2019-05-11

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert: Takimi vijues më 1 korrik 2019.


Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, konfirmoi se më 1 korrik do të zhvillohet takimi i ardhshëm Gjermani, Francë, Serbi, Kosovë.
    
Steffen Seibert (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, duan t'i japin një impuls të ri procesit të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, prandaj edhe do të takohen edhe në të ardhmen me krerët e Serbisë dhe Kosovës, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, të martën në Berlin, në konferencën e shtypit të qeverisë gjermane. Sipas Seibertit, "më 1 korrik do të ketë një takim të dytë në Paris, me pjesëmarrje të Gjermanisë, Francës, Serbisë dhe Kosovës për të biseduar se si duhet të shkohet më tutje me dialogun e normalizimit ndërmjet të dy vendeve." Lajmin për vazhdimin e dialogut në Paris e kishin përhapur dje edhe presidentët Thaçi dhe Vuçiç. 
Seibert nuk donte të hynte në detaje se si do të ishte zgjidhja e normalizimit të marrëdhënieve. "Si zëdhënës i qeverisë gjermane nuk më takon mua që të parashtroj elemente për një zgjidhje në procesin e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por bisedimet kanë të bëjnë me shumë tema, përtej asaj të kufirit.”, tha Seibert duke sqaruar se negociatat do të mbeten edhe në të ardhmen nën drejtimin e BE-së. "Gjermania dhe Franca janë ofruar që ta mbështesin këtë proces sa të munden", tha Seibert. 
Deutschland Westbalkan-Gipfel Merkel und Macron (Reuters/M. Sohn)
Negociatat nën udhëheqjen e BE-së
Sa i përket çështjes së heqjes nga tryeza të idesë së shkëmbimit të territoreve, çka ishte paralajmëruar se do të ndodhte në këtë samit, Seibert tha se për këtë çështje nuk u debatua: "U fol se si të marrë udhë sërish procesi i normalizimit, sepse faktikisht ai prej disa muajsh ka ngecur.” Por ai bëri të qartë pozicionin e kancelares Merkel se nuk do të mbështesë "asnjë marrëveshje, pasojat e së cilës do t'i vuajnë vendet e tjera të rajonit". Një gjë të ngjashme e kishte thënë Merkel edhe në prononcimin e përbashkët me presidentin Macron në prag të konferencës. Seibert tha se pritshmëria e të gjithë pjesëmarrësve është që "marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës (...) të jetë githëpërfshirëse, e qëndrueshme dhe të mos vërë në rrezik stabilitetin në rajon.
Deutschland Westbalkan-Gipfel (Getty Images/M. Schmidt)
Në konferencë pjesëmarrësit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë si edhe kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë, u kishin bërë të njohur dy mikpritësve, Merkel dhe Macron, qëndrimet e tyre në lidhje me një zgjidhje të mundshme të Kosovës.  
Do të ketë koordinime me vendet e tjera
Seibert nuk donte të përshkruante me imtësi se si kishin kaluar bisedimet, dhe a kishte pasur presion mbi kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, për heqjen e taksave doganore. Ai iu shmang edhe përgjigjes së pyetjes për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në negociata, nisur nga fakti që liderët kosovarë para takimit ishin takuar me ambasadorin amerikan në Berlin: "Procesi i normalizimit po ndodh nën egjidën e Bashkimit Evropian dhe ky ishte edhe shkaku se përse zonja Mogherini ishte aty”, tha Seibert.  
"Por natyrisht që ka edhe shtete të tjera të interesuara për rajonin, me të cilat do të koordinohemi,", shtoi ai pa përmendur në mënyrë konkrete askënd. dhe theksoi se ky është një proces evropian, sepse është një pjesë e Evropës, ku deri tani nuk është arritur ende të krijohet stabilitet dhe paqe afatgjatë”. 
Seibert e përmbylli pjesën e Ballkanit në konferencë me fjalët: Nëse ka diçka që mund të merret si rezultat i këtij takimi, ky është se "Gjermania dhe Franca, pra, kancelarja gjermane dhe presidenti francez, u angazhuan dhe do të angazhohen krah për krah për këtë rajon”.

