Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/07

Flori BRUQI : Letërsia shqiptare në fillim shekullin XX-të dhe XXI-të në Kosovë dhe Diasporë

E pasur dhe e bukur është gjuha shqipe, nga e cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: Rrethanat historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se pesë shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturore dhe kombëtare të popullit shqiptar, që ishte dhe është i dashuruar për liri.

Letërsia shqiptare që zhvillohet në vitet e ’30-ta në Kosovë, kishte disa shenja paradalluese: ajo ishte e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare.

Letrarët dhe letërsia në Kosovë , pothuaja nuk ishin fare në kontakt me të dhe nuk ishin të informuar për atë çka ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.

Në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri.

Pas luftës nacional –çlirimtare ( vitet 1950), krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë , për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur) dhe fare pak kishin vepra nga fondi letrar i traditës si dhe kishin fare pak përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin , Hivzi Sulejmanin.

Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa Hivzi Sylejmani solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit II", si dhe "Fëmijët e lumit tim".

Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 -2014 e sidomos me emrat: Akademik Mark Krasniqi,Din Mehmeti, Prof.Fahredin Gunga, Prof.Rrahman Dedaj,Akademik Enver Gjerqeku, Prof.Azem Shkreli,Akademik Ali Podrimja, Akademik Besim Bokshi, Akademik Eqrem Basha, Akademik Sabri Hamiti , Dr.Flora Brovina , 
Prof.Iljaz Prokshi,Afërdita Skënderi ,Prof.Gani Xhafolli , Prof.Naim Kelmendi,Prof.dr.Agim Vinca,Prof.dr.Nuhi Vinca,Mr.sci.Fahredin Shehu e shumë të tjerë.

Ndërsa në prozë dalloheshin : Anton Pashku, Prof.Mr.sci.Ramiz Kelmendi,Prof. Azem Shkreli, Prof.Nazmi Rrahmani, Akademik Rexhep Qosja,Prof. Rexhep Hoxha,Mehmet Kajtazi,Akademik Mehmet Kraja,Prof.Mr.sci. Ramiz Kelmendi ,Prof.Dr. Shyqri Galica Prof.Adem Gashi ,Musa Ramadani,Prof.Iljaz Prokshi,Prof.dr.Agim Vinca,Prof.Dr.Nuhi Vinca,Prof.NaimKelmendi,Prof.Abdyl Kadolli ,Gëzim Ajgeraj e disa të tjerë.

Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre(Adem Istrefi etj).

Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare.

Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.

Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Prof.Murat Isakut, Prof.Teki Dervishit,Prof.Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Prof.Resul Shabanit,Prof. Adem Gajtanit, Prof.dr.Agim Vincës, Prof.Mr.sci.Din Mehmetit etj.

Vlenë të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Prof.Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Ismail Kadaresë etj ), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.



Letërsia moderne shqiptare në diasporë

Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqipëtare atë duhet ta vështrojmë edhe nga konteksti më i gjerë gjeografik,pra edhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale.

Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë të Preshevës,Çameri ,kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë.

Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:

Vatra historike e diasporës shqiptare: Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi,Danimarkë,Norvëgji, etj.

Vatra të reja të diasporës shqiptare: Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Danimarkë,Norvegji ,Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kanadë etj.

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen.

Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve 1950, kur dhe nisi të botohej në Romë revista "Shejzat"nga Prof.Ernest Koliqi , e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj.

Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkrunin në arbërisht.

Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi edhe si shtëpi botuese, duke publikuar vepra të tëra me poezi ,si dhe vepra të nduarduarshme letraro-publicistike.

Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:Francesko Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë.

Dushko Vetmo, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet për prift, Françesko Solano alias Dushko Vetmo, kthehet në vendlindje.

Ai ishte aktivë në shumë fusha letrare – ishte poet , prozator dhe dramaturg.

Ndër veprat e tij më të rendësishme janë : “Burbuqe t`egra,” 1946, “Shkretëtira prej gurit”(dramë, 1974), si dhe “Tregimet e Lëmit ” etj.

Domenico Bellizzi (1931), ishte prift nga Frasnita.Ai është i njohur me pseudonimin Vorea Ujko. Është një ndër trashigimtarët më të denjë të Jeronim De Radës si dhe të Zef Serembes.

Vorea Ujko alias Domenico Bellizzi me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”(1982),” Hapma derën zonja meme”( 1990) etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron”,” Arbëreshi tregon”, ‘Vuan dega e hershme” etj.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe si “Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj.

Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania.

Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht.

Mjaftë prej veprave të tij dramatike janë ndërtuara mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa është edhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar.

Një figurë mjaft e rëndësishme në letërsinë tonë shqipe është edhe Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.

Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.

Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyë në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare është Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist.

Më 1944 ai drejtoj revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension.
Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut 1959”, dhe më vonë dhe vepra të tjera.

Vlenë theksuar edhe një dyzinë shkrimtarësh dhe studiuesish letrarë që krijojnë në diasporë si Ernest Koliqi , Kostë Çekrezi, Gj.Bubani, S.Malëshova, Z.Fundo, Tajar Zavalani ,Prof.Dr.Eshref Ymeri, Prof.Dr.Rasim Bebo,Prof.Dr. Gjek Marinaj, Kolec Traboini, Agim Bacelli,Adnan Mehmeti,Kozeta Zylo,Raimonda Moisu,Iliriana Sulkuqi,Rita Salihu,Mëhill Velaj, Anton Kote, Sotir Andoni ,Peter Prifti, Dalan Luzi,Zef Pergega, Luigj Çekaj, Albana Mëlyshi, Ramiz Gjini, Dalip Greca ,Prof.dr.Fatmir Terziu,
Engjell Shehu,Gëzim Ajgeraj , Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi, Besa Myftiu ,Kozeta Nushi ,Hasan Aliaj , Shefqet Dibrani,Brahim Avdyli ,Ymer Shkreli,Pal Sokoli etj.

******

Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare

Vlenë theksuar që në diasporë kemi disa poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj .Ata medoemos duhet të përfshihen në historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet thuajse në të gjitha konferencat shkencore që zhvillohen në Tiranë, Prishtinë,Shkup , Tetovë.

Në Itali është prezent një numër bukur i madh i letrarëve shqiptarë që shkruajnë libra në gjuhën italianeqe me botimet e tyre, fare pak njihen në Shqipëri.

Shkrimtarja rumune Herta Müller ,e cila shkruan në gjuhën gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi:…” sepse dhe ne vetë mendojmë -se ata nuk janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet”Fenomei i tillë është botëror , ku shqiptarët nuk kanë pse të jenë përjashtim.

Nuk është një proces i stisur apo i paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht një proces normal i të shkruarit.Janë shumë shkrimtare të ekzilit , që po prezantohen me shumë sukses në botën letrare .Kësaj radhe veçojmë pesë shkrimtare femra.

Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli” dhe “Einaudi”, Anilda Ibrahimi , Ornela Vorpsi (‘’Einaudi’’) dhe Kozeta Nushi-Alikaj, janë katërshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali.

Kësaj katërshje i bashkohet edhe Besa Myftiu, që jeton në Zvicër e boton në Francë me logon e shtëpisë botuese të Parisit “ Fayard”.

Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto shkrimtare është dhe tematika që trajtojnë në veprat e tyre.

Shkrimtaret tona shkruajnë , në veten e parë e here –herë në vetën e tretë.

Kjo gjë është gjithmonë e pranishme. E shkuara gjithashtu; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore shqiptare, që jo rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë të huaj…

“Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri, distancë” thotë shkrimtarja Besa Myftiu.Ajo për fat të keq historitë e saja nuk i shkruan në shqipen tonë të bukur.

Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në shqip. I druhet dhe paragjykimeve , ndaj ka zgjedhur rrëfimin në gjuhën frënge. Ajo është e bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu.Besa Myftiu , ka botuar 9 libra në frëngjisht, i fundit është libri “Dashuri në kohën e komunizmit”, botuar nga “Fayard” në Francë.

Edhe shkrimtarës Ornela Vorpsit gjithaq i nevojitej distanca për ta parë më qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të një zgjedhje organike.Ajo thotë : “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do isha bërë shkrimtare. Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë. Nuk ishte ndonjë zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje shumë organike. Duke menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht, pashë se në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka tregoja”(përfundon citati).

Ajo veten tashmë e sheh si shkrimtare në një vend të huaj e që shkruan po ashtu në një gjuhë të huaj.

Ornela Vorpsi vazhdon të shkruajë në gjuhë italiane, por siç thotë dhe vetë, në të njëjtën kohë mendon dhe flet katër gjuhë.

