Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/09

Arrestime politike, hakmarrje në emër të pushtetit monarkik të kryeministrit Edi Rama.



Nga Jakup Gjoça


Arrestimi i ish ministrit KSERA bie ere, ezhte analog sikurse gjyqi ndaj Nexhmije Hoxhes, qe u gjykua per shpedorim kafeje ne ceremonite mortore te Enver Hoxhes, duke diskretituar qellimisht denimin politik te diktatures!
Edhe sot, asnje shqiptar nuk mund te bindet se Prokuroria as zbaton ligjin duke arrestuar ish ministrin Ksera per shperdorim 30 milione leke, ne baze te denoncimit te KLSH.
Dhe as me arrestimin e ish ministrit KSERA do filloje reforma e Drejtesise.
– Se pari, korrupsioni fillohet duke hetuar, arrestuar, gjykuar, denuar korrupsionin e ministrave aktuale.
– Asnjeherw deri me sot, asnje qeveri shqiptare nuk eshte akuzuar kaq shume, perdite, per korrupsion me miliona euro, sic ndodh me qeverine Rama, te ministrave te tij.
-Ambasadori Amerikan Donald Lu per here te pare publikisht denoncoi qe ka ministra te korruptuar, ndersa kryeministri Rama nuk e ka pergenjeshtruar akuzen, por qeveris ende me ministra te korruptuar.
– Prokuroria, e kapur nga kryeministri, sepse LLALLA trembet se mos kryeministri Rama i nderpret mandatin, nuk heton asnje minister te korruptuar.
– Deputetet socialiste pardje i kerkuan kryeministrit Rama te reagojne ndaj ministrave te korruptuar.
-Dhjetera tendera, koncensione te qeverise Rama jane denoncuar per korrupsion me pasoja qindra milione euro dhe prokuroria vetem sa ka filluar hetimin, pa arrestime.
-KLSH zyrtarisht ka dorrezuar kallzim penal per korrupsion ndaj ministrave aktuale, por prokuroria nuk heton.
-KLSH zyrtarisht ka bere kallzim penal ndaj kryetarit te bashkise Pogradec Artan Shkembi ne 2012 por Rama e emeroi ne Kryeministri.
-KLSH ka denoncuar penalisht shume kryebashkiake aktuale dhe ish kryebashkiake socialiste, por prokuroria nuk heton.
-Prokuroria nuk e coi ne apelim pafajwsine e ish Guvernatorit Fullani, duke deshmuar qe Prokuroria ezhtw pale me korrupsionin sepse keshtu i shkon shtat kryeministrit Rama.
-Prokuroria hetoi korrupsionin e rimbursimit te ilaceve, por ministri i Shendetesise nuk e hetuan.
– Prokuroria nuk guxoi te hetoje as zvdrejtorin e Pergjithshem te Fondit te Sigurimit Te Ilaceve Sokol Skura, sepse ai ezhte i emeruari i deputerit Taulant Balla, edhe pse Sokol Skura u akuzua se farmaci te familjes se tij u perfshine ne korrupsion. Ende as per kete akuzw nuk ka transparence.
nderkohe qe drejori i Pergjithshwm Astrit Beci dha doreheqjen.
Prandaj, te arrestosh ish ministrin per abuzime qindarka leke,
por Prokuroria nuk heton korrupsionin e ministrave aktuale, qe vjedhin qindra milione euro me koncensione dhe tendera korruptive,
ezhte drejtperdrejte
– Lufte Politike
– Hakmarrje ndaj kundershtareve politike
-Deshmi qe Gjyqesori eshte kamzhiku i kryeministri Rama ndaj kundershtareve politike
per te konsoliduar Pushtetin Absolut Monark te tij
duke vrare perfundimisht
procesin demokratik ne Shqiperi.
– BASHKIMI EUROPIAN kerkon nga Shqiperia te luftoje korrupsionin
por sw pari
korrupsionin qeveritar aktual.
Ndaj BE ka nje nder 5 kushtet e hapjes se negociatave te Shqiperise per pranim te anetaresise se plote ne BE eshte lufta ndaj KORRUPSIONIT QEVERITAR AKTUAL.
Ndaj kryeministri Edi Rama duke arrestuar, denuar, vetem kundershtaret e tij politike, por nuk denon ministrat e tij te korruptuar
pengon drejtperdrejt
edhe integrimin e Shqiperise ne BE.
-PA FUTUR NE BURG, SE PARI, MINISTRAT AKTUALE TE KORRUPTUAR
nuk ka lufte kunder korrupsionit
nuk ka integrim te Shqiperise ne BE
nuk ka demokraci
nuk ka DREJTESI

Edi Rama, kryeministri kazan i shqiptarëve


Nga Jakup B. GJOÇA





.... Dhe, natyrshëm, që gjithë Njerëzimi dje kishte Ditën e Urimit. Vetëm kryeministri Rama vetëbëri përjashtim nga Njerëzimi. Dje, mëngjez-mëngjez kryeministri Rama fyejti gazetarët, që ndodheshin te salla ku do zhvillohej Asambleja e PS.


