Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/09

Alkooli dhe përdorimi i dëmshëm i tij luan një rol shkaktar në problemet sociale dhe ato shëndetësore.






Varësia nga alkooli në Kosovë përllogaritet të jetë në nivelin rreth 3,4 për qind, ku konsumuesit më të mëdhenj janë meshkujt.

Alkooli dhe përdorimi i dëmshëm i tij luan një rol shkaktar në problemet sociale dhe ato shëndetësore, ndërkohë që shqiptarët konsumojnë rreth 7 litra për person.

Rezultate imazhesh për perdorimi i alkoolit ne mjeksi


 Varësia nga alkooli në Kosovë përllogaritet të jetë në nivelin rreth 3,4 %, ku konsumuesit më të mëdhenj janë meshkujt. 

Alkooli përbën një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve që prekin mëlçinë, zemrën, enët e gjakut, sistemin nervor dhe shfaqjen e kancereve në organet e ndryshme.

Përdorimi i dëmshëm i alkoolit dhe pasojat që lë ai në shëndet janë problemet madhore të shëndetit publik sot në nivel botëror. Konsumi i alkoolit është identifikuar si një faktor rreziku për sëmundje kronike të rëndësishme dhe të pasojave që ai lë në shëndet.

Imazh i ngjashëm


Të dhënat aktuale në këtë fushë dëshmojnë për një përhapje të modeleve të një fillimit të përdorimit të alkoolit (pirje të rregullta në sasi të mëdha). 

Alkoolin e përdorin rreth gjysma e popullatës së rritur në botë, afërsisht 49 %. Alkooli përdoret nga 18-90 % e burrave dhe nga 1-80 % e grave në botë.


Rezultate imazhesh për perdorimi i alkoolit ne mjeksi


Alkooli është një substancë që mund të krijojë varësi. Përdorimi dhe për më tepër abuzimi mund të shkaktojë një sërë problemesh personale, familjare, financiare, ligjore, shkollore, sociale; aksidente dhe vdekje.

 Alkooli është i lidhur me një gamë të gjerë të problemeve sociale dhe pasojat e dëmshme të tij janë shkaktarë për rreth 3,8 % të të gjitha vdekjeve globale dhe 4,6 % të barrës së përgjithshme të sëmundjeve.

Imazh i ngjashëm

Rreziku i varësisë nga alkooli fillon me konsumin në nivele të ulëta të pijeve alkoolike dhe rritet menjëherë me rritjen e vëllimit të tij dhe me ndikimin e një modeli të caktuar (mbi të gjitha në gëzimet apo festat e ndryshme). Të rinjtë klasifikohen si target grup më në rrezik.

Rezultate imazhesh për perdorimi i alkoolit ne mjeksi

Shqiptarët dhe alkooli

Edhe pse shqiptarët nuk janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit, përsëri konsumi mbetet i lartë mes tyre. Studimi i SOCRATA (Social Data Netëork for Government Data), i publikuar në qershor të 2009-s, rendit Shqipërinë në vendin e 112 ndër 180 vende të studiuara për sasinë vjetore të alkoolit të konsumuar për person. 

Listën e kryesojnë në mënyrë absolute vendet e Evropës, duke filluar me Luksemburgun me 15,56 l ,ndjekur nga Irlanda me 13,69 l, Hungaria me 13,60 l, Moldavia 13,18 l, Çekia 12,25 l, Kroacia 12,25 l, etj.

“Të dhënat e fundit tregojnë se gjatë viteve 2003-2005, shqiptarët konsumojnë 6,6 litra mesatarisht alkool i pastër për person mbi moshën 15 vjeç, ndërsa e krahasuar me Evropën, 11,9 litra. 

Rezultate imazhesh për perdorimi i alkoolit ne mjeksi

Ndërsa në vitin 2008-2010, të dhenat tregojnë se konsumi mesatar shkon në 7 litra për person, (meshkuj 10,6 dhe femra 3,4), ndaj 10,7 litra që është për rajonin Evropian”, nëvizon Shuperka.

