Nga Flori Bruqi
Qëllimi i Kosovës është që një ditë të jetë anëtar i BE-së. Integrimi europian sjell paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Deri tani Kosova si një vend i pavarur „ka ndarë vetëm qiellin blu“ me Europën.
Afati kohor të këtij anëtarësimi: 20 vjet tashmë shkuan nga shpërbërja e Jugosllavise, njeriu duhet të mendojë për brezat - por sa vjet do të zgjasë kjo? Përsëri 20, 40 vjet?
Me ndihmën e Europës dhe punën e saj Kosova dëshiron të përfundojë projektin e shtetësisë.
2019 do të jetë viti europian i bisedimeve me BE për liberlazimin e vizave dhe hapat për një marrëveshje të asocim-stabilizimit sikurse kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor që tashmë e kanë nënshkruar me Brukselin.
Kosova si „një shtet multietnik pakicat sot gëzojnë të drejta si asnjë vend tjetër në Europë.
Çështja për ndryshimin e kufijve në Ballkan nuk qëndron më. Qeveria e Kosovës është për më tepër dialog.
Në jug të vendit integrimi i sërbëve kosovarë është arritur. 90 për qind e planit Ahtisari, i cili i jep rol kryesor mbrojtjes së pakicave, ndërkohë është realizuar.
Asnjë shtet në Evropën juglindore nuk ka arritur kaq shpejt të jetë model i zgjidhjes së problemit të minoriteteve.
Megjithë politikat bojkotuese të Begoradit zyrtar, minoriteti serb deri me tash është i përfaqësuar në instancat më të larta të shtetit.
Kjo dëshmon vullnetin tonë për rrugën drejt Evropës që kërkon po ashtu edhe përgjegjësi...
Lufta për njohjen
Kosova do të duhej të trajtohej si një realitet gjeopolitik.Qysh prej 11 vjetësh kur Kosova deklaroi pavarësinë e saj, qindra vende e kanë njohur Kosovën si shtet.
Pesë nga 27 vendet e BE-së nuk e kanë njohur akoma. Për këtë mendojë se është dobësi e madhe e politikës së jashtme europiane.
Kjo duhej të ishte çështje të harruar e Kosovës dhe do të ishte mirë që BE të riangazhohët pak më shumë në Ballkanin perëndimor.
Çelësi për njohjen e Kosovës nga vendet e tjera ndodhet në Madrid. Shpresojmë se qeveria e re spanjollle do të ndryshojë kursin lidhur me këtë çështje.
Çelësi tjetër po për këtë problem, qëndron në Beograd.
Do të ishte mirë që BE-ja të ka një iniciativë të re të sigurisë europiane për Ballkanin perëndimor.
Për këtë duhet që Kosova së bashku me BE-në të kishin një koordinim ballkanik në mënurë që Kosova të mos jetë e harruar, këtë e tregon edhe takimi i fundit i zhvilluar në Berlin, për të ardhmen e Kosovës dhe vetë Ballkanit perëndimor.