    Pompeo e shtyn vizitën në Berlin për "çështje urgjente"

    Ministri Pompeo e anulon vizitën në Berlin pak orë para nisjes së saj. Zëdhënësja e tij thekson njëkohësisht rëndësinë e takimeve në Berlin.

        
    USA l Mike Pompeo kündigt Maßnahmen für Venezuela an (Getty Images/C. Somodevilla)

    Ministri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo e anuloi një vizitë në Berlin të planifikuar për të martën (07.05.) pasdite për shkak të "çështjeve urgjente". Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Morgan Ortagus deklaroi se "për fat të keq na duhet ta ndryshojmë datën e takimeve të Berlinit, për shkak të çështjeve urgjente". "Ne presim të caktojmë një datë të re për këto takime të rëndësishme. Sekretari mezi pret që të jetë së shpejti në Berlin".
    Lajmin për shtyrjen e vizitës e njoftoi të martën paradite edhe Ambasada e SHBA në Berlin, përmes rrjetit twitter.
    E pyetur nga agjencitë e lajmeve për shtyrjen e vizitës, Zyra Kancelarore tërhoqi vëmendjen në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Berlin. Në vizitën e planifikuar qenë takime me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas si dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
    Në njoftimin në prag të takimit të planifikuar veçohej tema e konfliktit të Serbisë me Kosovën, si temë bashkëbisedimi me mikpritësit gjermanë, përveç konfliktit në Ukrainën Lindore, në Venezuelë dhe në Siri, si dhe raportit me Kinën dhe Rusinë.

    Si vlerësohet në Kosovë samiti i Berlinit

    Kosova nuk i beson krejtësisht BE për dialogun me Serbinë, kërkon përfshirje të SHBA-së në proces. Për presidentin e Kosovës, perspektiva e premtuar e BE-së për Kosovën është vetëm një “frazë”, por jo diçka konkrete.