Ndarja në përqindje e konsumit të alkoolit për vitin 2010 për Kosovën  është: 31,8 % birrë, 19,8 % verë, 48,4 % pije të forta (raki, xhin, uiskey, vodka e tjera); 0.,7 % pije të tjera. Varësia nga alkooli përllogaritet në 5,5 % tek meshkujt dhe 1,4 % për femrat, me një total prej 3,4 %.

Alkooli dhe problemet sociale

Alkooli shkakton dëme jo vetëm tek personat konsumues të tij, por edhe tek idividët e tjerë. Kështu, sa u takon pasojave sociale, Shuperka thotë se “dëmet shoqërore ndaj personave të tjerë janë më të zakonshme, por më pak të rënda.

 Pasojat të tilla si prishja e qetësisë publike nga zhurmat, nga personat e dehur dhe ato më të rëndat të tilla si: frikë nga njerëzit e dehur në zonat publike. 

Këto pasojat negative sociale kanë kosto të larta dhe shqetësuese ndaj pjesës tjetër të popullsisë.

Duke u ndalur tek një tjetër fenomen, dhuna dhe krimi, ai thotë se ekziston një lidhje mes konsumimit të alkoolit dhe mes rrezikut të përfshirjes në dhunë (duke përfshirë edhe vrasje), i cili është një dukuri më karakteristike e konsumimit të niveleve të larta të alkoolit. 

Egzistojnë edhe marrëdhënie mes përdorimit të alkoolit në nivele të larta dhe dhunës seksuale (veçanërisht dhunë kundër të huajve) dhe dhunë në familje. 


Përgjithësisht sa më i lartë të jetë niveli i konsumit të alkoolit, aq më serioz është shfaqja e dhunës.


Rezultate imazhesh për perdorimi i alkoolit ne mjeksi

Po kështu, ka një lidhje e fortë mes konsumimit në nivele të larta të alkoolit dhe problemeve martesore.


 Disa studime kanë treguar një rrezik, i cili vazhdon të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe në korrelacion pozitiv mes konsumimit të alkoolit dhe divorceve.

Abuzimi i fëmijëve është një tjetër pasojë e konsumimit të alkoolit në nivele të larta.

Një numër i madh studimesh, kanë raportuar një shumëllojshmëri të fatkeqësive dhe dëmeve fizike-shëndetësore ndaj fëmijëve, të cilat jetojnë në ambiente ku konsumohet alkool.

Sa i takon ndikimit në punë, në krahasim me pije të lehta, pijet e forta ndikojnë dhe kanë efekt të menjëhershëm në uljen e produktivitetit në punë.

 Ndërkohë, rreziku i aksidenteve, përplasjeve dhe lëndimit të personave të tjerëve rritet dhe ndikohet më shumë nëpërmjet sasisë dhe vëllimit të konsumimit të alkoolit.

Alkooli dhe pasojat në shëndet

Një ndikim negative ka konsumimi i alkoolit tek gratë shtatëza, kjo pasi në përbërjen e tij ka mbetje toksike të cilat janë mjaft të dëmshme në aspektin riprodhues.

“Ekspozimi gjatë shtatëzanisë ndaj alkoolit mund të jetë i shoqëruar me një numër të lartë të problemeve dhe deficiteve intelektuale, të cilat bëhen të dukshëm më vonë në fëmijëri. 


Edhe pse vëllimi i konsumimit të alkoolit mund të jetë i ulët, duke konsumuar alkool gjatë shtatzënisë rritet rreziku i abortit spontan, lindje nën peshë të fëmijës, lindje prenatale dhe mund të reduktohet prodhimi i qumështit te nënat dhe mosushqimin me gji të fëmijës.

Alkooli është i lidhur drejtpërdrejtë me nivelin e agresionit te të dyja gjinitë, si te burrat dhe te gratë.

