Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/09

James Ker Lindsey : Shkëmbimi i territoreve si pavarësia, s’shkakton telashe

Rezultate imazhesh për james ker lindsay

Nuk ka asnjë arsye që të shikohet me frikë ideja për ndryshim të mundshëm të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje finale për problemin shumë vjeçar ndërmjet dy shteteve, kështu thotë hulumtuesi nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike në Londër, eksperti për Evropë-juglindore, James Ker Lindsey.

“Nëse shpallja e një anshme e pavarësisë së Kosovës në 2008-ën nuk ka dërguar në një konflikt, pse një marrëveshje e mundshme Beograd-Prishtinë duhet të shqetësoj komunitetin ndërkombëtar”, pyet ai, në një intervistë për ‘tanjug’, trasnmeton Gazeta Express.


Sipas tij është e pakuptueshme se pse ka shqetësim për idenë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve si mundësi për zgjidhje.

Rezultate imazhesh për james ker lindsay

“Ata japin ‘argumente të forta’ se si një marrëveshje e tillë mund të nxisë një konflikt, nuk duhet të jenë nga rezultati i një zgjidhje të tillë”, shton ai.

Komuniteti ndërkombëtar, duhet të pranoj çfarëdo marrëveshje që Beogradi dhe Prishtina pajtohen, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e territoreve.
Rezultate imazhesh për james ker lindsay
“Unë e di se është një çështje e ndjeshme, ne jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë për këto dhjetë vite pasi Kosova ka deklaruar pavarësinë. Unë e di që disa vende tashmë po i tërheqin njohjet, dhe nuk e besoj që është e mundur që Kosova të pajtohet me Serbinë në të njëjtën kohë. Ndërkohë Kosova e di që pa një pajtim me Serbinë nuk ka integrim në BE dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Mendoj se është kruciale që t’iu jepet një mundësi të dy palëve për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Eksperti britanik thotë se shumë e shohin idenë e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve me ndjenja të përziera, por sipas tij është e rëndësishme që udhëheqësit e të dy palëve të flasin për të gjitha opsionet e mundshme.

“Çdo gjë për të cilët të dy palët bien dakord, ne duhet ta pranojmë dhe ta mbështesim ndërkombëtarisht” thotë ai.

Hulumtuesi britanik shton se është normale që çfarëdo ideje për ndryshim të kufijve në Ballkan të shihet me shqetësim, duke përmendu këtu efektin negativ që mund ta ketë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Megjithatë, situata aktuale në Bosnje është e brishtë. Nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje e cila do të pranohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe kështu nuk do të ketë pasoja në Bosnje. Argumenti se kjo do të ndikonte atje, nuk është valid”, potencon Lindsey.

Për të ‘Republika Srpska’ nuk mund të ndryshojë asgjë pa pajtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, kur bëhet fjalë për një nxitje të mundshme për lëvizje të kufijve.

Lindsey thotë se arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta bënte rajonin e Ballkanit Perëndimor më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Hulumtuesi britanik thotë se ka pasur edhe disa biseda me politikan ndërkombëtar, dhe thotë se ‘prapa skenave’ ata kanë një çasje pragmatike, sepse shohin përfitimet që mund të ketë arritja e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai thekson se arritja e marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin ishte një shembull i shkëlqyeshëm për stabilizimin e rajonit, por me një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ballkani Perëndimor do të jetë edhe më stabil.

“Kur Beogradi të jetë gati që pas marrëveshjes ta njoh pavarësinë e Kosovës, atëherë noramizilim i raporteve do të vazhdojë, por kjo nuk është përfundimi i të gjitha përpjekjeve, është e nevojshme që të mbrohen të drejtat e serbëve në Kosovë, por edhe të shqiptarëqve në Serbi, gjithashtu duhet zgjidhur edhe të gjitha problemet me objektet fetare në Kosovë”, shton Lindsey.

Britaniku thotë se duhet shfrytëzuar momentumi i mirë i krijuar nga marrëveshja ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.

Lindsey thotë se pavarësisht Brex-it, qëndrimi i politikës së jashtme të Britanisë së Madhe, do të mbetet e pa ndryshuar karshi zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Brex-it është një sfidë e madhe për politikën e jashtme të Britanisë së Madhe, por Londra e ka identifikuar si një çështje shumë të rëndësishme për sigurinë në Evropë, dhe nuk do të humb interesin në rajon dhe as të ndryshojë politikën”, ka thënë ndër të tjera hulumtuesi nga Britania e Madhe.

Pavarësisht Brex-it, Lindsey thotë se Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk do të kenë dallime sa i përket disa fushave.

POST FESTUM I TRIBUNES SHKRIMTARI DHE MEDIAT

Fotografia e profilit të Bedri Halimi

Nga Bedri Halimi 


Në jetën kulturore, letrare e shkencore në Kosovë, ka përparime, por edhe anomali nga më të ndryshmet. As për sukseset, e as për të metat, nuk janë thënë e nuk thuhet sa duhet. 

Në Kosovë ka institucione nga më të ndryshmet, por tribuna, emisione, debate nuk janë organizuar. 

Një të tillë e bëri Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, në lokalet e Institutit Albanologjik, ku u lexuan 3 kumtesa, e pastaj pati edhe debate nga të pranishmit tjerë.

Qëllimi nuk ishte as të luftohej kush, as të lavdrohej kush, as të shiste mend kush.

Qëllimi ishte senzibilizimi i një të mete që kultura e veçanërisht prezantimi i botimit të veprave letrare të bëhej në mediat e ndryshme vizuele e të shkruara.

 Natyrisht jo për tu thurur lavde e himne, as librave e as autorëve të veçantë. 

As të mohohej krijimtaria e asnjë emri të përveçëm.

Nuk ishte qëllimi as të kërkohej nga gazetarët e shumtë të mediave të caktuara që të bëheshin kritikë letrarë. 

Jo. Por forma të prezantimeve në media të veprave të arrira ka sa të duash. Ka pasur edhe në të kaluarën. 

Ka edhe sot në gjithë botën.

Në këtë tribunë, që urojmë të mos jetë e fundit nuk u pretendua se janë thënë të gjitha, siç nuk u pretendua se janë të qëndrueshme të gjitha ato që janë thënë.

Prandaj ishte tribunë, dhe pas prezantimit të kumtesave u hap debati. Në debat mund të fliste secili nga këndi i vet, për ta thënë mendimin e tij.


