2019-07-07

SHTETI IM KU JE? NE BURGJET E GREQISË NË 17 MUAJ, 11 SHQIPTARË TË VRARË



Për vitin 2018 janë regjistruar shtatë vdekje, ndërsa për 2019 jane regjistruar pesë të tilla.

Në përgjithësi është bërë e mundur të zbulohen dhe të identifikohen vetëm për 23 raste të tilla, pasi mungon dëshira e ambasadës sonë në Greqi për një bashkëpunim, në një kohë kur ne dy vitet e fundit numri i vdekjeve është tepër shqetësues.

Shteti im ku je? Ne burgjet e Greqisë në 17 muaj, 11 shqiptarë të vrarë (LISTA)

10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.
25 /01/2018. Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.
15/01/2018. Gjendet i varur ne komisariatin epolicisë në Kissamos në Kretë, 54-vjeçari, babai i pese fëmijëve, që priste dëbimin pasi i kishte mbaruar leja e qendrimit 6-mujor. Familja kundërshton këtë gjë duke theksuar se nuk kishte arsye te varte veten.
16/02/2018, Gjendet i vdekur ne qeline e paraburgimit një 54-vjeçar shqiptar, babai i 5 fëmijëve, të cilit i kishte mbaruar leja e punesimit. Ai punonte në bujqësi dhe pronari i kishte dhënë strehim dhe ishi ne proces te legalizimit për lejen e tij.Ai mbahej ne rajonin e policisë në Kisamu në Hania për dëbim nga Greqia.
8 /09/2018. Në burgun e Koridhalos vritet shqiptari Franc I. 31 vjeç nga qyteti i Vlorës, për këtë vrasje ka njoftuar e motra e tij, pasi u mbajt e fshehur nga mediat greke.
25/11/ 2018. Një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mistererioze, pasi u gjend I vdekur ne kravatin e tij nga gardianet e burgut.
26/12/2018. Gëzim Shekaj 33 vjeç nga Vlora gjendet i varur në qelinë e spitalit psikiatrik të burgut të Koridhalos. Një i afërm i tij tha se 33-vjeçarit i ishin injektuar gjilpëra.
14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.
15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
27/01/2019. Në burgun e Koridhalos vritet Bardhyl Tusha i njohur edhe me emrin Bandiol Tusha nga qyteti i Sarandës. Trupi i tij i pajetë ndodhej në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzion se I dënuari ishte mbytur në qeli. Lidhur me kete vrasje Prokuroria e Athinës ka filluar hetimet.
1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.
27 /04/2000, Mondi Gjoni 18 vjeç u vra nga një polic, me një plumb në qafën , gjatë një revoltimi në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës.
25.11.94: A. Grabocka, gjëndet i vdekur ne qelinë e paraburgimit të komisariatit të policisë i të huajve në pritje për dëbim
10/10/1997 , Polici Jorgos Spanudhis qëlloi me armë zjarri dhe vrau një shqiptar në paraburgim, pasi tentoi te ikte.
16/12/1997. B. Bregkoki 30 vjeç, u vra nga polici Jorgo Spanidis në burgun Dhiavato të Selanikut.
24 Mars 2005. Në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës, gjendet i vdekur 19-vjeçari Ismail Saliko, ku u transferua në Qendrën Shëndetësorenë Kapandriti, ku u regjistrua vdekja e tij. Shkaqet janë të panjohura.
30/03/2006, Në qelinë nr.80 te godinës e katërt “D” në burgun Koridallo humbet jetën nga zjarri sëbashku edhe me me tre te tjerët 38-vjeçari Marian Greca.
15/04/2007 . Gjendet i vdekur në qelinë e komisariatit të policisë në Ilio në Agios Fanourios në Athinë 19-I Leonidha K. shtetas shqiptar. Familja proteston para policisë me një klimë të tensionuar duke mohuar se ai ka varur veten.