– Mirëmëngjez, kazanë,- “uroi” kryeministri Rama ata gazetarë që vetë Partia Socialiste i kishte ftuar që të pasqyronin punimet e Asamblesë Socialiste.


Ky është kryeministri Rama. I vërteti!

– Njeri pa edukatë, derisa fyen gazetarët publikisht.

– Njeri që urren të Vërtetën, derisa shan dhe mallkon këdo që e kritikon.



– Njeri pa Personalitet, derisa është banal në marrëdhëniet dhe komunikim publik me çdo qytetar.

– Arrogant, derisa përçmon Njerëzit e Punës.

– Njeri pa Moral, derisa përmend publikisht fjalor të ulët imoral.

– Njeri mosmirënjohës,derisa shan gazetarët, ata punëtorë të medias, të cilët përçdoditë pasqyrojnë aktivitetet politike të kryeministrit Rama.

Dhe i tillë, Edi Rama ka qënë përherë.

Kujtoni fyerjet, akuzat publike, gjyqin që Edi Rama bëri në fillimvitet -90-të ndaj babait të vet Kristaq Ramës,duke e akuzuar për imoralitet ndaj gruas së vet, aq sa në gjyq Edi Rama mohoi edhe fëmijën e vet.

Kujtoni Edi Ramën, si kryebashkiakun e Tiranës të dalë foto NUDO në plazh.



Kur fyen kryeministri Edi Rama publikisht gazetarët, kuptoni dhe konceptoni edhe brendinë e Shtetit që ai drejton!

Kur kryeministri Edi Rama poshtëron publikisht gazetarët, kuptoni dhe konceptoni sa poshtë ka rënë edhe vetë Demokracia në Shqipëri.

Në asnjë Demokraci, në cilëndo fazë të zhvillimit të saj, kurrë nuk mund të konceptohet,kurrë nuk mund të ndodhë, që kryeministri të fyejë, të poshtërojë gazetarë!

Në Demokraci Funksionale Media GJITHMONË është Përballë Pushtetit Ekzekutiv, Media është Kritike ndaj çdo Qeverie dhe Qeveriu.





Në Demokraci Fubksionale kurrë nuk ndodh që pushteti Ekzekutiv, ca më pak Kryeministri,

të atakojë, të kritikojë, të vlerësojë Median!

Kësisoj, është përtej logjikës njerëzore, përtej Moralit njerëzor, përtej Edukatës njerëzore sjellja arrogante, fyese, turpëruese e Kryeministrit Edi Rama të poshtërojë gazetarët publikisht, duke i quajtur “kazanë”.

Kryeministri Edi Rama këtë sjellje e përsërit sa herë ndaj gazetarëve.

Psikologjikisht, kjo sjellje publike e papranueshme moralisht, po edhe e dënueshme juridikisht, (është Vepër Penale e kryerjes të “Fyerje Publike) e kryeministrit Edi Rama mund shpjegohet:

– Së pari, kryeministri Rama nuk ka vetkontrollin.

Kjo mund të ketë shkaqe psikike pathologjike, derisa sjellja e tille e kryeministrit Rama është e përsëritshme.

Por, mund të shgpjegohet se kryeministri Rama ndodhet nën ndikimin e lëndëve narkotike, derisa është përdorues i përhershëm i Drogës.



Kur Shteti në Shqipëri drejtohet nga një kryeministër si Rama, i cili shumëherë ndodhet nën ndikimin e lëndëve narkotike, derisa fyen e poshtëron publikisht gazetarët,

Kjo dëshmon se shteti demokratik ka rënë.

Por, kur kryeministri Rama në mënyrë të përsëritshme fyen, poshtëron, kërcënon, përndjek nga puna gazetarët,kjo sjellje politike e Kryeministrit Rama demonstron publikisht

edhe FORCËN E PUSHTETIT TË KRYEMINISTRIT RAMA NDAJ MEDIAS NË SHQIPËRI.