Gjuha e nënës mbetet gjuha e parë, sepse shqipja për të është gjuha që mbart kujtimet e fëmijërisë e për këtë ajo ndjehet thellësisht e tërësisht shqiptare.“Besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku”.

Janë të paktë shkrimtarët që arrijnë të jenë kreativë në dy gjuhë të huaja, por Elvira Dones sigurisht që ia ka dalë. Ajo është shkrimtare, gazetare dhe dokumentariste, autore e shtatë romaneve, dy vëllimeve me tregimeve, artikujsh e filma dokumentarë.

Tema si prostitucioni, drama sociale, lufta etj., e kanë bërë Elvira Donesin shkrimtare të mirëpritur në qarqet letrare. Letërsinë e saj e shkruar në dy gjuhë; në gjuhën e nënës shqip dhe në gjuhën italiane. Raporti i saj me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur libri nis të ngjizet.

Ajo thotë :“Është thelbësore atmosfera e fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën gjuhë në vend të tjetrës”(përfundon citati). Pikërisht kjo i ndodhi Elvira Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten.

“Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente si filtër mbrojtës”,thotë Dones .

Në këtë rast është ‘’terreni’’ për të cilën shkruan ai që zgjedh gjuhën, për shkrimtaren Elvira Dones. Ajo ka në proces dy libra; njërin të shkruar në gjuhën italiane dhe tjetrin në shqip, që shumë shpejt do të jenë në duart e lexuesve.

Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?- bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi.

I ka qëlluar shkrimtarës Anilda Ibrahimi të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare.

Ajo thotë : “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke thëne: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi tëpazëvendësueshëm…”
(përfundon citati).

Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe.


Ëndërr për poeten shqiptare Kozeta Nushi-Alikaj është” Të publikoj shpejt librin në italisht.Do të desha që edhe Italia, që në të kaluarën i ka bërë keq Shqipërisë, të mbështesë futjen e saj në Bashkimin Evropian.Dhe grekët, që besojnë të jenë ortodoks, janë kriminelë dhe duhet të jenë të parët që të dalin nga Bashkimi Evropian.”(përfundon citati).

Kështu pohon Kozeta Nushi – Alikaj, një 40 vjeçare shqiptare, që po bën 10 vjet në Itali .Impenjimi i saj, interesi i saj i lartë për politikën, zbulohet menjëherë nga fjalët që zgjedh, nga argumentet që përcjell.

Në politikën shqiptare, po edhe në atë botërore, të gjithë flasin me fjalë të shëmtuara, që në fakt duhet të zhduken nga fjalori; populli nuk është injorant, është vetëm i lodhur, i dhembin veshët. Unë mendoj se të mirët janë pak dhe hiqen mënjanë, duke mos dashur të ngatërrohen në politikë. “

Kozeta ka lindur në Vlorë, e njohur në botë me portin e saj të rëndësishëm detar, po është rritur në Fitore.Është kristiane, ortodokse, po thjesht preferon të quhet bijë e Zotit. Dhe e prekur thellë në shpirt, e përlotur, me fjalët që i mblidhen lëmsh në grykë, shqipton me shpirt të plagosur: - Mendoj se Zoti e ka sakrifikuar Shqipërinë… Jemi të vegjël, po jemi shumë të fortë edhe pse për më shumë se 500 vjet kemi qenë të shtypur nën thundrën e të huajve. Jemi pak, por jemi si pikat e oqeanit.

Do të doja që edhe gratë të jenë të interesuara për letërsine ,politikën, në mënyrë që bota të përmirësohet.
Kozeta është e diplomuar në gjuhë ruse dhe gjuhë angleze. Ka bërë disa përkthime librash të rëndësishme, ka përkthyer Dostojevskin, Çehovin që ishin autor të ndaluar në Shqipëri, si dhe ka përkthyer autorë norvegjezë nga gjuha ruse.

Më i madhi pasion i Kozetës është shkrimi – më parë një dëshirë; tani që kam zbuluar impenjimin politik, është edhe një mision, - të cilit i dedikohet jo vetëm në shqip, duke publikuar në italisht, falë mbështetjes së Carlo dhe Marina Salvadorit.

Kozeta, se shpejti do të botojë në italisht librin “Një jetë e mbetur ëndërr“.

Tashmë në qarkullim është libri poetik i autorës Kozeta Nushi –Alikaj "Rizgjimi i ëndrrave"nga Shtëpia Botuese "Rugova Art"-Prishtinë,2014.

Kohë më pare shkrimtarija shqiptare përktheu për herë të parë në shqip novelen e shkrimtarit rus F.M Dostojevski “E drojtura”(Krotkaja) të cilën e botoi Shtëpia Botuese “Aferdita & Omsca”-Tiranë.


Shkrimtari i mirënjohur Dritero Agolli,thotë : "Kisha kohë pa lexuar dicka kaq të bukur, - Pylli ynë po rrallohet, e ti do te jesh trashëgimtarja e vërtetë dhe e denjë e ditëve që do të vijnë,… e pendës që di të shkruaj kaq bukur shqip",thotë Agolli për novelën e Dostojevskit “Krotkaja” e përkthyer nga Kozeta Nushi ,e cila ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike .

********************


Literatura e shfrytëzuar:


1.Bruqi,Flori:Libër-Guxim shqiptar,Prishtinë,2008.-402 faqe.:24 cm.-(Botues :Flomed, Bibloteka Lumi i Bardhë).ISBN 978-9951-415-03-3.

2. Bruqi,Flori:Libër -Polemika shqip,Prishtinë,2009.-228 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,
Biblioteka Feniksi) ISBN 978-9951-536-04-2

3. Bruqi,Flori:Libër –Olimpi shqiptar,Prishtinë,2009.-655 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,
Biblioteka Feniksi) ISBN-978-9951-536-03-5

4. Bruqi,Flori:Libër –Triumfi shqiptar ,Prishtinë,2010.-1084 faqe.:24 cm.-(Botues ;Rugova Art,
Biblioteka Feniksi) ISBN- 978-9951-536-12-7

5. Bruqi,Flori:Libër –Nëse kam ditur të guxoj ,Prishtinë,2013.-395 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,Biblioteka Feniksi) ISBN- - 978-9951-536-23-3

Etj.

Zef Pergega:Uf,...Besjanë...,moj Besjanë?!

SI BESIANA KADARE E PERDHOSI BESEN E SHQIPTAREVE TE AMERIKES
               …Ose hija e sames se Rilindjes ne institucione me te larta qe turperon Kosoven…!”

Mediat me prestigj te larte kosovare japin nje lajm te kobshem. Po ky nuk i ben pershtypje korbave te politikes dhe diplomacise shqiptare.
    Sipas tyre ka qenë konferenca “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit”, arsyeja e ngritjes së “tensioneve” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se ambasadorja e Shqipërisë në këtë institucion ndërkombëtar, Besiana Kadare, ka injoruar konsullen e përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, duke mos e lejuar atë të flasë, dhe për të treguar se edhe shqiptarët në Kosovë kanë strehuar dhe ndihmuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
        Diktatorja e manykyrit qe i mbyll gojen motres se saj. Po ku kane moter serbianet?! Cilat jane meritat e saj  te arrije te mbaje kete post, te cilin duhe ta dorezonte me kohe?!
    17 pjesëmarrës ambasadore te disa shteteve në këtë konferencë kanë folur për shpëtimin e hebrenjve, të cilët janë strehuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet tjera shqiptare. Dy zera do te ishte mire te flisnin. Kjo do ti bente nje praqitje dhe nje nder me shume ceshtjes se kosoves, madje do ta sillte ne vemendje shtetin izraelit qe nuk e ka njohur Kosoven. Tani Kosova ka nevoje per njohje. Kur kishin nevoje muslimanet e Kosoves rrezikun jeten dhe familjen. Keto do te thoshte zonjateuta, por Kadri kadareja e jone pasi ka marre nje telefonate nga beogradi sipas te dhenave nen ze, nuk e ka lejuar te flase motren tone kosvare.  Ambasadorja Sahatqija, ka tentuar disa herë në këtë konferencë ta bëjë të paktën një pyetje, për pjesën e kohës që ishte dedikuar vetëm për pyetje nga audienca, por, edhe kjo i është mohuar, sa ajo eshte detyruar e ofenduar ka braktisur konferencën. Kjo sjellje e ambasadores Kadare, ka irrituar komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilët ishin të pranishëm.
    Cafo Boga, biznesmen dhe financier, dhe anëtar i respektuar në komunitetin shqiptar, kontribuues dhe filantrop i dalluar për kulturë, në shenjë pakënaqësie të mos dhënies së fjalës nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, tha se po e sheh ambasadoren e Republikës së Kosovës, Teuta Sahatqija,në rresht me të, edhe pse ajo do duhej të ishte në panel, e të flet për Kosovën, se si ky shtet ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
   “Shpëtimi i hebrenjve ishte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, pra i shpëtuam si komb që jemi. Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë kufijve gjeografikë të Shqipërisë. Të njëjtat histori të shpëtimit të hebrenjve nga kombi shqiptar kanë ndodhur edhe në Kosovë, Mal të Zi, dhe në vendet tjera ku kanë jetuar shqiptarët. Dhe më duket se aktet e tyre po harrohen nëse ne fokusohemi vetëm te Shqipëria”, tha Boga.
Aj tha për Telegrafin: “Ende nuk e di pse më është mohuar fjalimi im në këtë konferencë . Kam kërkuar të jem në panel, por nuk u bë, pastaj kërkova të kem fjalën time si mysafire, por as kjo nuk mu lejua”, tha Sahatqija, duke shtuar se gjatë konferencës iu dha fjala disa diplomatëve të tjerë, por jo edhe asaj. Kadare nuk përmendi edhe kontributin e Kosovës për të shpëtuar dhe strehuar hebrenjtë.
   Në këtë konferencë i pranishëm ka qenë edhe shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, i cili bashkë me Joseph DioGuardi, një mik i shqiptarë ve të Kosovës, kanë kërkuar njohjen e Kosovës nga Izraeli. Këshilltari Gjonaj kishte folur për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se të dy popujt kanë pasur një histori të ngjashme. Ndërkaq, Joseph DioGuardi, ka kritikuar ambasadoren e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila në fjalimin e saj fare nuk e përmendi Kosovën, shtet ky që ka shpëtuar shumë hebrenj gjatë luftës së Dytë Botërore. Për shpëtimin dhe strehimin e hebrenjve nga populli i Kosovës, kishte folur edhe kongresisti Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