Po pra, në këtë tribunë, as nuk pretendohej që ti bënte dikush reklamë as vetës e as dikujt për ta shpallë dikë shkrimtarë ose jo shkrimtarë. 

Për secilin flasin librat e botuar, vlerësimet e recenzentëve dhe redaktorëve. 

Librat janë public ashtu siç ishte publik edhe njoftimi për tribunën. Pjesëmarrja e lirë. Me mundësi për të debatuar secili.

 Por në mesin e atyre që paskan qenë në sallë, paskësh qënë edhe një intelektual që nuk paska folur fare. 

Arsyet i din ai. Ose s’ka pasur ç’të flasë, ose ska ditur ç’të flasë. Por nga ajo që shihet, dihet vetëm se qenka “fanepsur” fort. 

Dhe kur është liruar nga “fanepsja” ishte bërë vonë.

Se si mund të bëhesh antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve, janë dokumentet që e përcaktojnë këtë. 

Por të qenët antarë i LSHK në kuptimin formal, nuk dmth se je edhe shkrimtarë në kuptimin esencial. 

Prandaj edhe është i nevojshëm debati në jetën tonë kulturore. Njeriu nuk lind as shkrimtar, as mjek, as inzhinjer. 

As patriot, as kriminel. Rrjedhimisht as kultura, as arti e as shkenca nuk janë monopol i një kategorie apo njerëzve të caktuar, qofshin këta edhe emra të përveçëm. 

As patriotizmi e tradhetia.

Për të qenë dikush patriot, pak ka rendësi se si e quan vetën ai, rëndësi ka si e quajnë të tjerët. 

Dhe të tjerët nuk mund ta quajnë ndryshe nga veprimet e tij nga sjelljet e tij praktike në shoqëri. 

Pra jo nga deklarimet verbale. Po kështu ndodh edhe me të qenët artist, këngëtar, kompozitor, piktor, skulptor, poet, prozator, dramaturg, historian, gjuhëtar, etnolog, folklorist etj. 

Të flasësh se a është dikush shkrimtar dhe sa është shkrimtar, së pari duhet ti lexosh librat e tij dhe pastaj të japësh gjykimin.

 Në tribunë u fol për një fenomen kulturor negativ që duhet ndrequr. 

E këtë mund ta bëjnë “ustallarët”. Dhe “ustallarë” zor se mund të bëhet ndonjë i “fanepsur”. 

Arsyeja: gjërat i shohin vetëm përmes “një penxhereje të ngushtë” e para, dhe dyta, dikujt mund tu jetë ndalur ora që moti.

Ibrahim Rugova krijues


S Hamiti.jpg

Shkruan: Akademik Prof.Dr. Sabri Hamiti



Rezultate imazhesh për ibrahim rugova

1.

Po rikujtojmë sot dy decenie të krijimtarisë letrare e të formimit intelektual të Ibrahim Rugovës (1967-1987), për të kuptuar formatin kulturor e nacional të njeriut që për dy deceniet në vazhdim (1987/8 – 2006) u bë prijësi politik i Kosovës.


Imazh i ngjashëm


2.

Leonardo Da Vinçi, piktor dhe shpikës gjenial, në fund është trembur nga madhështia e natyrës, qoftë me veprën e vet të kulturës.

 Mbasi ka krijuar pikturat e famshme, “Mona Liza” e “Darka e fundit”, në fund të jetës ka bërë “Auto­portretin”. Çështja është ballafaqimi i fortë natyrë/kulturë. E para mban misterin e krijuesit suprem. E dyta mban drithërimën e krijuesit njeri, i cili padashur bie në mëkatin e ëndrrës të rivalizimit me krijuesin suprem. Është ëndrra e fëmijës që nuk ka fund, për t’u bërë Krijues (ai që shpik). Kurse, e matur me jetën e njeriut, mbërrin vetëm të bëhet Autor (ai që shton).


Rezultate imazhesh për ibrahim rugova

3.

Tani jemi në fushën e kulturës dhe Ibrahim Rugova shkrimin e librin i kishte dhe i bëri kult në rini. Këtë e pa empirikisht në Shkollën Normale në Pejë, duke mësuar që ka një mospajtim ndërmjet shkollës (dijes) e krijimit. Pikërisht atëherë kur Mësuesi nuk ia pranoi Krijimin, duke e parë tepër të përkryer për një Nxënës, duke e rezervuar përkryerjen për Krijuesin.


Imazh i ngjashëm

4.

Këtë mister Ibrahim Rugova u nis ta zgjidhë pas ardhjes në Prishtinë në studimet letrare, më 1967; e sidomos kur u bë Autor mbas vitit 1968, së pari te revista “Fjala” me esetë “Zenite letrare”, ku në veprën letrare kërkonte ta gjente Autorin, duke bërë të kundërtën e zotërimit të mendimit të atëhershëm. Ese që u botuan në librin “Prekje lirike” në vitin 1971. Në rrethin kulturor letrar të brezit të 68-tës në Universitet, kjo u bë vepër në shkrime, botime e bisedime për krijimin në rrethin më të ngushtë, ku ishin Rexhep Ismajli, Eqrem Basha, Beqir Musliu, Teki Dervishi, unë, që po dëshmoj, e të tjerë. Krijuesit e rrethit i botonin punimet te gazeta “Bota e re”, te revista “Dituria” dhe librat te ky botues. Artikulimet e tyre letrare me synim rimarrjen e trashëgimisë shqipe në komunikim me modernitetin evropian, u dukën si alternativë letrare e rrafshit të përparshëm të etabluar. Kulti i ri letrar u bë libri, dalja e të cilit quhej festë, e përcjellë me diskutime. Në këtë komunikim letrar dhe kulturor, Ibrahim Rugova u shqua si lexuesi i parë publik i botimeve të reja.



Rezultate imazhesh për rugova me presidentin amerikan

5.

Ibrahim Rugova hyri në Institutin Albanologjik më 1972, për t’u ngritur deri në nivelin e titullit të Këshilltarit Shkencor. Tashmë me staturën e Autorit e të autoritetit letrar, Ibrahim Rugova ngjitej shkallëve të ekselencës. Në një anë, duke gjurmuar letërsinë klasike shqiptare për të rimarrë trashëgiminë. Në anën tjetër, duke lexuar e vlerësuar letërsinë bashkëkohore. Në thelb, duke thelluar njohjen e aktit krijues, studimin e formave letrare, për të kurorëzuar teorinë e kritikës e të letërsisë, duke u ballafaquar me metodat moderne evropiane. Për ta parë identitaren shqiptare në vallen e universalieve të letërsive të tjera bashkëkohore. Risi, shumësi metodash, pa fetishizime, nënvizonte atëherë Rugova. Pamja e kritikut u shfaq: si bibliograf, si interpretator, si teorik, madje si kronikan në vështrimin e “Kohëtores” të Faik Konicës. Po edhe duke u matur me metoda kërkuese e disiplina bashkë­kohore, si strukturalizmi e semiologjia.


