2019-06-11

Si u zhduk piloti shqiptar në Maqedoni, a iu dorëzua Beogradit?



 Nga Mehmet Latifi

Pas publikimit të shkrimit me titull “Jasen fsheh mëkatet e APJ-së”, botuar në të përditshmen “Vreme”, ku thuhet se janë gjetur tre skelete të njeriut, të moshës së mesme, të vjetër sipas vlerësimeve preliminare të mjekologjorëve, më së paku 25 vjet (!?), na bën të dyshojmë dhe të vemë në sprovë edhe eskpertët forenzik dhe patologët, që tashmë duhet të krijojnë apo sajojnë edhe fotorobotët e viktimave, se mos vallë mund të jetë ndër viktimat edhe piloti shqiptar, Sinan Abedin Vitija (1961), i arrestuar në aeroportin e Shkupit, më 28 nëntor të vitit 1993 dhe që atëhere i zhduken gjurmët.


Të rikujtojmë opinionin për rastin e zhdukjes së Sinan Vitisë

Dëshmitarë i arrestimit të Sinanit është vëllai i tij Hashim Vitija. Deportimi (s)është bërë për shkak se Sinan Vitija ka qënë në listën e oficerëve të kërkuar shqiptar nga ish APJ. Miqësia, kooperimi dhe bashkëpunimi MPB-së së Maqedonisë, me organet e athershme sekrete serbe, (s)e ka dorëzuar Sinanin. Kjo është bërë me dijeninë e plotë të ministrit të athershëm të brendshëm Lubomir Frçkovski. Ç’thonë institucionet kroate?


Rezultate imazhesh për sinan vitia

Zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarak, Sinan Abedin Vitija ( 1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit, me banim në Zarë, dhe me shtetësi kroate, që nga dita e zhdukjes mban në ankth familjen, shokët, miqët dhe më gjërë.

Kapiteni i kl.të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOSit famoz, (Shërbimit ushtarak të kundërzbulimit), Sinan Vitija, ka qënë një ndër ata oficer shqiptar të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish APJ, bashkë me shumë të tjerë-si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi-i ndjerë, etj. Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga ish APJ, mirëpo ligjet rigjide të asaj ushtrie vrastare, nuk kanë mundësuar demobilizim në gjendje lufte. Sinani, duke përdorur shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë e vet, ka gjetur mënyrë për të braktisur ushtrinë vrastare dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ky njësitë, i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës. Për këtë dëshmon edhe “Deklarata solemne” që është bërë pranë Shtabit të Krizës, në fshatin Përkos, më datë 11.02.1992. Ka marë pjesë aktive në çlirimin e “Urës së Maslenicës”, që lidhte Dalmacinë me pjesën tjetër të brëndisë së Kroacisë, (që është një ngjarje e veçantë për Sinanin dhe njësitin e tij shqiptar, me emrin “Skenderbeu”, komandant i se cilit njesit ishte Sinan Vitia).


Pas përfundimit të Luftës në pjesën e Zarës-Dalmaci, Sinan Vitija, për një kohë demobilizohet, për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortes Sevdije dhe fëmijve; djalit Fisnikut (4 dhjetor 1988) dhe vajzës Fatbardhës (1 gusht 1991). Mirëpo, për shkak të gjendjes shëndetësore, shkon për kurim në Gjermani. Me 28 nëntor 1993, ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania dhe zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Zbritjen e tijë në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija. Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996 ministri i MPB-së Tomisllav Çokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Sinan Vitija ka qënë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Çokrevski, rezulton se ai është dorëzuar organeve policore serbojugosllave. Është fakt se Sinan Abedin Vitija, ka qënë në listën e arrestit të oficerëve shqiptar, në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës. “Sinan Vitia është arrestuar në bazë të konstatimit të pasaportës së rreme kroate dhe meqenëse ai është shtetas i Jugosllavisë, u është dorëzuar organeve policore jugosllave”, shkruan ministri i athershëm i brëndshëm i Maqedonisë, Tomisllav Çokrevski, duke iu përgjigjur me shkrim pyetjes së deputetit të athershëm Nazmi Maliqi, lidhur me Sinan Vitinë. .

Ekspertë të kësaj lëmie thonë së ky dorëzim(?) i pilotit Vitia në duart e policisë serbe konsiderohet i kundërligjshëm, duke lënë hapësira për tu diskutuar nëse pas këtij ekstradimi apo deportimi fshihet diçka tjetër. Megjithatë rasti bëhet i qartë pasiqë autoritetet kroate konfirmojnë se pasaporta me të cilën ka udhëtuar Sinan Vitia ka qënë e rregullt dhe ai ka qënë shtetas kroat, duke mos patur asnjë shtetësi tjetër.

Sipas njohurive dhe informacioneve që disponojmë, pas dorëzimit (?), Sinan Vitija është mbajtur 4 ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është “përcjellur” në Nish. Prej Nishi humbet çdo gjurmë e tijë! Ka thashë e thëna se është dërguar në “CZ” (burgu qëndror”) në Beograd, por këtë askush nuk e konfirmon.




