2019-05-09

Kuvendi i Shqipërisë, ky universitet servilizmi

              

                Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D



Në pragzgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017, kryeministri Rama nuk la gur pa lëvizur që Partia Socialiste të merrte shumicën absolute në ndenjëset e Kuvendit, në mënyrë që të mos kishte më “nëpër këmbë” ndonjë aleat që t’i “prishte” punë në qeverisjen e vendit, sepse, siç shprehej tërthorazi ai me shpoti në takime me zgjedhësit, Lëvizja Socialiste për Integrim i paskej vënë “mokra” në këmbë gjatë mandatit të parë 2013-2017.


 Dhe Rama e arriti pikësynimin e tij. Me formimin e qeverisë së re në shtator të vitit 2017, ai, i vetëm, ndihej fort i sigurt në fronin e pushtetit, të cilin, siç doli më vonë, e paskej siguruar në “bregun e pazarit” të shitblerjes sëvotave. 

Kësisoj, opozita përfundoi thjesht në një figurante pa kurrfarë roli në ndenjëset e Kuvendit, ku shumica absolute e “deleve” socialiste me mandate deputeti, do ta hidhte vallen sipas avazit të kryeministrit Rama.

Në këto kushte, Kuvendi erdhi e u shndërrua në një universitet servilizmi ndaj kryeministrit, para të cilit “deledeputetët” socialistë s’kishin guxim të kundërshtonin për gjësend absolutisht. 

Përkundrazi, servilizmi i tyre ndaj tij lulëzoi deri në përmasa të tilla, saqë dikush nga radhët e tyre, një kryeservile shembullore kjo, arriti deri aty, saqë kryeministrin Rama ta krahasojë me Skënderbeun. 

Me sa duket, ky krahasim i erdhi shumë në osh kryeministrit Rama dhe kryeservilen e vet, të cilën dikur e pati “dekoruar” me postin e kryedoganieres, një ditë të bukur na e ngriti deri në postin e ministres.

Kuptohet vetvetiu që “deledeputetët” socialistë, duke pasur parasysh ndryshimet e kodit zgjedhor të vitit 2008, sipas të cilët mandati i deputetit mund të sigurohej vetëm nga përsosja e artit të servilizmit para kryetarit të partisë, nuk kishin rrugë tjetër për të mbijetuar në politikë, përveç zhveshjes tërësore nga dinjiteti personal dhe rreshtimit në armatën e puthadorëve shembullorë të kryeministrit Rama.

Duke pasur parasysh servilizmin e “deledeputetëve” të vet në Kuvend, kryeministri Rama, gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka qeverisur si i ka dashur qejfi dhe jo siç ka dëshiruar shumica dërrmuese e popullit shqiptar. 

Kësaj mënyre qeverisjeje, zotëria Ardit Stefa ia ka bërë “skanerin” për bukuri në një ese të shkurtër, një ese e shkëlqyer kjo fortfshikulluese, me titull “I dashur Skënderbe, ti dhe soji yt jetoni më mirë jashtë Bashkimit Evropian”, të botuar në gazetën “Telegraf”, 02 maj 2019.Një “skaner” po kaq të shkëlqyer Kuvendit të servilizmit ia ka bërë edhe zotëria Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike, i cili, duke refuzuar para shumicës së “deledeputetëve” socialistë marrjen e mandatit të deputetit, deklaroi:

“Ky nuk është parlament, por galeri e krimit”(Citohet sipas: “Kandidati i PD bën të papriturën, refuzon të betohet në parlament”. 

Faqja e internetit “lajme.al”. 08 maj 2019).

Tani lind një pyetje e thjeshtë: a ka garanci se nga radhët e “deledeputetëve” socialistë nuk do të dalë ndonjë tjetër kryeservil, si ajo kryeservilja e lartpërmendur, dhe, nga foltorja e Kuvendit, të hedhë në publik një propozim, të ngjashëm me propozimin e dikurshëm të një deputeteje të parlamentin rus, të cilin Putini e ka shndërruar me kohë në universitet të servilizmit, gjurmët e të cilit po i ndjek me besnikëri Rilind(Rivdek)ja socialiste e kryeministrit Rama?

Pë dijeninë e lexuesve të nderuar, deputetja e parlamentit rus(rusët e quajnë “Dumë Shtetërore”) Elena Mizulina(1954), kryetare e komisionit parlamentar për çështjet egrave, të fëmijëve dhe të familjes, doktore e shkencavejuridike, me titullin “profesor”, u propozoi grave ruse tëlindin fëmijë me Putinin. Një propozim të tillë ajo e patibërë më 05 tetor të vitit 2014, në një tryezë tërrumbullakët, kushtuar problemeve demografike në Rusi.Le të njihen lexuesit me propozimin e saj:

“Thelbi i propozimit tim është i thjeshtë: çdo qytetaree Rusisë do të ketë mundësi të marrë me postë materialingjenetik të presidentit të Federatës Ruse, të ngelet shtatzanë me spermën e tij dhe të lindë fëmijë. Nëna tëtilla do të marrin një asistencë të posaçme nga shteti.

Fëmijët e lindur me presidentin, në të ardhshmendo të përbëjnë elitën ushtarake dhe politike tështetit”. (Citohet sipas:“Ushtria e klonimeve të Putinit”.Faqja e internetit “motivnews.com”. 09 nëntor 2014).

Santa Barbara. Kaliforni,08 maj 2019



***

Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Eshref Ymeri e mban titullin shkencor Akademik Prof.Dr.Ph.D.

 Është anëtar i rregullt i Akademisë së se shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në New York ,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.Ka të botuara një numër të madh librash shkencore dhe mija shkrime studimore,politike dhe analitike në revista shkencore,gazeta dhe internet.Jeton dhe vepron në Tiranë dhe në Santa Barbara,
Kaliforni(SH.B.A)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...