "Janë konstatuar tentativa të personave të caktuar për të marrë peng protestat, duke vendosur kyçjen e universiteteve”, tha ai.

Mbledhja vijoi me një sërë pyetjesh të deputetëve drejtuar ministrit të Brendshëm Gjeneral Sandër Lleshaj.

Flori Bruqi





Rektorët e rinj :

Universiteti i Tiranës • Prof. dr. Mynyr Koni
Fakulteti Ekonomik • Dhori Kule, dekan
Fakulteti i Shkencave Sociale • Edmond Rapi, dekan
Fakulteti i Historisë • Valentina Duka
Fakulteti Gjuhëve të Huaja • Artur Sula
Universiteti Bujqësor i Tiranës • Prof. dr. Bahri Musabelliu
Universiteti Politeknik • Prof. dr. Andrea Maliqari
Universiteti i Mjekësisë • Prof. dr. Arben Gjata
Universiteti i Arteve • Prof. Kastriot Çaushi

Pjesëmarrja në fakultete
Fakulteti i Shkencave Sociale 94.8 % Fakulteti i Shkencave të Natyrës 98 %
Fakulteti Ekonomik 99 % Fakulteti i Drejtësisë 97 % Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 98 % Fakulteti Histori-Filologji 99 % Departamenti Edukimit Fizik 100 % Instituti i Fizikës Bërthamore 100 % Filiali Kukës 100 % Filiali Sarandë 100 %

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...