Piloti Sinan Vitia

Dilemat janë: Mbi bazë të cilave konventa ndërkombëtare, kritere dhe dispozita ligjore, shtetasi kroat i dorëzohet organeve policore serbe, kur dihet se ai nuk është shtetas serb? Pse kanë vepruar organet policore maqedonase në këtë rast kësisoji dhe cili është motivi? Mbase, kooperimi dhe marëdhëniet “aq të mira” të ministrit të athershëm të MPB-së Lubomir Fërçkovski (ministër i brëndshëm 1992-1995), me organet policore serbe, duke ditur se çka përjetojnë të gjithë ata që kanë reputacionin e luftëtarit kroat kur bien në duart e organeve policore serbe. Shqiptari, Sinan Abedin Vitija, pilot dhe shtetas i Kroacisë, i dorëzohet Serbisë, me procedurë zyrtare konform “normave ndërkombëtare”, pa letër kthyese-konfirmuese për pranim-dorëzim të personit dhe nuk ka asnjë sqarim zyrtar se kujt i është dorëzuar, dhe cili është fati i tijë? Habitë edhe indiferenca e vetë shtetit kroat dhe shoqatave të luftëtarëve, të dala nga lufta. Habitë sjellja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Kroaci. Habitë sjellja e Shoqatës së viktimologëve botëror, (kryetar i së cilës ishte akademiku Zvonimir Sheparoviq nga Kroacia). Habitë fakti i sjelljes indolente e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Kryetari i të gjitha shoqatave të luftëtarëve në Kroaci, kolonelit Ivan Grujic, që merret me këtë problematikë, sidomos për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci.Ai, Ivan Grujiq, pas kontakteve të shumta është prononcuar se nuk ka asnjë njoftim për Sinan Vitinë. Po nga kjo Zyrë (e shoqatave për personat e zhdukur në Zagreb), Zdenko Ognjençiq, ngjashëm si më parë gjatë kontakteve shprehet: “Ka kaluar kohë e gjatë nga zhdukja, ndaj preferoj, dhe është e mirëseardhur që familjarët e Sinan Vitisë, vëllezërit, bashkëshortja dhe fëmijtë, të ndihmojnë në identifikimin e kufomave nga varrezat e shumta në Kollubarë, Padinska Skelë, Mitrovicë, Batajnicë, Ovçar etj, duke dhënë materiale për ADN (DNK) analizën”. E gjithë kjo, nuk jep shpresë për familjen e Sinan Abedin Vitisë, por shton ankthin. Për këtë askush nuk e ngrenë zërin e arsyes. Përpjekjet e parreshtura, megjithate nuk e sollën Sinanin, e as nuk sollën njoftime fatlume.

Lubomir Fërçkovski, pas dorëzimit të detyrës së ministrit të brëndshëm-më 1995, avancohet në ministër të jashtëm! Lubomir Fërçkovski dhe Tomisllav Çokrevski, që të dy, doktor të shkencave juridike, profesor universitar (Çokrevski ka qënë bile edhe Rektor në Universitetin e Shkupit), kanë ushtruar detyrën e ministrit të brëndshëm, e para kësaj, që të dy, kanë qënë Kryetar të Komitetit të Helsinkit, për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut! Kjo mbase është dëshmia më e mirë pse është dorëzuar Sinan Vitija në duart gjakatare të organeve policore serbe.

Bashkëshortja e tij Sevdije Vitija (Sadriu), që edhe sot e kësaj dite jeton në Zarë, gjatë tërë këtyre viteve tashmë po mbushen 16-të, është ballafaquar me sfida të shumta që sjell ironia e jetës. Jeton me ndihmë minimale sociale dhe ndihmën që i ofrojnë disa familje shqiptare në Zarë. Ka një arkiv, një grumbull shkresash, nga letërkëmbimi me organet zyrtare dhe organizatat joqeveritare, brënda dhe jashtë Kroacisë, në pamundësi për të hulumtuar rastin duke lëvizur-kuptohet në mungesë të mjeteve materiale, që në masë të madhe ia vështërson edhe gjendjen jo të lakmueshme shëndetësore.

Në bazë të informacioneve supozuese, për të gjetur gjurmë të Sinan Vitisë, përkundër rrezikut të paimagjinuar, në dhjetor të vitit 2000, personalisht kam vizituar disa azile dhe spitale neuropsikiatrike të Serbisë, si në Vrshac, Sremska Mitrovicë, Pozharevc, Padinska Skelë, për të hulumtuar mos vallë, gjindej aty, ky djalë shqiptari, por, fatkeqësisht u këtheva bosh. Gjurmët, mbase i kishte mbuluar bora e nëntorit 1993, pluhuri dhe harresa. Tani, edhe pas 25 viteve të arrestimit të Sinan Vitisë, deportimit ose jo, të tijë, dorëzimit ose jo, në duart e policisë famëkeqe serbe, mbetet i paqartë rasti, mbetet dhimbja dhe errësira.

*Storje e vetme hulumtuese e publikuar nga gazetari tashmë i ndjerë Mehmet Latifi në INA lidhur me rastin e pilotit Sinan Vitia

2019-06-09

Gazetari i “Bild”:Kam parë laborator heroine. Rama të shpjegojë..