 Sipas disa studimeve, alkooli ka një efekt më të madh mbi agresivitetin te meshkujt sesa në agresionin femëror, edhe pse në tërësi u gjetën rreziqe të ngjashme apo ndryshime shumë të pakta në nivelin e agresionit për të dyja gjinitë dhe për të njëjtat nivele të konsumit të alkoolit.

Sa u takon problemeve neuropsikiatrike, ankthit dhe çrregullimeve të gjumit, të dhënat tregojnë se një në tetë individë, të cilët vuajnë nga çrregullimet e ankthit, vuajnë edhe nga probleme me konsumimit e alkoolit. Përdorimi i alkoolit përkeqëson gjithashtu çrregullimet e gjumit.

Çrregullime në konsumin e alkoolit janë një faktor risku për çrregullimet depresive të cilat ndikohen nga doza e konsumuar e alkoolit. Shpesh konsumimi i alkoolit i paraprinë çrregullimet depresive, dhe gjendja përmirësohet me lënien e konsumimit të alkoolit.


Rezultate imazhesh për perdorimi i alkoolit ne mjeksi


Studimet klinike kanë gjetur egzistencën e një lidhje mes konsumimit të alkoolit dhe dëmtimit të nervave, rreth një e treta e pacientëve të cilët konsumojnë alkoolit kanë dëmtime të nervave periferike të trupit, duke u rritur rreziku dhe ashpërsia e dëmtimit të nervave në rritjen e përdorimit të alkoolit.


 Konsumi i alkoolit të shpeshtë përshpejton tkurrjen e trurit, e cila nga ana tjetër çon në rënie të aftësive njohëse.

Sipas studimeve, duket të ketë një vazhdimësi mes dëmtimit më të shpejtë të trurit te individët të cilët kanë një periudhë më të gjatë të që konsumojnë alkool.

Konsumimi në nivele të larta të alkoolit shkakton gjithashtu edhe çrregullime gastrointestinale, metabolike dhe endokrine. Alkooli shton rrezikun e cirrozë së mëlçisë me rritjen e konsumit për çdo nivel të caktuar të alkoolit. Konsumi i alkoolit te gratë ka gjasa më të lartë në zhvillimin e cirrozë së mëlçisë sesa te burrat.

Rezultate imazhesh për perdorimi i alkoolit ne mjeksi
Alkooli rrit rrezikun e zhvillimit akute dhe kronike të pankreasit.

Po kështu, alkooli përmban 7,1 kcal/g dhe përbën një faktor rreziku për shtimin në peshë. Në konsumet e shpeshta dhe të rënda alkooli mund të zëvendësojë kaloritë, duke mos konsumuar vaktet dhe kështu krijohet cikli i cili çon në kequshqyerje.

Alkooli më nivele të larta mund të shkaktojë edhe kancer në zonat gastrointestinal.

Alkooli rrit rrezikun e kancerit të gojës, ezofagut (gurmaz) dhe të sistemit të frymëmarrjes; në një masë më të vogël egziston mundësia e shfaqjes së kancerit të stomakut, zorrës së trashë....


Alkooli rrit rrezikun e menjëhershëm të shfaqjes së kancerit të mëlçisë me rritjen e dozave të konsumit të tij.

 Alkooli shton gjithashtu rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit te femrat dhe influencon zhvillimin e tij, si dhe rrit presionin e gjakut dhe rrit rrezikun e shfaqjes së hipertensionit.

“Alkooli rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të gjakut (ishemia).

Konsumimi i shpeshtë është një faktor i konsiderueshëm rreziku si për shfaqjen e ishemive deri në shfaqen e hemorragjive. Ndikim në nivele të rrezikshme ka te adoleshentët dhe tek të rinjtë.

Sipas tij, ekziston një marrëdhënie varësie ndërmjet konsumit të alkoolit dhe shfaqjes së ishemive, rreziku ulet duke konsumuar doza më të vogla të alkoolit (deri në 24 g në ditë).


