Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/07

Gjykata e Lartë drejt uzurpimit nga Kryeministri


Ajo që po ndodhë këto ditë me reformën në drejtësi është shfaqja më e qartë se ky proces formalisht ka miratimin e ndërkombëtarëve, ndërsa hartuesit dhe zbatuesit e saj janë vetëm përfaqësuesit e qeverisë “Rama”. Më saktë Edi Rama, si kryeministër, e kontrollon gjithë procesin e emërimëve dhe shkarkimëve.

Për të justifikuar gjithë krizën politike dhe ngërçin që ka krijuar me zhbërjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama u ka premtuar ambasadorëve se do t’i ngrejë të dy këto institucione në kohë rekord, duke zbatuar sa më shpejt ligjet.

Termi “zbatim i ligjeve” është vetëm një mashtrim ndaj ndërkombëtarëve, sepse qeveria, juristët e PS dhe një pjesë e ekspertëve të reformës në drejtësi, po i modifikojnë dhe shkelin ligjet që janë miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës tre vjet më parë. E thënë thjesht, qeveria “Rama” po i zbaton ligjet e reformës në drejtësi duke shpikur skema të reja, të cilat jo vetëm nuk garantojnë pavarësinë që duan ndërkombëtarët, por e kapin përfundimisht drejtësinë nga një grup njerëzish në Partinë Socialiste.

Imagjinoni të fusë duart në Reformën në Drejtësi një njeri si Ylsi Manja, që u kap nga BILD në blerjen e votave në Dibër!

Rasti më flagrant është mënyra antiligjore me të cilën po tentohet të ngrihet Gjykata e Lartë. Institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë sot ka mbetur vetëm me dy anëtarë dhe nuk merr dot asnjë vendim. Në këtë gjykatë janë gati 32 mijë dosje që presin radhën për gjykim dhe vonesat dëmtojnë direkt qytetarët shqiptarë.

Bile nga kjo vonesë po përfitojnë disa banda kriminale të rrezikshme, të cilat lirohen nga mos funksionimi i gjykatës së lartë. A është kjo lojë si një pazar mes qeverisë dhe bandave kryesore kriminale që përfitojnë ligjërisht nga mosngritja e gjykatës së lartë?!

Fakte nuk kemi, por fakti është sa një mal para!

Për shkak se në tre vjet qeveria dhe institucionet e pavarura që kanë marrë përsipër zbatimin e reformës në drejtësi nuk kanë bërë asgjë që kjo gjykatë të plotësohej me gjyqtarë me integritet, nën presionin e ndërkombëtarëve për rezultate, PS dhe kryeministri kanë gjetur një skemë të re antiligjore. Konkretisht propozimi më i fundit kërkon që meqënëse procesi i vetingut dhe kandidaturat për këtë gjykatë po vonohet pa afat, atëhere Gjykata e Lartë duhet të plotësohet me gjyqtarë të përkohshëm.

Pra, gjyqtarë të Apelit ose gjykatave të tjera nuk do të zgjidhen në Gjykatën e Lartë sipas ligjeve të reformës dhe Kushtetutës, por do të delegohen! Do të kryejnë të njëjtat funksione si anëtarët e rregullt të Gjykatës së Lartë, vetëm se do të jenë të “deleguar” dhe jo të zgjedhur siç parashikojnë ligjet e reformës në drejtësi dhe Kushtetua. Në këtë rast, termi shkelje ligjore është pak. Ajo që ka ndërmend të bëjë qeveria “Rama” me anë të Këshillit të Lartë Gjyqësor është rrëzim i gjithë reformës dhe kthimi i kësaj gjykate në aneks të qeverisë. Sepse delegimi është koncept që nuk ka lidhje me drejtësinë. Detyrat delegohen në politikë, por jo në gjykatën më të rëndësishme në vend.