Tërmeti jo i rastësishëm i Bild, Tiede komenton vendimin e Metës

Ata që e njohin gazetarinë gjermane, e dinë se gazeta më e madhe europiane, Bild, dhe revista më e madhe europiane, Spiegel, nuk e preferojnë shumë njëra-tjetrën.


Megjithatë, gazeta në krahun e djathtë dhe revista në krahun e majtë, kanë prodhuar kaq shumë raportime të rëndësishme, investigime dhe analiza që kanë sjellë jo pak ‘tërmete’ në Gjermani dhe përtej.


Këtë herë ishte radha e gazetës Bild që me dy shkrime të saj, të shkaktonte tronditje në Shqipëri. Por Spiegel nga ana tjetër, në një shkrim ku thekson se demokracia është në krizë në Shqipëri, i jep meritat e duhura shkrimeve të Bild, madje poston një link për përgjimet.

Shkrimet janë meritë e Peter Tiede, gazetarit gjermanolindor, që u bë hero në Shqipëri, madje emri i tij shihej nëpër parullat e protestës së ditës së shtunë. Vetë Tiede reagoi pasi kreu i shtetit, Ilir Meta vendosi të anulojë zgjedhjet, ndërsa emri i gazetarit gjerman shihej në duart e protestuesve.

“Presidenti i Shqipërisë ka anuluar datën e zgjedhjeve (jo për shkakun tim… shpresoj). Dhe pastaj kjo. Jam i prekur- por ky është një nderim shumë i madh… Unë jam vetëm një gazetar. Faleminderit”, shkruan ai.

Për ata që dinë të lexojnë situatat, e dinë se ‘tërmeti’ që erdhi nga gazeta më e madhe gjermane, Bild, nuk është krejt i rastësishëm. Për më tepër, kur thuhet se tërmeti nuk di të ndalet pasi gazetari i saj, Peter Tiede ka paralajmëruar të tjera ‘bomba’.

Gjermanët janë njerëz që ecin vetëm me plan.



Rezultate imazhesh për Peter Tiede
Peter Tiede 

Gazetari i medias prestigjioze gjermane “Bild”, Peter Tiede në një intervistë me “Skype” me emisionin “A show” në News 24 foli për shkrimin e tij të publikuar disa ditë më parë, ku tregonte se pse “Shqipëria udhëhiqet nga gansterët”.

Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se gazeta gjermane është e stilit “bulevardeske”, që nuk thellohet në çështje, por gazetari shtoi se artikulli është i saktë dhe sipas tij, Rama më parë duhet të tregojë se pse nuk funksionojnë disa institucione në Shqipëri dhe jo të merret me median gjermane.

Ai tregoi se gjatë një vizite në Shqipëri ka parë me sytë e tij laborator heroine në vitin 2016, por pa treguar vendin se ku. Gazetari theksoi se ai po punon për një material, i cili do të flasë mbi mafien shqiptare.

“Ai ka të drejtë se ne jemi një media bulevardeske, por artikujt tonë janë të shkurtër sepse ky është stili i kësaj mediaje. Këto janë gazeta që citohen dhe iu referohen më shumë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Sigurisht se zoti Rama duhet të përballet me argumentet se pse nuk funksionojnë Gjykata Kushtetuese dhe disa istitucione të tjera dhe a është e lirë media në Shqipëri.

****
Peter Tiede: Do publikoj materiale të tjera nga dosja 339/1

Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild”, që publikoi dje 6 përgjime të reja nga dosja 339/1, ku dëgjohet Astrit Avdylaj me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako flet në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24. Ai tregon se ra në kontakt me materialin e publikuar falë kontakteve që ka pasur në Shqipëri.


“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë, të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore”, tha Tiede.


Ai shtoi ndër të tjera se ka edhe materiale të tjera nga dosja 339/1 dhe se do t’i publikojë edhe ato.

Kurse gazetarja Klodjana Lala tha se e ka takuar gazetarin gjerman, Tiede një muaj e gjysmë përpara dhe për këtë deklaratë mban përgjegjësi të plotë.

Po kështu ajo u shpreh se Peter Tiede kishte kryer takime me prokurorë e zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Peter Tiede e kam takuar para gjykatës së krimeve të rëndë një muaj e gjysmë më përpara, ditën kur shqyrtoheshin ën gjykatë masat e sigurisë për protestuesit. Kam qendruar me të pasi ai kishte përfunduar disa takime me zyrtarë të gjykatës apo Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, tha Lala.

Media amerikane “trondit” Ramën: Kryeministri pengon integrimin e Shqipërisë në BE

Rezultate imazhesh për Ana Scheer

Nga Ana Scheer

(Analiza është publikuar në median amerikane)

Kryeministri shqiptar pengon integrimin e vendit në BE.

A do ta ndalojë arrogancën e tij Edi Rama duke lejuar që populli i tij aq i vuajtur të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të arrijë fatin e tij evropian?