59537727_2154925497888981_7388068606455578624_o (1).jpg

2/06/2009 Ismet Boshlli u gjend i varur në orën 4 të mëngjesit në qelinë e tij në burgun Malandrinu në Fokidha, ku kishte lënë një shënim në të cilin shkruante se për 9-të vjet të dënimit nuk kishte marrë asnjëherë leje, duke dënuar kushtet e këqija të burgut, si dhe i kërkoi familjes së tij të mos shqetësohej sepse ishte një akt sakrificash për të mirën e të burgosurve të tjerë.
27 Mars 2014. Kudret Kume apo Ilia Kareli, u vra në burgun e Malandrinos, ishte viktimë e një torture çnjerëzore nga gardianët. Gjykata I denoi 12 gardianët me 6 muaj pushim nga puna përfshi këtu edhe ish-drejtorin e burgut 53-vjeçar, kun ë 17 janar të 2017 vdes në një aksident pasi ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe u rrëzua nga një lartësi prej 20 metrash në autostradën Antiriou-Itea.
17 prill 2014. Një përleshje mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre, Viktima është një 24-vjeçar i dënuar me 12 vjet për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh.
3 gusht 2016 Gjendet i vdekur 29-vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikolaj në komisariatin e Policisl në Ano Patisia në Athinë. Në trupin e tij u gjenden shenja dhune dhe masakrimi nga ana e policisë, ku dhe vdekja ka ardhur si shkak e kësaj dhune.
12.09/2016, Gjëndet i vdekur në qelinë e burgut Malandrinu në Fokidha në godinën “Z” një shqiptar 49-vjeçar. Ai u gjend i varur ne dritaren e qelisë nga gardianët e burgut, në një kohë që bashkëvuajtësi tjetër që ishin bashkë në qeli ishte jashtë.
Incidentet po bëhen gjithnjë e më të ashpra, shërbimi nuk është në gjendje të mbrojë të burgosurit e dobët. Gjendja ka ikur nga kontrolli në këto tre-katër vitet e fundit, duke bërë që Greqia të jetë vendi me sistemin më të keq të burgjeve në Bashkimin Europian/ Shpëtim Zinxhira

Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka dalë përpara popullit për ti falenderuar për besimin që i dhanë në zgjedhjet e së dielës.


Zgjedhjet në Greqi, Tsipras uron Mitsotakis për fitoren: Nesër i dorëzoj zyrën

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën sot në Greqi kanë nxjerr fitues partinë opozitare ‘Novi Demokracia’.

Kryeministri në largim Alexis Tsipras, ka uruar për fitoren kreun e ‘Demokracisë së Re’, Kyriakos Mitsotakis.

Me anë të një deklarate, Tsipras bëri me dije se po dorëzonte një Greqi krejt ndryshe nga ajo që ishte më parë.

Duke falenderuar të gjithë mbështetësit e Syrizas, Tsipras tha se populli vendosi dhe se e respektonte këtë vendim si dhe shtoi se nesër në orën 13:00 do t'i dorëzojë Mitsotakisit detyrën.

9.9 milionë grekë patën të drejtën e votës dhe po ashtu edhe 150 mijë shqiptarë.

Reagimi i kryeministrit grek Tsipras:

‘Urova Qiriakos Mitcotakis për fitoren e tij. Populli vendosi dhe e respektoj plotësisht, E falenderoj anëtarët e mbështetësit e Syrizas. Ne po dorëzojmë një Greqi krejt ndryshe nga ajo që ishte. Morëm vendime të vështira për të mirën e vendit. Syriza erdhi në pushtet në periudhën më të errët. Nesër i dorëzoj zyrën Qiriakos Mitsotakisit. Ne do përpiqemi që fitorja e tyre të jetë e përkohshme’, deklaroi kreu i Syrizas, Alexis Tsipras.

Gjithashtu edhe kreu i ‘Demokracisë së Re’, Kiriakos Mitsotakis ka reaguar pas fitimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mitsotakis deklaroi se nesër do të fillojë një ditë e re për Greqinë. Gjatë ditës së nesërme në orën 13:00, Mitsotakis do të bëjë betimin si kryeministër dhe Tsipras do të bëjë ceremoninë e kalimit të postit të kreut të vendit.

Reagimi i Mitsotakis:

‘Nesër do të gdhihet një ditë e re për Greqinë. Nga nesër Greqia do të jetë më e shndritshme dhe nga nesër Greqia lë pas krizën dhe errësirën. Zëri ynë do të forcohet në Europë dhe do të gëzojë kredibilitet. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Nga nesër fillon puna, asnjë sekondë për tu humbur pasi Parlamenti do të jetë i hapur edhe në gusht’, tha Kiriakos Mitsotakis.





Në fjalimin e fitores, ai tha se do të jetë kryeministri i të gjithë grekëve.

“Unë do të jem kryeministër i të gjithë grekëve dhe do të punojë shumë për të bindur bashkëqytetarët që nuk na mbështesin”, tha ai.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare. Unë qëndroj modeste kundër aktgjykimit popullore “, tha kreu i Demokracisë së Re.

