Në librin “Tregtar flamujsh” (1935), Ernest Koliqi del si mjeshtër i vërtetë sa i përket kompozicionit të veprës. Autori ka depërtuar thellë në psikologjinë e protagonistëve, ka bërë në mënyrën më të përsosur tipizimin e karaktereve letrare, ku shquhet gjuha e figurshme, pastaj është impresionuese rrjedha fabulative e ngjarjeve, pa digresione. Koliqi, përmes kësaj vepre, na ka dhënë disa proza poetike, që ishin të panjohura për artin letrar shqiptar deri në atë periudhë. Në librin “Tregtar flamujsh”, Koliqi ka derdhur tërë fantazinë e tij prej krijuesi për ta dhënë të plotë një mentalitet tipik shkodran, i cili në perceptimin e autorit- narrator, që në vepër shfaqet nga këndi i protagonistit të gjithëdijshëm, herë-herë shfaqet si tejet i prapambetur. Koliqi përgjithësisht ka trajtuar tema të “virgjëra” të cilat lidhen me përditshmërinë e një ambienti real me situata reale, të cilat frymonin në Shkodër dhe malësinë e saj.
Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e vikasin rrnofte Shqiperia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles : rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loje e bukur, por s'te ka dale....
Gasper Tragaci, leshoi shtizen e u avit kercenueshem kah djali.
Flamuri ra per toke. Hilushi s'luejti vendit. Shikonte syte e ftohte qi leshojshin shkendija idhnimi. Tregetari u ndal para tij.
- Mos me kene hatri i miksis se mocme qi kam me shpine t'ante, dij une...
I riu ia priti
- Per hater t'asaj miksije tash qes bejte me t'u shit flamujt..
Me za qi i dridhej prej pezmit tjetri ia kthei:
-po, zati ti sdin vec me qit bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. Me vjen keq per gjind tuj se tash i qet ne rruge te madhe, me shka shof une. Hajt, hajt, qit bejta e duaje Shqipnin: bejtat e Shqipnija
kane me te qite ne drite....
U afrue edhe ma teper e peshperiti si ne nje fishkullime:
- U shitne a s'u shitne flamujt, qendroi a s'qendroi Shqipnija, une kam mjaft shyqyr, me jetue, a more vesh e tash jashte....
-Kadale... ia priti djaloshi me t'eger e syt i vetuen- dal vete e s'asht nevoja me me qit jashte ti.
Por edhe nje fjale due me t'a thane e te lutem vire ne vesh si at kshill qe me dhae par ne dugaje.
Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit te gjalleve qyshse je ndry ne ket dugaje mbushe me mall. Ky asht vorri yt. E sa per Shqipni, po te siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia shitish dreqit.
E Hilush Viza doli, lehtesue ne zemer nga ai shfrim, me thith ajer te kulluet n'udhe sepse era e asaj dugaje i mirrte frymen.
******
"Tregtar flamujsh" është një përmbledhje me gjashtëmbëdhjetë tregime, prej shkrimtarit Ernest Koliqi botuar për herë të parë më 1935 në Tiranë, në shtypshkronjën "Nikaj".
Kjo përmbledhje tregimesh ecën në vazhdën e vëllimit që i paraprin, "Hija e Maleve". Pas kthimit prej mërgimit dhe përvojës si arsimtar në Vlorë dhe në Shkodër Koliqi përfiton një këndvështrim më të pjekur ndaj elementeve përbërëse të mjedisit qytetar e krahinor. Elementet e tekstit vijojnë të kenë elemente autobiografike, ku vërehet identifikimi i Koliqit me Hilush Vilzën, duke i dhënë tekstit më pas një shtrirje të shkallëzuar kundrejt temave kryesisht urbane. Koliqi shtjellon, sa në një mënyrë, aq në një tjetër, dallimet mes shtresave shoqërore; shtresëzimet i shquan përmes rrëfimit, përshkrimit, dialogut dhe formave të tjera ligjërimore duke i ndenjur besnik të folurës urbane të Shkodrës së asaj kohe.
Këtu tregohen idete idealiate dhe materialiste të dy personave: Hilushin e udhëheqin idealet kurse Gasperi udhëhiqet nga vlerat materiale, pra paraja.
Vëllimi u ribotua në Prishtinë (1988), Shkodër (2000), Prishtinë (2003), Tiranë (2004), dhe Rezna (2007) dhe sërish në Tiranë (2009) me pasthënie nga Karl Gurakuqi tek botimi i mbramë.
Tregimi i Koliqit “Tregtar flamujsh”,ve ne dukje mospajtimin e heroit te tij me ate mjedis te ngushte dhe asfiksues te dugajave(dyqaneve)ku mendohej se veprohej vetem ne emer te fitimit,si dhe neverine dhe antipatine e Hilushit per zotrit e atyre dugajave.Tregimi ka pjese te gjata dhe te sakta pershkrimesh.
-ne tregim mjaft funksionale eshte antiteza qe ndertohet midis poetit dhe tregtarit.ne raport me ate si e shohin flamurin.I pari e sheh si nje simbol kombetar,si nje gje te shenjte para se ciles ai perkulet si gjithe kombi,.I dyti e sheh si mall dhe si mjet fitimi. Ndersa poetit i cohet zemra peshe.nga ngjyra e kuqe dhe shqeponja dykrenore ne mes.tregtarit i ben pershtypje cilesia e copes,
-Mendoj se rruga qe ben Hilush Vilza pasi del nga dugaja qe ja merrte frymen me eren e saj,eshte nje rruge e bere thuajse me vrap,sepse ai don qe te ndodhet sa me larg atij burgu ,te nje kohe e muget, ku, si shprehet poeti ,flene me mija agimesh epopeje te kuqe.Ne vrapin e tij,ai ne menyre imagjinare bashkohet me vrapin e mijra bashkatdhetareve qe mbajne lart flamurin kuq e zi,te cilet dellgizojne dallge lirie permes vrundujve te stuhive,perballe te cilave i ve ata historia.
-Duke e perfytutuar keshtu,mendoj se per mua Hilush Vilza paraqet poetin atdhetar ,i cili me fjalen magjike te poezise se tij do te luftoje qe ideali i tij nje dite te behet realitet.
-Duke pasur parasysh pershkrimet e gjata,personazhin monster,produkt te parase,i cili e kalon jeten i mbyllur ne dyqanin-varr,i cili perben dhe caqet e botes se tij.mendoj se proza e Ernest Koliqit me ngjan me ate te Balzakut.
-Tregimi e E koliqit karakterizohet nga nje gjuhe e zgjedhur dhe e ngritur ne nivele te larta artistike nepermjet shprehjes se figurshme qe e realizon duke perdorur figura te tilla letrare si epitetin metaforik, retishencen,fjalen me dy kuptime.Mendoj se me dendur eshte perdorur epiteti per te percaktuar cilesi dhe karakteristika te personazheve,mendimeve e veprimeve te tyre.
https://gjergjpekmezilibrary.files.wordpress.com/2015/03/tregtar-flamujsh.pdf