Forca e pushtetit të Kryeministrit Rama ndaj Medias, deri në nënshtrimin e plotë të Medias ndaj kryeministrit Rama duket:

– Së pari, Mediat në Shqipëri NUK REAGOJNË ndaj sjelljes fyese, poshtëruese të kryeministrit Rama ndaj gazetatëve, dhe NUK BOJKOTOJNË AKTIVITETET POLITIKE të kryeministrit Rama.

Përkundrazi.Edhe pse kryeministri Rama u poshtëron publikisht gazetarët e vet, mediat sërish pasqyrojnë aktivitetet politike të kryeministrit Rama.Mediat nuk kritikojnë aspakt Kryeministrin Rama pse fyen e poshtëron publikisht gazetarët, sepse në të vërtetë Mediat sillen si KONE të informimit të kryeministrit Rama.



Madje, mediat në Shqipëri zbojnë nga puna çdo gazetar që është kritik ndaj kryeministrit Rama, nëse kritikën ndaj kryeministrit Rama e ushtron edhe nga …rrjeti social.

Kryeministri Rama ka kaq pushtet ndaj Medias në Shqipëri, sa urdhëron pronarët e Medias të zbojnë nga puna urgjentisht këdo gazetar kritik ndaj tij.

Kryeministri Rama i ka nënshtruar Mediat në Shqipëri me dy mënyra:

– Së pari, duke u dhënë pronarëve të Medias koncensione, tendera publike aktiviteteve të biznesit që kanë pronarët e medias në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama bën pastrimin e fitimeve të parave me pronarët e Medias,qindra miliona euro,

që fiton nga korrupsioni dhe inkriminimi i politikës.

Ky biznes i Kryeministrit Rama me pronarët e Medias në Shqipëri, i pastrimit të qindra miliona euro, dëshmon qartazi Forcën e Pushtetit të kryeministrit Rama ndaj Medias.

Pastrimi i parave të korrupsionit dhe inkriminimit të kryeministrit Rama me pronarët e Medias në Shqipëri ushqen sjelljen e përditshme arrogante, poshteruese të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve.

Nëse një Media në Shqipëri guxon të kritikojë kryeministrin Rama, duke denoncuar korrupsionin dhe inkriminimin e kryeministrit Rama, atëhere Pushteti i kryeministrit Rama shtyp pa mëshirë Median, deri sa e mbyll fare, me kërcënime, me burgosje, duke ingranuar Shtetin, Policinë, Tatimet kundër Medias.



Kuvendi të shpërndahet, KQZ-ja të hetohet




Procedura e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës është antikushtetuese

Rezultate imazhesh për Jakup B. GJOÇA

Jakup B. GJOÇA


Duke  marrë shkas nga diskutimi në Parlamentin shqiptar, që miratoi Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, për dekretin e shfuqizimit të datës së zgjedhjeve në 30 qershor, kur ende edhe sot ky dekret është në fuqi dhe në një shtet të së Drejtës, cilido person, institucion është i detyruar që një ligj dhe dekret që është në fuqi vetëm ta zbatojë, mori prononcime nga ekspertë të së Drejtës Kushtetuese, politikanë, duke parashtruar pyetjen:


-A mundet parlamenti të diskutojë shkarkimin e Presidentit të Republikës për Dekretin flë Tij për Procesin Zgjedhor kur ky Dekret është në Fuqi dhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka rrëzuar?

Një konstitucionalist, në prononcimin e vet, midis shakasë dhe së vërtetës, u shpreh, se deputetët që marrin mundimin në parlament të gjykojnë në frymën e ligjit një dekret të Presidentit të Republikës ende në fuqi, kur Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjykuar, është jo vetëm marrëzi sepse tregon sesa të cekët janë deputetët nga kuptimi që kanë për ligjin, por është edhe, siç thotë populli “ një gomarllëk, që të njollos tërë jetën, sepse, një deputet, në vend që të merret me hartimin, me bërjen e një ligji, me të tilla gjykime si e sotmja (dje) në Kuvend na dëftojnë që nuk kanë asnjë koqe mend”. Deputeti, në rradhë të parë, duhet të ruajë nderin, personalitetin e tij, pastaj duhet të gjykjojë nëse verbasi ia lejon vetes që të bëhet qorrazi shërbëtor i partisë.