        
    Deutschland Balkan-Treffen in Berlin | Merkel und Macron begrüßen Hashim Thaci (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)
    Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës që morën pjesë në takimin e Berlinit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nuk duken shumë të kënaqur nga takimi dhe ajo që u arrit në samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.    
    Të dy udhëheqësit kosovarë thanë se akoma nuk ka një unitet evropian dhe veprime konkrete për Ballkanin Perëndimor. Një pjesë të mirë të kohës gjatë diskutimeve në Berlin e mori çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ku nga konkluzionet e Samitit u tha se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për vazhdimin e dialogut, ndërsa Kosovës i është kërkuar që ta heqë taksën ndaj mallrave e serbe. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se "qëllimi i Serbisë është që në veri të Kosovës të formohet një asociacion, i ngjashëm me modelin e Republikës Serbe”.
    "Serbia ia ka pamundësuar Kosovës që të zbatojë në praktikë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në përputhje në Marrëveshjen e Brukselit të viti 2013 dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. E ritheksoj edhe njëherë, se nuk do të ketë asnjë lloj asociacioni që mund të ketë ndonjë element ekzekutiv. Qëllimi i qartë i Serbisë me këtë angazhim është që në pjesën veriore të Kosovës të themelohet një Asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, i njëjtë me modelin e Republikës Serbe. Një gjë e tillë nuk do të lejojmë që të ndodhë”, tha presidenti Thaçi në një konferencë për medie.
    Ai ishte kritik ndaj Bashkimit Evropian, duke theksuar se "perspektiva evropiane e Kosovës është vetëm "frazë””, pasi që sipas tij, "Bashkimi Evropian nuk ka bërë asgjë konkrete në këtë drejtim”. Bashkimi Evropian e ka mashtruar Kosovën përsa i përket liberalizimit të vizave”, tha Presidenti Thaçi.
    "Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë kriteri i fundit për liberalizimin e vizave. Mirëpo, e kam theksuar edhe në takim se realiteti i sotëm dëshmon se ky kriter, ka qenë vetëm një mashtrim dhe asgjë më tepër, apo një premtim mashtrues”, tha Presidenti Thaçi, duke rikujtuar se "qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Shengen”.
    Haradinaj: Thaçi dhe Rama më shumë bënin presion të dy me e heqë taksën
    Ramush Haradinaj (picture-alliance/AA/A. Kiyagan)
    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e tij, tha se në Berlin është përballur me presion të madh për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe. Madje siç tha kryeministri "presion për ta hequr taksën ka pasur edhe nga vetë Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë", ndonëse këta dy të fundit nuk e thanë një gjë të tillë.
    "Edhe në Berlin, u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ishte shumë vështirë. Edhe presidenti Thaçi, edhe kryeministri Edi Rama më shumë bënin presion të dy me e heqë taksën, sesa shtetet e tjera. Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humbë. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, që e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, tha Haradinaj në një intervistë për një televizion lokal në Kosovë. Ai tha se megjithë këtë presion ka insistuar se vendimi për taksën qe i detytuar, pasi Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme.
    "Unë u kam thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale tonën. Ky vendim hiqet në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por, jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”, tha Ramush Haradinaj.
    LDK kundër përçarjes
    Edhe Beogradi zyrtar nuk e cilësoi ndonjë të arritur të madhe Samitin e Berlinit. Për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, "suksesi më i madh i takimit në Berlin do të kishte qenë nëse Prishtinën do ta kishin bindur që ta tërhiqte vendimin e paarsyeshëm për taksën ndaj mallrave serbe". Ivica Daçiçi tha se "Prishtina nuk dëshiron që të ketë dialog, por vetëm njohje të pavarësisë së Kosovës”. E sipas tij, "njohja e Kosovës me kufijtë aktualë është mision i pamundur".
    Nga ana tjetër, vlerësimin për Samitin e Berlinit e bëri edhe partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke thënë se e "çmon lart përkushtimin e Gjermanisë dhe të Francës për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadrin e BE-së”, por duke mos harruar sipas kësaj partie se "Kosova ka miqësi speciale dhe të përhershme me SHBA-të."
    "Orientimi properëndimor i Kosovës është thelbësor për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë. LDK-ja shpreh shqetësimin e thellë për qëndrimin jounik të përfaqësuesve të Kosovës në Samitin e Berlinit. Ky qëndrim jounik reflekton joseriozitet dhe është në dëm të interesit të vendit tonë”, thuhet në një deklaratë të kësaj partie. Më tej partia më e madhe opozitare LDK e vlerëson lart kërkesën që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke rikujtuar që "sovraniteti i Republikës së Kosovës, kufijtë e saj dhe karakteri unitar i shtetit janë të paprekshëm”.
    Deutschland Westbalkan-Gipfel Merkel und Macron (Reuters/M. Sohn)
    Analistët politikë nga ana e tyre mendojnë se qëllimi i Samitit të Berlinit ishte që Bashkimi Evropian dëshiron të dërgojë sinjale që ta largojë ndikimin e SHBA-së, por sidomos të Rusisë nga rajoni. Armend Muja, analist politik thotë se "perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet teorikisht e hapur por praktikisht e padëshiruar."
    Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?
    "BE nuk është i gatshëm të tolerojë qëndrimet për korrigjim të kufijve, dëshiron rihapje të dialogut me perspektiven e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbise dhe themelimit të Asociacionit. BE nuk dëshiron zgjidhje të shpejta, por diskutime të ngadalshme të ndërlidhura me perspektivën e integrimit ne BE”, shkruan Armend Muja.
    Sipas analistit Muja, "BE nuk ka unitet të brendshëm dhe do të kete vështirësi për të rimëkëmbur pozicionin e tij në raportet me shtetet e treta".
    "Kjo sepse brenda BE-së janë krijuar dy boshte: francez-gjerman dhe italian-polak. Emmanuel Macron është lideri me popullaritetin më të ulët në historinë 30 vjeçare të Francës e Angela Merkel është në perëndim e sipër. Në anën tjetër, SHBA është me potente se asnjëherë këto 20 vitet e fundit. Përpos që është një mike për shqiptarët, gëzon influencë të madhe edhe brenda BE-se”, shkruan Armend Muja. Prandaj sipas tij, Rusia nga ana tjetër ende mbetet aktore me ndikim në Serbi dhe Ballkan.
    Sidoqoftë, takimi i radhës për Ballkanin Perëndimor, vazhdimësi e Samitit të Berlinit do të ndodhë më 1 korrik në Paris me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron. Aty vëmendje të veçantë do të ketë sërish dialogu Kosovë-Serbi. E samiti i Berlinit sipas ministrit të Jashtëm kosovar Behxhet Pacolli, "do të shënohët në historinë e shtetndërtimit të Kosovës”, ndërsa, takimi i ardhshëm i Parisit, si rrjedhojë e takimit të Berlinit sipas tij, "do të sqarojë shumëçka në dobi të paqes në Ballkan".

