Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/06/27

Nga Fritz RADOVANI: PSE MBYLLEN DISA KAPITUJ ?!


Rezultate imazhesh për daniel gazuli

Daniel GAZULLI per të gjithë ata që mërrijten me e njoh afer asht i paharrueshem!

Jam shumë i sigurtë se kjo thanje perfshinë në gjiun e vet edhe armiqtë e Tij... E koha tregoi se nuk ishin kenë aq pak sa kujtonim na të pakten, para kater a pesë vitesh.

Atëditë para se të nisej per Itali, prej kah nuk u kthye ma.., patme bisedue në telefon dhe mbas kthimit, projektet e Tij perfshinin disa fusha shumë interesante shkencore per të cilat Danieli, jo vetem ishte kompetent, po edhe kishte përgatitë mënyren e shtjellimit.

Ajo temë që Danieli trashigonte edhe nga të Parët e vet të Nderuem ishte Gjuha Shqipe!

Shumë mund e djersë kishte derdhë mbi letrat e veta dijetari Daniel Gazulli!

Nuk jam tue folë per Don Nikoll GAZULLIN e Madh! As per Don Gjon GAZULLIN e varun në litar nga Ahmet Zogu! As per shumë Gazullorë që njohim vetem si Emna...

Po, jam tue folë per Dijetarin e vonë të fillimit të Shekullit XXI, të Lezhës, qytetit ku afer shtëpisë së Tij ishte Streha e fundit e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, per të cilin edhe tashti Ushtari Daniel Gazulli, ishte gati me sakrifikue edhe jeten e vet, VETEM mos të shuhet GJUHA E VERTETË SHQIPE, per të cilen Nana e Tij, i kishte mkue dashuninë e pakufi, një trashigimi e vertetë e Bashkëkohësve të Kastriotit. Dhe, hyna tek kjo temë që Danieli jo vetem e njihte shumë mirë, po edhe kishte punue per temen e asaj kohë që kishte ngecë.., tek “Kodifikimi i Gjuhës Shqipe”, punim per të cilin më foli atëditë e që nuk u persërit kurrma prej Tij, se Miku im Dijetar, mbylli shumë shpejt edhe jeten...

Gegnishtja e Veriut të Atdheut Daniel Gazulli, nuk ishte një Gjuhë e palatueme dhe e pa krypë nder botimet e njohuna nga Dijetarët e Gazullorëve, po të pakten kishte mbi tre ose kater mijë vjetë që ishte e njohun nga shkenca e vertetë e Gjuhës sonë...

Edukata e gershetueme me kulturen disa shekullore tek Dijetari Daniel Gazulli, tue u keqkuptue sot nga pseudoakademikët, ka mbyllë tek Shkenctarët e Gegnishtes disa nga kapitujt e domosdoshem per studim dhe ecje perpara në fushen e Gjuhës Shqipe.

Unë po Ju paraqes vetem fillimin e një punimi shkencor të Dijetarit Daniel GAZULLI:

Daniel Gàzulli: Dhunimi i Gjuhës Shqipe

Shqipja e Dhunueme - Hymje e Trishtë

- Para TVSh

Jam para një stacioni televiziv të Tiranës. Ndjek fundin e lajmeve e mandej një pjesë të koncertit në vijim të tyne. Ndjehem i lodhun e i trishtuem.

Folësi i lajmeve shprehet si të ishte një i huaj që me mundim ka arrijtë me e kapë disi shqipen, por gjithësesi asht ende i pasigurtë. Fjalitë janë gjithë “qoshe”, me një renditje të gjymtyrëve pa kurrëfarë logjike, thekset çvendosen sa andej këndej pa pikë kriteri, mbrapashtesat janë krejt të pavend, fjalët e hueja, që nuk rrinë kurrëkund në kontesktin e lajmit, vërshojnë e përbaltin shqipen mjerane të djaloshit të “pispillosun”, një “inglishmeni” tipik, që, prej se nuk di shqipen, e përmbytë me barbarizma, si i gjithë lloji i tij hibrid.

Mandej i vjen rradha koncertit. E drejton një vajzë, që, po të mos fliste, do ta kishte anda me e kundrue. Po nis e flet e atëherë të mbërthen prap ai trishtimi i parë. Në “shqipen” e saj ka vetëm ndonjë nyje, ndonjë mbrapashtesë... turke e… një mjerim të pafund gjuhësor. Vërshojnë “prestigjoz” e “famoz”, “shyqyr” e “grazie”, përemna të pakufijshëm në vend të vetorëve, fjali mungesore që u mungon edhe kumti ma i thjeshtë, nëndialektalizma të nxjerra nga syndyqet e gjyshes dhe O.K...

Nuk ka vend me thanë “Fale, Zot, se nuk di çka ban”.

Marr pultin e kaloj tek një stacion kosovar. Të duket sikur gazetarja e ka harrue serbishten e po përkthen me vështirësi, aq shqipe të përçudnueme flet. Sa për toponimet e omonimet nuk merr as mundimin me i përkthye pse i shqipton serbisht. E me iu përshtatë “standardit”, flet një labçe të rreshkun si të Malo Smokthinës.

Shuej televizorin e rri e mendoj. Po s’ke pse mendohesh gjatë. Kjo vorfni gjuhësore, pa dyshim, ka dy shkaqe:

-Vorfnimi që i bani shqipes famëkeqi Kongres i Drejtshkrimit i vitit 1972, që i preu arterie e vena, i këputi mish e i shpuploi koca, e degdisi në një fosile të ngurrtësueme që s’asht as tosknisht, jo ma shqip;

-Një lloj i ri “inglishmenësh” të Tiranës e Prishtinës, “zengjinë të ri”, që kanë gazeta e televizione, kanë vajza të bukura, që i veshin (o ma mirë - i xhveshin) “allafranga” e u venë një mikrofon në dorë edhe pse veçsa “nuk i le hunda me hangër bar”, si thonte im atë, aq berr janë.

1. Po përse u dhunue shqipja?

“Edhe ta kishim në dorë s’jemi nga ata që kllasim gjindarmërinë në fushë të mendjes” Faik Konica

Përgjigja asht e thjeshtë: Në vazhdën e tragjikes “luftë e klasave”, zbatue skajshëm si askund tjetër në Shqipni, sa çoi në tjetërsimin e njeriut, nuk duhej lanë gja pa provue: aty edhe gjymtimin e gjuhës shqipe, largimin e saj prej rrajëve pellazgo-iliro-shqipe, vofnimin e saj aq sa të mos të mund të lexoheshin e të kuptoheshin ata që na lanë trashigiminë ma të shtrejtë gjuhësore e kulturore, prej Buzukut te Fishta, shkëputjen prej kulturës europiane pjesë e së cilës jemi që në ag të historisë njerëzore, përçamjen në mes krahinave e besimeve, të gjitha këto veç me muejtë me mbajtë ma lehtë sundimin gjakatar.

Si çdo komb, si çdo popull, edhe na kemi vlerat e të metat tona. Por nëse kemi tri dukuni për të cilat vërtetë mund të krenohemi, ato janë:

-Jemi populli i vetëm në Europën Jugore e ma gjanë që trashëgojmë një gjuhë që i ka rrajët qysh para se të shfaqeshin në histori Roma, Athina e vetë Troja;

-Jemi ndër popujt e paktë që nuk patëm kurrë përplasje e urrejtje në mes krahinash;

-Jemi ndër të paktët popuj, aty edhe popuj të quejtun “djepi i qytetnimit”, ku nuk ka pasë kurrë as ma të voglin konflikt ndërfetar.

Po kishte ardhë “kolera e kuqe” e rrajët duheshin pre, duheshin tha, përçamja duhej të kishte të gjitha ngjyrat, aty edhe ato mes toskësh e gegësh, në mes të krishtenëve “reaksionarë” (prandaj edhe duheshin pre rrajët me ta) e pjesës tjetër të popullit, duhesh shkatrrue gjithçka ishte ma e shëndetshme që të sundohej ma lehtë. Asnjë arësye tjetër “shkencore” nuk mund të kishte në këtë gjymtim, pse të bahej fjalë për “njësim të shqipes” ishte antikombëtare, pse shqipja e njesueme ka qenë që në krye të kohës. Tash po, mbas shëmtimit të 1972, ajo nuk asht ma e njesishme, por vetëm një pjesë e trungut që mezi ushqehet në rrajë e shtërzon e lodhun.

E kjo u arrijtë tue “kallë gjindarmërinë”, i miri Konica, në fushë të mendjes, me fjalë të tjera, me dhunë të pushtetit komunist.

2. Si u dhunue shqipja?

E para, tue shpla trutë e njerëzve nga kujtesa historike, sikur para kolerës së kuqe nuk kishte gjallue asgja në Shqipni e lum na që na erdhi kjo farë e mbrapshtë.

Së dyti, shtrimi i çashtjes së gjuhës si dukuni e luftës së klasava e tue e shtri këte luftë tashma edhe në plan territorial.

Së treti, tue qitë në harresë, ku me të ndaluem me ligj, ku me zhdukje të veprave e deri të vorreve të Atdhetarëve të akullt, atyne që na kishin lanë porosi dashuninë për Shqipni, pse Atdhetaria u quejt nazionalizëm e si rrjedhojë antagoniste me ideologjinë komuniste.

Pikërisht për këto arsye u harruen përpjekjet sa të fisme aq edhe shkencore të Komisisë Letrare të Shkodrës 1916, u lanë në harresë përpjekjet që banë atdhetarë e gjuhtarë të dorës së parë, aty edhe në kohë të fashizmit, për nji shqipe “të përbashkme”. U vendue, thuhet në njoftimet e punimeve të Komisisë, me themelue nji orthografi sa ma tepër të përbashkme për të dy dialektet”. E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “çpall” “gjuhë e klerit reaksionar”. Ajo, si gegnishtja mbarë, u shpall gjuhë “e deklasuar”. (Se si mund të quhet nji gjuhë që flitet prej ma se katërmijë vitesh “e klerit reaksionar”, apo “e deklasuar”, veç mendjet e çorodituna mund ta rrokin).

