Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/06/04

Emir Hamzai : “Fshesa” e Zaevit nuk është simbolikë e përgjegjësisë, por kryeministri edhe më tej do ta favorizojë BDI-në!



 Emir Hamzai

“Fshesa” e paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, si duket ka futur ne ‘ankth’ partnerin e koalicionit, BDI-në. Edhe pse ende nuk kanë filluar ndryshimet në strukturat e Qeverisë, zyrtarë të BDI-së, vlerësojnë se partia e tyre nuk është material për “fshesë” dhe se për kuadrin e tyre në qeveri, pyetet vetëm BDI-ja. 


Rezultate imazhesh për Emir Hamzai

Nuk dihet nëse “fshesa” e kryeministrit mund të jetë vetëm në aspektin verbal, me qëllim për tu prezantuar i përgjegjshëm apo në të vërtetë kuadri i ardhshëm do t’i paraprijë ndryshimeve, kështu thonë për portalin “Gjurmë” ish-nënkryetari i Maqedonisë, Besim Dogani dhe opinionisti për çështje politike, Xhenis Sulimani.



“Kam drojën që e ashtuquajtura “fshesë” e Zaevit në fund do të rezultojë vetëm edhe si një përpjekje verbale dhe mediale e kryeministrit për t’u shfaqur para opinionit më të gjerë si një politikan i përgjegjshëm i cili është i gatshëm të tejkalojë interesat partiake dhe të koalicionit qeverisës në favor të përparimit të përgjithshëm të vendit. Këtë tezë e mbështes në atë se gjatë këtyre dy vite qeverisje kryeministri Zaev u dëshmua vetëm si një zëvendësim i ish-kryeministrit Gruevski, duke vazhduar praktikat e nepotizmit, favorizimit të politikave partiake, tolerancës së tepërt për kuadrot e paafta në krye të ministrive të vendit në favor të rruajtjes së shumicës qeverisëse, duke mbyllur sytë ndaj hakmarrjes politike të ministrave të BDI ndaj komunave të udhëhequra nga opozita, punës së papërgjegjshme dhe harxhimeve të pakontrolluara të kryetarëve të komunave të udhëhequr nga kuadro të LSDM-BDI dhe shumë e shumë të tjera”, thekson Dogani.


Ai më tej shton se Zaev do të vazhdojë fillimin e zhvlerësimit të vet politik duke i bërë favore dhe lëshime BDI-së për të ruajtur paqen brenda koalicionit qeverisës, duke dëmtuar në këtë mënyrë shumicën e votuesve shqiptar të cilit i thanë një ‘JO’ të qartë vazhdimit të BDI-së në qeverisje.

Nga ana tjetër edhe Xhenis Sulimani thotë se ndryshimet kadrovike në qeveri nuk duhet t’i paraprijnë ngjyrimeve partiake, por ato duhet të pasojnë për rrjedhojë si ndryshime me
vend dhe nga një kuadër i mirëfilltë.

“Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, presidenciale, kryeministrit Zaev ia imponojnë ndryshimet kadrovike, si në partinë e tij ashtu edhe në përbërjen qeveritare. Nuk i kisha dhënë ngjyrë partiake ndryshimeve që duhet të pasojnë. Mendoj, e rendit është që kuadri i
mirëfilltë t’i paraprijë ndryshimeve. Partitë, secila më vete i njeh kuadrot e veta. Andaj, për të dëshmuar seriozitet dhe sinqeritet në politikë duhet të ofrojnë kuadro që garantojnë perspektivë. Fatkeqësisht BDI ka çaluar në këtë drejtim. Megjithatë, kur jemi te fshesa, në kuptimin figurativ, shpresoj të kryej funksionin primar, të pastrimit dhe jo atë sekondar të dhunës- goditëse”, cilëson Sulimani.

Derisa jemi në valën e përplasjeve politike për ndryshimet në strukturat e qeverisë, ‘fshesa’ e Zaevit është lënë në “qosh të Kuvendit” dhe javët në vijim do të merret vesh nëse shkarkimet do të fillojnë nga partia e tij dhe më pas të BDI-së.

****
Emir Hamzai Hamzai

Gazetari i afërt me Vetëvendosjen bën thirrje për vrasje të gazetarëve në stilin e “Charlie Hebdo”


Gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai ka bërë thirrje publike për vrasje të stilit “Charlie Hebdo” për portalet kosovare, Indeksonline dhe Periskopi.