    Kosovë: Zyrtarët serbë që mohojnë krimet e luftës do të shpallen persona non-grata

    Kreu i diplomacisë kosovare ka marrë vendim që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë çdo zyrtari të Serbisë që mohon krimet e luftës në Kosovë. Kurse Kuvendi i Kosovës merr nismën për krijimin e Tribunalit për krimet serbe.

       
    Kosovo Parlament (DW/B. Shehu)
    Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata, të gjithë ata zyrtarë serbë që përmes deklarimeve mohojnë krimet e luftës në Kosovë. Ky vendim i kreut të diplomacisë kosovare, pason edhe një paralajmërim të Institucioneve të Kosovës për nisjen e procedurave për themelimin e një gjykate për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, në një intervistë për mediumin rus "Vesti Rusia”, kishte mohuar masakrën e Reçakut, duke thënë se "ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO-s  kundër forcave serbe në Kosovë” në vitin 1999.
    Serbien Außenminister Ivica Dacic (picture alliance/AP Photo/D. Vojinovic)
    Pacolli reagon ashpër pas deklaratës së Ivica Daçiq
    Deklarata e Ivica Daciqit është e papranueshme për ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli. "I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Reçakut nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet '90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve”, thotë në një postim në profilin e tij Behxhet Pacolli.
    "Si Ministër i Punëve të Jashtme kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre”, shkruan më tej Pacolli.
    Dy zyrtarë serbë në qeverinë e Kosovës, një ministër dhe një zëvendësministër ditë më parë u shkarkuan nga kryeministri Ramush Haradinaj, pasi edhe këta dy zyrtarë në deklarime publike thanë se "shumë krime të kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe në të vërtetë nuk kishin ndodhur kurrë”. Këto deklarime në mohim të krimeve të luftës në Kosovë, nxitën Ministrinë e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës të fillojë përgatitjet për hartimin e një ligji "që të dënohet secili person që mohon krimet dhe masakrat që janë bërë gjatë luftës 1998-99”.
    Bedzet Pacoli (Imago/Zumapress)
    Nisma për Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë
    Veprimet e institucioneve të Kosovës, që të ndjekin dhe dënojnë kryesit e krimeve të luftës dhe mohuesit e tyre, pason edhe një nisme tjetër të kryetarit të kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të themelohet një Gjykatë Ndërkombëtare  për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë, ndonëse një kompetentë të tillë e ka vetëm OKB-ja. Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se "për 186 masakra të kryera në Kosovë e për mijëra të vrarë nga forca serbe gjatë viteve 1998-99, institucionet e Kosovës do të kërkojnë drejtësi”. Ai thotë se tashmë ka nisur konsultat dhe procedurat, të cilat shumë shpejt do të rezultojnë me hapa konkretë drejt formimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.
    "Kjo gjykatë është e mundur, është e domosdoshme, ka për të ndodhur, do të ndodh. Fundi në këtë proces ka vetëm një qëllim, drejtësi dhe të ardhme e pajtim. Ne kemi besuar tek e vërteta. Fatkeqësisht, kanë kaluar dy dekada dhe pak, ose aspak nuk është bërë në këtë drejtim. Tribunali i Hagës, i ka lënë në gjysmë proceset gjyqësore kundër krerëve të regjimit të Millosheviçit. Për atë sa edhe drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, nuk e ka bërë punën e saj që është dashur ta bënte”, thotë Kadri Veseli.
    Kuvendi i Kosovës përmes një votimi të deputetëve tashmë ka themeluar një  komision të veçantë "i cili do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm deri në krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar që do t'i gjykojë krimet serbe në Kosovë”. "Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute të bëhen hapat, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës e Parlament Evropian. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. E keni mohimin e masakrave, e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve”, thotë Kadri  Veseli. Nisma për të ndërmarrë hapa dhe kërkuar themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, e ka marrë mbështetjen edhe të partive politike opozitare dhe të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
    Albanien PDK Kadri Veseli Politker (Shpresim.M.Shala)
    Ivica Daçiq: Ideja përpjekje për të gjetur një baraspeshë me punën e Gjykatës Speciale
    Beogradi zyrtar nga ana e tij nuk beson se bashkësia ndërkombëtare do ta përkrahë nismën e Kosovës për krijimin e një Gjykate kundër krimeve serbe në Kosovë. Shefi  i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, ka thënë se "paralajmërimet e Prishtinës rreth iniciativës së formimit të një Gjykate e cila do të merrej me krimet e serbëve në Kosovë, është përpjekje për të gjetur një baraspeshë me punën e Gjykatës Speciale”.
    "E kam të vështirë ta mendoj se bashkësia ndërkombëtare mbështet që në Kosovë të krijohet një Gjykatë e cila do të dirigjohej nga ish anëtarë të UÇK-së, tani politikanë, e që shumë lehtë mund të gjenden para Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së”. Unë mendoj se i vetmi synim është që të qetësohet opinioni kosovar në momentin kur duhet të priten thirrje të tjera për liderët e UÇK-së që të paraqiten para Gjykatës Speciale”, citon  mediumi në Serbi Novosti, ministrin e jashtëm serb Ivica Daciq.
    Përfaqësues të organizatave joqeveritare që angazhohen për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës, thonë se me iniciativa të tilla siç është kjo e institucioneve të Kosovës, nuk mund të krijohet një Tribunal ndërkombëtar, për faktin që sipas tyre, "Tribunalet ndërkombëtare për krime lufte krijohen vetëm nga OKB-ja. Në një intervistë të mëhershme për DW,  Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, pati thënë se nga evidencat e tyre 13,500 persona janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë, ndërkaq, 1600 persona akoma konsiderohen të zhdukur, shumica nga ta shqiptarë të Kosovës.