Shkruen M. Elezi: “Politika gjuhësore dhe gjithë politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrës e të krejt Veriut si qendër e mbështetje e palëkundëshme në përpjekjet e gjithë shqiptarëve me e kthye Shqipninë kah vlerat kombtare, kah Perëndimi, kah vetvetja”.

U shpërfillen edhe mendimet e gjuhëtarëve të medhej si Majer e Jokli, pse ata, gjuhëtarë borgjezë, nuk kishin pasë fatin të njihnin veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë!

Veriu u identifikue me Kishën Katolike (që i bante e i ban nder pse si asnji simotër e saj ka dhanë ndihmesë të paçmueshme e të paçmueme si në ruejtjen e gjuhës e të kulturës amtare, ashtu edhe në përhapjen e kulturës europiane, jo që ka qenë nxitësja kryesore e lëvizjeve për liri), e si kundërshtare e kolerës së kuqe u masakrue ma barbarisht se askund tjetër në botë. E u mohuen shkollat. Na del se e para shkollë na paskish qenë themelue aty kah fundi i shekullit XIX në Korçë, kur të dhana të drejtpërdrejta e sidomos të tërthorta na mësojnë se shkollat në këto anë duhet të kenë mbi dymijë vite. “Na shkronjat i morëm prej Ilirëve”, thotë Plini. Janë të dokumentueme shkolla të mesme të pakten në shekullin XVII në mbarë Veriperëndimin. Në Obot kishte shtypshkronjë qysh më 1493. Çka kishte me ju dashtë shtypshkronja nji populli që nuk di me shkrue e me lexue? Por jo, zotnijë, jo, na nuk duhej të kishim rrajë, a t’i kishim ato sa ma të pakta, sa ma të cekta, që të shpallnim ardhjen e Zeusit të Kuq si shpëtim e përparim për këtë Vend.

Vazhdon...

Shenim F.R.: Do të botohet materiali i plotë punue nga Prof. Daniel Gazulli.

Melbourne, 10 Nandor 2018.

SHQIPNIA DHE HUMNERA

Nga Fritz RADOVANI:




SHESHI SKENDERBEU NË TIRANË 2017

1997 Nana Tereza në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, heren e fundit në Shqipni lutej:

“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!..” E Besoj, edhe sot lutet!

1912 – 1913 “Shqipnia duhej “eliminue” praktikisht si rrezik, pa kenë nevoja për pushtimin e saj ushtarak”. Ky ishte dhe asht piksynimi sllav shekullor...

2019 “Shqipnia” e “Ballkanit Perëndimor” po drejtohet nga Edi Rama, Ilir Meta, Lul Basha, Gramoz Ruçi dhe… A doni ma? – I keni naltë tue u mendue per “Popullin”…

Per marrveshjet “demokratike” dhe klimen politike… Pa vetimë e bumbullima sllave…

Gjithshka si na kanë mësue “vllezrit turq”… Dhe, shteti ligjor i Greqisë… Italia mike e atyne viteve, “mos qofshin harrue… e 1939”.., kur na trumhasi Mretin e, na la pa te !!

Mbas shiut filloi breshni! Jalta e 1945 na siguroi “Shtetin, zgjedhjet e lira, Kushtetuten, demokracinë, barazinë, dialogun me sllav, pushkatimet pa gjyq, dhunen, varfninë, vrasje e varrosje me gropa pa Emna, kampet e shfarosjes, krimin e organizuem nga shteti, plaçkitjen, korrupsionin, mafien shtetnore, spijunimin e mikut, shkatrrimin e Besës dhe Burrnisë, e mandej, per familjen Shqiptare e Ateizmin..,mundet me ua shpjegue ma mirë se unë, “shoku” ose “shokët” që sot drejtojnë shtetin e kalbun… Të cilit, nuk dij sesi me ia vue emnin, mbasi vetem “shqiptar” ai nuk asht. Emni i “shtetit” hajdut që kerkohet perditë nder arkiva të ruejtuna nga “Akademia e antishkencave anadollake” e Toptanëve të Esatit të shkretë, që s’ po e lanë rahat as aty mjedis ushtarve sllav, që i siguruen jeten.

Madje, aty afer i zhgrehun në vaj... U pat varrosë edhe nipi, fukaraja i thesarit Tiranës...

Eh, moj Nexhmije...Ti mos vdeksh kurr per pa pa me sy tek ai kafazi nalt, çka keni ba ... mbi këte Popull rrezikzi e të mjeruem qyshë se pat ra nder duert tua prej tiranësh...

Nuk mjaftuen 47 vjetë që me provue sejcila shtëpi trokitjet e sigurimit tuej, arrestimet e loçkave të zemres dhe, kampet e shfarosjes apo varrosjet tek “qerrshija” e Burrelit...

Po, u deshten 30 vjet të tjera me provue edhe ringjalljen e katilave shpirtzezë e vrasës të Shqiptarëve, tue fillue me Enverin tand, Ramizin, Haxhiun e të tjerë, që “emnat e tyne” mos kjofshin permendë nder Trojet Shqiptare persa të jetë jeta e Kombit Shqiptar, tue fillue nga Ata Bjeshkët e Atyne Katolikve të Lulzim Bashës dhe, deri tek brigjet e Detit Jon, ku kerkon me kullotë bagtitë Edi Rama me dekoruesit e tij grekë...E “vllaznit turq”!

Rinia Shqiptare po shperndahet nepër Botë... Gjuha Shqipe e Maleve po shkallmohet !

Populli Shqiptar asht ba si Dallndyshat e Filip Shirokës së harruem...E s’ kthehet ma !!

Melbourne, 19 Qershor 2019.

Mark Tuein, bredhjet dramatike dhe ‘Aventurat…’ e pavdekshme letrare që e pavdeksuan atë



Jeta e tij, as fama që përftoi nuk ngjason me të askujt tjetër. Fëmijëria gjiashtu dhe të shterrurit e jetës më 21 prill 1910 mbeten të pamëshirshme. Gjithçka në këtë puls të letërsisë amerikane dhe botërore është e gjëmimtë. Vështirësitë dhe vuajtjet, aventurat dhe skizmat e fatit e mbrujtën me ithtim e helm këtë identitet, por pa mundur t’i ndryshojnë shijen, atë… paksa të athët, por të vetvetishme, që ai mëkoi në gjithë itinerarin e tij krijues 74-vjeçar. Me një sens humori të jashtëzakonshëm dhe një frymë tejet të sinqertë rrëfimtarie, ai do të mbetej një nga penat më të admirueshme. Aventurat e tij janë një grishje për çdo nevojë tonën për të qenë veprues dhe të shkujdesur, për ta ndjer veten gjithnjë fëmij që zotëron magjinë e rrokjes së përmasave të asaj lirie që do të na mbante gjithnjë trup e shpirt në fluturim.

Shkrimtari i shquar amerikan Mark Tuen u lind më 30.11. 1835 në Hanibël, në një qytet të prapambetur dhe të harruar të shtetit Florida Misuri (SHBA). Emri i tij i vërtetë është Samuel Le(a)nghorm (Le(a)nghorme) Klemens.

Pseudonimi i tij: Mark Tuein, është parulla, që përdornin vite më parë pilotët e anijeve në lumin Misisipi, e që do të thotë: “Çdo gjë në rregull, cektësi nuk ka, udhëto i qetë me anije”.

Samuel Klemens (emri i vërtetë) zgjodhi këtë parullë për pseudonim, sepse vitet e rinisë, kur ishte pilot anije në Misisipi, ishin vitet më me kujtime në jetën e tij, të cilat më vonë do të kishin reflekse pasqyruese në krijimtarinë letrare.

Marku kaloi një fëmijëri të hidhur. Edhe pse e tillë kjo fëmijëri, deviza e tij ishte: Fryma e Lirisë që mbart Bota e Madhe, e cila u bë udhërrëfyese, dhe la shenjat e saj, të parat që u shfaqën ishin pikërisht te kjo fëmijëri, – siç thuhet e komentohet edhe në shënimet e biografëve. Pastaj shenjat u kthyen në modele, dhe qenë nëna e babai i Samuelit. Ai mori anën e të atit, që ishte një njeri i emancipuar, e që kishte studiuar për avokaturë. Çuditërisht, vite më pas, Samueli do të kishte të njëjtin fat si i ati; do të bënte punë nga më të ndryshmet, të cilat shpesh do t’i humbnin edhe buzëqeshjen. Kështu… me vdekjen e të atit, Samueli 12-vjeçar do të fillonte “Universitetin e Jetës”, siç e thamë: me një seri zanatesh. Por jetën e vërtetë bredharake, kishte fatin ta njihte e para, si një start: mosha 18 vjeçare. Samueli-Mark punoi si: shitës gazetash, ndihmës i të vëllait që kishte krijuar një gazetë të vogël lokale, ku boton satirat e tij të para; dhe më pas tipograf në bregun e Atlantikut e në perëndimin e mesëm (SHBA), pastaj tre vjet pilot anijesh në lumin Misisipi, pastaj gërmues argjendi në Nevada, pastaj gazetar në bregun e Paqësorit në San Francisko. Udhëtoi në Francë dhe Itali. Ishte tipi i shkrimtarit, që udhëtonte shumë dhe temat, të cilat i trajtonte me mjeshtri dhe kulturë, kishin të bënin me rendjen drejt Lirisë. Më vonë boton një libër me anekdota e tregime në Nju Jork. Kjo shkollë e ashpër e jetës i mësoi Samuelit-Mark qysh në moshë të re shumë gjëra dhe në memorie i la shumë vijëzime. Përshtypjet dhe mbresat e viteve të rinisë në punë dhe midis njerëzve të punës, u bënë themel i shëndoshë në formimin e paepur e mosnënshtrues të karakterit të Mark Tueinit.