Shqipëria është një nga vendet më pro-perëndimore në gadishullin e Ballkanit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, shqiptarët kanë synuar të integrohen plotësisht në Bashkësinë Evropiane, por politikat jashtëzakonisht të polarizuara dhe përçarëse kanë penguar dëshirën e tyre për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Mbështetja për Shqipërinë është rritur që nga rënia e regjimit komunist, por vitet e fundit, gjatë qeverisjes së Edi Ramës, vendi i vogël ballkanik ka ndërmarrë hapa regresivë drejt një ambicie të tillë.

“Kolumbia e Evropës”

Lajmet nga Shqipëria kanë pushtuar mediat botërore për gjashtë vitet e fundit, dhe fatkeqësisht, kanë qenë të këqija. Mediat e kanë quajtur Kolumbia e Evropës dhe pika hyrëse për trafikimin e drogës në Evropë. Më e rëndësishmja e të gjithave ishte përhapja e kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin shqiptar duke shërbyer si rruga kryesore për drogat e rënda të cilat arrijnë në vendet evropiane. Kjo solli shumë shqetësime për autoritetet italiane, greke, holandeze, britanike dhe të vendeve të tjera. Të ardhurat e kanabisit në Shqipëri gjatë periudhës 2013-2016 vlerësohen në miliarda euro duke konkurruar seriozisht PBB e vendit dhe paratë vazhdojnë të pastrohen përmes industrisë së ndërtimit në qytetet kryesore të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe përmes mjeteve dhe mënyrave të tjera.

Përveç kësaj, pretendohet se kryeministri shqiptar është përfshirë në krimin e organizuar jo vetëm për të kontrolluar dhe manipuluar zgjedhjet, por edhe për të krijuar një rrjet të biznesit të paligjshëm dhe ndikimit politik. Shumë kriminelë të dyshuar dhe të certifikuar, me përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe madje edhe të dyshuar për përdhunim, nën autoritetin e tij u emëruan si kryebashkiakë, deputetë ose në poste të tjera të larta qeveritare. Pas reagimit të ashpër dhe bojkotit nga opozita dhe presionit të madh nga SHBA dhe BE, parlamenti shqiptar miratoi një ligj për verifikimin dhe largimin nga parlamenti të shumë figurave të përfshira në tregëti të drogave dhe qenieve njerëzore. Ky ligj detyroi shumë kriminelë, ndihmës të kryeministrit Rama që të jenë jashtë parlamentit, por ata ende e mbështetën atë gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Aktualisht ekzistojnë dy dosje hetimore: 184 dhe 339, të cilat përfshijnë përgjime të ministrave, kryetarëve të bashkive dhe vetë Kryeministrit, lidhur me mashtrimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e mjeteve të paligjshme për të ndikuar në zgjedhje. Në një prej rasteve, më 11 shtator 2016, Rama telefonoi kreun e një komisioni rajonal zgjedhor për ta pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar siç ishte diskutuar. Ai u përgjigj: Po, shefi, çdo gjë shkoi mirë siç kemi diskutuar.

Prokurorët i kanë zvarritur këto raste për shkak të presionit dhe frikës. Por, opinioni publik është i shqetësuar dhe partitë e opozitës po protestojnë në rrugët e Tiranës, si dhe në qytetet përreth. Njerëzit po protestojnë në mijëra duke kërkuar një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përgjigjja e Ramës ka qenë brutale, duke urdhëruar policinë e shtetit të përdorë gazin e pakontrolluar në afërsi të shtëpive të banimit, arrestimin e dhjetëra protestuesve dhe manipulimin e medias.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe Evropën

Kriza po intensifikohet. Komisioni Evropian sapo ka dhënë në parim rekomandimin pozitiv për procesin e anëtarësimit në BE. Në mënyrë shumë burokratike KE ka dhënë një rekomandim pozitiv për tre vitet e fundit dhe po vepron njësoj duke luajtur taktikën e vjetër të karotës dhe shkopit, sepse pavarësisht nga rekomandimet pozitive të KE, shtetet anëtare do të refuzojnë propozimin për hapjen e negociatave. Rama është në dijeni të situatës dhe me ndihmën e disa miqve personalë në BE shpreson të përdorë rekomandimet pozitive, pra karrotën nga KE, për përfitime politike dhe do akuzojë opozitën për shkopin që do të vijë nga shtetet e BE. Për shkak të papërgjeshmërisë së tij shkopi do bjerë vetëm mbi shqiptarët.

Më 12 prill 2019 Parlamenti i Holandës votoi për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë për shkak të rritjes së aktiviteteve kriminale shqiptare në Holandë, si dhe një rritje të azilkërkuesve që vijnë nga Shqipëria. Kjo mund të ketë një efekt domino. Vende të tjera mund të ndjekin këtë shembull dhe të ndërmarrin masa të njëjta.

Në rrethana të tilla nga jashtë dhe brenda, kryeministri shqiptar ka ofruar bisedime me udhëheqësit e opozitës, por ata duken të vendosur për të kërkuar dorëheqjen e tij. I gjithë vendi pret që ai të japë dorëheqjen në mënyrë që të hapë një rrugë të re për integrimin në BE. Niveli i korrupsionit nën qeverinë e tij ka arritur nivelin më të lartë të dekadave të fundit. Shqiptarët po përballen me vështirësi të mëdha dhe vendi kontrollohet nga mafia dhe krimi i organizuar.