    Parada ushtarake e Serbisë mes Perëndimit dhe Lindjes

    Andrej Ivanji, serbischer Journalist (Milovan Milenkovic)



    Andrej Ivanji



    Parada ushtarake serbe do të zhvillohej më 24 mars ditën e sulmeve ajrore të NATO-s. Megjithatë iu kushtua "ditës së fitores", por jo plotësisht mendon Andrej Ivanji.



    Serbien | Nis | Militärparade (DW/J. Dukic-Pejic)

    Perëndimi i Europës e feston ditën e çlirimit më 8 Maj. 

    Lindja ditën e fitores më 9 Maj. Dallimi i datës është i kushtëzuar historikisht. Serbia, megjithatë kësaj here e festoi më 10 Maj, në qytetin e Nishit me një paradë ushtarake me rastin e kapitullimit të Gjermanisë naziste dhe me slloganin "Mbrojtja e lirisë". 

    "Danas", një ndër të paktat gazeta kritike në Serbi, u përpoq të gjejë një argumentim historik për shtyrjen e festës, por në fakt konstatoi vetëm, se 10 Maji është dita ndërkombëtare e ushtrimeve fizike. Eshtë edhe p.sh. dita ndërkombëtare e statusit Monty Python.

    Nga pala zyrtare nuk mund të jepet asnjë shpjegim për shtyrjen e paradës ushtarake, por në fakt ajo është e besueshme dhe aspak qesharake, përveçse ndoshta për standardet humoristike të cirkut endacak Monty Python: Më 9 Maj presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić merrte pjesë në një konferencë rajonale në Tiranë, dhe kësisoj eventi qendror me rastin e ditës së fitores iu përshtat detyrimeve të tij.

    Parada pas shtyrjes duhej të krijonte përshtypjen se është frymëzuar nga vlerat antifashiste europiane. Por ajo u shfaq si një demonstrim pushteti, e sforcuar për të shtrirë kultin e individit të kreut të shtetit dhe komandantit suprem. Prania e Vučić-it ishte më e rëndësishme se respekti ndaj historisë.