“Ne jemi shumë pak për të qëndruar të ndarë,” tha ai.

Më tej shtoi se “shoqëria dha një mesazh të qartë në favor të rritjes, krijimit të vendeve të punës dhe sigurisë” dhe se “transparenca dhe meritokracia do të kthehen në Greqi dhe zëri i vendit tonë në Evropë do të forcohet”.

“Dhe nesër qielli do të jetë më i ndritshëm dhe dielli do të shkëlqejë. Një ditë e re po ndodh për vendin tonë”, mbylli fjalimin Mitsotakis.


Profil: Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë

Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë


Kyriakos Mitsotakis ka një karrierë të gjatë politike dhe vjen nga një familje e cila ka traditë politike.

Kyriakos është djali i Konstantinos Mitsotakis, kryeministrit të Greqisë fillim të viteve 1990, si dhe vëllai i ish ministres së Jashtme dhe ish kryebashkiakes së Athinës gjatë Lojërave Olimpike Athens 2004, Dora Bakojanisit.

Kyriakos Mitsotakis diplomoi në Kolegjin e Athinës dhe më pas vazhdoi studimet e larta në SHBA për shkenca sociale në universitetin e Harvardit. Pas studimeve në Harvard vazhdoi studimet për administrim biznesi.

Ndërkohë eksperiencën e tij e ka filluar si bankier në Bankën Kombëtare të Greqisë ndërsa në zgjedhjet e vitit 2004 u zgjodh deputet për herë të parë në Athinë nën siglën e partisë ‘Demokracia e Re’.

Mitsotakis ka mbajtur më herët edhe postin e ministrit të Jashtëm.

Gjatë këtyre zgjedhjeve Kyriakos Mitsotakis si një ish-bankier në programin e tij elektoral pati si synim parësor rimëkëmbjen e ekonomisë së Greqisë pas krizës.

Në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, ‘Demokracia e Re’ e Mitsotakis e mundi përtej pritshmërive partinë ‘Syriza’ të Aleksis Tsipras e cila është në pushtet duke siguruar mbi 151 vende në parlamentin grek. Kështu Mitsotakis do të qeverisë i vetëm, pa qenë i detyruar që të bëjë koalicion me parti të tjera.


Agimi i Artë mbetet jashtë Parlamentit grek

Agimi i Artë mbetet jashtë Parlamentit grek

Partia ekstremiste Agimi i Artë mbetet jashtë parlamentit, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Greqi.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se Agimi i Artë nuk ka arritur të kapë minimumin e votave prej 3%, duke bërë që të mos sigurojë asnjë vend në Parlamentin e ri.


Sipas Exit-poll rezultatet në zgjedhje janë:

Demokracia e Re 38.5-41.5%

SYRIZA 27-30%

KINAL 6.5-8%

KKE 5-6%

MeRA25 3-4%

Agimi i Artë 2.8%

Zgjidhja Helene 2,8-3,5%

SI ZGJEDHJET E VITIT 1945 ! POR, MILJONERI S’KA MORRA…

Nga Fritz RADOVANI:

Rezultate imazhesh për flamuri shqiptar me yll

Flamurit Shqipnisë sot i mungon vetem ylli, dhuratë e sllavokomunistëve të Titos…

E pabesueshme! 

Zgjedhjet e zhvillueme mbi 30 vjet mbas ramjes së Murit Berlinit, në një nga shtetet ma të shkallmueme nga diktatura komuniste, në Shqipninë e Kastriotit dhe të Nanë Terezes, me dijeninë e Amerikës dhe Europës, po vendosë një diktaturë të re e tipit “modern”, ku klika diktatoriale enveriste po kerkon sundimin një partiak të një grupi mafioz politik e kriminal, me trashigimtarët e kriminelëve të 75 vjetve diktaturë.

Rezultate imazhesh për stalini dhe enveri me titon

Ka nga ata ashtu si në Dhjetorin e 1945... Edhe këto aventura komuniste i quen zgjedhje. Mos harroni se per Shqiptarët z. Kissinger ka shkrue në librin Diplomacia këta rreshta: “Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste.”

Rezultate imazhesh për stalini dhe enveri me titon
■Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë “Gulagët” e Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi... As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga 1944.., e përgjithmonë, ashtusi nder 40 kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë e robnueme per 50 vjet...