Imazh i ngjashëm

6.

Ibrahim Rugova më 1977 shkoi për qëllim studimi në Paris, në Collège de France, ku takoi Rolan Bartin profesor, duke qenë vetë “élève libre” [nxënës i lirë]. Në parantezë: Collège de France është institucion akademik krejt i veçantë ku nuk ka studentë të rregullt; nuk ka regjistrim, mësimi është falas, institucioni nuk lëshon asfarë diplome, prania në kurse është e lirë, mund të hyjë gjithkush. Këto nuk janë aspak kurse të vulgarizimit, por të ekselencës; profesorët duhet të paraqesin kërkimet e tyre në rrjedhë (“në çastin e të bërit”). Ata flasin çka duan, pasi nuk ka detyrime as diplomë, por kjo duhet të jetë përherë e re. Nuk ka të drejtë asnjëherë të përsëritet kursi.

Pra, Rugova nuk shkoi në Francë për të bërë një diplomë, e as që mori diplomë. Mirëpo, aty gjeti një parajsë diturie, ku shpirti hapet i lirë për të shfaqur të gjitha kapacitetet e të vërejturit dhe të filozofimit. Ky duhet të ketë qenë viti më frytdhënës në botën e tij intelektuale, kur e poq ndërgjegjen fundamentale: për mendimin e lirë dhe njeriun e lirë.

Rezultate imazhesh për ibrahim rugova

7.

Me t’u kthyer në Prishtinë Ibrahim Rugova iu kthye studimit të veprës së Pjetër Bogdanit, “Cuneus Prophetarum”, studim të cilin e kurorëzoi për tri vite dhe e botoi me titullin “Vepra e Bogdanit: 1675-1685” në vitin 1982. Aty Rugova shpaloi e dëshmoi diturinë sistematike e pasionin letrar, duke zbuluar vlerat fundamentale të letërsisë filobiblike shqiptare, të lakuara në fushat e semiologjisë, të mitologjisë e të humanistikës. Libri u çmua me Shpërblimin e Dhjetorit për letërsi.

Imazh i ngjashëm

8.

Ibrahim Rugova e mbrojti tezën e doktoraturës me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983” në Prishtinë më 1984. Libri u botua dy vite më vonë. Është kjo një histori e padeklaruar e kësaj forme letrare në letërsinë nacionale. Në vitin 1987 botoi veprën “Refuzimi estetik”, që është libri i fundit i botimeve të tij letrare. Ai aty ngrente procedurën e kontestimit të diktaturës e të totalitarizmit, duke mbrojtur në të njëjtën kohë natyrën e letërsisë. Sepse ushtrimi i lirisë deri në fitoren kolektive kërkon forma të tjera të kontestimit, të gjuhës në veprim e të aktantit dhe të autoritetit. Shkurt: nga “Refuzimi estetik” kalohet në “refuzim politik” të shqiptarëve ndaj dhunës.


Imazh i ngjashëm

9.

Në gjashtë libra shfaqet profili kritik i Ibrahim Rugovës: leximi krijues te vepra “Prekje lirike” (1971), specifika e qenësia letrare te vepra “Kah teoria” (1978), kritika e vlerësimi i poezisë te libri “Strategjia e kuptimit” (1980), filozofia e semantika letrare te “Vepra e Bogdanit” (1982), sistematizimi i kritikës shqipe te vepra “Kahe e premisa të kritikës letrare shqipe: 1504-1983” (1986), raporti i intelektualit me pushtetin te libri “Refuzimi estetik” (1987).

Rezultate imazhesh për ibrahim rugova

10.

Askush nuk shkruan pasthënie të veprave të veta. Edhe Rugova e shkroi tekstin e fundit (“Xhojsi, shqipja, Aristoteli”) si parathënie për kërkimet e veta të mundshme teorike-filozofike-letrare, që nisin nga Antikiteti. Imagjinonte se do të vijonte të kërkonte Krijuesin te vetja, por ylli i tij i tha ndryshe: do të bëhesh Krijues në një fushë tjetër, të lirisë së njeriut, të lirisë së vendit. Më 1988 Rugova u bë kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, duke ia falur zemrën dhe shpirtin artikulimit të vullnetit të popullit të vet. Më 1989 krijoi formacionin politik, demokratik e pavarësist të Kosovës (LDK), dhe u bë prijës shpirtëror dhe politik i Kosovës deri sa ndërroi jetë.

Pas zgjedhjeve në Serbi, Sanxhaku me autonomi?


ismet abazi

Nga: Ismet Azizi

Edhe pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje ne mes Zukorliqit dhe Uglaninit, sloganet e tyre lënë të kuptohet se Lajiq është kundërshtar i përbashkët i tyre. Votuesit në Sanxhak tashmë e kanë kuptuar se politikës pro serbe të Rasim Lajiqit i ka ardhur fundi.

Të dy kundërshtarët e Lajiqit dalin me sloganet – njëri për “bashkim” e tjetri për “pajtim” – që kanë për qëllim ta bindin popullin e Sanxhakut që t’ju kthehen liderëve që kanë për qëllim krijimin e autonomisë për Sanxhakun dhe ndërtimin e një autostrade që do të lidhte vendim me Sarajevën dhe Mitrovicën. Një gjë e këtillë ripërtërinë urat e bashkëpunimit me Kosovën.

Lëvizjet e fundit të delegacioneve të ndryshme të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe ato të studentëve në manifestimin e “Epopesë së UÇK-së“, flet shumë në këtë aspekt. Lajiq del me sloganin “Serbia fiton”, i cili haptas është kundër autonomisë dhe, sipas tij, “për” autostradën e cila lidhë Serbinë me Malin e Zi!

Me rastin e vizitës që ua bëri shtandeve për mbledhjen e nënshkrimeve, Zukorliq vlerësoi se do të dëshmojë se, megjithatë, ekzistojnë politikanë të cilët e flasin të vërtetën.