Sali Berisha: Grusht shteti dhe akt puçist, Komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir  Metës

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta është një akt i mirfilltë puçist dhe grusht shteti. Sali Berisha: Akt të mirëfilltë puçist të Edvin Kristaq Kolekës. Është grusht shteti dhe thellim i grushtit të shtetit dhe Edi Rama do përgjigjet.



Enkeled Alibeaj, ekspert i së Drejtës Kushtetuese: Parlamenti përdoret si Byroja Politike e Partisë

Dekreti i Presidentit të Republikës është në fuqi dhe cilido jurist, edhe me mangësi profesionale, e kupton që një ligj që është ende në fuqi nuk mund të cilësohet nga askush, ca më pak nga parlamenti si antikushtetues, e më keq akoma, që ka cenuar rëndë Kushtetutën. I vetmi institucion kushtetues që gjykon ligjet që miraton parlamenti dhe dekretet e Presidentit për kushtetueshmërinë është Gjykata Kushtetuese. Pra, që ligjbërësit që ndërmarrin nisma të tilla në parlament, pa dhënë vendimin Gjykata Kushtetuese, sikurse ngritja e Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit është jo vetëm qesharak, por e përdorin Parlamentin si të jetë Byroja Politike e Partisë dhe urdhrat e Partisë zbatohen pa zë nga deputetët komunistë.

Jordan Daci, ekspert ligjor: KQZ-ja ka kryer vepër penale që nuk zbatoi dekretin e Presidentit

Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës, por ka ushtruar kompetencat e tij Kushtetuese. Ndërkohë, rezoluta e Kuvendit që bënte thirrje për injorimin e Dekretit, është në shkelje flagrante të parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës, sipas neneve 4 dhe 7 të Kushtetutës. Pra për shkelje të Kushtetutës në thelb duhet të “shkarkohet” Kuvendi dhe jo Presidenti. Vendimi i KQZ është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe mendoj që përbën elemente edhe të një vepre penale. Ai vendim është krejtesisht pa asnjë vlere juridike për vetë zgjedhjet dhe as që imagjinohet që të ketë efekt mbi aktin e një organi kushtetutes, sikurse dekretit të Presidentit. Kuvendi edhe KQZ di “shkarkohen” para Presidentit dhe kam bindjen se Gjykata Kushtetuese do t’i jap të drejtë Presidentit dhe jo parlamentit, i cili ka humbur çdo legjitimitet demokratik dhe nuk përfaqëson më sovranin, por vetëm një oligarki politike!




Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së: Komisioni Parlamentar Hetimor përdhos pushtetin ligjvënës

-Kam dëgjuar shumë “Baballarë të Kombit” që ripërsëritin dhe e ritheksojnë se jemi pushteti nga varen edhe pushtetet e tjera, në këtë rast edhe Presidenti. Sipas llogjikës së tyre, në emër të “Sovranit”, “Baballarët e Kombit” mund të shkarkojnë këdo! Gabojnë. Parlamenti e ka kompetencën e nisjes se procedurës së Kryetarit të Shtetit, kur ai shkel rëndë Kushtetutën. Po çfarë neni të Kushtetutës ka shkel Presidenti, duke dekretuar zgjedhjet vendore? Akti i ushtrimit të kompetencave të tij është dekreti për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore. Madje, dekreti i tij u botua edhe në fletoren zyrtare. Duhet që të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetutese për dekretin e Presidentit të Republikës që Kuvendi të legjitimitohet të shqytojë sa është prekur e cenuar Kushtetuta nga ai dekret i Presidentit të Republikës e pastaj ta konsiderojë atë në përputhje me shkaqet Kushtetutese, që e mundësojnë qëllimin që kanë për ta shkarkuar Presidentin. Kushdo e kupton se jemi në kushtet e një situate absurde, komike që e përdhos pushtetin ligjvënës. Pasi e konsiderojnë dekretin akt administrativ, e akuzojnë Presidentin se ka shkel Kushtetutën. Procedurat e shkarkimit i fillojnë kur nuk e kanë atakuar dekretin në Gjykatën Kushtetutese si antikushtetues dhe së fundi, në mungesë të Gjykatës Kushtetutese, funksionet e saj i kryen sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe nga foltorja e parlamentit urdhëron që Presidenti ta lëshojë karriken! Nëse do bësojnë Palmer, ai e kundërshtoi mendimin se dekreti mund të shqyrtohej nga Gjykata Administrative, ose Kolegji Zgjedhor. Por, Palmer gaboi kur u shpreh, se kush nuk është dakord me rezultatin e zgjedhjeve vendore duhet të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Ankesën fillimisht duhej ta bënte në Gjykatën Kushtetuese subjekti elektoral zgjedhor që nuk ishte dakort me dekretin.