Hamzai, gazetar i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje i ka “djegur” shumë artikulli se 80% e plaçkitësve me armë, janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Idjotësia e tij shkon tej mase, sa që ai kërkon vrasje të stilit “Charlie Hebdo” që ndodhi pak vite më parë në Francë ku kriminelët vranë gazetarë të një gazete satirike franceze.

Hamzai, gazetari i afërt me grupe radikale fetare pretendon se vetëm në stilin e ngjashëm me “Charlie Hebdo” meritojnë të zhduken gazetarët.

Madje, gazetari i dyshimt të të kaluarën dhe të tashmen e tij, thote se vetëm kështu liria e shprehjes do të kishte kuptim dhe do të ishte e barabartë.

Fotografitë dhe statuset përkrahëse të tij për Lëvizjen Vetëvendosje janë publike edhe sot në profilin e tij në rrjetet sociale

Qenan Aliu i shkruan letër të hapur Pendarovskit. Ja se çfar kërkon në letrën e tij!



I nderuari President z. PENDAROVSKI,

Siç edhe jeni në dijeni , Gjykata Kushtetuese e RMV nuk bënë pjesë në pushtetin gjyqsorë, por Ajo mbronë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe ligjshmërinë e akteve të përgjithshme.

VEÇANTI MBRONË TË DREJTAT DHE LIRITË E QYTETARËVE.

Andaj, Ju lutemi z. President,të shpërfaqni autoritetin tuaj për bashkëveprim me Gjykatën Kushtetuese ,e cila SA MË SHPEJTË që të jetë e mundur VENDIMET dhe AKTVENDIMET që i sjellë kushtetusja në (,,Gazetën zyrtare të RMV-së ,,) të SHPALLEN edhe në GJUHËN SHQIPE kuptohet në pajtim me ligjin në fuqi.
z. President këtë të drejtë të qytetarëve shqiptarë të garantuar me kushtetutë dhe me ligj së pari PA ANULIM duhet tjua garantojë dhe zbatojë kjo gjykatë si maja më e lartë për mbrojten e të drejtave të njeriut. 

Fundja sepse dhe vetëm sepse VENDIMET e Gjykatës Kushtetuese vlejnë ERGA OMNES,, (Për të gjithë) si obliguese për rrespektim dhe zbatim .

Mediat e bëjnë punën e tyre, andaj rrespekte për Ju për kohën që ndatë për ti lexuar këto rreshta .

Nga një qytetar,

Qenan ALIU

QENAN ALIU: MË se na keni mërzitur, gjuha është e drejtë nomade o Artan!



MJAFT MË se na keni mërzitur , na keni lodhur e stërlodhur, na keni lënduar. Sa po bën pak njeriu për të lexuar diçka të bukur, Oppss Artan Grubi-,,Ju premtuam barazi gjuhësore- U tha, u bë,, !

Po çfarë premtuat e çfarë keni bë shtrohet pyetja !
Premtuat LIRINË pa mos qenë të robëruar nga askush;


Premtuat BARAZINË e barazia ka mbetur në hasra;

Po GJUHA, gjuha është e drejtë nomade o Artan, ajo vjen me ty kah do që të shkosh. Nëse – ju thatë dhe u bë, atëherë kush tha e u bë më 1974. Kur thatë ju me të vërtetë U BË: më 2008, 2011, 2018 apo 2019-të ?


Nëse me ju gjuha gjendet dhe duket në çertifikatën zgjedhore të Pendarovskit, atëherë kur ju të IKNI ajo do të gjendet edhe më lartë edhe më thellë edhe më drejtë edhe më e ëmbël !

Medai Shaholli : Ali Ahmeti dezezertor i çështjes shqiptare, që përfundimisht duhet shpallur hapur si një ”Rrahman Morinë” i shqiptarëve të NMK


Medai Shaholli


I vetëquajturi revelucionar Ali Qameti, pas publikimit të ”bombave” nga vëllai ynë El Cheka, ku në to dëgjohen ofendimet dhe sharjet në radhë të parë për argatët e tij nga DUI por dhe për shqiptarët në përgjithësi, shfaq hapur figurën e dezertorit dhe pseudorevolucionarit.



Tashmë delet shqiptare dhe gjithëshqiptarët e NMK, po dëgjojnë me veshët e tyre sesi i trajton ”reaksionari” Ali Qameti shqiptarët përmes bisedave telefonike dhe në praktikë në këto 18 vite të katapultimit të tij në pushtet me sllavo-maqedonët.

Ky është renegati shqiptar Ali Qameti me integristët e tij, që shan dhe i trajton gjithë shqiptarët e NMK si robër lufte.