  …dhe nje shkrim i botuar kohe me pare per veprimin e ulet te Besianes, qe nu ka kush ia luan kokrren e thanes…!

        Shkimtari shqiptar me origjine nga cifutet e Spanjes, Ismail Kadare deshmohet se është ikona e letërsisë shqiptare, një personalitet në kulturën tonë që ka si argument të vetin historik dëmin që osmanët i kanë bërë shqiptarëve në shekuj.  Por vajza e tij është ambasadorja e Shqipërisë në OKB që ka votuar kundër SHBA e pro Turqisë për një çështje që shumica e vendeve të Ballkanit abstenuan ose nuk morën pjesë. Në një lidhje direkte me emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus, zonja Kadare tha se ne zgjodhëm Brukselin, pastaj vjen Washingtoni. Ambasadorja Kadare mashtroi kur tha se kishte një vendim unifikues të BE kundër SHBA, pasi në Ballkan Kroacia që është anëtare e BE nuk abstenoi, ndërsa Shqipëria që nuk është anëtare votoi pro rezolutës së Erdogan e kundër vendimit amerikan.
       Vota e saj dëshpëroi shumë shqiptarë nga Kosova, të cilët e shohin Amerikën si atdheun e tyre të dytë për shkak të rolit të Amerikës në vitin 1999, kur bombardoi Jugosllavinë, për ta çliruar Kosovën nga tirania serbe.
        Nuk dihet se si erdhi ne krye te misionit diplomatic ne organzmin me te larte [politik te botes dhe per cilat merita vajaz a eshkrimtarit dhe e kupoles bunkeriane te stalinizmit shqiptar, e cila e perdhosi keqas besen e shqiptareve te Amerikes dhene ne pafundesi shetit te te drejtave dhe lirive njrezore edhe se ekzistencen e kemi prej politikes dhe popullit amerikan. Po c’politike per vec polithikes di te beje Besiana, per vec se te lyej thonjt dhe te ndryshoje ngjyren dhe ondulacionin e flokeve?!
Cili ishte kompromisi qe qeveria beri me shkrimtarin ne presence te nje te treti qe ai te heshtje ndaj nje ceshtje dhe qeveria te dekretonte vajzen e tij si ambasadore. Kete e din media e Tiranes, por i pelqen turkoshakeve lengu i thanes. Te sigurte si te gjithe te tjeret do ta hane shkopin e ketij fruit te tharte qe te mbet ne fyt!
 Do te ishte ne nderin e shkrimtarit qe te kerkonte menjehere shkarkimin e te bijes nga kjo detyre, ndryshe asnje liber apo shkrim i tij nuk ka vlere!

2019/02/06

NGA FLORI BRUQI : NOSTALGJI PËR BEKIMIN TONË TË MADH...

50 VJET NGA XHIRIMI I ‘ODISEA-S’, TELEVIZIONI ITALIAN RAI RIKTHEN BEKIM FEHMIUN

Imazh i ngjashëm

Odisea- Aventurat e Uliksit Serial televiziv i RAI me regjizor Franco Rosi. ( 1968 ) Ne rolet kryesore Bekim Fehmiu dhe Irene Papas


50 vjet nga xhirimi i ‘Odisea-s’, televizioni italian RAI rikthen Bekim Fehmiun

50 vjet nga xhirimi i ‘Odisea-s’, televizioni italian RAI E  rikthen edhe një her  Bekim Fehmiun e madh.

Rezultate imazhesh për filmi odisea

Televizioni Italian RAI kohë më parë e  trasmetojë serialin Odisea, ku në rolin kryesor ishte  aktori i madh shqiptar, kosovar Bekim Fehmiu.
bekim-728x430.jpg


Seriali u transmetua   nga datat 22-29 dhjetor  2018 në kanalin RAI Storia, nga  ora 19:00, ndërsa përsëritja e tij u  shfaqë me 30 dhjetor 2018  në orën 12:00.

Imazh i ngjashëm


Rezultate imazhesh për filmi odisea

Me datën  28 dhjetor 2018 , ky televizion e ftoi  ish   gazetarën e mirënjohur shqiptare  në studio e tij ambasadoren e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Ambasadorja e  jonë ,e mirënjohura Alma Lama foli  rreth figurës së aktorit  Bekim Fehmiu.

Rezultate imazhesh për filmi odisea


Kjo nismë ndërmor me rastin e 50 vjetorit të filmit ‘Odisea’ dhe në kuadër të aktiviteteve të diplomacisë publike për promovimin e Kosovës dhe me rastin e 50 vjetorit të transmetimit të serialit ODISEA.

Do të ishte e udhës që edhe ndonjeri prej TV tona(shqiptaro& Kosovare) ta editonte serialin italian "Odisea" !

Flori Bruqi


Prishtinë,6 shkurt 2019

****

BEKIM FEHMIU, NJËRI PREJT SHPIRTËRAVE MË TË MIRË TË ARTIT, DO TË VARROSET NË PRIZREN



Nga FLORI BRUQI


E Mërkurë, 06.16.2010, 09:49pm (GMT+1)


Bekim Ibrahim Fehmiu është aktori më madh i të gjitha kohërave nga Kosova dhe njëri ndër më të famshmit në ish-Jugosllavi.




Isha ne veture, kur spikeri i radios dha lajmin shokues per vdekjen e Bekim Fehmiut, qe me shtangu. Nuk mund te besoja ç'po degjoja. Kujtova "takimin" e pare me Te, ne nje kafene te Prishtines, dekada me pare. Ndiqja madheshtine e Tij nga distanca. Regjistroja çdo levizje te Tij dhe kisha deshire te papershkruar ta takoja. Por sikur edhe ta takoja, ç'do bisedonim, ç'do T'i thoja...


Spikeri tha se qe vetvrare. U lehtesova kur degjova se ishte vetvrare. Ishte zgjedhja e Tij. Gjithmone kishte zgjedhur gjerat e duhura. Dhe repektoj vendimin e Tij, largimin me deshire nga jeta. Zgjodhi vdekjen e tille, qe te mbetej i pathyeshem, i panenshtruar, qe te mbetej - vetja. Mbeti i ndershem, ne vendin ku ndershmeria eshte raresi ne zhdukje e siper. Vdic sic vdesin ata qe s'dorezohen.
Spikeri vazhdoi te deftonte se qe vetvrare ne apartamentin e tij ne Beograd. Ca thonin se jetonte ne Beograd, ca te tjere thonin se jetonte ne Prishtine, ca ne Rome, ndersa nuk jetonte as ne Beograd, as ne Prishtine e as ne Rome, jetonte brenda mureve te nje apartamenti "i vetem", se nuk duronte sasine e se keqes jashte apartamentit.