Edhe pse mediet në internet, të kontrolluara nga Zukorliqi, e cilësojnë kandidimin e tij të sërishëm si një “bombë”, kundërshtarët nuk i ka habitur shumë ky hap i tij. Portali ‘Sandzacke Novine’, akuzon Zukorliqin për përdorimin e infrastrukturës dhe të gjitha burimeve tjera të Bashkësisë Islame në shërbim të politikës për zgjedhjet lokal dhe parlamentare.

Deputeti i PAD-it (SDA), mjaft i zëshëm në Parlamentin serb, ka deklaruar se “vet emërtimi i listës thotë se parimi i unitetit të çështjeve kryesore për popullin boshnjak dhe rajonin e Sanxhakut edhe në këto zgjedhje, si dhe të gjitha deri më tani, do të jetë baza mbi të cilën PAD hyn në garë. PAD-i i Sanxhakut, si përfaqësues legjitim i boshnjakëve, në mes të tjerash do të angazhohet për integrim evropian të Serbisë dhe në NATO, ndryshime në Kushtetutë, reformën e sistemit politik dhe për autonominë e Sanxhakut”.

Edhe pse kandidatura e Zukorliqit ia prish llogaritë Lajiqit, adhuruesit e tij shpresojnë se nuk do të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve të cilat do të mbahen me 24 prill të këtij viti. Të njëjtit, pra rivalët politikë të Zukorliqit në Sanxhak, pohojnë se ngrirja e funksionit të myftiut është precedent që ndan popullin.

Meho Omeroviq nga SDPS e Lajiqit, i frustruar me kandidimin e Zukorliqit, shton: “Ky njeri fyen inteligjencën e popullit të vet. Le të kujtojmë se ai gjithashtu ishte kandidat presidencial. Ai pastaj është transferuar me vendbanim në Srebrenicë, ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale në komunën e Srebrenicës, ka paralajmëruar kandidaturë për presidentin e Republikës Serbe. Ky njeri është thjesht i etur për vëmendje të medieve dhe ai kujdeset vetëm për vetveten”, ka thënë Omeroviq.

Aktivistja për të drejtave e njeriut, Aida Çoroviq, një anëtare nga lista e demokratëve në Parlamentin e mëparshëm serb, nuk pret ndryshime të mëdha pas këtij vendimi të Zukorliqit. Çoroviq shton: “Nuk mendoj se do t’i rriten shanset në mënyrë dramatike. Mendoj se nuk do të duhet të ketë ndryshime të mëdha, por unë nuk do të thosha se boshnjakët i rregulluan të gjitha punët. Shumë gjëra duhet të diskutohen me akterët politikë në vend. Boshnjakët dhe myslimanët në Sanxhak shumë gjëra nuk i kanë zgjidhur. Para së gjithash, mendoj në gjendjen ekonomike“.

Çoroviq ka shtuar se “një nga çështjet që duhet përmendur është edhe se si do të reagojë për këto ndryshime, jo vetëm opinioni në Sanxhak, por edhe zyrtarët në Sarajevë dhe Beograd.

Si duket të gjithë ia kanë frikën liderit fetar, Zukorliqit, i cili kësaj radhe e ka shumë seriozisht garën për t’u futur në Parlamentin serb dhe për të marr pushtetin lokal.

Derisa aktivistët e listës “Muamer Zukorliq – për pajtim” për disa ditë me radhë mbledhin nënshkrime në qendër të qytetit, në të njëjtin vend janë shfaqur edhe aktivistët e listës “SDA e Sanxhakut – Dr. Sulejman Ugljanin”.

Sot, siç mund të lexojmë në mediet e Sanxhakut, të rinjtë e Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ), lider i së cilës tashmë edhe zyrtarisht është Zukorliq, në frymën e sloganit të tyre nderuan aktivistët dhe zyrtarët e PAD-it me ëmbëlsira dhe i uruan fat në mbledhjen e nënshkrimeve dhe fushatën e ardhshme zgjedhore. Pas kësaj, përfaqësuesit e PAD-it, këndshëm të befasuar, ua kthyen atyre peshqeshin me një flamur të Sanxhakut. Nga shtabi i listës “Muamer Zukorliq – për pajtim”, thonë se do të vazhdojnë të promovojnë idenë e pajtimit, fushatë të drejtë, korrekte dhe shtrirje të dorës së pajtimit për të gjithë pjesëmarrësit tjerë në garën e ardhshme zgjedhore.

Edhe pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje në mes Zukorliqit (myftiut të Sanxhakut), i cili ka ngrirë funksionin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje, dhe Uglaninit – lider politik deri më tani i pakontestuar i Sanxhakut – sloganet dhe sjelljet e të rinjve nga të dy palët lënë të kuptojnë se ekziston një përafrim dhe se Lajiq është kundërshtar i përbashkët i tyre.

Votuesit në Sanxhak, tashmë e kanë kuptuar se politikës proserbe të Rasim Lajiqit i ka ardhur fundi. Një gjë e tillë u vërejt edhe nga gjesti i lartëpërmendur i të rinjve të të dy palëve, i cili mori admirimin e shumë qytetarëve të cilët shpresojnë për një bashkim të këtyre dy partive për ta marrë pushtetin lokal dhe për t’u futur me numër më të madh në Parlamentin serb dhe në Qeveri.

Përfshirja e Sanxhakut në Luftën e Dytë Botërore


 Ismet Azizi

Sanxhaku, si një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm në aspektin historik, gjeografik, gjeostrategjik dhe sidomos nga pikëpamja gjeopolitike, në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore, në Ballkan kishte rëndësi të madhe për të gjitha palët në konflikt.

Më 6 prill 1941, Gjermania sulmoi Jugosllavinë. Më 17 prill Komanda e Lartë e Ushtrisë Jugosllave nënshkroi aktin e kapitullimit. Pushtimi u shoqërua me copëtimin e territorit të Jugosllavisë midis gjermanëve, italianëve e bullgarëve.

Sanxhaku ishte një trevë në të cilën gërshetoheshin interesat imperialiste, i interesat të ngushta nacionaliste të shteteve pushtuese.

Në bazë të marrëveshjes së arritur në Vjenë, më 21 -22 prill 1941, midis ministrit të jashtëm gjerman, Ribetrop dhe ministrit të jashtëm të Italisë, Galeaco Çiano, viset shqiptare në Jugosllavi u ndanë midis Gjermanisë, Italisë e Bullgarisë.