Fatkeqësisht këtë shkelje ligjore e kanë miratuar dhe ndërkombëtarët dhe e quajnë zhvillim normal. EURALIUS, misioni që jep rekomandime për reformën e ka përkrahur skemën e delegimit të gjyqtarëve, një term që nuk e kanë as gjykatat e ulëta në vendet të botës së tretë dhe jo më Gjykata e Lartë që duhet të ngrihej sipas ligjit. Për të kuptuar qytetarët se çfarë do të thotë kjo që kanë ndër mend të bëjnë më Gjykatën e Lartë me delegim gjyqtarësh, mjafton të sjellim në vëmendje procedurat që u ndoqën për Prokuroren e Përgjithshme.

Për shkak se Parlamenti që ka shumicën e PS nuk kishte zbatuar ligjet e reformës dhe Prokurorit të Përgjithshëm i mbaroi mandati, Edi Rama me anë të Ulsi Manjës, propozoi që prokurori i ri të zgjidhej përkohësisht me shumicë të thjeshtë, sa të miratoheshin gjithë aktet ligjore. Ky ishte karremi që Rama përdori ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se prokurori i ri do qëndronte maksimumi tre muaj dhe pa kompetenca të plota në detyrë. PS zgjodhi me 69 vota Arta Marku nga 84 vota që përcakton kushtetuta duke marrë dhe miratimin e ndërkombëtarëve.

Sot kanë kaluar dy vjet nga ky vendim dhe Arta Marku vijon të jetë Prokurore e Përgjithshme, e Përkohshme, pa kaluar në filtrat e reformës në drejtësi dhe me kompetenca të plota në detyrë. Prokurori që sipas reformës në drejtësi duhej zgjedhur me standarde të tjera ligjore duket ende shumë larg, ndaj sot ndërkombëtarët janë bindur se Prokurorja e Përgjithshme nuk është më e përkohshme dhe as e paanshme, por nuk kanë ndërmend të flasin.

Heshtje nga mosdija apo nga përzierja me kryeministrin dhe ndonjë ndërkombëtar që shi “lëmin e grurit” në Shqipëri?! Aq me tepër se në Tiranë ka patur shumë prodhime “gruri” nga kanabisi rilindas!

E njëjta skemë po vihet në zbatim dhe me Gjykatën e Lartë e ku ka mundësi delegimi të përdoret më pas dhe në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë mënyrë nuk ka më reformë, por një drejtësi që po kalon e gjithë në duart e Ramës dhe çuditërisht me heshtjen e ndërkombëtarëve.

Po si funksion skema derisa arrrin dhe merr mbështetjen e ndërkombëtarëve? Propozimet për reformën jepen nga grupi i ekspertëve të cilët janë pjesë e shoqatave të shoqërisë që njihen si mbështetës të Edi Ramës. Pra, juristët e Edi Ramës marrin udhëzimet sesi duhet bërë reforma dhe më pas ua kalojnë si mendime të “pavarura” ekspertëve të huaj të EURALIUS.

Këta, të fundit që duket se nuk kuptojnë sesi funksionojnë ekspertët në Shqipëri, u fusin një të përkthyer dhe i dërgojnë në emër të tyre te Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe institucionet e tjera, si qëndrime të ndërkombëtarëve. Në fund Edi Rama del dhe thotë se “unë nuk kam asgjë në dorë, kështu e duan ndërkombëtarët”. Është një skemë që nis nga zyrat e Ramës dhe në fund vjen te Rama si qëndrim ekspertësh ndërkombëtarë. Kështu e zgjodhi dhe Ulsi Manja, Prokuroren e Përgjithshme, me një letër pa firmë dhe vulë nga ekspertët e huaj që thoshin të njëjtën gjë që kish thënë Edi Rama.