Spikeri vazhdoi te fliste e deftonte rolet ku kishte luajtur. Kujtova takimin e pare fizik me te, nje dekade pas takimit te pare platonik. Me deftoi se kishte refuzuar te luante ne filmin qe kisha luajtur dhe une. Refuzonte te luante, "Jo, nuk do te jem me aktor, po qe se nuk me lejojne te jem njeri dhe shqiptar..." - tha.
Spikeri vazhdoi:...kishte ber gati per botim pjesen e dyte te rrefimit autobiografik...Ne takimin e fundit refuzoi te me nenshkruante librin e tij autobiografik "Blistavo i strasno", se se shpejti do botohej shqip...Libri asnjehere nuk u botua shqip. Ashtu sic asnjehere asnje medium shqiptar se trajtoi e as qe e permendi ekzistencen e tij. Tani me qe s'rron fizikisht, na u shfaq. Tani me vdekja e Tij qe bere lajm.
Spikeri vazhdoi:...telegrame ngushellimi kishin derguar dhe Presidenti i Serbise Boris Tadiq dhe Ministri i Kultures se Repubikes se Kosoves Lutfi Haziri.
Regjizori Fadil Hysaj ka shprehur keqardhje "që një artist kaq i madh nuk ka folur kurrë në gjuhën shqipe në ndonjë film në Kosovë, apo Shqipëri".
Ne foto: Bekim Fehmiu

Shumë të prekur ishin edhe kolegët dhe miqtë e tij në Beograd. Regjizori Gorçin Stojanoviq e quajti Bekim Fehmiun "njërin prej shpirtërave më të mirë të artit" dhe "një prej aktorëve më të mëdhenj nga hapsirat e ish - Jugosllavisë".
Aktori i njohur Dragan Nikoliq ishte i befasuar me lajmin për vetëvrasjen e Bekim Fehmiut. Ai tha se Bekimi i ka dhënë këshilla shumë të rëndësishme për rolin e tij më të mirë në karrierën e begatshme. Branko Cvejiq tha se Bekimi atyre u ka munguar shumë vitet e fundit, duke shtuar se "ishte artist i jashtëzakonshëm".
Ndërsa regjizori Goran Markoviq, u shpreh se kurrë nuk do të harrojë xhestin njerëzor të Bekimit. Edhe pse në atë kohë ai ishte tani më aktor me famë botërore, Bekim Fehmiu kishte pranuar që në filmin e parë të Goran Markoviqit të luante falas, me një angazhim sikur luante në projektin më të madh botëror...


Kujtova shume takime mes takimit te pare dhe te fundit nderkohe qe muzika tallava qe degjohej nga altoparlantet e vetures nuk shkonte me pamjet qe kujtoja. Ndjeva dhembje. Nderrova kanalin e radios. Kanali i rradhes deftonte te arriturat e qeverise...
Mberriva ne shtepi. Nje soj njerezish qe shfaqen ne TV-te tona e qe me titra quhen - analiste (kulturore), filluan ta trajtonin. Kush me lot, kush pa lot, kush me ze te dridhur e kush pa ze, kush me emocion e kush pa emocion, na deftuan madheshtine e Tij duke na deftuar filmografine e Tij e dashurine qe kishin pasur per Te.
Tani qe s'eshte mes nesh, do te shkruajme e do T'a trajtojme ne, mjeshtrit e injorances, ofendimit, obstruksionit, perbaltjes... Por kush do Ta trajtoj, do te jete edhe me tragjike se vet vdekja.
Ne internet jepte mendim kushdo qe kishte kycje. "Gjykohej" nga te njohurit e te panjohurit. Disa denonin vetvrasjen, ne vendin ku jeta te hahet nga vet jeta...



Ndersa duke mos ber asnje perjashtim nga ata qe lartpermenda, edhe une mora guximin te shkruaj.

Pasi askush s'do me botonte nje artikull me dy fjali, shkrova ate qe shkrova, ndersa e gjitha qe desha t'Ju thoja qe; Ju faleminderit per kohen qe me keni dhuruar.

Ju faleminderit per keshillat qe me keni dhene.Ju qofte i lehte dheu, cfardo qofte ai dhe... Tani me Jeni i shpetuar. Lamtumire Mjeshter...


******

 
Jeta dhe vepra e Bekim Fehmiut



Të flasësh-shkruash për Bekim Fehmiun,do të ishte mirë të dimë pakë edhe për familjen e tijë përkatësisht për babain e tijë IBRAHIMIN.
Babai i Bekimit,Ibrahimi, ka lindur më 1892 në Gjakovë né një familje tregtarësh dhe arsimdashës.Mbaroi medresen në Shkup,klasa e mësuesis.Biografia e Ibrahimit,mund të tregohet edhe nëpërmjet emrave të fëmijëve të tijë të cilët i pagëzoi ai vet,duke u dhënë të gjithëve emra kuptimplote shqip,për dallim të emrave të asaj kohe që zakonisht ishin arab ose turk.

 
 


Vajzën më të madhe e pagëzoi me emrin BESA-besnikëria e shqiptarit,pastaj vajzën tjetër e pagëzoi me emrin Shpresa-shpresë për ditë më të mira të popullit shqiptar.Bashkim,është emri i djalit të parë ose bashkimi i popullit shqiptar.ARSIM-arsimimi i popullit shqiptar.FATMIR-fat të mirë popullit shqiptar.
BEKIM-të bekohet populli shqiptar.AFËRDITA-dita e afërt e lirisë për popullin shqiptar.Dhe LULJETA-të lulëzoj jeta e popullit shqiptar-
Me pushkë dhe me libër në dorë ,ishte dora e djathtë e Bajram Currit,gjatë kryengritjes së shqiptarëve kundër turqëve në vitin 1912.Si njëri prej mësuesëve të parë shqiptar u angazhua shumë për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në Kosovë dhe Shqipëri.Në kohën e mbretëris jugosllave ,ai ishte gjithmonë i ndjekur për shkak të ndihmës që i jepte si Bajram Currit si Fan Nolit,për cka edhe mbreti Zog kishte shpallur një shpërblim prej 1000 napoleonash të arit për kapjen e tijë,kurse jugosllavët e kishin dënuar me vdekje në mungesë.




Në vitin 1929,u arrestua nga regjimi i i atëhershëm dhe u internua në Valjevë,kurse familja e tiju dërgua me dhunë në Sarajevë,gruaja së bashku me tre fëmijët.Në Sarajevë lindi edhe Bekimi....Në vitin 1939.pas okupimit të Shqipëris nga Italia,familja Fehmiu vendoset në Shkodër,kurse Ibrahimi fillon punën si drejtor i shkollave fillore në Shkodër.Këtu në Shkodër lind Afërdita.
Në vitin1941,kur shpartallohet mbretëria jugosllave,familja Fehmiu kthehet në Kosovë përkatësisht në Prizren,ku Ibrahimi vazhdon punën si mësues.
Golgota e kësaj familje vazhdon apo nuk ndalet edhe gjatë kohës së Jugosllavis socialiste,ku në një proces të montuar Ibrahimi dënohet dhe mban burgun deri në vitin 1951.Menjëherë pas lirimit nga burgu ai vdes.
Hedija-Dija,ishte nëna e Bekimit.Ajo u lind në Gjakovë në vitin 1908.Gjatë gjithë kohës qoftë kur Ibrahimi ishte në burg opo në liri .ajo ishte gjithmonë pran tij dhe fëmijëve.
Bekim Fehmiu është aktor, dhe lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd.
Rrjedh nga nje familja e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe. Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966.
      



Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithė hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madhë për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.


I martuar me kroatën Branka Petriq, ai ishte nga ata njerëz që nuk e braktisi në asnjė moment Beogradin dhe nuk iu tremb të qënurit shqiptar. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. I pyetur për dëshirën e tij ai ka thënë thjeshtë se: "Do të doja të njihja më mirë shqipen". Në të gjithë hapësirėn ballkanike është gati në pėrmasat e një miti. Ndoshta kjo ka qėnë një nga arsyet, qė i biri quhet Uliks. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen",-shprehet ai.


Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj që kanë dalë prej këtyre anëve. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.



Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar, i cili para rreth 4O vjetësh "preku" qiellin e Hollivudit. Por për Bekimin ka vite që nuk është dëgjuar nëse është duke xhiruar diç, apo ka zgjedhur heshtjen pas aq viteve të përgjakshme në këto hapësira. Për aktorët dihet se nuk dalin në pension, ata në njëfarë dore para kamerës apo në skenë janë deri në frymën e fundit. Për Bekim Fehmiun, aktor me energji të madhe, në të njëjtën kohë i suksesshëm si në film ashtu edhe në teatër, aq më pak mund të thuhet se nuk ka forcë të japë edhe shumë kreacione. Për herë të fundit xhiroi filmin "Xhingis Kan" (1992), kurse herën e fundit mbi dërrasat e një teatri ka luajtur në Beograd në shfaqjen "Zonja Kolontajn", ku luajti Leninin edhe Stalinin.
Ishte ky viti 1987, kur Bekimi në mënyrë demostrative braktis shfaqjen në shenjë proteste për sabotimin që i bëhet nga personeli teknik, ngase si duket nuk mund t'i shërbenin një aktori shqiptar. Karriera e tij prej aktori profesionist nisi menjeherë pas mbarimit të Akademisë se Teatrit dhe Filmit në Beograd më 196O me sukses të shkëlqyeshëm, kurse profesorët e Bekimit gjithmonë kanë folur për një aktor shumë të talentuar dhe me perspektivë. Krahas punës në Teatrin Jugosllav të Dramës, Bekimi paraqitet edhe në film, fillimisht në role episodike, në mënyrë që në vitin 1966 me rolin kryesor në kult filmin "Mbledhësit e puplave" të Aleksandar Petroviqit (apo siç njihet në botë me titullin "Kam takuar edhe ciganë të lumtur"), të bëhet aktori më i njohur në Jugosllavi. Interpretimi i tij brilant i romit Beli Bora do ta mahnisë edhe publikun e zgjedhur në Festivalin prestigjizor të Kanës në Francë në vitin 1967. Bekimi Fehmiu në këtë festival u bë një yll i vërtetë filmi. Tërë shtypi jugosllav me ditë të tëra shkruante në superlativ për suksesin e filmit e veçanërisht për Bekimin. Vallëzimi në gala mbrëmjen e festivalit dhe flirti me yllin e filmit amerikan Shirli Meklejn, e cila ishte anëtare e jurisë së festivalit, e vunë Bekimin në faqet e para të shtypit francez. Regjisori Aleksandar Petroviq e ndan Çmimin e jurisë për regji me kolegun e tij shumë të njohur anglez Xhozef Louzi, i cili në atë kohë thuhej se refuzon të paraqitet të marrë çmimin bashkë me një regjisor nga Ballkani!
 
 
Në ditën e ndarjes së çmimeve të festivalit, kur Bekimi Fehmiu tashmë ishte kthyer në Beograd dhe të gjithë ishin të bindur se do të fitonte Palmën e artë si aktor, e priste një avion special për ta çuar në Kanë. Por, propozicionet festivalit ishin të tilla që një film nuk mund të merrte dy çmime -Bekimi mbetet pa u shpërblyer. "Mbledhësit e puplave" një viti më vonë hyn në konkurrencën e ngushtë prej pesë filmave për çmimin Oskar në gjuhën e huaj, por triumfon çeku Jizhi Mencel me veprën "Trenat e kontrolluar rreptësisht". Edhe një e dhënë për këtë film. Në të gjitha anketat me kineastëve jugosllavë "Mbledhësit e puplave" shpallet filmi i mirë i të gjitha kohëve në Jugosllavi. Por festivali i Kanës Bekimit do t'i hapë dyert e filmit botëror. Menjeherë nënshkruan një kontratë me producentin e famshëm Dino de Laurentis. Pason xhirimi i serialit "Odiseja" me regji të Franko Rosit dhe hapen dyert e filmit botëror për Bekimin. Në vitin 1968 shkon në Holivud për të xhiruar filmin "Aventurierët", me regji të Luis Xhilbertit. Bekimi luan rolin kryesor, të plejbojit Purfirio Rubiroza, sipas romanit të Harold Robinsit. Krahas tij luajnë edhe shumë yje të njohura të Hollivudit, si Kendis Bergen, Olivia de Hevilend, Ernest Borgnin, Sharl Aznavur, Fernardo Rej, Li Tejlor Jang e disa të tjerë. Por në film luan edhe diva shumë e bukur italiane e operës Ana Mofo. Me këtë film Bekimi bëhet një yll internacioinal i filmit. Në Holivud i propozojnë Bekimit ta marrë një emër tjetër, sepse vështirë e shqiptojnë amerikanët, por Bekimi refuzon kategorkisht. Përkundrazi ai me mburrje kudo që paraqitet e thekson përkatësinë e tij shqiptare. Premiera e këtij filmi mbahet në Nju Jork, ku Bekimi do të paraqitet me veshje të stilizuar kombëtare shqiptare, që ia kishte qepur disenjatori më i njohur jugosllav. Pas premierës Bekimi vjen në Prishtinë dhe në redaksinë e gazetës Rilindja rrëfeu gjerë e gjatë për filmin dhe përshtypjeve në Holivud, për djalin e tij të porsalindur Uliksin që e kishte pagëzuar nga dashuria për heroin e Homerit. Por një sëmundje e papritur e ndan përkohësisht nga kamerat. Por pas pak kohe xhiron një film uestern me regji të Bërt (Burt) Kenedit - "Dezertori" - në të cilin luajnë edhe disa legjenda të Holivudit, si Xhon Hjuston, Vudi Stroud, Riçard Krena, Çak Konors. Bekimi rolin kryesor të një oficeri të ushtrisë amerikane i cili pas vrasjes së gruas arratiset për t'u hakmarrë...


Kthehet në Beograd ku xhiron disa filma në Jugosllavi dhe Itali. Me këtë rast duhet veçuar "Kurthin për gjeneralin", "Deps" (Kroaci", "Koshava", ndërkaq në Itali xhiron filmat "Libera, amore mio" (1973) me regji të Mauro Boloninit, ku luan edhe diva italiane Klaudia Kardinale, pastaj "Ultima neve di primavera", bashkë me Agostina Belin, "Kalostro", "Sallon Kiti". Në vitin 1975 Bekimi paraqitet në filmin "Leja për vrasje" bashkë me divën e njohur të Holivudit Ava Gardner, të cilën e quante një "zonjë e rëndë" të filmit, dhe aktorin e famshëm anglez Dirk Bogard. Gjatë viteve '7O ai xhiroi edhe disa filma. Me këtë rast duhet veçuar filmin amerikan "E dielja e zezë" ( Black Sunday) me regji të Xhon Frankenhajmer, ku Bekimi interpreton rolin e një palestinezi të vetëdijsuar, i cili refuzon të marrë pjesë në ngritjen në erë të një stadiumi sportiv në SHBA. Në vitin 1977 Bekimi do të xhirojë filmin "Edukata speciale" ku regjisor është një debutant, Goran Markoviq, i cili i takon shkollës së famshme filmike të Pragës. Është interesant të theksohet se ky film në festivalin e filmit jugosllav në Pula, pritet shumë mirë nga kritika, por kritikohet interpretimi i Bekim Fehmiut se kinse është shumë "holivudian". Kur i tregova Bekimit se filmi është pritur shumë mirë, ai më pyeti "a më kritikuan mua"? Pastaj më foli për bashkëpunimin e pakuryser në skenarin e filmit (autor ishte vetë regjisori), duke ia ndryshuar edhe vetë fundin e ngjarjes. Gjatë viteve 8O Bekimi do të xhirojë edhe disa filma dhe drama televizive në Jugosllavi e Itali, si "La voce", "Tregimi i fundit", "Disperetamente Giulia" "Të kuqtë e të zinjtë" "Ili cuore e la spada", "Bambino di nome Jesus" etj. Ndaj Bekim Fehmiut, jo pak aktorë serbë kanë pasur xhelozi e smirë. Autori i këtyre rreshtave mëse njëherë është bindur për këtë personalisht. Madje gjatë xhirimit të filmit "Koshava" (1974) intoleranca e aktorit serb B.Zh. ka mundur t'i kushtojë me kokë Bekimit. Por ka pasur edhe aktorë që e kanë admiruar atë për karrierën e tij të suksesshme.
Më kujtohet aktorja Tanja Boshkoviq gjatë një interviste më foli më shumë për Bekimin sesa për rolin e saj. Biografia e shkurtër Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë në vitin 1936. Babai i tij Ibrahim Fehmiu ishte mësues dhe patriot i çështjes kombëtare, njeri përndjekur nga tri regjime: ai i Zogut në Shqipëri, i mbretërisë jugosllave dhe asaj socialiste. Bekimi është njëri nga katër vëllezërit dhe tri motrat e kësaj familjeje, e cila që në vitin 1951 mbetet pa kreun e familjes. Shkollën fillore dhe të mesme Bekimi e kryen në Prizren, ndërkaq në vitin 1956 regjistrohet në Akademinë e Filmit në Beograd të cilën e mbaron me sukses të shkëlqyeshëm më 196O. Si aktor i talentuar menjëherë bëhet anëtar i Teatrit Jugosllav të Dramës në Beograd, teatër më prestigjioz në atë kohë në Jugosllavi. Shtatë vjet më vonë largohet nga ky teatër dhe bëhet aktor profesionist. Gjatë karrierës së tij internacionale filmike ka interpretuar mbi 50 role në filma e seriale TV.