Rama mban peng të ardhmen e Shqipërisë

Rama po përpiqet të reformojë sistemin gjyqësor me qëllim që ta uzurpojë dhe kontrollojë atë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, duke lejuar kryeministrin të veprojë si një sundues suprem. Ai ka caktuar njerëzit e tij në drejtim të institucioneve të gjyqësorit dhe vetting-ut. Ai po e qëndis sistemin e drejtësisë sipas interesave të tij. Kryeministri pretendon se reforma në drejtësi është më e mira në botë por shqiptarët e dinë se është një eksperiment i rrezikshëm që i siguron atij gjithnjë e më shumë pushtet.

Sektorët kryesorë, siç janë arsimi, shëndetësia, shërbimet sociale etj, kanë ngecur në vend, dhe janë në një rrëmujë të madhe. Të rinjtë po ikin nga vendi në një eksod të paprecedentë. Ekonomia është e dobët dhe shqiptarët janë më të varfër se kurrë. Duke qenë vendi më i varfër i dytë në Evropë, shpresa e vetme e Shqipërisë është integrimi në BE, por sundimi i kryeministrit Rama është pengesa kryesore e një aspirate të tillë.

Kanabis-land, Mafia-land, Korrupsioni-land, kanë qenë titujt e mediave botërore gjatë viteve të Ramës. Me largimin e tij, Shqipëria mund të ketë një shans për të rimarrë dhe për të ndjekur ëndrrën e saj evropiane.

Shqipëria gjendet në një kaos politik, institucional dhe social. Vendi është në prag të një konflikti civil. Zgjedhjet e 30 qershorit po afrohen. Partitë e opozitës kanë bojkotuar dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Kryeministri është i vendosur të hyjë i vetëm në zgjedhje. Ai po aktron si i butë dhe i përkushtuar ndaj dialogut por është ende i angazhuar të hyjë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme. Një vendim i pashembullt dhe diktatorial.

Dita e zgjedhjeve është përfundimi i afatit kohor për zgjidhjen e konfliktit ose për përshkallëzimin e tij në një konflikt civil. 30 Qershori i duket Ramës edhe më i lartë se muri kinez. Është një provë për të ardhmen e tij si kryeministër dhe për Partinë Socialiste mbi të cilën ai ka një kontroll autoritar. Është e qartë se nëse Rama përpiqet dhe merr pjesë i vetëm në zgjedhje kjo do të sjellë fundin e karrierës së tij politike, si dhe atë të çdo trashëgimie pozitive që mund të ketë Partia e tij Socialiste, dikur Partia Komuniste e Shqipërisë.

E ardhmja e vendit dhe integrimi evropian po shkojnë drejt rrënimit, vetëm nëse Kryeministri Rama reflekton dhe vepron si një burrë shteti dhe jo si një diktator. Nëse kryeministri vendos të injorojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme vendi do bjerë në anarki. Dhuna dhe kaosi do përhapen teksa vetë Kryeministri do jetë mbi një avion drejt ndonjë shteti të huaj e duke e parë nga diku larg vendin e tij të digjet.Për ta ndaluar këtë skenarpartitë opozitare dhe mijëra shqiptarë kanë mbajtur disa protesta masive në rrugët e Tiranës e shumë të tilla priten sërish. A do ta ndalojë arrogancën e tij Edi Rama duke lejuar që populli i tij aq i vuajtur të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të arrijë fatin e tij evropian, apo një njeri i vetëm do ta mbajë të ardhmen e Shqipërisë nën vargoj, njësoj si gjysmë shekulli nën regjimin komunist?

A keni menduar ndonjëher dorheqjen Rama flet pa doreza


Ama tha se ai nuk ka menduar asnjëherë deri tani largimin nga politika, pasi nuk e ndien veten të lodhur dhe qeverinë me rendiment të ulët.


 Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mundësinë e largimit të tij nga politika dhe dhënien e dorëheqjes pa kërkesën e opozitës.

Në një intervistë në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasilin në Top Channel, Rama tha se ai nuk ka menduar asnjëherë deri tani largimin nga politika, pasi nuk e ndien veten të lodhur dhe qeverinë me rendiment të ulët.

Keni 21 vite në politikë, dhe vjen një moment që rendimenti i qeverisjes është i dobët. Keni menduar ndonjëherë këtë që të thoni kam bërë sa kam mundur dhe tani do largohem për të hapur rrugë të rinjve?

Kam në politike që në 1998, nuk kam qenë në nivele shumë të larta, falë meje ministri u bë shumë i rëndësishëm. Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u bë shumë i rëndësishëm ai post. Pastaj kalova si kryetar partie dhe kalova shkretërirën si kryetar në opozitë. Dhe tani jam këtu, por nëse do kisha ndjesi që qeveria po shkon jo mirë apo të isha lodhur, sigurisht që do e kisha menduar largimin. Nuk kam as të parën dhe as të dytën dhe do e çoj këtë punë deri në fund.

Kujtojmë se opozita kërkon prej disa muajsh largimin e Ramës dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sali Berisha ka një paralajmerim të fortë për Ramën largohun ose



Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste televizive ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat e ardhshme të opozitës.