Në këtë histori, ndërkombëtarët ose janë të manipuluar, ose u ka ardhur në maj të hundës që ende pas tre vjetësh nuk kanë asnjë produkt nga reforma dhe po mbyllin sytë. Në të dyja rastet, qëndrimi i tyre në vend të sjellë një reformë të paanshme po i dorëzon Edi Ramës kontrollin mbi sistemin e drejtësisë duke e zhbërë gjithë reformën në drejtësi. Shqipërisë nuk i duhet një reformë e manipuluar nga qeveria dhe as një reformë që duhet bërë vetëm që ndërkombëtarët të mos pranojnë se gabuan që ia besuan gjithçka ekspertëve të Ramës.

Vendit i duhet një reformë që mbi të gjitha funksionon e pavarur. Deri më sot kjo gjë nuk është garantuar. Pas Prokurorisë qeveria po fut duart te Gjykata e Lartë, e cila nuk ka vetëm dosje qytetarësh, por edhe proceset ministrave dhe ish-ministrave të qeverisë.

Ndërkombëtarë të Reformës, lutemi të jeni korrekt dhe njëkohësisht vigjilentë, pasi me njëmijë fije kryeministri po e kap krejt Reformën në Drejtësi, çka do ishte fatale për shqiptarët që mezi presin këtë Reformë. Por fatale edhe për emrin Tuaj.

Mili Xhani

SOKOL BALLA THOTË EMRIN QË KA SALI BERISHA PËR TË MARRË KREUN E PD: ËSHTË JORIDA TABAKU, TË PRESIN NJË MUAJ…




Sokol Balla thotë emrin që ka Berisha për të marrë kreun e PD: Është Jorida TABAKU, të presin një muaj…


Real Story që drejtohet nga Sokol Balla ka publikuar një artikull me titull “PD i duhet të presë (sa të lindë Jorida)” ku projekton pikërisht zonjën Tabaku në krye të Partisë Demokratike.

Sipas tij, ky është emri që ka në kokë Berisha dhe PD duhet të presë një muaj, referuar kështu faktit që demokratja është në muajin e fundit të shtatzënisë. 
"Ish nënkryetarja sharmante e bashkisë dhe e grupit parlamentar, është në muajin e saj të fundit të shtatzënisë. Ajo është fytyra që mund ta rifuste PD jo në sistem, por në preferencat e shqiptarëve, të lodhur me Viçidolin, Vuthajn dhe Shkodrën, si trekëndëshin nga duhet të dalë patjetër lideri i të djathtës. Jo. Zemra e demokracisë është Tirana. Dhe Jorida është tironse dhe “le e rrit n’tironë”.
Dhe ndër të tjera ky emër është lajm i keq për Ramën. Mazhoranca e tij ka mbijetuar edhe falë mediokritetit të fytyrave të opozitës. Por Jorida ngrihej gjithmonë mbi ta. Me zërin e qetë, veshjet elegante dhe manierat qytetare. Për më tepër me marrëdhënie të shkëlqyera me amerikanët", shkruhet ndër të tjera në artikull.


Rezultate imazhesh për JORIDA TABAKU

PJESË NGA ARTIKULLI:


Të kota duken klithmat e ilir Metës në konferenca për shtyp për Mikun e tij. As paralajmërimet indirekte se ashtu siç lexoi mesazhin privat të Ramës, mund të lexojë dhe mesazhe të tjera. Tashmë Berisha ka lidhur sërish fatin e tij dhe të familjarëve të tij me amerikanët. Me një dinakëri të pashoq, edhe me PD. Tashmë atij nuk i duhet më Basha.
Realstory.al ka mësuar se Berisha tashmë e ka një emër në kokë. Dhe ai nuk është Nishani. Jo se nuk është besniku i  tij, por sepse ai erdhi në atë post në PD, edhe si investim i Metës, si garanci që Basha të mos bënte asnjë Pazar të ri me Ramën. PD i duhet një fytyre e re, qytetare, normale, mundësisht femër. Topalli? Do ishte kthim prapa. Burime diplomatike kanë konfirmuar për faqen tonë se një emër që ka filluar të bëjë lojën e saj është një ish kandidate tërheqëse për bashkiake në 2015. 