 Po kështu, ka një marrëdhënie ndërmjet konsumit të alkoolit dhe rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve korornare të zemrës. Një meta-analiza ka vlerësuar se konsumi i alkoolit në 20 g në ditë ul me 20 % shfaqjen e sëmundjeve koronare të zemrës. Megjithatë, duket se efekti mbrojtës zvogëlohet në moshat më të vjetra.



Rezultate imazhesh për perdorimi i alkoolit ne mjeksi



Ka disa prova që tregojnë se gratë që konsumojnë alkool në doza të vogla në përgjithësi kanë më shumë probleme me kockat në raport me gratë e tjera të cilat nuk konsumojnë alkool.

Ndërkohë, te njerëzit e moshuar, në krahasim me njerëzit që nuk konsumojnë alkool, konsumimi i sasive të vogla të alkoolit ulin rrezikun e përgjithshëm të vdekjes. 

Në një studim të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, niveli i ulët i konsumimit të alkoolit ul rrezikun për vdekshmërinë totale. Supozohet se konsumimi i 4 g alkool në ditë për femrat e moshës 65 vjeç e lart, dhe 11 g në ditë për meshkujt e moshës 65 vjeç dhe sipër konsiderohet pozitiv.

F.B

2019/02/08

Gjermania ia tregon vendin Serbisë: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, ndalni lobimin kundër saj nëse doni të hyni në BE



Ambasadori Christoph Heusgen i GjermaniseNë Këshillin e Sigurimit të OKB-së është duke u raportuar për Kosovën.


 - Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sot ka kërkuar nga Kosova që ta heq taksën daj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës sepse kjo sipas tij nuk është në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian.

Ai po ashtu ka folur rreth idesë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për krijimin e tregut të përbashkët të lirë në Ballkanin Perëndimor që do të nënkuptonte që edhe produktet e Kosovës do të hynin në Serbi. Mirëpo ai ka thënë po ashtu se Ivica Daçiq duhet të ndalojë lobimin kundër njohjes së pavarësisë, së pakthyeshme të Kosovës. Madje është shprehur i habitur me Serbinë se si po bën veprime që janë në kundërshtim me atë që ajo kërkon – anëtarësimin në BE.


“Nuk e kuptoj logjikën e juaj, kam menduar që Serbia do të bashkohet me BE-në”, ka thënë ai duke iu drejtuar përfaqësuesit të Serbisë në OKB.

***


ShBA e përsërit edhe në OKB: Të hiqet tarifa ndaj produkteve serbe

Image
Jonathan Cohen ka thënë se duhet të përmisohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shprehur besimin e tij se një marrëveshje do të arrihet gjatë këtij viti.

Sipas tij, heqja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovines do të përmisonte raporte dukshëm me këto shtete.

“Ne te gjithë i mirënjohim faktet se UNMIK-u ka përmbushë obligimin e vetë dhe përmes ekipit të Kombeve të Bashkuara mund të bëhet punë tjetër por jo përmes UNMIK-ut. Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në vitin 2019, ata duhet të jenë në përputhje me të gjitha prioritetet e tyre, duhet të bëjnë hapa përpara. Anulimi i tarifave për Serbinë dhe Bosnjën, normalizimi i marrëdhënjieve duhet të jetë priopritet tek të gjitha shtetet”, ka thënë ai.

***
Image
Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet fuqishëm Daçiqit për UÇK-në dhe e lë atë pa fjalë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është duke u raportuar për Kosovën.

Në raportin e tij, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, akuzoi ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për krimet ndaj shqiptarëve dhe serbëve.

Mirëpo, pas kësaj ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
u.

Ajo i ka thënë Daçiqit se e gjithë bora e din se të gjitha luftërat e ish-Jugosllavisë janë kryer në sytë e të gjithëve.