Z.Kryeministër, të lutem 1000 here mos e shkarko Presidentin..



Nga Lefter Maliqi

Z.Kryeminister, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryebashkiak, Kryekomandant, Kryediplomat, Kryerilindas, Kryekushtetues , Kryeopozitar te lutem mos u bej dhe President, te lutem 1000 here mos e shkarko Presidentin, se po e bere do te bien te gjitha detyrat e mesiperme.Shih videon eshte e 2005 me cilesi jo te mire dhe mori 5 mandate dhe ne 2017 mori 19 mandate deputetesh, te lutem mos e kthe ne bazë se do ta marr timonin dhe tepsinë do ja jap popullit.Mos ja ploteso deshiren se nga 21,6% sipas teje mqse vet votove vet i numerove ,po e shkarkove do perfundosh 11.6%. Kam besim se ti sje as ironik as arrogant por je njeri qe punon per popullin, po e lulezon kete vend me papunesi, krime, trafiqe ,korrupsion, emigrim masiv, shantazhe, kercenime, burgosje te varfërish per energji elektike,per 3 gr droge,dhe arrestime politike.emerime nepotike me drejtues arrogant e te paafte. Kthjellohu ,reflekto ,shijoje pasurine qe ke vene per 20 breza ne kurriz te socialisteve te ndershem te zhgenjyer dhe shqiptareve qe i ke katandis si mos me keq ku 85% e tyre sbejne dot nje ditë plazh.

Rreziku i Shqipërisë janë PPP-të e konfirmon FMN-ja



Nga Jorida Tabaku

Shqiptarët dje mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit njësoj si 9 protestate tjera. Një protestë e tillë paqësore i tregoi kryeministrit dhe enturazhit të tij minorancën reale që ai përfaqëson.

Ato qenë qytetarët që shprehën pakënaqësinë e tyre në kulmin e një krize ekonomike dhe sociale të prodhuar nga papërgjegjshmëria politike e Ramës. Vizioni politiko-ekonomik i qeverisë mund të jetësohet në “PPP”. Gjithçka e prodhuar nga kjo mazhorancë rrotullohet rreth këtyre tre gërmave të shenjta, këtë e konfirmon FMN, Banka Botërore dhe raportet e Bashkimit Europian.

Në raportin e fundit të FMN, Shqipëria nënvizohet si një vend me një strukturë ekonomike të dobët dhe të pafuqishme për të përballuar rreziqet. Gjendja aktuale e buxhetit dhe PBB-së është në varësi të plotë nga situata klimaterike e vendit, nëse bie shi atëherë ekonomia ecën mirë dhe nëse ka thatësirë shqiptarët do vuajnë një ekonomi të dobët. E pa imagjinueshme por e vërtetë, Shqipëria e shekullit të 21 ngjason me atë të shekullit të 18.

Ndërsa ekonomia, sipas FMN, është në epokën paramoderne investitorët edhe oligarkët përfitojnë ligje speciale apo super struktura speciale të qeverisë në favor të tyre. Korporata e Investimeve Shqiptare apo Ligji i Investimeve janë kritikuar ashpër pasi zhdukin tregun e lirë dhe keqpërdorin buxhetin e shtetit, siç raporton edhe Bashkimi Europian në raportin e fundit, ne kurrizin shqiptareve rëndojnë jo vetëm ligje speciale për investitorë të veçantë por edhe rritja e borxhit publik pasi PPP nuk po përllogaritet si borxh. Edhe pse FMN këmbëngul që kjo e fundit të përllogaritet si e tillë.

Kjo situatë e nderë ka prodhuar një nga problemet më të mëdha në vendin tonë. Largimin e popullsisë dhe plakjen e Shqipërisë. Sipas FMN rreziku i emigrimit dhe uljes së të rinjve në Shqipëri, do të prodhojë një krizë të thellë demografike dhe ekonomike në afatgjatë. Sipas tyre në intervalin 2015-2019 numri i të rinjve është ulur me 0,6% ndërsa numri i të atyre që dalin në pension është rritur me 12%, pra Shqipëria po plaket me shpejtësi.