I shëtituri Mark Tuein martohet me Olivia Langdon në vitin 1870, pasi i kishte shkruar asaj 189 letra dashurie. Nis një jetë e qetë familjare. Për 20 vite në qiellin e letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, do të ndrisin plot yje, fryte të një krijimtarie të lavdishme. Në këtë periudhë kohore, ata të dy Mark e Olivia do të ndërmerrnin udhëtime, ndërkohë që Tueini shkruante pa pushim. Shkruan “Aventurat e Tom Sojerit”, një nga veprat e tij më të njohura në botë. Më pas do të shkruaj “Hakleberry Fin”, një odise amerikane, që u konsiderua si roman për të rritur, por më pas nga popullariteti i madh, u bë libri më i preferuar i fëmijëve në të gjithë botën.

Udhëtoi gjithashtu në Zelandën e Re, Australi, Indi dhe Afrikën e Jugut.

Mark Tueini vdiq më 21 prill 1910, në moshën 74 vjeçare, pas shumë peripecive financiare dhe disa fatkeqësive në familje.

Gjatë kohës që ishte në udhëtime, Suzi, vajza e tij më e dashur, u sëmur e vdiq në Hardfort, në vitin 1896. Por nuk do të mjaftonte vetëm kjo fatkeqësi që e dërmoi shkrimtarin. Vdekja e gruas, Olivia, në vitin 1904 në Firence, si dhe e vajzës së tij të dytë, e zymtësuan akoma më tej jetën e shkrimtarit, i cili edhe më parë, siç del nga shënimet në autobiografinë e tij e botuar pas vdekjes në 1916 e më pas në 1924, kishin qenë plot tramvaje.

Gjatë jetës së tij shkroi 28 libra, si dhe tregime të shumta të shkurtëra, letra dhe skica.

Shtëpia e tij e fëmijërisë është e hapur për publikun si një muze në Hanibë(a)l. Vendet ku ka jetuar e plot shëtitore hijeshojnë nga bustet e Tueinit, si dhe disa rrugë kanë marrë emrin e tij. Vendet, të cilat Mark Tuein i bëri të pavdekshme në librat “Aventurat e Tom Sojerit” dhe “Aventurat e Hakëlberi Finit”, ruhen nga muzeumi. Shtëpia, ku Marku pati jetuar tërheq turistë nga e gjithë bota, ashtu sikurse gardhi i lyer me gëlqere të bardhë, që personazhi i tij, Tom Sojeri, e leu me përtesë.

A kishte “sekrete” Mark Tueini? Patjetër që po. Është një testament që flet edhe në heshtje… Janë shënime biografike të titulluara “Në kujtim të Olivia Susan Clemens” – dhe më vonë të quajtura “Skicë familjare”. Këto shënime, në të vërtetë, janë një panegjirik plot pasion e dhembje të Mark Tueinit për vajzën e tij më të madhe Suzi, e cila vdiq nga meningjiti në shtyllën kurrizore, në moshën 24-vjeçare. Aty del në pah një tjetër stil, krejt ndryshe prej librave të tij, që janë plot aventura e dritë. Ai në ato shënime përpiqet të ravizojë portretin e vajzës së dashur. Ja, si e përshkruan në disa pasazhe: “Ajo ishte një reflektim i ndjenjave dhe ato ishin të të gjitha llojeve: trishtim zemërimi, pendim, stuhi, diell, shi, errësira – ata ishin të gjithë aty. Ata shfaqeshin për një moment dhe iknin po ashtu aq shpejt. Në të gjitha veprimet ajo ishte intensive: kish një karakeristikë të veçantë, nuk ishte një shkëlqim i thjeshtë që jep ngrohtësi, por një zjarr që furishëm vetëdigjet.”

E bija e vetme e mbetur gjallë pas vdekjes së shkrimtarit Tuein, Klara jetoi deri në moshën 88-vjeçare dhe kishte vetëm një vajzë. Vajza e Klarës ka vdekur pa pasur ndonjë fëmijë, kështu që nuk ka më asnjë pasardhës të drejtpërdrejtë të Mark Tueinit.

Ndoshta shkrimtari gjenial, Babai i Letërsisë moderne amerikane, nuk e kishte parashikuar kështu zhdukjen e genit të tij, çfarë për fat të keq ka ndodhur me pjesën më të madhe të gjenive të kësaj bote, që në vijë gjenealogjike janë djegur e shuar plot shkëlqim si meteorë.(Albert Vataj)

MARK KAKARRIQI (1884 – 1942)

Nga Fritz RADOVANI:

Rezultate imazhesh për MARK KAKARRIQI DHE SHKODRA E TIJ

MARK KAKARRIQI DHE SHKODRA E TIJ



24 QERSHOR 1942 Vdiq i helmuem shkodrani Mark KAKARRIQI, një nder figurat ma të spikatuna Atdhetare Shqiptare, i formuem me kulturë europjane Perëndimore, që me perkushtim të posaçem e vuni në sherbim t’ Atdheut dhe Shkodres së Tij të shtrenjtë.
Ishte fillimi i Shek. XX kur mendoj per kanalizimin e lumit Buna, evitimin e permbytjeve të saja dhe lundrimin e anijeve deri në Pazarin e Vjeter të Shkodres, tue e lidhë qytetin me detin Adriatik dhe tregtinë europjane, gja që u kundershtue nga tregtarët fanatikë...
Prania e Markut në Vjenë në 1911 ishte një fat i madh per njohjen e pikpamjeve të asaj kohë të inteligjencës shkodrane nga Austro Hungaria, dhe perpjekjeve Shqiptare në të gjithë Veriun per Pamvarsi nga Perandoria Otomane, tue fillue nga ngritja e Flamurit prej Dedë Gjo’ Lulit në Bratilë me 1911 e deri tek Shpallja e Pamvarsisë së 1912, ku vetë Mark Kakarriqi ishte i pranishem dhe ndihmoi per atë çeshtje aq të madhe Atdhetare, ndonse, Emni i nderuem i Tij nuk zehet me gojë nga fanatikët anadollakë të historisë...
Mark Kakarriqi ishte në Durrës në Nandorin e 1912, me Don Nikoll Kaçorrin, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin dhe antarët tjerë të mbledhun per Pamvarsinë, e prej Markut u sigurue anija.., per me shkue në Vlonë, pa u rrezikue nga grekët.
Mark Kakarriqi nuk ishte vetem tregtar, po ishte artist, dhe në oborrin e shtëpisë së Tij, tek shatrivani kujtoj një statujë të Veneres, që e patne çue në Shtëpinë e Kulturës...
Në shtëpinë e Tij, Marku kishte një pikturë të Rembrandit, të bleme në Rusi në 1917, që rusët kur i rane n’ erë se asht në Shqipni, në 1945 erdhen dhe e grabitën me forcë.
Perherë të parë në Shkoder Marku solli një grup artistësh të Operes “Scala” së Milanos...
Nuk besoj se harrohen lulet e bukra t’ oborrit të shtëpisë së (pionjerit) Mark Kakarriqit, apo palmat e vendeve të pushimit, tue mos harrue blijt’ e aromen e tyne në Fushën e Çeles, ku shkodranët ndalonin ecjen me mbushë gjoksin me atë erë të mbrekullueshme.
Në Rrëmaji Marku ka vorrin e Tij prej mermeri, ku Jakomoni e çoi në të 52 vjet, kur Marku kje Kryetar Bashkije i Shkodres. Ndersa, komunistët e dënuen të vdekun në 1946.
Emni i Mark Kakarriqit, do të daltohet në gurt’ e Rozafës per shekuj të shekujve...

Melbourne, 22 Qershor 2019.

Për 27 qershorin, dites se genocidit grek kundër popullates dhqiptare në Çamëri.


Rezultate imazhesh për resmi osmani


Prof.Dr.Resmi Osmani


 Skicë


RRËFIMI I SHTËPISË –GËRMADHË NË ÇAMËRI

Nata ishte e qetë.Hëna e plotë kalëronte midis yjeve dhe derdhte tatëpjetë dritën e zbehtë.

Diku në një lis,jehonte thirrja vajtimtare e Gjonit në kërkim të qyqe-motrës së humbur. Në kodrën e ullinjve, i vetmuar, dergjej në lëngatë skeleti i gurtë i shtëpisë së djegur, të vidhisur, me rrënojat e gurëve, hirit dhe shkrumbit, me dritaret, sy të verbër dhe dyert si plagë të hapura, bashkë me të vdekurit e saj varrosur në oborr.

 Nën harkun e qemerit të gurtë të portës, ende të pa shëmbur,veç shpirtërave dhe hijes së të vdekurve, askush i gjallë s’hynte, askush nuk dilte. 

Dergjej aty e vetmuar, jetëshuar, e pa mbrojtur, e braktisur, e harruar, e rrahur nga stuhitë, shqotat, shkulmet e shiut, nga akulli dhe ngricat, nga dielli përvëlues, që përherë i shkëpusnin nga trupi, si mishin nga eshtrat, herë një gur e herë një tjetër, duke e vogëluar dhe rrëgjuar, deri sa ta kthenin në një pirg gurësh të mbuluar nga bari dhe harresa. Ajo e ndjente që ky fund rrënues, një vdekje e dhimbshme, sido që e ngadaltë, po avitej pa pra e tinëzisht. Do të mbeteshin vetëm themelet e varrosura nën tokë, si rrënjët e thara të nje peme të goditur nga rrufeja.