    Bombardimet e NATO-s

    Historia e re qendron si një ogur i keq ndaj Serbisë, vendit kandidat për në BE. Parada e madhe ushtarake fillimisht u planifikua për më 24 mars ditën e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, që zgjatën gati tre muaj. Edhe për vet Serbinë, të cilën Perëndimi (ende)vazhdon ta shohë si në një dyjëzim mes dashurisë për Rusinë dhe Vladimir Putinit dhe afrimit pragmatik me BE, kjo do të ishte shumë, u paralajmërua nga Uashingtoni dhe Brukseli. Kjo mund të nënkuptohej si vringëllimë shpatash, të paktën si një provokim ndaj NATO-s, që nuk preferon të kujtohet për dyshimet ndaj arsyeve dhe rezultatit të sulmeve ajrore ndaj Serbisë. Vučić u tërhoq duke ia kushtuar paradën ushtarake ditës së fitores. OK, një ditë më pas ditës së fitores.

    Shkas për paradën ishte po ashtu edhe 20 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s, kujton gazeta bulevardeske e afërt me qeverinë "Večernje novosti". Për të qenë brenda në çdo rast, në mënyrë që kjo të bëhet edhe një herë e qartë.

    Në shenjë të Rusisë

    Parada ushtarake në Nish ishte një shembull lapidar për përpjekjet e udhëheqjes serbe për ta kapërcyer dyjëzimin politiko-historik, ku e ka futur ajo vendin. Nga njëra anë presidenti Vučić përbetohet se është prioritet i politikës së jashtme anëtarësimi i Serbisë, nga ana tjetër "yjet" e paradës në Nish ishin avionë luftarakë rusë MIG29, helikopterët ushtarakë MI-35 dhe tanket ruse T-72. Disa ishin blerë, të tjerë i janë dhuruar Serbisë nga Federata Ruse.

    Gjithashtu mediet e kontrolluara serbe prej vitesh në mënyrë sistematike nxisin një frymë antiperëndimore, dhe kjo pranverë, kur përkujtohet 20 vjetori i "agresionit të NATO-s" dhe "krimet e luftës të NATO-s" në Serbi vjen si me porosi për këtë.

    Nga ky këndvështrim NATO e ka bombarduar Serbinë vetëm për t'ua shkëputur serbëve Kosovën, djepin, zemrën e Serbisë. Serbia megjithatë, thuhet në Beograd, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të bllokojë gjithmonë sa ka mundësi me mbështetjen e Rusisë antarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

    Demonstrim pushteti dhe kulti i individit

    Parada ushtarake më 10 Maj, në të cilën morën pjesë rreth 4.000 ushtarë e policë, e marshuan rreth 400 tanke e automjete si dhe 40 avionë luftarakë, ishte në thelb një demonstrim pushteti, që glorifikoi kreun e shtetit Aleksandar Vučić dhe tregoi, se ku ka arritur Serbia nën udhëheqjen e tij. Ajo s'kish të bënte me vlerat antifashiste, mbi të cilat bazohet BE-ja dhe as me kujtimin që i bëhet zakonisht ditës së fitores. Edhe logjika e brendshme e paradës ushtarake serbe, që synonte të demonstronte ushtrinë moderne serbe të bazuar tek armatimet ruse, nuk ka bazë.

    Sipas kushtetutës serbe ushtria duhet të mbrojë integritetin territorial të Serbisë. Që Kosova nga këndvështrimi i serbëve përkohësisht është pushtuar "prej terroristëve shqiptarë", në fakt sipas kushtetutës ajo do duhej të ndërhynte në Kosovë. Por meqënëse kjo as që nuk shtrohet, atëherë lind pyetja, përse armatoset Serbia - me armë ruse. Mos vallë ajo pret kohë më të mira?

    Ndonëse në Serbi nuk mungon megallomania, largimi nga realiteti ka kufijtë e vet. Qëllimi i paradës ushtarake në Nish ishte, të glorifikonte një njeri, i cili është ngritur mbi parlamentin dhe qeverinë: Aleksandar Vučić. Popullit iu paraqit imazhi i një Serbie të fortë, të ripërtërirë ushtarakisht, me prestigj ndërkombëtar diku mes Perëndimit dhe Lindjes - bashkë me shpresën për një jetë më të mirë.




    Kosova , a është zorrë qorrë dhe vend i harruar nga BE-ja ?




    Nga Flori Bruqi 

     BE-së pa Kosovën do ti mungonte shumë çka . Si do të zbutet konflikti me Serbinë dhe si mund të realizohet bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i  Ballkanit përendimor dhe vetë Kosovës  në BE? 