Është koha për t’i zgjuar edhe ato dele shqiptare që i kanë besuar qorrazi këtij dezezertori të çështjes shqiptare, që përfundimisht duhet shpallur hapur si një ”Rrahman Morinë” i shqiptarëve të NMK.

Nga Merita HOXHA : ‘’Engjujt’’ vrasës të BDI-së!






Do të mjaftojnë disa “bomba”, të publikuara në rrjetet sociale, ku dëgjohen çka flasin Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, për të kuptuar se shqiptarët në Iliridë, në dy dekadat e kaluara, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten peng i një grupi të strukturuar kriminal. Për ato që kanë logjikë të shëndoshë, mjaftojnë edhe këto pak “bomba” të dëgjojnë për të kuptuar zemrën dhe shpirtin e zi të Ali Ahmetit dhe strukturës kriminele të BDI-së! Po, po, mjaftojnë vetëm disa “bomba” të dëgjohen për të kuptuar se struktura e BDI-së, përveç se kanë mbajtur peng shqiptarët dy dekadat e kaluara, janë të kapur peng edhe nga njëri tjetri si gjahu i merimangës në rrjetën e saj!

Shqiptarët duhet të kuptojnë njëherë e mirë se të gjitha tmerret nëpër të cilat kanë kaluar nga viti 2001 kanë qenë skenar i gatuar në qendra slave, në Moskë dhe Beograd. Tani s’ka asnjë dilemë se Ali Ahmeti, Musa Xhaferi,…, kanë qenë dhe janë pjesë e vendimarrjes për të gjitha aksionet policore dhe ushtarake kundër shqiptarëve. Nga këto aksione u dhunuan fëmijë, gra, pleq, u arrestuan dhe u vranë shumë shqiptarë, u dogjën dhe u shkatërruan vendbanime të tëra shqiptare. Pra, nga kjo strukturë e kalbura dhe antishqiptare, u sulmuan vendbanimet shqiptare nga Kumanova në Strugë, nga Tetova në Dibër.

Është koha e fundit që shqiptarët në Iliridë të marrin fatin në duart e tyre dhe të organizohen në mbrojtje të vetes dhe familjeve të tyre nga ky grup vrasës dhe kriminal. Them është koha e fundit e vetëdijshme se “ujku ndryshon kime por jo edhe veset”! Dhe Ali Ahmeti ka qenë dhe mbetet po ai që ishte në LPK, një gjakprishur dhe shpirtë zi, bashkëpunëtor i shërbimeve slave. Ai dhe grupi i LPK-së, Fazli Veliu, Xhavit Haliti, janë ideator dhe organizator i vrasjeve të veprimtarëve shqiptarë në diasporë, në Kosovë, Iliridë (Maqedoninë e Veriut), Luginë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por dhe të shumë vrasjeve politike në Shqipëri!

Sikur nuk i kanë mjaftuar të gjitha këto krime dhe veprime antishqiptare, Ali Ahmeti vazhdoi të krijojë tmerre në Iliridë në vitin 2001, ku shkatërroi shumicën e vendbanimeve shqiptare atje, dhe, të gjitha këto, i ka bërë me qëllim të bëhet pjesë e pushtetit në Maqedoninë e Veriut dhe, nga pozita e pushtetit të vazhdojë dhunën, arrestimet dhe vrasjet ndaj shqiptarëve. Këtë edhe e realizoi! Dhe, nga viti 2002 u bë pjesë e pushtetit! Nga ajo kohë jeta e shqiptarëve po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Vendbanimet shqiptare çdo ditë që po kalon shprazen. Po ik rinia, në rrugë pa kthim, dhe bashkë me ato edhe familje e tyre. Kjo që po ndodh gjatë dy dekadave në Iliridë (Maqedoninë e Veriut) nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit nga Rankoviqi, ndërsa nga viti 2002 realizohet nga Ali Ahmeti dhe struktura e BDI-së!

KUR ANALFABETIZMI POLITIK E DHUNON GJUHËN SHQIPE, ME KËTË E DHUNON INTELIGJENCËN E POPULLIT SHQIPTAR!

Rezultate imazhesh për abdullah Mehmeti

Shkruan: Akademik Prof. Abdullah Mehmeti,Ph.D

Përdorimi në formë të gabuar i emrit të shtetit, sipas rregullave të gjuhë shqipe, në vend se: Republika e Maqedonisë Veriore, apo Maqedonia Veriore; shkruhet: Republika e Maqedonisë së Veriut, apo Maqedonia e Veriut, e cila është formë jo e drejtë e përdorimit të emrave me përcaktim gjeografik, ndërsa kjo është sikur të shkruhen e përdoren gabimisht emrat personalë dhe mbiemrat, në vend se, Ali Aliu, apo Hasan Hasani, të shkruhen: Aliu i Aliut, apo Hasani i Hasanit, përderisa Aliu nuk është i Aliut, as Hasani i Hasanit, por këto i mbajnë për mbiemra të tyre!