Rezultate imazhesh për papa gjon pali II ne tirane dhe nena tereze

■Me 25 Prill 1993, Papa Gjon Pali II, perballë Monumentit të Kastriotit në Tiranë tha: “Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe, asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë.”

Rezultate imazhesh për edi rama dhe zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Fatkeqsisht, duhet thanë se veprimet e qeverisë shqiptare e lidhun me mafien tue veprue haptas dhe mësheftas me sllavet e Pashiqit dhe Titos, apo grekët dhe “vëllezërit” turq... kanë tregue botnisht me 30 Qershor, se mafiozët kriminelë shqiptarë pasues të denjë të diktatorëve barbar po shenojnë në “Historinë e Shqipnisë”, “Diten e Diktaturës së Re” per të cilen krenohet Edi Rama me 22 mijë policët e tij, të cilët i sigurojnë kolltukun...


Rezultate imazhesh për edi rama dhe zgjedhjet e 30 qershorit 2019


Flitet edhe per një “opozitë” që flenë nder çadra, si dikur endacakët afrikanë.., që edhe ata mbajnë në një dorë thiken kercnuese kunder Opozitarëve të vertetë, ndersa në doren tjeter kanë armen me të cilen pergatisin po kje nevoja “luften vllavrasëse”, mjeshtri jo e panjohun nga partizanët tanë “trima” që në vitin 1943 – 44, parardhësit barbar të tyne.


Ata ishin edhe partizanët “fitimtarë” që patne mbushë malet me morra... Po, ecen me kohen dhe, sot xhepat e tyne u janë ba hebe... Mos me i njoh as “bashkluftarët” e vet...

Shqipnia dikur “Europjane” asht kthye në një vater të rrezikshme “lufte civile”, që në një moment kritik të shteteve fqinjë, mund të kthehet prej tyne në vater zjarri shkatrruese...

Ylli i kuq në Flamurin kombtar nuk asht tjeter vetem drogë per pushtetarët e Rilindjes!

E vrastarët mbetem gjithmonë vrastarë! 

Droga dhe dollari i shtyjnë me vra vllaun e vet!

Melbourne, 1 Korrik 2019.

2019-07-06

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Kongresistin Eliot Engel.

Ramush Haradinaj i thotë Eliot Engelit se s’preken kufijtë në marrëveshjen finale me Serbinë



Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Kongresistin Eliot Engel. Gjatë këtij takimi, Haradinaj i ka thënë Engelit se Kosova është për përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.



Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për siç ka thënë mikun e madh të shqiptarëve dhe për tërë mbështetjen e tij ndër vite.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues

“ Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Përjetë mirënjohës mikut të madh të shqiptarëve për tërë mbështetjen ndër vite!”, ka shkruar Haradinaj.

Publicisti dhe analisti i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, Tim Judah ka folur për idenë e korrigjimit dhe të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.




Në një intervistë të dhënë për TV N1, analisti thekson faktin se kjo ide nuk është më në tryezën e diskutimeve, sepse beson fort se ajo u ndalua përfundimisht në Samitin e Berlinit i mbajtur pak ditë më parë nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”-theksoi ai. Kjo ide (shkëmbimi i territoreve) sipas analistit shoqërohet me analiza të ndryshme, ku theksoi se ka edhe prej atyre që e mbështesin.
Ai shton se një shkëmbim i mundshëm territoresh do të kishte pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”,-shtoi ai.

Qëndrimi i Kishës Fashiste Serbe ndaj kombit shqiptar që në programin e tyre prioritet kanë zhdukjen e shqiptarëve.

Faqaja ‘Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks’ ka denoncuar Kishen Shqiptare të kapur nga grekët, të cilët kanë ftuar në Durrës, popin serb Igor Zirojevic, të këndojë në kishën shqiptare.

Dihet shumë mirë qëndrimi i Kishës Fashiste Serbe ndaj kombit shqiptar që në programin e tyre prioritet kanë zhdukjen e shqiptarëve.


“Është antikishtare dhe antishqiptare që t’i lejohet një prifti nacionalist serb të këndojë në kishën tonë në Durrës, në meshën e sotme atje. 

Nuk është thjesht nacionalist, por klerik antishqiptar, sepse mohon krimet kundër shqiptarëve në Kosovë, siç duket në postimet që shpërndan në profilin e tij”, thuhet në deklaratën e faqes që ndjekë frymën e Fan Nolit.

Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari,ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian



Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.

“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.

Kokalari ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian. Ajo thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.


“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.

“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari.

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...