Kjo do të thotë që më pak shqiptarë janë të gatshëm të punojnë, gjithnjë e më pak biznese do të jenë të gatshëm të investojnë por edhe që skema e pensioneve do të dështojë shumë më shpejt pasi gjithnjë e më pak kontribues do të ketë në të.

Raporti i FMN është diagnostikimi i një realiteti për të cilin ka folur pa rreshtur opozita. Sa më shumë kjo qeveri vazhdon aq më e pariparueshme bëhet kriza. Vendi po kalon një gjendje të thellë depresioni ekonomik që do të shoqërohet me bjerrjen e vazhdueshme të rinjve shqiptarë nga atdheu jonë.

Shqipëria do të bëhet. Do të bëhet nga të rejat dhe të rinjtë me energji, me ide të qarta, me një sistem ekonomik e politik që krijon mundësi për të gjithë, që vlerëson punën e meritën!

Dialogu Kosovë-Serbi pasuroi burrështetasit e pafytyrë, varfëroi shqiptarët




Kim Mehmeti

Studiuesi dhe analisti i njohur Kim Mehmeti, në një publikim në facebook, duke i kthyer dialogut Kosovë-Serbi shkruan se ky dialog prodhoi vetëm një efekt, që pasuroi disa burrështetas të saj dhe varfëroi shqiptarët.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë prodhoi vetëm një efekt: i mbajti në pushtet dhe i pasuroi disa burrështetas të saj të paaftë e të pafytyrë dhe, i rraskapiti dhe i varfëroi shqiptarët!

Nuk ka krim më të madh politikë se sa, varfërinë dhe mjerimin e popullit, ta keqpërdorësh për të mbetur sa ma gjatë në pushtet!

Mirënjohja ndaj Perëndimit dhe SHBA-ve, për atë që bënë për shqiptarinë, nuk nënkupton mosrespektim ndaj vetvetes!

Nga djep ku mëkohej atdhetaria dhe patriotizmi shqiptarë, burrështetasit e saj, Kosovën e shndërruan në dëshpërim dhe ‘varrezë masive’ të ëndrrave dhe shpresave rinore!”...

Samiti i Poznan-it, Shqipëria me gisht në gojë




Nga Shezai Rrokaj:



Sapo mbaroi Samiti i Poznanit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Plot 180 milionë euro për Ballkanin përveç Shqipërisë. E para ishte Bosnja me 94 milionë, më pas Maqedonia me 42 milionë dhe në vijim Serbia me 26 milionë e Kosova me 12 milionë. Shqipëria nuk kishte paraqitur projekte. Qysh prej vitit 2015, ku investimet nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor kanë kapur shifrën e mbi 800 milionëve, vendi ynë ka përfituar vetëm 78 milionë.
Me përfundimin e projekteve të Tapit dhe Devollit, të filluara nga qeveria paraardhëse, vendi ynë nuk po përfiton më investime të huaja relevante për të paktën tri arsye themelore. Së pari, paaftësia e administratës së qeverisë aktuale për të hartuar dhe prezantuar projekte. Së dyti, mungesa e sigurisë juridike dhe paqëndrueshmëria politike, e cila ka frikësuar sipërmarrjen e huaj për të investuar në vend. Së treti, lidhja e qeverisë me oligarkët ka bërë që ata ta mbajnë të mbyllur tregun, në mënyrë që t’i përfitojnë vetë ata projektet, pavarësisht faktit se përmbushja e tyre mund të kërkojë kohë të madhe e të dëmtojë perspektivën e zhvillimit të vendit. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare, në kundërshtim me MSA-në dhe legjislacionin evropian të tërësi, ka deformuar parimin e konkurrencës dhe të garës për edhe të sipërmarrësit e huaj. Në shkelje të ligjeve ndërkombëtare të nënshkruara prej nesh, ajo ka mbajtur anën oligarkëve, duke i vënë pengesa depërtimit të investitorëve të huaj si dhe duke deformuar rregullat e tregut. Shumë tendera publikë janë bërë me konkurrentë fantazmë ose është shkuar deri në miratimin me ligj të një investitori, siç ishte rasti i Ligjit për Teatrin.
Ky dëm i madh ekonomik i vendit nuk e merakos fare kryeministrin autokrat, i cili e ka mendjen se si të blejë zgjedhjet, të godasë opozitën, të flirtojë me oligarkët dhe krimin e organizuar dhe të endet rrugëve me shallvare duke bërë humor me tepsi, timon e kazan teksa shqiptarët e dëshpëruar në vendin e tyre kërkojnë të ikin prej tij.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...