Imazh i ngjashëm

Por Berisha nuk e quan atë të përshtatshme. Në sytë e tij është vetëm një emër: Jorida Tabaku.
Ish nënkryetarja sharmante e bashkisë dhe e grupit parlamentar, është në muajin e saj të fundit të shtatzënisë. Ajo është fytyra që mund ta rifuste PD jo në sistem, por në preferencat e shqiptarëve, të lodhur me Viçidolin, Vuthajn dhe Shkodrën, si trekëndëshin nga duhet të dalë patjetër lideri i të djathtës. Jo. Zemra e demokracisë është Tirana. Dhe Jorida është tironse dhe “le e rrit n’tironë”.
Dhe ndër të tjera ky emër është lajm i keq për Ramën. Mazhoranca e tij ka mbijetuar edhe falë mediokritetit të fytyrave të opozitës. Por Jorida ngrihej gjithmonë mbi ta. Me zërin e qetë, veshjet elegante dhe manierat qytetare. Për më tepër me marrëdhënie të shkëlqyera me amerikanët. Për Ramën Basha ka qenë dhuratë nga zoti në këto 7 vjet. Realstory.al pat njoftuar për një plan të maxhorancës për të ofruar një plan që ta shpëtonte Bashën. Sidomos pasi Realstory.al ka mësuar se Basha i nxitur nga po ata njerëz që e hodhën në aventurën e 16 shkurtit, kësaj radhe nuk do iki me një fishkëllimë por do të rezistojë. Nuk do të japë dorëheqjen edhe po t’ia kërkojë Berisha, por do kërkojë garë. Garë ku Rama ka në dorë të ndihmojë.


Imazh i ngjashëm

Por këtu ka hasur sërish në një pengese. Të autoreve të vërtetë të krizës: amerikanëve. Me të cilët duket Basha i ka mbyllur hesapet. Po ashtu dhe Berisha, por në një mënyrë tjetër. Tani Ramës i është thënë të rrijë urtë e të presë me kë lider do bëjë tratativa potenciale në të ardhmen. Tani Ramës i duhet të presë, së bashku me pjesën tjetër të PD. Të Presë një muaj.
Sa të lindë Jorida.

*****

Jorida Tabaku është politikane shqiptare, deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

 Ajo ishte Zëvendësministre e Integrimit Europian nga viti 2009 deri në 2011 dhe Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës nga viti 2011 deri në 2013.


Jorida Tabaku, është diplomuar me rezultate të shkëlqyera për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Ka kryer studimet pasuniversitare në Angli dhe SHBA. Mban gradën Doktore e Shkencave në ekonomi.


Duke filluar nga 2002, Jorida ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe bashkëautore e tekstit shkollor universitar mbi Qeverisjen e Korporatave. 

Jorida ka qenë Drejtore Ekzekutive e SIFE Shqipëri (Studentët në Sipërmarrje të Lirë) dhe u angazhua në mënyrë aktive në aktivitetet e shoqërisë civile. 

 Në vitin 2005, menjëherë pas mbarimit të studimeve pasuniversitare në Britani të Madhe, Jorida u punësua si një konsulent lokal në projektin e DFID-it për Forcimin e menaxhimit të shpenzimeve publike në Shqipëri, i zbatuar nga REPIM, duke punuar ngushtë me Parlamentin në analizën e buxhetit, dhe me Ministria e Financave dhe ministritë e linjës në procesin e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit.

 Gjatë kësaj periudhe ajo ka marrë pjesë në studime të ndryshme hulumtuese dhe botuar artikuj në revista akademike kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sipërmarrjes, qeverisjes së korporatave, financimin e institucioneve të arsimit të lartë, procesin e privatizimit, menaxhimin financiar publik, etj

Në vitin 2009, Jorida u emërua Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian, një pozicion që ajo e mbajti deri në mes të vitit 2011. 