“Luftërat e ish-Jugosllavisë janë kryer në sytë e të gjithëve….. dhe ka vetëm një adresë dhe ajo është Beogradi. UÇK nuk ishte kriminele, por ka qenë një forcë e cila është themeluar nga burra e gra të reja për ta luftuar Millosheviqin.

***

Çitaku në KS të OKB-së thotë se Serbia është ajo që po e kushtëzon Kosovën në dialog

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kritikuar Serbinë për qasjen e saj ndaj Kosovës.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në raportin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka thënë se është Serbia ajo e cila po vë pengesa në dialog.

Ambasadorja Çitaku ka thënë se edhe sikur Kosova ta heq taksën është Serbia ajo e cila do të gjente përsëri ndonjë pengesë apo arsyetim që të mos vazhdohet dialogu dy palësh.

Tutje ambasadorja Çitaku në raportin e saj ka thënë se është Kosova ajo e cila do të ishte dashur qysh në fillim që të kushtëzonte këtë dialog, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“…Tani ata po e kushtëzojnë dialogun me taksën. Vendimi për taksën nuk ka qenë vendim i lehtë për ne. Tarifa ishin në reagim të fushatave agresive dhe brutale të Serbisë ndaj Kosovës. Nuk mundet që një shtet ta mbajë një dorë që ta shkatërroj shtetin tonë dhe dorën tjetër sikur janë për normalziminin e marrëdhënieve të mira me shtetin tonë….. asnjë produkt i cili ka pasur brendin e Kosovës nuk ka mundur që të kaloj në Serbi, atëherë pse Kosova të mos ia bëj këtë Serbisë… tarifat nuk janë problem por është vetëm një arsyetim që ata të mos ulen dhe të mos bisedojnë… tarifa nuk është ndonjë dëm ekonomik për Serbinë, sepse Serbia shet armë në botë madje edhe ne vendet që e kanë vendosur embargon. Serbia në Kosovë shet vetëm ëmbëlsira….Të gjitha arsyetimet dhe vonesat nuk e ndryshojnë faktin se Kosova është një shtet i pavarur dhe se dialogu nuk mund të kushtëzohet me arsye të tilla sepse Kosova është ajo e cila do të mund të kushtëzonte këtë dialog. Ne kemi 20 mijë arsye për secilën grua që është dhunua në luftë për të mos e vazhduar ky dialog…….. por Kosova asnjë herë edhe përkundër të gjitha këtyre nuk e ka kushtëzuar procesin e dialogut sepse ndërtimi i Kosovës për paqe de prosperitet në rajon, është në bazë të asaj që është ndërtuar….. ne dëgjuam edhe përpjekje për të rishkruar historinë… ne nuk dëgjuam pendim për të gjithë masakrat që janë kryer në Reçak….”, ka thënë ndër të tjerash në fjalimin e saj ambasadorja Çitaku.

Ajo ka akuzuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“….. edhe nëse Qeveria e Kosovës e suspendon sot tarifën Serbia do të gjej edhe një tjetër arsyetim për ta penguar këtë proces. Cili është arsyetimi i tyre për moszbatimi i marrëveshjeve që janë arritur…. çfarë arsyetimi kanë,… deri në atë ditë kur Serbia e njeh Kosovën si të barabartë dhe të pavarur, kjo botë do t ë vazhdojë të jetë pjesë e kësaj ngjarje..”, ka thënë ndër të tjerash ambasadorja Çitaku.

Ajo në fjalimin e saj ka theksuar edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Statutin e “Trepçës”.

Çitaku ka thënë se reagimi i Serbisë për këto dy çështje ka qenë absurd.

“Së pari më pak se dy muaj më parë ne ishim mbledhur këtu për të adresuar një vendim kur ne themeluam Ushtrinë tonë. Vendimi për të themeluar armatën ishte i ligjshëm dhe kjo ishte thjeshtë kontribut i Kosovës që të jetë pjesë e armatës veri-atlantike… është moment vendimtar për ne që të pozicionohemi te kontribuuesi i sigurisë…..”, ka thënë Çitaku.