Gjeneratat e ardhshme do të qeshin e tallen me ne, pa fajin tonë, si kemi toleruar të ndodhë një përdhosje e dhunim kaq i madh i gjuhës shqipe, në kohën kur në këtë shtet kanë ekzistuar së paku tre universitete me mësim në gjuhën shqipe, disa katedra të gjuhës shqipe, institute shkencore, shoqata dhe asociacione shkencore dhe profesionale, dhjetëra doktorë të shkencave të gjuhësisë, qindra profesorë, misimdhënës dhe mësues të gjuhës shqipe, si dhe dhjetëra medie në gjuhën shqipe!



Shumica e qyteterëve shqiptarë në Maqedoni për tri dekada me radhë kanë mendur se ka perënduar koha kur politika dhe pushteti kanë vendosur edhe për toponimet, emrat e qyteteve dhe vendbanimeve, si dhe emrat personal të njerëzve, sidomos të fëmijëve shqiptarë. Por, kjo siç duket edhe më tej po bartet në variante të ndryshme përmes individëve të frymëzuar, edukuar dhe rritur me atë mendësi destruktive, kur politika dhe shteti vulosin gjithçka mbi fatin e një populli.

Të mos çuditemi një ditë nëse kjo politikë qorre, me oponentët e saj analfabetë dhe injorantë, do t’ua imponojë shqiptarëve t’i ndryshojnë rregullat e gjuhës amtare të tyre dhe kështu, emrin e Evropës Perëndimore në të ardhmen do ta përdorin si „Evropa e Perëndimit“, të Ballkanit Perëndimor si „Ballkani i Perëndimit“, Universitetin e Evropës Juglindore si „Universiteti i Evropës së Juglindjes“, dhe logjikisht me këto rregulla gjuhësore të kësaj natyre, siç ua imponon politika dhe pushteti i sotëm qytetarëve shqiptarë, të ndryshohen sipas kësaj logjike destruktive edhe emrat personalë të qytetarëve, pse jo edhe të përfaqësuesve politik të tyre, përderisa ata sot heshtin sikur nuk ndodh asgjë, kinse kjo punë kështu duhet të jetë, pa i ditur pasoja e mëvonshme.

Sot, gati secili është në eufori, i entuziazmuar kur shkruhet një mbishkrim edhe në gjuhën shqipe, një tregues rruge, një tabelë, një emër institucioni, duke u mjaftuar që ato shkruhen edhe në gjuhën shqipe, por si shkruhen ato, kjo për momentin nuk u bën shumë përshtypje njerëzve. Është detyrë e intelektualëve, e studiuesve, e ekspertëve të gjuhës shqipe që ta thonë me kohë mendimin e tyre për përdorimin e gabuar të emrit të shtetit sot, në vend se në formë të drejtë: Republika e Maqedonisë Veriore, apo Maqedonia Veriore; në: Republika e Maqedonisë së Veriut, apo Maqedonia e Veriut.

Që ta kuptojnë këtë çështje drejtë, qartë dhe saktë, edhe pushteti e politikanët aktualë, ua përkujtojmë se kjo është njëjtë sikur emrat e tyre personalë dhe mbiemrat në gjuhën shqipe të shkruhen në formë të gabuar, jo të drejtë, të panatyrshme, jo sipas rregullave të gjuhës shqipe, në formën e bastardhur siç është bastardhuar emri i shtetit në gjuhën shqipe, dhe në vend se emrat dhe mbiemrat e tyre të shkruhen drejtë: Zoran Zaev, Stevo Pendarovski, Talat Xhaferi, Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Bilall Kasami, Afrim Gashi, etj., këto emra të shkruhen në formën e re, sipas rregullave të gjuhës të shpikura nga politika, si: Zorani i Zaevit, Stevo i Pendarovskit, Talati i Xhaferit, Aliu i Ahmetit, Ziadini i Selës, Bilalli i Kasamit, Menduhi i Thaçit, Teuta e Arifit, Artani i Grubit, Bujari i Osmanit, etj.



Si t’u zihet fryma britmave shoviniste dhe thirrjeve raciste kundër shqiptarëve në Shkup !