Era e vjeshtës uturinte përvajshëm në mazgallat e shtëpisë–gërmadhë. Kukuvajka vetmitare, pas gjuetisë së natës, u shkëput nga degët e ullirit, mori fluturim dhe u ul mbi murin e shtëpisë-gërmadhë dhe nisi të bënte atë që dinte më mirë: ulërimën vajtuese, zindjellëse e të kobshme që përzjehej me cicërimat e bulktheve, ciatjen e lakuriqëve të natës dhe gulshet e erës. 

Mesnatë e mugët, e përhitur me pluhurizën e zbehtë të yjeve dhe dritën e hënës, e mbarsur me mistere dhe fshehtësi të frikshme. 

U dëgjua një psherëtimë, e pastaj një rënkim i ngjethshëm, mbi varret e oborrit llapsi nga nëndheu një flakëz kaltëroshe. U hapën portat e misterit dhe sosh dolën shpirtërat që edhe në mbretërinë e nëntokes, nuk gjenin prehje. Muret u drithëruan, gurët kërkëllinë si eshtrat kur thyhen. Shtëpia fërgëlloi. 

Ajo i njihte. Ishin të sajtë. Shpirtrat dhe hijet e të pajetëve, të masakruar, në shtëpinë e tyre te rrënuar që kishte psuar si edhe ata vdekjen kobzezë e të lemerisëshme, nga e njëjta dorë e egër greke-zerviste, vrastare, mizore. Nga dita e tmerrit kishin kaluar 75 vjet. Vinin të takoheshin, të çmalleshin. Ç’farë thoshin vallë? Shtëpia dëgjonte të qarat e fëmijëve, rënkimet e pleqve, psherëtimat e grave, nënave dhe vajzave, fjalët hakërryese të burrave. 

Ajo ndjente dhimbjen, se plagët ende kullonin gjak, shpirtrat vuanin, por bisedat vinin si të shurdhera, të ndërprera, të mbytura nga gulçi dhe vaji i gjëmës. Nuk arrinte ti merrte vesh, por aq gjë e kuptonte: shpirtrat ishin rrënuar si edhe ajo dhe nuk gjenin as prehje as paqe për gjakun e pashpaguar dhe jetët e shuara. 

Mbi varret e tyre, nga koha të sheshuar, kishte mbirë bari. Askush nuk qante e derdhte lot dhimbjeje e dashurie mbi ta, askush nuk u ndizte një qiri, askush s’u sillte lule. Varre të humbur, pa emër, varre të braktisur në oborrin e shtëpisë gërmadhë.
Nga larg u dëgjua kënga e gjelave që paralajmëronte agimin.Mbi varre u rishfaq ajo dritëza e kaltëreme, toka shungulloi dhe shpirtrat u kthyen në amshimin e tyre. Shtëpia mbeti me vetminë e saj.Kukuvajka nisi ulurimat e saj rrënqethëse. 

Vetulla e artë e hënës po varej nga perndimi. Shtëpinë e kapluan kujtimet. Se edhe gurët kanë kujtesë, paçka se s’kanë gojë të flasin. Janë dëshmi për atë që ka ndodhur, për të gjithë ata që dinë t’i lexojnë.

 Dhe shtëpia foli ”Hënë moj hënë,ti që na sheh nga lart,se jemi me qindra e qindra, gurmbigur, në tërë Çamërinë, më sheh si jam por se mendon si kam qënë, një zonjë e rëndë, me shumë oda që ndrisnin e llapsnin nga pastertia, dritaret me qelqe me ngjyra të blerë në Prevezë, dyshemetë me dërrasa nga Korfusi, qilima nga Janina,shkallët dhe qemerët të mermerta, çatia me qeramidhe flakë të kuqe. 

Oborri mbushur me lule, avllia me çubet e mjalcave , trëndafile erëmira, manxuran e borzilok, limon e portokalle, shegë e bajame. Më tutje yrti me ullinj. Në mua rronin zotërit e mi,u gëzova në dasma, pashë nuset e bukura si drita, dhendurrët si petrita, si lindën e u rritën fëmijët.

Isha e lumtur.

Kjo isha unë.

Por një ditë, në fund qershori, ah ajo ditë e zezë, që sapo kish gdhirë, e njerëzit pa u zgjuar mire, mu sulën lukunija e ulqërve,të urdhëruar nga gjenerali i zi Zerva. Si të dalë nga shpellat, të egër gjakësorë, mjekroshë, të armatosur gjer në dhëmbë me pushkë e hanxharë e kryqe të varur në gjoks. 

Që kur thyen portën e u turrën shkallwve, ndjeva duhmën e qelbur të trupave të palarë dhe alkolit. 

Ishin të dehur, të mbarsur me urrejtje, të etur për gjak.Të parin te porta e oborrit vranë qenin e shtëpisë. Plakun mjekërbardhë, gjysh dhe zoti im, qw doli sa ndjeu krismat e pushkëve dhe britmat, e vranë te shkallët, i prenë kokën dhe e rrokullisën tatëpjetë. Rrëkeja e gjakut rrodhi shkallëve.

U ngjitën në katin e dytë. Nusen, nënë e tre fëmijëve të mitur, e gjetën në odën e saj. E përdhunuan, shfrynë epshin pastaj e lagën me benzinë dhe i vunë flakën. Ashtu, si një pishtar i flakëruar, zbriti shkallët dhe ra plasur në ooborr. Të shoqin, atë deli djalë, e therën si të ishte dash dhe ja ndanë kokën nga trupi. 

Fëmijët e lebetitur, i vranë me plumb. Grabitën gjithë ç’ishte me vlerë, pastaj më erdhi radha mua. Më lagën me vajguri pastaj më vunë flakën. Bashkë me mua u dogjën edhe trupat e fëmijëve. U dogja gjithë ditën dhe natën sa u ktheva në shkrumb e hi, në gërmadhën që ti sheh tani. Më pas, erdhën të tjerë, hapën gropa në oborr dhe mbuluan të vdekurit që kishin filluar të prisheshin.

Njerëzit e mi i poshtëruan, i rrahën, i shtynë e pështynë, u thanë:
”Turko-alvanos të fëlliqur, i maskruan dhe i vranë. Pyes veten: pse gjithë kjo mynxyrë? Unë isha një shtëpi e gurtë, pashë gjithë sa ndodhi u dogja dhe u rrënova, pa e ditur pse. Thuama ti hënë po qe se e di ! ”

Qershor 2019


***



Resmi Osmani u lind në Mazrek të Çamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963. Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore.

Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore. Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor".

Në gjysmën e dytë të viteve 2000,i është perkushtuar letërsise,kritikës së artit dhe publicistikës.Fryt i kesa pune janë një sërë botimesh si: biografitë e letrarizuara "Jeta e Bedri Lumanit", "Lule në gur" kushtuar jetes së specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani. Ka levruar kryesisht temat historike në romanet"Mbretërimi i Pirros së Eoirit", "Mbretëresh Olimpia", Esseja historike "Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu". Essene studimore "Bilal Xhaferri Poet i Zemrave Njerëzore" Essenë "Endrrat e ngrira të Enver Kushit, vellimin me tregime "Edhe yjet vdesin" etj. ne publicistikën e vet ka trajtuar probleme të çeshtjes çame, të zhvillimit të letërsisë dhe problemet aktuale. Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik ka publikuar mbi tridhjetë tregime dhe novela. Krijimtaria e tij eshte pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare.

2019/06/16

Serbia më politikë të fëlliqtë, mashtrime dhe prostitucion drejtë BE-së





Nga Flori Bruqi 



Profesori ndërkombëtar,Dr. Enver Bytyçi, ka thënë se debati për këmbim territoresh, për korrigjim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës ka dëmtuar imazhin e vendit, ndërsa thekson se Beogradi me këtë diskutim të sajuar e të mbështetur me militantizmin e Shejshelit nga ana e Hashim Thaçit i ka arritur që tani objektivat e veta.



“Debati për këmbim territoresh, për korrigjim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës ka dëmtuar imazhin e vendit, ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në raport me faktorin ndërkombëtar si dhe ka shkatërruar linjat e diskutimit në këtë dialog me Serbinë. Kjo do të thotë se Beogradi me këtë diskutim të sajuar e të mbështetur me militantizin e Shejshelit nga ana e Hashim Thaçit i ka arritur që tani objektivat e veta, edhe nëse heq dorë nga ndryshimi I kufijve. Tashmë Kosova është në krizë vendimmarrjeje”, është shprehur Bytyçi.

Ai ka shtuar tutje se opsioni i ndarjes është përgatitur në Tiranë dhe Beograd nga Vuçiq dhe Edi Rama, ndërsa është mbështetur nga Hashim Thaçi.

“Krerët politikë të saj janë në konflikt të hapur me njëri-tjetrin, sepse opsioni I ndarjes I ideuar nga Vuçiq dhe Edi Rama dhe I mbrojtur me aq zell nga Hashim Thaçi I kanë ndarë ata. Në këto kushte, kur presidenti manovron me mashtrime dhe triblime të ditë për ditëshme dhe ka autoritet mbi politikën e Kosovës, nuk është e lehtë që të rikompozohet një grup tjetër dialogues. Kjo do të thotë se Thaçi e ka futur edhe dialogun në qorrsokak. Dhe kam përshtypjen se gjithçka e ka bërë qëllimisht, sipas një skenari të përgatitur në Tiranë dhe në Beograd. Prandaj kanë dalë jashtë agjendës së dialogut tema të tilla krimet e luftës, kërkesa për dëmshpërblim dhe për kërkim ndjese publike e kështu me radhë. Duhet të kuptojmë se zoti Thaçi e solli Serbinë përsëri në Kosovë. Ai e shndërroi pas gati 30 vitesh problemin e Kosovës në një problem serb. Kosova ishtë prej vitit 1989 një problem ndërkombëtar, ndërsa propozimet e Thaçit për ndryshim të kufijve e kanë shndërruar problemin e Kosovës në një problem serb, për të cilin do të kujdesen tre çakej, Fredirca Mogherini, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq”, është shprehur profesor dr. Enver  Bytyçi.