Në Ministrinë e Integrimit Evropian Jorida ishte përgjegjëse për koordinimin e mbështetjes financiare të BE-së dhe duke ndjekur me prioritet agjendën politike të integrimit evropian. Nën drejtimin e saj Ministria krijoi strukturat e nevojshme përgjegjëse për decentralizimin e fondeve të BE-së. Ajo ishte e angazhuar veçanërisht në pyetësorin e BE-së dhe përgatitjen e planit të veprimit mbi 12 prioritetet.

Në 2011, Jorida kryesoi listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe në korrik 2011 ajo u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. 

Gjatë dy viteve që ajo punoi për Bashkinë e Tiranës ajo u përfshi në mënyrë aktive në hartimin e Planit Urban të Tiranës, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e lagjeve të vjetra të Tiranës, ende të banuara nga familje autoktone të Tiranës. 

Si Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Jorida udhëhoqi procesin e planifikimit të investimeve në kryeqytet, Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe Menaxhimin Financiar. 

Ajo punoi intensivisht për paketën e re fiskale dhe politikat e nxitjes së sipërmarrjeve dhe dheb të punësimit, veçanërisht për të rinjtë.

Në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të vitit 2013, Jorida u zgjodh anëtare e Parlamentit të Shqipërisë në kryeqytetin e Tiranës, duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ajo është zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisl Demokratike dhe anëtare e Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë dhe Financave dhe Integrimi Evropian.

FLORI BRUQI

GAZETARI BËN DEKLARATËN E FORTË:PRESIDENTI SHQIPTAR ILIR META ËSHTË KËRCËNUAR...ME VRASJE...


Gazetari bën deklaratën e fortë: Meta është kërcënuar...
I ftuar në emisonin “Zonë e lirë”, analisti Curri komentoi deklaratën e Metës ku i bëri thrrje Presidentit të Amerikës që të hedhë sytë nga Shqipëria pasi po e shtypin të majtët.
“Ai është politikan i vjetër, nuk trembet nga një ortek… Unë e shikoj realitetin shqiptar si një ripërsëritje në miniaturë të konfliktit të dy Amerikave që ndodhin atje, të asaj liberaliste dhe të konservatorëve të djathtë. Meta do vrasë jo dikë, por disa, metaforikisht. Shqetësimi i tij dhe i njerëzve që qëndrojnë pas tij, Meta është duke mbajtur anën e Trump. Meta është kërcënuar. Vetëm një person i kërcënuar flet me një gjuhë të tillë”, tha Curri.

NJË DITË PARA PROTESTËS, BASHA THIRRJE QYTETARËVE: TË BASHKOHEMI NË TIRANË SI NJERËZ TË LIRË


Një ditë para protestës, Basha thirrje qytetarëve: Të bashkohemi në Tiranë si njerëz të lirë
Një ditë para protestës së paralajmëruar kombëtare, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në Tiranë.
Me anë të një videoje, Basha kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që thekson se nuk do të bëjë asnjë hap pas.
'Nesër me #8korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë
kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk', shkruan kreu i demokratëve.


'KANË BËRË SEKS NË KUTI', META QESH ME LOT, 'ZBULON' SI U SHUMUAN VOTAT MË 30 QERSHOR


'Kanë bërë seks në kuti', Meta qesh me lot, 'zbulon' si u shumuan votat më 30 Qershor
Presidenti Ilir Meta ka komentur skandalin e 'shumimit të votave' për numrin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Në një postim në Facebook, Meta ka shpërndarë komentin e një qytetari, i cili thotë se votat u shumuan duke bërë seks në kutitë e votimit.
Presidenti i fton qytetarët të gjejnë një shpjegim shkencor të shumimit të votave.
'Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!', shkruan kreu i shtetit, ndërkohë këtë postim e ka shoqëruar me një ikonë duke qeshur me lot.
Kujtojmë se presidenti prej ditësh nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ndërkohë që këta të fundit kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij.
YKGULJLK.jpg

THASHETHEMET PËR 'LIDHJEN' E CAKAJT, REAGON FLUTURA AÇKA: A THUA ËSHTË BRENGA MË E MADHE SHQIPTARE.