Sa i përket Statutit të Trepçës, Çitaku ka thënë se ka kaluar koha kur për resurset e Kosovës ka marrë vendim Beogradi dh e theksoi se Kosova nuk diskuton me Serbinë për asnjë resurs të saj.

“….. reagimi i Beogradit për Trepçën ka shpalosur qasjen e vërtetë që Serbia e ka kundër Kosovës. Kosova nuk bisedon me Serbinë për Trepçën dhe për asnjë resurs tjetër. Koha kur për resurset e Kosovës u vendosën nga Serbia ka kaluar shumë kohë…..”, ka deklaruar Çitaku.

***

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nisur sonte seancën e rregullt në Nju Jork mbi raportin e punës së UNMIK-ut për periudhën 16 tetor 2018 deri më 15 janar 2019, të cilin e prezantoi shefi i këtij misioni, Zahir Tanin.

Në këtë seancë ka folur edhe Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA.

Ajo është shprehur e nderuar të jetë në dhomën e Kombeve të Bashkuara për shkak të respektit dhe vlerësimit që ka për të.

Pjesa e parë e fjalimit të Vlora Çitakut:

“Kosova nuk është një temë e re për këtë dhomë. Për shumë njerëz në botë ishte lufta e viteve të 90-ta, ajo që e solli Kosovën në vëmendjen tuaj, por lufta nuk ishte përvojë e izoluar për popullin tim”, tha Çitaku.

“Gjithësesi, vitet e gjata të shtypjes, shfrytëzimit, vitet kur neve na është mohuar e drejta jonë elementare. Nuk kemi pasur të drejtë të lexojmë e shkruajmë në shkolla, e as të këndojmë në rrugë”.

“Vitet e heshtura nën zhurmën e armëve të Serbisë, vuajtje që përfunduan pikërisht kur pararendësit e juaj, të ulur këtu, para 20 viteve më dhanë zë mua dhe vendit tim”.

“Vendi ynë u ngrit nga pluhuri i luftës dhe ishte pikërisht ambasada e Kombeve të Bashkuara që na ndihmoi të rritemi, kjo dhomë ka ofruar udhëzime dhe ka ndërmjetësuar debate të shëndosha për të ardhmen dhe ndërtimin e Kosovës”.

“Zonja dhe zotërinj, me gjitha këto fakte dke i marrë parasysh, iu adresohem juve me korrektësi dhe nder. Dhe them, seriozisht pse jemi mbledhur këtu sot? Dhe atë, për herë të tretë brenda 4 muajsh dhe po flasim për Kosovën”.

“Është e pabesueshme që ky Këshill ka mbledhur sesione më shumë për Kosovën sesa Sirinë, Jemenin ose Venezuelën”.

“Kjo dhomë tashmë është shndërruar në një teatër, një vend ku Serbia i tregon prralla botës, madje të shpikura që as vet nuk iu besojnë”.

“Kjo dhomë po keqpërdoret për konsum të brendshëm. UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë, madje as mandat për ta ushtuar rolin e saj”.

“Këto obsesione kanë humbur sensin. Kjo që po ndodh këtu tregon se Serbia nuk është e sinqertë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si komb i lirë”.

“11 vite më parë, mu këtë muaj, një Republikë e re lindi në Evropë dhe Kosova, as sot dhe as nesër, dhe as kurrë nuk do të negocioj shtetësinë e pavarësinë”.

“Ne jemi të gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive si fqinj, si të barabartë, por mu këtu qëndron problemi. Serbia vazhdimisht kundërshton idenë që Kosova është e barabartë, prandaj edhe kërkojnë drama të panevojshme”.

“Ata kanë një refuzim tejet këmbëngulës për tna pranuar se jemi të barabartë, por fundja është problem i tyre. Unë nuk e kuptoj pse duhet të mbledhemi kaq shpesh dhe të diskutojmë për një univers paralel që ka krijuar Serbia dhe jeton vetëm në të”.