     Qëllimi i Kosovës  është që një ditë të jetë anëtar i BE-së. Integrimi europian sjell paqe dhe stabilitet në Ballkan. 

    Deri tani Kosova si një vend i pavarur „ka ndarë vetëm qiellin blu“ me Europën.  

    Afati kohor të këtij anëtarësimi: 20 vjet tashmë shkuan nga shpërbërja e Jugosllavise, njeriu duhet të mendojë për brezat - por sa vjet do të zgjasë kjo? Përsëri 20, 40 vjet?

    Me ndihmën e Europës dhe punën e saj Kosova dëshiron të përfundojë projektin e shtetësisë.

    2019 do të jetë viti europian i bisedimeve me BE për liberlazimin e vizave dhe hapat për një marrëveshje të asocim-stabilizimit sikurse kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor që tashmë e kanë nënshkruar me Brukselin. 

    Kosova si „një shtet multietnik  pakicat sot gëzojnë të drejta si asnjë vend tjetër në Europë.


    Çështja për ndryshimin e kufijve në Ballkan nuk qëndron më. Qeveria e Kosovës është për më tepër dialog.

     Në jug të vendit integrimi i sërbëve kosovarë është arritur. 90 për qind e planit Ahtisari, i cili i jep rol kryesor mbrojtjes së pakicave, ndërkohë është realizuar. 

    Asnjë shtet në Evropën juglindore nuk ka arritur kaq shpejt të jetë model i zgjidhjes së problemit të minoriteteve. 

    Megjithë politikat bojkotuese të Begoradit zyrtar, minoriteti serb  deri me tash është i përfaqësuar në instancat më të larta të shtetit.

     Kjo dëshmon vullnetin tonë për rrugën drejt Evropës që kërkon po ashtu edhe përgjegjësi...


    Lufta për njohjen

    Kosova do të duhej të trajtohej si një realitet gjeopolitik.Qysh prej 11 vjetësh kur Kosova deklaroi pavarësinë e saj, qindra  vende e kanë njohur Kosovën si shtet.

     Pesë nga 27 vendet e BE-së nuk e kanë njohur akoma. Për këtë mendojë se është  dobësi e madhe e politikës së jashtme europiane. 

    Kjo duhej të ishte  çështje të harruar e Kosovës dhe do të ishte mirë që BE të riangazhohët pak më  shumë  në Ballkanin perëndimor.  

    Çelësi për njohjen e Kosovës nga vendet e tjera ndodhet në Madrid. Shpresojmë  se qeveria e re spanjollle do të ndryshojë kursin lidhur me këtë çështje.


    Çelësi tjetër po për këtë problem,  qëndron në Beograd. 

    Do të ishte mirë që BE-ja të ka  një iniciativë të re të sigurisë europiane për Ballkanin perëndimor.

     Për këtë duhet që Kosova  së bashku me BE-në  të kishin një koordinim ballkanik në mënurë që Kosova të mos jetë e  harruar, këtë e tregon edhe takimi i fundit i zhvilluar në Berlin, për të ardhmen e Kosovës dhe vetë Ballkanit perëndimor.

    2019-05-10

    Nisin homazhet për nder të nëntetares Zarife Hasanaj, “Dëshmore e Atdheut”



    Kane nisur homazhet ne Pallatin e Kongreseve per nder te nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, qe ra në krye të detyrës gjatë misionit të FA ne Letoni.



    Sipas vendimit te qeverise, qe e shpalli te sotmen dite zie kombetare, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.


    Nga ceremonia/ Foto, Agim Rama


    Nga ora 10 deri ne 11.30 do kete homazhe. Pas nje nderprerje disaminuteshe qe kerkuan familjaret per tu pershendetur per here te fundit, nis ceremonia zyrtare ku do te mbajne fjalen e tyre, shefi i shtabit te pergjithshem, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku, Ministrja e Mbrojtjes dhe Kryeministri.

    Pas ceremonise trupi do te levize sipas ceremonialit ushtarak pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit” per tu derguar me pas te prehet prane deshmoreve te FA, prane monumentit “Nene Shqiperi”.

    Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

    Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...