Thashethemet për 'lidhjen' e Cakajt, reagon Flutura Açka: A thua është brenga më e madhe shqiptare...

Shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar deklaratat e bëra nga ministri  për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili ka folur për ‘lidhjen’ që u përfol në media se kishte me vajzën e Linda Ramës, Rea Xhillarin si dhe akuzat që ngriti ndaj atyre që e kanë përhapur këtë lajm.
Me anë të një postimi në 'Facebook', Açka shprehet se mediat e bënë lajm nëse Cakaj fle apo nuk fle me thjeshtrën e kryeministrit sikur të ishte brenga më e madhe shqiptare.
Açka kritikon Cakaj kur tha se lajmi është përhapur nga armiqtë e kryeministrit.
Sipas shkrimtares, dikush duhet t’ia shpjegojë atij se në demokraci ka 'kundërshtarë politikë', pra njerëz me ide dhe qasje politike ndryshe nga të tuat, në diktaturë të këtillët quhen 'armiq'.
Statusi i plotë:
Sa keq, e gjithë media, të gjitha faqet online, e bënë lajm dyshimin nëse Ministri i Deleguar i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Cakaj, fle apo nuk fle me thjeshtrën e KM. A thua se kjo është brenga më e madhe shqiptare. Ajo që më shqetësoi personalisht, ishte fjala “armik i KM”, “armiqtë e KM”, fjalë që ky djalë i ri përdori me aq shkujdesje.
Dikush duhet t’ia shpjegojë atij se në demokraci ka “kundërshtarë politikë”, pra njerëz me ide dhe qasje politike ndryshe nga të tuat, në diktaturë të këtillët quhen “armiq”. Madje sa më e ngjyrtë të jetë kjo shumëri hijesh politike, aq më e sigurtë është demokracia.
Ky lloj fjalori politik, i takon shkollës së vjetër politike, që për 30 vjet i ndau shqiptaret në palë betejash. Sigurisht, para një kundërshtari politik që shpesh sillet si armik, kjo qasje politike duket normale. Por politikanët e rinj e kanë për detyrë t’i largohen kësaj prirjeje, ata janë shpresa jonë për peizazh politik europian që po presim, dhe ata duhet ta kuptojnë këtë rol.

NË DITËLINDJEN E 19-TË TË MUNGUAR TË DJALIT, FLUTURA AÇKA MERR LAJMIN SURPRIZUES NGA HOLANDA



Në ditëlindjen e 19-të të munguar të djalit, Flutura Açka merr lajmin surprizues nga Holanda