***

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq tha se vendimi i Prishtinës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe është politik.

Ai në fjalimin e tij në KS të OKB-së, tha se vendosja e kësaj takse është e ‘palogjikshme’, ndërkohë që Serbia është përmbajtur nga aktet e njëanshme për shkak të mos themelimit të asociacionit serb dhe vendimit të Kosovës rreth statutit të Trepçës.

“Vendimi për taksën është i motivuar politikisht dhe ka penguar vazhdimin e dialogut. Serbia beson se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”, tha Daçiq.

Duke folur për rishqyrtimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, shefi i diplomacisë serbe tha se stafi i këtij misioni së fundi është reduktuar së bashku me buxhetin e tij, duke kërkuar nga vendet e OKB-së që të mos nguten me rishqyrtimin e vendimit rreth këtij misioni në Kosovë.

Ai ndërkaq ka rikujtuar se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka akuzuar UNMIK-un se po shkruan raporte të shpikura, duke akuzuar edhe BE-në se ka ngulfatur dhe mbytur procesin e dialogut.

Daçiq përsëriti se Serbia është për vazhdimin e dialogut, por sipas tij kjo do të ndodhë vetëm kur Prishtina të heqë taksën. “Është koha për një paqe të qëndrueshme mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha ai.

Ai ka thënë se i mbështesin akuzat e Gjykatës Speciale dhe presim që akuzat të behën zyrtare sa më shpejtë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Serbia ka paguar 750 milionë dollarë dhe do të paguaj edhe mbi 200 milionë dollarë në emër të borxhit që kishin marrë për Trepçën.

“Ne jemi të përkushtuar në dialog, por ne këtë do ta bëjmë pas vendimit që do të marr Prishtina për heqjen e taksës. Ne i përshëndesim të gjitha shtet që kanë kërkuar heqjen e taksës, por ne kërkojmë që të bëhet më tej presion për heqjen e taksës. Ne nuk do të vazhdojmë dialogun pa hequr taksën. Ne jemi të vendosur që çështja të zgjidhet përmes dialogut, duke e ndjekur kursin e paqes dhe kërkojmë që edhe pala tjetër të përmbahet nga provokimet”.


Aktori i njohur tregon se si dy shoqe të tij u abuzuan nga profesorët


Edhe aktori i njohur, Kushtrim Sheremeti ka reaguar për rastin e dhunimit të së miturës në qytetin e Drenasit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Sheremeti ka treguar një episod dhune që u kishte ndodhur shoqeve të tij të shkollës.
Image may contain: 1 person, close-up
Sipas aktorit të njohur, rastet e dhunës në të kaluarën nuk kanë mundur të raportohen për shkak të sistemit, gjë që nuk ekziston tani.
Aktori ka kërkuar që në raste të tilla të mos heshtet dhe denoncohen./Indeksonline/
Postimi i plotë:
E mbaj ne mend mire, gjate shkollës se mesme te paktën dy profesor i paten abuzuar dy shoqe! Madje njeri prej tyre kishte tentu edhe me e perdhunu njeren ndersa ai tjetri na e nxike jeten neve qe e kishim shoqe tjetren, sa nje here me pat than “kujdes ka po i shtin durte” ne mes te ores vetem pse isha ulur ne te njejten banke me te !!!
E kishim te pamundur me e lajmeru ne polici profesorin qe kishte tentuar perdhunimin sepse ishin policia serbe ne ate kohe k’sajde dhe nese e qonim punen deri aty e rrezikonim edhe shoqen! E paten largu prej punes (pas shume kercenimeve qe i kishim bo me nje grup te shokeve ne drejtori se kemi me e bo te madhe shume ate pune) e tjetrin jo sepse nuk na nxejshin bese disa arsimtar e prinderit pasi mendonin se ne si te ri jemi “qu peshe”…
“Majmuna” qe e shfytezojne autoritetin ka pase edhe atehere edhe sot, por keta te rinjte e sotem jane me fat qe po i shperfaqin ata… kisha pas qejf ne ate kohe me i pas mundesite e tyre sot!
Prandaj, sa here e verejne ndonje “majmun” te tille, po shpresoj se nuk do te heshtin edhe do te jene te guximshem!/Indeksonline/
Image may contain: 1 person, sitting