 


Në vitet '9O, pas shpërbërjes së Jugosllavisë Bekim Fehmiu nuk luan më as në film as në teatër. Tani jeton në Beograd me bashkëshorten Branka Petriq, po ashtu aktore. Ka dy djem: Uliksi dhe Hedoni. Uliksi gjithashtu ka kryer Akademinë e Filmit në Beograd. Si aktor i ri ka pasur një fillim brilant në film e teatër. Por në Beogradin e Millosheviqit ishte e pamundur të jetosh, sidomos nëse je nga një martesë e përzier, prandaj ai shkon në SHBA, ku edhe sot jeton. Në NJu Jork ka kryer shkollën e famshme për aktorë të Li Strasbergut - Actor's Studio. Kohë pas kohe xhiron. Bekim Fehmiu ka shkruar edhe një libër autobiografik - "Brilante dhe pasionante".


Filmografia e aktorit Bekim Fehmiu.
 
Ne renditje nga me te rinjte deri tek me te vjetrit ne kohe.


1 - Cuore e la spada, Il (1998) (TV) .... Gormond
... aka Heart and Sword (1998) (TV) (Europe: English title)
... aka Tristan und Isolde - Eine Liebe für die Ewigkeit (1999) (TV) (Germany)
... aka Tristano e Isotta (1998) (TV)
2 - "Disperatamente Giulia" (1989) (mini) TV Series
3 - Bambino di nome Gesù - Il mistero, Un (1988) (TV) .... Joseph
4 - "Bambino di nome Gesù, Un" (1987) (mini) TV Series .... Joseph
... aka "Child Called Jesus, A" (1987) (mini)
... aka "Kind mit Namen Jesus, Ein" (1987) (mini) (West Germany)
5 - Poslednja prica (1987) (TV)
6 - Crveni i crni (1985)
7 - Voce, La (1982)
... aka Vocazione di Suor Teresa, La (1982) (Italy)
... aka Voice, The (1982/I) (International: English title)
8 - Siroko je lisce (1981)
 
9 - Battle of the Eagles (1979/I)
10 - Partizanska eskadrila (1979) .... Maj. Dragan
... aka Battle of the Eagles (1979/II) (USA: video title)
... aka Partizan's Squadron, The (1979) (International: informal literal title English title)
11 - Disposta a tutto (1978)
12 - Stici pre svitanja (1978)
... aka Arrive Before Daybreak (1978) (USA)
13 - Specijalno vaspitanje (1977) .... Vaspitac Zarko Munizaba
... aka Special Education (1977) (International: English title)
14 - Black Sunday (1977) .... Mohammad Fasil, Black September Leader
15 - Salon Kitty (1976) .... Well-hung Hans Reiter
... aka Madam Kitty (1976) (USA)
... aka Madame Kitty (1976) (France)
16 - Pavle Pavlovic (1975)
17 - Permission to Kill (1975) .... Alexander Diakim
... aka Executioner, The (1975) (USA)
18 - Cagliostro (1974) .... Cagliostro Charlatan
19 - Deps (1974)
20 - Kosava (1974) .... Adam Manojlovic
... aka Wind, The (1974) (International: English title)
21 - Testimone deve tacere, Il (1974) .... Giorgio Sironi
... aka Silence the Witness (1974)
22 - Ultima neve di primavera, L' (1974)
... aka Last Snows of Spring, The (1974) (UK)
23 -Gioco della verità, Il (1974)
24 - Libera, amore mio... (1973) .... Sandro Poggi
... aka Libera, My Love (1973)
25 - Bekim Fehmiu në Shqipëri (1972)
26 - Paljenje rajhstaga (1972) (TV)
27 - Klopka za generala (1971)
28 - Spina dorsale del diavolo, La (1971) .... Captain Viktor Kaleb
... aka Deserter, The (1971) (USA)
... aka Devil's Backbone, The (1971) (USA)
... aka Djavolja kicma (1971) (Yugoslavia: Serbian title)
... aka Spina dorsale del diavolo, La (1971) (Italy)
29 - Adventurers, The (1970) .... Dax Xenos
 
30 - Prljave ruke (1968) (TV)
31 - Uzrok smrti ne pominjati (1968) .... Mihajlo
... aka Do Not Mention the Cause of Death (1968) (International: English title)
32 - "Odissea, L'" (1968) (mini) TV Series ....Ulysses/Odysseus[/b]
... aka "Adventures of Ulysses, The" (1969) (mini) (Europe: theatrical title English title)
... aka "Avventure di Ulisse, Le" (1969) (mini) (Italy: theatrical title)
... aka "Odissea" (1969) (mini) (Italy: video title)
... aka "Odyssee, Die" (1969) (mini) (West Germany)
33 - Protest (1967/I) .... Ivo
34 - Skupljaci perja (1967) .... Bora
... aka Happy Gypsies (1967)
... aka I Even Met Happy Gypsies (1968) (USA)
... aka Sreo sam cak i srecne cigane (1967)
35 - Roj (1966) .... Halil Beg
36 - Tople godine (1966)
... aka Hot Years (1966) (International: English title)
37 - Vreme ljubavi (1966) .... Milija
38 - Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
... aka Morgan! (1966) (USA)
39 - Devojka (1965)
... aka Girl, The (1965) (International: English title)
40 - Klakson (1965)
41 - Ko puca otvorice mu se (1965)
42 - Neprijatelj (1965)
... aka Sovraznik (1965)
43 - Pod istim nebom (1964)
44 - Sasa (1962)
 
45 - Opstinsko dete (1953)


Bekim Fehmiu është aktori më madh i të gjitha kohërave nga Kosova dhe njëri ndër më të famshmit në ish-Jugosllavi.
Duke e nisur nga dje ,data 15 Qershor 2010 , Teatri Kombëtar mban shtatë ditë zie (homazh) për nder të aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu.
Për shtatë ditë me radhë, çdo natë nga ora 21:00, do të ndizen 74 qirinj për hir të viteve të aktorit, si dhe do të vendoset libri i zisë për të gjithë qytetarët...
Po ashtu në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës - është vendosur edhe ekrani televiziv ku do të emitohen filmat e aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu.
 

Aktori Bekim Fehmiu do të varroset në qytetin e Prizrenit. Miku i tij Milazim Salihu ka konfirmuar për TCH, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lënë amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.Bekim Fehmiu, kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur në Sarajevë në një familje me origjinë gjakovare, por fëmijërinë dhe rininë e kishte kaluar në Prizren.

Një ditë zie për artin dhe artistët shqiptarë pas vdekjes tragjike të një prej emrave më të shquar të Kosovës, duke e cilësuar atë si Aleksandër Moisiu i dytë.