Por një lajm i mirë dhe surprizues ka ardhur gjatë kësaj dite për shkrimtaren, ku në faqet e gazetës më të madhe holandeze, ‘De Volskrant’ ishte botuar një shënim mbi vëllimin tim poetik ‘Roja i dritës’ të botuar pak javë më parë edhe në gjuhën holandeze.
Mes pirgut të librave të shumtë që botohen çdo ditë në Holandë, kritiku i mirënjohur holandez, Arjan Peters e ka veçuar këtë libër.
Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Açka falenderon në mënyrë të veçantë përkthyesin, Roel Schuyt, që ka përkthyer edhe dy librat e saj në holandisht.
Statusi i plotë:
Zija dhe poezia: Rilke dhe Açka në holandisht
Dje, ndërsa merresha me kujtimet e mia dhe ditëlindjen e 19-të të munguar të tim Biri, në faqet e gazetës më të madhe holandeze, “De Volskrant” ishte botuar ky shënim mbi vëllimin tim poetik “Roja i dritës” të botuar pak javë më parë edhe në gjuhën holandeze. Për engjëj e Rilkes flitet aty, nga ata engjëj që qortojnë, por edhe për engjëj që të dhurojnë, të padukshmit, ata të kujtesës. Mes pirgut të librave të shumtë që botohen çdo ditë në Holandë, kritiku i mirënjohur holandez, Arjan Peters, e veçoi këtë vëllim me shenjë për mua. Një falenderim të veçantë për përkthyesin e njohur holandez, Roel Schuyt, tashmë përkthyesi i dy librave të mi në holandisht dhe i shumë veprave nga shqipja në gjuhën holandeze.
KURRFARË DRITE A LEHTËSIM
Te Rilke, Arjan Peters nuk gjeti vend për zi, sikurse në vargjet e Flutura Açkës
“Ka aritmi ora, minutat hanë thonjtë,” shkruan poetja shqiptare Flutura Açka
Arjan Peters
Përpara se të shkruante në vitin 1912 ciklin e poezive të njohura si “Jeta e Marisë”, që janë botuar tashmë të përkthyera [në holandisht] nga prifti mençurak Piet Thomas nga Leuven, Rainer Maria Rilke duhet të ketë hulumtuar një qerre me ungjij dhe piktura. Kjo grua [Maria] nuk gjeti një çast të vetëm qetësie. Qysh nga lindja e saj, u gjend e rrethuar nga engjëjt dhe apostujt, dhe e gjithë kjo trazirë vazhdoi edhe pas vdekjes së saj, deri kur vajti në vendin e saj në qiell.
Më e paqëlluar, është poezia e fundit e ciklit, kur një engjëll e qorton apostullin Thomas, pasi ai erdhi me vonesë dhe qëndronte atëbotë i pikëlluar në anë të varrit, ndërkohë që vetë Maria nuk është më aty. Përkthyesi e ka harruar fare rimën në fund të poezisë, me një përjashtim të vetëm, duke na shtyrë kështu t’i vemë më pak rëndësi formës dhe të përqendrohemi më shumë te ky engjëll plot trishtim.

“Shih qefinin. Ç’e zbardh krejt,
shkëlqimin aq qartë të paprekur?
Drita e këtij trupi të pastër vetë,
sa dielli i ndritshëm lini ka mbetur.

Nuk ju befason se si është bart?
Si të jetë ende atje. S’ka lëvizur gjë.
Por qielli dridhet, lëkundet atje lart.
Bëj si unë, njeri, këndo e gjunjët n’tokë vë.”

Ajo që më shqetëson mua, është se ky apostull nuk le vend për heshtje dhe zi, atij i duhet të jetë i lumtur dhe të gjunjëzohet dhe të këndojë.
Unë vetë e kuptoj ndryshe Thomasin. Dhe përligjjen e qëndrimit tim, e gjej në përmbledhjen “Roja i dritës” së poeteshës shqiptare Flutura Açka (1966), djali i vetëm i së cilës (17 vjeç) vdiq nga një sëmundje e rëndë vitin e kaluar. Mes poezive të saj të përkthyera nga Roel Schuyt, unë zgjodha “Nata më e gjatë në jetë”:

“Ka aritmi ora,
minutat hanë thonjtë,
vdekja jetës i hedh vargonjtë.
Ti shushamë,
e vetme zezërin në natën e zbrazët,
e hesht pikur n’zi,
e pabëzamja këmbanë,
shembur në anë,
lëshon tinguj vaji tani.

Nata më e gjatë në jetë,
natë mbet’.”

Nuk shquhet asnjë dritë aty apo ndonjë lehtësim. Paqja e saj e vetme është, se nuk do të ketë ndonjë engjëll që ta qortojë e ta shtyjë t’i japë fund zisë së saj.


61117687_10216752954528345_1201467429759221760_o.jpg
61320635_10216752967328665_9220926465296564224_n.jpg


Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...