Por, kjo agjenci vlerëson se bëhet fjalë për demonstrim të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën, raporton B92.
Kriminelet në ballë të Paradës ushtarake Serbe
Bëhet e ditur se në paradën e sotshme në Nish kanë marrë pjesë 4 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, 300 automjete dhe 40 fluturake, përfshirë edhe dy helikopterë luftarakë me ekipazhe ruse, në ç'mënyrë, siç vlerëson AP-ja, ajo ka demonstruar edhe aleancën më të madhe politike e ushtarake me Moskën.
Tensionet janë rritur në rajon "pasi Serbia dhe Kosova po akuzojnë njëra tjetrën për minim të përpjekjeve për pajtim pas luftës nga vitet 1998-1999, të cilën e përmbylli ndërhyrja e NATO-s".
Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Çfarëdo ndërhyrje e Serbisë në Kosovë do të shkaktonte konflikt të drejtpërdrejtë me forcat paqeruajtëse me NATO-n në krye, të stacionuara në Kosovë.
***
Deri kur kriminelet serbë, mashtrojnë Europën
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se “Ushtria e Serbisë është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Komandantit suprem, presidentit të shtetit Aleksandar Vuçiq”, që, siç tha ai, të mbrojë jetën e serbëve në Kosovë.
“I kemi siguruar të gjitha parakushtet, nëse do ta bëjmë ose jo, kjo është çështje e udhëheqjes shtetërore”, tha Vulini për Radio Televizionin e Serbisë.
Kryeshefi i Ushtrisë serbe gjeneral-nënkolonel Milan Mojsilović
Ai ka thënë se Vuçiqi çdo ditë mban llogari për atë nëse ushtria është në gjendje të bëjë atë që duhet për të mbrojtur popullin serb.
Vulini akuzoi Kosovën se po e shkel Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim (MSA) dhe CEFTA-n dhe shtoi se “vendimet e Prishtinës nuk mund të parashikohen”.