Teksa theksoi se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen më 30 qershor, Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të largohet para se të ketë një fund të tmerrshëm.

Sipas tij, Rama nuk ka mbështetjen e popullit dhe se është 100% i humbur në “betejën” me opozitën.

A do të ketë zgjedhje?

“Shqipëria është në një situatë shumë kritike. Kosova ka arritje të mëdha, dhe një prej tyre është procesi zgjedhor i pranuar në tërësi. Rama është njeriu më i rrezikshëm për votat. Në PS kurrë nuk votohet, që kur ka ardhur ky. Unë e dija që ky nuk bën zgjedhje2, deklaroi Berisha.

A ishte gabim marrëveshja e 2017?

“Që të merrje një vendim për të dalë nga zgjedhjet pa e provuar që ky nuk bën zgjedhje, nuk mund të kishte. Duhet ta pësosh që të mësosh. Prandaj e mbështea marrëveshjen. Basha i njohu zgjedhjet dhe shkuam në parlament.

Çfarë ndodhi?

Dolën dosjet. Filluan fushata dhe dita e zgjedhjeve dhe ministra e deputetë gjithë ditën në telefon me banda. Me Avdylajt që bënin të heshtnin çdo bandë në Durrës, me Bajrat, me Ndokët etj. Rama e transferoi prokurorin e dosjeve në Pogradec. Është vetë i regjistruar duke folur për zgjedhjet. Direkt vetë, Tani thotë ato nuk janë prova. Ai ose do të largohet ose do të ketë një përballje të madhe përmasat e të cilës nuk mund ti them. Rama është i humbur në këtë betejë, 100%. Po të kthjellohet një të dhjetën ai ikën sa më parë që mos pësojë një fund të tmerrshëm. Ikën nëpër tunele e nuk rri në zyrë. Kjo nuk është zgjidhje. Edhe atje do e kapin”, u shpreh Berisha.

Shkrimtari bën kryeministrin për një lek! Rama qeveris me 100 ujqër, nuk i hyn në sy mishi i deles



Rama qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles

Shkrimtari Zija Çela ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e moderatorit Adi Krasta, ku ka komentuar më gjerësisht qeverinë e kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Shkrimtari është shprehur se Ramapo qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopën me atë të popullit fukara. Pakënaqësitë e popullit kanë ardhur vetëm nga skmaja, ka shtuar më tej shkrimtari.

Gazetari e ka pyetur edhe nëse do të ketë përplasje civile në Shqipëri. Shkrimtari është përgjigjur se zemra e tij nuk do që një gjë e tillë të ndodhë. Ai ka thënë se nuk do të ketë aq shumë turbullira për luftë civile.

Shkrimtari u shpreh:

Problem është kryeministri. Ky është problemi i sotshëm. Ka qenë një kohë që zoti Rama sapo ishte bërë kryebashkiak dhe ishte bërë një përmbytje. U mbytën 100 dele.
Opozita e atëhershme kërkoi dorëheqjen. Kam kaluar shumë vite me zotin Rama, me karrierën politike si kryeministër dhe më duket se zoti Rama po e qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopen me mishin e popullit fukara. Skamja ka përhapur më tej pakënaqësi.
Ne kemi liderë politikë jo si në Europë, por që kanë fuqi të madhe. Ata vendosin për çdo gjë. E shoh se e keqja ka hyrë thellë dhe është krijuar jo vetëm tregu i shitjes së votave, por edhe tregu i shitjes së shpirtrave. Për fat të keq, sot kemi treg zemrash dhe kjo është e rëndë, fort e rëndë

Edi Rama në dilemën e Enverit në 1955!


“Mutinëria” e pushtetit

Një analizë ku detyrohem të shërbej si akademik

Në vitin 1953 vdes Stalini me të cilin ishin lidhur të gjithë shtetarët e vendeve të Lindjes dhe edhe më fort akoma Enveri! Histori e gjatë.

Mirëpo Hrushovi që erdhi në fuqi në Bashkimin Sovjetik e rrëzoi nga piedestali paraardhësin dhe nisi një fazë destalinizimi në vendin e tij! Edhe kjo është histori tjetër më vete! Mirëpo ai donte që edhe udhëheqësit prostalinistë në vendet e tjera ish socialiste të hiqeshin. Kështu ndodhi në Poloni, Hungari, Cekosllovaki, Bullgari e gjetiu!

Në fuqi vinin hrushovianët! Enveri kësaj po i rrezistonte, mirëpo ndihej i dobët! Edhe e kritikonte Stalinin, por edhe e bënte pa qejf sepse e dinte që Hrushovi donte t’a qëronte.

Ndërkohë vartësit e tij prosovjetikë në Shqipëri kishin nisur të ngrinin veshët dhe të mendonin se kishte ardhur koha e tyre.

Pikërisht në 1955 ndodh diçka e fortë simbolike. Sovjetikët ftojnë një delegacion qeveritar shqiptar në Moskë. Për rrjedhojë atë do të duhej ta udhëhiqte kryeministri prosovjetik i kohës Mehmet Shehu. Deri këtu nuk dukej ndonjë kurth a gjë e pazakontë. Mirëpo sovjetikët ftojnë edhe Enverin në delegacion jo si sekretar i parë i partisë, por thjeshtë si anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor. Pra, ai edhe duhej të ishte në delegacion, por edhe nuk mund ta drejtonte delegacionin.