Jeremiq: Në mot marrëveshja për normalizim, Kosova me ulëse në OKB

Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq: 

Në mot marrëveshja për normalizim, Kosova me ulëse në OKB


Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq ka deklaruar sonte se rezultatet e pushtetit në çështjen e Kosovës janë humbëse pasi ato kanë sjellë një nga një gjërat, nuk ka pasur negociata për asgjë e në vitin e ardhshëm ai (pushteti) do ta marrë për nënshkrim marrëveshjen për normalizim të gjithanshëm në të cilën do të gjendet paragrafi i cili Kosovës do t’ia mundësojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për qëndrimin detyrues që Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njëra –tjetrën në institucionet ndërkombëtare dhe kjo e shpie Kosovën drejtpërdrejt në ulëse të OKB-së.

Sipas fjalëve të Jeremiqit, përcjell FoNet, kjo është e para herë që në marrëdhëniet ndërkombëtare gjërat të implementohen derisa të mos bisedohet për të gjitha gjërat.

Jeremiq ka theksuar se ka njohuri që kryetari serb Aleksandar Vuçiq palës amerikane ia ka paraqitur idenë për ndarje të Kosovës, e cila doemos nuk është zgjidhja më e keqe,tha ai. porse këtë e ka bërë në mënyrë joprofesionale, pa përgatitje dhe në nivel joadekuat.

Vuk Jermiq, ish - ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë e kryetar njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB në vitin 2012, kishte deklaruar se Kosova vetëm përmbi trupin e tij të vdekur do të anëtarësohet në këtë organizatë.

Për shkak të Kosovës, Serbia kërkon hakmarrje ndaj Kosta Rikës


Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka paralajmëruar hakmarrje të madhe ndaj Kosta Rikës për shkak se ky vend e ka njohur Kosovës.

Për këtë hakmarrje, ai ka ftuar në tv pink dhe ajo, sipas tij, duhet të bëhet do të bëhet gjatë Botërorit në Rusi kur Serbia me Kosta Rikën do ta zhvillojë ndeshjen e parë në futboll.

“Kosta Rika është vendi i parë që e ka njohur Kosovën... Ç’lidhje ka Kosta Rika me të, ata as që e dinë ku gjendet Kosova . Ata e kanë njohur për shkak se ashtu u është thënë, dhe e dimë kush u ka thënë... Vëllai i madh ... Pikërisht për këtë duhet të revanshohemi. Të gjithë kundër Kosta Rikës", ka thënë Daçiq.


Rezultate imazhesh për ndarja e kosoves

Kosovën e pret ndarja dhe plani gjermano-gjerman, jo njohja dhe anëtarësimi në OKB


Edhe nëse do të ishte e pranueshme ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i veriut për Luginën e Preshevës, siç vazhdojnë të pretendojnë disa përkrahës të idesë së “korrigjimit të kufijve”, çka do të mundë t’i sillte kjo marrëveshje Kosovës?

Derisa presidenti i Kosovës zt. Hashim Thaçi flet për anëtarësim në OKB dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, ajo që tregojnë burimet ndërkombëtare nuk duket të jetë në të njëjtën vijë...
Imazh i ngjashëm

Së pari, nga Beogradi në asnjë moment ende nuk është dëgjuar, as publikisht as privatisht, se Serbia do ta njohë Kosovën e pavarur nëse shkëmbehen territoret.


Çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB, siç është përmendur shpeshherë, nuk është një që mund ta vendosë Vuçiqi; janë Rusia dhe Kina ato që e bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, jo Serbia. Rrjedhimisht, një marrëveshje me Serbinë nuk është e thënë se duhet të ndryshojë qëndrimin e Moskës dhe Pekinit...



 Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka thënë se Evropa nuk po tregon strategji të drejtë për Kosovën.
Knaus ka thënë se Kosova është e bllokuar, ndërsa Prishtinës po i kërkohet të japë territor për normalizim.
“Kjo nuk po duket si strategji premtuese”, ka shkruar Knaus në Twitter.
Gerald Knaus : “Kosova është e bllokuar në të gjitha anët; Bashkimi Evropian mundëson udhëtimin pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por JO për Kosovën, edhe pse i ka përmbushur të gjitha kriteret; oferta e vetme për Prishtinën është ‘të japë territor dhe resurse në këmbim të normalizimit’. Kjo nuk po duket si strategji premtuese”.

Rezultate imazhesh për bashkesia evropiane

BE-ja nesër i tregon Serbisë
 ç’duhet të bëjë me Kosovën



Zyrtarë serbë, medie të pushtetit e të opozitës, po e presin me ankth publikimin e strategjisë së Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor e cila pritet të bëhet nesër . 

E gjitha kjo, siç transmeton “blic” i Beogradit ndërlidhet me kushtet që do t’i prezantohen Serbisë sërish dhe sidomos ato për dhe me Kosovën.

Në këtë strategji, Serbia pret propozime të kushteve të reja dhe nëse ato i përmbush, Serbia deri në vitin 2025 mund të bëhet e anëtare e plotfuqishme e BE-së.

Për Serbinë kushtet më të vështirat janë ato për Kosovën, siç e thotë “blic”, sidomos kushti për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë.

Normalizimi sipas strategjisë, thotë ky medium, pritet të ndodhë në vitin 2019. Në kapitullin 23 Serbia i ka 50 masa kalimtare, në atë 24,41, ndërsa në kapitullin 35, që i kushtohet krejtësisht Kosovës, kërkohet normalizim i plotë marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve dhe sidomos plotësimeve të kushteve, bisedimet e Serbisë me BE- do përfundojnë në vitin 2023 , ndërsa një vit më pas, në vitin 2024, do të nënshkruhej marrëveshja për anëtarësim.

Hapi tjetër dhe i fundit do të ishte ratifikimi i Marrëveshjes për anëtarësim.

E njëjta procedurë parashihet të jetë edhe për Malin e Zi.

Kohë më parë, gazeta Financial Times kishte shkruar se BE në gjirin e vet, përnjëherë, do të pranojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovën.






AP: Po hyri në Kosovë, Serbia ka punë me SHBA-në dhe NATO-n

 Po hyri në Kosovë, Serbia ka punë
 me SHBA-në dhe NATO-n

Kohë më parë Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) ka bërë një shkrim për formimin e Ushtrisë Kosovës.

Në këtë shkrim ajo ka paraparë se çfarë do të mund të ndodhë po nisi konflikti ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Associated Press (AP) “.... Ushtria  e Kosovës e ka hidhëruar shumë Serbinë sa që ajo ka përmendur edhe ndërhyrjen e ushtarake”, duke përkujtuar deklaratën kërcënuese të kryeministres Ana Bërnabiq të cilën agjencia e quan të kotë.

Për agjencinë Associated Press (AP)  është shumë e pabesueshme që Serbia të ndërmarrë aksion ushtarak.

Sipas Associated Press (AP) “Ky do të nxiste konfrontimin e drejtpërdrejtë me 4600 ushtarë të NATO–s përfshirë edhe ushtarët amerikanë të vendosur në Kosovë që nga vitit 1999 si dhe sanksione e izolim të Serbisë nga Perëndimi”.

Sipas agjencisë  Associated Press (AP)  , pa marrë parasysh praninë e NATO-s në Kosovë, Serbia ka ushtri shumë më të fuqishme – rreth 30 mijë ushtarë profesionistë në krahasim me
 5 000 mijë ushtarët e Kosovës.

“Rusia kohë më parë e ka armatosur Serbinë me avionë lufte e tanke. Megjithëkëtë, bombardimi i vitit 1999, Serbisë ia ka shkatërruar kapacitetet ushtarake të cilat në krahasim me ato të Aleancës nuk bëjnë ndonjë gjë”, thotë agjencia e lajmeve 
Associated Press (AP) 

Në këtë shkrim agjencia rast përmend edhe dy faktorë, atë rus e amerikan.

“Por, është pak e besueshme se Moska do t’i bashkohet Serbisë në çfarëdo aksioni ushtarak kundër NATO-s bë Kosovë. Aq më tepër, pasi që Rusia nuk ka qasje reale në Serbi e Kosovë të cilat praktikisht janë të rrethuara me shtete anëtare të NATO-s”, thekson AP.

“SHBA- ja ka rreth 600 ushtarë në Kosovë dhe çfarëdo sulmi serb do të haste me përgjigje të ashpër”, shkruan ndër të tjera AP.



Albanian Armed Forces.svg
Shqipëria, fuqia e tretë ushtarake në rajon


Shqipëria renditet e treta në rajon, e 24-ta në NATO dhe e 92-ta në botë për nga fuqia ushtarake.



Forcat ushtarake shqiptare 


Në rajon Shqipëria lë pas Maqedoninë, e renditur e 116-ta dhe Bosnjë-Hercegovinën në vendin e 121-të. Ndërkohë, Serbia renditet e 83-ta dhe Kroacia e 67-ta në botë. Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e listës, kurse Greqia renditet në vendin e 28-të në botë dhe Turqia në vendin e 8-të. Tre vendet e para të listës janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina. Këto janë të dhënat e Indeksit të Fuqisë Ushtarake që analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake.