Bleona përgatitet për “Grammy”, bënë ushtrime si e “çmendur” për një trup sa më të mirë!


Bleona Qereti si duket do të marr pjesë në ndarjen e çmimeve “Grammy”.



Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet duke ushtruar.
“Përgatitet për Grammy” ka shkruar ajo në postimin e saj.

Rikujtojmë, që në këso paraqitje Bleona përpiqet që të duket sa më provokuese e si rrjedhojë shfaqet shumë e zhveshur.


Serbi, pjestar i FSK-së që dyshohet se keqtrajtoi seksualisht një të mitur


Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person nën dyshimin për keqpërdorim seksual ndaj një vajze 15 vjeçare. Prokuroria Themelore në komunikatën dërguar mediave ka njoftuar se personi është ushtarë i FSK-së.

Indeksonline mëson se i dyshuari M.S. (nacionalitetit serb) është larguar qe 7 muaj nga ushtria e Kosovës.

Burime tona tregojnë se i njëjti nuk ishte ushtar aktiv, por vetëm pjesë e rezervistëve të FSK-së.

Ndryshe, organet e drejtësisë kanë njoftuar se sot rreth orës 17:30 minuta është ndaluar i dyshuari M.S. në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

Vlen të theksohet se mbi 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit, në mënyrë kolektive kishin parashtruar kërkesat për t’u tërhequr nga kjo forcë, për shkak të siç thuhet presioneve nga Beogradi.

“Kosova-Sot” shkeli të drejtat e njeriut, publikoi fotografinë e vajzës nga Drenasi



Asociacioni i Gazetarëve  të Kosovës ka përcjellë me vëmendje  raportimet e gazetarëve rreth rastit të dhunimit të dyfishtë të së miturës ne Drenas.
AGK shpreh shqetësim për publikimin e fotografisë së viktimës në ueb-in e gazetës “Kosova Sot”.
Kjo formë e raportimit është shkelje e të drejtave të njeriut, Kodit Etik dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave që zbulojnë identitetin e viktimës.
AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, sidomos në raste  të ndjeshme si kjo por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.
AGK mbështet vetëm punën profesionale  të gazetarëve bazuar në respektimin e standardeve bazë të profesionit dhe inkurajon e informimin korrekt dhe të drejtë të publikut.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini si dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq kanë zhvilluar së fundi një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti për raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.





Ishte pikërisht Mogherini e cila tha se ka biseduar me presidentin serb, Vuçiq, për zhvillimin e dialogut.

“Bisedova me presidentin Vuçiq për rrugën përpara rreth dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për normalizimin e gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe thelbësore për Kosovën dhe Serbinë, për përparimin drejt BE-së, stabilitetin dhe paqen në rajon. Tarifa duhet të largohet, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar Mogherini në Twitter, transmeton Indeksonline.

Presidenti Vuçiq ka thënë gjatë bisedës se dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës, thuhet në një komunikatë nga Presidenca serbe.

Përpos kësaj, ai përmendi edhe një kusht tjetër e që ka të bëjë pikërisht me Trepçën.

“Dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës”, thuhet të ketë deklaruar Vuçiq.

Tutje Vuçiq ka shtuar se masat e tilla të vendosura nga e Prishtinës dëmtojnë stabilitetin e gjithë rajonit.

Në bisedë u theksua se Serbia është e përkushtuar për zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën evropiane, thuhet në komunikatë

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...