Kështu përgjatë vizitës disajavëshe në Bashkimin Sovjetik Enveri duhej të pranonte të ishte poshtë Mehmetit. Për të përballuar sulmin nga jashtë, pra nga sovjetikët, ai pranon të lëshojë vendin e parë dhe të kalojë në rrangje më të ulta në delegacion. Atë e kishin rrëzuar të tijtë!

Ku e shoh krahasimin dhe ngjashmërinë me Edin Ramën sot si kryeministër?

Edi Rama deri para lëvizjes studentore ishte pushtetari i parë dhe i pakundërshtueshëm, drejtuesi i pakontestuar i aradhes së vet pushtetare! I doroviste të tijët kur donte, i fyente kur donte, i tallte kur donte, i lëviste nga postet kur donte!

Erdhën revoltat studentore, por ai nuk e kuptoi se ato ishin paralajmërimi i një termëti që tashmë e kishte lëvizur shtresën gjeologjike dhe valën e lëkundjes po e sillte mbi tokë. Opozita la mandatet dhe populli nisi të dali në rrugë. Përpara kërkesës të opozitës për të mos hyrë në zgjedhje pa ikur ai nga froni kryeministror, Edi Rama fillimisht u soll me arrogancë pastaj pak e nga pak e kuptoi se ishte përballë një sulmi serioz.

Si Enveri në 1955 përpara sulmit hrushovian ndonëse Hrushovi dhe Lulzim Basha nuk kanë asgjë të përbashkët midis tyre.

Në këto kushte Enveri ishte i detyruar t’i thërriste mendjes. Nuk mund t’i mbante të dy frontet, edhe kundër armikut të jashtëm, revoltave popullore, edhe kundër bashkëpuntorëve, partnerëve dhe të pakënaqurve dhe arrivistëve në kampin e tij.

Për të përballuar revoltat popullore që duan t’a rrëzojnë, edhe Edi Rama nuk kishte asnjë rrugë tjetër veçse të pranohej të rrëzohej nga të tijtë që sikurse duket fare qartë ja kanë kushtëzuar ndihmën dhe përkrahjen : “Ne të ndihmojmë me kusht që të biesh nga kali, të jesh thjesht njeri nga ne, formalisht në krye, por pushtetin e vërtetë do ta kemi ne!”

Sikurse Enverin që e cuan bashkë me të tjerët thjesht si anëtar në delegacion, e fyen, e poshtëruan, por titullin e sekretarit të parë nuk ja hoqën! Atyre që e rrëzuan për aq javë sa vazhdoi vizita, nuk u interesonte kjo gjë, i lanë ofiqin, por i rrëmbyen pushtetin!

Edhe sot Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër, përballë revoltave deklaron se nuk jep dorëheqjen, kurse në kampin e tij as e kanë pyetur fare, sepse tashmë e kanë hequr. Titullin e ofiqit ja kanë lënë, kryeministër i thonë, por në fakt ka tashmë çelësat e kashtës!

Ngjarjet me akademinë e shkencave të shqipërisë, sado dytësore në raport me revoltat popullore, janë treguesi sdimbolik i kësaj. Shpesh raportet e pushtetit shfaqen simbolisht në ngjarje shke,core, sportive, kulturore. A nuk u hap Kina duke luajtiur ping pong?

Përpara disa muajsh Edi Rama krenohej që do t’a bënte reformën e plotë në Akademinë e Shkencave, angazhohej publikisht, kurse tani jo vetëm u detyrua të kthehet te ish ministri i diktaturës për ta bërë kryetar akademie, por edhe i pranoi si ëngjëj, nga halli, si çeçua, edhe akademikët që më parë i përbuste si të paaftë dhe akademinë si farsë. Madje u detyrua që edhe të bënte sikur nuk e kishte problem që ta dhunonte edhe deputetja e vet Eglantina Gjermeni që bashkë me disa të tjerë bëri siç thonë francezët një “mutinëri” – kryengritje në pallat – duke ja dhunuar Edi Ramës ministren dhe zëvendësministrin e arsimit, duke e detyruar kryeministrin të lëpijë atë që kishte pështyrë, duke u a marrë nga dora variantin ligjor të s. gj. dhe e cuar vetë në Kuvend. Pa ja fërshëllyer fare ekzekutivit dhe Edi Ramës!

Cfarë turpërimi i pranuar gjoja duke bërë sikur ishte edhe dëshira e tij, ose duke heshtur. Hesht si Enveri në 1955!

Enveri në delegacion bënte sikur nuk e vinte re se e kishin hequr, se e kishin rrëzuar të tijët! Kënaqej duke luajtur me emrin e sekretarit të parë. Edhe Edi Rama bën sikur nuk e kupton se e kanë hequr “ujqit” dshe “dhelprat” brenda kampit të vet. Nuk dorëhiqet përpara protestave popullore, por në fakt pranon ta kenë hequr brenda kampit të tij!