Në këtë kuadër Italia do të merrte pjesën më të madhe të Rrafshit të Kosovës, me qytetet Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Prizren, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Ulqin, Tuz, Plavë, Guci, Rozhajë e Tutin, të cilat me dekret mbretëror, të datës 7 gusht 1941, ato iu bashkuan Shqipërisë etnike

Ndërkaq rajonet midis Mitrovicës, Podujevës, Vuçitërnës, për shkak të interesave strategjike të Gjermanisë, nevojës që kishte industria e saj e luftës për minierën e Trepçës, u përfshinë në kuadrin e shtetit kuisling serb të Nediqit, që varej drejtpërsëdrejti nga Berlini.

Gjermania, para së gjithash, ishte e interesuar të shfrytëzojë minierën e Trepçës dhe kështu i kushtoi më shumë vëmendje pjesëve lindore të Sanxhakut, gjegjësisht qarkut të Pazarit të Ri, Tutinit dhe Senicës.

Italia, e cila kontrollonte pjesën më të madhe të Sanxhakut, bënte përpjekje nëpërmjet tij të depërton thellë në Gadishullin Ballkanik për të zgjeruar ndikimin e saj. Këto aspirata italiane në mënyrë të pashmangshme u ndeshën me pozitën dominuese të Gjermanisë në Ballkan.

Nga ana tjetër, shteti i pavarur i Kroacisë (NDH) pa mundësinë e përhapjes së tij në regjionin e Sanxhakut ndërmjet popullsisë dominante myslimane, e cila konsiderohej popullsi kroate e islamizuar.

Për Serbinë dhe Malin e Zi, Sanxhaku ishte zonë e rëndësishme e interesit, sepse, me një strukturë të tillë të popullsisë, jo që mundësonte bashkimin, por ndante këta dy popuj.

Rrezikun më të madh forcat reaksionare çetnike dhe ato të Nediqit, por edhe në përgjithësi serbo-malazeze ishte ekzistimi i shqiptarëve në këtë trevë, të cilët paraqisnin, sipas tyre, pengesë permanente për realizimin e aspiratave të tyre.

Megjithatë, shqiptarët dhe pjesa dërmuese e popullsisë myslimane e patën rastin që, me përkrahjen perëndimore, njëherë e përgjithmonë të çlirohet nga serbo malazezët.

Popullata shqiptare e Kosovës, e Sanxhakut dhe viseve të ndryshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ndonëse nën sundimin e pushtuesit të ri nazifashist, e përjetuan këtë si lehtësim, madje edhe si shpëtim. Bashkimi i pjesës më të madhe të tokave shqiptare me Shqipërinë, u prit me një entuziazëm të madh nga popullsia shqiptare.

Këtë bashkim, edhe pse erdhi si rrjedhojë e interesave strategjike të shteteve të Boshtit, shqiptarët, të cilët kishin përjetuar dhunë e terror të paparë, e konsideronin si çlirim kombëtar.

Pra, pajtimi i shumicës së shqiptarëve me situatën e re të krijuar ishte si rrjedhojë e politikës gjenocidale që kishte zbatuar Mbretëria Jugosllave, përkatësisht pushteti serb.

Ky diskriminim kishte arritur deri në ato përmasa, saqë te shqiptarët ishte krijuar bindja se cilido pushtues që do të vije, nuk mund të t’ishte më i egër se ai serb, apo siç thuhej në një dokument ushtarak jugosllav “le të vijë edhe dreqi i mallkuar, do të jetë më i mirë se kështu!”

Periudha në mes të dy Luftërave Botërore dhe ajo e Luftës së Dytë Botërore mund të thuhet se ndriçohet përfundimisht nëse iu referohemi dokumenteve të klasifikuara nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane e njohur si CIA, në të cilat thuhet: “Në mes Luftërave Botërore autoritetet kishin shfrytëzuar injorancën e madhe të masave dhe me pretekstin se ata ishin turq, për shkak të fesë myslimane ua kishin mohuar të drejtën të flasin gjuhën e tyre dhe u munduan që t’ua çrrënjosin idetë patriotike dhe nacionaliste. Por, gjërat do të ndryshojnë kur Shqipëria pushtohet nga Italia”.

“Më 7 prill 1939, Shqipëria u okupua nga Italia dhe prej këtij momenti shqiptarët që jetonin brenda kufirit të viti 1913 të Shqipërisë së lirë, të gjallëruar nga patriotizmi dhe dashuria për liri, luftuan kundër Italisë dhe Gjermanisë, të cilat ua privuan lirinë.

Situata e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës si ishte më ndryshe. Ata ishin shtetas të Jugosllavisë dhe Italia e Gjermania i çliruan ata. Gjurmët e zgjedhës së rëndë jugosllave do të rëndojnë mbi ta edhe në të ardhmen.

Më 1941, kur Kosova dukej se kishte rënë në fund të greminës, njerëzit e saj shpëtuan dhe u bashkuan me Shqipërinë. Në këtë kohë ministria e Luftës kishte dërguar mësues dhe punëtorë të administratës në Kosovë në vitin 1941-42.

Është interesant të theksohet fakti se shqiptarët ishin sjellë dinjitetshëm me minoritetin serb, ndryshe nga këta të fundit kur e kishin pasur pushtetin në dorë”thuhet në dokumentet e CIA-s..

Përballë të gjitha interesave të përmendura më lart, qëndronte krahina e Sanxhakut jashtëzakonisht e varfër, si në aspektin ekonomik edhe atë kulturor.

Në Sanxhak në vitin 1941, ka pasur rreth 254.000 banorë. Serbët dhe malazezët përbënin 57% të popullsisë kurse myslimanët (shqiptarë e boshnjakë) 43%. Gjatë periudhës midis dy luftërave, shteti ka investuar në këtë vend 80 herë më pak se, për shembull, në Slloveni. Analfabetizmi ishte në shkallë të lartë, madje edhe 76% të popullsisë së përgjithshme.

Popullsia myslimane dominonte në përqindjen e popullsisë analfabete. Kështu, një mysliman me arsimim universitar binte në 1.500 banorëve. Sa për kuriozitet, po përmendim faktin se vetëm një femër myslimane gjatë periudhës midis dy luftërave ka përfunduar shkollën e mesme katërvjeçare.

Gjendja shëndetësore e popullsisë ishte edhe më keq. Në vitin 1931, Sanxhaku kishte rreth 220.000 banorë, ndërsa kishte vetëm 7 mjekë dhe 171 shtretër spitalore.