Ai ishte një nga legjendat e kinemasë, duke i dhënë vetes rastin të prek Hollivudin, por mbi të gjitha duke na dhënë ne shqiptarëve shansin e madh që ta kishim atë. Një aktor që kurrsesi nuk mohoi origjinën e vet, madje përkundrazi e lartësoi atë në kinematë më të mëdha të botës.
Një nga aktorët dhe mik i Bekim Fehmiut, Çun Lajçi ,thotë se shqiptarët kanë humbur një ikonë të kinemasë, por ai në këtë ditë zie për të gjithë ne, nuk ka sesi të mos shpreh edhe mangësinë për të pranuar dhe nderuar ashtu si e mertironte aktori i përmasave botërore. "Ishte ikonë, idhulli im, edhe është pak për të thënë për Bekimin. Ai ishte më shumë se sinonim i artit shqiptar. Pavarësisht prej gojë kqinjëve, pavarësisht prej kolegëve, pavarësisht prej kritikut shqiptar që gjithmonë e ka injoruar sepse gjithmonë e ka penguar krenaria e tij artistike edhe shqiptare në mes të Beogradit", shprehet aktori Lajçi. "Yjet nuk priten gjithmonë siç pritet një aktor i thjeshtë. Yjeve gjithmonë duhet t’ua krijosh edhe qiellin blu që të ketë veprimtarinë e vetë dhe ne këtë nuk ia ofruam Bekimit. Nuk i krijuam këto rrethana që ta kemi në mesin tonë.
Fatkeqësia më e madhe e kombit është thënia se ai nuk bëri asgjë për ne. Bekimi bëri gjithçka për ne sepse Bekimi ishte vetë arti, arti krijues, prejardhja e tij gjithmonë mbeti shqiptare dhe unë nuk e di pse e pengoi popullin tim që atë ta quanin atë aktor joshqiptar. Ai kudo që të jetonte në Beograd, Sofje, Berlin, Hollivud, Bekimi ishte shqiptar dhe kudo që shkoi ai ishte shqiptar. Fatkeqësia më e madhe e popullit tim ishte se asnjëherë në jetë nuk i dha një zgjidhjeje", thotë Lajçi duke shtuar se ai do të mbetet gjithmonë Aleksandër Mosiu i dytë. Ndërsa aktorja e mirënjohur, Ilire Vinca, ashtu si çdo artist tjetër, edhe ajo shprehu dhembjen e madhe për këtë humbje tragjike. "Kur të flasësh për Bekim Fehmiun nuk ke sesi të mos ndjesh dhembje dhe krenari në të njëjtën kohë. Ai është një emblemë e artit dhe të artistit botëror, ai është një emblemë e një personi me një karakter shumë të fuqishëm që asnjëherë nuk e harroi origjinën dhe u përplas më vështirësitë që ia solli koha dhe rrethanat në të cilën jetoi", tha znj.Vinca.

Sipas aktores Bekim Fehmiu ka qenë një motiv për shumë shqiptarë, shumë artistëve dhe shumë poetëve, ka qenë frymëzim i gjithë gjeneratave që merren me artin. "Kështu që humbjen e tij e konsideroj si një humbje e dimensioneve shumë të mëdha. Arti botëror në përgjithësi ka humbur një njeri shumë të madh, kurse ne e ndjejmë dhembjen dhe krenarinë për atë personalitet shumë të lartë të kulturës shqiptare", u shpreh aktorja për gazetën. Ndërsa drejtoresha e Teatrit Kombëtar , Burbuqe Berisha u ka shprehur familjarëve ngushëllimet për humbjen tragjike. "Më lejoni t’ ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta me rastin e humbjes së njeriut Tuaj të dashur, aktorin tonë të madh z. Bekim Fehmiu. Me krijimtarinë e tij kinematografike dhe teatrale, aktori Bekim Fehmiu ka bërë emër në mbarë hapësirën artistike dhe kulturore të botës shqiptare dhe ndërkombëtare duke ngritur lartë pietetin më të lartë të identitetit tonë kombëtar.", shkruan në telegramin ngushëllues, znj.Burbuqe Berisha.
Gjithashtu me këtë rast edhe, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Milazim Krasniqi, deklaroi se i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes së z. Fehmiu. "Një aktorë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe prezantues i vendit tonë. Padyshim se z. Fehmi ka luajtur një rol të rëndësishëm për popullarizimin e Kosovës dhe popullit të saj në faza të ndryshme. Ai nuk ka jetuar në Kosove që shume vite dhe ka ardhur rrallë këtu, por e ka një rol të pazëvendësueshme dhe një rol meritor në kulturën e Kosovës", ka thënë Memli Milazim Krasniqi.

 


Artisti i njohur Bekim Fehmiu pranë varrit të aktorit të madh shqiptar Aleksandër Mosiu
Video paraqet inserte nga filmi "Dezertori" (The Deserter), ku aktori Bekim Fehmiu luan rolin kryesor, krahas aktorëve botërorë: Richard Krena, Chuck Konnors, Ricardo Montalban dhe John Huston.

Në filmin e njohur "Odisea", Bekim Fehmiu luan rolin e Uliksit, ndërsa Irena Papas rolin e Penelopes.
Fehmiu me aktoren Irene Papas në filmin "Odisea".

MINISTRI LLESHI S' PËRMBAHET PËR BERISHËN: S'KA MË FJALË SHQIPE PËR MONSTRËN QË NUK NJEH ASNJË CAK...


 


Ministri Lleshi s' përmbahet për Berishën: S'ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak...

Ministri i Brendshëm Gjenerali  Sandër Lleshi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit  Prof.dr.Sali Berisha, se policia nuk ka trajtuar rastin e përdhunimit të vajzës 14 vjeçare në Kavajë.

Reagimi i ministrit është shumë i fortë, pasi e quan Berishën një monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij.

'S'ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri', ka shkruar ministri i Brendshëm.

Ndërkohë Berisha i ftuar në 'Tempora' reagoi duke thënë se shkrimin e ka bërë Rama nga Twitteri i Lleshit.

SALI BERISHA: JAM I GATSHËM T'I KËRKOJ FALJE DJALIT TË RAMËS. AI KA KALUAR NJË SËMUNDJE TË RËNDË



Ish-kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme, kur është shprehur se është i gatshëm ti kërkojë falje djalit të Edvin Kristaq Ramës, Gregut.

Berisha: Jam i gatshëm t'i kërkoj falje djalit të Ramës. ai ka kaluar një sëmundje të rëndë

GREGU EDI RAMA


Sali Berisha ka thënë se dosjet për autorsinë e djalit të Ramës nuk ia ka dhënë ai gazetarit Mero Baze, sepse po të ishte kështu ai do ti kërkonte falje Gregut.

Sali Berisha theksoi se për atë si person (Gregun) ka respekt të veçantë sepse ka kaluar me vullnet një sëmundje të rëndë.

'Jam i gatshëm ti kërkoj falje djalit të Ramës... I kërkoj falje të birit sepse i ati ka kryer një dramë për të viktimizuar veten.

Për një rrethanë të vecantë kam  një respekt shumë të madh për të. Ai ka kaluar me vullnet një sëmundje të rëndë', është shprehur ish-kryeministri i ftuar në 'Tempora' me Sonila Meçon, në Ora News.

PELLUMB KULLASA MIRË BËRE QË VDIQE, DRITËRÒ!

SA MIRË BËRE QË VDIQE, DRITËRÒ!