Historikisht Shqipëria ka një traditë të pasur ushtarake, e cila shënon fillimet e saj që në kohët antike. Ushtritë Ilire ishin disa nga ushtritë më të shquara të kohës me këndvështrimet e tyre të veçanta. Organizimet ushtarake ilire ishin strukturuar e funksiononin si të kohës së paqes dhe të kohës së luftës. Rreth shekujve VI- IV para Krishtit sistemi i detyrueshëm përfshinte meshkujt që kishin arritur moshën 17 deri 20 vjeç, ndërsa në rast lufte ky detyrim përfshinte të gjithë meshkujt e aftë për luftë deri në moshën 60 vjeç. Ushtritë Ilire kishin në përbërjen e tyre, për shkak të pozicionit gjeografik, përveç komponentit tokësor edhe atë detar.

Tradita ushtarake u pasurua më tej në shekujt që pasuan, për të shënuar zhvillime të rëndësishme në periudhën e pushtimitë të vendit nga Perandoria Osmane. Zhvillimet e kësaj periudhe arritën kulmin në vitet 1443-1468, kohë gjatë së cilës në krye të luftëtarëve shqiptar ishte Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Me 2 mars 1444, Skënderbeu thirri Lidhjen e Lezhës, me pjesëmarrjen e te gjithë princave shqiptar ku një nga arritjet e saj ishte edhe krijimi i një ushtrie, e cila ishte e vogël por cilësore, që për 25 vjet rrjesht u bë pengesa kryesore për ushtritë të panumërta te perandorisë më të fuqishme të kohës, jo vetëm ne mbrojtjen e vendit, por edhe të civilizimit evropian. Në fillimet e saj kjo ushtri nuk i kalonte 6000 deri 8000 luftëtarë ndërsa më vonë ky numër arriti deri në 18 000 luftëtarë.

Gjate viteve 1771-1832, që është periudha e organizimit të vendit mbi bazën e pashallëqeve, edhe ushtritë u organizuan e u përdorën nga udhëheqësit e këtyre pashallëqeve. Në përpjekjet e tyre për të u ndarë me Portën e Lartë dhe krijimin e vendeve të pavarura ata arritën nivelet e një pozite te rregullt të Forcave të Armatosura duke pasur pothuajse të njëjtin organizim ushtarak (Divizion, Regjiment, Batalion) me ushtritë moderne të kohës.

Numri i forcave për çdo pashallëk në kohë paqe nuk e kaloi kufirin e 20000 luftëtarëve. Ato kishin një rritje të shpejtë të numrit gjate mobilizimeve për kohë luftë. Në Pashallëkun e Janinës ky numër arriti 40 000 ushtare, ndërsa në Pashallëkun e Shkodrës gjatë sundimit të Mustafa Bushatit numri i ushtarëve arriti në 60000. Ne përgjithësi ato kishin në përbërje të tyre komponentin Tokësor dhe atë Detar. Komponenti Tokësor që luante rolin kryesor përbëhej nga këmbësoria, kavaleria dhe artileria, ndërsa ai detar ishte më shumë i zhvilluar në Pashallëkun e Janinës.

Lidhja e Prizrenit 1878- 1881 është një pikë kulmore e historisë së Shqipërisë për pasojë është e tillë edhe për Forcat e saj të Armatosura.

Duke qenë se në rrezik ishte ekzistenca e vendit, Lidhja krijoi një ushtri vullnetare bazuar në parimin një burrë për shtëpi. Ajo u drejtua nga Komiteti Ushtarak Qendror, nën vartësinë e të cilit ishin Komisionet e Mbrojtjes Rajonale si edhe Korpuset. U bënë planet për te organizuar Korpusin në Kosovë me 70 000 vetë, dhe atë të Shkodrës me 60 000 vetë me vullnetarë nga Tirana, Elbasani, Ohri, Dibra dhe Mati. Korpusi ishte i organizuar në brigada këmbësorie, brigadat në regjimente dhe çdo regjiment kishte 4 batalione këmbësorie. Batalioni përbëhej nga 4 toga këmbësorie dhe një toge kavalerie. Ushtria e bashkuar duhej te kishte 380 batalione ne Veri te Shqipërisë dhe 100 batalione ne Jug te Shqipërisë. Përveç atyre u krijua grupi logjistik që përbehej nga elementë mjekësor, transporti dhe skuadrat e ruajtjes.

Në 30 vjetët që pasuan pas rënies së Lidhjes së Prizrenit dhe shpërbërjes së forcave të saj ushtarake gjithçka do të zbehej për tu ringjallur në vigjilje të shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 1912.

Ne 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u krijua Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës)ë e drejtuar nga Mehmet DRALLA (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga major Ali Shefqet SHKUPI. Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12000 personel gjithsej. Në tetor 1913 me Vendim te Konferencës se ambasadoreve ne Londër, një grup ushtarakësh holandez (oficerët holandez De ëeer dhe Thomson si dhe 15 oficerë të tjerë) ndihmuan në ristrukturimin dhe përgatitjen e xhandarmërisë. Vitet që pasuan shënuan zhvillime të tjera të rëndësishme. Kështu për herë të parë Forcat e Armatosura u ndanë në Forca Tokësor, Forca Detare dhe Forca Ajrore. Pavarësish ndarjes ato nuk u organizuan në nivelin e dëshiruar. Gjate periudhës se sundimit monarkik kjo ndarje ekzistoi, por vet forcat kaluan ndryshime të brendshme të vlerësuara pozitive për kohen. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe edhe rritja e buxhetit për ushtrinë ishte e konsiderueshme.Gjithçka Shteti shqiptar dhe Forcat e tij të Armatosura kishte arritur deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore do të shuhej në ditën e agresionit fashist ndaj vendit tonë më 7 prill 1939. Shteti u bë inekzistent dhe për pasojë edhe Forcat e tij të Armatosura.Në këto rrethana lindën forca të reja të armatosura që u përkisnin grupimeve të ndryshme politike të kohës dhe që u përballën me pushtuesit.Forca më e madhe me një skemë organizative të qëndrueshme dhe shumë eficente, me formacione sulmuese të disiplinuara, me një ngritje numerike progresive dhe me një Shtab te Përgjithshëm ishte Ushtria Antifashiste Vullnetare Nacional Çlirimtare. Kjo ushtri krijoi 24 Brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata afërsisht me 45 000 luftëtarë dhe konsiderohet më e suksesshmja e ushtrive të pas 1912-s. Në nëntor 1944 bashkë me forcat territoriale ajo arriti deri 70 000 vetë. Kjo shifër përfaqësonte 7 % të popullsisë të Shqipërisë në atë periudhë.Pas çlirimit te vendit ajo ju nënshtrua një procesi reduktimi e riorganizim. Më 9 korrik 1945 ajo mori emrin Ushtria Kombëtare dhe numri i saj u reduktua në 40 000, në dhjetor në 35 000 ndërsa në 1948 ky numër ra në 27 000 ushtarakë aktiv. Në të njëjtën kohë ajo filloi transformimin në një ushtri të rregullt të kohës së paqes. Struktura organizative esaj përbëhej nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, FT, FD, FA, FR dhe ato Territoriale.Në vitin 1951 Ushtria krijoi për herë të parë aviacionin ushtarak, në vitin 1953 armën e Kimisë, shërbimin e Komunikimit, Zbulimin etj. FD, tanket, artileria, transporti, logjistika dhe disa shërbime të tjera u riorganizuan.Shqipëria ishte anëtare e Traktatit te Varshavës nga vitet 1950 deri 1968. Ushtria shqiptare u pajis me armatim dhe teknikë nga Bashkimi Sovjetik. Kjo periudhë shënoi fillimet e stërvitjeve të mëdha, sië ishte ajo e vitit 1950.Në vitin 1966 sipas udhëzimeve të PPSH me qëllimin e bërjes së ushtrisë më pak të kushtueshme dhe të lidhur me popullin për mos lejimin e krijimit të ë Kastës Ushtarake, u realizua nxjerrja e ushtrisë nga kazermat, heqja e sistemit të gradave dhe shpërndarja e saj ne Çdo pjesë të territorit të vendit. Komisari politik u vendos për të përfaqësuar vijën e partisë në komandat e të gjitha niveleve të Forcave të Armatosura.Gjate periudhës së Luftës së Ftohtë, në vitet 70 dhe 80, Forcat e Armatosura patën një rritje të madhe numerike duke arritur shifrën 61 000 forca aktive, dhe 260,000 rezerviste dhe një numër i madh i Forcave Vullnetare. Ato u riorganizuan disa herë në njësi të përmasave dhe formave joeficente. Në fund të viteve 80 kishte 22 divizione që përbënin 3 fronte. Bazuar në konceptin e mbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbë Ushtria u shpërnda në 2200 pika në të gjithë vendin dhe fortifikimi u kthye në qëllim më vete. Për herë të parë në historinë ushtarake botërore Shkollat e Lira ushtarake filluan në Shqipëri.Në vitet 90 me ndryshimin e sistemit politik, edhe Ushtria u bë pjesë e këtyre ndryshimeve. Reforma në FA filloi me vendosjen e kontrollit civil në to, heqjen e simboleve komuniste nga uniformat ushtarake dhe zëvendësimi e tyre me simbolet kombëtare, vendosjen e gradave dhe depolitizimin e departizimin. Në bazë të koncepteve të reja për përdorimin e FA u bë ristrukturimi e riorganizimi i tyre me tendencë kryesore zvogëlimin e sasisë dhe rritjen e cilësisë. Hapja ndaj botës ishte një aspekt tjetër që i shërbeu modernizimit të FA dhe rritjes së shkallës së ndërveprueshmërisë së tyre me partnerët ndërkombëtar. Në vitin 1992 Shqipëria shpalli publikisht dëshirën e saj për të u bërë anëtare e NATO-s, dëshirë e cila u pasua me ndërmarrjen e hapave konkret në këtë drejtim. Kështu në vitin 1994 firmoset Dokumenti në kuadrin e PP dhe në qershor 1995, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e nismës PP. Në vitin 1999 u përgatit për herë të parë Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP).Megjithëse në vitin 1997, si pasojë e krizë, FA rezultuan më të dëmtuarat, në një kohë relativisht të shkurtër ato u ringritën dhe u bënë kontribuese të denja për sigurinë e paqen në rajon e më gjerë. Gjeografia e kontributeve të FA në mbështetje të paqes e sigurisë i kaloi kufijtë e rajonit të Ballkanit për tu shtrirë edhe përtej kontinentit.Proceset integruese të FA të nisura në vitin 1992 u dimensionuan pas vitit 1997, në përputhje me realitetet e krijuara, dhe arritën pikën e tyre kulmore me ftesën për anëtarësim në NATO që vendi ynë mori në Samitin e Bukureshit në prill 2008... etj.



Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq 
Serbia është mbështetur për muri, katastrofa afër...


Vuçiq: Serbia është mbështetur për muri, katastrofa afër...



Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për TV Prva ka thënë se Serbia është mbështetur për muri dhe se gjendet në pozitë të vështirë.

Ai ka deklaruar kështu duke komentuar miratimin e djeshëm të Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë të cilën e ka quajtur të keqe dhe kundër dialogut.

"Ka probleme, ne jemi mbështetur për muri, jemi në pozitë të vështirë. Ne gjithmonë kemi qenë për dialog, por tash nuk kemi ku të shkojmë tutje. Jemi këtu ku jemi, do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë vendin tonë. Do të presim 10, 15 ditë e do të marrim vendimin tonë në interes të Serbisë”.

Vuçiqi, pas takimit me diplomatin amerikan David Hale ka vazhduar fushatën dhe ka zhvilluar takime me qytetarë jashtë Beogradit.

Siç përcjell tanjug, gjatë mitingut ai i ka ftuar ata që “e përkrahin Kosovën që të mendojnë mirë “se sa jemi (afër) nga katastrofa” nëse shqiptarët (e Kosovës) vazhdojnë me hapa të pandërgjegjshëm”.

“Kemi punë me njerëz të rrezikshëm e të papërgjegjshëm”, ka thënë duke aluduar në politikanë të Kosovës.


Me prostitucion Serbia dëshiron të shkojë në Evropë



Vajzat nga Serbia kalojnë natën me shqiptarë 

dhe me ushtarë të KFOR-it

Vajzat nga Serbia kalojnë natën me shqiptarë dhe me ushtarë të KFOR-it



Portali serb telegraf.rs sjell një shkrim sipas të cilit vajzat nga Serbia, kryesisht nga Nishi por edhe Kurshumlia, bëjnë seks me para me djem shqiptarë të Kosovës dhe me ushtarë të KFOR-it.

Nuk tregohen lokacionet e Kosovës ku e shesin trupin ato, por thuhet se me angazhim të shoferëve nga Serbia ato dërgohen deri te kufiri në Merdare prej nga ato pastaj vazhdojnë rrugën këmbë për në Kosovë.

Pasi e kalojnë kufirin, ato i presin vetura të tjera dhe i dërgojnë në vendin e goditur. Në mëngjes vozitja është kundërt.

Ato thonë se në Kosovë shkojnë për t’u argëtuar, por në rrethinën e tyre të gjithë flasin hapur se ato në Kosovë shkojnë për prostitucion.



Kosova është shtet sovran, i pavarur
 dhe i të gjithë qytetarëve të saj

Ndërsa Jahja Lluka,politikan shqiptar nga Peja kohë më parë shkroi  artikullin e tij me titull "Kosova është shtet sovran, i pavarur dhe i të gjithë qytetarëve të saj", ku përpos tjerash shkruan : 

"Por thirrja e Irinejit për „rikthim“ në tokën e “shenjtë”, me synimimin për rikolonizim është tejet e papranushme dhe tendecioze. Shqiptarët, por edhe kombe tjera në Ballkan,i kanë shumë të njohura këto thirrje të cilat aspak nuk dallojnë nga ato të grupit terrorist të ISIS.- Irineji dhe irinejët tjerë duhet ta kenë të qartë se lojërat dhe tendencat ruso - serbe tashmë kanë mbaruar. Në Kosovë më nuk ka vend për konflikte të sponsorizuara nga armiqtë e popullit të Kosovës.

Më, 14 shtator 2017, njëri ndër politikanët më të rëndësishëm rus, Sergej Zheleznajk, nënkryetar partisë në pushtet, partisë së Putinit, "Rusia e Bashkuar" doli me konceptin e ri për "Botën serbe në Ballkan". Ky projekt parashihet të jetë projekt i përbashkët ndërmjet institucioneve shtetërore ruso - serbe. Në të parashihet edhe hartimi i një deklarate rajonale, që paska për qëllim "ruajtjen e identitetit serb, të kulturës, gjuhës dhe alfabetit cirilik në të gjithë Ballkanin."

Siç duket i nxitur nga kjo nismë, patriarku serb Irinej , i ekzaltuar menjëherë bëri një deklaratë për media, më 17 shtator 2017, ku mes tjerash theksoi se "Rusia do na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona"!!!

Dihet botërisht, që kisha serbe, në emrin e Zotit dhe të drejtës absolute kreu krime ç'njerëzore në fund të shek.XX.


Realiteti i tanishëm edhe më tej vazhdon të jetë i papranueshëm për shovinizmin serb. Ndaj, patriarku serb Irinej paska kërkuar kthimin e sa më shumë serbëve, me një fjalë rikolonizimin e Kosovës, përpjekje kjo e bërë disa herë gjatë shekullit të shkuar ?!

Është normale dhe njerëzore, që të shpërngulurit të kthehen në vendet e tyre, në këtë rast edhe serbët, por ata dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është tani një shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombtarisht, ndaj çdo përpjekje dhe synim për ta rikolonizuar do të dështojë.

Por thirrja e Irinejit për „rikthim“ në tokën e shenjtë, me synimimin për rikolonizim është tejet e papranueshme dhe tendecioze. Shqiptarët, por edhe kombe tjera në Ballkan,i kanë shumë të njohura këto thirrje të cilat aspak nuk dallojnë nga ato të grupit terrorist të ISIS.

Faktet historike tregojnë për shpërnguljet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre nga dhuna she terrori të shkaktuara Serbia. Si pasojë e kësaj dhune dhe spastrimeve etnike, që ka bërë Serbia mbi shqiptarët me dekada, ka ardhur edhe deri te tkurrja, humbja e territoreve të shumta shqiptare.

Patriarku Irinej dhe të tjerët, që mendojnë si ai duhet të zgjohen nga gjumi dhe të shkëputen sa më parë nga manitë të cilat i kanë krijuar nga mitet e rreme . Irinej duhet edhe të japë llogari për bekimin që u ka bërë krimeve serbe në Ballkan e në Kosovë veçanërisht.


Ai duhet ta kuptojë dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i të gjithë qytetarëve të saj. Irineji dhe irinejët tjerë duhet ta kenë të qartë se lojërat dhe tendencat ruso - serbe tashmë kanë mbaruar. Në Kosovë më nuk ka vend për konflikte të sponsorizuara nga armiqtë e popullit të Kosovës. Sa për ilustrim, po përmendim raportin e posa publikuar të ekspertëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me dialogun Kosovë –Serbi, ku veç rekomandimeve të shumta parashihet edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.

Së bashku me miqtë tanë amerikan dhe evropian ne kemi zgjedhur rrugën e lirisë dhe integrimeve në familjen e madhe evropiane."
A është ky projekti i Trumpit për ndarjen e Kosovës?


Sipas gazetës serbe “Srpski Telegraf” administrata e presidentit Trump ka hartur një projekt për ndarjen e Kosovës duke i dhënë fund konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë.

Telegrafi serb zbulon ekskluzivisht atë që përmban ky model amerikan i zgjidhjes së kofnliktit të Kosovës. Harta, e cila ne kishim njohuri, tashmë po qarkullon në qarqet diplomatike, thotë gazeta.

Megjithatë, mund të supozohet se ky është një version pune që mund të pësojë ndryshime të pjesshme në bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës.



Ndarja e Kosoves sipas gazetes serbe
Modeli amerikan

Katër komuna në veri: Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do të bashkohen me Serbinë

Kosova do të marr komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, por jo të gjithë territorin por vetëm një pjesë të Luginës.

Territor me mbrojtje të veçantë për serbët

Brenda territorit të Kosovës do të krijohet “Zajednica” kompetencat e të cilave do të përcaktoheshin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ata do të kenë të drejtën e lidhjeve të veçanta me Serbinë, diçka si ajo që Republika Srpska ka tani.

Ky projekt ka gjetur mbështetje edhe nga Putini, por kategorikisht janë deklaruar Gjermania, Suedia dhe disa vende të BE-së.


Image

Ndarja e Kosovës: Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava  paralajmëron destabilizim të situatës në përmasa të mëdha!

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, në situatën në të cilën gjendet Kosova që nga lufta e deri më tani, gjithnjë ka ekzistuar mundësia e eskalimit të situatës deri në destabilizim të plotë.

Ai e rikujton vitin 2004, kur u destabilizua situata politike deri në luftë.

“Në si shtet i brishtë që jemi, edhe që na e kanë njohur pavarësinë 116 shtete, megjithatë jemi larg stabilitetit politik ndërkombëtarë si dhe vendor.." .....