Në Sanxhak ka qenë shkalla më e lartë vdekshmërisë së foshnjave në Mbretërinë e Jugosllavisë, ku në 1,000 foshnje vdisnin 142 fëmijë.

Përveç kësaj, Sanxhaku ishte një, mjedis multietnik multifetar dhe multikulturor i ngarkuar me konflikte të trashëguara nga e kaluara. Në mënyrë të veçantë, vrasjet e ndërsjella të serbëve, në njërën anë, dhe myslimanëve (shqiptarëve dhe boshnjakëve), në anën tjetër, u ndërprenë nga vitet ‘30.

Rrethet e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Llapit u përfshinë në përbërjen Serbisë së okupuar. Kjo pjesë e Kosovës, së bashku me qarkun e Dezhevës (Pazarit të Ri) dhe Studenicës (Rashkës) administrata e Aqimoviqit të Serbisë në maj të viti 1941, e shpalli pjesë integrale të Banovinës së Drinës.

Megjithatë, në tre rrethet e Kosovës dhe të Dezhevës që nga fillimi i okupimit nën përkujdesjen gjermane ishin vendosur autoritetet shqiptare.

Më vonë, më 6 gusht 1941, me urdhër të gjermanëve, Këshilli i Komisariatit të Serbisë së okupuar ("qeveria" kuislinge e Aqimoviqit) aprovoi dekretin për formimin e qarkut të Kosovës me seli në Mitrovicë dhe rrethet, selitë e të cilëve ishin në Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë dhe Novi Pazar (në dhjetor 1941 në përbërjen e rrethit të Mitrovicës hynë edhe qarkut i Studenicës, e populluar ekskluzivisht me serbë).

Kështu, qarku i Kosovës, me qendër në Mitrovicë, ka qenë pjesë e Serbisë, por me status të veçantë, me kalimin e kohës është dashur të krijohet dypushtetësia.

Besohet se askush nuk ishte i kënaqur me një ndarje e tillë të Kosovës. Nuk ishin të kënaqur italianët, që nuk e morën tërë Kosovën, as gjermanët, që nuk arritën e mbajnë minierën "Kosova" në Obiliq, nga e cila furnizohej “Trepça” me qymyr (linjit), e as bullgarët, që nuk kishin arritur të marrin një "copë më të madhe".

Kjo çështje nuk ka qenë vetëm çështja e fërkimit në mes të forcave pushtuese, por edhe në mes të popullatës lokale dhe liderëve të tyre kombëtar.

Përderisa Kosova ndahet nga tre pushtues: italiane, gjermane dhe bullgare, Sanxhaku do të jetë subjekt i ndarjes mes gjermanët dhe italianët. Edhe sa i përket territorit të Rashkës dhe luginës së Ibrit, duhet të theksojmë se treva e Pazarit të Ri ishte pjesë përbërëse e Serbisë së okupuar, të cilës gjermanët ia kishin bashkuar edhe pjesën "e vet" të Kosovës, Prefekturën e Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri e Podujevë).

Bashkimi i një pjese të madhe të Kosovës dhe të viseve tjera me Shqipërinë solli rrjedhoja pozitive për shqiptarët.

Ky bashkim shembi murin kinez, që i mbante ata të ndarë prej vitesh në të pjesët e vendit dhe krijoi kushte për një komunikim të lirë e të drejtpërdrejtë midis tyre, ashtu siç kishte qenë më herët.

Në ndërkohë, pushtuesi ua njohu shqiptarëve të drejtën e përdorimi të gjuhës shqipe dhe të zhvillimit të arsimit e të shkollës shqipe. Këto masa do të ndikonin në forcimin e lidhjeve, të unitetit e të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.

S’ka dyshim se bashkëpunimi ekzistonte në shumë nivele, por shtysa e këtij bashkëpunimi nuk ishte as simpatia ideologjike ndaj fashizmit apo nazizmit, as ndonjë interesim më i gjerë për synimet e fuqive të Boshtit, por thjeshtë dëshira e shumë shqiptarëve për të shfrytëzuar rastin nga shthurja e Jugosllavisë, për të marrë më tepër pushtet në territorin e tyre edhe për të përmbysur politikën e kolonizimit sllav të dekadave të mëparshme.

Sa i përket bashkëpunimit të shqiptarëve me nazifashistët, Noel Malcolm, citon burimet e Institutit ushtarak të Beogradit, po ashtu edhe Ali Hadrin: “Edhe pse sipas raporteve të një organizatori komunist, thuhej se bashkëpunimi me pushtuesin ishte i fuqishëm..., mirëpo ai po ashtu vërente se asnjë shqiptar, pos mercenarëve, nuk ishte i gatshëm të luftonte jashtë territorit të vet”.

Në lidhje me këtë, N. Malcolm, konstaton: “S’duhet habitur pse përpjesëtimi i bashkëpunëtorëve në Kosovë ishte më i lartë, kur të kihet parasysh se shumica dërmuese e shqiptarëve nuk kishin pasur fare besim në regjimin e ish-Jugosllavisë, prandaj e kishte pritur pushtimin e forcave të fuqive të Boshtit, së paku, potencialisht, si një lloj çlirimi.

Dallimi kryesor ndërmjet situatës në Kosovë dhe pjesëve të tjera të Jugosllavisë ishte se të dyja lëvizjet e rezistencës që lindën në fillim të luftës, lëvizja çetnike dhe ajo komuniste, konsideroheshin pothuajse si organizata ekskluzivisht sllave.

Komunistët nuk patën pothuajse kurrfarë peshe ushtarake në Kosovë deri në muajt e fundit të luftës as çetnikët s’kanë pasur kurrë ndonjë farë rëndësie ushtarake në Kosovë, kurse në pjesën e dytë të luftës ata ishin shndërruar në një lëvizje të gjerë kolaboracioniste, në njëfarë mënyre, një duplikat nacionalist i Lëvizjes shqiptare të udhëhequr nga Xhafer Deva”.

Forca ushtarake e Gjermanisë gjatë ditëve të para të administrimt, së bashku me krijimin e ortskomandanturave të para (qendra komanduese) filloi të zgjidhë edhe çështjen e administratës civile.