Eshtë hequr tashmë në tre kuptime.

E para, në kuptimin partiak. Brenda kampit të tij paradisa kohësh kishte tri parti që integroheshin dhe mbivendoseshin me njera tjetrën. Sundonte Rilindja me partinë e 99 e nënçave, pastaj vinte partia e punës dhe në fund partia socialiste. Kurse tani e para vjen partia e punës, më pas vjen partia socialiste që rivalizon me Rilindjen. Gjithsesi kupola drejtuese tani është ajo e vitit 1980 dhe më parë. Kjo u konkretizua në kreun e akademisë të shkencave. Brenda kampit qeveritar Rilindja është përmbysur.

E dyta në plani e statusit pushtetar personal. Edi Rama tani në radhën e drejtuesve shtetrorë realë është besoj figura e katërt ose e pestë, ndofta edhe e gjashta ose e shtata. Vjen i pari, AI që ka pushtetin, pastaj vjen kryetari i akademisë së shkencave, më pas vjen dikush që formalisht është nën Ramën, vijnë më poshtë edhe një ose dy ministra dhe në fund dikush që është përzënë nga qeveria, por që në hije ka pushtetin e kërcënimit. Pastaj në radhë më poshtë vjen kryeministri ynë. Shumë më poshtë! Prandaj gjendja është bërë delikate për vendin sepse ai që ka titullin për të qeverisur është përzënë nga të tijët me vetë dëshirën e tij, për t’u mbrojtur nga protestat e drejta popullore, kurse ata që e ushtrojnë realisht pushtetin nuk e kanë tagrin për të qenë ushtruesit e tij.

E treta janë përmbysur funksionet dhe nuk e njeh më “qeni të zonë”. Deputetët janë bërë të pakomandueshëm nga Edi Rama, asnjë prej ministrave tashmë nuk heq dot nga posti, socialistët e vjetër as që duan të dinë për të dhe i bëjnë puçe natën dhe ditën dhe madje i dalin edhe me foto andej nga hanë darka e dreka. Kandidati për kryetar bashkie ja mori me hir e me pahir të drejtën e kandidimit ndonëse flirtonte hapur me kundërshtarët e kryeministrit të tij! E ironizojnë hapur dhe ai bën sikur nuk e kupton lojën e tyre dhe luan ende me postin e kryeministrit pa pushtet.

Ata që e kanë rrëzuar e lenë të vuajë duke e lënë të jetë qirambajtësi i ndërtesës të kryeministrisë ku nuk është më pushteti. Kryeministri ynë mbron me policë një ndërtesë ku nuk ka më asgjë. Mbrojtësit e tij, pra ata që e kanë rrëzuar nga pushteti dëshirojnë që opozita t’a sulmojë sa më fort kryeministrin e gjorë sepse sa më i dobët të jetë ai, aq më shumë do të kërkojë ndihmën e tyre, dhe aq më poshtë ata gradualisht do t’a radhisin Edi Ramën në hierarkinë e pushtetit. Nga i shtati mund ta radhisin te vendi i dhjetë apo edhe më poshtë sepse në politikë po të rrëshkiti këmba, e pata paralajmërruar vite më parë, as Henri Cili dhe as liberalizmi rural nuk të njeh më për udhëheqës reformash si ato të vitit 1936 (sikurse e ka pas deklaruar në shtyp), lëre pastaj të tjerët.

I ka ndodhur një revoltë në anije, e kanë përmbysyr, ka rënë viktimë e një “mutinërie”, sikurse thuhet në frëngjisht kur detarët ngrihen në revoltë ndaj kapitenit dhe marrin komandën e anijes! Ministret apo ministrat e hequr b ëjnë sikur merren me punë të tjera dhe heshtin duke treguar se e kanë braktisur anijen! Ja bëjnë me isharete opozitës!

Cfarë i mbetej të bënte Enverit në 1955 për t’a zgjidhur hallin e tij!

E para ta linte pushtetin dhe Shqipërinë të destalinizohej!

E dyta, alternativa e kundërt, ta rimerrte pushtetin, ti qëronte armiqtë e brendshëm, të kthehej te stalinizmi, dhe të izolohej nga e gjithë bota.

Uroj që Edi Rama të mos e marri si të mundshëm këtë variantin e dytë, sikurse bëri me kryetarin e akademisë të shkencave, por duhet përmbyllet ne lexime të thella të historisë, të hyjë në një reflektim të thellë e të qetë, (nëse është vetëm çështje reflektimi – cka e dyshoj) sepse shenjat e para të pasojave nga një alternativë e tillë janë dhënë : stalinistët po i hypin mbi kokë dhe po i marrin të gjitha postet, emisionet televizive, funksionet, nuk po e pyesin, dhe izolimi nga bota ka dhënë shenja të forta se ka nisur.

Kujdes historinë!

Nuk është zanat për kapterra në lirim a goenocidistësh që gënjejnë si derra a anti – Hamletianësh që në vend të babës dhe nënës kanë akademinë e shkencave, por te ajo histori që të thërret nga larg : Poqese ndjek të njejtën rrugë matematikisht je i humbur!

Nga: Artan Fuga

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...