....“Kosova e shpalli  pavarësisë me 17 shkurt 2008, si bazament me Kushtetutën e vitit 1974 si dhe 6 tjera Republika të ish-Jugosllavisë që u shkëputën si bazament me të njëjtën Kushtetutë. 

Serbia pastaj u ankua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po i njëjti gjyq e konfirmoi të drejtën e Pavarësisë së Kosovës. Edhe marrëveshja e Kumanovës gjatë bombardimeve të NATO-s e nënshkruar nga vet Serbia që e pranon kapitullimin e saj dhe humbjen e Kosovës, si dhe gjenocidin dhe dëmet materiale që i ka bërë Serbia në trojet tona e deri më tani as që është përgjigjur. Me mijëra të vrarë dhe të zhdukur, që deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tyre, e ky kryetar zhvillon biseda maratonike me Serbinë dhe del e flet për pajtimin mes dy shteteve do të jetë i dhimbshëm për dy shtetet. Këtu e keqja më e madhe është se nëse në të vërtetë ndodh falja e veriut, sepse në atë pjesë janë resurset kryesore të Trepçës e që dihet se vlerat e atyre resurseve janë shumë miliardësh, njëjtë është edhe me Ujmanin tonë, me rezervat ujore që i posedon Kosova e që pa të vihet në pikëpyetje ekzistenca e jonë”, thotë ai.

Sipas tij, ashtu siç thotë Thaçi nuk është e vërtetë se do ta marrim Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, kur dihet që Serbia në të kaluarën gjithnjë ka okupuar e copëtuar tokat shqiptare.

“Kosova do të rrezikohet gjithsesi nga trazirat gjithë popullore dhe destabilizim me përmasa të mëdha. Faktori ndërkombëtar, miqtë tanë veç po sinjalizon se nëse bëni ju marrëveshje mes dy shteteve ne nuk do të përzihemi, me një fjalë miqtë tanë nuk luftojnë sa herë që duam ne për qëllimet tona. Ata na kanë ndihmua me u çlirua prej një armiku shekullor, me përdorimin e armatimit më të sofistikuar e që ne tani duhet të dimë ta ruajmë tërësinë territoriale të Kosovës dhe sikur e shpjegon neni i parë i Kushtetutës se askush nuk ka të drejtë të ia falë askujt asnjë centimetër të territorit të Kosovës. E sikur të përmbaheshin këtij neni bisedat do të përfundonin vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, përfundon profesor Hajrullah Tërnava.



Daniel Serwer: 
SHBA nuk lejojnë ndarjen e Kosovës

-Mesazhe të forta nga Uashingtoni kundër projektit të vjetër serb dhe kërkesës së Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve” mes Serbisë dhe Kosovës.

-Nëse duhen bisedime ato duhet të fillojnë pasi Beogradi zyrtar të njoh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe të kërkojë të jetë anëtar në OKB. Nëse nuk e bën këtë njohje, çdo bisedë apo marrëveshje çon në copëtim të Kosovës dhe destabilitet në Ballkan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër kërkesës për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe shumë shpejt pritet të flasin qartë duke i thënë JO çdo propozimi që vjen nga Beogradi apo nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sinjali është dhënë dje nga dy personalitete të diplomacisë dhe strategjisë ndërkombëtare të SHBA, ish-ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Volker, aktualisht i dërguar i SHBA për Ukrainën dhe nga eksperti i çështjeve rajonale të SHBA, Danliel Serwer. Dy diplomatët kanë zgjedhur dje dy mediat amerikane me më ndikim në Europë dhe në Ballkan, “Zërin e Amerikës” dhe “Radion Europa e Lirë”, për të përcjellë mesazhe që nuk lënë vend për keqkuptime. Së pari, SHBA nuk mbështet asnjë ide për ndarje territoriale në Ballkan dhe së dyti, zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës është që Beogradi të njohë pavarësinë.

Kurt Volker, një diplomat karriere në SHBA, njohës i mirë i çështjes së Kosovës dhe i ndikimit rus në Ballkan deklaroi dje se problemi mes Serbisë dhe Kosovës zgjidhet duke njohur pavarësinë e kësaj të fundi. Volker ka qenë ambasador i SHBA në NATO, në kohën e sulmeve të Aleancës ndaj Serbisë dhe ka një panoramë të qartë se kush janë viktimat dhe kush janë fajtorët në këtë histori. Ndaj në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”, diplomati i SHBA thotë hapur se është një padrejtësi që u bëhet shqiptarëve mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ndryshe nga presidenti Hashim Thaçi, që edhe pse fitues të luftës ka dalë me tezën se duhet të bëjmë lëshime ndaj Serbisë, diplomati amerikan thotë prerë se është Beogradi ai që duhet të bëjë lëshime. Ai shton se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës po mban peng jo vetëm një shtet, por gjithë Ballkanin. Do të ishte në të mirë të vetë popullit serb, të mbyllë këtë kapitull të dhimbshëm dhe të turpshëm”, thotë diplomati amerikan. “Serbët duhet të ecin përpara. Gjëja më e mirë për Serbinë, për mendimin tim, është integrimi në Bashkimin Evropian. Nëse Kosova dhe Serbia e të tjerët në rajon arrijnë ta bëjnë këtë, do të shohim një rajon shumë më funksional në aspektin e marrëdhënieve etnike, në aspektin e statusit, të zhvillimit ekonomik dhe politikës”,- shprehet diplomati amerikan. Sigurisht që për të arritur njohjen e Kosovës nga Serbia duhet një marrëveshje dhe SHBA nuk janë kundër marrëveshjeve, por në asnjë rast diplomati amerikan nuk përmend se pjesë e këtij pakti duhet të jenë kufijtë. I dërguari i posaçëm i SHBA për Ukrainën bën dhe një ndarje të qartë mes Kosovës si shtet dhe qëndrimit të Rusisë ndaj Ukrainës apo krahinave të tjera që janë aneksuar nga Kremlini. Ai thotë se SHBA, BE dhe NATO kanë ndjekur një model institucional ndërkombëtar për Kosovën që nuk mund të përsëritet nga Kremlini. Kjo deklaratë është një tjetër konfirmim i SHBA se Kosova nuk do të përdoret si model për raste të tjera, tezë të cilën e përdorë Serbia dhe Rusia.

Por në sinjalet e djeshme të ndërkombëtarëve ka një shpjegim të gjithë asaj që po ndodh këto ditë në rajon. Hashim Thaçi hodhi tre javë më parë idenë e “korrigjimit të kufijve” duke e servirur si një risi në lidhje me zhvillimet rajonale. Në mënyrë të nëndheshme, mediat në Beograd dhe një pjesë ne Prishtinë deklaruan se pas kësaj ideje qëndronin fuqi të rëndësishme të OKB, duke aluduar sa Gjermaninë aq dhe SHBA. Kancelarja Angela Merkel foli tre ditë më parë duke hedhur poshtë çdo mundësi ndarje dhe rishikim kufijsh në Ballkan. Ndërkohë shumë shpejt pritet që dhe SHBA, të thotë qëndrimin e saj JO ndaj këtyre ideve.

Analisti Daniel Serëer ka zbardhur dhe prapaskenat që janë luajtur këto kohë në Beograd lidhur me qëndrimin e vendeve kryesore të NATO. Ai thotë se në Uashington serbëve u është dhënë mundësia vetëm që të dëgjohen. Dhe serbët kanë kërkuar të njëjtën gjë që ka kërkuar dhe Hashim Thaçi. Por në asnjë rast serbëve dhe Thaçit nuk u është thënë që do të bëhet varianti që dyshja Thaçi-Vuçiç kanë lëshuar në tavolinë.

“Nuk besoj se ekziston ndonjë provë e mbështetjes së kësaj ideje nga amerikanët. (Kryeministrja serbe, ministri punëve të Jashtme erdhën në Uashington duke shtyrë fuqishëm këtë ide përpara, përfshirë edhe përmes njerëzve që ishin të afërt me presidentin Trump dhe amerikanët thanë: “Në rregull, ne do të dëgjojmë se çfarë keni për të thënë, ejani te ne me disa ide”. Nuk mendoj se amerikanët kanë menduar ndonjëherë që faktikisht të aprovojnë idenë, ata vetëm kanë menduar që të dëgjojnë dhe kjo është interpretuar në Ballkan si mbështetje. Unë nuk shoh mbështetje për ndonjë ide për ndarje në Uashington dhe mendoj se në fund amerikanët do të thonë një jo shumë të qartë”, thotë profesori dhe analisti amerikan.

Ky konfirmim i një njeriu që njeh politikën e Ballkanit dhe politikën e lartë të SHBA si ish-zyrtar i hershëm i DASH.

Nëse duhen bisedime ato duhet të fillojnë pasi Beogradi zyrtar të njoh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe të kërkojë të jetë anëtar në OKB. Nëse nuk e bën këtë njohje, çdo bisedë apo marrëveshje çon në copëtim të Kosovës dhe destabilitet në Ballkan.

In memoriam: Vdiç Lekë Zherka



Rezultate imazhesh për vdic le zherka


Sot në moshën 56 vjeçare vdiq Lekë Zherka, drejtor shumëvjeçar i KTV-së.




Lekë Zherka karrierën e ka filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. 

Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).



Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës nesër nga ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Sheshin 21, në Radiotelevizion 21.

Sot iu dha lamtumira e fundit gazetarit, Lekë Zherka. Varrimi i tij u bë në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri.

 Gjatë ditës është mbajtur një mbledhje komemorative në nderë të jetës dhe veprimtarisë së tij, ku u çmua personaliteti dhe kontributi i tij shumëvjeçar. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...