Kështu, komandanti i Divizionit 60 të motorizuar, gjenerali Eberhardt, me të shpejtë i thërret në një tubim krerët shqiptarë më 21 prill të vitit 1941, në Mitrovicë në sallën e hotelit "Jadran''. Në këtë morën pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Pazarit të Ri, Sjenicës, edhe të Mitrovicës.

Nga të pranishmit po përmendim disa: Xhafer Deva, për Mitrovicë; Omer Qiniq dhe Emin Çerkez, për Senicë; Aqif Blyta dhe Ahmet Daci, për Pazar të Ri; Jahja Haxhi Xhemajli, për Vuçitërn, Ilijazi Haxhi Xhemajli, për Prishtinë; Shaqir Halili (Hoxhë Visoka), për Podujevë; Jusuf Gradica, Miftar Huseni, Sadik Zejneli, Mustafa Ibrahim, për Drenicë; Sadik Rama dhe Rrustem Sadrija, për Istog; Sejfedin Begolli, Xhevat Begolli, Peter Lorenzi, Paul Lorenzi, për Pejë.

Në procesverbalin gjerman i këtij takimi thuhet se "qeveria e deritashme shtetërore me luftë e ka humbur çdo autoritet'' dhe se "udhëheqësi e shqiptarëve etnikë tani duhet të marrin pushtetin". U vendos që shqiptarët të marrin përsipër organet e pushtetit të qarkut dhe qeveritë komunale, financat, gjyqësorin, arsimin etj., nën mbikëqyrjen e ortskomananturave gjermane.

Për këtë pjesë të Kosovës, e cila ishte nën administrimin e gjermanëve duhet të krijohet në bazë të këtij plani, qeveria autonome shqiptare. Në këto krahina vepronte Lidhja Popullore Shqiptare, nën udhëheqjen e Ali Dragës e Rexhep Mitrovicës.

Një ndër temat kryesore që u shqyrtuan në takimin ndërmjet gjeneralit Eberhard dhe parisë së shqiptarëve, më 21 prill 1941, ishte dëbimi i kolonëve serbë e malazezë nga Kosova.

Mandej tjetër që u shtrua në bisedimet e gjeneralit Eberhard me parinë shqiptare, në prillin e vitit 1941, ishte edhe marrëveshja për krijimin e policisë shqiptare. Ky do të ishte një ndër formacionet e para ndër mjaft formacioneve kolaboracioniste.

Me këtë rast, afro 1000 veta u rekrutuan në “xhandarmëri shqiptare”, e cila u vu nën komandën Bajazit Boletinit. Këtyre policëve në uniformë iu bashkuan edhe 1 000 vullnetarë ndihmës, nëpërmjet angazhimit të organizatës “Lidhja Popullore Shqiptare” në Mitrovicë.

Në lidhje me ndarjen e territoreve, Milorad Vaviq shkruan:“Në Vjenë, më 21 dhe 22 prill 1941, u përtërinë bisedimet ndërmjet Ministrit të Jashtëm italian, Çiano, dhe gjerman Ribentrop. Me këtë rast u diskutua rreth ndarjes së territorit dhe brenda kësaj kornize mbi demarkacionin e zonave në Kosovë.

Atëherë u pasqyruan interesat kontradiktore të gjermanëve dhe italianëve. Pavarësisht kundërshtimit italian, ndarja e territoreve iu përshtatën ekskluzivisht interesave gjermane. Pjesa e Kosovës, që i takonte Gjermanisë, ishte dashur të mbetët pjesë e Serbisë, në të cilën në fillim do ta udhëhiqte

Këshilli i komisariatit, të cilin do ta përfaqësonte Millan Aqimoviq, ministër i punëve të brendshme të paraluftës në qeverinë e Stojadinoviqit. Ky vendim i gjermanëve shkaktoi pakënaqësi te shqiptarët dhe organizuan demonstrata, të cilat u mbajtën më 23 maj 1941”.

Ata që marrin kokainë kanë dëshirë të lartë seksuale pas marrjes së drogës.

Meshkujt të cilët përdorin drogë apo që konsumojnë pasivisht alkool ka shumë mundësi që të kenë probleme në dhomë ne gjumit – edhe disa vite pasi heqin dorë nga këto vese.



Një kërkim i ri ka rrëzuar mendimin e mëparshëm se trupi rikuperohet brenda pak javëve. Ky është një shqetësim i ri për ata meshkuj të cilët marrin substanca të ndaluara apo që konsumojnë shumë alkool.

Kërkuesit kanë marrë në studim 550 meshkuj që konsumonin alkool dhe drogë (kokainë ose heroinë) por që nuk ishin të varur dhe 356 meshkuj të tjerë që nuk marrin drogë dhe nuk konsumojnë shumë alkool.

Kërkuesit nga Universiteti i Granadës në Spanjë dhe Santo Tomas në Kolumbi veçuan katër zona të performancës seksuale: dëshirat, kënaqësia, zgjimi dhe orgazma.

Ata zbuluan se personat që merrnin drogë ishin qartësisht të paaftë në krahasim me të tjerët që nuk merrnin drogë. Ndërsa u zbulua se alkooli ndikon tek ereksioni ndërsa ata që merrnin drogë dhe konsumonin alkol kishin probleme me arritjen e orgazmës.

Por nga ana tjetër zbuluan se ata që marrin kokainë kanë dëshirë të lartë seksuale pas marrjes së drogës.

Tri janë arsyet e pashmangshme të krijimit të të ashtuquajturit “trekëndësh i alkoolit“







Formula strukturale e grupit funksional. Atomi i oksigjenit është i shoqëruar nga një atom karboni ose hidrogjeni.
Në kimi, alkool është çdo komponim organik në të cilin grupi hidroksil (-OH) shoqërohet me atom karboni nga një alkil ose grup alkilik. Formula e përgjithshme e një alkooli aciklik është CnH2n+1OH. Me fjalë tjera alkohol i referohet etanolit, lloj alkooli që është pjesë përbërëse e pijeve alkoolike.



      Formula strukturale e grupit funksional. Atomi i oksigjenit 
          është i shoqëruar nga një atom karboni ose hidrogjeni.


Etanoli është lëng pa ngjyrë i cili fitohet me fermentimin e sheqerit. Industrialisht fitohet me hidratimin e etilenit me ujë në prezencë të acidit fosforik. Etanoli më shum përdoret si antidepresiv me mijëra vjet. Varshmëria nga alkooli quhet alkoolizëm.