Të qoftë i lehtë dheu që të hodhën përsipër, o njeri! Dhe më e lehtë të qoftë balta. E paktë vërtet, por rëndesa e saj është mizore.
Po ti bëre mirë që vdiqe dhe na jep rast neve, që të deshëm, të duam dhe të nderojmë, që të merremi me baltën, sepse dheut nuk kemi se ç’i bëjmë.
Sa mirë, që ta zgjidhim këtë nyjë, po mundëm!
Vdekja jote, o Dritërò, na jep përparësi të themi ato që në të gjallë tënd nuk i thamë dot, ngaqë ti i dole zot vetë kaq e kaq herë. Ne jemi edhe më të zemëruar se ty, sepse ti ishe i vdekur. Dhe të vdekurit nuk zemërohen, paçka se ato që t’u thanë në vdekje janë qjndra herë më revoltuese, më shpifëse, më të padrejta dhe më të ndyra. Më të shumtët nga ata që të shanë ishin të paemra, ca edhe me gjysmëemra, por që të gjithë njësoj demagogë, njësoj sokëllitës, njësoj uluritës, njësoj mallkimtarë të diktaturës..
Çfarë thanë për ty, mund të t’i kishin thënë edhe sa ishe gjallë, edhe bile teksa lëngoje në shtrat. Do të të kishin gjallëruar. Do të të kishin ngritur në këmbë, më mirë se çdo doktor e çdo medikament! Aq revoltuese ishin.
Por pritën sa të vdisje.
Zhburrat mezi i presin vdekjet se ndihen më komodë pa atë njeriun që shajnë. Vdekjet u vijnë për mbarë shkarashkruesve që këndojnë trimëritë e veta, që mbushin memuarët si ua do qejfi, që shtrembërojnë dhe pikturojnë ca realitete, që të vdekurit nuk ua kundërshtojnë dot.
Ti nuk i kundërshton dot teksa janë duke të thënë që ishe një nga pinjollët më të rëndësishëm të diktaturës! Ti, o Dritëro, paske qenë Luciferri i botës së artit. Ti, thonë ata, ishe koburja vrastare me të cilën Enveri vriste shkrimtarët dhe artistët, se ty diktatura të merrte pëlqimin, - dhe ti e jepje! – për çdo burgim dhe pushkatim! Ti këto mund të mos i kesh ditur as vetë, bile këta që të vërsulen të egërsuar, as t’i faktojnë dhe as t’i dokumentojnë këto. E nuk ndjejnë nevojën për fakte e dokumenta, ata! Phë! Ata duan që ti të kesh qenë ashtu, e ti nuk thua dot jo, se nuk gjen në historinë e njerëzimit asnjë të vdekur që të thotë jo, pasi ka dhënë shpirt.
Ca bëjnë bè, - dhe nuk kanë pikën e turpit, - se ti veç gjysmën e kohës rrije në Lidhjen e Shkrimtarëve, se gjysmën tjetër e harxhoje në Ministrinë e Brendshme, duke firmosur urdhëra arrestesh e varjesh në litar!
Të hartojnë me zell lista mëkatesh me emra shkrimtarësh dhe artistësh që ti duhej t’u kishe dalë zot, sepse ishe çoban i tyre dhe të deshin të kishe protestuar, edhepse ata po dënoheshin për faje që ndëshkon çdo regjim e çdo diktatura, por ti duhej të betoheshe se ata nuk i kishin bērë.
Dhe këta që të fajësojnë, o i dashur Dritërò, janë bashkëkohësit e tu. Nuk janë çunakë të rritur tani, kur po shahen ndyrazi pa ferrë në këmbë, pushtetarë të gjallë e të vdekur.
Fajësuesit e tu janë demagogë të paskrupull, që nuk të shajnë ty se, ta zemë, i paske lënë në baltë, kur ata kishin dalë të protestonin tek po varej poeti Avzi Nelaj, po burgosej Minush Jeroja, apo syrgjynosej Spahivogli e prisnin t’u dilje në krye ti, me grushtat e tua përpjetë. Nuk ka rëndësi që ata nuk dolën për protesta hiç, dhe as u pat vajtur në mend ajo gjë atëherë. Ta kërkojnë ty atë heroizëm!
Në atë kohë viheshin përpara skuadrës së ekzekutimit, ministra, komandantë repartesh partizane dhe partizanë të thjeshtë, por asnjeri nuk i kërkon asnjeriu që t’i kishte shpëtuar ata. Ty të kërkohet të kishe shpëtuar shkrimtarët! Unë, me stilin e kërkesave të tyre, do t’i kërkoja Themie Thomajt, Ministres së atëhershme të Bujqësisë, të kishte shpëtuar nga burgu tërë bujqit dhe blegtorët! Por fajësuesit e fisnikërojnë kërkesën ndaj teje dhe bile, të duan të kishe shpëtuar eshtrat e Fishtës që u flakën në Bunë, të mbroje poetët që ty të bëkshin hije dhe ata që nuk ta rrezikonin famën hiç!
Ty, o i ëmbli poet, të kërkojmë tani që vdiqe, të kishe vdekur nja 50 vjet më parë në sheshin Skënderbej, duke i vënë flakën vetes, si Jan Palaku çek, në mbrojtje të shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë!

* * *
Por kjo nuk është veçse një zhurmë e poshtër, demagogjike, reaksjonare dhe antikombëtare. Këta shkurtabiqër që nuk bëjnë dot hije mbi dhè, e kanë dashur Shqipërinë e asaj kohe një shkretëtirë me thatësirë të zgjatur, me diell të ashpër, pa hije dhe pa oaze. Këta kërkojnë ca hije për staturën e tyre të shëmtuar, duke u çjerrë tani, se e paskërkan dashur Shqipërinë e atëherëshme pa një Dritërò dhe pa një Ismail. Për nevojat e tyre djallëzore ata ulurijnë të pakënaqur që vendi i tyre kishte vjersha dhe këngë! Meqënëse ishte diktaturë deshën që njerëzit të mos qeshnin, të mos mrekulloheshin nga pikturat, të mos përloteshin nga këngët e trimërisë! Nuk deshën këmbë aktori nga ata që të linin me gojë hapur, këngëtarë nga ata që spektatorët i kthenin në skenë dy dhe tri herë. Këta i deshën mësuesit të mos u tregonin nxënësve bukuritë e gjuhës shqipe, deshën arsimtarë që të kundërshtonin programet e të mos i vinin shkollarët e vegjël të bënin hartime për luftën, të mos recitonin vjersha për qingjat, për malet me borë, për Partinë dhe për Enverin.
Këta maskarenj e dijnë fare mirë se po kërkojnë të pamundurën!
E kërkojnë tani dhe nuk guxuan ta kërkonin atëherë, jo më në Zërin e Rinisë, por as në një kafenè.
Këta na kujtojnë ata gazetarët amerikanë që Ilia Ehrenburgut, shkrimtarit që vinte nga vendi i sovjetëve, pasi Stalini në një fushatë të egër pat vrarë dhe shfarosur mijëra e mijëra shkrimtarë dhe gjeneralë, kur shkeli në aeroportin e Nju Jorkut e pyetën: “Po ty, zotëri, që na zbret nga Moska, a nuk të vjen turp që ke mbetur gjallë?!”
Poetët tanë të shquar kanë shkruar ca poema që edhe unë nuk do të desha t’i kishin shkruar, por ata nuk mund të bënin pa to. Në historinë e Europës së qytetëruar nuk pat shpëtuar dot nga këto haraçe as Gëtja, as Betoveni, as Pushkini dhe as Molieri. Shkrimtari gjerman Bertolt Breht ka shkruar një esse të tërë për “dredhitë që duheshin për të thënë të vërtetën” Këtyre poetëve tanë brilantë, udhëheqësi dhe partia e tij ua deshën vargjet si oksigjenin. Por vargjet e tyre nuk ndryshuan asnjë mendje dhe nuk shndërruan asnjë urrejtje në dashuri. Dredhia e këtyre dy mjeshtërve në dhënien e haraçit, bëri që ata të kapnin lartësira dhe mundësira të nxirrnin vepra që mbeten në visaret e kombit, ua bëri voli që të ushqenin shpresën popullit, lartësuan gjuhën e bukur shqipe, dhanë me bollëk nënkuptime, lëvruan alegoritë e “Kalit dhe Gomarit” dhe të kinezërive shqiptare të importuara tek “Koncerti” Këta autorë madhorë u bënë pararendësit e demokratizimit të shoqërisë së asfiksuar shqiptare.
Korpusi i artë i veprave që bënë, do të ndrisë në shekuj dhe pastaj, në shekuj, asnjeri nuk do t’u shtrojë më kurrë kërkesa të marra dhe idiote për ato që nuk bënë dot.
Vende të tjerë të botës kanë patur shkrimtarë të shquar që u kanë bërë ballë më me trimëri diktaturave të veta. Atyre vendeve, populli i vuajtur shqiptar, u ka zili vetëm diktaturat dhe nuk ua ka hiç zili shkrimtarët e shquar!
* * *
Në këto ditë zije dhe unë pata publikuar ca kujtime dhe me
keqardhje përballa me durim sulme të paemrash që ndynin veprën dhe emrin e Agollit. Bile, pa pritur të vdisja, nuk mënuan të më sulmonin dhe mua, një krijues modest, që nuk pata shkruar as “Nënën Shqipëri” dhe as “Përse mendoheshin malet.” Me fraza parafabrikate më fusnin, me të drejtë, në kategorinë e shkrimtarëve të “realizmit socialist”, por nuk më nxinin dot me asgjë. I vetmi mëkat ishte kategoria, ajo që më përkiste, meqë kam botuar vëllime, drama, komedi e kam angazhuar aktorë në qindra komedijëza skenike dhe televizive. Dhe unë duhet të skuqem për to?! A nuk duhet të më thuhet një fjalë e mirë dhe të falenderohem për tërë gazin dhe buzëqeshjet, që kam shkaktuar, unë “shkrimtari i socrealizmit?!” E nëse pranoni dhe ju se nuk paskam asnjë mëkat “komunist”, qënka faj të të kenë sjellë hyjnitë të jetosh në kohëra diktatoriale?!
Mirë, atëherë:
Ti, o kritizeri im i pafytyrë dhe ju, o sharamanë pa gravitet tokësor, që kërkoni heroizmat e shkrimtarëve të “realizmit socialist”, nuk ju vjen turp që nuk kryet ju vetë një akt heroik?! Akti heroik nuk ka nevojë as për emra, që ju s’I kishit, as për stilografë, as për penela dhe as për piano dhe violina. Do t’ju kërkoj pra, atë që i kërkoni Dritëròit dhe Ehrenburgut:
Nuk ju vjen turp që keni jetuar në diktaturë?! Dhe që, pastaj, keni mbetur gjallë, nuk ju vjen turp?!
…………………………………………………

Shënim: Publikuar në shtyp, në ato ditë, menjëherë pas varrimit të poetit

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...