Rezultate imazhesh për abdullah Mehmeti


Shkruan: Akademik Prof. Abdulla MEHMETI,Ph.D



Rezultate imazhesh për akademia e shkencave dhe arteve shqiptaro amerikane dega shkup

(Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,New York-Dega në Shkup)

Çfarë lidhje ka një ndeshje sportive, gëzimi për fitoren e një ekipi sportiv nga Maqedonia, me ndjenjat kombëtare, identitetin dhe dinjitetin e popullit shqiptar?!

Këto veprime mund t’i bëjnë vetëm qeniet e mbetur në nivelin e egërsirave, njerëzit e pareformuar mendërisht, të sëmurë dhe frustruar shpirtërisht, të helmuar me urrejtje patologjike ndaj të tjerëve!

Si duhet të përgjigjen shqiptarët kundër këtij shfrenimi racist, sëmundje kolektive dhe deformimi shpirtëror patologjik të fqinjëve të tyre, me të cilët rrethanat i kanë detyruar të bashkëjetojnë në një shtet të përbashkët?

Me thirrje e britma të ngjashme kundër të atyre dhe të ngjashmëve? JO!

Me sharje dhe ofendime mbi baza kombëtare e fetare nëpër portale dhe rrjetet socila? JO!

Me kërkim të përgjegjësisë ndaj organizatorëve nga organet e rendit dhe institucionet e pushtetit të këtij vendi, të cilat asnjëherë nuk e kanë bërë këtë deri më sot, për dekada me radhë? Përfundimisht, JO!

Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në Maqedoni?

Përderisa me vite të tëra dhe dekada nuk po pushojnë këto britma nacionaliste, shoviniste dhe raciste kundër tyre, që kërkojnë vdekjen e tyre, dhoma gazi për ata; nga grupe tifozësh dhe jo vetëm, nga një masë e madhe njerëzish, banorë të këtij shteti, të helmuar me këtë propagandë, me këtë ideologji raciste, në familje, në shkollë, nga mediat, literatura, nga politikanë dhe ideologë të kësaj filozofie jodemokratike, nga parti politike me platforma dhe koncepte terroste, nga rrjete të tëra të agjenturave të huaja që lirshëm veprojnë në këtë shtet, dhe, ato nuk veprojnë vetëm kundër shqiptarëve vendës, por edhe kundër BE-së, SHBA-së NATO-s dhe kundër gjithçka që nuk përkon me interesin sllav dhe grek në këtë shtet?

Kjo duhet t’i vetëdijesojë shqiptarët, t’i mobilizojë dhe bashkojë, jo të humbin kohë në përplasen me këtë valë shovinizmi e racizmi, por duke e dëshmuar vetveten para tyre dhe para botës, si popull që e don lirinë e tij dhe lirinë e të tjerëve, e don demokracinë dhe qytetarinë, si popull i dinjitetshëm dhe me vlera që nuk i urren të tjerët, por din ta mbrojë vetveten dhe sigurojë RRUGËN E TIJ PËR TË ARDHMEN!

Nëse një qen e kafshon njeriun e pafajshëm në rrugë, vetëdija e tij nuk ia lejon t’i hakmerret qenit duke e kafshuar edhe ai në atë mënyrë.

SHOVINISTËT DHE RACISTËT, SI QENTË E TËRBUAR, DUHET TË IZOLOHEN, PËRFUNDIMISHT!

Këtë mundin dhe dinë ta bëjnë shqiptarët në Maqedoni, në mënyrë shumë të civilizuar dhe dinjitoze.

Sa për fillim, anëtarët shqiptarë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Veriore, duhet ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre të mëtejmë në këtë institucion, i cili është frymëzues dhe hartues i kësaj platforme shoviniste kundër shqiptarëve, përmes “Enciklopedisë maqedonase”, “Planit për ndarjen e Maqedonisë” dhe projekteve të tjera „shkencore“; përderisa kjo Akademi asnjëherë nuk është distancuar nga këto projekte dhe veprimtaria e saj në të kaluarën kundër shqiptarëve.

Politikanët shqiptarë, vendës dhe nga jashtë, ta harrojnë përgjithmonë mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes me partinë nacionalshoviniste OBRM-PDUKM, si organizatë terroriste e dëshmuar, frymëzues dhe organizatore e këtyre protestave me britma raciste kundër shqiptarëve, si bartëse dhe përçuese e interesave serbe dhe ruse në Maqedoninë Veriore, dje dhe sot, përderisa kjo parti nuk ndryshohet dhe reformohet thellësisht nga konceptet e vjetra, me frymë mesjetare!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...