Sipas mënyrës sistematike, emërtimi i alkooleve rrjedh nga emri i hidrokarburit përkatës, duke i'a shtuar shkronjat "OL" (Metan-ol) ose në bazë të radikalit, duke e shtuar fjalën alkool. Ndër alkoolet më të njohura janë : etanoli, metanoli, butanoli, propanoli etj, në bazë të numrave greko-latin.


Emri greko-latin + Nol = Alkooli


Të gjithë e dim se alkooli është qetësus për njeriun por nuk duhet të pihet shpesh pasi që të ndodhin çrregullimet mendore dhe ju merrni tronditje në tru.


NrEmri greko-latinAlkoolet
1MetaMetanol
2EtaEtanol
3PropaPropanol
4ButaButanol
5PentaPentanol
6HeksaHeksanol
7HeptaHeptanol
8OktaOktanol
9NonaNonanol
10DekaDekanol

Fjala alkool rrjedh nga fjala arabe (al-kohl ) që do të thotë “shumë i mirë“ ose “ai që djeg“. Alkooli është i vjetër sa edhe vet njerëzimi, sa që deri më sot për të janë shkruar histori të ndryshme. Rreshtat në vijim do të jenë vazhdimësi e tyre, mirëpo do të mundohemi që lexuesin së pari ta njoftojnë me komplikimet psikiatrike të cilat i sjell alkooli.

Veprimi i dëmshëm i alkoolit njihet që nga e kaluara. Në mes shkrimeve ndeshen edhe të tillë që e ndalojnë përdorimin e tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se: alkoolistët janë persona të cilët ekcesivisht kënaqen me pijet alkoolike, duke kaluar kështu në një gjendje të varur nga alkooli, me ç’rast i shfaqin fshehtësitë e tyre të brendshme si edhe problemet në shoqëri apo gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike.

Imazh i ngjashëm


– I pari dhe faktori kryesor, njeriu;
– Hapësira sociale në të cilën jeton, gjë e cila i jep alkoolizmit natyrë të sëmundjës sociale; dhe
– Faktori alkool, me veçoritë e tij farmakologjike.

Është me rëndësi të ceket se, nga kontakti i parë me pijen alkoolike e deri te alkoolizmi kuptim plotë (pasojat trupore, psikike dhe sociale), duhet një periudhë e caktuar kohore (perafërsisht 15 vite), sepse alkoolisti kalon nëpër fazat: paraalkoholike, prodromale, kritike dhe kronike.

Në praksën klinike, fazat alkoolike ndahen në fazën paratoksike dhe fazën toksike e cila njihet dhe manifestohet me humbjen e kontrollit, gjë që në popull njihet me termin “fenomeni i gotës së parë“ apo edhe “humbje e filmit“.



Komplikimet alkoolike trupore

Pamja e jashtme e personit, i cili ka pirë alkool prej shumë vitesh, është gjithnjë e dukshme dhe veçohet me fytyrë të enjtur, me paraqitje të theksuar të kapilarëve të gjakut nëpër fytyrë dhe hundë, lëkurë ngjyrë të kaltër-vjollce, pamje jo pedante të jashtme, neglizhencë higjienike, etj.

Imazh i ngjashëm

Komplikimet alkoolike neurologjike

Polineuriti, i cili çon në polineuropati, lind nga ndikimi direkt i alkoolit të dëmshëm në nerva, andaj si rrjedhojë vjen deri te çrregullimi i përthithjes dhe mungesës së vitaminës B. Simptomat e para të manifestimit të polineuropatisë paraqiten në formë të mpirjes, therjes, lodhjes, humbjes së fuqisë, rënies së imunitetit, dhimbjeve të muskujve, ndërsa në stadiumet e mëvonshme edhe deri te atrofimi i tyre.

Komplikimet alkoolike psikiatrike

1. Gjendja patologjike e dehjes – Rezulton pas marrjes në sasi shumë të vogël të pijeve alkoolike të cilat janë të pamjaftueshme të shkaktojnë intoksikim dhe gjendje të dehjes tek shumica e njerëzve, për dallim nga gjendja e dehur akute e cila rezulton pas marrjes së sasisë së madhe të alkoolit.

2. Kompliket e gjendjes së dehur apo reaksionet patologjike gjatë gjendjes së dehur, përgjasojnë me rastet e parafolura, megjithatë reaksionet ndodhin pas marrjes në sasi të mëdha të pijeve alkoolike tek personat të cilët me vite të tëra përdorin alkool.

3. Dipsomanija ose pseudo dipsomania paraqet dukuri patologjike të përdorimit të alkoolit. Karakterizohet me pamundësi të largimit nga pirja e alkoolit dhe me afinitet për pirje. Gjendja fillon me pirje të pandërprerë prej disa ditë dhe vazhdon deri në 2-3 javë. Të dyja këto raste paraqiten me përcjellje të ndryshimeve dhe atë me gjendje kriminogjene, që është e pazakontë nga vështrimi i mjekësisë ligjore.

Imazh i ngjashëm

4. Krizat konvulzive alkoolike paraqiten kryesisht gjatë fazës alkoolike të toksimanisë dhe në gjendjet akute të intoksikimit. Alkooli po ashtu mund të provokojë dhe vështirësojë sulmet epileptike tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje. Krizat konvulzive tek personat me alkool shfaqen si rezultat i mungesës së vitaminës B e posaçërisht piridoksinës. Po ashtu, produktet e dëmshme të prodhuara nga metabolizmi i alkoolit, çojnë deri te dëmtimi i sistemit nervor qendror dhe ndihmojnë manifestimet epileptike. Mendohet që këto dëmtime janë reverzibile dhe se për këtë arsye sulmet ndalojnë në abstinencë. Për këtë arsye, këshillohet që në hapat e parë të përdorimit të alkoolit tejmase, të ndërpritet apo t’i nënshtrohet tretmanit shërues.

Imazh i ngjashëm
Dëmet nga alkooli


Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pariparueshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që përparon në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Është vërtetuar se sasia e rrezikshme është ajo prej 20-40 g alkool etilik, ndërsa përdorimi 100-150g alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cirrozë. Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pinë me vite nuk ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cirrotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen.

Imazh i ngjashëm

Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të tajit sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50g alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë shkakton dëmtime, ndërsa pirja e 100g alkool etilik ose mbi dy dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankreasit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës. Alkooli shkakton gjithashtu dehje, atëherë sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë. Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool të konsumuar, vdesin 1.000-2.000 qeliza të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë vetveten drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor (matufosjes) etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit.

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...